Barcelona ka bërë të ditur se Andres Iniesta do të jetë jashtë aksionit për së paku tri javë, për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë.Reprezentuesi spanjoll e mori lëndimin në pjesën e parë të ndeshjes së zhvilluar të mërkurën ndaj Real Madridit në kuadër të Copa del Rey, me ç’rast u zëvëndësua nga Pedro.
Iniesta kështu do të mungojë në sfidat e rëndësishme në La Liga ndaj Villarrealit, Real Sociedadit, Osasunës dhe ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
Tepër i zhgënjyer nga referimi, Jose Mourinho kësaj radhe mllefin ndaj gjyqtarit e zhvendosi nga konferenca për shtyp, e drejt e në parkingun e stadiumit Camp Nou, ku e ka pritur për një bisedë të shkurtër gjyqtarin e takimit të mbërmjes së kaluar Teixeira Vitienes .Real Madridit iu mohuan dy penalti dhe goli i Sergio Ramos u anulua në mënyrë kontraverse nga gjyqtari në fjalë, ndërsa kjo nuk kaloi lehtë te Los Blancos, të cilët kanë pasur polemika me gjyqtarin pas takimit.
El Mundo Deportivo shkruan se Jose Mourinho e ka pritur në parkingun e gjyqtarëve në Camp Nou arbitrin Teixeira Vitienes, me të cilin kishte dy fjalë.
“O artist, të pëlqen të manipulosh”, ishin vetëm disa nga ofendimet e Jose Mourinhos drejtuar gjyqtarit në fjalë.
Sevilla ka konfirmuar se mbrojtësi, Martin Caceres, pritet që të bashkohet me gjigantin itailan, Juventus.Skuadra spanjolle e bëri të ditur lajmin në faqen zyrtare gjatë të enjtës, me uruguaianin që do të nënshkruajë për Bianconerët pasi të ketë kryer testet mjekësore.
Juventusi është pajtuar që të paguajë 1.5 milionë euro për ta huazuar deri në fund të sezonit dhe ka obligim blerjen prej 8 milionë eurosh verën e ardhshme, gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se klubi do të vendosë të premtën nëse do të transferojë Carlos Tevezin nga Manchester City apo Maxi Lopezin nga Catania.“A mund të vijë Maxi Lopez së bashku me Tevez? Kush e di?”.
“Unë thjesht dua të përsëris nëse ai nuk vjen, atëherë do të transferojmë Tevez, ata dy janë alternativa për ne. Ne do të marrim një vendim të premtën”, u shpreh Galliani.
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka deklaruar pas ndeshjes El Clasico ndaj Barcelonës se është futbolli ai që nuk ka dashur që Los Blancos të fitojnë.“Ekipi ka treguar fuqi të madhe dhe ka luftuar deri në fund. Ne është dashur ta fitonim ndeshjen, por futbolli nuk ka dashur ta shpërblejë Real Madridin”.
“Barcelona kishte shumë fat. Diferenca ishte goditja e Ozil dhe goditja e Alves. Njëri hyn në gol dhe tjetri godet traversën”, potencoi Butragueno.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka refuzuar të komentojë për referimin në supersfidën ndaj Barcelonës, duke komplimentuar ekipin për paraqitjen dinjitoze në Camp Nou.“Unë jam super krenar me ekipin. Janë gjëra për të cilat nuk mund të luftoni, si p.sh kartoni i kuq. Sot, futbolli ishte Real Madridi. Një ekip shumë superior”.
“Sa për gjyqtarin, unë jam pa koment. Ka imazhe dhe profesionistët do të analizojnë çfarë ndodhi. Hala Madrid”, tha Ramos.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pohuar se eliminimi në Copa del Rey në Camp Nou ishte i pritur nga lojtarët e tij, pasi vet rrethanat e kanë bërë që ata të mendojnë kështu, por ky sipas portugezit është një mendim të cilin ai nuk e ka përkrahur në asnjë moment.“Dëgjova në zhveshtore se është e pamundur të fitosh këtu”, theksoi Mourinho dhe nën presion të gazetarëve se pse ata menduan kështu, ai u përgjigj: “Pyesni vet lojtarët”.
“Nuk dua të flas për gjyqtarin. Ne erdhëm me shpresën për t’u kualifikuar. Ne e kemi ditur se do të jetë vështirë, por ne erdhëm me shpresën për të arritur synimin tonë. Unë kam luajtur këtu me Chelsean, me Interin dhe me Real Madridin dhe gjithmonë ekipet e mia kanë marrë karton të kuq. Kjo është situatë me të cilën jam familjarizuar”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.
