Barcelona ka arritur ta përmbysë rezultatin dhe të shënojë fitore sensacionale me rezultat 1:2 ndaj Real Madridit në Bernabeu, në supersfidën e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.Ndeshja ashtu siç ishte pritur, nga fillimi ishte tepër e baraspeshuar, kjo ndoshta për shkak të formacionit të ngjeshur defensiv të Jose Mourinhos, i cili u shpagua në fillim, por në fund dështoi të tregonte frytet e pritura nga portugezi që përsëri dështoi.
Pas një fillimi mjaft monoton të këtij takimi me dominim në posedim të Barcelonës, ishin madrilenët ata që kaluan në epërsi.
Një kundërsulm i nisur mirë nga Los Blancos e shfrytëzuan më së miri sulmuesit madrilen. Karim Benzema gjeti të lirë Cristiano Ronaldon në vrap, i cili si tigër i vërtetë në një sprint tejkaloi mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar me të majtën nën këmbët e Pintos për 1:0 dhe epërsinë e Real Madridit në këtë takim (11’).
Pjesa e parë nga ky moment u nxeh. Barcelona shfaqet rrezikshëm me anë të Alexis Sanchez i cili goditi traversën.Katalanasit dominuan në posedim dhe nuk u s’prapsën, u shfaqën të rrezikshëm me anë të Andres Iniestës i cili kishte dy mundësi për të shënuar, pa përjashtuar as një goditje tejet të rrezikshme të Lionel Messit, i cili hasi në briliancën e Iker Casillasit.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Real Madridit, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Me të filluar pjesa e dytë, një harkim të mrekullueshëm nga këndi nga Xavi, e shfrytëzoi më së miri në një mbrojtje të hutuar të Real Madridit, kapiteni Carles Puyol, që si hero i vërtetë kërceu për të shënuar për 1-1 dhe barazimin e rezultatit në Bernabeu (49’).
Menjëherë pas këtij goli lajmërohet Real Madridi, që me anë të Karim Benzemas për pak sa nuk kaloi në epërsi. Golin francezit ia mohoi shtylla pingule.Dhe më pas vjen në pah brutaliteti i Pepes, që shkeli në gisht lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin. Gjyqtari hesht, por mbrojtësi portugez meritoi kartonin e kuq.
Sidoqoftë, kjo kishte pak rëndësi. Eric Abidal kaloi në epërsi Blaugranët në mënyrë sensacionale pas një pasimi të magjishëm nga Lionel Messi, i cili nga Himalajet e gjeti të lirë francezin, që me një goditje të ulët mposhti Iker Casillasin për 1-2 dhe fitoren e madhe në Bernabeu (77’).

Në minutat e mbetur Real Madridi nuk arriti të bënte asgjë dhe ndeshja përfundoi me fitore për Blaugranët edhe pse këtu nuk përfundon tmerri që po ia bën Guardiola trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, që po tregohet i pa fuqishëm.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Camp Nou dhe Barcelona me këtë rezultat nga ndeshja e parë dhe dy golat e shënuar në terren mysafir, është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Rossonerët kanë siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm në Coppa Italia në dëm të Novaras. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të Milanit.Vendasit realizuan në pjesën e parë me anë të Stephan El Shaaraëy (24’), mirëpo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit Ivan Radovanovic e barazoi rezultatin duke i dërguar skuadrat në vazhdime.
Në vazhdime më të suksesshëm rezultuan lojtarët e Milanit, pasi arritën ta shënojnë golin e fitores përmes Alexandre Patos (100’).
Në çerekfinale Milani do të luajë kundër Lazios.
Lille besohet t’ua ketë bërë të ditur gjigantëve anglezë, Manchester United dhe Chelsea se asi Eden Hazard mund të shitet për as më pak dhe as më shumë se sa 35 milionë funte.Mirror shkruan se Lille i ka thënë Chelseat dhe Manchester Unitedit se nuk dëshiron ta shesë asin belg, por kjo mund të ndodhë në janar vetëm për një shumë prej 35 milionë funtesh.
Edhe Manchester United edhe Chelsea janë duke e monitoruar me mjaft kujdes situatën përreth Hazard dhe po e kërkojnë momentin e duhur për të siguruar transferimin e tij.
Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, mendon se Silvio Berlusconi është dashur të ketë autorizuar shitjen e Alexandre Patos për të mirën e klubit dhe të financonte transferin e Carlos Tevez.Ishte pikërisht Berlusconi ai që në një ditë të jashtëzakonshme bllokoi gjithçka kur PSG kishte arritur marrëveshjen me Milanin për Paton dhe Milani kishte në dorë akordin me Cityn për Tevez, ndërsa tani është Sacchi, trajneri më i mirë në histori të klubit Rossoner ai që ka kritikuar ashpër vendimin e Berlusconit.
“Pato? Ai është lojtar i madh. Sidoqoftë, unë mendoj se do të ishte më mirë për të nëse ai do të ishte larguar nga Milani javën e kaluar. Më është dukur e çuditshme që Berlusconi e dëshironte Tevezin si lojtar për ekipin. Është e çuditshme që dikush që do aq shumë Ronaldinhon të dëshironte Tevezin për Paton”, tha Sacchi.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, pret reagim të fuqishëm të ekipit pas disfatës në derbi të shtunën.“Humbja nga Interi nuk e ndryshon qasjen e Milanit. Ne e kemi pranuar humbjen dhe tani sfida është Kupa e Italisë me Novarën, e cila na lejon t’i ndërrojmë gjërat shpejt”.
“Nëse do të kishim barazuar dhe Juventusi do të kishte fituar, atëherë do të ishte më keq, por Milani nuk ka frikë nga konfrontimi direkt. Ndoshta në pjesën e dytë të sezonit do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mëdha”, u shpreh Allegri.
Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt nuk dëshiron të largohet nga klubi, por në të ardhmen destinacioni për SuperMarion do të mund të ishte Milani.“Mario nuk ka për qëllim të largohet nga City. Ai ka filluar të kuptojë sistemin dhe se si gjërat shkojnë këtu. Çuditërisht për të, ai po pranon se Mançesteri nuk është aq i keq sa ka menduar dhe ka thënë se është. A është Milano qytet më i mirë? Varet nga pikëpamja personale, por tani për tani Mançesteri është qytet më i mirë për të”.
“A do të jetë Balotelli me Ibrën bashkëlojtar në të ardhmen? Do të ishte e mrekullueshme, pasi që do të thoshte se Ibra do të zgjaste karrierën edhe për shumë vite”, potencoi Raiola.
Në vigjilje të derbit të madh planetar mes Barcelonës dhe Real Madridit, është me rëndësi të përmendet një fakt i veçantë, një video e cila ka bërë xhiron e botës këtyre ditëve në internet.Një video e publikuar në rrjetin social, YouTube, sheh lojtarët e Barcelonës në vitet e 90-ta nën drejtimin e legjendës Joan Cruyff duke u stërvitur për të aktruar dhe për të simuluar gjatë ndeshjeve.
Në këtë video paraqiten dhe disa raste ekstreme të cilat kanë vendosur ndeshjet e sezonit të kaluar mes Barcelonës dhe Real Madridit, ashtu sikurse raste tjera flagrante të simulimit në ndeshjet ndaj Interit dhe skandalin e madh ndaj Chelseat ku ekipit anglez iu mohuan gjashtë penalti.
Nuk është hera e parë që Barcelona po akuzohet për manipulim ndeshjesh dhe ndryshim të verdikteve të sfidave në mënyrë të pistë, pasi edhe në të kaluarën ishte vet Jose Mourinho që publikisht ka akuzuar UEFA-n se po ndikon në gjyqtarët për t’i ndihmuar Barcelonës.
Një psikolog sportiv portugez ka konkluduar se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është alergjik në ndeshjet e mëdha dhe se vuan nga sëmundja e quajtur Barcelonitis.Ronaldo do të jetë në fushë sonte përballë Barcelonës dhe ka presion të madh për të shkëlqyer pasi dështoi në El Clasicon e fundit para Krishtlindjeve.
Duke folur për Diario de Noticias, Jorge Silveiro tha: Cristiano po vuan nga një alergji para ndeshjeve të mëdha. Ai ndjen se pritjet janë të mëdha dhe ai po vuan nga ky presion. Po ashtu, mendoj se ai vuan nga Barcelonitisi”.
Kohëve të fundit Cristiano Ronaldo është vënë nën presion nga hierarkia e Real Madridit dhe nga tifozët po ashtu, për mungesën e shkëlqimit në ndeshjet e mëdha.
Lecce ka bërë të ditur në faqen zyrtare se mbrojtësi i krahut të majtë, Djamel Mesbah është transferuar te Milani për një shumë të pa përcaktuar.Ekipi nga Via del Mare nuk ka zbuluar ndonjë detaj të marrëveshjes së transferimit të Mesbah te Milani edhe pse besohet se lojtari është në bashkpronësi.
