Paris Saint-Germain është gati të ofrojë 61.5 milionë euro për dyshen braziliane, Kaka (Real Madrid) dhe Alexandre Pato (Milan).
AFP citon një burim pranë pronarëve të klubit, Qatar Sports Investments, të ketë thënë se lideri i Ligue 1 është gati t’i ofrojë Realit 23.5 milionë euro për Kaka.

Sipas të njëjtit burim, shefat e PSG do t’i ofrojnë Milanit 38 milionë euro për Paton.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se Rossonerët nuk ia kanë frikën Juventusit, në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit në Serie A.
Kampionët në fuqi të Serie A dhe Bianconerët janë në maje të tabelës me pikë të barabarta, nga 34, por Allegri thotë se Milani ka më shumë gjasa ta mbrojtur titullin.

“Juventusi nuk na frikëson. Ata janë një skuadër e shkëlqyeshme dhe ne i respektojmë. Megjithatë, për momentin Milani ka gjithçka që nevojitet për ta fituar edhe një herë Scudetton”, ka thënë Allegri për Tuttosport.

Ndeshja e parë e Milanit pas pauzës dimërore është në udhëtim te Atalanta më 8 janar, derisa Juventusi udhëton te Lecce po të njëjtën ditë.
Trajneri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, shpreson fati të jetë më shumë në favor të skuadrës së tij gjatë pjesës së dytë të sezonit, duke filluar nga ndeshja e sotme ndaj Manchester Cityt
“Siç kam thënë disa herë më parë, nuk mendoj se lojtarët kanë marrë atë që kanë merituar nga performancat e tyre. Ndoshta ajo e 3 janarit do të jetë një ndeshje ku ne do të fitojmë ca më shumë nga ajo që meritojmë për lojën e bukur, përpjekjet dhe përkushtimin që lojtarët bëjnë”.
“Është mirë që dolëm nga 2011-ta pasi për nuk mendoj se kemi pasur shumë fat në ndeshjet të cilat i kemi luajtur në pjesën e parë të sezonit”, ka thënë Dalglish.
Nigel de Jong Mesfushori i Manchester Cityt, Nigel de Jong, ka porositur bashkëlotjarët të jenë të vëmendshëm, në prag të ndeshjes së sotme përballë Liverpoolit.
“Liverpooli do të jetë një ndeshje tjetër e vështirë. Ata sapo kanë marrë një shtytje me kapitenin e rikthyer – Steven Gerrard po luan sërish dhe ata kanë një vazhdë të mirë për momentin, andaj do të jetë vështirë”.

“Por ndeshjet kundër Liverpoolit janë gjithmonë të vështira, edhe në shtëpi edhe në udhëtim. Ata gjithmonë vijnë nga dhoma e veshjeve duke tentuar ta dirigjojnë lojën, siç bëjmë edhe ne”, ka thënë De Jong.
Bobby Zamora ka lavdëruar shpirtin ekipor të treguar nga Fulhami pas përmbysjes së disavantazhit nga 1-0 në fitore 2-1 në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit.
Sulmuesi shënoi golin vendimtar të fitores në kohën shtesë të ndeshjes, pasi Arsenali kishte mbetur me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit të Johan Djourou me dy kartonë të verdhë.

“Nuk e di se si e bëmë, të jem i sinqertë – vetëm puna e palodhshme dhe të qenit të bashkuar. Ne kemi punuar fuqishëm gjithë sezonin dhe nuk i kemi nxjerrë rezultatet e dëshiruara në shtëpi, por sot bëmë një performancë të mirë dhe një punë të vështirë”, ka thënë Zamora për Sky Sports.
Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se Wayne Rooney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës në Ligën Premier kundër Newcastle United.
Sulmuesi raportohet se ka pranuar dënimin për heqje të një page javore pas paraqitjes së dobët në stërvitje, si rezultat i një nate argëtuese me bashkëlojtarët Darron Gibson dhe Jonny Evans. Rooney po ashtu ishte lënë jashtë gjatë disfatës 3-2 ndaj Blackburn Rovers më 31 dhjetor.

“Ne përpiqemi të rikthejmë Rio Ferdinand dhe Ryan Giggs, që do të krijonin një diferencë të mirë për ne. Anderson duhet të jetë më i mirë, ai kishte 45 minuta të shtunën pas një muaji jashtë fushe”.

“Nuk ka të tjerë që mund të rikthehen menjëherë. Dhe Wayne Rooney do të jetë në dispozicion sigurisht. Ne kemi pasur disa seanca stërvitore të cilat ai i humbi. Ju duhet të jeni në formë për të luajtur në këtë ligë, nuk mund të humbi stërvitjet”, ka thënë Ferguson.
Arsene Wenger ka kritikuar gjyqtarin Lee Probert pas disfatës 2-1 të Arsenalit nga Fulhami.
Një gol i shënuar në kohën shtesë të ndeshjes nga Bobby Zamora vulosi fillimin e keq të vitit për Arsenalin, që tash zbret në pozitën e pestë, një pikë prapa Chelseat.

Të dy golat për Fulham erdhën pasi Johan Djourou mori kartonin e tytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke lënë Arsenalin me 10 lojtarë në fushë, dhe Wenger është ankuar në këtë vendim të gjyqtarit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi kishte dallim kur ne shkuam në dhjetë lojtarë. Sipas mendimit tim kartoni i dytë i verdhë për Djourou ishte faull për ne dhe ne kishim një penalti në pjesën e parë që nuk u akordua”.

“Mendoj se gjyqtari veproi keq – dhe që të gjitha në dëm të një skuadre. Mendoj se ne dëshiruam së tepërmi ta ruanim rezultatin 1-0, por kush mbetëm me 10 lojtarë, ishte vështirë, për shkak të këmbëve të lodhura”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk dëshiron largimin e asnjë lojtari, por nuk përjashtoi asgjë për atë që do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar dimëror.
“Deri më 30 janar unë jam i hapur për atë që ndodh, por unë nuk dëshiroj që dikush të largohet. Nuk ka shumë prej nesh dhe ky është një grup i mbyllur dhe i baraspeshuar, duke marrë parasysh se duhet të luajmë në tri gara të ndryshme”.

“Ndeshja ndaj Malagas? Unë e di se kush do të luajë, por lojtarët që do të luajnë nuk e dinë as vet që do të luajnë. Barcelona? Kam për gjëra më të rëndësishme për të menduar”, u shpreh portugezi.