Legjenda e Real Madridit, Raul, ka thënë se ai shpreson që Merengezët të fitojnë çdo trofe këtë sezon, për të tejkaluar Barcën edhe më shumë në titujt në rang të përgjithshëm.“Unë dua që Real Madridi të fitojë gjithçka në vitin 2011/2012. Ligën e Kampionëve, La Ligën, Copa del Rey, gjithçka”.
“Mendoj se ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Pse jo? Janë dy favoritë për mendimin tim. Barcelona dhe Real Madridi. Unë i shikoj ndeshjet e tyre dhe puna e Mourinhos po shpaguhet. Skuadra ka ndryshuar shumë, por ata po bëjnë hapa të mëdhenj para. Ata janë bërë kompetitivë dhe janë në krye të tabelës”, tha Raul.
Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, ka deklaruar se ai po të kishte paratë që nevojiten, do ta kishte emëruar menjëherë përzgjedhës teknikun katalanas të Barcelonës, Pep Guardiola.“Nëse AFA do të kishte mundësitë financiare, atëherë Guardiola do të ishte trajner i kombëtares”.
“Është ëndërr e imja ta bëj Guardiolën trajner të Argjentinës. Vetëm kështu mund ta bëjmë Lionel Messin kampion bote, unë nuk dua të vdes pa e bërë Messin kampion bote”, u shpreh Grondona.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mohuar spekulimet se sulmuesi Alexandre Pato është duke u përgatitur për derbin e tij të fundit ndaj Interit të dielën.“Unë vërtet nuk besoj se ky do të jetë derbi i fundit për Paton. Ai bëri mirë ndaj Atalantës të dielën, përkundër faktit se unë e nxorra nga loja, pasi kam pasur nevojë për një sulmues me karakteristika tjera”.
“Ai e fitoi penaltinë, e goditi shtyllën dhe bëri tri sulme. Ai bëri më të mirën e tij”, tha Allegri.
Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, ka bërë të ditur se ai beson që bavarezët gjithmonë do të kenë ekip superior për Dortmundin.“Ne e dimë se Dortmundi ka ekip të mirë, por unë mendoj se Bayerni gjithmonë do të ketë ekip cilësor. Gjithmonë është në duart tona se kush do ta fitojë titullin”.
“Bayerni gjithmonë ka ekip aq kompetitiv që nuk dominon vetëm në Bundesliga, por mund të jetë i suksesshëm edhe në nivelet më të mëdha të futbollit evropian”, tha mesfushori gjerman.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka pranuar se ai nuk ka frikë nga rrezikë që po paraqet Interi para derbit që zhvillohet të dielën në San Siro.“Interi ka rritur formën. Ne kemi respekt për ta, por nuk frikësohemi aspak”.
“Përpos të tjerëve, ne duhet të përqëndrohemi te Milito, që është lojtar shumë i madh”, tha Silva.
Milani ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare të klubit se sulmuesi Alexandre Pato nuk do të largohet nga klubi, ashtu siç raportuan mediat italiane.“A.C. Milan dëshiron të komunikojë se Alexandre Pato do të qëndrojë në fanellën Rossonere edhe për shumë kohë. Sulmuesi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij të re dhe të mrekullueshme me Milanin”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Milani në faqen zyrtare AcMilan.com
Sidoqoftë, këtu janë hapur pa qartësi tjera. Ishte menduar deri para disa momenteve se Milani do ta shesë Paton për 35 milionë euro për ta transferuar Tevezin për 30 milionë euro në total, por tani ka pyetje tjera që hapen nga kjo komunikatë.
Merkato është duke çmendur tifozët e klubeve italiane, pasi kështu Milani de jure pranon se nuk do ta transferojë Carlos Tevezin, pasi pa shitur Paton nuk ka fondet prej 30 milionë eurosh për argjentinasin.
Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, mendon se tifozët e Los Blancos kanë të drejtë ta vërshëllejnë futbollistin më të shtrenjtë të tyre, Cristiano Ronaldo, nëse ai nuk i përmbush pritjet e klubit.“Vërshëllimat ndaj Ronaldos? Njerëzit në tribuna janë ata që paguajnë dhe ata gjithmonë kanë të drejtë”.
“Nëse spektatorët kërkojnë nga lojtarët atë që duhet të bëjnë, shënimin e golave, atëherë lojtarët nuk duhet ta vënë në pikëpyetje këtë. Tifozët kanë gjithmonë të drejtë. Nëse ata vërshëllejnë dikë, atëherë është pse duan që ai lojtar të jetë efektiv”, tha Di Stefano.
