Trajneri i Romës, Luis Enrique, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren prej 5-1 kundër Cesenas në takimin e të shtunës të Serie A.“Takimi i sotëm (e shtunë) dukej se ishte i lehtë, sepse ishim thuajse të përsosur”.
“Për mua, Cesena është skuadër që ka disa kualitete të mira. Luajtëm në një nivel shumë të lartë”, deklaroi Enrique pas ndeshjes.
Bolton Wanderers kanë triumfuar para tifozëve të vet në Reebok Stadium duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1.Mark Davies shënoi golin e parë (4’), ndërsa Nigel Reo-Coker e dyfishoi epërsinë e vendasve (29’).
Craig Bellamy u dha shpresa mysafirëve duke e ngushtuar epërsinë në pjesën e parë (37’).
Mirëpo, në pjesën e dytë, ishin sërish vendasit ata që shënuan, ndërsa realizues ishte Gretar Steinsson (50’).
Mbrojtësi i Interit, Lucio, u ka sugjeruar klubeve evropiane që ta transferojnë mesfushorin e Sao Paulos, Lucas, pasi që beson se ai do të përshtatej më mirë në futbollin italian dhe evropian sesa ylli i Santosit, Neymar.“E njoh Lucasin shumë mirë dhe Interi duhet ta blejë atë menjëherë. Ai është një anësor me kualitet të madh”.
“Ai gjithmonë angazhohet në stërvitje dhe është një djalë modest”.
“Mendoj se Lucas është më i përshtatshëm për futbollin italian dhe evropian sesa Neymari”, ka deklaruar Lucio për Il Corriere dello Sport.
Skuadra e Romës ka regjistruar fitore prej 5-1 kundër Cesenas, në takimin e zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico.Serinë e golave e filloi kapiteni Francesco Totti, i cili realizoi dy herë në minutat e para (1’ dhe 8’). Me dy golat e shënuar, ikona romake kaloi ish-sulmuesin e Milanit, Gunnar Nordahl, duke u bërë golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave me një klub në historinë e Serie A.

Fabio Borini e trefishoi epërsinë (9’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, Eder e ngushtoi epërsinë (59’), por ky rezultoi goli i nderit për mysafirët.
Në vazhdim, Giallorossët shënuan edhe dy herë me anë të Juan (62’) dhe Miralem Pjanic (70’).
Aktualisht Roma mban pozitën e gjashtë në tabelë me dy pikë më pak se Interi që gjendet në vend të pestë.
Anësori francez, Samir Nasri, e ka mbrojtur kalimin e tij te Manchester City duke thënë se zgjedhja e tij nuk ishte e bazuar në paratë që iu ofruan.24-vjeçari shkoi në Etihad stadium nga Arsenali, ndërsa jo rrallë është kritikuar se e kishte marrë këtë vendim për shkak të parave që ia ofroi City. Këtë e ka pohuar edhe ish-trajneri i tij, Arsene Wenger.
“Kur je një tifoz i një klubi, nuk e di se çfarë ndodh përbrenda. Gjëja më e lehtë që mund të thonë tifozët është: ‘Ai shkoi atje për para, ai na tradhtoi’”.
“Unë kam pasur një propozim më të mirë (financiar) në një vend tjetër, të cilin nuk e zgjodha. Po kam pagë të mirë këtu, nuk mund të mohoj, por secili lojtar ka pagë të mirë. Nëse luan te Arsenali ke pagë më të mirë se diku tjetër”.
“Nuk e kam zgjedhur Manchester Cityn për para. Tabela e Ligës Premier e tregon këtë”, ka thënë Nasri për The Times.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka kritikuar ashpër portierin Manuel Neuer për gabimet e tij në sfidën ndaj Moenchengladbachut, ku bavarezët pësuan humbje me rezultat 3-1.“Problemi i Neuer janë kundërsulmet, ai dëshiron që lojën ta nisë shpejt. Ai duhet të luajë më qetë dhe të jetë më i fokusuar. Ajo ishte ftesa për disfatë”.
“Çfarë Moenchengladbachu ka bërë këtë sezon është fantastike. Ata do të luajnë në Evropë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Heynckes.
