Manchester United besohet se ka dërguar agjentin Martin Ferguson për të vëzhguar nga afër të riun e Barcelonës, Isaac Cuenca në ndeshjen e të mërkurës ndaj Osasunës në Copa del Rey.
Vëllai i Sir Alex Ferguson ishte prezent kur Cuenca luajti 75 minuta në fitoren prej 4-0 të katalanasve në Camp Nou, gjithnjë sipas Sport.

Cuenca konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj të Barcelonës dhe është pa kontratë gjatë verës, ndërsa Barcelona nuk dëshiron t’ia rinovojë kontratën.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, do të ketë miliona funte në dispozicion për këtë afat kalimtar, pasi familja Glazer nuk e ka kufizuar skocezin për dëshirat e tij.
Telegraph shkruan se Fergusonit i është thënë se ka shumë para në dispozicion, përkundër krizës financiare.

Megjithatë, besohet se pozita e Ferguson mbetet e pa ndryshuar – ai refuzon të shpenzojë para të majme dhe kërkon lojtarë kualitativë për çmimin që lojtari posedon.
Tottenhami është në përgatitje të ofertës së re për mesfushorin Paul Henrique Ganso.
Telegraph shruan se Spursat pritet të mbajnë bisedime gjatë ditës për mesfushorin e jashtëzakonshëm të Santosit, për një marrëveshje që besohet se do të jetë në vlerë prej 15 milionë funtesh.

Agjenti i Gansos, Teodoro Fonseca, ka arritur në Londër për të biseduar me Spursat dhe besohet se gjithçka do të përmbyllet me sukses, përkundër konkurrencës nga Interi, Milani dhe Manchester United.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se do të vë në fushë ndaj Leeds një ekip shumë të fortë, por pa Robin van Persien.
“Unë do të luaj me ekip të fortë, një skuadër normale. Ndoshta një ose dy lojtarë titullarë do të pushohen, por të tjerët do të luajnë”.

“Robin Van Persie sigurisht se do të pushohet. Ne e kemi Chamakh dhe Park Chu Young. Gervinho do të mungojë për shkak se është me kombëtaren”, tha francezi.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka mohuar spekulimet qe lidhnin klubin nga Old Trafford me një transferim të mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard.
“Vërtet mendoni se Chelsea do të na shesë ndonjë lojtar gjatë janarit? Nuk ka bazë për këtë”.

“Chelsea dëshiron të bëj diçka tjetër në pjesën e dytë të sezonit dhe kështu ata do të mbajnë lojtarët më të mirë. Në janar nuk ke se çfarë të transferosh, tregu është aq bosh, nuk dua lojtarë të rangut të dytë”, tha Fergie.
Bosët e Liverpoolit janë tepër të brengosur se Luis Suarez mund të kërkojë largimin nga Liga Premier për shkak të dënimit të marrë me tetë ndeshje për abuzim racist.
Daily Star shkruan se Suarez është i gatshëm të largohet nga futbolli anglez, sidomos pasi reputacioni i tij pësoi një goditje të rëndë për abuzim racist ndaj Patrice Evra, që bëri që ai të dënohej me tetë ndeshje.

Si rezultat janë përhapur zërat që Suarez mund të kthehet te Ajaxi gjatë verës në një kontratë njëvjeçare.
Real Madridi ka konfirmuar në një komunikatë zyrtare se Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo do të mungojnë në ceremoninë e ndarjes së çmimit FIFA Topi i Artë, që do të mbahet në Zvicër.
Mos pjesëmarrja e Ronaldos dhe Mourinhos nuk vjen si shkas pse Messi do ta fitojë Topin e Artë, por pse Real Madridi një ditë pas ceremonisë ka ndeshjen kthyese ndaj Malagas në Copa del Rey.
“Real Madridi do të dëshironte që lojtari dhe trajneri të jenë të pranishëm në Zurich, por kjo nuk do të jetë e mundur pasi nuk mund të jemi kundër atyre që e kontrollojnë kalendarin e ndeshjeve”, theksoi një zëdhënës i klubit madrilen.
Ndarja e çmimit FIFA Topi i Artë bëhet më 9 janar dhe i nominuar për çmimin kryesor është Cristiano Ronaldo, kurse Jose Mourinho është i nominuar për trajnerin më të mirë të vitit që lamë pas.
Nënshkrimi më i ri i Palermos, Agon Mehmeti, thotë se stili i tij dallon nga ai i Zlatan Ibrahimovic, por ky i fundit është inspirim për të.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka filluar karrierën po te klubi te i cili filloi edhe Ibrahimovic, Malmo, ndërsa fillimi i vitit 2012 e sheh atë të luajë në të njëjtën ligë me të, Serie A, pasi kompletoi transferimin te Palermo këtë javë.

