Agjenti i mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik, ka zbuluar se klienti i tij ka qenë i ashtuquajturi ‘Mr. X’ për afatin kalimtar veror.
‘Mr. X’ bëri që shumë media të spekulojnë mbi vërtetësinë e tij dhe se kush do të ishte në të vërtetë ai. Në fakt, pasi u transferua Aquilani nga Liverpooli, Galliani tha se ai është ‘Mr. X’, por në fakt kështu nuk mendon agjenti i mesfushorit të Napolit.

“Mr.X i Milanit ishte Marek Hamsik”, ka konfirmuar për Tuttosport, agjenti Mino Raiola që tha se dënimi mbi 560 milionë eurosh ndaj Berlusconit bllokoi transferin e Hamsik nga Napoli.
Drejtori i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka thumbuar klubet angleze, Chelsea dhe Manchester City, duke thënë se ato janë klube që shpenzojnë pa kontroll, sikurse fëmijët për lodrat e tyre.
“Mendoj se këto ditë nuk ka durim në futboll. Nëse Abramovich shpenzon 100 milionë në vit, sigurisht se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, por nuk është ky lloj kalkulimi që duhet të bëhet”.

“Manchester City dhe Chelsea nuk po blejnë vetëm për të fituar titullin në Ligën Premier, por edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Sigurisht, kjo është kundër sensibilitetit ekonomik. Unë kam tri djem – katër vjeç, dy vjeç dhe shtatë javësh. Atyre u pëlqen të luajnë me lodra”, ka thënë Nerlinger.
Sulmuesi i Newcastle, Demba Ba, ka mohuar spekulimet e një personi që është deklaruar si agjent i tij duke thënë se ai është bërë subjekt interesimi nga Manchester United.
“Shumë klube janë duke u interesuar për Ba. Tani për momentin po bëjmë negociatat me vëllanë e tij, më parë e bënim të vetmuar, por tani me vëllanë e tij. Interesimi i Manchester United është i vërtetë”, citohet të ketë thënë Armand Dorrn për IB Times.

Sidoqoftë, nga këto spekulime është distancuar Demba Ba, i cili shënoi gol ndaj Djajve.

“Vërtet, unë nuk e di se si ky far Armand Doorn mund të flasë si agjent i imi. Ai nuk është asgjë për mua. Ndaloni së gënjyeri dhe tregoni respekt”, theksoi Ba.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, pret që derbi i Madonninës ndaj Milanit të jetë triller i vërtetë, kur skuadrat të përballen të dielën në Giuseppe Meazza.
“Askush nuk mund të parashikojë se si do të shkojë një derbi. Këtë herë të dyja ekipet po kalojnë nëpër formë të mirë”.

“Edhe nëse mendoni se gjërat janë mirë të baraspeshuara, gjithë ajo që mund të vendosë këtë ndeshje është një penalti apo karton i kuq në fillim të takimit. Një gjë është e sigurt – sikurse gjithmonë, kjo sfidë do të jetë triler i vërtetë”, ka deklaruar Cambiasso.
Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, mendon se bavarezët do të konsiderohen si ekipi më i mirë në botë vetëm nëse mposhtin Barcelonën.
“Xavi dhe Iniesta janë lojtarë të mëdhenj. Ata luajnë për ekipin më të mirë në botë. Dhe ne do të tentojmë të mposhtim ekipin më të mirë në botë”.

“Dhe kur të mposhtim ekipin më të mirë në botë, ndoshta disa lojtarë të Bayernit do të jenë lojtarët më mirë në botë”, ka thënë Schweini.
Mesfushori i ri gjerman, Marko Marin, mund të jetë lojtar i Interit gjatë janarit, nëse Nerazzurët dështojnë ta transferojnë sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.
Interi është përfshirë në një luftë të ashpër me Milanin për firmën e sulmuesit Carlos Tevez dhe me Rossonerët si favoritë për të nënshkruar me ‘Carliton’, tashmë pista e re e Interit është mesfushori i talentuar gjerman.

