Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut është ndërprerë përballja ndërmjet Catanias dhe Romës.
Nicola Legrottaglie shënoi për vendasit (25’), ndërsa Daniele De Rossi e barazoi rezultatin (29’).

Mirëpo, për shkak të reshjeve të mëdha, arbitri Tagliavento i dërgoi skuadrat në zhveshtore, ndërsa pjesa e mbetur e ndeshjes do të zhvillohet në një datë tjetër.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Mallorcas edhe pse deri në minutën e 72-të ishte në disavantazh.
Tomer Hemed i kaloi vendasit në epërsi në gjysmën e parë (39’) dhe me rezultat minimal u mbyll gjysma e parë.

Gonzalo Higuain e barazoi rezultatin pas një asistimi të Mesut Oezil (72’). Ndërkohë, Callejon e shënoi golin e fitores (85’).

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi rrit diferencën prej tetë pikësh ndaj Barcelonës, që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Betisit.
Chelsea ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në Stamford Bridge kundër Sunderlandit.

Pas një aksioni të mirë Fernando Torres me gërshërë godet shtyllën ku pas topit të devijuar, Frank Lampard shënon për të kaluar Blutë në epërsi.

Në vazhdim Blutë e dominuan në tërësi lojën por nuk arritën të shënojnë ndonjë gol tjetër pasi takimi përfundoi me rezultat 1-0.

Me këto tre pikë, Chelsea është në vendin e katërt me 40 pikë.
Liverpooli u ndal sot nga Stoke City madje në Anfield Road pas barazimit 0-0.

Pjesa e parë ishte shumë e ”zjarrtë” edhe pse skuadra e Lierpoolit ishte më dominante.

Rastet ishin të shumta edhe pse krosimet nuk ishin të tilla pas Carroll u la në bankën rezervë.

Megjithatë përkundër rasteve të tjera,Liverpooli nuk arriti të e mposhtë në pjesën e parë portierin mysafirë.

Pjesa e dytë ishte e tillë dhe Liverpooli nuk u ndal asnjë çast të vetëm edhe pse ka pasur raste ku ka mundur të dënohet.

20 minutat e fundit ishin jetike për Liverpoolin e cila kishte raste të panumërta,Kuyt goditi me kokë,pas tij Skrtel por asessi nuk arritej të mposhtej Stoke.

Kështu u mbyll edhe takimi i pafat për Liverpoolin,0-0.
Manchester United ka shënuar fitore bindëse kundër Boltoni në Old Trafford me rezultat 3-0.

Golin e parë për Djajtë e shënoi legjenda e tyre, Paul Scholes në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për Djajtë. Fillimisht në minutën e 74, Danny Welbeck dyfishon epërsinë e klubit të tij para se Michael Carrick në minutën e 83 ta trefishojë atë.

Me këto tre pikë Manchester United barazohet me Cityn me nga 48 pikë por Ishullorët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, beson se karakteri dhe besimi i lojtarëve në klub do t’i mbajë Blutë të fuqishëm në luftën për titull deri në fund të sezonit, përkundër faktit se ata kanë 11 pikë më pak se Manchester City që është lider.
“Ne kemi pasur disa muaj të vështirë në fushë dhe të gjithë po fokusohen që të stërviten fuqishëm, kështu që ekipi është shumë i fortë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin duke luftuar për vendin e parë”.

“Ne kemi besim të fortë dhe grupi është i bashkuar, kështu që ne mund të bëjmë ecuri të mirë të fitoreve dhe të kthehemi përsëri në luftë. Është me rëndësi të punojmë së bashku përderisa lojtarët afrikanë nuk janë këtu”, u shpreh Luiz.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka kritikuar legjendën e Liverpoolit, Alan Hansen, pas kritikave të këtij të fundit drejtuar David Luiz.
“Nëse të gjithë do të kishin pasur analistë të mirë sikurse Alan Hansen, atëherë nuk do të kishte vende të lira në botë dhe nuk do të kishim askënd për ta kritikuar”.

“E më pas ai do të duhej të gjente një punë në futbollin profesionist, që është paksa më e vështirë se sa ajo që bën tani për tani”, tha portugezi për analistin e BBC.
Trajneri i Mallorcas, Joaquin Caparros, ka pranuar se Real Madridi është i fortë dhe është përmirësuar shumë për dallim nga sezoni i kaluar.
“Real Madridi është ngritur dhe është më i mirë se sa sezonin e kaluar. Ata janë një ekip që mua më pëlqen, sepse ata luajnë në bashkësi. Më pëlqen përkushtimi te lojtarët e Realit, që është me intensitet dhe impenjim”.