“Ibra sigurisht se është një lojtar i shkëlqyeshme dhe e dëshmon këtë secilën herë edhe me kombëtaren suedeze edhe me Milanin”.

“Unë jam i inspiruar nga stili i tij i lojës dhe që të dy kemi luajtur te Malmo. Sigurisht, nuk më pëlqen ta bëj këtë krahasim pasi ne kemi karakteristika të ndryshme, edhe nëse përpiqem t’i emetoj disa prej kualiteteve të tij”, tha Mehmeti.
Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, ka konfirmuar se ai nuk ka biseduar me Manchester Cityn për mesfushorin Wesley Sneijder, por kishte punë tjera.
“Kishte fjalë se kam biseduar me Cityn për të ardhmen e Wesley Sneijder, por kjo nuk është e vërtetë, nuk është biseduar për Wesleyn”, theksoi Branca.

Branca ka pranuar se është pesimist sa i përket një transferi të Carlos Tevez te Interi, pasi Milani është në pole pozicion për shkak të dëshirës së argjentinasit.
Edhe zyrtarisht ëndrra e tifozëve të Manchester United për t’u kthyer këtë sezon në Ligën e Kampionëve do të mbetet vetëm ëndërr, pasi Federata Zvicërane e Futbollit (ASF) ka pranuar obligimin ndaj FIFA-s.
FIFA ka obliguar ASF që të dënojë me heqje të 36 pikëve në tabelë klubin Sion që ka bërë transfere të jashtëligjshme dhe edhe pse ASF ka refuzuar ta bëjë këtë në fillim me zyrtarët e klubit të Sion që janë zotuar t’i sqarojnë hesapet në gjyq, duket se ka ndodhur e kundërta.

FIFA kështu ka bërë të ditur me anë të një komunikate se ka marrë vendim që të mos e përjashtojë Zvicrën nga garat ndërkombëtare të futbollit pasi ka plotësuar obligimet ndaj organit më të lartë në futboll.

Kështu, Baseli i dy shqiptarëve që eliminuan Manchester Unitedin, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mund të bëhet gati për fazën e eliminimit direkt ndaj Bayernit të Munichut dhe Manchester United të garojë në Europa League, ku rival do ta ketë tmerrin apo rivalin lokal, Manchester City.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se Arsenali dhe Chelsea nuk janë pretendentë për titull në Ligën Premier.
“Është mirë që jemi ende pranë majes së tabelës. Unë nuk e shoh dikë pos tri ekipeve të para që mund ta fitojnë Ligën Premier. Mendoj se kjo është e drejtë që të themi”.

“Pozita që Arsenali dhe Chelsea kanë në tabelë, duhet që të trija ekipet të lëshojnë pikë dhe kjo nuk mendoj se do të ndodhë”, theksoi Ferguson duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet zhurmë për dënimin e Luis Suarez.
Thierry Henry ka thënë se ai nuk ka menduar gjatë për ofertën e huazimi të cilën ia kishte bërë Arsenali.
Francezi do të veshë sërish fanellën e Topçinjve gjatë janarit dhe shkurtit dhe do të mund të luajë në shtatë ndeshje të Ligës Premier, përfshirë ndeshjet kundër Manchester United dhe Tottenham, si edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Milanit dhe ndeshjet e Kupës FA kundër Leeds.

“Është diçka joreale, të jem i sinqertë. Por kur vjen puna te Arsenali zemra ime gjithmonë do të flasë. Sapo kuptova planin prapa kësaj, u pajtova me të. Nuk vij këtu për t’u bërë hero ose për të dëshmuar diçka. Vij këtu për të ndihmuar. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë”.

