Barcelona ka shënuar fitore jo të lehtë përballë Real Betisit, skuadër të cilën e mposhti në Camp Nou me rezultat prej 4-2.Në minutat e para të ndeshjes, mysafirët u shfaqën të rrezikshëm, mirëpo me dy gola të shpejtë, me anë të Xavi Hernandez (10’) dhe Lionel Messi (12’) u duk që Blaugranët do ta shkelnin skuadrën nga Sevilla.
Porse, mysafirët fillimisht e ngushtuan rezultatin në pjesën e parë me golin e Ruben Castro (32’), ndërsa në pjesën e dytë Roque Santa Cruz i barazoi shifrat (52’).
Mirëpo, përjashtimi i Mario Alvarez me kartonin e dytë të verdhë (71’), ua lehtësoi punën vendasve, të cilët shënuan edhe dy herë.
Alexis Sanchez riktheu avantazhin e katalunasve pas asistimit të Xavit (75’), ndërsa Leo Messi e realizoi golin e dytë personal nga penaltia (86’).
Kjo fitore e afron Barcelonën në pesë pikë me liderin e La Ligas, Real Madrid.
Interi ka shënuar fitore minimale, 0-1, por shumë të rëndësishme në San Siro kundër Milanit ku ishin të mbledhur me mijëra Rosonerë edhe pse pas këtij takimi dolën me kokë ulur.Milani në fillim e kishte kontrollin e plotë të lojës por mbrojtja e Interit ishte fantastike. Thiago Motta shënon një gol me kokë por u anulua me plotë të drejtë për shkak të pozitës jashtë loje.
Edhe pas kësaj Milani totalisht e dominoi lojën teksa Interi mbrohej me 11 lojtarë. Në minutën e 39, Ricardo Alvarez pati një rastë të 100% shënimi por Thiago Silva tregon se është mbrojtësi më i mirë në botë duke bërë një ndërhyrje bravoroze para se Abiatti të intervenojë edhe më mirë.
Në fund të pjesës së parë një goditje apo të themi një bombë e lëshuar nga Van Bommel nga 25 metra godet shtyllën teksa Cesar ishte i fotografuar, ku në të njëjtin rast godet edhe Emanuelson por kësaj radhe ndërhyri Cesar.
Pas një depërtimi fantastik nga Zanetti i cili pason deri te Diego Milito pasi topi i shkoi atij me fat duke përmendur këtu gabimin amatoresk të bërë nga Abate, del përballë portierit dhe shënon me të majtën e tij për të kaluar Interin në epërsi.

Në vazhdim Milani tentonte të shënonte por pa sukses edhe pse pati 2-3 raste shumë të mira për shënim por mbrojtja e Interit ishte fantastike.
Kështu Interi fiton Derby della Madonnina dhe me këto tre pikë arrin në kuotën e 32 pikëve në vendin e pestë, pesë më pak se Milani që është në vendin e dytë.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, e ka kaluar një problem muskulor dhe është në gjendje të luajë nga minuta e parë në derbin milanez të të dielës mbrëma, ndërkohë që Interi do të duhet ta fillojë takimin me Wesley Sneijderin në bankën rezervë.Sneijder kthehet pas rreth dy muajsh qëndrimi jashtë fushe, ndërsa sulmin zikaltër do ta udhëheqin Diego Milito dhe Giampaolo Pazzini
Një vend në formacionin startues i është siguruar edhe Alexandre Patos, i cili tri ditë më parë refuzoi një ofertë prej 35 milionë eurosh për të shkuar te Paris Saint-Germain.
Fitorja ose barazimi do ta kthente Milanin në krye të tabelës, ndërsa po të fitonte Interi do ta vazhdonte rrugëtimin mbresëlënës drejt kreut të Serie A.
Njëmbëdhjetëshi i Milanit (4-3-1-2): Abbiati- Abate, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta- Boateng, Van Bommel, Nocerino- Emanuelson- Ibrahimovic, Pato.
Zëvendësuesit: Amelia, Mexes, Seedorf, Ambrosini, Bonera, Robinho, El Shaarawy.
Njëmbëdhjetëshi i Interit (4-4-2): Julio Cesar- Maicon, Lucio, Samuel, Nagatomo- Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Alvarez- Milito, Pazzini.
