Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se për të si sulmues është shumë e vështirë të luajë në një formacion 4-3-3, pas disfatës nga Barcelona në Copa del Rey pësuar mbrëmjen e kaluar.“Është një formacion 4-3-3. Pepe të luajë në mesfushë është mirë, por është e vërtetë se ai po e ka të vështirë. Sidoqoftë, është diçka që duhet të sakrifikoni”.
“Ne kemi luftuar mirë në pjesën e parë, por është humbje e keqe – pësuam humbje në shtëpi, por kemi treguar se mund të fitojmë. Barcelona është ekip i mirë, por kështu jemi dhe ne”, tha Benz’.
Interi është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italias, pas fitores së lehtë të arritur në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 2:1.Nerazzurët e filluan furishëm takimin, pasi që në minutën e nëntë me anë të një super goli, mbrojtësi Douglas Maicon kaloi në epërsi Nerazzurët për 1:0.
Në vazhdim të takimit Interi me përbërjen e dytë e kërkoi golin e dytë, por ai erdhi vetëm në pjesën e dytë.
Pas një aksioni të bukur ku asistimin kryesoro e bëri Obi, Andrea Poli realizoi bukur për 2:0 dhe fitoren e Interit. Formalisht në fund në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar u shënua në listën e realizatorëve Valter Birsa (90’+1).
Interi në çerekfinalen e 25 janarit takohet me Napolin.
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka garantuar tifozët Rossoner se ai do të qëndrojë në Milanello, pas performancës së mirë ndaj Novarës në kuadër të Coppa Italias.“Po, unë do të qëndroj. Allegri dhe Galliani e kanë thënë po ashtu këtë. Unë po qëndroj këtu”, theksoi sulmuesi i ri.
El Shaarawy së fundmi ishte lidhur me një largim drejt Kolnit dhe Torinos.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka deklaruar se fitorja ndaj Real Madridit është e madhe për të, sidomos pasi shënoi golin e fitores.“Ne kemi fituar një ndeshje të madhe në terren mysafir dhe ne kërkuam të fitojmë me çdo kusht. Por, ne nuk mund të kthejmë shikimin prapa, sepse do të jetë edhe një ndeshje e vështirë kthyese”.
“Ata na bënë presion me pesë mbrojtës. Sistemi ishte më ndryshe, por ne luajtëm lojën tonë. Në fillim kemi pasur vështirësi, por ne luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë”, ka thënë Abidal.
Real Madridi ende nuk po mund ta mposhtë Barcelonën dhe ky fakt duket se nuk po e shqetëson dhe aq Jose Mourinhon, i cili thotë se do të ishte tepër i kënaqur nëse e fiton kampionatin spanjoll pa mposhtur Blaugranët.“Carvalho dhe Altintop luajtën mirë. Njerëzisht që zakonisht luajnë mirë, nuk më pëlqyen aq. Altintop bëri punën e tij me personalitet, ashtu sikurse Carvalho. Unë duhet t’i mbroj të dytë, sepse hynë në këtë ndeshje të vështirë pa pikë frikë. Gjëja më e lehtë për Carvalhon ka qenë që të thoshte se nuk mund të luante në një ndeshje të tillë”.
“Ne duhet të shënojmë të parët për t’i vënë nga balanci. Sidoqoftë edhe nëse nuk i mposhtim nuk është punë e madhe, më intereson ta fitoj La Ligën”, tha portugezi.
Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka premtuar se së shpejti do të gjendet një zgjedhje për Carlos Tevez, por është fati i keq i ‘Carlitos’ që ka konkurrencë nga Milani, ish-skuadra e tij.“Ne do të gjejmë situatë valide. Të gjithë e dinë se ne po kërkojmë një sulmues. Tevez do të ishte mundësi e mirë: tani për tani, ai nuk po luan për Cityn dhe ai dëshiron të jetë në fushë”.