Besohet se transferimi i Mesbah vjen pas paraqitjeve të dobëta të treguara nga Taye Taiëo në fanellën e Milanit.
Superylli brazilian, Kaka, ka deklaruar se nuk është i interesuar që të kalojë te Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar.Reagimi vjen pasi La Gazzetta dello Sport raportoi të mërkurën se PSG dhe Reali kishin arritur marrëveshje për transferimin e tij.
“Nuk është e vërtetë se kam arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Unë jam tërësisht i përqendruar që të ndjek objektivat e mia personale dhe kolektive te Real Madridi”, ka shkruar Kaka në Twitter.
Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Ricardo Kaka- njofton La Gazzetta dello Sport.Sipas gazetës italiane, dy klubet janë pajtuar për shumën prej 25 milionë eurosh, ndërsa tash mbetet që braziliani të arrijë marrëveshje për termet personale.
Klubi francez është lidhur vazhdimisht me transferimin e 29-vjeçarit, por Los Blancos gjithmonë kanë thënë se nuk do ta lejojnë largimin e tij.
Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, ka deklaruar se Napoli do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.Ikona e futbollit botëror ka luajtur në Stadio San Paolo gjatë viteve 1984-1991, duke i ndihmuar napolitanët që të fitojnë dy tituj të Serie A, një titull të Kupës së Italisë dhe një të UEFA-s.
“Argjentina dhe Napoli janë dy skuadra që do të jenë gjithmonë në zemrën time”.
“Napoli po luan shumë mirë. Qyteti meriton një ekip të jashtëzakonshëm si skuadra aktuale. Ndoshta duhet të bëjnë disa përforcime në mbrojtje, por ata po luajnë shumë mirë”.
“Asnjëherë nuk do të harroj për Napolin. Vet qyteti dhe njerëzit meritojnë një ekip të shkëlqyer”, ka deklaruar Maradona për Ansa.
Ole Gunnar Solskjaer i ka të gjitha cilësitë që të ketë sukses si trajner. Kështu mendon dikur trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson.Ish-sulmuesi norvegjez bëri emër në Old Trafford me 126 gola në 366 paraqitje, duke përfshirë edhe fitoren e famshme ndaj Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999.
Pas pensionimit si futbollist, ai është treguar i suksesshëm edhe si menaxher, fillimisht me rezervat e Unitedit, pastaj me skuadrën norvegjeze Molde, me të cilën e fitoi titullin e parë kampional të këtij klubi në sezonin debutues.
“Ole gjithmonë ka dashur të qëndrojë te loja, prandaj që nga një moshë më e re është përgatitur për të qëndruar te futbolli si trajner ose si menaxher, që është aktualisht. Prandaj ai i ka dhënë vetes më shumë shanse sesa të tjerët (futbollistë që bëhen menaxherë)”, ka shpjeguar Ferguson.
Sipas Sir Alex, 38-vjeçari ka cilësi dhe organizim pune për t’u bërë mjaft i suksesshëm në të ardhmen.
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka deklaruar se dëshiron që të luajë futboll, prandaj shpreson që të realizohet sa më shpejtë kalimi i tij te Fiorentina.31-vjeçari nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Bianconerëve këtë sezon dhe kjo ka bërë që të kërkojë një klub tjetër për të luajtur.
Nga ana tjetër, pas shitjes së Alberto Gilardino te Genoa, Viola është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Amauri konsiderohet si zëvendësim i denjë i tij.
“Shpresoj që marrëveshja të arrihet shpejtë. Po stërvitem shumë dhe pres të transferohem sa më shpejtë; dy klubet po flasin për këtë”, citon Corriere dello Sport fjalët e Amaurit.
Konkurrimi i vazhdueshëm me Barcelonën e Pep Guardiolas i ka kushtuar Real Madridit 460 milionë euro.Sport raporton se gjatë kohës që Blaugranët i ka udhëhequr Guardiola, Los Blancos kanë ndërruar presidentin, tre trajnerë dhe kanë shpenzuar një shumë marramendëse prej 460 milionë eurosh në transferime.
Nga ana tjetër, në skuadrën e Pep, Barcelona ka investuar 292 milionë euro, plus 25 milionë në bonuse.
Ndërsa të mos flasim për sukseset, ku Barca e Pep Guardiolas është e paarritshme.
