Liverpooli është duke synuar transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Jermain Defoe.
Daily Mail shkruan se Liverpooli po shreson të bindë Harry Redknapp me një ofertë prej 10 milionë funtesh për sulmuesin anglez.

Redknapp ishte në Marseille për të shikuar ndeshjen e Marseille ndaj Lille, ku dy gola shënoi njeriu të cilin menaxheri i Spursave po e vështronte, Loic Remy, e që me shumë gjasa do të kalojë në Ligën Premier gjatë janarit. Kjo i hapë rrugë një kalimi të Defoe drejt Anfield.
Lojtari më egoist në botë, Arjen Robben, mendon se virtyti i tij i shumë kritikuar mund të jetë shpeshherë edhe pozitiv.
Ishte Robben ai që i humbi Holandës titullin e Kupës së Botës kur në finale ndaj Spanjës nuk shënoi raste të pastra edhe pse kishte mundësi për të bashkëpunuar me lojtarët.

“Sulmuesit duhet të jenë rastësisht egoist në fushë, por është me rëndësi të mos teprohet. Sulmuesit bëjnë shumë gjëra në mënyrë instinktive. Egoizmi është cilësi dhe jo domosdoshmërisht një gjë e keqe”, tha Robben.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar se gjyqtarët herë gabojnë në vendimet e tyre, por nuk ka ndodhur ndonjëherë që të ndihmojnë katalanasit.
“Ndonjëherë, gjyqtarët na dëmtojnë e ka raste edhe kur ne përfitojmë. Penaltia ndaj Espanyolit ishte një rast ashtu sikurse ajo e Betisti ku ne u dëmtuam”.

“Këtë sezon na dëmtuan rëndë, por në sezonet tjera nuk ka ndodhur. Ata e kanë punën e rëndë, janë këtu për të marrë vendime të shpejta dhe kjo është normale. Ne nuk duam të ankohemi, por ky është thjeshtë realiteti”, u shpreh Xavi.
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy nuk është demoralizuar nga disfata në derbin ndaj Interit dhe ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë gjithmonë te Milani.
19 vjeçari është lidhur me një largim nga Milani për shkak të mungesës së minutazhit, por ai nuk dyshon në të ardhmen e tij.

“Një huazim ka qenë në mendjen time, por edhe nëse nuk luaj këtu, unë po përmirësohem në stërvitje përkrah kampionëve. Unë jam i përfshirë në një gjë të madhe. Unë jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj të qëndroj gjithmonë”, tha Shaarawy.
Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka paralajmëruar Manchester Cityn para ndeshjes që zhvillohet të dielën e ardhshme, duke thënë se Spursat dëshirojnë t’u kthehen fitoreve.
“Është mëkat që nuk fituam. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos kur Wolvesat shënuan të parët. Ishte shumë vështirë të kthejmë rezultatin. Në pjesën e dytë shënuam golin, por më pas nuk arritëm të shënojmë”.

“Nuk ka nevojë për brenga, duke filluar nga e diela do të fillojmë të fitojmë”, tha Modric.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka vënë në dyshim të ardhmen e tij, duke deklaruar se Liga Premier është superiore për kampionatin spanjoll.
Ronaldo është lidhur me një rikthim te Manchester United pas deklaratave të miqve të tij se CR7 po kërkon të rikthehet në futbollin anglez.

“Liga Premier dhe La Liga janë kampionatet më të mira, por duhet të jem i sinqert. Liga Anglese është më konkurruese. La Liga është kompetitive, por jo aq sa Liga Premier”, theksoi Ronaldo.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka deklaruar se shpreson që ta rikthejë formën e tij, pas një paraqitjeje të mirë ndaj Sunderlandit.
“Si sulmues mundohem gjithnjë që të shënoj dhe gjithmonë dua të shënoj. Tash po shpresoj që ta rigjej formën”.

“Ka qenë një stil i ndryshëm këtu për t’u përshtatur dhe unë kam asistuar për bashkëlojtarët e mi, gjë që na ka ndihmuar për të fituar ndeshjet”, ka deklaruar Torres.

Edhe trajneri Andre Villas-Boas është shprehur i kënaqur me paraqitjet e fundit të spanjollit, duke thënë se “ai është i gatshëm ta ndryshojë fatin e tij dhe rezultati do të vijë”.
Manchester City ka refuzuar ofertën e Interit prej 25 milionë eurosh për të transferuar në mënyrë permanente sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.
Kështu raporton Sky Sport Italia, që nuk e sheh më Interin favorit në luftën për Tevez, pasi edhe PSG për shkak të ofertës më të madhe është para të gjithëve me ofertën e bërë.

