Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka thënë se çdo ndeshje në Ligën Premier tani e tutje është sikurse finale për klubin nga Ettihad Stadium dhe ka mohuar krizën e liderëve.
“Eliminimi nga FA Cup nga United ishte moment me rëndësi, por ne vërtet kemi dashur të tentojmë ta mbrojmë trofeun, ndërsa ishte e dhimbshme për mua ta shoh atë humbje nga televizori”.

“Ishte rezultat i keq për ne, por ne kemi mundur të ngritemi në ndeshjen kthyese po që se do të kishim barazuar. Ne ende kemi gjasa të mira për të bërë finalen në Carling Cup. Një gjë është e sigurtë – ne kemi dështuar në dy ndeshje radhazi ndaj ekipeve të mëdha”, tha Silva për The Sun.
Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, ka lëvduar progresin e Bayernit dhe të kombëtares gjermane bërë në dy vitet e fundit.
“Ne kemi vazduar zhvillimin e të dyja ekipeve. A është kjo e mjaftueshme për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Euro 2012, do të shohim. E vërteta është se asnjë lojtar nuk do të ishte i kënaqur me vendin e dytë. Ne kemi cilësinë për të arritur në finale, por nuk jemi top favoritët”.

“Spanja, kampione e botës dhe e Evropës është gjithashtu favorite. Sidoqoftë, ne ishim pranë tyre. Është e njëjta gjë me Bayernin ndaj Barcelonës dhe Realit, të cilët janë top favoritët për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Lahm.
Futbollisti më i mirë në planet, Lionel Messi, i ka marrë pak kohë vetes për ta lavduar veten, duke thënë se për të nuk ishte befasi e madhe që e fitoi sivjet Topin e Artë.
“Sigurisht, nuk ishte befasi ashtu sikurse që e fitova vitin e kaluar. Unë e kam ditur se kam pasur gjasa të mira ta fitoj Topin e Artë dhe isha shumë i relaksuar”.

“Unë jam shumë i kënaqur dhe krenar me fitoren, ashtu sikurse që e fitova dy herë më parë. Kjo është hera e tretë që e fitova dhe unë jam përsëri mjaft i emocionuar. Topi i Artë është trofe prestigjioz dhe të gjithë lojtarët duan ta fitojnë atë”, ka thënë Messi për France Football.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, pret që muaji i afatit kalimtar dimëror të kalojë në qetësi për The Reds, pa tratativa dhe transfere.
“Ne kemi pasur opsionin për të qenë më aktiv, por ne kemi thënë se do të jemi të qetë. Është një punë në progres për ne. Ne po vazhdojmë të bëjmë gjërat sipas planit dhe djemtë po punojnë sa më shumë që munden dhe ne do të shohim se si do të shkojë gjithë situata”.

“Nëse ne kemi pasur nevojë që dikush të na përforcojë, ne do ta kishim bërë. Ne vërtet nuk po kërkojmë askënd për janar. Ne kemi qenë të kënaqur me atë që kanë bërë lojtarët që nga gushti”, potencoi Dalglish.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se ashtu siç rrëzoi miliarderët e Chelseat nga maja e futbollit anglez, do të rrëzojë dhe liderin aktual dhe rivalin lokal Manchester Cityn.
“Indikacionet janë që kjo të ndodhë. Ata nuk kanë vlerë fëmijë. Ata sollën njerëz me eksperiencë”. Por, kjo nuk na frikëson. Ne kemi bërë punë të mirë te Manchester United dhe këtë e kemi dëshmuar viteve të kaluara”.

“Se si e kemi trajtuar situatën me Chelsean, vërtet do ta bëjmë edhe me Manchester City. Tottenhami është rreziku kryesor i United për titull. Ata po luajnë futboll fantastik”, u shpreh Ferguson.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka rinovuar më në fund kontratën e tij me kampionin e Italisë, duke u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
44 vjeçarit i skadonte kontrata në qershor të këtij viti dhe rinovimi vjen në momentin e duhur, pikërisht para derbit të madh ndaj Interit.

Milani ka konfirmuar me anë të një komunikate se ka arritur marrëveshje me Allegrin për një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2014.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë se Real Madridi është në gjendje të mposhtë çdo skuadër, duke shprehur bindjen për mbajtjen e avantazhit prej pesë pikësh ndaj Barcës deri në fund të sezonit.
“Gjithmonë na fusni në bastore. Do ta fitojmë çdo ndeshje. Ne jemi në formë të lartë dhe ne jemi të parët, do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta fituar titullin”.

