Me rezultat të përgjithshëm prej 4-2, Real Madridi e ka eliminuar Malagan nga Copa del Rey.Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Los Blancos, ndërsa edhe në udhëtim në La Rosaleda, ata fituan me rezultat minimal prej 1-0.
Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola. Real Madridi dominoi me posedimin e topit, mirëpo skuadra vendase bëri një performancë të mirë.
Në gjysmën e dytë, Mbretërit i shpeshtuan sulmet, meqë ishin të vetëdijshëm se me një gol të shënuar Malaga vazhdonte garën.
Goli i Realit erdhi falë dy zëvendësuesve. Mesut Oezil dërgoi një pasim të mirë në drejtim të Karim Benzemas, ndërsa francezi shënoi paksa me fat pasi topi i rrëshqiti nga duart dhe i hyri nën këmbë portierit Caballero (72’).
Në vazhdim trajneri vendas intervenoi me dy zëvendësime të menjëhershme, mirëpo lojtarët e Malagas nuk arritën të bëjnë asgjë deri në fund.
Në çerekfinale të Copa del Rey do të kemi ‘el Clasico’, duke qenë se Real Madridi do të ndeshet me Barcelonën, e cila thuajse e ka siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë duke e mposhtur Osasunan me rezultat 4-0, dhe është vetëm 90 minuta larg kualifikimit.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka bërë një vlerësim të dy trajnerëve me të cilët ka punuar, atë aktual, Roberto Mancini dhe atë që e ka drejtuar te Interi, Jose Mourinho.Sipas italianit kontrovers, menaxheri i Cityt, Mancini, është trajner me i mirë se menaxheri i Real Madridit, Mourinho.
“Të dy janë ndër më të mirët në botë, kjo është e sigurt, por në një nivel personal, më të mirë e konsideroj Mancinin”.
“Trajnerët në kohët e sotme duhet të nxjerrin maksimumin nga secili lojtar dhe mendoj se Mancini e bën këtë në mënyrë të përsosur”, ka deklaruar SuperMario për revistën L'Uomo Vogue.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka mohuar të ketë pasur bisedime me Barcelonën gjatë ditës së martë.Mediat spanjolle kanë spekuluar se drejtori i futbollit i Barcës, Raul Sanllehi, ka mbajtur një takim me Neymarin në Barcelonë, ku braziliani ka qëndruar gjatë të martës për xhirimin e një reklame.
“Nuk jam takuar me Barcelonën. Unë vazhdoj të jem lojtar i Santosit. Është e mundur që babai im të jetë takuar me ata (drejtuesit e Barcës) në Cyrih (gjatë ceremonisë ‘FIFA Topi i Artë’)”.
“Alves më ka thënë fjalë të mira për Barcën, ndërsa Marcelo për Real Madridin. Secili lojtar mbron klubin e vet”, ka thënë Neymar për AS.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kurorëzuar për të tretën herë radhazi si futbollisti më i mirë në botë, mirëpo djali i legjendës braziliane, Romario, pohon se argjentinasi duhet të bëjë më tepër për të arritur nivelin e babait të tij.Romarinho, i cili aktualisht po luan për të rinjtë e Vasco da Gama, thotë se Messi është i mirë, por babai i tij ka qenë edhe më i mirë.
“Pas Peles, ai (Romario) ishte më i miri. Sot, më i miri është Messi, mirëpo ai ende nuk e ka arritur nivelin e babait tim”, citon Sport fjalët e të riut.
Milani e ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për sulmuesin Alexandre Pato- raporton RMC.Qëkur Carlo Ancelotti mori drejtimin e klubit francez, mediat vazhdimisht kanë spekuluar se PSG dëshiron ta transferojë brazilianin.
Sipas RMC, PSG ka bërë ofertë fillestare prej 22 milionë eurosh për sulmuesin e Milanit, mirëpo Rossonerët e kanë refuzuar menjëherë atë, pasi dëshirojnë së paku 30 milionë euro për Paton.
Zëdhënësi i brazilianit Kaka ka konfirmuar se lojtari i Real Madridit nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar.Edhe Jose Mourinho më herët pati deklaruar se ish-lojtari i Milanit nuk do të largohet, megjithatë mediat vazhdimisht e kanë lidhur atë me PSG-në.
“Ai nuk beson në transferimet e janarit. Shumat të cilat janë të përfshira janë shumë të mëdha dhe transferimi është diçka që duhet shqyrtuar me kujdes, e jo të shpejtohet”.