Sidoqoftë, ekspertët e merkatos në stafin tonë besojnë se në garën për Tevez mund të përfshihet edhe Barcelona, e cila po kalon nëpër formë jo të mirë dhe ndjen mungesën e David Villës në sulm. Nga gara nuk përjashtohet as Milani.
Ish-mbrojtësi italian, Christian Panucci, beson se Interi është kthyer në garën për Scudetto, megjithatë, sipas tij, Milani mbetet favorit për titull.
Me fitoren në derbin e të dielës, zikaltrit gjendet gjashtë pikë prapa vendit të parë që e mban Juventusi.

“Ky derbi ishte padyshim më i rëndësishëm për Interin, sepse po ta humbnin, atëherë do të ishin jashtë garës për Scudetto”.

“Fitorja e të dielës ka sjellë entuziazëm te fansat e Interit, të cilët tash besojnë se skuadra mund të garojë sërish për titull”.

“Për Milanin, humbja ndaj rivalëve të përjetshëm ishte padyshim një goditje e rëndë, por, sipas mendimit tim, ata mbesin favoritë për ta fituar Kampionatin”, ka thënë 38-vjeçari për Goal.com, i cili konsideron se gara kryesore për titull do të zhvillohet mes Rossonerëve dhe Bianconerëve.
Ravel Morrison ka mohuar të ketë refuzuar një kontratë të re nga Manchester Unitedi, edhe pse Sir Alex Ferguson ka thënë se ai e ka bërë këtë.
18-vjeçari kërkon rritje të pagës, ndërsa trajneri i Djajve të Kuq theksoi javën e kaluar se kërkesat e tij janë joreale.

“Asnjëherë nuk kam refuzuar një kontratë të Manchester Unitedit”, ka shkruar lojtari në Twitter.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka deklaruar se është i gatshëm të luajë në mesfushë në sfidën e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, por nëse këtë e kërkon trajneri Jose Mourinho.
Portugezi konsiderohet si njeriu që mund ta ndalë lojtarin më të mirë në botë aktualisht, Lionel Messi, megjithëse në të kaluarën nuk ka arritur ta bëjë këtë.

“A do të luaj në mesfushë sërish? Trajneri do ta dijë çfarë të bëjë ndaj Barcelonës. Unë jam gjithmonë i gatshëm t’i ndihmoj Madridit”.

“Të gjithë i dinë kualitetet e mia dhe çfarë mund të bëj për skuadrën. Megjithatë, trajneri është ai që i merr vendimet”, citon AS fjalët e Pepes.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se klubi i tij nuk e ka vetëm Milanin konkurrent në garën për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, porse edhe Paris Saint-Germain është një kandidat serioz.
Argjentinasi pritet të largohet nga Etihad Stadium gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Milani dhe Interi ka qenë destinacionet më të përfolura.

Mirëpo, sipas spekulimeve të fundit, PSG është gati t’i ofrojë 27-vjeçarit 10 milionë euro për sezon, gjë që ka filluar ta frikësojë Morattin.

“Nuk është vetëm një duel mes Interit dhe Milanit për Tevezin. Paris Saint-Germain është po ashtu shumë serioz”, ka deklaruar Moratti për Controcampo, ndërsa e konfirmuar ofertën prej 25 milionë eurosh që e ka bërë për sulmuesin.
Qendërmbrojtësi anglez, Gary Cahill, është zyrtarisht lojtar i Chelseat, skuadër në të cilën ka kaluar nga Bolton Wanderers.
26-vjeçari filloi negociatat me Blutë para dy javësh, ndërsa pas kalimit të ekzaminimeve mjekësore, ai ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar rreth shtatë milionë funte.

“Chelsea është një klub i madh, është një klub që kërkon të fitojë trofe në çdo sezon. Është një mundësi e madhe për mua të jem pjesë e kësaj. Mundësitë e këtilla nuk refuzohen”, ka deklaruar lojtari i ri i Bluve.

Cahill, i cili do ta bartë fanellën me numrin 24, bëhet lojtari i pestë anglez në skuadrën e Chelseat, së bashku me John Terry, Frank Lampard, Ashley Cole dhe Daniel Sturridge.
Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, pritet të lëshohet nga spitali pas një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike për largimin e gurëve në veshkë.
Legjenda argjentinase të dielën u shtrua në spital pasi mjekët përmes ekzaminimeve kishin vërejtur praninë e gurëve në veshka, dhe kishin vendosur ta operojnë atë.

Klubi ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se 51-vjeçari është operuar me sukses dhe se ai do të lëshohet në shtëpi për riaftësim të mëtutjeshëm.
Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, e konsideron veten përgjegjës për humbjen e të dielës mbrëma nga Interi dhe u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin e tij.
Një lëshim i tij bëri që Diego Milito ta shënonte golin e fitores në Derby della Madonnina.