“Asgjë nuk është definuar ende. Duhet të flasim me Manchester Cityn. Unë nuk kam folur me të ose agjentin e tij. Leonardo po kujdeset për çdo gjë”, ka thënë Ancelotti.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, më në fund ka pranuar se është duke menduar ta shesë klubin e tij, për shkak të humbjeve të mëdha.Berlusconi është vënë nën presion nga tifozët e klubit për mungesën e aktivitetit në tregun e transferimeve dhe kriza financiare që ka prekur kompaninë e Berlusconit, Fininvest, duket se ka prekur edhe klubin që së fundmi pësoi humbje të rëndë nga Interi.
“Unë do ta shes Milanin. Do t’ua shesë klubin rusëve sipas të gjitha gjasave. Çdo vit gjeneroj humbje prej së paku 80-100 milionë euro”, theksoi Berlusconi.
Në garë për të blerë Milanin janë gjiganti rus i gazit, Gazprom dhe djali i mbretit të Bahreinit, që është një prej njerëzve më të pasur në botë.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka precizuar se markimi i dobët i bashkëlojtarëve të tij në ndërprerjet gjatë ndeshjes me Barcelonën ka bërë që Los Blancos të pësojnë përsëri disfatë.“Në pjesën e parë kemi arritur atë që kërkuam, por e kemi pasur të vështirë të mbrohemi gjatë ndërprerjeve. Është vërtet mëkat, pasi nëse do të kishim mbajtur mirë Puyolin, atëherë ndeshja do të përfundonte ndryshe”.
“Ne kemi luajtur me strategjinë tonë. Ata kanë mënyrën e tyre dhe ne kemi tonën. Synimi jonë ishte të arrijmë një rezultat të mirë, pa marrë parasysh ky është qëllim i njëjtë me secilin rival, jo vetëm me Barcelonën”, potencoi portieri madrilen.
Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka përjashtuar çdo mundësi për formimin e një kampionati të përbashkët në të cilin do të garonin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.FIFA i ka bërë të ditur Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) se nuk ka të drejtë të devijojë nga kompetencat dhe të bëjë ndonjë kampionat të përbashkët për shkak se FFK ende nuk është pranuar në FIFA.
Ideja ishte mirëpritur nga qarqet shqiptare anë e mbanë trojeve, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka kërkoi rekomandimin e FIFA-s dhe UEFA-s, që rezultoi me një shkresë të FIFA-s, ku qartësohet se në pikën 79-të të statutit të saj saktësohet se federatat antare të FIFA-s nuk kanë të drejtë të zhvillojnë ndeshje apo të kenë kontakte tjera me klube të një vendi që nuk është anëtar i saj.
Ideja ishte prezantuar nga presidenti i F.C. Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili rekomandoi që Prishtina si klubi më i madh kosovar dhe një klub tjetër kosovar të garojnë në një kampionat të përbashkët me ekipet nga Shqipëria.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka akuzuar mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, duke thënë se ai nuk dëshiron të luajë me ndonjë lojtar sikurse portugezi.Pepe është vënë nën kritika të mëdha pasi shkeli qëllimisht dorën e Lionel Messit gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Copa del Rey të fituar nga Barcelona, ndërsa aradhës së gjatë të kritikuesve iu bashkangjit tani edhe Pique.
“Unë nuk kam një bashklojtar sikurse Pepe në zhveshtoren e Barcelonës. Por të gjithë e kanë parë, të gjithë. Unë shpresoj të mos kem një bashklojtar si Pepe në të ardhmen”, theksoi Pique.
Mesfushori anglez, David Beckham, e ka zgjatur qëndrimin e tij te Los Angeles Galaxy duke nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.Ditë më parë ai e refuzoi PSG-në, sepse dëshironte ta vazhdojë qëndrimin në MLS edhe për dy sezone të tjera.
“Ky ishte një vendim i rëndësishëm për mua. Kisha shumë oferta nga klubet anembanë botës”.
“Por sido që të jetë, unë jam akoma i apasionuar për të luajtur në Amerikë dhe për të fituar trofe me Galaxyn”, thuhet në komunikatën e Beckham.
