Me rezultat minimal prej 1-0, Arsenali ka fituar përballë Leeds United për t’u kualifikuar në raundin e katërt të FA Cup.Edhe pse Topçinjtë luajtën më mirë në gjysmën e parë, ata nuk arritën të krijojnë shumë raste konkrete, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

U desh të inkuadrohej në lojë legjenda franceze, Thierry Henry, i cili është rikthyer te klubi që e bëri të madh, në mënyrë që Arsenali ta fitojë ndeshjen.
Pas një pasimi të Song, Henry në stilin e tij e plasoi topin në rrjet (78’) dhe ia siguroi arsenalit vazhdimin e garës.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për të tretën herë radhazi çmimin më të madh individual që ndahet në futboll- FIFA Topi i Artë.Sulmuesi argjentinas ka mposhtur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Xavi Hernandez dhe rivalin e tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madrid), për ta arritur rekordin e Michel Platinit, duke e fituar tri herë radhazi këtë çmim prestigjioz.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fitoi çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa në konkurrencë pati Jose Mourinhon (Real Madrid) dhe Sir Alex Fergusonin (Manchester United), i cili u nderua me çmimin ‘FIFA Presidential Award’.
Çmimi për futbollisten më të mirë të vitit 2011, i shkoi japonezes Homare Sawa. Ylli i Santosit, Neymar, mori çmimin ‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur, derisa çmimi ‘FIFA Fair Play’ i shkoi Federatës Japoneze të futbollit.
Përmbledhje e çmimeve të ndara nga FIFA:
Lojtari më i mirë - Lionel Messi
Lojtarja më e mirë - Homare Sawa
Trajneri më i mirë i meshkujve - Pep Guardiola
Trajneri më i mirë i femrave: Norio Sasaki
FIFA Presidential Award: Sir Alex Ferguson
Çmimi ‘Fair Play’: Federata Japoneze e Futbollit
Çmimi Puskas: Neymar
Formacioni i vitit (FIFPro World XI):
Portier: Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid)
Mbrojtës: Dani Alves (Brazil, Barcelonë), Gerard Pique (Spanjë, Barcelonë), Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United)
Mesfushorë: Andres Iniesta (Spanjë, Barcelonë), Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid), Xavi (Spanjë, Barcelonë)
Sulmues: Lionel Messi (Argjentinë, Barcelonë), Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid), Wayne Rooney (Angli, Manchester United)
Statistika për vitin 2011 për tre kandidatët për çmimin prestigjioz FIFA Topi i Artë:

LIONEL MESSI
Argjentinë
Paraqitje- 13
Gola- 4
Asistime- 10
Tituj me përfaqësuesen- 0
Barcelonë
Paraqitje- 57
Gola- 55
Asistime- 25
Tituj me klubin- 5

CRISTIANO RONALDO
Portugali
Paraqitje- 9
Gola- 7
Asistime- 1
Tituj me përfaqësuesen- 0
Real Madrid
Paraqitje- 51
Gola- 53
Asistime- 16
Tituj me klubin- 1

XAVI HERNANDEZ
Spanjë
Paraqitje- 9
Gola- 2
Asistime- 2
Tituj me përfaqësuesen- 0
Barcelonë
Paraqitje- 53
Gola- 8
Asistime- 12
Tituj me klubin- 5
Interi është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, gjithnjë sipas mediave italiane.Raportohet se gjatë ditës së nesërme në Milano do të qëndrojë agjenti i Tevez, Kia Jorabchian, ku pritet të vendosen detajet kontraktuale të argjentinasit për të kaluar te Interi.
Në vendimin e Tevez për të pranuar kalimin te Interi kanë ndikuar legjenda Javier Zanetti dhe pjesa tjetër e kontigjentit argjentinas nga Appiano Gentile.