“Mendova se do ta arrij topin. Sido që të jetë, topi më iku dhe kështu u shënua goli vendimtar në ndeshje”.

“Me gjasë nuk duhej të vrapoja pas tij (topit), duhej me shpejtësinë time të shkoj pas Militos. Sidoqoftë, në atë pjesë të sekondës vendosa të vrapoj pas topit”.

“E marr përgjegjësinë e plotë dhe u kërkoj falje tifozëve. Kjo humbje nuk i ndryshon gjërat. Deri në fund do të luftojmë për Scudetto, edhe pse e dimë se do të jetë vështirë”, ka deklaruar Abate.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ai nuk ndjen presion shtesë gjatë përballjeve me Barcelonën, skuadër kundër të cilës do të luajë të mërkurën në kuadër të Kupës së Mbretit.
Në shumicën e ndeshjeve që ka luajtur ndaj Blaugranëve, portugezi ka dështuar të tregohet i rëndësishëm, ndërsa performancat e tij janë përcjellë me kritika të shumta.

“Gjithmonë mundohem të qetësohem para një ndeshjeje. Presioni nuk arrin deri tek unë. Mundohem të qëndroj pozitiv dhe gjithmonë kërkoj sfida të reja. Fuqia ime mendore është shumë e rëndësishme për mua”.

“Thjesht dua ta fitoj secilën ndeshje dhe të luaj mirë. Ky është gjithmonë qëllimi im; të bëj një performancë të mirë dhe të marrim rezultatin. Nuk më intereson se kush është kundërshtari, sepse motivimi im do të jetë gjithmonë i njëjtë”, ka deklaruar CR7.
Pas humbjes prej 3-2 të Arsenalit si mysafir i Swansea, legjenda franceze, Thierry Henry, ka pasur një zënkë verbale me një tifoz të hidhëruar të Topçinjve.
Henry, i cili është rikthyer te Arsenali si huazim, u inkuadrua në fushë në minutën e 63-të, ndërsa në fund ai shkoi të përshëndesë tifozët, por u përball me kritika.

“Ku është zemra, ku është karakteri dhe lufta?”, ka pyetur tifozi, ndërsa Henry ia ka kthyer: “Duhet ta mbështetni skuadrën dhe lojtarët nuk guxoni të jeni negativ”.

Në bazë të xhirimeve, duket se francezi ka bërë gjeste kundrejt tifozit dhe e ka ftuar që të zbresë në terren.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se përkundër humbjes në derbi, Rossonerët vazhdojnë të jenë pesë pikë përpara rivalit lokal, Inter.
“Ishte e qartë se kushdo që shënonte do të fitonte. Ne jemi ende pesë pikë përpara Interit, dhe vetëm një pikë pas kreut”.

“Në mes të 32 pikëve të Interit dhe 38 pikëve të Juves, janë pesë ekipe”.

“Ajo që ka rëndësi është tabela”, ka thënë Galliani duke e përsëritur sërish diferencën e pikëve me zikaltrit.
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka shprehur entuziazmin e tij pas fitores prej 4-2 ndaj Real Betisit duke thënë se Blaugranët e merituan fitoren e vështirë.
“Ne e dinim se sa i rrezikshëm është Betisi, për shkak të takimit të Kupës së Mbretit në vitin e kaluar”.

“Ishim me fat që shënuam dy gola të shpejtë, sepse ata janë një skuadër e mirë”.

“Megjithatë, në pjesën e dytë, shkuam në sulm me më shumë lojtarë. Ishim superiorë dhe menaxhuam ta ndryshonim rezultatin e ndeshjes”, ka deklaruar Busquets.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dashur ta shesë sulmuesin brazilian, Alexandre Pato dhe se klubi e ka kërkuar Carlos Tevezin për zëvendësimin e Antonio Cassanos.
“Unë nuk e kam marrë vendimin rreth Patos. Ishte vendimi i klubit që ta mbante djaloshin”.

“Mirëpo unë nuk kam thënë asnjëherë se dua ta shes Paton, sepse Tevez do ta zëvendësonte Cassanon dhe nuk ishte zëvendësim për Paton”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia, duke shtuar se nuk e di nëse Tevez do të veshë fanellën e Milanit.
Juventusi nuk ishte arrogant në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit- ka deklaruar trajneri i bardhezinjve, Antonio Conte.
Në takimin e të dielës, Bianconerët krijuan avantazh me anë të Mirko Vucinic, ndërsa Andrea Cossu e barazoi rezultatin, i cili nuk u ndryshua deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

“Nuk mendoj se ishim arrogantë, sepse asnjëherë nuk u ndalëm së luftuari për një rezultat të mirë. Ne kemi 18 ndeshje pa humbje dhe do të thosha se barazimi ndaj Cagliarit është i pranueshëm”.