Mesfushori i Atalantas, Giacomo Bonaventura, ka deklaruar se ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pasur ndikim të madh në karrierën e tij.Në një intervistë për Goal.com, 22-vjeçari ka thënë se do ta konsideronte karrierën e tij si të suksesshme po të arrinte vetëm çerekun e arritjeve të Del Pieros.
“Kur isha i vogël më pëlqente shumë. Do të jetë vërtet kënaqësi që ta shoh. Ai është një shembull për t’u ndjekur”.
“Nëse jam në gjendje të arrij vetëm çerekun e asaj që ka bërë ai në karrierën e tij, do të ishte e mjaftueshme për mua”, ka thënë Bonaventura
Atalanta është nikoqir i Juventusit në Azzurri d'Italia të shtunën.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Maxwell, mendon se qëndrimi te Barcelona do të kishte qenë opsioni më i sigurt në karrierën e tij.Javë më parë, braziliani 30-vjeçar iu bashkua PSG-së, duke qenë se kishte mbetur nën hijen e Eric Abidal gjatë qëndrimit në Camp Nou.
“Gjëja më e lehtë do të ishte qëndrimi. Këtu unë prisja një sfidë. Është një mundësi e shkëlqyer, PSG kanë një hapësirë të madhe për t’u zhvilluar”, ka theksuar Maxwell për Le Parisien.
Ai konsideron se mbrojtësi i majtë më i mirë në botë aktualisht është, pikërisht, Eric Abidal.
Braziliani i Bayer Leverkusenit, Renato Augusto, beson se Gjermania është skuadër më e mirë se përfaqësuesja e Brazilit, ndërsa pohon se Bastian Schweinsteiger do të përshtatej me lehtësi në formacionin e Selecaos.“Në të kaluarën, lojtarët gjermanë vetëm vraponin dhe luftonin. Tash ata luajnë një futboll të bukur teknikisht. Bundesliga është një nga ligat më të forta në botë!”.
“Në Brazil është thënë se skuadra e Gjermanisë është një nga më të mirat në botë. Ata madje aktualisht janë më të mirë se Brazili”, ka thënë ai për The Express.
I pyetur se cili lojtar gjerman do të zinte menjëherë vend në formacionin bazë të Brazilit, ai Augusto ka thënë: “Bastian Schweinsteiger! Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, por ka paralajmëruar se asgjë nuk ka marrë fund, pasi, sipas tij, Los Blancos kanë kualitet për t’i ndryshuar gjërat.Me fitore prej 2-1 në terren mysafir, Blaugranët kanë kryer pjesën më të madhe të punës që i afron në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, megjithatë Pep mendon se nuk duhet vetëkënaqur.
“Janë edhe 90 minuta deri në fund, luajmë kundër Real Madridit dhe mendoj se asgjë nuk ka përfunduar. Ata kanë kualitet të fitojnë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”.
“Zhvilluam një tjetër ndeshje të shkëlqyer në Santiago Bernabeu. Treguam lojë të mirë dhe krijuam raste për gol. Më e rëndësishmja është që e fituam përballjen e parë”.
“E kontrolluam takimin dhe u rikthyem mirë pas golit të Cristianos. Nuk duhet të harrojmë se luajtëm kundër Real Madridit, luajtëm mirë dhe patëm më shumë raste për gol”, ka deklaruar Guardiola duke komentuar ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma.
Për më shumë, kjo ishte hera e shtatë radhazi që Barcelona largohet pa humbje nga Santiago Bernabeu.
Lleyton Hewitt vazhdon të jetë pjesë e turneut Australian Open pasi në xhiron e dytë e ka eliminuar amerikanin Andy Roddick.Australiani nuk është dashur ta zhvillojë gjithë përballjen, pasi derisa ishte rezultati 3-6, 6-3 dhe 6-4 në favor të tij, Roddick u dorëzua për shkak të lëndimit që i shkaktoi një rrëzim që në setin e parë.
Julien Benneteau e fitoi ‘derbin’ francez kundër Gilles Simon me rezultat 7-5, 7-6, 1-6, 3-6 dhe 6-2. Ndërsa francezi tjetër, Gael Monfils e mposhti brazilianin Thomaz Bellucci (2-6, 6-0, 6-4 dhe 6-2).