“Kaka është i lumtur te Reali. Ndjehet shumë më mirë dhe është sërish në përfaqësuese, nuk dëshiron të largohet”.
“Kalimi dimëror në një klub të ri është thuajse i pamundur”, ka deklaruar Diogo Kotscho për L'Equipe.
Carlos Tevez e ka refuzuar Interin, pasi që dëshiron të luajë krahas Zlatan Ibrahimovicit te Milani- raporton Sportmediaset.Nerazzurët kanë tentuar që ‘ta vjedhin’ argjentinasin para rivalit të qytetit dhe tashmë kanë filluar bisedimet me Manchester Cityn për të.
Derisa thuhet se klubi i Morattit është në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, vjen lajmi se vetë lojtari nuk dëshiron ta veshë fanellën zikaltër.
Sipas Sportmediaset, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, gjatë të martës ka biseduar me agjentin e Tevez, porse ka marrë përgjigje negative.
“Carlos më ka thënë se dëshiron të luajë vetëm krahas Zlatan Ibrahimovicit te Milani”, citohet të ketë thënë Kia Joorabchian.
Me 50 golat e shënuar për Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Gjermanisë gjatë vitit 2011, Mario Gomez ka fituar reputacionin e njërit prej golashënuesve më të rrezikshëm.Këtë sezon, deri më tash ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga dhe shtatë të tjerë në Ligën e Kampionëve, ndërsa i pyetur nëse mund ta tejkalojë rekordin personal të vitit të kaluar, Gomez ishte modest.
“Do të shoh. Ky është një rezultat i lartë; 50 gola për një vit janë tepër shumë. Por unë do të doja të bëhesha më i mirë secilin vit”, ka thënë gjermani për Goal.com.
Kosovo the Young Europeans. Mbi këtë fanellë nga bashkëatdhetarët tanë që ishin prezent në Cyrih, për të përcjellë ndarjen e topit të artë të cilin e fitoi Lionel Messi për herë të tretë, dy anëtarët tjerë, Xavi dhe Alves, u nënshkruan në fanella me këto mbishkrime. Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën siç shihet këtyre futbollistëve nuk iu intereson politika.
Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, i cili është i huazuar te Atletico Madridi, planifikon që të qëndrojë edhe për një sezon në kryeqytetin spanjoll.19-vjeçari u transferua në Stamfrod Bridge në verën e kaluar nga Genk, mirëpo u dërgua te Atletico për të fituar më shumë përvojë.
“Është akoma janari dhe ka ende kohë për të vendosur për një vit tjetër ose jo”.
“Më pëlqen Madridi, ndërsa Atletico Madridi është një skuadër mjaft e mirë ku kam bërë miq”.
“Të luaj këtu edhe për një vit të dytë do të ishte mirë”, ka deklaruar Courtois për AP.
Marseille mund të bëjë ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Lucas Barrios, gjatë këtij afati kalimtar.Tottenhami është i interesuar për transferimin e Loic Remy nga Marseille, ndërsa, sipas RMC, ekipi francez e konsideron Barriosin si zëvendësim potencial.
Kampioni i Gjermanisë në fuqi mund ta lejojë largimin e paraguaianit për një shumë prej rreth 12 milionë euro.
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka deklaruar se qëllimi kryesor i tij këtë edicion është fitimi i titullit të Bundesligas për herë të parë në karrierë.“Dua ta fitoj ligën më në fund. Ky është qëllimi im kryesor”, është shprehur 25-vjeçari.
Ndërsa më pas ai ka thënë se bavarezët kanë kualitet për të garuar me Barcelonën dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
“Shanset tona në Evropë varen shumë nga forma në ditën e caktuar. Kemi bërë disa shfaqje mjaft të mira në Ligën e Kampionëve. Nëse mund t’i përsërisim ato ose të përmirësohemi, atëherë jemi në nivel me Barcelonën ose Madridin”, ka shtuar Neuer.
Marco Borriello ka deklaruar se është i pikëlluar me “mikpritjen” që i kanë bërë tifozët e Juventusit, mirëpo ka theksuar se tash edhe më shumë është i vendosur për ta dëshmuar veten.Në takimin ndaj Lecces, tifozët bianconerë kishin shkruar në një pllakatë: “Borriello: Një mercenar pa nder dhe dinjitet”, që i referohej refuzimit që i kishte bërë sulmuesi Juves në vitin 2010 për t’iu bashkuar Romës.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe i nderuar nga kjo mundësi. Nuk e mohoj se isha i zhgënjyer nga pllakata të dielën, por kam shumë respekt për tifozët e Juventusit”.