“Nuk mund të jem i kënaqur me rezultatin, por është i pranueshëm”, theksoi Conte në konferencën për media pas takimit.

Përkundër barazimit, Juventusi ka rikthyer kreun e tabelës me një pikë më shumë se Milani që u mposht në derbin ndaj Interit.
Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, është i hapur që të huazohet te ndonjë skuadër tjetër pasi ndjehet i frustruar për shkak të mungesës së minutazhit.
18-vjeçari u transferua me mjaft entuziazëm në Stamford Bridge nga Anderlechti gjatë verës, mirëpo nuk po mund të gjejë vend në formacionin e Bluve, duke qenë se Didier Drogba, Fernando Torres e Daniel Sturridge janë zgjedhjet e para të trajnerit Andre Villas-Boas.

“Duhet të jesh i gatshëm për sakrifica nëse dëshiron të kesh sukses te një klub i madh, prandaj duhet të jem i durueshëm”.

“Sidoqoftë, nëse situata ime nuk ndryshon në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë mund të kërkoj huazim diku tjetër”, ka thënë Lukaku për Sporza, duke zgjedhur klubet nga Anglia dhe Franca si destinacione të mundshme.
Kryetari i Schalkes, Clemens Tonnies, është shprehur i bindur se legjenda spanjolle, Raul Gonzalez, do ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman.
Ish- sulmuesit të Real Madridit i skadon kontrata me klubin nga Gelsenkirchen, ndërsa drejtuesit e Schalkes duan ta mbajnë atë më gjatë.

“Unë kam një ndjenjë të mirë rreth zgjatjes së kontratës së tij. Raul na ka dhënë vetëm sinjale pozitive në ditët e kaluara”.

“Ai e identifikon veten me Schalken dhe tifozët tanë. Ai ndjehet shumë mirë te klubi dhe është bërë pjesë integruese e Schalkes”, ka thënë Tonnies për Bild.
Diego Milito ishte heroi i Derby della Madonnina të dielën mbrëma duke ia siguruar Interit fitoren, ndërsa golin ua ka kushtuar tifozëve që e kanë mbështetur në periudhën e vështirë që kaloi.
“Jam shumë i lumtur, vërtet i kënaqur. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari të madh”.

“Ishte një test i rëndësishëm për ne, për pozitën tonë në tabelë dhe për moralin, jemi shumë të lumtur”.

“Ta fitosh një derbi është gjëja më e bukur, mbi të gjitha për të gjithë tifozët. Faleminderit atyre, sepse ata janë gjithmonë prapa nesh. Ky gol është për ata”, citon faqja zyrtare e Interit fjalët e Militos.
Duke komentuar humbjen prej 1-0 nga Interi në Derby della Madonnina, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ishte një humbje e pafat e skuadrës së tij dhe se nuk ka vend për panik.
“Gjërat mbesin thuajse të pandryshuara- përveçse Interi është kthyer në garën për Scudetto”.

“Ata vepruan mirë, pritën dhe qëndruan thellë (në zonën e tyre) dhe ne nuk ishim në gjendje të krijojmë shumë”.

“Ne duhej t’i hapnim duke i tërhequr të luanin më jashtë, sepse ata kishin 10 njerëz prapa topit, por nuk arritëm ta bënim këtë”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.
Interi ka shënuar fitore të madhe në atë që quhet ‘Mrekullia e San Siros”, pasi pos golit të fitores të shënuar nga Diego Milito, kemi parë se mosha nuk bën diferencën në futboll.
Një Inter super i fortë në mbrojtje dhe tepër taktik, arriti të thyejë një Milan tepër të dobët në mbrojtje, por dominant në sulm. Kush ishin më të mirët? Telegrafi ju sjell vlerësimet e lojtarëve...

Milan

Abbiati – 5.5
Alessandro Nesta – 6.0
Zambrotta – 5.5
Abate – 3.0 (Dështimi i ndeshjes)
Thiago Silva – 7.0
Mark van Bommel – 7.0
Nocerino – 5.5
Boateng – 6.0
Emanuelson - 6.5
Pato – 5.0
Ibrahimovic – 6.0

Inter

Julio Cesar – 7.5
Javier Zanetti – 9.5 (Lojtari i ndeshjes)
Lucio – 8.0
Maicon – 7.5
Samuel – 8.5
Nagatomo – 7.0
Motta – 7.5
Alvarez – 6.0
Cambiasso – 7.5
Pazzini – 7.0
Milito – 8.0