Anësori i Barcelonës, Adriano, është shprehur se Real Madridi do të jetë rivali më i vështirë për katalanasit në të gjitha garat këtë sezon.“Real Madridi do të jetë gjithmonë rivali më i vështirë deri në fund. Ata janë rivali më i madh për ne në të gjitha garat”.
“Mendoj se situata është e ngjashme me atë vitin e kaluar edhe pse do të jetë edhe më e vështirë”, u shpreh Adriano.
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka marrë çmimin Samba d’Or për vitin 2011, që i jipet lojtarit më të mirë brazilian që luan në Evropë.27 vjeçari u shpall braziliani më i mirë për vitin që lamë pas, pas formës së shkëlqyer me Milanin, ekip të cilin e ndihmoi ta fitonte titullin sezonin e kaluar në Serie A, me paraqitje të shkëlqyera të treguara në sfidat kruciale ndaj Interit.
Fitues të kaluar të këtij çmimi kanë qenë Kaka, Luis Fabiano dhe Maicon.
Përzgjedhësi i kombëtares franceze, Laurent Blanc, ka kritikuar Real Madridin, duke thënë se mbrojtësi Raphael Varane duhet të ketë më shumë minutazh në mënyrë që të përmirësohet.“Ai është një prej lojtarëve më të talentuar në skuadrën e Francës U-21. Ne kemi folur për të shumë sepse ai është një prej lojtarëve më të rinj në ekip dhe për atë se ai luan për Real Madridin”.
“Unë shpresoj që ai të fitojë minutazh për t’u bërë lojtar më i mirë, për t’u zhvilluar. Është mirë që ai luan në Ligën e Kampioënve dhe stërvitet me lojtarët më të mëdhenj. Sidoqoftë, më me rëndësi për një lojtar të moshës së tij është të luajë rregullisht”, potencoi Blanc.
Fulhami ka mposhtur me rezultat 2-1 Arsenalin në Craven Cottage, duke ndalur hovin e Topçinjve drejt majes së tabelës.Ndeshja filloi e balancuar, por të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Laurent Koscielnyt, i cili shënoi me kokë për 1-0.
Në vazhdim të takimit Fulhami sulmoi portën mysafire dhe në fund arriti të nxjerrë tri pikë pikë.
Steve Sidwell realizoi për 1-1, para se edhe Bobby Zamora të shënonte për 2-1 dhe fitoren e madhe të vendasve.
Arsenali me këtë barazim ka 37 pikë në pozitën e pestë, me pikë të barabarta me Chelsean.
Duket se Silvio Berlusconi ia ka tërhequr veshin trajnerit Massimiliano Allegri, pasi ky i fundit ka garantuar tifozët se sulmuesi Alexandre Pato nuk do të largohet.Ishte spekuluar se Pato nuk ka të ardhme te klubi Rossoner, pasi kuq e zinjtë po e kërkojnë edhe Carlos Tevezin, mirëpo tani fundin spekulimeve u ka vënë Allegri.
“Pato dëshiron të qëndrojë dhe dëshira ime është që ai të mos largohet. Unë shpresoj dhe besoj se ai do të qëndrojë me ne për këtë sezon dhe për shumë vite të tjera. Nuk kam problem me Paton”, u shpreh Allegri.
Sulmuesi i Manchester United, Federico Macheda është huazuar te skuadra Queens Park Rangers deri në fund të sezonit.“Kjo është mundësi e mirë për të dyja palët. Federico nuk po luan rregullisht te United, kjo për shkak të cilësisë së ekipit”, theksoi Neil Warnock, bosi i QPR.
QPR ka shënuar 18 gola në 19 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Ligën Premier.
Interi besohet se është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Napolit, Ezequiel Lavezzi.Afati kalimtar i janarit në Itali hapet më 3 janar dhe tashmë mediumet italiane i kanë të qarta transferimet e para.
Besohet se Lavezzi do të kalojë te Interi për një çmim racional për zikaltrit, të cilët i hapën rrugë Napolit për transferimin e sulmuesit Eduardo Vargas nga Universidad de Chile.
Nerazzurët po ashtu besohet se kanë kompletuar transferimin në vlerë 5 milionë euro të mbrojtësit të ri brazilian, Juan Jesus.
Chelsea ka shënuar fitore shumë të vështirë në transfertë në stadiumin Molineux ndaj Wolvesit, me rezultat 2-1, për të zbutur paksa krizën e rezultateve.Chelsea ishte dominant nga fillimi i takimit, por ishin vendasit ata që në fund për pak sa nuk arritën të nxjerrin një pikë.
Për atë që u mendua se do të jetë një fitore e lehtë sikurse që ndodh tradicionalisht në këtë sfidë, isthe Ramires ai që realizoi (54’) për epërsinë e Bluve.