Lazio besohet të ketë bërë ofertë për mesfushorin e talentuar japonez, Keisuke Honda dhe madje thuhet të jetë arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit italian.Sidoqoftë, problemi i vërtetë është klubi rus, që nuk po lëshon pe për 16 milionë eurot që po kërkon, teksa klubi nga kryeqyteti i Italisë ofron vetëm 10 milionë euro.
Honda shihet si zëvendësues i sulmuesit të larguar drejt Interit si huazim, Mauro Zarates.
Transferi i ri i Chelseat, Gary Cahill, ka thënë se ai nuk ka kërkuar pagë astronomike nga Blutë, ashtu siç ishte shkruar nëpër tabloidet britanike.“Është vërtet zhgënjyese kur shihni gjëra të tilla në shtyp. Ju kafshoni gjuhën, sepse vërtet asnjë lajm që kam lexuar për mua nuk ishte i vërtetë. Ishte vërtet gjë që më lëndoi, por familja dhe klubi e dinte situatën reale”.
“Ishte vërtet vështirë të pranoja akuzën e të qenit lakmitar sepse ai është perceptimi që e morën për mua tifozët”, ka thënë Cahill.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se ai nuk është duke menduar ende për rinovimin e kontratës me klubin romak, pasi i intereson progresi deri në fund të sezonit.“Unë kam edhe 18 muaj në kontratën time. Ky është futbolli dhe nëse humbi katër ndeshje radhazi atëherë do të konsiderohem idiot”.
“Unë kam për të bërë ende edhe shumë për të merituar rinovimin, ne nuk kemi diskutuar për këtë sepse nuk ka sens për momentin”, tha Enrique.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka paralajmëruar se nuk do ta mbi ngarkojë sulmuesin Craig Bellamy, që si duket ka marrë përgjegjësinë e golave për shkak të suspendimit të Luis Suarez.“Disa lojtarët kanë nevojë për menaxhim më shumë se sa të tjerët, por lojtarët vet duhet të shikojnë veten. Craig ka qenë fantastik në përgatitjet e ndeshjeve. Jam i sigurt se të tjerët bëjnë të njëjtën gjë, por ai ka përvojën për t’u përgatitur”.
“Ne nuk guxojmë që ta mbi ngarkojmë atë, por duhet të punojmë që edhe të tjerët të vihen në funksion dhe të shndërrohemi në forcë të rrezikshme për ekipet tjera të Ligës Premier”, tha Dalglish.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se nuk ka gjasa që të përsëritet fitorja epike me rezultat 8-2 e arritur ndaj Arsenalit në Old Trafford më herët gjatë sezonit.“Nuk do të jetë ndeshje e hapur sikurse herën e fundit. Nuk ka gjasa për këtë. Nuk do të ketë shumë gjëra në këtë takim. Ata kanë pranuar vetëm gjashtë gola në shtëpi këtë sezon dhe ne jemi në dijeni se do të jetë ndeshje e vështirë”.
“Unë shpresoj që mund të arrijmë rezultatin që na nevojitet. Mendoj se Arsenali nuk do të përqendrohet te hakmarrja”, u shpreh skocezi.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka preferuar të qëndrojë me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Milanit, duke thënë se edhe Lazio përbën sfidë të vështirë për ekipin e tij.“Scudetto? Unë nuk dua të flas për këtë sepse nuk dua që të sjell fat të keq. Ne kemi humbur shumë pikë në fillim të sezonit dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjet një pas një”.
“Tani ne duhet të fokusohemi te Lazio, një klub i shkëlqyer, pasi Edy Reja është një trajner i cili di si të nxjerrë më të mirën nga klubi”, u shpreh Ranieri.
E kemi ditur tashmë se Chelsea është jashtë garës për titull në Ligën Premier, por Norwichi ka konfirmuar me anë të një barazimi pa gola ndaj Bluve në shtëpi se londinezët rrezikojnë edhe top katërshen.Ndeshja filloi e balancuar, me Chelsean që dominoi sa i përket rasteve, por në posedim nuk ishte aq diferencë e madhe pasi edhe vendasit nuk u s’prapsën.