Zëvendësuesit: Castellazzi, Ranocchia, Chivu, Faraoni, Sneijder, Obi, Forlan.
Interi është duke e shqyrtuar transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Martin Caceres, si zëvendësim për Maiconin.Kështu raporton La Gazzetta dello Sport, që e sheh Maiconin në fund të sezonit te PSG shumë i interesuar për të, teksa nga ana tjetër Interi ka gjasa të mëdha ta transferojë Caceresin.
Është vet lojtari që ka shprehur dëshirën për të kaluar te Interi, pasi po refuzon të luajë për Sevillan.
Corinthians është duke e menduar ofertën për superyllin brazilian, Ronaldinho, i cili aktualisht luan për Flamengon.Ronaldinho thuhet se nuk është i kënaqur me situatën te Flamengo, pasi klubi i ka borxh rreth 1.5 milionë euro, ndërsa njeriu i lindur me top dëshiron të largohet.
Globoesporte shkruan se Corinthians mund të jenë të interesuar në rast të dështimit për të transferuar Carlos Tevez.
Topçinjtë nuk kanë arritur të nxjerrin një rezultat pozitiv kundër Swanseas, pasi janë mposhtur në Liberty Stadium me rezultat 3-2.Të parët shënuan mysafirët me anë të Robin van Persie (5’), ndërsa Scott Sinclair e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (16’).
Nathan Dyer shënoi për epërsinë e parë të vendasve (58’), ndërkohë që Theo Walcott e nivelizoi sërish lojën (69’).
Mirëpo, Danny Graham shënoi menjëherë pas (70’), dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Swansean.
Trajneri i Mallorcas, Joaquin Caparros, është shprehur i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ndaj Real Madridit, por theksoi se ekipit të tij i mungoi fati.“Ne kemi merituar së paku një barazim, por ju e dini se unë meritat i shikoj në bazë të rezultateve dhe kështu ndaj Realit, nuk patëm fat”.
“Ne i kemi qëndruar gati Realit, që luftoi për fitore dhe ishte e vështirë të mbanim tërë presionin gjatë gjithë takimit”, theksoi Caparros.
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, është shtrirë në spital- ka thënë një zëdhënës i klubit Al Wasl.Maradona, i cili aktualisht ushtron punën e trajnerit, kishte shkuar të dielën për një kontroll në një spital në Dubai, ndërsa është diagnostikuar me gurë në veshkë.
51-vjeçari është mbajtur për mbikëqyrje, ndërsa më vonë është njoftuar se ai do t’i nënshtrohet operacionit.
“Ai është ankuar për dhimbje këtë mëngjes (e diel). Prandaj është dërguar në një spital privat në Dubai këtë pasdite. Ai do të operohet mbrëmjen e sotme, ndërsa pritet që të lëshohet nesër (e hënë)”, ka thënë zëdhënësi i Al Wasl.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar para derbit të Madonninës ndaj Interit se Nerazzurët janë shumë të fortë dhe se sfida është e pa parashikueshme.“Të dielën ne do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një ekipi shumë të fortë”.
“Interi ka ekip të mirë dhe do të jetë në top vendet e para në fund të sezonit”, tha Galliani për Milan Channel.
Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke, ka pranuar se mesfushori Nuri Sahin nuk është adaptuar ende te Real Madridi, pas largimit nga Bundesliga.“Tendenca për të shkuar te Bayerni nuk ka qenë këto dy vitet e fundit. Ne e kemi parë këtë me rinovimin e Mats Hummels. Lojtarët e dinë se ne jemi klub ambiciozë dhe se secili lojtar respektohet”.
“Me ne, secili lojtar është plotësisht i integruar me fuqitë dhe dobësitë e tij. Ju mund të shihni Nuri Sahinin, se çfarë ishte në gjendje të bënte te ambienti i duhur. Tek Real Madridi ai po e ka shumë më të vështirë”, potencoi Watzke.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Maurizio Ganz, ka thënë se Interi duhet të fitojë patjetër derbin ndaj Milanit nëse dëshiron të shpresojë për titull.“Interi do të humbë shumë në rast të disfatës, definitivisht do të sillte në zero punën e bërë deri tani”.
“Derbi është krucial për rikthimin e Interit. Mendoj se ata mund të arrijnë në top treshe, por ta fitojnë titullin e kanë shumë vështirë”, tha Ganz.