“Natyrisht se ju dëgjoni këto gjëra. Ju i vëreni. Është mirë kur dëgjoni gjëra të tilla. Por, nuk kishte bisedime konkrete me Interin. Qëllimi im është të jem në 100 përqindëshin tim përsëri dhe të jem i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit”, theksoi Marko Marin.
Mbrojtësi i Evertonit, Phill Neville, beson se anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, është një prej më të mirëve në Evropë.
“Gareth është duke u pjekur dhe duke u shndërruar në një anësor të jashtëzakonshëm, ndoshta në më të mirin në Ligën Premier nëse jo në Evropë”.

“Ne duhet të jemi në formën më të mirë për ta ndalur atë. Unë e shoh një lojtar më të mirë në të këtë sezon se sa sezonin e kaluar. Ai po përmirësohet vit pas viti”, theksoi mbrojtësi para takimit që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Mesfushori kroat, Danijel Pranjic, ka deklaruar se është qind për qind i sigurt se do të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.
30-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, ndërsa Wolfsburgu dhe Juventusi janë të interesuar për të.

“Kam katër ose pesë oferta. Qind për qind do të largohem nga klubi gjatë verës”, ka thënë Pranjic, i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2009 nga Heerenveeni.
Akoma duhet pritur që të mësohet formacioni definitiv i përfaqësues amerikane në basketboll që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër, ku do të tentojnë ta mbrojnë medaljen e artë.
Para katër vitesh në Pekin, ‘ekipi i ëndrrave’ e zuri vendin e parë duke e mposhtur Spanjën në finale, ndërsa sipas njoftimeve të para të medieve amerikane, formacioni do të jetë shumë i ngjashëm me atë të Pekinit.

Lojtari kryesor i ekipit pritet të jetë Kobe Bryant (LA Lakers), i cili në Pekin pati rolin e kapitenit, ndërsa aty do të jetë edhe dyshja e Miamit, LeBron James dhe Dwyane Wade.

Ndërkohë, në listën preliminare gjenden edhe këto emra: Carmelo Anthony, LaMarcus Aldridge, Chauncey Billups, Chris Bosh, Tyson Chandler, Kevin Durant, Eric Gordon, Blake Griffin, Dwight Howard, Andre Iguodala, Kevin Love, Lamar Odom, Chris Paul, Derrick Rose, Russell Westbrook dhe Deron Williams.
Për shkak të dëmtimit të ligamentit, mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, do të duhet të pushojë më shumë se një muaj.
Lojtari gjerman u detyrua që ta lëshonte fushën në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Malagas për shkak të lëndimit, ndërsa vendin e tij e zuri Mesut Oezil.

Los Blancos fituan me rezultat minimal 1-0 (4-2 në të dyja takimet), ashtu që në çerekfinale të Kupës, sipas të gjitha gjasave, do të luajnë kundër Barcelonës që e ka siguruar kualifikimin që në takimin e parë (duke e mposhtur Osasunan me rezultat 4-0).

Dy takimet çerekfinale zhvillohen më 18 dhe 25 shkurt, prandaj është thuajse e sigurt që Khedira nuk do të luajë.
Miqt e afërt me Cristiano Ronaldon janë të frustruar me mungesën e përkrahjes nga tifozët e Real Madridit për yllin portugez këtë sezon dhe prandaj besohet se po insistojnë për një rikthim sensacional në Old Trafford.
Të shtunën vërshëllimat frustruan Cristiano Ronaldon dhe miqt e tij, të cilët tashmë ndihen tejet të ofenduar me trajtimin e portugezit edhe pas asaj që ndodhi në El Clasico me Barcelonën.