“Në jetën time gjithmonë jam sjellë me sinqeritet dhe dinjitet, në fushë dhe në jetë”.
“Pllakata është krijuar nga të keqinformuarit. Asnjëherë nuk e kam refuzuar Juventusin dhe nuk dua të flas më shumë për këtë kontroversitet”, ka thënë Borriello.
Mbrojtësi i Tottenhamit, William Gallas, ka pranuar se do të ishte i hapur për një kalim në MLS ose në Katar në të ardhmen.Pas sukseseve të Thierry Henry, David Beckham, Freddie Ljungberg dhe Robbie Keane në SHBA, edhe 34-vjeçari planifikon ta vazhdojë karrierën atje.
“Nëse kam këmbë për të luajtur, ndoshta në këto kampionate (MLS apo Katar), pse jo. Gjithmonë është një përvojë”, ka thënë Gallas për televizionin TF1.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se Interi nuk është jashtë garës për titull dhe se zikaltrit kanë kualitet që të luftojnë për Scudetto.Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, Nerazzurët i janë afruar kreut të tabelës dhe gjenden tetë pikë prapa liderëve, Milan e Juventus.
“Sipas meje, pas Milanit, Interi është skuadra më e kompletuar në garën për titull. Ata kanë ekipin më të mirë pas Milanit. Pastaj vjen Juventusi dhe skuadrat tjera”.
“Në garën për titull është po ashtu edhe Udinese, ndërsa edhe Lazio meriton të konsiderohet, pavarësisht humbjes nga Siena, derisa aty është edhe Roma”, ka thënë Conte për Tuttosport.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, është rikthyer në radarin e Chelseat, shkruajnë mediat angleze.People shkruan se Andre Villas-Boas u ka thënë drejtuesve të klubit se ai dëshiron të ribashkohet me ish-menxherin e Portos, Falcao, gjatë verës.
Portugezi i ka diskutuar opsionet për këtë afat dhe për afatin e ardhshëm kalimtar. Dhe sulmuesi kolumbian Falcao, i cili ka shënuar nëntë gola në 13 ndeshje për Atletico Madrid këtë sezon, është caku kryesor për sezonin e ardhshëm.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wegner, thotë se të shohë Thierry Henry të jetë vendimtar në fitoren e Kupës FA kundër Leeds United, ishte “ca si ëndërr”.“Ishte ca si ëndërr, pasi është një tregim futbolli të cilin do të dëshironi t’ia tregoni ndonjë fëmije. Fatkeqësisht nuk ka shpesh raste të tilla në ndeshjet tona, por ndonjëherë ndodh”, ka thënë Wenger.
“Kur ai e mori atë pozicion mendova, ‘oh, ky është këndë yt’, por ishte ca si afër. Ky është momenti kur ai më befasoi. Ai nuk i dha forcë goditjes, ai e bëri atë të duket aq e lehtë”.
“Në fillim mendova se ai ishte ca shumë në të majtë, por ai e kishte atë përfundim të veçantë të cilin e tregoi sonte. Ajo ishte përfundimi i Thierry Henry”, ka shtuar më tej francezi.
Chelsea raportohet se i ka thënë Frank Lampard se nuk do ta bllokojë largimin e tij – përderisa ai nuk kalon te ndonjë rival i Ligës Premier.People shkruan se kjo ka alarmuar menaxherin e Paris St Germain, Carlo Ancelotti, i cili është i paepur të nënshkruajë me një mesfushor të klasit në afatin kalimtar të janarit, pas dështimit të transferimit të David Beckham.
Manchester United kishte bërë interesim te Chelsea për situatën e Lampard, por përgjigja nga Blutë kishte qenë e shkurtë dhe e qartë, “Jo”.
Por pas prishjes së raporteve me menaxherin Andre Villas-Boas, Chelsea dëshiron ta largojë Lampard si lojtar të lirë, i cili ka edhe 18 muaj në kontratën e tij por një pagë prej 150 mijë funte në javë.
Sulmuesi i Liverpoolit, Craig Bellamy, është i bindur se ata mund ta shqetësojnë Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës Carling që zhvillohet nesër në Etihad Stadium.Bellamy beson se ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet Anfield pas dy javësh, mund të jetë faktor i madh në sfidën, por thotë se Redsat nuk mund ta lejojnë një disfatë 3-0 si ajo në ligë javën e kaluar.