Juventusi ka barazuar me Cagliarin në sfidën e zhvilluar në Torino, e cila përfundoi me rezultat 1-1, duke nxehur edhe më shumë atmosferën para derbit Milan - Inter.Ndeshja filloi mirë për Bianconerët të cilët kaluan në epërsi falë një aksioni të mirë dhe realizimit të Mirko Vucinic (7’).
Mirëpo në vazhdim Juventusi pothuajse nuk bëri asgjë, loja ishte monotone dhe në pjesën e dytë kjo u hakmorr.
Me të filluar pjesa e dytë, Andre Cossu barazoi rezultatin pas një goditje nga afërsia në zonë (48’).
Deri në fund të takimit Antonio Conte bëri disa zëvëndësime, duke inkuadruar në lojë Del Pieron dhe Borriellon, por këta nuk ishin të aftë për të realizuar dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Juventusi me këtë pikë të fituar është në pozitën e parë me një pikë më shumë se sa Milani që sonte mbrëma takohet me Interin në derbin planetar të kësaj fundjave.
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka thënë se Djajtë e Kuq kanë gjithçka për të fituar titullin këtë sezon në Ligën Premier.“Të gjithë po kthehen në formën e mirë. Ne kemi edhe disa lëndime, por unë mendoj se të gjithë janë kthyer dhe kjo na jep forcë për të fituar titullin. Ne duhet të vazhdojmë të flasim për Unitedin. Me rëndësi ishte fitorja ndaj Boltonit. Pas kësaj, nuk ka lidhje nëse City barazon apo fiton”.
“Ne duhet të kemi fokus në ndeshjet e ardhshme. Mendoj se njerëzit flasin shumë për Cityn, por ne duhet të jemi të fokusuar dhe në fund ta fitojmë titullin”, ka thënë Evra.
Sonte më mbrëmje Giuseppe Meazza do të jetë arena ku do të përballen gjigantët e mëdhenj të apenineve, ndërsa po aq i ngushtë sa është dueli mes rivalëve lokal, po aq është i ngushtë dhe krahasimi kur bëhet në nivelin financiar.Është Transfermarkt.de që ka bërë krahasimin e madh në tregun e transferimeve për vlerën e lojtarëve të Interit dhe Milanit. Diferenca e madhe është te portierët, ku vetëm Julio Cesar kushton më shumë se dyfishi i tri portierëve të Milanit. Interi ngadhënjen në këtë pozitë me 19.5 milionë euro, përderisa Milani ka vlerë portierësh prej 8.2 milionë euro.
Edhe në mbrojtje Nerazzurët qëndrojnë mirë. Maicon, Ranocchia dhe Nagatomo bëjnë diferencën, me mbrojtësit tjerë që nuk kushtojnë më pak se 4 milionë euro, teksa nga ana tjetër, Thiago Silva me një vlerë prej 31 milionë eurosh, i pasuar nga Abate me 11 milionë euro tenton të zbusë konkurrencën. Nerazzurët kanë një vlerë në mbrojtje prej 73.8 milionë eurosh, përderisa Milani ka vlerë prej 71 milionë eurosh.Në mesfushë përsëri është Interi që e shkel Milanin. Me një Sneijder të jashtëzakonshëm prej 38 milionë eurosh, i pasuar nga Cambiasso (13 mil.), Motta (13 mil.) dhe Alvarez (11 mil.) bëjnë diferencën krahas Boateng (19 mil.), Aquilanit (14 mil.) dhe Nocerinos (9 mil.) pa përmendur të tjerët. Në total, vlera e Interit në mesfushë shkon deri në 109 milionë euro, përderisa Milani ka mesfushë të vlefshme prej 67.3 milionë eurosh.
Por, në sulm Milani zbut ndjeshëm vlerën e madhe të Nerazzurëve në mesfushë. Me 107 milionë euro, është Zlatan Ibrahimovic (40 mil.), Pato (30 mil.) dhe Robinho (20 mil.) ata që mposhtin në këtë kategori Interin e vlefshëm vetëm 53.5 milionë euro në sulm.Në total, Interi ka skuadër më të vlefshme se as Milani. Nerazzurët kanë vlerë prej 255.8 milionë eurosh, përderisa Rossonerët kanë skuadër në vlerë 253.5 milionë eurosh.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai preferon të mendojë për Betisin dhe ndeshjen qe zhvillohet sonte në Camp Nou e jo për ndeshjen tjetër ndaj Real Madridit që zhvillohet të mërkurën.“Nëse ne nuk reagojmë mirë ndaj Betisti për shkak të El Clasicos, do të jemi jashtë garës për titull. Me një rival si Real Madridi, ju duhet t’i fitoni të gjitha pikët. Ndaj Betisit duhet të fitojmë patjetër, ta luajmë lojën tonë”.
