Anësori i Real Madridit, Marcelo, ka deklaruar se ekipi mbretëror spanjoll nuk është i ndarë në dy pjesë, pas spekulimeve se merengezët janë ndarë në kampin portugez dhe atë spanjoll.
“Ne kemi treguar se jemi të bashkuar. Nuk ka përçarje në ekip. Ne kemi treguar se jemi të gjithë për njëri-tjetrin dhe të gjithë jemi të lidhur me trajnerin”.
“Në Camp Nou ne do të luftojmë deri në fund për kualifikimin, ua kemi borxh tifozëve”, ka thënë Marcelo.
Janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë zërat se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të largohet nga klubi mbretëror spanjoll në fund të sezonit.
Kështu raportojnë pothuajse të gjitha televizionet dhe mediat tjera të shkruara sportive si Marca dhe AS, të cilat flasin për një largim të portugezit në fund të sezonit nga Bernabeu.

Spekulimet për të ardhmen e Jose Mourinhos vijnë pas telasheve me Sergio Ramos pas humbjes nga Barcelona, vërshëllimave të tifozëve ndaj teknikut portugez dhe përçarjes së ekipit spanjoll në dy kampe, atë portugez dhe spanjoll.
Mesfushori fantastik i Portos, Fredy Guarin, është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të tij te gjiganti italian, Juventus, pasi besohet se klubet kanë arritur marrëveshjen.
Guarin, i cili është kërkuar edhe nga Interi, duket se ka vendosur për Juventusin, gjithnjë sipas agjentit të tij, i cili për Calciomercato ka deklaruar se gjithçka është pranë finalizimit.

“Guarin tashmë është lojtar i Juventusit. Kemi rënë darkord me të dy klubet, marrëveshja u realizua për 11 milionë euro, katër do t’i paguaj tani Juventusi dhe shtatë milionë tjera gjatë verës.”
Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, është i bindur se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mund të bëhet lojtar i madh, ashtu sikurse Marco Van Basten.
“Zlatan është fantastik. Lojtari në zemrën time është Van Basten, por nëse Ibrahimovic vazhdon kështu...”, theksoi Galliani.

Ibrahimovic momentalisht e konfirmons statusin e mbretit në Serie A si lider në listen e realizatorëve me 14 gola.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka shprehur përkrahjen e tij për trajnerin nën zjarr të Los Blancos, Jose Mourinho, duke thënë se tifozët po e trajtojnë pa drejtësisht portugezin.
“Unë jam prapa Mourinhos deri në vdekje, deri në fund”.

“Vërshëllimat për të duhet të jenë në fakt vërshëllima për ne. Është e pa drejtë që ta bëjmë përgjegjës atë për humbjen të mërkurën. Nëse dikush meriton vërshëllimat, atëherë jemi ne ata”, ka thënë Arbeloa.
Pas performancës së shkëlqyer ndaj Manchester United, Alex Oxlade-Chamberlain ka deklaruar se ai synon që të jetë startues te Arsenali.
“Unë kam qenë i kënaqur që kam startuar, sidomos ndaj një ekipi sikurse që është Manchester United. Nuk ka më mirë se kjo”.

“Mendoj se kështu do ta fitoj dalë ngadalë besimin e Wengerit. Jam shumë i lumtur që kontribova në golin e Van Persiet”, potencoi Chamberlain.
Mesfushori i talentuar i Dortmundit, Mario Gotze, është lënë jashtë skuadrës që do të përballet me Hoffenhemin të dielën.
19 vjeçari ka vuajtur nga një problem së fundmi dhe Klopp ka konfirmuar për Sky Sports se lojtari nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës të ekipit kampion.

Ky lajm nuk është i mirë për Dortmundin pasi tash më shumë se kurrë verdh e zinjtë kanë nevojë për pikë, pasi janë barazuar në tabelë me Bayernin.
Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka deklaruar se është i gatshëm që të luajë për Bayern Munichun pa pagesë.
Italiani nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë edicion për Zonjën e Vjetër, ndërsa spekulohet se ai mund të shkojë drejt ekipit nga MLS, Montreal Impact. Ndërsa vet lojtari është shprehur i gatshëm që të kthehet në Allianz Arena.

“Për Bayernin do të luaja pa para”, ka thënë 34-vjeçari për Bild.

Toni gjendet aktualisht në Munih për të vizituar miqtë e vjetër, ndërsa ka thënë se akoma ka raporte të mira me shefin e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Sulmuesi italian qëndroi në Allianz Arena gjatë viteve 2007-2010, ndërsa në 60 paraqitje ka shënuar 38 gola për bavarezët.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka përsëritur se nuk do të largohet nga Meazza gjatë këtij afati kalimtar.
Vazhdimisht po spekulohet se holandezi do t’i bashkohet Manchester Unitedit, mirëpo ai ka mohuar diçka të tillë.

