Sunderlandi e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal 1-0 me një gol në sekondat e fundit, duke bërë që Liga Premier ende të mos ketë lider.
Nga fillimi City dominoi takimin në posedim, por edhe vendasit rrezikuan disa herë portën mysafire.

Përkundër intensifikimit të tempos së lojës në pjesën e dytë ekipet nuk shënuan gol dhe kështu ndeshja u mendua se do të përfundonte me paqe për të dyja skuadrat.

Sidoqoftë, kështu nuk mendoi Dong Won Ji, që shënoi për 1-0 në sekondën e fundit në Stadiumin e Dritave me asistimin e Stephane Sessegnon.

Manchester City e ka pasur rastin që ta tejkalojë Manchester Unitedin me tri pikë në rendije po që se do të kishte shënuar fitore, mirëpo mbetet lider i përbashkët me Djajtë me nga 45 pikë.
Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ka shprehur dëshirën që të ndjekë hapat dhe suksesin e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
“Te Barcelona unë po shkoj hap pas hapi. Unë e di se nuk kam bërë ende asgjë, por jam i kënaqur për karrierën që kam pasur deri në këtë moment, sidomos për atë që bëra te Udinese, ku dhe u zgjodha një prej lojtarëve më të mirë në Itali”.

“Në anën tjetër, unë e shoh me rëndësi të ngritem ende, dhe kjo po ndodh te Barcelona, ku unë mësova shumë nga Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë. Ky ekip dëshiron të vazhdojë së fituari gjëra, unë dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë. Unë dua të ndjek Lionel Messin”, deklaroi Sanchez.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me vitin 2011, duke thënë se ishte vit i vështirë, por që u shpërblye me vendin e parë.
“2011 ishte vit i vështirë, por i kënaqshëm. Unë nuk kam paramenduar të jemi në maje të tabelës në fund të vitit, jo edhe në parashikimet më të çmendura”.

“Unë shpresoj se mund të vazhdojmë kështu edhe në vitin 2012 dhe të ngrisim kompetivitetin e Juventusit deri në qershor. Titulli? Unë e marr atë hap pas hapi. E para ishte t’ia kthejmë kredibilitetin skuadrës, e dyta të garantojmë qëndrueshmëri dhe çka do të jetë hapi i tretë, të shohim”, tha Conte.
Anësori i Juventusit, Simone Pepe, beson se është pjekur si futbollist gjatë vitit që lamë pas.
28-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kyçë në formacionin e Antonio Contes deri më tash këtë sezon.

“Viti im ka qenë afërsisht i ngjashëm me atë të skuadrës, paksa i lëvizshëm në gjysmën e parë dhe fantastik në të dytën”, ka thënë Pepe.

Ai e ka falënderuar trajnerin Conte, për të cilin mendon se i ka ndihmuar që të përparojë dhe të bëhet futbollist më i pjekur.
Robin Van Persie ishte vetëm një gol larg që ta thyente rekordin e Alan Shearer për golat e shënuar gjatë një viti kalendarik, ndërsa keqarjdhen shprehu edhe Arsene Wenger, i cili beson se holandezi mund ta thyjë në vitin 2012.
“Kur nuk mund të bëni difrencën me shpejtësinë e lojës, atëherë duhet t’i marrësh kohë vetes, të jesh i durueshëm dhe të fokusohesh që të mos bësh gabime në mbrojtje, kjo është çfarë ne bëmë mjaft mirë”.

“Ai mund ta përsërisë të arriturën dhe të thyejë rekordin gjatë vitit 2012. Ai nuk do t’iu thotë se pendohet pse nuk e theu, por vet më vete do të coptohet”, tha Wenger.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson,j ka pranuar se skuadra e tij pranoi dy gola të tmerrshëm në disfatën shokuese prej 2-3 në Old Trafford të shtunën.
“Është zhgënjim, ne nuk kemi mundur të besojmë. Ne kurrë nuk e kemi pritur që kjo të ndodhë. Ne kemi humbur falë dy golave të tmerrshëm të pranuar dhe këtë nuk duhet ta lejojmë në ndeshje të tilla”.

“Ata po luftojnë dhe do të japin edhe jetën për të na mposhtur, i nënvlerësuam. Ata u mbrojtën mirë, bllokuan goditjet përreth golit dhe nëse nuk shënoni gola, atëherë u jepni mundësinë për t’iu dënuar”, tha Ferguson, që refuzoi t’ia linte fajin David de Geas për golin e fundit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur bindjen se ekipi i tij po e luan futbollin më të bukur në rruzull.
“Real Madridi po luan shumë mirë. Nëse dikush thotë se ne nuk po luajmë mirë dhe jemi të interesuar vetëm për rezultate, atëherë ai njeri gënjen”.

“Ne luajmë mirë, ne argëtojmë njerëzit që na shikojnë. Ne kemi Santiago Bernabeun që në pa marrë parasysh çfarë ndeshje është, ne e kemi për obligim t’i argëtojmë njerëzit”, u shpreh portugezi.
Stafi i SportiSot, ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2012, me shpresë se ky vit do të jetë edhe më i lumtur dhe më suksesshëm se viti që e kaluam.

Gjatë vitit 2011, SportiSot ishte faqja e cila ju informoi me ngjarjet kryesore nga sporti shqiptar dhe ndërkombëtar në kategori të ndryshme, duke filluar nga sporti më i popullarizuar në botë, Futbolli, dhe me kategori të ndryshme siq janë: Basketbolli, Formula 1, Tenisi, Boksi, Atletika, Hendbolli, Motoçiklizmi, Shahu, Air Race, Hokeji Mbi Akull, Karateja, Mundja, Noti, Peshëngritja dhe Xhudoja. Në vitin 2011, SportiSot punoi pa u ndalur duke postuar kështu më shumë se 6100 artikuj sportiv vetëm për vizitorët kësaj faqeje.
-Pavarësisht sukseseve që arriti në vitin 2011, SportiSot synon të arrijë suksese edhe më të mëdha këtë vit, duke postuar edhe më shumë lajme si nga sporti shqiptar , ashtu edhe ai ndërkombëtar.