“Kam thënë shumë herë, tani e tutje nuk ka arsyetime, duhet të fitojmë secilën ndeshje nëse dëshirojmë të ndjekim rivalët”, tha Guardiola.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai nuk ka thënë kurrë që skuadra e tij do ta fitojë titullin, pas barazimit ndaj Wolves në shtëpi.“Unë kurrë askujt nuk i kam thënë se do ta fitojmë titullin. Unë vetëm kam thënë se është e mundur. Është e mundur edhe për Liverpoolin nëse do të ketë ecuri prej 12 fitoreve”.
“Unë e di se ku jemi dhe se nëse fitojmë një vend për në Ligën e Kampionëve, atëherë sezoni për ne është i mbaruar. Të përfundojmë në top katërshe është prioritet për ne, nuk na intereson titulli”, u shpreh Redknapp.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se ekipi londinez mund ta fitojë titullin, pas fitores minimale ndaj Sunderlandit të shtunën.“Është një betejë për të fituar secilën ndeshje. Nuk më pëlqen kur shoh lojtarët duke mos menduar për titullin”.
“Është rrugë e gjatë dhe hapësira është e madhe, por ne duhet të fitojmë ndeshjet që na vijnë përpara, një nga një. Top katërshi duhet të jetë minimumi për ne, pasi duam më shumë se kjo”, ka thënë Lampard.
Milani ka marrë lajme të mira para derbit ndaj Interit, pasi Thiago Silva dhe Clarence Seedorf janë deklaruar të gatshëm për supersfidën.Silva ka qenë në dyshim për ndeshjen për shkak të një zgjatjeje muskulore gjë që bëri që ai të mungonte në stërvitjen e të shtunës. Seedorf dhe Taye Taiwo kanë pasur probleme me grip dhe përkundër faktit se holandezi ka vend në përbërje, nigeriani është lënë në shtëpi.
Milan (4-3-1-2)
Abbiati
Abbate – Nesta – Silva - Antonini
Van Bommel – Nocerino - Boateng
Robinho
Pato – Ibra
Van Bommel – Nocerino - Boateng
Robinho
Pato – Ibra
Nga ana tjetër, Interi është i kompletuar për sfidën e madhe, me të gjithë lojtarët në formacion, pos një dyshimi të vogël për Dejan Stankovic, i cili ashtu-ashtu nuk pritet të luajë.
Inter (4-2-3-1)
Julio Cesar
Julio Cesar
Maicon – Lucio – Samuel – Zanetti
Motta – Cambiasso
Forlan – Sneijder – Alvarez
Milito
Motta – Cambiasso
Forlan – Sneijder – Alvarez
Milito
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai ka rrezikuar pasi futi në lojë gjashtë sulmues, por u shpreh se për të fituar një ndeshje duhet të bëhen rreziqe të caktuara.“Ne është dashur të rrezikojmë në pjesën e dytë për të fituar dhe kemi menduar për ndryshimet në rast se shënojmë përsëri. Unë e zëvëndësova Marcelon sepse unë kam kërkuar tri mbrojtës ndaj një kundërshtari me tri anësorë dhe një qendërsulmues”.
“Ne jemi përballur me një ekip me trajner të mrekullueshëm dhe shumë të organizuar në mbrojtje. Ata e kanë ditur cili është stili jonë dhe fuqia jonë”, tha Mourinho.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka paralajmëruar në konferencë për shtyp para derbit ndaj Interit, se Nerazzurëve nuk u pret ditë e bardhë pas ndeshjes më të madhe planetare të kësaj fundjave.“Derbi gjithmonë është ndeshje e tensionuar dhe një prej ndeshjeve ku nevojitet përqëndrim. Ne nuk jemi larg prej tyre në tabelë, kështu që duhet të fitojmë me çdo kusht. Dhe, pasi do të mposhtim të dielën Interin, sigurisht se shpresat e tyre për tituj do të shuhen plotësisht – është një udhëkryq i rëndësishëm”.