I pyetur nëse do të nënshkruajë për Djajtë e Kuq para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Sneijder është përgjigjur: “Edhe sa ka mbetur? Një javë? Do të qëndroj këtu”.

Edhe presidenti Massimo Moratti e ka bërë të qartë se mesfushori kreativ nuk largohet: “Askush nuk ka menduar asnjëherë ndryshe”.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka pranuar se gjasat janë të mëdha që Rossonerët ta transferojnë sulmuesin e Catanias, Maxi Lopez.
“Situata është shumë e thjeshtë. Ne kemi një marrëveshje me Catanian dhe lojtarin. Duket se ai është thuajse te Milani, por do të shohim”.

“Ekzaminimet mjekësore? Të qëndrojmë të qetë, do të presim edhe disa ditë”.

“Nëse Tevez nuk vjen, do ta transferojmë Maxi Lopezin. Ai është një lojtar për të cilin jemi mjaft të interesuar. Megjithatë nuk do t’i transferojmë të dy. Do të jetë ose njëri ose tjetri”, ka thënë Galliani për faqen zyrtare të Milanit.
Mbrojtësi veteran i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-1 ndaj Lazios, duke thënë se zikaltrit asnjëherë nuk e humbën besimin në vete këtë edicion, edhe pse ishin shënjestër e kritikave të vazhdueshme.
“Të mos harrojmë se një muaj më parë, shumëkush thoshte se ne do të luftojmë për të shmangur rënien nga liga dhe se ne jemi një skuadër e plakur”.

“Por ne gjithmonë kemi shikuar përpara pa u ndalur, dhe ky është rezultati”, është shprehur kapiteni legjendar.

Interi ka arritur pozitën e katërt në tabelë, ndërsa gjendet gjashtë pikë prapa liderit Juventus.

Të mërkurën Nerazzurët zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë kundër Napolit.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka deklaruar se nuk ka mosmarrëveshje mes lojtarëve spanjollë dhe portugezë te Los Blancos.
Reagimi i portierit vjen pasi ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, ka deklaruar se lojtarët spanjollë janë të pakënaqur për shkak të privilegjeve që Jose Mourinho u jep lojtarëve portugezë në skuadër.

“Nuk kam raporte të këqija me asnjërin bashkëlojtar. Ne bashkekzistojmë në seancat stërvitore, grumbullimet para ndeshjeve dhe gjatë ndeshjeve, sikurse të gjitha skuadrat”.

“Mund të nevrikosem me ndonjërin në një ditë të caktuar, ose dikush mund të nevrikoset me mua, por nuk është diçka që qëndron”.

“Nuk ka probleme mes spanjollëve dhe portugezëve në skuadër”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të klubit.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka shprehur kënaqësinë e tij me paraqitjen e bardhezinjve në pjesën e parë të sezonit, mirëpo e ka bërë të qartë se asgjë nuk është arritur akoma.
Zonja e Vjetër është e pamposhtur në 19 ndeshje, ndërsa mban kreun e Serie A me një pikë më shumë se Milani.

“Ne filluam me një skuadër të re dhe një menaxher të ri dhe kemi ecur mirë, duke i marrë ndeshjet një nga një, dhe njëkohësisht duke e përmirësuar lojën tonë”.

“Jemi të lumtur që jemi në krye në mes të sezonit, por jemi të vetëdijshëm se kampionati është i balancuar dhe e dimë se ende nuk kemi arritur asgjë”.

“Gjykimet do të bëhen në fund të sezonit, ndërsa tash për tash është me rëndësi që jemi përpara”, është shprehur Pirlo.
Në takimin ndaj Malagas, mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka arritur numrin prej 384 paraqitjeve me fanellën blaugrane, po aq sa është paraqitur me këtë fanellë trajneri i tij aktual Pep Guardiola.
Mesfushori ofensiv vjen nga Akademia e Barcës, ndërsa debutimin e tij zyrtar e ka bërë në tetor të vitit 2002 kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

Që atëherë, 27-vjeçari është bërë lojtar kyç te katalunasit, duke bërë 257 paraqitje në La Liga, 73 në Ligën e Kampionëve, 38 në Kupën e Mbretit, gjashtë në Superkupën e Spanjës, pesë në Kupën e Botës për Klube, tre në takimet e Kupës UEFA dhe dy në Superkupën e Evropës.

Iniesta ka shënuar 37 gola për Barcelonën deri më tani gjatë karrierës së tij.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka lëvduar ikonën e Romës, Francesco Totti, për paraqitjen e tij në takimin ndaj Cesenas.
Me dy golat e shënuar në atë ndeshje, Totti theu rekordin e ish-sulmuesit të Milanit, Gunnar Nordahl, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me një klub në Serie A.