Australian Open, meshkujt:
Hewitt - Roddick (15) 3-6, 6-3, 6-4, (dorëzohet Roddick)
Monfils (14) - Bellucci 2-6, 6-0, 6-4, 6-2
Benneteau - Simon (12) 7-5, 7-6(8), 1-6, 3-6, 6-2
Djokovic (1) - Giraldo 6-3, 6-2, 6-1
Murray (4) - Roger-Vasselin 6-1, 6-4, 6-4
Tsonga (6) - Mello 7-5, 6-4, 6-4
Tipsarevic (9) - Duckworth 3-6, 6-2, 7-6(5), 6-4
Ferrer (5) - Sweeting 6-7(4), 6-2, 3-6, 6-2, 6-3
Kukuskin - Troicki (19) 5-7, 6-4, 6-2, 4-6, 6-3
Raonic (23) - Petzschner 6-4, 5-7, 6-2, 7-5
Nishikori (24) - Ebden 3-6, 1-6, 6-4, 6-1, 6-1
Gasquet (17) - Golubev 6-4, 6-2, 3-0, (dorëzohet Golubev)
Chela (27) - Andujar 6-4, 6-4, 6-3
Gil - Granollers (26) 6-3, 4-6, 6-4, 6-3
Mahut - Ito 1-6, 7-6(6), 6-2, 6-2
Llodra - Bogomolov (32) 6-1, 6-3, 4-6, 5-7, 6-4
Australian Open, femrat:
S. Williams (12) - Zahlavova-Strycova 6-0, 6-4
Sarapova (4) - Hampton 6-0, 6-1
Bartoli (9) - Dokic 6-3, 6-2
Kuznjecova (18) - Stephens 7-6(6), 7-5
Ivanovic (21) - Krajicek 6-2, 6-3
Kvitova (2) - Suarez Navarro 6-2, 2-6, 6-4
Zvonarjeva (7) - Hradecka 6-1, 7-6(3)
Arn - Cibulkova (17) 6-2, 3-6, 10-8
Lisicki (14) - Peer 6-1, 6-2
Errani - Petrova (29) 6-2, 6-2
King - Pavljucenkova (15) 5-7, 6-3, 6-4
Zheng - Vinci (23) 6-4, 6-2
Kerber (30) - Dubois 7-5, 6-1
Kirilenko (27) - Wozniak 6-4, 1-6, 6-2
Makarova - Kanepi (25) 6-2, 7-5
Cirstea - U. Radwanska 1-6, 6-2, 6-3
Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko, do ta mbrojë titullin e botës në kategorinë e rëndë të versionit WBA më 3 mars në Dusseldorf, ndërsa sfidues i tij është francezi Jean-Marc Mormeck.Dy boksierët është dashur të përballeshin më 10 dhjetor, mirëpo paraqitjen e Klitschkos e kishte penguar ndërhyrja kirurgjike për largimin e gurëve në veshkë.
Klitschko u ka premtuar tifozëve të tij se do të jetë tërësisht i përgatitur për këtë meç dhe se do të jetë një tjetër mbrëmje e paharruar.
Mormeck në karrierën profesioniste në 40 përballje, ka realizuar 36 fitore (22 me nokaut) dhe katër humbje, ndërsa Klitschko ka regjistruar 56 fitore dhe tri humbje.
Organizuesit deri më tani kanë shitur 35.000 bileta për evenimentin që do të zhvillohet në Esprit Arena.
Kërkesat e larta për pagën e Danny Welbeck kanë bërë që bisedimet rreth kontratës së re me Manchester Unitedin të ngecin.Djajtë e Kuq dëshirojnë ta shpërblejnë 21-vjeçarin për progresin e tij në muajt e fundit duke ia rritur pagën, mirëpo Daily Mail raporton se ata janë të habitur nga taktikat e negociatorëve të tij.
Welbeck aktualisht paguhet rreth 15.000 funte në jave, ndërsa United është gati t’i ofrojë 45.000 funte në javë, mirëpo thuhet se ai kërkon 60.000 funte.