“Ne jemi shumë me fat këto ditë që shohim më shumë futboll dhe njohim më shumë çdo ekip të Ligës Premier, andaj dimë shumë edhe për Cityn. Jam me fat që kam luajtur për ta, ashtu që kam një njohuri nga brenda të lojtarëve të caktuar të cilët janë atje”.
“Për mua nuk besoj se 3-0 ishte rezultat i drejtë dhe kjo jo vetëm sepse jam te Liverpooli, por nëse do ta shikoja ndeshjen si neutral, ne kishim 66 për qind të posedimit, që është shumë për një skuadër, veçanërisht kundër një skuadre të kalibrit të Cityt”.
“[Por Kupa Carling] është një sfidë me dy ndeshje dhe ne duhet të sigurohemi se ende jemi në garë. Andaj kemi ndeshjen e dytë në Anfield dhe ky klub di gjithçka për ndeshjet me kthime, andaj ne do kemi një shans të madh të shkojmë në Wembley”, ka thënë Bellamy.
Carmelo Anthony ka shënuar tetë nga 22 pikët e ndeshjes në tre minutat e fundit për t’ia dhënë skuadrës së tij New York Knicks fitoren 91-87 ndaj Charlotte Bobcats.Amar'e Stoudemire përfundoi ndeshjen si shënuesi më i mirë me 25 pikë dhe 12 kërcime edhe pse ishte i saktë në vetëm 7 nga 25 gjuajtjet nga loja e hapur.
Edhe Anthony nuk kishte aq i saktë në tentimet e tij me vetëm gjashtë shënime nga 18 tentimet nga loja, por ishte i saktë në çastet më vendimtare të ndeshjes.
Boris Diaw shënoi pikët më të larta, 19 pikë dhe 10 kërcime, për Bobcast, të cilët humbën ndeshjen e tretë radhazi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Cristiano Ronaldo është në humor të mirë, pavarësisht reagimeve të pakëndshme të tifozëve ndaj tij.Ronaldo edhe një herë ishte cak i fishkëllimave gjatë fitores ndaj Granadas vikendin e kaluar dhe nuk e festoi golin të cilin e shënoi vetë.
“E shoh atë shumë mirë. Të fitojmë ndeshjen më duket më e arsyeshme se sa t’i festojmë golat. Dhe ju nuk fitoni me golin e pestë”.
“Goli i pestë nuk ishte i rëndësishëm dhe nëse një lojtar kritikohet pasi nuk e ka festuar golin, atëherë më fajësoni mua pasi unë nuk e festoj asnjë gol”, ka thënë Mourinho.
Autori i golit të fitores për Arsenalin, Thierry Henry, thotë se rikthimi i tij nuk ka mundur të jetë më i mirë pasi ai shënoi golin e fitores ndaj Leeds United në kuadër të Kupës FA.“Erdha nga pushimet 15 ditë më parë. Kurrë nuk kam menduar se do të luaj për Arsenalin sërish ose të shënoj golin e fitores”.
“Nuk e di çfarë të them. E dua klubin dhe shpresoj të jap më shumë. Shpresoj të mos jetë i fundit. Ndjenjën që kisha kur shënova ishte e mahnitshme”, ka thënë francezi pas ndeshjes së mbrëmshme.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Eric Cantona, ka zbuluar ambicien e tij për t’u bërë president i Francës dhe dëshiron të garojë për këtë post në zgjedhjet e këtij viti.45-vjeçari duhet të fitojë mbështetjen e së paku 500 zyrtarëve të zgjedhur me qëllim që t’i lejohet të përfshihet në zgjidhjet presidenciale, andaj u ka dërguar letër kryetarëve të bashkive rreth-e-qark Francës për të kërkuar ndihmën e tyre.
Gazeta franceze Liberation e ka siguruar letrën, ku Cantona prezanton veten si një “qytetar i përkushtuar i cili kërkon të luftojë mungesën e mundësive për të rinjtë dhe padrejtësitë e shumta sociale në vend”.
Megjithatë, Cantona do të ketë një detyrë të vështirë për të qenë një sfidues serioz, pasi i mungon një parti mbështetëse.
Presidenti aktual Nicolas Sarkozy dhe kandidati socialist Francois Hollande janë dy favoritët, me këtë të fundit që udhëheq në sondazhe për momentin.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 22 prill, ndërsa nëse do të shkohet në rundin e dytë, ai do të zhvillohet më 6 maj.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi ky i fundit fitoi çmimin FIFA Topi i Artë.Messi, ishte lojtari ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2011, dhe po ashtu fitoi La Ligën, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFAsë dhe Kupën Botërore të Klubeve gjatë vitit të kaluar.
