Interi ka shfaqur befasisht interesim për anësorin e Chelseat, Florent Malouda, në tentim për ta përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.Tuttosport shkruan se drejtori i Interit, Marco Branca do të kalojë një pjesë të udhëtimit të tij në Londër për të kërkuar Florent Maloudan.
Ai do t’u ofrojë klubeve angleze edhe shërbimet e Wesley Sneijder dhe Mauro Zarates.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se qytetarët e Mançesterit do të bëjnë transferime gjatë janarit, mirëpo së pari duhet të shiten tri-katër lojtarë.“Ne duhet të shesim tri-katër lojtarë dhe për Tevezin ne mund të mbyllim marrëveshjen me një klub në tri-katër ditët e ardhshme, ndoshta edhe për Bridge. E më pas mund të bëjmë diçka”.
“Ne shpresojmë që për ne dhe për Tevezin mund të gjejmë një marrëveshje të mirë. Janë dy ose tri ekipe nga Italia dhe një ekip nga Franca, ashtu si një ekip tjetër të përfshirë në këtë transfer, shpresoj që ai mund të fillojë të luajë futboll. Ne mund të transferojmë dikë, por duhet të shesim”, theksoi Tevez.
Milani momentalisht është favorit për Tevezin, mirëpo fakti se Rossonerët e duan si huazim argjentinasin bie ndesh me interesat e Manchester Cityt që kërkon të shesë për të blerë. Kështu, një ofertë e përfolur nga Interi në orët e fundit, me drejtorin Marco Branca që gjendet në Londër mund të bëjë që Tevez të shkojë në Milano, por te Interi, e jo te Milani.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është tepër i nervozuar me lojtarët e tij, për atë se si ata i kaluan pushimet dimërore.Real Madridi për pak sa nuk pësoi disfatë nga Malaga, por arriti të kthejë gjithçka në pjesën e dytë.
Marca shkruan se bosi i Real Madridit ishte më i nervozuar se kurrë gjatë pushimit mes pjesëve, e sidomos pas ndeshjes ishte edhe më i nervozuar kur ka parë lojtarët e tij nëpër foto dhe nëpër kronika televizive duke dhënë intervista nga plazhet më atraktive të botës e disa prej tyre edhe nga klubet e natës.
“Disa lojtarë e marrin pushimin dimëror si pushim, dhe të tjerët i marin vetes kohë për të udhëtuar, ngrënë, pirë dhe të kthehen pak më ndryshe e jo si futbollistë”, theksoi Mourinho.
Arsenali ka filluar bisedimet për të rinovuar kontratën me anësorin e Anglisë, Theo Walcott, gjithnjë sipas Daily Telegraph.Walcott ashtu sikurse Van Persie do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe kështu Topçinjtë tashmë kanë filluar bisedimet me agjentin e anësorit.
Bisedat janë ende në fazat fillëstare, pa ndonjë ofertë zyrtare nga Arsenali, mirëpo nuk ka kërkesa të veçanta nga përfaqësuesit e Walcott.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se ka ardhur koha për Djajtë që të ringjallen, pas dy disfatave radhazi të pësuar në Ligën Premier.“Mund t’iu ndodhin mbrëmje të tilla, askush nuk i pëlqen ato dhe askush nuk dëshiron që ato të ndodhin. Ju duhet të komplimentoni Newcastle. Ata punuan shumë, na mbajtën të mbyllur dhe shënuan disa gola të mirë”.
“Është e vështirë të fitosh në St. James Park, por ne nuk kemi luajtur me tërë mundësitë tona dhe kur nuk e bëni këtë ndaj ekipeve si Neëcastle, të cilët janë në formë të lartë këtë sezon, atëherë do të keni probleme. Mendoj se ka ardhur koha të ringjallemi”, u shpreh Giggs.
Në opinion disa ditë më parë është lansuar një foto e cila ilustron argjentinasin, Lionel Messin së bashku me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës pas disfatës nga Real Madridi në kuadër të Kupës së Spanjës edicionin e kaluar.Barcelona kohëve të fundit rrallë herë pësoi disfatë nga Real Madridi dhe rrallë herë e përfundon stinorin pa ndonjë trofe të qmueshëm, mirëpo pikërisht një humbje e tillë erdhi në finalen e fundit e cila u zhvillua në Mestalla të Valencias ku Reali me golin e Ronaldos triumfoi me rezultat 1:0.