“Po ashtu më pëlqen uria dhe mentaliteti kolektiv, gjë që është e nevojshme për të prishur hegjemoninë e ekipit që është ende lider botëror”, përfundoi Caparros duke iu referuar Barcelonës.
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka deklaruar se argjentinasi mund të kalojë pa ndonjë problem të madh te Milani gjatë janarit, përkundër tërheqjes së Rossonerëve nga gara.
“Carlitos i ka shumë borxh Corinthiansit, por ata duhet të pranojnë faktin se ai dëshiron të luajë për Milanin. Bisedimet mes Milanit dhe Manchester Cityt ende nuk janë komplikuar. Do të ketë takime të mëdha, por ne duhet të presim, presim dhe presim...”, theksoi Kia Joorabchian, agjenti i Tevez.

Kjo deklaratë e Joorabchian vjen në kohën kur mendohet se PSG do t’i ofrojë një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit Tevezit për të kaluar te klubi francez.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ai nuk e ka problem që ta fusë si titullar në lojë mbrojtësin Patrice Evra në sfidën çerekfinale të FA Cup ndaj Liverpoolit, përkundër problemeve të francezit me lojtarët e The Reds në të kaluarën dhe hesapeve ende të pa sqaruara mes tyre.
“Rio Ferdinand do të kishte qenë kapiten po të mos e kishte pasur atë pa qëndrueshmëri në lëndimet, dikush që do të luajë gjatë gjithë kohës duhet të jetë përpara mendjes tënde për të qenë kapiten dhe ai për mua ishte Evra”.

“Ai nuk është si Rio, por ai ndikon në shumë gjëra dhe performancat janë të mira. Lojtarët e shikojnë atë. Ai është i popullarizuar dhe me personalitet. Ai është miqësor, ka humor dhe është punëtor”, tha Ferguson.
Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka thënë se ekipi i tij duhet të fokusohet në tentimet për ta fituar Scudetton, para se të mendojë për Ligën e Kampionëve.
“Unë do të bëja gjithçka që ta fitoj Ligën e Kampionëve, por le të qetësohemi. Ne po punojmë dhe jemi të fortë, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi. Ka kohë për Ligën e Kampionëve”.

“Tani jemi në luftë për titullin dhe Coppa Italian dhe ne nuk duhet të mendojmë për diçka tjetër. Është kampionat i vështirë, pasi shumë skuadra mund të luftojnë për titull”, tha Vidal.
Drejtori i klubit brazilian, Corinthians, Duilio Alves, ka deklaruar se klubi i tij mbetet i interesuar për ta transferuar sulmuesin në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Argjentinasi nuk e di as vet se ku do të transferohet pasi Milani ka hequr dorë dhe ai nuk e dëshiron Interin që ka marrëveshjen me Cityn. Tani duket se Corinthians mund të ofrojë shpëtimin për të.

“Tifozët do të mbesin të qetë dhe City duhet të definojë çfarë do të ndodhë. Corinthians nuk është i interesuar për një blerje të tij”, theksoi Alves.
Fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka deklaruar se ai me gjithë dëshirë do të ndërronte dy trofe të fituar në të kaluarën për Kupën e Botës, të cilën ai shpreson ta fitojë me Argjentinën në vitin 2014.
“Fitimi i Topit të Artë në vitin 2014 do të ishte trofeu më i mirë për mua. Kjo do të thoshte se jam bërë kampion bote me Argjentinën. Unë jam i gatshëm të japë dy Topa të Artë për Kupën e Botës”, theksoi Messi.

Messi shtoi se këtë vit ai nuk mund ta fitojë Topin e Artë për shkak të Kampionatit Evropian dhe mendon se ai do të jetë një lojtar evropian, ku favorit sheh Cristiano Ronaldon, Rooneyn dhe Karim Benzeman.
Vëllai i legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, ka fyer rëndë ikonën e Old Trafford, duke e quajtur krimb dhe gënjeshtar.
Rhodri duke folur për herë të parë për futbollistin e Manchester United, ka zbardhur dhe më shumë skandalin e familjes Giggs, pas aferës tetëvjeçare të Giggs me bashkëshorten e vëllait të tij.