“Marouane dhe Gervinho do të shkojnë në Kupën Afrikane të Kombeve, andaj më është kërkuar të mbyll këtë hapësirë. Është një marrëveshje huazimi dhe do të jem në karrige shumicën e kohës. Nëse do të mund të qëndroj në karrigen e rezervave, mirë! Menaxheri ka një skuadër që po bën një punë të mirë. Unë vetëm do të jem pjesë e kësaj skuadre”, ka thënë Henry.
Fabio Quagliarella mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar dimëror pasi Roma ka treguar interesim për të nënshkruar me sulmuesin, shkruan Il Corriere dello Sport.
Giallorossët janë në treg për përforcime në repartin e sulmit për shkak të lëndimit të Pablo Osvaldo dhe largimit të Marco Borriello, dhe raportohet se ata e shohin Quagliarella si një shtesë të përkryer.

Quagliarella nuk ka gjetur hapësirë të rregullt në skuadrën e parë të Juventusit këtë sezon dhe mund të kërkojë të provojë fatin diku tjetër.

Italiani, i cili më herët kishte veshur edhe fanellën e klubeve si Torino, Udinese, Ascoli, Sampdoria dhe Napoli, ka kontratë me Bianconerët deri në verën e vitit 2014.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me përgatitjet e skuadrës së tij për pjesën e dytë të sezonit dhe mendon se Bianconerët janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Lecces.
Zonja e Vjetër shënoi fitore 7-1 ndaj Al Hilal gjatë të enjtes dhe Conte është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi punuar fuqishëm dhe kemi arritur t’i përmbahemi programit tonë. Dhe pastaj e kemi parë veten të rrethuar nga një afeksion i madh. Sonte në stadium fansat madje kënduan himnin që ne zakonisht e dëgjojmë në Itali”.

“Kjo duhet të na bëjë të vetëdijshëm se Juve pëlqehet në gjithë botën. Kjo duhet të jetë një shtytje shtesë për ne për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje – duke filluar nga e diela”, ka thënë Conte.
Arsenali ka kompletuar transferimin e Thierry Henry në formë huazimi dymujor nga New York Red Bull.
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Arsenalit mund ta bërë debutimin e dytë me fanellën e klubit londinez të hënën kundër Leeds United në kuadër të Kupës FA. Ai do të mbajë fanellën me numër 12.

Henry është stërvitur me Arsenalin gjatë pauzës së sezonit në kampionatin amerikan dhe nuk kërkohet të rikthehet në ShBA deri në mars.

Me mungesën e Gervinho dhe Marouane Chamakh, të cilët do të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve, Arsene Wenger, beson se Robin van Persie do të ketë mbulesë të sigurt në Henry.

“Jam i kënaqur. Ishte dëshira e ime dhe dëshirë e Thierry. Ne do ta kemi Henryn për janar dhe shkurt. Pastaj ai do të kthehet në SHBA. Jam i sigurt se në këta dy muaj ai do të jetë një vlerë e madhe për skuadrën në dhomën e veshjeve dhe në fushë. Ai mund të jetë i qetë, jo nën presion të madh dhe të japë një ndihmë të tmerrshme për skuadrën”, ka thënë Wegner.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata do të mund ta fusin Manchester United në krizë nëse shënojnë fitore ndaj tyre të dielën në kuadër të Kupës FA.
“Pas dy disfatave, ndoshta një tjetër do t’u shkaktonte shumë probleme. Por ende mendoj se ata janë shumë të fuqishëm. Nuk mbaj mend kur unë kam humbur tre ndeshje radhazi”.

“Ferguson ka fituar aq shumë trofe, por ka disa periudha kur ju kaloni kohë të vështira, kur lojtarët janë të lënduar. Për momentin është shumë vështirë dhe në futboll ka disa situata të cilat janë shumë të çuditshme”.