Rikthimi i mesfushorit David Beckham te LA Galaxy është ende jo i vendosur, pasi negociatat për kontratën e tij janë duke vazhduar.Sipsa Guardian, legjenda angleze dëshiron të rikthehet te LA Galaxy, por ende po zhvillohen bisedimet për një rinovim të tij me klubin amerikan të MLS.
Sidoqoftë, është thënë se Tottenhami dhe Manchester United mund të jenë të interesuar për një rikthim të tij në Ligën Premier, por si duket Becks nuk është i interesuar për të prekur majat e futbollit anglez.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, besohet se do të kalojë te klubi francez Paris Saint-Germain, pas një oferte të përmirësuar të bërë nga francezët.Mediat italiane raportojnë se shuma e transferimit të Patos do të jetë prej rreth 35 milionë eurosh, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2015 të vlefshme shtatë milionë euro në vit.
Lajmin e konfirmon dhe drejtori i Milanit, Umberto Gandini, që ka thënë se është çështje kohësh zyrtarizimi dhe se nuk është sekret tashmë largimi i Patos drejt PSG-së.
Kështu siqodoftë nuk mendon Adriano Galliani që ka shtuar pa qartësitë duke thënë se nuk ka akord me PSG dhe se Pato qëndron në San Siro.
Alexandre Pato që një kohë është vënë në qendër të spekulimeve të mediave për të ardhmen e tij dhe tani duket se po i vjen fundi edhe kësaj sage transferuese.
Klubi francez Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ka transferuar mbrojtësin brazilian, Maxwell, nga klubi spanjoll Barcelona.Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare e gjysmë me klubin francez dhe besohet se do të fitojë rreth 2 milionë euro në sezon.
30 vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Interi në vitin 2009 dhe nuk ka arritur që të jetë standard në formacionin e Pep Guardiolës.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka pranuar disfatën në luftën me Milanin për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, duke ua ‘bërë përhajr’ Rossonerëve lojtarin e ri.“ A do ta blejmë? Unë nuk e di”.
I pyetur nëse ndjen se Tevez do të luajë për Milanin, Moratti pranoi: “Po, mendoj se kështu do të ndodhë”, tha Moratti para gazetarëve të Canal Plus dhe BBC.
Milani për të transferuar Tevez do të shpenzojë rreth 30 milionë euro, të cilat do t’i fitojë nga shitja e Patos te PSG.
Chelsea raportohet se ka kthyer shikimin kah belgu Eden Hazard për afatin kalimtar të janarit dhe ka filluar negociatat me Lille.L’Equipe shkruan se klubi londinez dëshiron ta forcojë skuadrën pas pjesës së parë zhgënjyese të sezonit, dhe menaxheri Andre Villas-Boas, e sheh anësorin si një përforcim të qëlluar të sulmit.
Chelsea supozohet se po bën gati ofertën në vlerën e 30 milionë eurove për Hazard në përpjekje për ta bindur klubin francez të heqë dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit këtë dimër.
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, beson se Bundesliga është superiore ndaj Ligës Premier dhe La Ligës.“Për mua, Bundesliga është një garë më e fuqishme se liga angleze dhe ajo spanjolle. Në Gjermani ka shumë skuadra të cilat luftojnë për një vend në top pesësh. Në Spanjë janë vetëm dy skuadra të fuqishme dhe në Angli janë vetëm katër”.
“Ka disa skuadra të fuqishme në Gjermani të cilat të gjitha mund ta mposhtin njëra-tjetrën. Bundesliga është më e ekuilibruar sipas mendimit tim”, ka thënë Muller për Goal.
Jordi Alba mund të jetë në rrugë drejt largimit nga Valencia, pasi Barcelona e ka shndërruar në prioritet nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, shkruan El Mundo Deportivo.Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për shkak të largimit të Maxwell drejt Paris Saint-Germain dhe për shkak të pasigurive rreth të ardhmes së Eric Abidal, dhe ata e shohim 22-vjeçarin Alba si një shtesë të përkryer në skuadër.
Katalanasit për të parën herë treguan interesim në Alba para fillimit këtij sezoni, por më pas vendosën të mos bëjnë ofertë për spanjollin gjatë verës.
Megjithatë Barca tash është rikthyer në garë për Alba dhe raportohet se tashmë e ka njoftuar mbrojtësin për synimet për të nënshkruar me të.