Sidoqoftë, pas një tollovie në zonë me të majtën Fletcher barazoi rezultatin (85’), me vendasit që tashmë menduan se siguruan barazimin.
Sidoqoftë, Frank Lampard pas një asistimi nga Joe Cole arriti të realizojë në portën e zbrazët për 2-1 dhe fitoren e parë të Bluve pas katër ndeshjeve.
Në fund megjithatë heroi i vërtetë ishte Petr Cech, që shpëtoi gol të sigurtë të vendasve në vijën fatale.
Me këtë fitore chelsea ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, por kjo pozitë mund të jetë e përkohshme, pasi Arsenali nga ora 18:30 zhvillon ndeshjen ndaj Fulhamit në Craven Cottage.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, është plot ambicie për vitin 2012, dhe ka hedhur fokusin kah triumfi në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.“Dua të arrij shumë suksese dhe të f itoj shumë tituj me Barcelonën në vitin 2012. Ëndërroj të fitoj tre tituj. Nëse më duhet të zgjedh, dua më së shumti Ligën e Kampionëve dhe pastaj La Ligën”.
“Titulli të cilin e dua më së shumti është Liga e Kampionëve. Kjo garë më jep një ndjenjë speciale dhe vlerësohet më së shumti nga shumica e lojtarëve”, ka thënë Fabregas.
Manchester City raportohet se është afër arritjes së një marrëveshje për yllin e Romës, Daniele de Rossi.The Sun shkruan se mesfushori 28-vjeçar është cak i kamotshëm i trajnerit të Cityt, Roberto Mancini, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të transferuar italianin.
De Rossi, i cili kaloi gjithë karrierën te Roma, do të jetë pa kontratë gjatë verës dhe klubi italian mund të vendosë ta shesë tash, nëse nuk dëshiron që ai të largohet pa asnjë fitim në fund të sezonit.
Mancini ka nevojë për një mbulesë të mesfushorit Yaya Toure, i cili do të jetë në Kupën Afrikane të Kombeve me Bregun e Fildishtë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se viti 2011 ishte ndër vitet më të vështira në karrierën e tij si menaxher futbolli.“Nuk e kam ditur se do të jemi në top katërshe në fund të vitit. Unë e kam ndjerë, së pari, ndaljen e krizës. Me krizë, unë mendoj nivelin e besimit që kishte rënë aq shumë. Por, unë isha me besim sepse kemi pasur shpirt të mirë”.
“Unë e kam ditur po ashtu se duhet të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve dhe kështu u rikthyem. Kur shikoj prapa, nuk ishte viti më i lehtë në karrierën time. Unë kam pasur disa vite të vështira, por viti 2011 ishtë më i vështiri për mua”, tha francezi.
Martin Skrtel thotë se rikthimi i Steven Gerrard ka shtuar vetëbesimin te lojtarët e Liverpoolit.“Stevie është i veçantë. Ai ka qenë jashtë për një kohë, por ai shënoi dhe tregoi se sa i rëndësishëm është një lojtar si ai për Liverpoolin”.
“Ai i ka dhënë çdokujt shumë vetëbesim. Ne kemi ende shumë ndeshje për të luajtur, vetëm në janar, dhe rikthimi i tij është një shtytje e madhe për ne. Ne të gjithë jemi të gëzuar që e shohim atë të rikthyer”, ka thënë Skrtel.
Agjenti i Edinson Cavanit thotë se ai nuk do të tentojë ta largojë sulmuesin nga Napoli.Sulmuesi uruguaian vlerësohet rreth 40 milionë funte dhe është cak i disa klubeve evropiane, përfshirë Manchester Cityn dhe Chelsean.
“Ky është një problem i cili e shqetëson Napolin, por jo neve. Këto spekulime janë argëtuese, por thashethemet janë pjesë e lojës dhe botës së futbollit”.
“Unë mendoj për gjërat serioze dhe jo spekulimet. Cavani ka thënë se ai është mirë te Napoli dhe nuk ka arsye të shqetësohet, pasi ai nuk ka problem të qëndrojë në Napoli”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, është i ngazëllyer nga mundësia për të luajtur me Thierry Henry sërish.Topçinjtë shpresojnë këto ditë të kompletojnë transferimin në formë huazimi të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit dhe Van Persie është i ngazëllyer që sërish do të jetë në krah të francezit.
“Është fantastike. Për të rikthimi në klub është diçka shumë e guximshme. Ai nuk ka asgjë të dëshmojë. Ai ka një statujë këtu – vetëm disa lojtarë e kanë atë. Ai theu çdo rekord te Arsenali – ai fitoj gjithçka këtu”, ka deklaruar Van Persie për faqen zyrtare të Arsenalit.