“Por United ka një gjë shumë pozitive. Mentaliteti i tyre është i fuqishëm. Pas një ose dy disfatash, duket sikur kjo nuk ka ndodhur. Ata fillojnë të luajnë edhe më fuqishëm sërish. Si në rastin kur humbën ndaj nesh, ata fituan tetë ndeshje nga nëntë. Për këtë arsye ata gjithmonë ajanë të rrezikshëm”, ka thënë Mancini.
Miami Heat i ka bërë ballë mungesës së dyshes Dwyane Wade dhe LeBron James për të mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 116-109 në kohën shtesë, duke mbetur vetëm me një disfatë këtë sezon.
Wade mungoi për të dytën ndeshje radhazi për shkak të dëmtimit të këmbës së majtë dhe u shoqërua jashtë fushe edhe nga James, i cili ka dëmtuar gjurin e majtë.

Heat udhëhoqën 54-49 në mes të dy pjesëve, dhe filluan ashpër çerekun e tretë, por Hawks u rikthyen në çerekun e tretë dhe të katërt duke kaluar në avantazh.

Chris Bosh shënoi 33 pikë për Heat përfshirë edhe një trepikësh në më pak se një sekondë në fund të takimit, për të barazuar rezultatin dhe për të çuar në lojë shtesë, e cila më pas doli edhe fituese për këtë skuadër.

Joe Johnson udhëhoqi te Hawks me 20 pikë, dhe Ivan Johnson ishte sensacional i inkuadruar nga karrigia e rezervave për Atlanta duke shënuar 13 pikë në pjesën e dytë.

Heat ishin mposhtur nga Hawks gjatë të hënës me rezultat 100-92, që është edhe disfata e parë e sezonit për Miamin
Franck Ribery ka kujtuar ditët e vështira të fëmijërisë së tij dhe kohën kur kishte filluar ta zhvillojë ëndrrën për t’u bërë futbollist.
28-vjeçari beson se puna e palodhshme dhe mësimet e jetës mund të bëhen së bashku në cilëndo fushë, derisa ai ka folur për të kaluarën e tij në një kolumne për gazetën indiane Hindustan Times.

“Suksesi nuk vjen lehtë, së paku te unë nuk ka ardhur pa një punë të fuqishme dhe vendosmëri. Ka pasur kohë kur dukej sikur aventura ime e futbollit kishte mbaruar”.

“Më është dashur përkohësisht të punoj në ndërtimtari dhe kjo do të thotë të shpoj, të bëj vija, të bëj vrima dhe t’i mbyll ata. Edhe atëherë kam punuar fuqishëm dhe kam mësuar shumë nga ndihma e babait tim”, ka rikujtuar Ribery të kaluarën e tij.

“Nuk e kam kaluar fëmijërinë me një lugë argjendi në gojë. Jam rritur në një qytet francez të klasës punëtore Boulogne-sur-Mer në Kanalin Anglez dhe kam mësuar t’i jetoj këto probleme, përfshirë edhe shenjën në fytyrën time nga një aksident i pafat. Jam përballur me shumë tallje, por gjithmonë u jap përgjigjur atyre me guxim”, ka shkruar më tej francezi.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se klubi londinez mund të mos jetë klubi i tij i fundit në karrierë.
“Është vështirë të largohesh nga liga më e mirë në botë dhe nëse shikoni rrotull, nuk do të shihni shumë skuadra të kategorisë së Chelseat të cilat kërkojnë të nënshkruajnë me një portier të ri”.

“Nëse do të doja të provoja diçka të re, atëherë do të duhej të ishte një klub i nivelit të njëjtë me Chelsean. Kurrë nuk i dihet, gjithçka ndodh aq shpejt në futboll”.