“Ajo që ka bërë Francesco është e jashtëzakonshme, 211 gola më të njëjtën fanellë, ai e meriton rekordin”, deklaroi Del Piero në një konferencë për media.

Ai foli edhe për takimin çerekfinal të të martës të vlefshëm për Kupën e Italisë, që Bianconerët e zhvillojnë pikërisht kundër Giallorossëve.

“Presim një përkushtim të rëndësishëm në Kupën e Italisë kundër Romës. Të gjithë duam të luajmë mirë dhe të japim maksimumin, sepse është një objektiv i rëndësishëm për ne”, ka thënë Del Piero.
Pep Guardiola ka një filozofi unike të futbollit dhe di si t’ua shpjegojë gjërat të zgjedhurve të tij. Kështu konsideron mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.
Trajneri spanjoll ka fituar një numër të madh trofesh me katalunasit që kur e mori timonin e skuadrës, ndërsa Pique ka vetëm fjalë të mira për të.

“Në njërën anë, ai e sheh futbollin në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet, dhe pastaj ai e shpjegon më mirë se kushdo tjetër”.

“Shumë trajnerë të thonë të shkosh djathtas ose majtas, por ai të tregon arsyet pse, gjë që ta bën të qartë pse je duke bërë diçka”.

“Mbi të gjitha, është mënyra si të motivon. Shumë skuadra kanë fituar shumë tituj, por pastaj fillojnë të humbin urinë, ndërsa ne po bëhemi gjithnjë e më të uritur”, ka thënë Pique për fifa.com.
Sulmuesi i Real Madridit, Jose Callejon, beson se ekipi i tij mund ta mposhtë Barcelonën në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit që zhvillohet të mërkurën në Camp Nou.
24-vjeçari ishte njëri nga golashënuesit në fitoren prej 4-1 kundër Athletic Bilbaos, ndërsa duket se ka marrë zemër dhe mendon se Los Blancos mund të fitojnë edhe ndaj Balugranëve.

“Tash duhet të mendojmë për takimin e Kupës së Mbretit si diçka mjaft të rëndësishme”.

“Do të jetë shumë vështirë, por ne mund të fitojmë nëse luajmë kështu”, është shprehur Callejon.
Mesfushori Esteban Cambiasso ka pranuar se Interi vuajti në fitoren prej 2-1 kundër Lazios në Serie A.
Zikaltrit arritën të rrëmbejnë tre pikët falë golave të Diego Militos dhe Giampaolo Pazzinit, kundrejt një goli të Tommaso Rocchit, mirëpo argjentinasi mendon se skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të mirë.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Ne nuk ishim të rrjedhshëm sa duhet, mund të shihej se ne e kishim problem ta lëviznim topin”.

“Ne fituam me një gol pak a shumë me fat, por ne ishim të vendosur dhe kjo ka rëndësi për ne”, ka deklaruar Cambiasso për Inter Channel.
Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano, është shprehur mjaft i kënaqur për fitoren prej 4-1 ndaj Malagas.
“Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira këtë sezon, jashtë nga Camp Nou”, ka deklaruar braziliani për faqen zyrtare të katalunasve.

Ai ka folur edhe për performancën personale, duke theksuar se është i kënaqur për lojën që tregoi.

Barcelona mbetet në pozitën e dytë në La Liga me pesë pikë pas liderit Real Madrid.
Drejtori për lidhje institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno, i ka dalë në mbështetje mbrojtësit portugez, Pepe.
28-vjeçari është kritikuar shumë për veprimet e tij në Kupën e Mbretit, ndërsa Buntragueno mendon se ai nuk është person i keq.

“Pepe është një djalë i mirë dhe përplot pasion. Ai ka vuajtur sepse është një sportist i mirë”, citon Sport fjalët e Butraguenos.

Ndërkohë, ai ka refuzuar të komentojë nëse Pepe do të dënohet nga klubi i tij.

“Ne kemi një sistem të brendshëm. Shumëçka është thënë rreth tij, ndërsa ne nuk do të bëhemi pjesë e diskutimeve publike. Është diçka që do të diskutohet mes nesh”, ka thënë legjenda madrilene.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për fishkëllimat ndaj tij në takimin e të dielës ndaj Athletic Bilbaos.
Edhe pse Los Blancos fituan me rezultat 4-1, tifozët madrilenë e fishkëllyen trajnerin portugez për shkak të paaftësisë për ta mposhtur Barcelonën në përballjet direkte.

“Nuk është problem, nuk më ka ndodhur te Porto, Chelsea ose Interi, por gjithmonë ka herë të parë për gjithçka”.

“Këtu, Zidane merr fishkëllima, po ashtu edhe Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo. Pse të mos marr unë fishkëllima?”.

“Zidane, Ronaldo dhe Cristiano u përgjigjën me golat e tyre. Unë do të mundohem të përgjigjem me punën time”, ka thënë Mourinho në një konferencë me gazetarë.