Ky transferim i Interit pritet të jetë një prej transferimeve më sensacionale të dekadës, pasi ashtu sikurse në vitin 2006 në rastin Ibrahimovic, edhe këtë herë Massimo Moratti ia ka marrë nga dora Tevezin homologut të tij Adriano Galliani. Tevez kishte arritur marrëveshje me Milanin, por refuzimi i Cityt pas insistimit të Interit dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Massimo Morattit për shkak të miqësisë me Roberto Mancinin ka bërë që Rossonerët ta shohin Tevezin në fanellën e Interit të dielën në derbin lokal.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, pret që Lionel Messi të fitojë çmimin prestigjioz Çmimi i Artë në ceremoninë e sotme.Messi sonte duhet të mposhtë bashkëlojtarin e tij Xavi dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për ta fituar çmimin e tretë radhazi.
“Messi është në maje të tabelës pasi ai ka fituar çdo titull të mundshëm, pasi ai ka dy çmime Topi i Artë dhe do të ketë më shumë tituj Topi i Artë në histori. Ai është një lojtar i cili ka bërë aq shumë dhe ende mund të bëjë”, ka thënë Cruyff.
Legjenda braziliane Ronaldo ka konfirmuar se ai do të prezantojë çmimin FIFA Topi i Artë gjatë mbrëmjes së sotme në Zurich.“Sonte do ta ndaj çmimin FIFA Topi i Artë. Kush mendoni se do ta fitojë? Xavi, Messi ose Ronaldo?”, ka shkruar legjenda në Twitter.
Ronaldo, i cili u pensionua nga loja aktive vitin e kaluar, ka luajtur edhe për Barcelonën edhe për Real Madridin gjatë karrierës së tij.
Superagjenti italian, Enzo Bronzetti, thotë se destinacioni i ardhshëm i Pep Guardiolës do të jetë Liga Premier.Guardiola është lidhur me drejtimin e Manchester United javën e kaluar, pas spekulimeve se ai do të largohet nga Barca gjatë verës.
“E njoh Guardiolën shumë mirë, ai e di se herët ose vonë cikli i tij te Barcelona do të përfundojë. Sipas mendimit tim, ai do të shkojë te Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Bronzetti.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij ende është në garë për titullin e La Ligës pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Espanyol.Një gol i vonshëm nga Alvaro ia mohoi fitoren Barcelonës, pasi Cesc Fabregas e kishte çuar kampionin në fuqi të Spanjës në epërsi pas 16 minutash lojë. Barazimi e le Barcelonën pesë pikë prapa liderit të tabelës, Real Madridit, por kjo gjë nuk e shqetëson Guardiolën.
“La Liga nuk ka mbaruar ende, nuk mendoj se një pjesë e madhe e ligës na ka rrëshqitur. Ka ende shumë ndeshje të mbetura; ne kemi një skuadër shumë të mirë mbi ne, por ata kanë ndeshje të vështira përpara”.
“Synimi jonë i vetëm është të shikojmë te vetja, të vazhdojmë të bëjnë gjëra të mira siç bëmë sot dhe t’i përmirësojmë gjërat në të cilat nuk kemi vepruar aq mirë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes së mbrëmshme.
Pas edhe një viti të jashtëzakonshëm gjatë 2011-tës, Lionel Messi është favoriti i basteve për të fituar çmimin e tertë Topi i Artë para Cristiano Ronaldos dhe Xavit.Ceremonia Fifa Topi i Artë zhvillohet sot në mbrëmje në Zurich të Zvicrës dhe do ta shpërblejë lojtarin i cili supozohet të ketë pasur vitin më të mirë në botën e futbolli nga lista prej tre yjeve.
Cristiano Ronaldo është favoriti i dytë për të fituar FIFA Topin e Artë. Në shifrat e basteve ai ka një koeficient 10.00. Portugezi megjithatë nuk do ta ndjekë këtë ngjarje, e as trajneri i tij, Jose Mourinho.
Madje ylli i Real Madridit edhe vetë kishte deklaruar se më shumë preferonte Këpucën e Artë Evropiane se sa Topin e Artë. “Topi i Artë është rezultat i opinioneve të njerëzve, pasi bazohet në vota. Në anën tjetër, ky shpërblim [Këpuca e Artë] nuk varet nga votat e askujt”, kishte thënë ylli i Madridit.