“Unë jam vetëm 24 vjeç dhe unë do të punoj shumë për të vazhduar kështu, sepse jam mirë fizikisht dhe mentalisht. Unë po luaj në shumë ndeshje dhe po shënoj shumë gola”, theksoi Benz’.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka thënë se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri po luan lojëra mediatike duke provokuar zikaltrit para supersfidës që zhvillohet të dielën.
“Allegri thotë se ne jemi jashtë garës për titull nëse pësojmë humbje? Të gjithë tentojnë të luajnë lojërat e veta dhe të bëjnë provokimet sipas dëshirës së tyre”.

“Ndoshta ai tha këtë duke shpresuar se ne do ta sulmojmë atë nga fillimi, duke lënë mbrojtjen të ekspozuar, ndoshta kjo është ajo që ai dëshiron. Ne shpresojmë se do të fitojmë dhe këtë do ta shohim në fushë”, ka thënë Cambiasso.
Mario Balotelli edhe njëherë ka shkaktuar valë kontraverse mediatike në Angli, pasi që sulmuesi i Manchester Cityt ka hyrë në një kolegj për të kërkuar një toalet.
Nxënësit dhe mësimdhënësit janë shokuar kur e kanë parë italianin duke hyrë në shkollën e tyre me Bentleyn e tij, duke e ç’liruar veten dhe më pas duke u njoftuar me stafin dhe klasët përplot me nxënës.

“Balotelli e parkoi Bentleyn e tij jashtë shkollës dhe më pas erdhi dhe kërkoi ku janë toaletet, e pastaj ai shkoi në sallën e arsimtarëve. Më pas ai eci nëpër kampus thuase është pronë e tij dhe se të gjithë po e ndiqnin nga pas. Ishte fantastike që e kemi parë atë, por po ashtu qesharake për të të vijë këtu – kurrë nuk e kam pritur që kjo të ndodhë”, theksoi nxënësi Edëard Gasson, 18 vjeç.

Një nxënës tjetër, Josh Keogh tha: “Kur ai po ecte nëpër kampus të gjithë tifozët e Cityt ishin duke e duartrokitur dhe duke brohoritur emrin e tij. Ai ishte mjaft i ftoftë. Ishte vërtet e çuditshme se si ai erdhi në kolegjin tonë”.

Një zëdhënës i kolegjit shtoi: “Ishim të ngazëllyer që jemi vizituar në mënyrë befasuese nga Mario, i cili bisedoi me disa prej nxënësve në një prej kolegjeve më të suksesshme të Mançesterit. Ne nuk kemi qenë në gjendje t’i shtrojmë darkë, por është i ftuar në çdo moment”.

Disa prej gjërave të çuditshme që Balotelli ka bërë në të kaluarën janë edhe vizita në një burg femrash për të parë se ‘çfarë po ndodh dhe çka ka të re’ dhe zjarrëvënia në shtëpinë e tij nga mjetet piroteknike të shfrytëzuara nga italiani në mënyrë jo të drejtë.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga Anfield, një kontratë afatgjate kohëgjatësia dhe detajet e të cilës nuk janë publikuar.
Gerrard ishte i lumtur të bënte të ditur rinovimin me klubin vetëm 24 orë pas fitores ndaj Manchester Cityt.

“Unë jam shumë i lumtur. Është ditë e madhe për mua dhe për familjen time. Vjen menjëherë pas një performance fantastike ekipore mbrëmjen e kaluar, kur ne morëm rezultatin të cilin e kërkuam. Këto 24 orë kanë qenë shumë të mira dhe rinovimi vjen si qershi mbi tortë”, theksoi Gerrard.
Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, mezi pret derin e të dielës në Serie A përballë Interit dhe synon tre pikë të plota nga takimi.
“Vërtet më pëlqen atmosfera në qytet para derbit. Çdokush është i ngazëllyer dhe i çmendur për ndeshjen”.

“Ne jemi një skuadër e fuqishme dhe dua ta nxjerri Interin jashtë garës për titull”, ka thënë Boateng për Tuttosport.

Ndeshja e të dielës në San Siro fillon në ora 20:45.
Mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam, thotë klubi do ta ketë mbështetjen e publikut në Anfield për ndeshjen e kthimit të Kupës Carling kundër Manchester Cityt.
“Ky klub duhet të fitojë trofe. Ne jemi në gjysmëfinale dhe kemi edhe një ndeshje në Kupën FA kundër Manchester United, po ashtu”.

“Porta e paprekur kundër Cityt do të na japë më shumë vetëbesim dhe ne e dimë se do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë për ndeshjen e kthimit”.