I ashtuquajturi super transferimi ‘bomb’ i paralajmëruar nga Bayerni i Munichut për të enjtën, në fakt nuk ekziston.Një raport në faqen zyrtare të Bayernit zbuloi se klubi gjerman siguroi transferimin e një sulmuesi ‘bomb’, i cili është planifikuar të prezantohej sot në ora 14:00. Sidoqoftë, raporti në fjalë nuk ishte asgjë më tepër se sa një ‘blof’ mediatik.
“Do të jetë një transferim spektakolar në sulm”, theksoi Nerlinger për faqen zyrtare të Bayernit.
E kur erdhi koha për konferencën për shtyp, video e paralajmëruar për të gjithë fansat në Facebook shfaqi një mesazh ku flitej për një shaka. Ende nuk dihet nëse vërtet do të ndodh ndonjë transfer i madh i Bayernit, ashtu siç kishte paralajmëruar para janarit Uli Hoeness.
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, e ka bërë të qartë se lideri i Ligue 1 nuk ka bërë orvatje për transferimin e yllit të Real Madridit, Kaka.Braziliani është lidhur vazhdimisht me një kalim në kryeqytetin francez, mirëpo Leonardo ka pohuar se këto kanë qenë vetëm fjalë.
“Nuk ka asgjë nga thashethemet që na lidhin neve me Kakan”.
“Unë kam raporte shumë të mira me të, megjithatë asnjëherë nuk kam kërkuar nga ai që të transferohet te Paris Saint-Germain”, ka deklaruar ish-trajneri i Milanit për L'Equipe.
Tenisti i dytë në botë, Rafael Nadal, ka siguruar kualifikimin në finale të Grand Slam turneut të parë sezonal, Australian Open, duke eliminuar rivalin e tij më të madh, Roger Federer.Edhe pse e humbi setin e parë, spanjolli u kthye për të regjistruar fitore me rezultat 3-1 në sete (6-7, 6-2, 7-6 dh 6-4), ndërsa kjo ishte fitorja e 18-të e tij në 27 duelet kundër zviceranit.
Në finale, Nadal do ta presë fituesin nga gjysmëfinalja tjetër që zhvillohet të premten në mes të serbit Novak Djokovic dhe britanikut Andy Murray.
Mbrojtësi portugez, Pepe, mendon se Real Madridi ishte skuadër më e fortë se Barcelona në takimin e të mërkurës mbrëma në Camp Nou.Los Blancos bënë një performancë të shkëlqyer kundër rivalit të përbetuar, mirëpo barazuan me rezultat 2-2, ashtu që u eliminuan nga Kupa e Mbretit.
“E shfaqëm shpirtin e vërtetë madridist, shpirtin e një grupi të shkëlqyer”.
“Në ishim superiorë ndaj Barcës. Jemi krenarë për atë që treguam dhe për atë që kemi. Tifozët janë po ashtu krenarë”, ka theksuar Pepe.
Njeriu i ndeshjes në takimin e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit, Edinson Cavani, ka deklaruara se skuadra e tij është në garë për një trofe këtë edicion.Uruguaiani shënoi të dy golat e Napolit për të siguruar gjysmëfinalen ndaj Sienas, dhe napolitanët kanë gjasa reale për të arritur në finale të Kupës.
“Gjithmonë duhet të mendojmë për atë qe e kemi përpara. Duhet ta vazhdojmë luftën, sepse këta lojtarë janë të vendosur të fitojnë diçka të rëndësishme”.
“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, dhe ne e bëmë atë, prandaj jemi të lumtur”, ka deklaruar Cavani për Rai Sport.
Los Angeles Lakers kanë regjistruar fitore në derbin e qytetit duke mposhtur LA Clippers me rezultat 96-91, dhe kështu e kanë konfirmuar edhe një herë statusin si një nga favoritët për titullin e kampionit të NBA këtë edicion.Vendimtarë për fitoren e Lakers ishin Kobe Bryant me 24 pikë (12 vetëm në çerekun e fundit) dhe Pau Gasol, i cili u shqua me 23 pikë dhe dhjetë kërcime.
Në përballjet tjera, përmendim që Miami Heat ka festuar si mysafir i Detroit Pistons (101-98), ndërsa San Antonio Spurs regjistruan fitore në shtëpi ndaj Atlanta Hawks (105-83).