“Ronaldo ka ndjenja dhe ai ishte lënduar në El Clasico kur u largua nga stadiumi. Ai nuk ka mundur të kuptonte se si Bernabeu po e abuzonte atë për gabimin në një pasim, ose duke thënë se ai gjithmonë dështon ndaj Barcelonës”.

“A nuk ishte goli i tij ai që siguroi kupën në Valencia? Kush shënoi në Camp Nou në Superkupë dhe goditi shtyllën e Victor Valdes?”, theksoi një mik i afërt i Ronaldos për AS.

Më tej miku i portugezit shtoi se ai së bashku me miqt tjerë po tentojnë ta bindin Cristianon të rikthehet në Old Trafford, ku edhe gjatë fundjavës së kaluar ishte brohoritur emri i tij, teksa në Bernabeu kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, që është në qendër të një lufte të jashtëzakonshme mes Milanit dhe Interit, nuk e ka përjashtuar një marrëveshje me Interin, pasi kishte arritur një të tillë me Milanin.
Tevez ka akordin me Milanin, por Rossonerët po presin përgjigjen e Manchester Cityt për ofertën, teksa nga ana tjeter Interi ka akordin me Cityn, por i mungon ajo me Tevez. Vetëm një ditë pasi mediat italiane raportuan se Tevez ka thënë se dëshiron vetëm Milanin, janë La Gazzetta dello Sport dhe Sky që raportojnë se Tevez nuk e ka përjashtuar një kalim te Interi.

“Interi? Flasim...! Të shohim...”, theksoi Tevez sipas mediave të lartpërmendura.

Gjithnjë sipas Sky, drejtori i Interit, Marco Branca do të flasë personalisht me Carlos Tevez të hënën pas derbit ndaj Milanit, për të arritur marrëveshjen me argjentinasin që po vihet edhe nën presion nga legjenda Javier Zanetti dhe Diego Maradona.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se ai ka dëshirë të zjarrtë për të luajtur në Argjentinë para se të pensionohet, duke shqetësuar kështu tifozët e Barcelonës për të ardhmen e tij në Camp Nou.
“Në Evropë unë dua të luaj vetëm për Barcelonën. Unë dua të qëndroj këtu përgjithmonë, sa më gjatë aq më mirë sepse po ndihem mirë dhe i dashur”.

“Por, para se të pensionohem dua të luaj në vendin tim, jam absolutisht i sigurtë se dua të luaj në Argjentinë. Është një ëndërr të cilën dua ta bëj realitet”, tha Messi.
Ylli i rikthyer i Arsenalit, Thierry Henry, nuk ka dyshime se Topçinjtë do të përfundojnë në top katërsh në Ligën Premier.
“Ne sigurisht se nuk duam të jemi jashtë top katërshes. Do të ketë shumë konkurrencë këtë vit. Por mendoj se kjo skuadrës ka gjithë çfarë nevojitet për të qenë aty, nëse shikoni se si skuadra është rikthyer nga fillimi i sezonit”.

“Ekipi ngadalë po e merr formën. Megjithatë, ne humbëm një mbrojtës kundër Leeds [Francis Coquelin] dhe mund t’ia dalim pa lëndime të tjera. Kjo do të ndihmonte”, ka thënë Henry për faqen zyrtare të Arsenalit.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ata janë të gatshëm të përballen me Barcelonën në çerekfinalet e Kupës.
Reali mposhti Malagan me rezultat 1-0 në ndeshjen e mbrëmshme për të siguruar biletën në çerekfinale, ku me gjasa do të takohen me Barcelonën, e cila ka një avantazh prej katër golash nga sfida e parë ndaj Osasunas.

“Ne jemi të gatshëm për rivalin tonë të ardhshëm, por ne duhet t’i marrim gjërat me ngadalë. Barcelona ende duhet të luajë në ndeshjen e kthimit dhe gjithçka mund të ndodhë. Ndjehem më mirë dhe më komfort kur ia dalim më mirë si skuadër”, ka thënë Xabi.
Një klub i Ligës Premier është i gatshëm të ofrojë plot 42 milionë euro për të transferuar anësorin e Real Madridit, Angel di Maria.
Marca shkruan se interesimi ka tronditur kokën e Di Maria i cili tash është duke menduar seriozisht për një karrierë të re në Angli.