Arsenali raportohet se është duke synuar të transferojë mbrojtësin e Milanit, Taye Taiwo.Daily Mail shkruan se Arsenali është duke menduar të sjellë në Emirates mbrojtësin Taiwo si një prej opsioneve, në mesin e listës së gjatë të huazimeve pas krizës së lëndimeve që vazhdon ta dominojë klubin.
Arsenali është pa dy mbrojtësit Andre Santos dhe Kieran Gibbs, që të dy jashtë fushe për shkak të lëndimit.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka zbuluar se Milani dhe ish-klubi i tij, Interi, që të dyja kanë shprehur interesim për të.Por italiani thotë se ai është i përkushtuar ndaj klubit anglez.
“Do të doja të punoja sërish me presidentin e Interit, (Massimo) Moratti. E falënderoj atë, por për momentin nuk mendoj të largohem nga Manchester”.
“Tash nuk është koha për t’u rikthyer në Itali, por është e vërtetë se kam folur edhe me Milanin edhe me Interin”, ka thënë Balotelli.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se nuk ka kontakte në mes tij dhe klubit francez Paris Saint-Germain.Braziliani ka mohuar se ai është njoftuar për ndonjë interesim nga klubi francez dhe thotë se nuk ka dëgjuar asnjë ofertë nga agjenti i tij për tashmë katër vite.
“Nuk di për interesimin nga PSG dhe kam kontratë këtu me Milanin deri në vitin 2014. Nuk di për ndonjë marrëveshje marketingu me agjentin tim, pasi herën e fundit që dëgjova nga ai ishte katër vite më parë kur i thash se dua të shkoj te Milani”, ka thënë Pato.
Morri fund edhe viti 2011, një vit i jashtëzakonshëm futbollistik ku u shënuan gola nga më të ndryshmet, ku kemi qenë dëshmitarë të magjisë futbollistike të lojtarëve më të mirë të globit, ndërsa tani është momenti për të zgjedhur më të mirin.Në konkurrencë për ta fituar këtë vit çmimin për golin më të mirë nga FIFA janë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi (Barcelona), sulmuesi anglez i Manchester United (Wayne Rooney) dhe superylli brazilian Neymar (Santos). Më poshtë përshkrimet e golave magjik…
Lionel Messi (Barcelona 3:1 Arsenal)
Pas një gabimi të mbrojtjes së Arsenalit, të cilin më së miri e shfrytëzuan mesfushorët katalanas, ishte Andres Iniesta, ai që me një pasim e gjeti në brendësi të zonës Lionel Messin, që si një mjeshtër i vërtetë me të jashtmen paraboloi portierin e Arsenalit, Sczesnyn dhe finalizoi golin më të bukur të sezonit në Ligën e Kampionëve, e ndoshta më të mirë të vitit.
Wayne Rooney (Man.Utd 2-1 Man.City)
Pranë rezultatit të barabartë 1-1 në një ndeshje tepër të rëndësishme për Manchester Unitedin, si nga ana morale ashtu dhe nga ana tabelare, Wayne Rooney sigurisht se meriton të quhet hero. Pas një harkimi të Nanit, i cili tejkaloi përmasat e madhështisë, Wayne Rooney sikurse një perandor i vërtetë në zonën e Manchester Cityt u ngrit lart për të shënuar me gërshërë golin e fitores, të papërshkrueshëm, për Djajtë e Kuq. Është konsideruar një prej golave më të mirë në histori të Ligës Premier dhe mund të shpallet fare lehtë goli më i mirë i vitit.
Neymar (Santos 4-5 Flamengo)
Pa kurrfarë dyshimi, goli më spektakolar i sezonit në kampionatin brazilian, e pse jo edhe i vitit në botë. Pasi tejkaloi dy lojtarë pa ndonjë problem të madh, Neymar bashkëveproi me Borges për të depërtuar në zonë ku kaloi edhe tri lojtarë të tjerë, para se ta parabolonte portierin e Flamengos. Ishte ky një gol që tejkaloi çdo masë dhe që u përshkrua i pa besueshëm. Sidoqoftë, ky gol i cili ishte për 3-0 në minutën e 26-të, do të binte nën hije në vazhdim të takimit, pasi ‘njeriu i lindur me top’, Ronaldinho, bën rikthimin e madh duke shënuar hettrik dhe duke i ndihmuar Flamengos ta fitojë takimin në mënyrë sensacionale me rezultat 4-5.
Zgjedhja e golit më të mirë të shënuar gjatë vitit 2011 do të bëhet në një ceremoni të veçantë më 9 janar organizuar nga FIFA.
