Sidoqoftë, në fund u vërejt mungesa e Didier Drogbas, që nuk luajti në këtë takim për shkak të angazhimeve me kombëtaren e tij në AFCON, ndërsa takimi përfundoi me barazim pa gola.
Me këtë barazim Chelsea ka 40 pikë në vendin e katërt, pa luajtur ende rivalët tjerë për top pozitat.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka zbuluar se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për Javier Pastoren verën e kaluar.“PSG bëri një transferimi të mrekullueshëm. Dhe mendoj se klubi francez do të bëhet ndër ekipet më të mira në Evropë brenda tri viteve”.
“Por, edhe ne jemi të kënaqur që e kemi shitur për një shumë të tillë. Në Itali, Juventusi ishte i pari që e kërkoi me anë të drejtorit Marotta, i cili ofroi 30 milionë euro”, tha Zamparini.
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Carles Vilarrubi, ka hedhur poshtë kërkim faljen e Pepes për veprimin jo sportiv të portugezit, që shkeli gishtin e futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi.“Pepe ka tentuar të bëjë një rikthim të situatës në favor të tij që nuk mund të ekzistojë. Ai nuk ka thënë se ka bërë gabim, por vetëm se nuk ka dashur që kjo të ndodhë”.
“Askush nuk i beson atij”, tha Vilarrubi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e konsideron katastrofë të vërtetë në rast se ekipi i tij nuk arrin të sigurojë një vend në top katërshe.Ishte kryetari i klubit nga Emirates, Peter Hill-Wood ai që tha ditë më parë se dështimi për top katërsh nuk do të ishte dhe dështim aq i madh, një pohim që bie në kundërshtim me synimet e strategut francez.
“Për mua do të ishte katastrofë, sepse unë dua të luaj ndaj më të mirëve”, theksoi Wenger.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka ofruar lajme të mira për kombëtaren spanjolle dhe për Barcelonën, duke zbuluar se ai tashmë u është kthyer ushtrimeve në palestër, teksa po vazhdon rikuperimin nga lëndimi.Tashmë ka një muaj që prej se lojtari u operua nga fraktura e pësuar gjatë Kupës së Botës për klube, por sulmuesi spanjoll postoi një video në profilin e tij në Facebook të premtën ku shihet ai duke stërvitur në një biçikletë.
“Këmba po bëhet më mirë ditë pas dite dhe unë po bëhem më i fortë”, u shpreh Villa.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është në dyshim për derbin ndaj Arsenalit, pasi ka pësuar një lëndim në shpinë gjatë stërvitjeve në përgatitje të sfidës.Stafi mjekësor i United nuk dëshiron të rrezikojë me lëndimin që e kishte lënë jashtë fushave një kohë të gjatë mbrojtësin kohë më parë, teksa duket se dëmtimi është paraqitur përsëri.
Burimet e Goal.com bëjnë të ditur se Ferdinand është në dyshim të madh për supersfidën ndaj Arsenalit që mund të vendosë dhe titullin.
Trajneri i kampionit të Australisë, Brisbane Roar, Ange Postecoglou, ka kritikuar ashpër federatën australiane të futbollit (FFA) për menaxhimin e incidentit mes futbollistit shqiptar Besart Berisha dhe Pascal Bosschaart.Berisha ishte dënuar me një ndeshje moslojë për përfshirjen në një incident me mbrojtësin e Sydneyt, Boschaart, të cilin shqiptari e ftoi në tunel për të sqaruar hesapet larg syve të kamerave.
Pas shqyrtimit të raporteve të klubeve, FFA vendosi që ta dënonte sulmuesin më të mirë të Brisbane Roar, Besart Berishën, me një ndeshje moslojë.
“E gjithë ajo që ndodhi ishte bizarre”, theksoi Postecoglou në mbrojtje të Berishës.
Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të fitojë tituj, duke kërcënuar në njëfarë mënyre me largim drejtuesit e Arsenalit në rast se nuk krijojnë ekip të aftë për të fituar trofe.“Unë nuk po dorëzohem në luftën për vendin e katërt. Unë shpresoj që do të mposhtim Manchester United dhe mund të dëshmojmë se jemi top ekip. Ne jemi po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, ka shumë mundësi për trofe të mbetura këtë sezon”.