Miguel Ruiz, fotografi zyrtarë i klubit Barcelona e lansoi këtë foto ku shihet Leo Messi duke qarë. Afër tij janë Iniesta dhe Mancherano, por ata i mbajtën emocionet më shumë.
Mirëpo, në fund të stinorit Barcelona e Leo Messit e fitoi titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Manchester City besohet se ka vendosur të shpenzojë diku rreth 70 milionë funte për të tranferuar sulmuesin e Santosit, Neymar, drejt Anglisë.Expressi anglez shkruan se përkundër faktit se Santosi ka mbyllur çdo tratativë me klubet evropiane për super sulmuesin, është Manchester City ai që ka çelësin për situatën.
Ekzistojnë pohime në Angli se Manchester City do të ofrojë plot 70 milionë funte për të sjellur Neymar në Angli gjatë janarit.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është tejet i lumtur që mund t’i sigurojë menaxherit Andres Villas Boas mjetet e dëshiruara për përforcimin e ekipit gjatë janarit.Mirror shkruan se mbrojtësi i Marseille, Cezar Azpilicueta, i cili kusthon 12 milionë funte, është një prej njerëzve të cilët Villas Boas e dëshiron në ekip.
Transferi i Tim Cahill ende nuk është finalizuar, por nga ana tjetër manjati rus dëshiron ta shohë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain, në Stamford Bridge në një transfer të vlefshëm 30 milionë funte.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se Mario Balotelli është njeri i mirë, por se nuk mund ta kuptojë dot qëndrimin e tij prej futbollisti.“Unë i kam thënë: “Gjithmonë ti Mario, sepse kudo që ka telashe, ti je i përfshirë. Ai tha: “Zotëri, nuk është gabimi im”. Unë i thashë: “Jo, mendoj se është gabimi im” dhe ai mu përgjigj: “Jo, nuk është gabimi yt, por isha në gjumë kur më ndodhi”.
“Ai është njeri i çuditshëm. Një njeri i mirë, i sjellshëm, por nuk e kuptoj. Ndjej se kam nevoj për përkthyes të veçantë për të”, theksoi Mancini në vazhdën e spekulimeve për fanellën kontraverse ‘Why Always Me’ të zbuluar nga sulmuesi gjatë fitores historike prej 6-1 ndaj Manchester United këtë sezon.
Manchester United është i gatshëm ta shfrytëzojë rastin për të transferuar në Old Trafford, mbrojtësin që është dashur të jetë lojtar i Chelseat, Gary Cahill.The Sun shkruan se Boltoni është pajtuar që ta transferojë lojtarin për 7 milionë funte te Chelsea, mirëpo kërkesat e mëdha kontraktuale prej 100 mijë funtesh nga Cahill e ka bërë Chelsean të mendojë largimin nga tratativat për mbrojtësin, pasi Blutë ofrojnë vetëm 70 mijë funte në javë.
Dhe tani tabloidi anglez beson se situatën do ta shfrytëzojë Manchester United për të forcuar mbrojtjen e cila ka rënë pre e paraqitjeve skandaloze ndaj Neëcastle United dhe Blackburn Rovers.
Interi ende nuk e ka kontaktuar mesfushorin, Thiago Motta, për rinovimin e kontratës, gjithnjë sipas agjentit të tij.“Tani për tani, nuk ka kontakt nga klubet jashtë Italisë. Dëshira e tij është të qëndrojë, por nuk ka shenja nga Interi për rinovim. Lojtari është mirë dhe marrëdhëniet e tij me klubin janë të mrekullueshme”, theksoi agjenti Dario Canovi.
Motta ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, por mesfushori dëshiron që ta zgjasë qëndrimin e tij në Meazza.