Alba është produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, por u largua nga Blaugranët në verën e vitit 2005. Kontrata e tij e tashme me Valencian skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Shanghai Shenhua ka bërë një ofertë ambicioze për të transferuar yllin e Real Madridit, Kaka, në Kinë.Radio Marca bën të ditur se zyrtarë nga Shenhua kanë arritur në Madrid për të biseduar me Realin dhe me Kaka rreth një transferimi befasues të tij në Shanghai.
Klubi kinez tashmë ka transferuar sulmuesin e Chelseat, Nicolas Anelka, dhe është i gatshëm t’i ofrojë Kakas një pagë më të madhe se 9 milionë euro në vit, sa ai tash merr te Reali.
Mesfushori i Interit, Ricky Alvarez, mendon se Nerazzurët mund ta mposhtin Milanin në derbin e të dielës.“Ne mund t’i mposhtim ata. Nëse Interi luan në mënyrën në të cilën di, atëherë ne do të fitojmë”.
“Ne do të duhet të mbrohemi mirë dhe nëse nuk pranojmë gola në kundërsulme, atëherë ne mund t’ia dalim mirë në ndeshje”.
“Mezi pres të luaj në derbin e parë që nga minuta e parë deri te e fundit. Dua t’i përjetoj të gjitha emocionet e mundshme”, ka thënë Alvares për La Repubblica.
Aston Villa ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me Los Angeles Galaxy për të nënshkruar me sulmuesin Robbie Keane në formë huazimi.Irlandezi sot edhe ka kompletuar transferimin e përkohshëm i cili do të zgjatë deri më 25 shkurt. Galaxy do t’i fillojë përgatitjet para-sezonale tre ditë para rikthimit të tij me një ndeshje kundër New England Revolution.
“Jam i ngazëllyer që rikthehem në Ligën Premier. Ky është një qëndrim i shkurtër, sigurisht, por ka pasur shumë spekulime gjatë viteve që e lidhnin emrin tim me Villan dhe, përfundimisht, jam këtu”.
“Jam i ngazëllyer për këtë dhe e di se vërtet do të kënaqem gjatë kohës time këtu. Është vetëm për dy muaj, por do të jap më të mirën absolute gjatë këtyre dy muajve”, ka thënë Keane për faqen zyrtare të Aston Villas.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ishte krenar me lojtarët e tij pas fitores në gjysmëfinalen e parë të Kupës Carling ndaj Manchester Cityt.“Kishte dy paraqitje të ndryshme në secilën pjesë; të parën kur ne dukeshim ca më kërcënues, por në të dytën, pasi kishim avantazhin e golit, ne u mbyllëm dhe u përpoqëm të mos pranojmë gola”.
“Jo shumë skuadra kanë ardhur këtu dhe janë larguar pa gola të pranuar. Ishte një mund fantastik nga lojtarët në pjesën e dytë – kjo mund të mos kishte qenë në formën më të mirë, por nuk kishte mungesë dëshire. Sapo kaluam në avantazh ne ishim të vendosur për të mos e humbur atë”.
“Nëse vini këtu dhe fitoni 1-0 nuk do të jenë të pakënaqur. Është një paraqitje fantastike nga lojtarët kundër një skuadre që është vërtet shumë e mirë”, ka thënë skocezi.
Ndeshja e kthimit kur edhe do të vendoset finalisti i Kupës do të zhvillohet dy javë më vonë në Anfield.
New York Knicks kanë fituar me rezultat 85-79 në derbin e divizionit atlantik kundër Philadelphias në Madison Square Garden për të shënuar fitoren e katërt radhazi dhe për t’u dhënë fund gjashtë fitoreve radhazi të 76-ers.Lideri i divizionit, Philadelphia, tash mbetet me shtatë fitore dhe tre disfata këtë sezon, derisa New York ka gjashtë fitore dhe katër disfata në pozitën e dytë.
Carmelo Anthony udhëhoqi te Knicks me 27 pikë, duke shënuar 10 radhazi gjatë çerekut të katërt, derisa Amar'e Stoudemire shënoi 20 të tjera.
Andre Iguodala dhe Evan Turner shënuan nga 16 pikë secili për 76ers, që zhvilluan ndeshjen e tretë në tre ditë dhe të pestë në gjashtë ditë.
Mesfushori i Baselit, Granit Xhaka, nuk di asgjë për interesimin e Manchester United.Kosovari me nënshtetësi zvicerane së fundi është lidhur me një transferim te United, por duket se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Nuk di asgjë. Vetëm nga ajo që kam lexuar. Unë jam një tifoz i Bundesligës dhe Ligës Premier. Këto janë ligat e mia favorite”, ka deklaruar Xhaka.
















