Nuk fiton Juve

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Ka përfunduar pa gola njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 13-të në Serie A. Juventusi dhe Lazio kanë barazuar në Torino.

Vendasit humbën shumë raste shënimi në pjesën e parë, e sidomos Sebastian Giovinco.
Edhe në gjysmën e dytë, Bianconerët krijuan mundësi shënimi, por njëherësh rrezikuan të ndëshkoheshin.
Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte ai i fillimit.

Përmendim që në këtë ndeshje nuk luajti njeriu kryesor i bardhezinjve, Andrea Pirlo. Ndërsa në anën tjetër, mesfushori shqiptar, Lorik Cana, qëndroi në bankën rezervë.
Juventusi do të vazhdojë kryesimin e Kampionatit italian, por rrezikon ta ngushtojë diferencën, nëse rivalët për titull shënojnë fitore. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!