Ish-reprezentuesi i Argjentinës, Hugo Gatti, ka deklaruar se Pele është pa dyshim futbollisti më i mirë në histori të futbollit dhe se Lionel Messi do të vuante për vend në formacione startuese në kohën e të mëdhenjve si Maradona, Pele dhe Cruyff.“Lojtari më i mirë në histori është pa dyshim Pele. Më pas kemi kolosë të mëdhenj si Alfredo Di Stefano, Johan Cruyff dhe Diego Maradona”.
“Në këto kohëra, Messi do të ishte një rezervist e jo një yll. Të gjithë këta lojtarë të Barcelonës që thonë se po luajnë në ekipin më të mirë të të gjitha kohërave do të ishin rezervistë në kohën e Maradonës dhe Cruyffit”, theksoi Gatti, një bashkëkohanik i Peles.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ai nuk di asgjë për spekulimet që po e lidhin atë me një kalim te PSG, duke shtuar se ai është i lumtur që ka shënuar në vitin e ri.“Unë jam në formë të mirë dhe kam luajtur gjysmën e ndeshjes, por përsëri ndihem mirë”.
“Para ndeshjes i thashë ‘tung’ Ancelottit, që ishte e drejtë dhe normale, por ne nuk biseduam për një transfer te PSG. A është agjenti im në Dubai? Nuk e di, mediat duket se dinë më shumë se unë për këtë. Unë vetëm jam i kënaqur që shënova dhe fitova ndeshjen e parë në vitin 2012”, ka thënë Pato.
Chelsea është duke intensfisikuar përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.Daily Mail shkruan se klubi ka dërguar agjentët për të shikuar Cavanin gjatë pesë ndeshjeve të ardhshme në Serie A.
Në rast se agjentët japin dritën e gjelbërt, atëherë Cavani mund të transferohet në fund të sezonit në Angli te Chelsea, në veçanti pas transferimit të Eduardo Vargas nga Universidad de Chile.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, është vënë në përkrahje të tratativave të klubit për të transferuar sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.“Tevez? Unë mund të garantoj për të”.
“Unë kam luajtur me Tevezin te City dhe mund të them se ai është i madh e mund të na ndihmojë të fitojmë. Ai kurrë nuk ka shkaktuar probleme: natyrisht, atje ai gjithmonë luajti...”, tha Robinho.
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se klubi bavarez për disa vite do të bëhet klubi më i pasur në botë për shkak të fitimeve dhe financave të shëndosha.“Ne do të jemi të lirë nga borxhi për stadiumin pas gjashtë apo shtatë vitesh. Dhe më pas do të jemi klubi më pasur në botë, duke u bazuar në fitimet që kemi”.
“Një klub si Manchester City do të mund të jetë më i pasur se ne, por vetëm për shkak të pronarit. Ne jemi të pavarur dhe ekonomikisht ekipi më i shëndetshëm në botë”, potencoi Hoeness.
Mesfushori veteran i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka bërë thirrje Alexandre Patos, që të mos largohet nga Milani, përkundër zërave se ai po i afrohet PSG-së.“Nëse është thënë se PSG ka bërë ofertë për Paton, atëherë mund të ketë diçka të vërtetë këtu. Por, ai është ende shumë i ri dhe mendoj se ai do të qëndrojë te Milani”.
“Ai duhet të qëndrojë me ne, klubi dhe trajneri e kanë thënë këtë dhe edhe unë po e konfirmoj. Ai është lojtar me mesatare të lartë të shënimit të golave dhe nëse njerëzit presin që ai të bëjë më mirë, atëherë është për shkak se ai mund ta bëjë këtë”, u shpreh ‘Rino’.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk e ka ndërmend të largohet nga Meazza.Holandezi është vënë përsëri në qendër të spekulimeve për një kalim te Manchester United, ndërsa spekulimet për një medium holandez i ka hedhur poshtë vet futbollisti.
“Unë jam 90% i sigurtë se do të qëndroj te Interi”, theksoi Sneijder.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se Lionel Messi nuk ishte në planet e tij për të luajtur ndaj Osasunës, por argjentinasi e ka telefonuar trajnerin për shkak se kishte dëshirë të luante.Messi u inkuadrua në minutën e 59-të të sfidës dhe ndihmoi Barcën të siguronte kualifikimin me dy golat e tij.