“Dhe e dini çfarë? Unë do të shkëmbeja të gjithë golat e shënuar vitin e kaluar vetëm për të sjellë një trofe në Emirates”, u shpreh Van Persie.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se trajneri Jose Mourinho është duke u përballur me revoltë të lojtarëve spanjollë, pas incidenteve të vazhdueshme që po ndodhin nëpër ndeshjet ndaj Barcelonës dhe favorizimeve që po u bëhen lojtarëve portugezë“Lojtarët nuk janë më të lumtur. Mourinho nuk ka folur me Kakan më shumë se një herë brenda këtyre katër muajve. Lojtarët spanjollë janë të pakënaqur me situatën e tyre për shkak të privilegjeve që Mourinho u jep lojtarëve portugezë”.
“Dhe më pas është situate e Nuri Sahin. Arseyja pse ai nuk luan është sepse Mourinho nuk e do atë”, tha Calderon.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar qartë se synimi i ekipit të tij do të jetë Scudetto dhe se Bianconerët do të ishin të pakënaqur nëse në fund të sezonit përfundojnë në vendin e tretë.“Unë nuk do të pajtohesha me vendin e tretë po që se do të ma ofronin tani. Unë jam i obliguar që të bëj më të mirën dhe ëndrrat t’i bëj realitet për tifozët. Unë nuk do të kisha nënshkruar në qershor për objektiva minimal”.
“Ne jemi në vendin e parë për shkak se e kemi treguar përkushtimin e duhur, entuziazmin dhe dëshirën për të fituar. Unë dua të vë gjithë besimin mbi lojtarët për të arritur gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh Conte.
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka deklaruar se ata nuk do të ishin duke biseduar me PSG po që se nuk do të ishte trajner Carlo Ancelotti.“Unë mund të them një gjë: Nëse Carlo Ancelotti nuk do të kishte qenë trajner i PSG, atëherë ne nuk do të kishim qenë këtu, e lëre më duke biseduar për një kontratë. Mendoj se ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë, ndoshta më i miri”.
“Ne jemi në mes të bisedimeve me PSG. Nuk dua të jap detaje, por ende është rrugë e gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje, pasi duhet të bisedojmë dhe me klub tjera të interesuara”, tha Kia Jorabchian për La Gazzetta dello Sport.
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka lëvduar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, por i ka bërë të ditur që duhet të punojë edhe shumë për t’u konsideruar legjendë e futbollit.“Teknikisht, jemi në të njëjtin nivel. Ne kemi marrë dhuratë nga Zoti”.
“Rekordet janë për t’u thyer, por do të jetë e vështirë të thyhet rekordi im. Kur Messi të ketë shënuar 1283 gola dhe kur të ketë fituar tri Kupa të Botës, atëherë do të flasim. Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës se kur do të lind Pele i ri. Unë u them: Kurrë. Prindërit e mi e kanë ndërprerë këtë fabrikë”, deklaroi Pele për Le Monde.
Bayerni i Munichut ka pësuar humbje në transfertë te Borussia Monchengladbach me rezultat 3-1, duke filluar kështu keq pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga.Bayerni e filloi shumë keq këtë takim. Ishte i shumëkërkuari, lojtari i ardhshëm i Dortmundit, Marco Reus ai që shënoi i pari pas 11 minutash lojë për 1-0.
Epërsinë e dyfishoi Patrick Herrman me ndihmën e Mike Hankes në minutën e 41-të, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë përsëri Patrick Herrman shënoi për 3-0 (71’), kurse golin e nderit për bavarezët e shënoi Bastian Schweinsteiger (76’), për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë disfatë Bayerni ka 37 pikë në vendin e parë, përderisa Munchengladbach është në vendin e dytë me 36 pikë. Të shtunën Schalke dhe Dortmund kanë rastin për të barazuar pikët me Bayernin dhe për të bërë lidershipin e trefishtë në tabelën e Bundesligës.
