Një zyrtar i Bayer Leverkusenit, Wolfgang Holzhauser, ka thënë se sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, nuk është në planet e ish-skuadrës së tij.Sulmuesi bullgar është pas Wayne Rooney, Javier Hernandez dhe Danny Welbeck në zgjedhjet e Sir Alex Ferguson, ndërsa ditët e fundit spekulohet se ai mund të kthehet te Leverkuseni.
Holzhauser ka thënë për The Express se ka lexuar që Berbatov do të udhëtonte në Gjermani për të biseduar rreth transferimit të tij, ndërsa ka qartësuar se këto nuk janë të vërteta.
“Është e qartë se kurrë mos thuaj kurrë, por nuk është e vërtetë se po kërkojmë sulmues në këtë moment. Ndërsa nga pikëpamja e tashme do të thosha se ne nuk do ta kërkojmë as në verën që vjen”, ka sqaruar zyrtari i Leverkusenit.
Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, ka reaguar ndaj sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili e ka quajtur Pepen “një idiot”.Rooney e ka ofenduar mbrojtësin portugez për shkeljen që bëri Pepe në dorën e Leo Messit në ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma.
Ndërsa, spanjolli konsideron se të drejtë për të kritikuar kanë vetëm ata që janë “pa mëkate”.
“Qesha me Rooneyn. Por ka shumë të shenjtë në qiell, dhe nëse dëshiron të jesh një i shenjtë duhet të jesh shembull. Të bësh gabime është njerëzore”, ka shkruar Guti në Twitter.
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, mund t’i bashkohet skuadrës nga MLS, Montreal Impact- raporton Tuttosport.Bianconerët dëshirojnë të largojnë ndonjërin nga tre sulmuesit (Amauri, Vincenzo Iaquinta dhe Toni), ndërsa thuhet se klubi kanadez ka bërë ofertë për 34-vjeçarin.
Edhe ekipi nga Liga e dytë franceze, Monaco, është i interesuar për shërbimet e Tonit, mirëpo duket se Montreali ka gjasa më të mëdha për transferimin e tij.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka marrë përgjegjësinë e plotë pas humbjes së skuadrës së tij në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Mbretit nga Barcelona.“Përgjegjësia është e imja, sidomos kur ekipi im humb. Fitorja ka shumë baballarë; humbja vetëm mua. Unë jam në futboll qe një kohë të gjatë dhe e kuptoj këtë”.
“Fitoren në finalen e Kupës e festuam të gjithë, por në humbje unë jam prindi i vetëm”, ka pohuar trajneri portugez.
Mourinho, po ashtu, deklaroi se Pepe mund të dënohet nëse shpallet fajtor për shkeljen e qëllimshme që i bëri dorës së Lionel Messit.
Legjenda rossonere, Paolo Maldini, ka njoftuar se ka qenë i frustruar në tentimet e tij për të ndërtuar një karrierë të trajnerit me Milanin, ndërsa ka ardhur në përfundim se klubi nuk i dëshiron shërbimet e tij.Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka deklaruar se e dëshiron ish-bashkëlojtarin e tij në stafin e trajnerëve të klubit francez, ndërsa pas kësaj deklarate u shtrua çështja se pse 43-vjeçari nuk po angazhohet te skuadra që ia kushtoi karrierën e tij.
“Në këto vite unë kam kërkuar të kthehem para Leonardos dhe pastaj para Allegrit, por gjithmonë e kam gjetur derën e mbyllur te klubi”.
“Leonardo (kur ishte trajner i Milanit) më ka dashur pranë skuadrës; unë do t’i shërbeja në çfarëdo roli. Për Allegrin, unë do të isha pika takuese mes skuadrës dhe shoqërisë”.
“Një shpjegim është i qartë- Milani nuk dëshiron të më kthejë”, ka thënë Mladini për Gazzetta dello Sport.
Sergio Ramos ka deklaruar se nuk e di se çfarë duhet të bëjë Real Madridi për të fituar kundër Barcelonës.Blaugranët po vazhdojnë t’i turpërojnë Mbretërit në vitet e fundit, ndërsa mbrojtësi i Realit ka thënë se ekipi i tij duhet të përqendrohet në titullin e La Ligas, por nuk ka hequr dorë edhe nga Kupa e Mbretit.