Real Madridi ka mundur ta mposhtë me lehtësi Barcelonën në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit po të kishte pasur pak fat- ka thënë mbrojtësi i Los Blancos, Alvaro Arbeloa.Mbretërit barazuan me rezultat 2-2 në Camp Nou, ndërsa në takimin e parë në Bernabeu, ata ishim mposhtur me rezultat 1-2, që do të thotë se Barcelona vazhdon tutje.
“Jemi të kënaqur me paraqitjen tonë. Ne nuk fituam sepse nuk kishim fat me rastet tona”.
“Ne kemi mundur të fitojmë, sepse ishim më të mirë. Ne luajtëm më mirë dhe patëm më shumë raste shënimi sesa Barcelona”, ka thënë Arbeloa.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, konsideron se skuadra e tij e meritoi kualifikimin e mëtutjeshëm në kuadër të Kupës së Mbretit nëse merren parasysh të dyja takimet çerekfinale.“Reali në ndeshjen e kthimit e bëri të njëjtën që do ta kishim bërë edhe ne po të gjendeshim në një situatë të tillë. Lojtarët e mi treguan fuqi dhe për këtë i përgëzoj”.
“Reali është skuadër e madhe, prandaj ky plasman në gjysmëfinale është edhe më i rëndësishëm”.
“Mirëpo mendoj se ne, përkundër lojës së shkëlqyer të Realit në Camp Nou, ishim më të mirë nëse i shikojmë 180 minutat”, ka thënë Pep pas takimit.
Edhe pse u eliminua nga Kupa e Mbretit, Real Madridi bëri një paraqitje të mirë ndaj Barcelonës, ndërsa kapiteni Iker Casillas nuk ishte aspak i kënaqur me vendimet e arbitrit Teixeira Vitienes.“Ne zhveshtore ishim krenarë për atë që kemi bërë. Treguam fytyrën e vërtetë dhe luajtëm futboll. E gjithë bota e ka parë ndeshjen dhe e kanë kuptuar se merituam më shumë”, ka thënë Casillas pas ndeshjes.
Ai ka pranuar se i kishte thënë arbitrit kryesor të ndeshjes që të shkonte të festojë me Barcelonën, për shkak të vendimeve në disfavor të Los Blancos.
“Po, ia thash atë. Mirëpo, kjo është një nga ato gjëra që thuhen në afekt. Merituam më shumë”, ka theksuar portieri.
Superylli brazilian, Neymar, ka deklaruar se ai është i kënaqur që ka vendosur të qëndrojë te Santosi, përkundër ofertave nga Barcelona dhe Real Madridi.“Unë mora vendimin e duhur. Unë nuk pendohem që qëndrova te Santosi”.
“Nëse nuk do të kishte qenë Santosi, sot nuk do të kisha profilin në Brazil dhe jashtë Brazilit”.
“Gjithçka zuri vendin e vet dhe po kaloj mirë me ekipin”, ka thënë Neymar.
Stafi mjekësor i Barcelonës ka dhënë lajme jo të mira pas ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey, pasi sulmuesi Alexis Sanchez ka lënduar supin.Kiliani luajti nga minuta e parë përballë Real Madridit, mirëpo ai u detyrua të largohej në minutën e 78-të për shkak të lëndimit.
Pas ekzaminimeve shtesë, është njoftuar se ish-lojtari i Udineses do të mungojë rreth dy javë për shkak të lëndimit të klavikulës.
Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Villarrealit dhe Real Sociedadit.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e arbitrit për të mos i dhënë penalti në takimin e Kupës së Italisë ndaj Napolit.Nerazzurët u eliminuan me rezultat 2-0, ndërsa argjentinasi konsideron se ndërhyrja e Christian Maggios në minutën e 58-të ishte penalti. Mirëpo, kështu nuk mendoi arbitri Domenico Celi.
“E kuptova menjëherë se ishte penalti, sepse unë isha përpara kundërshtarit tim dhe sepse unë nuk rrëzohem pa kurrfarë arsye. Unë nuk simuloj”, citon faqja e Interit fjalët e Militos.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur i kënaqur pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Mbretit, mirëpo ka pranuar se katalunasit vuajtën përballë Los Blancos.“Ne vuajtëm më shumë saqë menduam, kundrejt një skuadre të jashtëzakonshme, edhe pse dominuam deri në minutën e 15-të të pjesës së dytë”.
