Me rezultat prej 5-0, Interi e ka mposhtur Parmën në ndeshjen e parë të vitit të ri në Kampionat, duke i paralajmëruar skuadrat nga kreu i tabelës se Nerazzurët po kthehen ku e kanë vendin.Diego Milito e hapi serinë e golave pas një krosimi të Ricardo Alvarez (13’), ndërsa Thiago Motta i entuziazmoi tifozët në Giuseppe Meazza duke e dyfishuar avantazhin (18’).
Me golin e dytë personal (41’), argjentinasi Milito e bëri të qartë se zikaltrit i duan tre pikët, derisa meritor për këtë gol ishte edhe Maicon, i cili e bëri asistimin.
Edhe në pjesën e dytë fjalën e patën vendasit. Giampaolo Pazzini e katërfishoi epërsinë e Interit (56’), falë angazhimit të Militos, i cili ishte i disponuar në këtë takim.
Nerazzurët nuk u ndalën me kaq. Porsa hyri në lojë, Marco Faraoni me një vole nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshi, e ngriti edhe më shumë epërsinë e vendasve (79’).
Interi aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë, vetëm pesë pikë më pak se liderët Milan e Juventus, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se skuadra e tij duhet ta fitojë me çdo kusht përballjen e të dielës ndaj Lecces nëse mendon seriozisht për titullin.“Nesër (e diel) nuk do të jetë lehtë, por ne do të mundohemi të fitojmë me çdo kusht”.
“Kemi arritur objektiva të rëndësishme në gjysmën e parë të sezonit, por tash vjen pjesa e vështirë, të qëndrojmë në krye dhe të vazhdojmë me fitore”, u ka thënë Conte gazetarëve.
Nëse nuk mposhtet nga Lecce, Juventusi do ta arrijë rekordin e vet prej 17 ndeshjesh pa humbje në Serie A.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se mesfushori italian, Daniele De Rossi, do të qëndrojë në Olimpico.Spekulohet se Manchester City po tenton ta joshë De Rossin drejt Etihad Stadium, mirëpo trajneri 41-vjeçar është i bindur se ai do ta vazhdojë karrierën me Giallorossët.
“Sipas mendimit tim, ai do të qëndrojë te Roma. Në futboll, është një stil i të jetuarit, ndërsa paratë nuk janë të vetmet që merren në konsideratë”.
“Lojtari do ta zgjedhë të ardhmen e tij, por ai është mirë këtu dhe nuk shoh arsye pse duhet të largohet”, ka thënë Luis Enrique në një konferencë me gazetarët.
Real Madridi është treguar skuadër superiore në fitoren prej 5-1 përballë Granadas, që shënoi edhe ndeshjen e parë në La Liga të Los Blancos në vitin 2012.Karim Benzema e zhbllokoi takimin pas asistimit të Mesut Oezil (19’), mirëpo pak minuta më pas Mikel Rico e barazoi rezultatin (22’), që rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.
Rezultatin e pjesës së parë e vendosi Sergio Ramos (34’), pas një goditjeje nga këndi të Oezil.
Porsa filloi gjysma e dytë (47’), Gonzalo Higuain i dha fund dyshimit për fituesin, ndërsa krejt kjo falë angazhimit të Marcelos.
Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim (50’), ndërsa Mesut Oezil vazhdoi të ishte krijues i golave.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, i erdhi radha të shënonte edhe Cristiano Ronaldos, i cili ndjehej i frustruar deri te momenti i golit.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi rrit diferencën në gjashtë pikë ndaj Barcelonës, që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon të dielën kundër rivalit lokal, Espanyol.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka mohuar statusin e tij të nivelit të lartë para ndeshje së parë me klubin francez.Italiani, i cili ka fituar një sërë trofesh në të kaluarën (mes tjerash dy herë Ligën e Kampionëve) do ta drejtojë PSG-në për herë të parë në takimin e Kupës së Francës të dielën.
“Jam shumë i lumtur që jam në Francë dhe shpresoj ta drejtoj skuadrën për ta fituar kampionatin. Shpresoj të kem raporte të mira me trajnerët tjerë të Ligue 1”.
“Unë nuk jam një superyll, jam thjesht trajner. Më pëlqen puna, e dua futbollin dhe dua ta jap më të mirën këtu”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.
Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Rafa Benitez, mendon se menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, duhet të shpallet trajneri i vitit 2011 nga FIFA.Çmimi prestigjioz do të ndahet të hënën mbrëma në gala evenimentin e ‘FIFA Topi i Artë’ që do të mbahet në Cyrih, ndërsa Guardiola konkurron me Jose Mourinhon (Real Madrid) dhe Sir Alex Fergusonin (Manchester United).
“Është vështirë të zgjedhësh, por unë nuk dua t’i shmangem pyetjes”.
“Gjithmonë kam thënë se e favorizoj një mënyrë më karakteristike të interpretimit të futbollit, ambientin dhe vet jetën, që më dërgon te përgjigja: Pep Guardiola”, ka thënë Benitez për Mundo Deportivo.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka lënë të kuptohet se klubi gjerman do t’i ofrojë Arjen Robbenit kontratë të re në muajt e ardhshëm.Kontrata aktuale e anësorit holandez skadon në verën e vitit 2013, mirëpo ai e ka bërë të qartë se planifikon që ta vazhdojë karrierën në Allianz Arena.
“Kemi dy lojtarë të klasit botëror në krahë. Ribery ka kontratë deri në vitin 2015 dhe po ashtu, me Robbenin po planifikojmë një marrëveshje afatgjate”, ka deklaruar Nerlinger për Bild.
Sulmuesi spanjoll, Raul, është i gatshëm të heqë dorë nga dy milionë eurot që i merr nga Real Madridi për të qëndruar te skuadra aktuale, Schalke.Kontrata, sipas të cilës legjenda madrilene paguhet pesë milionë euro për sezon, skadon në fund të sezonit aktual, e së bashku me to edhe bonusi që merr nga ish-skuadra e tij.
Schalke është e interesuar që të arrijë marrëveshje të re me të, mirëpo nuk është në gjendje ta paguajë shumën e parave që Raul merr nga Reali.
“Dua të vazhdoj të luaj për Schalken. Qoftë për një ose dy vite, nuk është vendimtare. Jam i bindur dhe optimist se mund të arrijmë marrëveshje”, ka thënë 34-vjeçari për Bild.
Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe unë dua ta përfundoj karrierën këtu- ka deklaruar superylli argjentinas, Lionel Messi.Messi ka fituar gjithçka me Barcën, ndërsa është në rrugë për ta fituar Topin e Artë për të tretën herë radhazi.
“Unë jam te klubi më i mirë në botë, asnjë skuadër tjetër nuk do të më plotësonte sikur Barcelona; shpresoj që të qëndroj këtu derisa të lodhen nga unë, që shpresoj të mos ndodhë kurrë”.
“Jam rritur në La Masia dhe jam njeri i krijuar te Barca”, ka thënë Messi për Marca.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se Rossonerët kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit tw Manchester Cityt, Carlos Tevez.Kampioni i Italisë ka qenë vazhdimisht i lidhur me argjentinasin, ndërsa duket se më në fund sulmuesi problematik do të veshë fanellën kuqezi.
“Ne kemi marrëveshje me lojtarin”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24.
“Po vazhdojnë bisedimet me Manchester Cityn dhe presim një përgjigje për propozimin për huazim, me të drejtën për ta blerë lojtarin më vonë”, ka shtuar ai.
