Stafi teknik i Bayern Munichut e ka kritikuar Thomas Muellerin për angazhimin e pakënaqshëm në fushën stërvitore.Siç raporton Sport Bild, ata konsiderojnë se lojtari gjerman angazhohet shumë më tepër me përfaqësuesen e tij sesa me klubin.
Në sezonet e fundit, 22-vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës bavareze, mirëpo ai nuk u përfshi në takimin ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve (nëntor 2011), me arsyetimin se ai është lënë që të pushojë.
Mirëpo, tash del në pah se mospërfshirja e tij ishte si ndëshkim për mosangazhimin e nevojshëm në fushën stërvitore.
Nga ana tjetër, thuhet se edhe vet lojtari është i pakënaqur me ndryshimin e vazhdueshëm të pozitave ku luan. Ai preferon pozitën e mesfushorit ofensiv, ndërsa trajneri Jupp Heynckes në atë pozitë ka luajtur me Toni Kroos, derisa Mueller është vendosur si anësor i djathtë ose i majtë.
Arsenali nuk do të blejë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, sepse, sipas The Sun, kështu ka vendosur trajneri Arsene Wenger.Është pritur që francezi të shpenzojë para pas lëndimeve të shumta të lojtarëve të tij, por duket se ai beson në riaftësimin e tyre.
Topçinjtë kanë probleme sidomos në mbrojte që ka ndikuar në rezultatet e skuadrës. Megjithatë, Wenger shpreson në rikthimin e shpejtë të Andre Santos dhe Kieran Gibbs.
Arsenali aktualisht gjendet në vend të pestë, katër pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë zhvillon sfidën e vështirë ndaj Manchester Unitedit.
Drejtuesi i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se rezultati i përballjes së Kupës së Mbretit mes skuadrës së tij dhe rivalit Real Madrid, mund të ndikojë në formën e mëtutjeshme të ekipeve.“Skuadra që humb këtë ndeshje do të mbetet e plagosur dhe duhet të rikuperohet shumë shpejtë”.
“Unë pres një ndeshje shumë të barabartë. Madridi është rivali më i fortë”, u ka thënë Pep gazetarëve, duke shtuar se i konsideron Los Blancos si favoritë.
Takimi i parë çerekfinal i Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi i kthyer te Arsenali, Thierry Henry, mund të mos luajë në derbin ndaj Manchester Unitedit pasi ka pësuar një lëndim në stërvitje.The Express raporton se legjenda franceze u lëndua të martën dhe iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar nëse do të jetë në dispozicion të Arsene Wenger, por tash për tash gjithçka është e dyshimtë.
Mungesa e tij në derbi do të ishte një zhgënjim, pasi janë pikërisht ndeshjet e këtilla që kanë ndikuar në huazimin e tij te klubi nga Emirates.
Mesfushori i Portos, Fredy Guarin, ka deklaruar se do të largohej nga skuadra portugeze vetëm nëse arrin marrëveshje me Juventusin gjatë këtij afati kalimtar, e jo për ndonjë skuadër tjetër.Kolumbiani është shënjestër e Bianconerëve, të cilët thuhet se tashmë kanë pasur takime me agjentin e tij.
“Asgjë nuk është përfundimtare, por unë do të largohem nga Porto vetëm për Juventusin. Ose vazhdoj këtu ose transferohem te Juve, por ndonjë klub tjetër nuk është opsion”.
“Një vendim do të merret së shpejti. Shpresoj të ketë më shumë qartësi deri të enjten”, ka thënë Guarin për Radio Catena Nacional.
Besohet se Porto kërkon 13 milionë euro për lojtarin, ndërsa Juventusi dëshiron ta huazojë për dy milionë euro deri në fund të sezonit me mundësinë për ta blerë atë pastaj për nëntë milionë euro.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur frustrimin e tij për mungesën e respektit ndaj arritjeve të tija në të kaluarën duke thënë se ka fituar mjaft tituj, ashtu që nuk duhet të vihen në dyshim vendimet e tij.Portugezi është kritikuar për rotacionet taktike të kohëve të fundit para përballjes së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, mirëpo ai nuk është shprehur aspak i kënaqur me këto kritika.
“Sa tituj duhet të fitoj në mënyrë që të shmang marrjen në pyetje për atë që bëj? Më tregoni se çfarë duhet të bëj për t’ju kënaqur”.
“Nëse e caktoj Karim Benzeman si sulmuesin tim, ju të gjithë pyetni për Gonzalo Higuainin, por nëse ai luan, ju dëshironi të dini pse Benzema është jashtë”.