“Në Bernabeu, ne ishim superiorë, sot (e mërkurë), jo edhe aq, por ne i fituam përballjet. Është koha të kënaqemi dhe ta festojmë”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi ka eliminuar Real Madridin me një barazim 2-2 në Camp Nou, që e çon rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve në 4-3.Pjesa e parë si zakonisht nëpër El Clasico, ishte e jashtëzakonshme. Pas një koreografie të jashtëzakonshme dhe vërshëllimave ndaj Pepes, vijnë dhe rastet e para.
Real Madridi pas vetëm nëntë sekondave lojë rrezikon portën me anë të Higuain pas një gabimit të Gerard Pique. Ka mundur shumë lehtë që Reali këtu të kalojë në epërsi.
Sidoqoftë, fati edhe në vazhdim të pjesës së parë do t’u mungojë Los Blancos. Pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Xabi Alonso, ishte Higuain që nga tre metra nuk arriti të realizojë në portën e Barcelonës, kjo për shkak të intervenimit të Pintos.
Kaka e filloi takimin dhe tregoi formë të lartë nga fillimi i takimit. Kjo u vërtetua pas një kundërsulmi, kur gjeti të vetmuar Cristiano Ronaldon, e goditja e të cilit kaloi vetëm pranë portës.
Real Madridi vazhdoi me presionin dhe nuk arriti ta gjejë golin përkundër dominimit. Ishte Mesut Ozil ai që shokoi 120 mijë të pranishmit në Camp Nou, kur qëlloi traversën nga 27 metra distancë. Topi nuk e kaloi vijën fatale dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar.Duke parë këtë dominim të Realit, Guardiola largon nga loja Andres Iniestën të lënduar dhe fut në lojë Pedron.
Pas një kundërsulmi të mirë të udhëhqur nga Lionel Messi, nga afërsia shënoi në minutën e 43-të Pedro për 1-0.
Ishte kjo goditje e rëndë për Real Madridin, që humbi toruan dhe filloi të nervozohej. Fat të madh madrilenët kanë pasur kur gjyqtari Teixeira nuk e ndëshkoi me karton të kuq Lassana Diarran, i cili ndërhyri ashpër në Lionel Messin ku dhe meritoi kartonin e verdhë. Nga kacafytjet i ndëshkuar doli portieri Iker Casillas.

Pikërisht nga kjo goditje e dënimit, ishte Daniel Alves që nga një top i kthyer realizoi një super eurogol me volej, duke dridhur portën e Iker Casillasit, tronditur lojtarët e Real Madridit e duke elektrizuar deri në maksimum tifozët katalanas në Camp Nou (45 +2’)
Me rezultatin 2:0 për Barcelonën përfundoi pjesa e parë në Camp Nou, përkundër një dominimi total të Real Madridit.
Pjesa e dytë ishte vërtet e jashtëzakonshme me emocione të cilat nuk i kemi përjetuar më parë. Me një fillim tejet të qetë, duke pritur një fitore rutinore të Barcelonës, u duk se gjithçka mbaroi.
Sidoqoftë, kështu nuk menduan madrilenët. Fillimisht gjyqtari anuloi një gol me kokë të Sergio Ramos pas një goditje nga këndi, duke ngritur dyshime mbi kredencialet e gjyqtarit, i cili gaboi në hiç në pak se katër penalti të pa akorduara dhe disa gabime tjera flagrante për të dyja palët.
Gjithçka ndryshon 20 minuta pa përfunduar takimi. Cristiano Ronaldo shfrytëzoi pasimin e shkëlqyeshëm të Mesut Ozil, për të kaluar dhe portierin Pinto dhe për të realizuar për 2-1. Ringjallet kështu motivi tek lojtarët e Realit. (68’).
Vetëm tri minuta më vonë, Karim Benzema me klas të vërtetë kaloi në stilin sombrero kapitenin e Barcelonës, Carles Puyol, për të realizuar për 2-2 dhe dramën në fund të takimit.
Deri në fund Real Madridi tentoi të barazonte rezultatin, por pos kartonit të kuq nga Sergio Ramos, nuk pati ndryshime në rezultat.
Barcelona pret në gjysmëfinale kundërshtarin nga takimi tjetër çerekfinale Valencia – Levante, kurse Real Madridi kthehet kryelart në shtëpi pas kësaj paraqitjeje të denjë dhe spektakolare në Camp Nou.
