“Mendoj se pas ndërrimit të Gasperinit me Ranierin, Interi ndryshoi stilin e futbollit. Ata janë në formë të mirë dhe kanë gjetur balancin ekipor. Boateng është në formë, Emanuelson është opsion si trikuartist. Në fakt, mund të luaj edhe me Ibrën, Paton dhe Robinhon nga fillimi”, deklaroi Allegri.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar në konferencën për shtyp para supersfidës planetare ndaj Milanit se ndeshja vlen vetëm tri pikë dhe se skuadra e tij është e gatshme për ta fituar takimin.“Milani është në top formë, i pa mposhtur që 12 javë. Ne i respektojmë ata, por do të tentojmë t’i mposhtim. Ne jemi të përgatitur për këtë takim, ne jemi në formë të mirë dhe Interi është i gatshëm. Është gjithmonë një ndeshje më ndryshe nga të tjerat, jashtë kontekstit të Serie A dhe ndoshta sfidë emocionale për tifozët dhe lojtarët”.
“A është derbi udhëkryq? Siç kemi thënë tashmë ndaj Napolit, Juventusit dhe Udineses, tri pikët janë më të rëndësishme. Ne kemi humbur të tri duelet këtë sezon dhe është dukur se nuk kemi gjasa për t’u kthyer në luftë për titull. Nëse fitojmë, Milani do të humbasë pikë të mëdha dhe do të besojnë të gjithë se jemi kthyer. Nëse mposhtemi, atëherë ne do të tentojmë 20 ndeshjet e ardhshme t’i fitojmë dhe ta fitojmë titullin”, ka thënë Ranieri.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka zbuluar se ai ka vendosur që sulmuesi Alexandre Pato të mos largohet nga San Siro drejt PSG-së.“Unë kam vendosur ta mbaj Paton sepse ai është talent i madh”.
“Unë nuk jam bindur nga operacioni nga këndvështriim financiar dhe teknik. Unë e kam marrë këtë vendim pse vet kam dashur ta bëj”, tha Berlusconi.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka thënë se ai është plotësisht në pajtueshmëri me ndërprerjen e takimit ndaj Catanias të zhvilluar në Sicili, i cili ishte ndërprerë pranë rezultatit 1-1.“Më vjen keq që shiu nuk lejoi zhvillimin e lehtë të kësaj ndeshje”.
“Për më shumë, ekzistoi rreziku i lëndimeve, kështu që mendoj se është për të mirën e të gjithëve që ndeshja është ndërprerë”, tha Enrique.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar të rikthyerin nga pensionimi, Paul Scholes, që shënoi gol ndaj Boltonit në Old Trafford.“Ishte rezultat i mirë. Mendoj se kemi mundur të shënojmë më shumë në pjesën e parë, pasi kemi pasur shumë raste, por në fund ne shënuam dhe erdhëm në një pozicion të mirë”.
“Unë jam befasuar nga paraqitja e Scholes, sepse në moshën e tij ai u rikthye dhe kontrolloi mesfushën. Ai gjithmonë e ka pasur një instinkt për gola dhe shënoi golin hapës. Ai është lojtar fantastik. Mediat nuk kanë pasur fjalë të mira për të, gjë që nuk e kuptoj. Disa prej lojtarëve të rinj janë ngazëllyër që stërvitën me të”, tha Ferguson.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka thënë se të gjithë duke përfshirë futbollistët, tifozët dhe stafin teknik janë në përkrahje të Fernando Torresit, që u shpall njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Sunderlandit të shtunën.“Paraqitja e tij ishte e mirë. Ai po fillon me ecuri të mirë ndeshjesh, duke gjetur inspirimin, motivimin dhe solidaritetin, pasi i gjithë ekipi dhe tifozët janë prapa tij”.
“Është mirë të shoh atë duke fituar besim dhe duke asistuar për lojtarët tjerë. Ai nuk po shënon, por ai po u afrohet golave. Nuk mendoj se atij i duhet goli për ta gjetur formën më të mirë. Përderisa ekipi po fiton, jemi të kënaqur me të”, u shpreh Villas Boas.
