“Kritikët gjithmonë e kanë vënë në pyetje nëse lojtarët si Pele nga vitet e 50-ta do të mund të luanin sot”.
“Përgjigja është se lojtarët e mëdhenj do të luanin në çdo gjeneratë. Lionel Messi mund të luante në vitet 1950-ta dhe në ditët e sotme, po ashtu edhe Di Stefano, Pele, Maradona, Cruyff pasi ata janë lojtarë të mëdhenj. Lionel Messi pa dyshim se bën pjesë në atë kategori”, ka thënë Ferguson.
Wayne Rooney dëshiron që menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, të jetë trajneri i tij për gjithë karrierën.Raportet mes dyshes u përkeqësuan javën e kaluar pasi Ferguson e kishte lënë atë jashtë ndeshjes ndaj Blackburn si dënim për shkak të daljes natën për Krishtlindje pa lejen e tij.
“Sir Alex është menaxheri më i madh i të gjitha kohërave. Sigurisht do të doja të luaj nën urdhrat e tij për gjithë karrierën time”.
“Ai është një menaxher i mrekullueshëm dhe është arsye e madhe se pse unë erdha te Manchester United. Nëse do të mund ta përfundoj karrierën nën drejtimin e Sir Alex, atëherë nuk do të gabohem”, ka thënë Rooney.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai nuk e ka merituar çmimin FIFA Topi i Artë për vitin 2011.Rivali i tij nga Barcelona, Pep Guardiola, ishte fitues i çmimit, me Mourinhon që mungoi në këtë ceremoni.
“Më vjen shumë keq që nuk kam mundur të jem sonte në galan e FIFA-s. Flas për veten dhe besoj se Cristiano ka të njëjtin mendim. Është nder të jesh në mesin e tre trajnerëve më të mirë për vitin e kaluar”.
“Nuk mendoj se do ta fitoj çmimin këtë vit dhe mendoj se kjo është e drejtë. E kam merituar atë në vitin 2010 sepse fitova tre tituj, por nuk e meritoj këtë vit. Mendoj se për ta fituar atë ju duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve ose ndonjë tjetër kampionat të madh, dhe unë fitova vetëm Kupën e Mbretit”, ka thënë Mourinho.
Ylli i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ai ka arritur marrëveshje rreth kontratës së re me klubin italian.Bisedat rreth një marrëveshje të re kishin filluar që në fillim të sezonit dhe tashmë palët kanë arritur një kompromis.
“Gjithçka është arritur dhe është definuar. Gjithë çfarë mungon tash është nënshkrimi”, ka thënë mesfushori sllovak.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se Lionel Messi e ka merituar plotësisht çmimin FIFA Topi i Artë.Ylli argjentinas ka arritur rekordin e legjendës franceze duke u bërë lojtari i dytë që e ka fituar tri herë radhazi trofeun prestigjioz.
“Topi i Artë është diçka e veçantë. Është subjektiv, por aty ka kritere. Fakti që i kemi dhënë tri trofe një djaloshi si ai është logjik, sepse ai bën gjëra madhështore”.
“Siç kam thënë, ai është ndihmuar nga një grup i veçantë, siç është ai te Barca”, ka deklaruar Platini për Goal.com.
I pyetur nëse Messi mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, Platini është përgjigjur: “Ta lëmë ta përfundojë karrierën. Kur Ronaldinho e fitoi Topin e Artë (2005), unë thash se ai do të fitonte edhe shumë të tjerë, por ai nuk e bëri asnjëherë më”.
Ikona e futbollit, braziliani Ronaldo, ka deklaruar se Neymari duhet të largohet nga Brazili nëse dëshiron të arrijë nivelin e tri herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.“Neymar, jo vetëm se mund ta arrijë Messin, por ai mund të bëhet edhe më i mirë. Ai ka shumë talent, prandaj nuk duhet të qëndrojë në Brazil”.
“Ai është një talent që duhet ta eksportojmë dhe t’ia lejojmë që ta dominojë botën, ta sundojë atë duke e luajtur lojën që bën. Prestigji dhe konkurrenca në futbollin evropian është masiv”, u ka thënë Ronaldo gazetarëve.
Në gala ceremoninë e ‘FIFA Topi i Artë’, Neymar e fitoi çmimin Puskas për golin më të mirë.
