“Ju mund të nënshkruani kontratë dhjetëvjeçare menjë klub dhe pastaj të largoheni pas tre vitesh. Unë jam 29-vjeçar dhe besoj se ka ende shumë kohë për një sfidë të mundshme”, ka thënë Cech për London Evening Standard.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se synon të bëjë një transferim sensacional të ikonës së Chelsat, Frank Lampard.
Daily Mail shkruan se as Lampard nuk do të kundërshtojë kalimin në Old Trafford.
Me United që po vuan në mesfushë dhe të paepur të mos ngecë ndaj Manchester Cityt në tabelën e Ligës Premier, skocezi është duke peshuar një ofertë për një lojtar të cilin gjithmonë e ka admiruar.
Me Lampard tash 33-vjeçar, bordi i United do të duhet të miratojë një marrëveshje për lojtarin i cili fiton 140 mijë funte në javë dhe nuk do të kishte ndonjë vlerë shitjeje (të mëvonshme) për klubin. United po ashtu do të duhet të bindë Chelsean ta shesë lojtarë te një rival i drejtpërdrejtë për titull.
Megjithatë Ferguson beson se Lampard paraqet një mundësi unike për t’i dhënë skuadrës diçka kualitative dhe ishte i ngazëllyer të dëgjojë sugjerimet këtë javë se ish-mesfushori i West Ham do të mendonte të transferohet në Manchester.
Agon Mehmeti, kosovari me nënshtetësi suedeze, e quan ‘realizim ëndrre’ transferimin e tij te Palermo.
Sulmuesi këtë javë kompletoi transferimin e tij nga Malmo te Palermo dhe thotë se do të fokusohet në maksimum në fushë për t’i arritur të gjitha objektivat.

“Unë jam një sulmues 360 shkallësh, më pëlqen të lëviz rreth vijës sulmuese dhe madje kam luajtur edhe si anësor. Nofka ime është ‘super zëvendësuesi’ për shkak të numrit të golave që shënoj kur inkuadrohen nga karrigia, por duhet të pranoj se nuk është një emër që më pëlqen shumë. Gjithmonë përpiqem të shënoj në cilindo mënyrë”.

“Tash jam i fokusuar vetëm te Palermo dhe i përqendruar në këtë aventurë të re. Dua të falënderoj presidentin Maurizio Zamparini, pasi ardhja në Itali është një realizim ëndrre. Do të juaj 100 për qind për të arritur çdo objektiv”, ka thënë Mehmeti.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, është i bindur se Rossonerët do të arrijnë ta mbrojnë Scudetton këtë sezon, pasi kanë në radhët e veta “Lionel Messin e tyre”, Zlatan Ibrahimovic.
“Jam i bindur se Milani do të fitojë diçka të rëndësishme këtë sezon. Ne jemi favoritë për ta fituar Scudetton dhe do të ishim favoritë në Ligën e Kampionëve po ashtu, nëse nuk do të ishte Barcelona...”.

“Ne kemi Zlatan Ibrahimovic, i cili, si Lionel Messi, është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai i cili mund t’i tërheqë tre lojtarë kundërshtar në fushën e lojës”, ka thënë Nesta.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, pret një test të vështirë kundër rivalit lokal, Espanyol.
Alves nuk mendon se ekipi i tij duhet të jetë i qetë në prag të derbit të së dielës kundër Espanyol, që qëndron në pozitën e tetë të tabelës dhe që ka kaluar katër ndeshje si i pamposhtur para pushimit dimëror.
“Ndeshja e të dielës është një ndeshje e vështirë, është një derbi dhe këto lloj ndeshjesh gjithmonë janë të komplikuara”.
“Ne do të përballemi në ndeshje me ambicie .Nëse luajmë në një nivel të lartë, ata do të kenë kohë të vështira”, ka thënë Alves.
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, thotë se kampionët e Spanjës dhe të Evropës gjithmonë kërkojnë rrugë të reja për t’i befasuar kundërshtarët dhe për të shënuar gola.
“Trajnerët dhe lojtarët përpiqen të shtojnë variante në lojën e ekipit ashtu që ne të mund të sulmojmë mirë dhe të shënojmë gola, që është gjëja më e rëndësishme”.

“Nuk e di shkallën e inovacionit tonë. U takon atyre të cilët e ndjekin historinë e futbollit të vendosin nëse do ta çojmë futbollin në një nivel tjetër”, ka thënë Busquets
Sulmuesi i Newcastle United, është shprehur tejet i ngazëllyer me fitoren e arritur ndaj Manchester United në St. James Park.
“Ne thjesht hymë në fushë, pasi ajo që kemi bërë ndaj Liverpoolit nuk ishte mirë”.

“Ndaj Unitedit është dashur të fitojmë për shkak se na janë nevojitur tri pikët”, u shpreh Ba.