“Ryan Giggs është futbollist i madh, por ai nuk është asgjë si njeri. Ai është krimb, bukël dhe gënjeshtar. Natasha ishte gjithë jeta ime dhe ai është dashur të jetë njeriu më i afërt për mua. Unë e mësova të vërtetën në një letër të shkruar nga Natasha ku më tregoi gjithçka, e që ma dha nëna e saj. Ajo shkoi, iku përgjithmonë”, theksoi Rhodri për The Sun.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, mendon se mbrojtësi ikonik Rossoner, Thiago Silva është lojtar më i mirë se legjendat Liliam Thuaram, Fabio Cannavaro dhe është shumë më i mirë se sa kundërshtarët aktualë Gerard Pique dhe Carles Puyol.
“Kur e shoh Thiago Silvën duke luajtur, unë e shoh veten – por ai është mbrojtës. Unë mendoj se për momentin Thiago Silva është mbrojtësi më i kompletuar në botë. Unë kam fat që po luaj përkrah një lojtari sikurse ai”.

“Unë kam luajtur me disa mbrojtës të mëdhenj sikurse Thuram, Cannavaro, Pique dhe Puyol, por nëse më pyesni mua, atëherë Thiago Silva luan në nivele shumë më të larta”, u shpreh Ibra.
Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, ia ka bërë të ditur Real Madridit se nuk ka gjasa t’i fitojë dy ndeshje ndaj Barcelonës, pasi nuk është Barcelona për ta bërë këtë.
“Në El Clasicon e fundit Reali humbi për shkak të gabimeve. Ne shfrytëzuam ato dhe përkundër startit të keq në ndeshje, ne e fituam takimin. Reali nuk do t’i fitojë të dyja ndeshjet për kupë, pasi nuk është Barcelona”.

“Ka shumë lojtarë të mirë në fushë kur luhet El Clasico. Cristiano Ronaldo ka qenë fitues i Këpucës së Artë dhe nuk mund të vëmë në pikëpyetje cilësitë e tij. Është lojtar spektakolar”, tha Stoichkov.
Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, ka pranuar se ai ka dështuar në tentimin e tij për të transferuar Paton te skuadra franceze, duke thënë se Carlos Tevez bllokoi gjithçka, përkundër faktit se ai kishte arritur marrëveshje me Milanin.
“Ka mbaruar. Ai nuk erdhi sepse ne kemi pritur marrëveshjen mes Milanit dhe Manchester Cityt për Tevez”.

“Është më pas dhe vendimi i lojtarit. Ne e kërkuam një lojtar të mirë për të përmirësuar ekipin. Ne kemi kohë deri në fund të afatit kalimtar për të gjetur dikë tjetër”, tha ‘Carlito’.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Tottenhami mund ta fitojë titullin këtë sezon, pasi luan futboll të mirë dhe ka gjasat matematike për këtë.
“Pse jo? Matematikisht, ata janë në pozitë të mirë për ta bërë këtë. Ata kanë lojtarë të mirë. Nuk jam specialist i Tottenhamit, por ata janë ekip i mirë. Është edhe një rrugë e gjatë për t’u bërë drejt fundit të sezonit dhe ende gjithçka është e hapur”, theksoi francezi.

Tottenhami është në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Manchester United dhe ka tri pikë më pak se lideri Manchester City.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me fituesit e Copa Libertadores, të vlefshme deri në vitin 2014.
19 vjeçari sensacional është pajtuar të nënshkruajë një kontratë të përmirësuar me Santosin në nëntor, por ajo iu dërgua federatës braziliane të futbollit (CBF) të premtën.

Marrëveshja e kaluar e Neymar skadonte në shkurt të vitit 2015, por braziliani është pajtuar që të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2014.

Kjo do të thotë se fituesi i Çmimit FIFA Puskas për golin më të mirë në vitin 2011 mund të largohet nga Santosi si transfer me parametra zero pas përfundimit të Botërorit, Brazili 2014.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, është i mendimit që Blaugranët mund ta fitojnë titullin e kampionit të Spanjës këtë sezon, përkundër faktit që katalanasit janë pesë pikë larg Los Blancos.
“Mendoj se diferenca prej pesë pikësh nuk është një diferencë që dëshirojmë ta shohim. Por, në të njëjtën kohë janë edhe 63 pikë për t’u fituar”.