“Duhet të jemi realistë: nuk luajtëm mirë. Ne e humbën avantazhin tonë dhe Barcelona ishte më e efikase për të shënuar”.
“Tash duhet të mendojmë për La Ligan. Do të jetë vështirë ta mposhtim Barcelonën në Camp Nou, por ne nuk heqim dorë nga Kupa”.
“Nuk jam në gjendje të them se çfarë duhet të kemi për t’i mposhtur ata. Nganjëherë fiton e nganjëherë humb. Dhemb sepse ata janë rivalët tanë kryesorë. Është e vështirë, por jo e pamundur”, ka deklaruar Ramos për faqen zyrtare të Realit.
Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ka pranuar se goli i barazimit nga Carles Puyol ishte vendimtar për rrjedhën e mëtutjeshme të takimit të parë çerekfinal të Kupës së Mbretit në Santiago Bernabeu.Reali krijoi epërsi me anë të Cristiano Ronaldos, ndërsa Puyol barazoi me kokë, dhe nga ky moment Los Blancos nuk arritën të ktheheshin më në lojë, ndërsa këtë e shfrytëzoi Barcelona për ta shënuar edhe golin e fitores përmes Eric Abidal.
“Ishim mirë dhe po luanim një lojë të ngushtë dhe të balancuar, por goli i Puyol pas pushimit, ndryshoi gjithçka”.
“Barcelona u bë më e vendosur dhe loja e tyre ndryshoi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer rezultatin (në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Camp Nou)”, ka deklaruar mbrojtësi veteran.
Edhe në ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma nuk munguan ndërhyrjet e vrazhda të lojtarëve të Real Madridit, ndërsa nga më të vërejturi ishte mbrojtësi Pepe, i cili e shfrytëzonte çdo rast për ta rrëzuar ose goditur Lionel Messin.Në një moment të rrëzimit të argjentinasit, Pepe qëllimisht shkeli dorën e Messit, veprim të cilin e kanë dënuar shumë futbollistë dhe sportdashës anekënd botës.
Mes tyre edhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Pepe, çfarë idioti. Nganjëherë vërtet u shkon njerëzve në nerva”.
Ndërkaq, kritika kundrejt Pepes ka lëshuar edhe mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, derisa shumë portale sportive e kanë quajtur portugezin “psikopat dhe antisportiv”.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se me paraqitjen ndaj Real Madridit, Alexis Sanchez ka arritur ta bëjë atë për vete.“Dua që në veçanti ta falënderoj Alexisin. Ai ka bërë një lojë fantastike. Ai ma ka vjedhur zemrën”.
“Ai është shumë i ri, por shkoi përpara dhe e sakrifikoi shumë veten. Ai është një person shumë modest”.
“Mendoj se klubi ka bërë një transferim të veçantë. Kur ai të përshtatet në tërësi, do të luajë edhe më mirë”, u ka thënë Pep gazetarëve.
Super agjenti italian, Enzo Bronzetti, është i bindur se Carlos Tevez do të përfundojë te Milani pas një sage të stërgjatur dhe tejet të komplikuar transferuese.“Ai do të përfundojë te Milani, aty ku ai dëshiron të shkojë. Ata po tentojnë ta shtyjnë drejt PSG-së, por ai nuk është i bindur nga Ligue 1, që sipas tij është kampionat i nivelit të ulët”.
“Interi ka tentuar, nuk është blof, por ai e di se çfarë dëshiron. Unë i njoh shumë mirë agjentët e argjentinasit, unë e di se me Interin nuk ka pasur kurrë kontakt real. Me PSG ka pasur kontakt, sepse një javë më parë unë kam darkuar me Ancelottin dhe Leonardon, dhe e di se Tevez është në objektivat e tyre”.
“Po ashtu, PSG nuk është dorëzuar as për Paton dhe po e monitoron me kujdes situatën”, ka thënë Bronzetti.
