“Do të jetë një prej atyre netëve magjike në Anfield dhe shpresojmë se mund të shkojmë në finale”, ka thënë Adam.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij kundër Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit, do të jenë sfida shumë të ngushta.
“Në ndeshjet në mes të Barcelonës dhe Madridit nuk ka favoritë. Ne do të shkojmë në Santiago Bernabeu për t’u përpjekur të fitojmë dhe të nxjerrim rezultatin më të mirë të mundshëm”.

“Kështu ka vendosur shorti, ne do të duhet të përgatitemi shumë mirë, siç bëjmë gjithmonë, dhe të përpiqemi të arrijmë në gjysmëfinale dhe ta fitojmë turneun”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka paralajmëruar se sfida gjysmëfinale e Kupës Carling ndaj Manchester Cityt nuk ka mbaruar pas fitores në ndeshjen e parë të kësaj jave në Etihad.
“Ishte një performacë e shkëlqyeshme. Kjo është ajo çfarë dëshiruam – të vijmë, të përpiqemi dhe të ruajmë portën e paprekur dhe një gol”.

“Por sfida nuk ka përfunduar. Ne e dimë se do të kemi një ndeshje të vështirë pas dy javës, andaj gjysma e detyrës është kryer. Jam i sigurt se do të jetë e nxehtë në Anfield. Është vetëm një avantazh për ne, nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Gerrard.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, mezi pret ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Kupës së Mbretit përballë Real Madridit, dhe pret dy ndeshje plot emocione.
“Real Madridi është një rival i madh. Çerekfinalet do të jenë të mahnitshme dhe ngazëlluese për spektatorët. Edhe Barca edhe Madridi janë ekipe të cilat, pavarësisht në cilën garë luajnë, gjithmonë përpiqen të fitojnë”.

“Cilido që do të jetë rezultati, bota nuk do të përfundojë. Megjithatë, edhe nëse ne vazhdojnë ose jo ndeshjet në La Liga janë të sigurta. Kur luani ndaj një rivali si Madridi mundësitë e fitores ose humbjes gjithmonë ekzistojnë”.

“Nëse ne do të kishim pesë pikë epërsi, ne do të futeshim në ndeshje për ta fituar atë, po sikur do të kërkojmë fitore tash që jemi pesë pikë prapa, siç do të bënte edhe Real Madridi”, ka thënë Guardiola.

Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës në mes dy rivalëve do të zhvillohet më 18 janar në Stantiago Bernabeu.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ka qenë subjekt i fishkëllimave nga tifozët e Real Madridi në disa ndeshje gjatë këtij sezoni, por Casillas nuk mendon se ata nuk e duan yllin e skuadrës.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë konkurrues i cili gjithmonë përpiqet shumë dhe dëshiron të japë më të mirën”.

“Njerëzit kërkojnë shumë nga ai për shkak të natyrës së lojtarit që është. Ai dëshiron të japë më të mirën për veten edhe për klubin. Publiku në Bernabeu është shumë kërkues, dhe kjo është gjë e mirë. Nuk ka debat për kualitetet e tij. Ai gjithmonë e ka pasur mbështetjen e tifozëve”, ka thënë Casillas.
Ylli i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, mendon se lideri i Ligës Premier, Manchester City, nuk është një skuadër aq e qëndrueshme së fundi.
Van der Vaart dhe skuadra e tij kanë ngushtuar diferencën me liderët në vetëm tre pikë, që ka shtuar vetëbesimin e tyre.

“City nuk është aq i qëndrueshëm tashmë. Ata kanë humbur disa ndeshje dhe ndoshta kjo është në kokën e tyre, andaj ne mund ta shfrytëzojmë këtë avantazh”, ka deklaruar holandezi.
Liverpooli raportohet e është duke synuar sulmuesin e Olympique Marseille, Loic Remy.
The Liverpool Daily Post shkruan se Remy, 25-vjeçar, është një prej yjeve të Marseille këtë sezon, skuadër e cila po vuan të ruajë ritmin e rivalëve në Ligue 1.

Para se të kalojë te Marseille nga Nice gjatë verës së vitit 2010, Remy kishte qenë cak i interesimit të top klubeve evropiane, përfshirë edhe Redsat, para se ai të vendosë ta vazhdojë karrierën në jug të Francës.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Frank Lampard gjatë këtij muaji.
Lampard është lidhur fillimisht me një transferim te Manchester United dhe më pas te Paris Saint Germain.

“Ai do të jetë këtu, kjo është e sigurt. Po, për një kohë të gjatë”, ka thënë Villas-Boas.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka deklaruar se Milani ka dobësi në reparte të ndryshme dhe këto Nerazzurët do të mundohen t’i shfrytëzojnë për duelin e të dielës mbrëma.
“Rossonerët kanë ekip të mrekullueshëm, por duket se sikurse të gjithë edhe ata kanë dobësi dhe ne mund t’i shfrytëzojmë ato”.