“Gjithçka mund të ndodhë dhe ju duhet t’i vlerësoni rivalët tuaj. Ne duhet t’i respektojmë. Dhe është njëjtë edhe me Realin dhe rivalët e Realit. Kundërshtarët e tyre janë në gjendje t’i marrin pikë Realit, ashtu sikurse të tjerët që na morën neve”, tha Mascherano.
Milani ka bërë të ditur se sulmuesi Antonio Cassano do të rikthehet në stërvitje gjatë të shtunës.
Sulmuesi italian ishte lënë jashtë fushave më shumë se dy muaj pasi iu nënshtrua operimit në nëntor pas një traume cerebrale të cilën futbollisti e pësoi rrugës duke u kthyer nga Roma.

“Milani dëshiron të komunikojë se gjatë javës, Antonio Cassano iu nënshtrua testeve neorologjike me ekipin e preofesor Nereo Bresolinit dhe Yvan Torrentes. Testet treguan rezultate pozitive dhe Antonio Cassano mund të fillojë stërvitjen e lehtë për progres individual gjatë të shtunës”, shkruan në komunikatën e Milanit.

Lajmi është përbën shtytje të madhe për Milanin, edhe pse nuk dihet sigurt se kurrë mund të kthehet Cassano në fushën e lojës.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se kritikat ndaj Cristiano Ronaldos nga tifozët dhe mediat janë të pa baza dhe tejet qesharake, pasi e konsideron sulmuesin portugez si njeriun më të mirë në botën e futbollit.
“Ne jemi duke folur për një sulmues dhe një sulmues duhet të krahasohet për statistikat që i ka në krahasim e sulmuesit e ekipeve tjera. Por, nëse dëshironi të bëni krahasime, atëherë a keni statistikat e të tjerëve?

“Ne po flasim për fituesin e Këpucës së Artë. I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë gola se ai është një lojtar nga Estonia, Aleksandrs Cekulajevs”, tha Mourinho.
Amerikani Derek Chisora ka thënë se do ta nokautoj ukrainasin Vitali Klitschko në duelin e tyre që zhvillohet në Munich më 18 shkurt.
“Numri tetë është numri im i fatit dhe në raundin e tetë do ta nokautoj Klitschkon. Ai nuk e di se çfarë po e pret, unë jam fizikisht dhe mentalisht shumë i përgatitur për ta bërë titullin timin. Shpresoj se ai është i përgatitur për këtë”.

“I kam thënë Vitalit që të mos bëjë sikurse femrat dhe vëllai i tij, të mos gjejë ndonjë pretekst, por të paraqitet në ring. Shpresoj që të mos arsyetohen dhe dueli të zhvillohet. Të gjithë janë lodhur nga vëllezërit Klitschko sepse ata nuk i dhurojnë kënaqësi boksit. Ata e kanë vrarë sportin që unë e dua dhe tani është koha për mbret të ri i cili do të vijë më 18 shkurt. Unë do ta shkatërroj”, ka thënë Chisora.
Milani është goditur rëndë nga humbja e mesfushorëve Gennaro Gattuso dhe Alberto Aquilani të cilët nuk do të mund të luajnë në superderbin e të dielës ndaj interit.
Lëndimi më i rrezikshëm është i Gattutos, pasi mesfushori është diagnostifikuar me myasteni okulare, një sëmundje neuromuskulare, përderisa Alberto Aquilani do të mungojë për një muaj me lëndim në nyje.

Milani do të hyjë në derbin e të dielës me tetë pikë më shumë se Interi në renditjen tabelare në Serie A.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pasi arriti që me sukses ta fitojë derbin e parë në merkato ndaj Milanit, ka thënë se së pari dëshiron ta shohë skuadrën e tij fitimtare të dielën në fushë dhe më pas ta finalizojë nokautin për Milanin duke transferuar të shumëkërkuarin e Rossonerëve, Carlos Tevez.
“Unë do të flas për Tevezin vetëm pas derbit”.

“Sa i përket Tevezit, se çfarë do të ndodhë, e dimë edhe unë edhe City. Ne kemi lënë takim për javën e ardhshme. Unë jam i interesuar vetëm për ndeshjen e të dielës”, tha Moratti.