Derisa asnjë emër klubi nuk është përmendur, Di Maria admirohet si nga menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, po ashtu edhe nga ai i Chelseat, Andre Villas-Boas.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, dëshiron të transferohet te Milani dhe jo te Interi.
Mediat sportive së fundi raportuan se Interi ishte afër për të siguruar shërbimet e argjentinasit, por ky i fundit më shumë preferon fanellën kuqezi.

“Carlos më ka thënë se ai dëshiron të luajë me Ibrahimovic te Milani”, ka thënë agjenti i tij Kia Joorabchian për Sportmediaset.
Mesfushori kosovar i Lazios, Lorik Cana, do të jetë jashtë fushe për dy muaj pas një lëndimi të marrë në shpinë.
Cana u lëndua në disfatën 4-0 ndaj Sienës gjatë vikendit dhe mungoi në fitoren e djeshme 3-2 në Kupë ndaj Hellas Verona dhe do të duhet të pushojë një muaj para se të fillojë të stërvitet me skuadrën.

“Cana u është nënshtruar testeve dhe është zbuluar një frakturë në vertebrën e dytë dhe të tretë lumbale. Lojtari do të duhet të pushojë për 40 ditë dhe koha e rikuperimit vlerësohet të jetë deri në dy muaj”, thuhet në deklaratën e klubit italian.
Kobe Bryant ka shpërthyer duke shënuar po thuajse gjysmën e pikëve të skuadrës, 48 pikë, dhe duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores 99-83 ndaj Phoenix Suns.
Duke kombinuar një varg gjuajtjesh nga kërcimet dhe hedhjesh atletike, 33-vjeçari shënoi në 18 nga 31 tentimet nga fusha për të regjistruar pikët më të larta në NBA këtë sezon.

Fitorja ishte e treta radhazi për Lakers dhe e shtata e sezonit krahas katër humbjeve që u mundëson atyre të udhëheqin në Divizionin Pacifist me një ndeshje para rivalit lokal, Los Angeles Clippers.
Kosovarja e vetme që ka siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londra 2012, Majlinda Kelmendi, ka lansuar web faqen dhe profilin e vet zyrtar në Facebook, duke u përgatitur për një prezantim sa më të denjë në vitin e Olimpiadës.
Xhudistja ka rezervuar emrin Majlindakelmendi.info dheMajlindakelmendi.org, ndërsa faqja e saj në Facebook ështëMajlinda Kelmendi Official.
Në këtë mënyrë xhudistja do të zvogëlojë shanset e keqpërdorimit të emrit të saj nga njerëz të ndryshëm që kanë hapur profile me emrin e saj. Profili në Facebook Majlinda Kelmendi Judo nuk është i bërë dhe i mirëmbajtur nga ekipi i xhudistes, dhe autorët kanë refuzuar që të bashkëpunojnë.
“Këto profile do e ndihmojnë komunikimin e Majlindës me publik, dhe do të ndihmojnë në përkrahjen e sponsorëve që e përkrahin xhudisten dhe pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë prandaj presim përkrahjen tuaj”.
“Të gjithë ata që dëshirojnë të përkrahin Majlindën mund të bëjnë një ‘Like’ në profilin e saj zyrtar dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojnë neve që në mënyrë sa më dinjitoze të prezantojmë Kosovën në botë”, thuhet në një komunikatë dërguar nga stafi i sportistes.
Majlinda Kelmendi është padyshim sportistja më e njohur dhe më e pranishme në mediat botërore e cila përfaqëson Kosovën dhe një ambasadore e fuqishme e vendit tonë botë.
Trajneri i Real Madridit duket i kënaqur pasi ekipi i tij arriti të kalufikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit pas fitores 1-0 ndaj Malaga.
Reali fitoi 3-2 në ndeshjen e parë të 1/8-tës së finales dhe shkon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga të dyja takimet, ku sipas gjasave do të takohet me Barcelonën.