Por portugezi mund të duket ca përbuzës me këto komente për shkak të gjasave më të mëdha të Lionel Messi për ta fituar titullin. Argjentinasi pati edhe një vit tjetër për t’u mbajtur mend duke shënuar më shumë se një gol për ndeshje për klubin gjatë dy sezoneve të kaluara.
Messi është në prag për të fituar Topin e Artë për të tretin vit radhazi. Koeficienti nëse vendosni bast për të është vetëm 1.07. Bashkëlojtari i tij te Bracelona, Xavi, po ashtu ka një koeficient të lartë në baste, 17.0, duke qenë favoriti i fundit.
Kush mendoni se do ta fitojë FIFA Topin e Artë? Shkruani në koment poshtë kush mendoni se do ta fitojë?
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, e ka përshkruar legjendën e futbollit, Diego Maradona, si ‘heroin e tij’, gjatë një vizite të befasishme që i bëri atij në Dubai.“Gjithmonë e kam admiruar Maradonën që kur kam qenë fëmijë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe një vizitë në Dubai nuk do të ishte e kompletuar pa mundësinë për t’u takuar me të sy-më-sy”, ka thënë Van Persie.
Maradona në anën tjetër ka lavdëruar holandezin duke e etiketuar atë si shembull për lojtarët e mëdhenj.
“Van Persie nuk është vetëm një lojtar yll por ai është një futbollist me personalitet yjor, diçka të cilën unë e respektoj shumë”.
“Ai ka një talent të madh, që i kombinuar me karakterin e tij përulës, e bën atë një shembull për të gjithë lojtarët e mëdhenj”, ka thënë trajneri i Al Wasl.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer që e ka sërish në skuadër legjendën Paul Scholes.Scholes menjëherë u ftua në ekipin e parë dhe u inkuadrua si zëvendësues në ndeshjen e djeshme të Kupës FA kundër Manchester Cityt.
“Është fantastike që Paul e ka marrë këtë vendim. Gjithmonë është keq të shohësh lojtarë të shkëlqyeshëm t’u japin fund karrierave, por veçanërisht është keq kur ata e bëjnë këtë aq herët”.
“Por ai e ka ruajtur veten në formë të shkëlqyeshme dhe gjithmonë kam ndjerë se ka edhe një sezon tjetër për të. Është e tmerrshme ta kemi atë sërish në skuadër”, ka thënë Ferguson.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, është i ngazëllyer me fitoren 3-1 ndaj Palermos.“Këtë sezon Liga e Kampionëve na ka marrë shumë energji, por tash ne e kemi kthyer fokusin dhe vazhdojmë të përmirësohemi”.
“Derisa ishim 2-0 ne rrezikonim të barazojmë. Ne jemi bërë më të përqendruar në mbrojtje. Paraqitja në pjesën e dytë ishte e shkëlqyeshme dhe tash le të vazhdojmë. Shqetësohem se ne mund të bëhemi ca të vetëkënaqur dhe duhet të kishim luajtur më herët si luajtëm kur ishim 3-0”.
“Gjatë dy sezoneve të kaluara ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë. Kjo skuadër është zhvilluar shumë për vetëm dy vite”, ka deklaruar Mazzarri.
Arsenali raportohet se ka kontaktuar me Chelsean rreth transferimit të Salomon Kalou në afatin kalimtar të janarit.Daily Mail shkruan se Arsenali ka bërë një ofertë në vlerën e 3 milionë funteve për sulmuesin e Chelseat.
Bisedat rreth një kontrate të tij të re në Stamford Bridge kanë ngujuar pasi sulmuesi i Bregut të Fildishtë kërkon 90 mijë funte në javë. Dhe Arsenali përpiqet ta shfrytëzojë këtë avantazh për të bërë ofertë zyrtare për lojtarin.
