“Messi ishte ndier keq mëngjesin e kaluar dhe ka pasur dhimbje barku e pak temperaturë, kështu që e dërguam në shtëpi. Unë i thashë të vijë ta shikojë ndeshjen dhe nëse bëhet më mirë të luajë. Ai më telefonoi tri orë para ndeshjes dhe më tha se dëshiroi të luante, kështu që e lashë në pankinë. Unë i thashë Messit të nxehej, por ai nxehu tribunat. Ne kemi pasur ndeshje superlative”, tha Guardiola.
Milani është duke bërë impenjim të shtuar orëve të fundit për të siguruar firmën e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, pasi në front është paraqitur edhe Interi.Mediat italiane raportojnë se agjenti i Tevez dhe Adriano Galliani do të takohen gjatë ditës në Brazil për t’i dhënë fund sagës dhe për ta detyruar Manchester Cityn që të ndjekë dëshirën e lojtarit dhe ta huazojë atë te Milani.
Nga ana tjetër, Interi për Milanin duket të jetë një rrezik i vërtetë, pasi Nerazzurët janë tejet të disponuar për t’ua prishur planet fqinjve të tyre duke ofruar një blerje komplete të Tevez, ndërsa favori për zikaltrit është që ta shtyjnë transferin deri pas derbit që zhvillohet më 15 janar.
Pos tjerash, sot në Londër udhëton drejtori i Interit, Marco Branca, i cili do të bisedojë me drejtuesit e Cityt mbi mundësinë e blerjes së Tevez.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se nuk ka nevojë për panik pas disfatës prej 3-0 nga Newcastle, ndërsa skocezi shton se ka skuadrën për t’u rikthyer pas dy humbjeve radhazi.“Nuk është koha për të bërë panik. Ne kemi përvojë për ta menaxhuar këtë. Të humbasësh një ndeshje në këtë kohë të vitit, ju nuk e dëshironi, por kjo ndodh dhe keni parë rezultatet së fundmi”.
“Por, sigurisht, ne duhet të tregojmë se kush jemi gjatë marsit apo prillit”, tha Ferguson.
Është kjo hipoteza për të cilën flasin mediat sportive spanjolle, pasi besohet se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është tejet i nevrikosur me futbollistët yje të ekipit, Cristiano Ronaldon dhe Kakan.Sport shkruan se Mourniho është tejet i zhgënjyer me mënyrën se si futbollistët e tij kanë udhëtuar anëembanë botës për pushime dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi.
Marrëdhëniet me Kakan besohet të jenë në pikën më të ulët të mundur, me lojtarin që vazhdimisht po kërkon largimin nga klubi për minutazh më të madh. Dalja e Nuri Sahinit në skenë dhe forma e Mesut Ozil ka bërë që Kaka të mos jetë i nevojshëm për Mourinhon.
Në ndërkohë, marrëdhëna e trajnerit portugez me Cristiano Ronaldon po ashtu po bëhet tejet e ngrirë. Mourinho dështoi të mbronte Ronaldon pas vërshëllimave në El Clasico nga tifozët madrilen dhe madje agjenti i tyre, Jorge Mendes, duket i pa fuqishëm për të ndaluar një prishje të mëtutjeshme të relacioneve.
Mendohet se gjithçka do të zbulohet publikisht në rast se Real Madridi nuk arrin të fitojë ndonjë trofe të madh këtë sezon.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka pohuar se klubi francez nuk do të insistojë për mesfushorin Kaka dhe sulmuesin Alexandre Pato.“Pato është lojtar i Milanit dhe ai ka kontratë, kështu që jemi të interesuar për të. Tani për tani, nuk ka gjasa që të transferojmë Kakan. Ne jemi në mes të afatit kalimtar dhe do ta diskutojmë me klubin se si mund ta përmirësojomë ekipin”.
“Nuk dua të flas për individë sikur Pato ose Kaka, të dy këta nën kontrata. Ne do të punojmë për të transferuar disa lojtarë, por për të bërë këtë, është e nevojshme që klubet të dëshirojnë shitjen e lojtarëve”, deklaroi Ancelotti.
