“Ne kemi shënuar tetë gola në dy ndeshjet e kaluara dhe njerëzit na akuzojnë neve se nuk mbrohemi mirë. Ne kemi dhënë një paraqitje, serioze, pragmatike dhe praktike sonte. Ne u mbrojtëm mirë dhe rivali ynë vështirë fitoi rast për të shënuar”.

“Ne nuk bëmë një paraqitje brilante me topin, por ne megjithatë arritëm në rundin e ardhshëm kundër një skuadre të qëndrueshme e cila luajti në mënyrë inteligjente në të dyja ndeshjet. Do të ishte edhe më vështirë nëse nuk do të kishim shënuar. Bëmë përpjekje të mëdha për të fituar”, ka thënë Mourinho pas takimit të mbrëmshëm.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, mezi pret derbin e të dielës kundër Interit dhe ka kujtuar sfidat e kaluara në mes dy rivalëve lokal.
“Mendoj se një prej ndeshjeve më ngazëlluese derbi që kam përjetuar ishte barazimi 2-2 në vitin 1999. Është e qartë se nuk mund të harrohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2003. Mbrojtja ime në Mohamed Kallon ishte padyshim mbrojtja më e rëndësishme në karrierën time”, ka thënë portieri.

Rivalët nga San Siro do të përballen në Derby della Madonnina gjatë të dielës me Interin që synon të rikthehet në garën për titull duke fituar sfidën.
Lionel Messi thotë se Barcelona mund të mos jetë klubi i tij i fundit.
Fituesi trefishtë i çmimit prestigjioz Topi i Artë shpreson ta mbyllë karrierën e tij si futbollist në Argjentinë.

“Në Barcelona ndjehem për mrekulli, perfekt, dhe në Evropë do të luaj vetëm për Barcelonën, por ëndrra ime është të pensionohem në Argjentinë”, ka deklaruar lojtari më i mirë në botë.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se ata do të mund “ta korrigjojnë” diferencën prej pesë pikësh ndaj Real Madridit.
Barca pranoi një gol të vonshëm për të barazuar 1-1 ndaj Espanyol në derbin lokal të së dielës, një ditë pasi Madridi mposhti Granadan me rezultat 5-1. Por Puyol nuk pranon të bëjë panik.

“Pesë pikë është një diferencë e lartë, por kjo mund të korrigjohet. Ne nuk do të heqim dorë nga liga dhe do të luftojmë deri në fund. Ne ende kemi ambicie për t’u bërë kampionë”, ka thënë Puyol.
Fiorentina raportohet se është hedhur në kërkim të sulmuesit të Juventusit, Amauri.
Sky Sport Italia shkruan se drejtuesit e Juves, përfshirë Beppe Marottan, janë në negociata me Fiorentinën për të kompletuar transferimin.

Viola ka nevojë për përforcime pas shitjes së Alberto Gilardinos te Genoa dhe arritjes së marrëveshjes për të dërguar Santiago Silvan te Boca Juniors.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, është duke menduar seriozisht për Kupën e Italisë derisa përgatitet për sfidën e radhës në këtë garë përballë Fiorentinës.
“Coppa Italia është një garë ngazëlluese për ne, nuk është problem. Ne duam ta fitojmë këtë takim”.

“A mund ta fitojmë trofeun? Pse jo? Duke shikuar në mënyrën se si luajmë do të thosha po. Megjithatë, mendja ime nuk do të më lejojë të mendoj për një të ardhshme shumë të largët. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk do të jetë lehtë për shkak të orarit, por do të përpiqemi”, ka thënë Enrique.