“Nëse luaj me Pepen në mesfushë, ju të gjithë thoni se ai është më i mirë në mbrojtje, por nëse ai luan në mbrojtje, ju sugjeroni që ta shfrytëzoj në mesfushë”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në një konferencë për media.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi të martën se Paris Saint-German dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e Carlos Tevez, për një shumë prej 29 milion eurosh dhe tetë milionë të tjera në formë bonusesh.Sipas njoftimit, argjentinasi së shpejti duhej të udhëtonte për në Paris për të arritur marrëveshje personale dhe të kalonte ekzaminimet mjekësore.
Mirëpo, zëdhënësi i Cityt i ka mohuar këto spekulime duke thënë se ‘pasanikët’ nuk kanë marrë ofertë nga PSG.
“Nuk është e vërtetë. Manchester City nuk ka marrë ofertë nga PSG për shërbimet e Carlos Tevez”, ka thënë ai.
Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka deklaruar se klienti i tij dëshiron ta përfundojë karrierën në San Siro.Raiola ka heshtur spekulimet pas humbjes së derbit ndaj Interit, të cilat thoshin se boshnjaku me pasaportë suedeze mund të largohet nga Rossonerët.
“Ai dëshiron ta përfundojë karrierën te Milani, sepse ai është mirë dhe ka raporte të mira me klubin”, ka thënë agjenti për Sky Sport 1.
Duke folur për mundësinë e transferimit të Carlos Tevez te Milani, Raiola është shprehur se Ibra gjithmonë dëshiron lojtarë të fortë rreth vetes, në mënyrë që të fitojë.
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, i ka siguruar fansat e tij se ndjehet mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjike për largimin e gurëve në veshka.Trajneri i Al Wasl u operua në Dubai, ndërsa vetëm një ditë më pas u lëshua nga spitali për t’u riaftësuar në shtëpi.
“Ju them të gjithë atyre që më duan, jam mirë, po ia kaloj mirë si trajner në Dubai”, u ka thënë Maradona gazetarëve.
Manchester Unitedi është në bisedime me Sir Alex Ferguson për ta shpërblyer njërin nga trajnerët më të mirë në botë me rritje të pagës, gjë që do ta bënte atë trajnerin më të paguar në histori të Ligës Premier.Fergusonit i është ofruar një kontratë bazë prej 6.5 milionë funtesh në sezon dhe një milionë të tjera bonus në rast trofesh.
Djajtë e Kuq dëshirojnë që trajneri më i suksesshëm i klubit ta pranojë ofertën deri në verë, raporton Goal.com.
Derbi della Madonnina e ka lënë me pasoja Milanin, pasi pos disfatës nga kjo sfidë të lënduar kanë dalur edhe Kevin-Prince Boateng dhe portieri Christian Abbiati.Me anë të një komunikate klubi kuq e zi ka konfirmuar se Boateng do të mungojë së paku një muaj, teksa nga ana tjetër Abbiati do të mungojë vetëm një javë.
Lajmi nuk është pritur mirë në qarqet Rossonere, kur dihet mjaft mirë se Boateng ka qenë bartës i mesfushës së Milanit në ndeshjet e fundit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Jose Manuel Pinto do të startojë në çerekfinalen e Copa del Rey ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma.“Unë kam vendosur të luaj me Pinton. Ai është portier i mrekullueshëm dhe nuk mendoj se njerëzit do të dyshojnë në të”.
“Ne natyrisht nuk dyshojmë në të e as ata që e kanë parë në të kaluarën, pasi të gjithë e dinë se ai ka luajtur në nivel të lartë. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe do të presim çfarë do të ndodhë. Për këtë arsye, ne do të mbajmë më shumë topin. Do të jenë rreth 90 mijë njerëz të pranishëm që do të përkrahin Realin dhe kjo është bukuria e lojës, duhet të fitojmë”, ka thënë Guardiola.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ndjen se katalanasit mund ta godasin mentalisht Real Madridin në sfidën e vlefshme për Copa del Rey që zhvillohet të mërkurën.“Më pëlqen të luaj në Bernabeu. Është një vend historik dhe i veçantë për Barcelonën. Është motivim i veçantë ky”.
“Gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje për kupë, është rast i mirë për të treguar kush është më superior. Për ata që humbasin mund të jetë një goditje e rëndë në moral”, tha Xavi.
