“Është një ndeshje e mrekullueshme dhe ne po shpresojmë të luajmë mirë. Çfarë u premtojmë tifozëve? Ata e dinë se ne gjithmonë në fushë japim maksimumin dhe nuk do të jetë ndryshe në derbi. Ne e dimë se kjo ndeshje do të thotë shumë për tifozët, por vlen shumë edhe për ne, ne po stërvitemi shumë dhe e përsëris, duam të fitojmë”, ka thënë El Principe.
Tottenhami është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Santosit, Paul Henrique Gansos për një shumë prepj 18 milionë eurosh.
Kështu raporton portali Goal.com, që beson se agjenti i mesfushorit brazilian ka përfunduar me sukses bisedimet me drejtuesit e klubit londinez, të cilët e dëshirojnë lojtarin në ekip për sezonin e ardhshëm.

Transferimi i Gansos prej 18 milionë eurosh mund të pasojë shitjen e Luka Modric te Chelsea apo Manchester United prej rreth 35 milionë funtesh.
Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, Aldo Serena, mendon se është Milani me lider Zlatan Ibrahimovic ai që do të triumfojë në derbin e të dielës ndaj Nerazzurëve.
“Ibrahimovic ka gjithçka dhe ai mund të jetë njeriu që do ta vendosë ndeshjen. Por, te Rossonerët janë lojtarë tjerë të cilët mund të bëjnë magji, ose gol, mendoj se Pato dhe Boateng janë të rëndësishëm.

“Shoh Milanin si favorit, pasi Rossonerët kanë më shumë cilësi se sa Interi. Nerazzurët e kanë bërë rikthimin në tabelë dhe po përmirësohen, por Milani është lider. Rossonerët janë impresivë, por më shumë ata e dinë se si të fitohen ndeshjet pa ndonjë problem. Por përsëri, kurrë mos thuaj kurrë në derbi”, potencoi Serena.
Interi duket ta ketë fituar derbin e parë para derbit të vërtetë të Madonninës me Milanin të dielën, pasi Adriano Galliani ka konfirmuar tërheqjen nga bisedimet për Carlos Tevez.
Adriano Galliani kishte udhëtuar drejt Londër për t’u takuar me zyrtarët e Cityt. Galliani kërkoi huazim pa obligim blerje, por City kërkoi obligimin e blerjes prej 27 milionë eurosh, gjë e cila e detyroi Milanin ta shqyrtonte shitjen e Patos.

Në ndërkohë presidenti i Interit, Massimo Moratti, si mjeshtër i vërtetë e futi në kurth Milanin duke ua uruar Rossonerëve nënshkrimin me Carlos Tevez, pasi tashmë pronari i Interit e dinte se kuq e zinjtë do të ballafaqoheshin me telashe.

Dhe këto telashe sa vinin e shtoheshin. Për të transferuar Tevez, Milani kishte nevojë për para, ndërsa për këtë duhej shitur Pato te PSG i Leonardos, që ishte optimist për ofertën prej 35 milionë eurosh drejt Milanit.

Sidoqoftë, kur të gjithë prisnin që Galliani të kthehej në Milanello me Tevezin në duar, nuk ndodhi kështu. Në fund ndikoi Silvio Berlusconi, i cili me dëshirën e vajzës së tij Barbaras, ka kërkuar që Pato të mos preket dhe që Adriano Galliani të kthehet në Milano duke u tërhequr nga lufta për Tevez, e duke lënë Interin në pole pozicion.

“Tevez nuk vjen tek ne, le të shkojë te Interi. Pato qëndron dhe nuk e blejmë Tevezin. I kam premtuar Cassanos se nuk do të ketë sulmues të pestë”, theksoi Galliani.

Interi tani është favorit për ta transferuar Carlos Tevezin, pasi është ky i fundit ai që dëshiron Interin edhe pse oferta e PSG prej 30 milionë eurosh është më e lartë se ajo e Nerazzurëve.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se ndeshja më e madhe planetare, El Clasico, mes dy rivalëve të përbetuar e ka humbur shkëlqimin për shkak të ndeshjeve të shpeshta.
“Kur janë pak ndeshje, është e pranueshme të themi se është ndeshja më e madhe, por kur luhet shumë shpesh atëherë lodheni”.

“Për mendimin tim, pas gjithë këtyre ndeshjeve, El Clasico e ka humbur shkëlqimin. Nuk është që mezi pres ta luaj”, tha Casillas.