Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ekipi i tij do të fokusohet maksimalisht që ta fitojë së paku FA Cup këtë sezon.“Nëse shikoni në statistikat e mia, do të shihni se FA Cup është me rëndësi për mua. Nëse shikoni në statistikat e ekipeve tjera, mendoj se të tonat janë më të mira”.
“Edhe vitin e kaluar luftuam për katër tituj. Sa shumë ekipe luftojnë për katër trofe në një sezon? Asnjë. Mendoj se ne gjithnjë luftojmë për të gjithë titujt dhe kështu këtë sezon do të fokusohemi që ta fitojmë FA Cup”, potencoi Wenger.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka deklaruar se Pep Guardiola nuk ka biseduar me të për një rinovim të kontratës, apo nëse ai do të qëndrojë në Camp Nou edhe sezonin e ardhshëm.Guardiola ditëve të fundit është lidhur me një largim nga Camp Nou, pas sukseseve të jashtëzakonshme, ndërsa destinacioni i mundshëm për strategun katalanas është Interi. Dyshimet për të ardhmen tani i konfirmon dhe një prej zyrtarëve të Barçës.
“Pep nuk më ka thënë nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë apo jo”, theksoi Zubizarreta.
Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish, dëshiron që lojtarët e tij të injorojnë çdo polemikë para sfidës ndaj Manchester United, duke sugjeruar që impenjimi kryesor të bëhet në mposhtjen e rivalëve të tyre.“Ne duam të përqëndrohemi që të luajmë futboll dhe gjërat tjera që ndodhin jashtë fushe, vërtet mbesin aty”.
“Të gjithë kanë përgjegjësi për të mbajtur lart emrin e klubit të tyre dhe të gjithë ata që raportojnë ose komentojnë ndeshjen kanë përgjegjësi që të mos inicojnë probleme. Të gjithë do të jenë të përkushtuar që kjo të jetë një ndeshje e bukur, ku ne do të kërkojmë vetëm fitoren”, u shpreh Dalglish.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka akuzuar Real Madridin për mos pranimin e disfatës për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Copa del Rey, përderisa nuk la pa akuzuar as Lassana Diarran për një start të ashpër.“Ata janë të pa besueshëm...ata nuk dinë se si të humbasin”, theksoi Xavi për Barca TV.
Së fundmi janë zbuluar fakte edhe më të mëdha nga madrilenët se gjyqtari Teixeira Vitienes ka referuar pro Barcelonës në sfidën e zhvilluar në Camp Nou, e çka na garanton se fundi i polemikave është ende, shumë shumë larg.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka zbuluar se mesfushori i Interit, Thiago Motota, dëshiron t’i bashkohet klubit francez, por Nerazzurët nuk po heqin dorë nga ai.“Situata është shumë e qartë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Interin dhe me vet lojtarin. Duhet të dini se Interi dëshiron ta mbajë atë, por Motta dëshiron të vijë në Francë. Dhe kjo është shumë me rëndësi për ne”.
“Kështu që do të tentojmë të arrijmë një marrëveshje me klubin e tij, që do t’i përshtatej të gjithëve. Do të ishte plus i madh për klubin nëse ai vjen këtu, por duhet të respektojmë kontratën e tij me Interin”, u shpreh Leonardo.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka hedhur poshtë një rikthim sensacional të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, te klubi nga Appiano Gentile.“Ranieri po dëshmon të jetë trajner i cili kemi menduar se është dhe ai pa dyshim se është trajner i madh. Ranieri do të mbetet te Interi aq sa ka dëshirë ai. Mourinho te Interi? Absolutisht që jo”.
“Kjo periudhë i takon Ranierit dhe është e pa dobishme të flasim për këtë, nuk ka sens. Ranieri e di se si të bëjë punën e tij shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse duam ta mbajmë atë”, u shpreh Paolillo.
Juventusi ka kompletuar transferimin e Martin Caceres nga Sevilla, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.Juve besohet se do të paguajë 1.5 milionë euro për huazimin e Caceres, por me opsionin për ta blerë atë për një vlerë prej 8 milionë eurosh në fund të sezonit.
“Ne kemi pasur vetëm pesë mbrojtës, kështu që ishte e nevojshme kjo blerje. Ai është lojtar që tashmë njeh klubin, kështu që do të na marrë pak kohë adaptimi i tij. Ai vjen tepër i motivuar”, theksoi Conte.
Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, ka lëvduar kolegun e tij Franck Ribery, duke thënë se ai është ndër pesë lojtarët më të mirë në botë.Ylli gjerman ndjen se Ribery është lojtar i cili është tepër i nevojshëm për ekipin nga Allianz Arena dhe shpreson që ai të jetë i gatshëm fizikisht deri në fund të sezonit.
“Frank është lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin. Ai është ndër pesë lojtarët më të mirë në botë. Është me rëndësi për synimet tona që ai të mbetet i përgatitur fizikisht”, potencoi Schweini.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke u lakuar seriozisht nga mediat angleze si zëvëndësues i Jose Mourinhos te Real Madridi, pas zërave se portugezi do të largohet në fund të sezonit nga Bernabeu.Daily Express shkruan se Los Blancos do të intensifikojnë tratativat me Wenger, në rast se Jose Mourinho pëson humbje nga Barcelona përsëri në prill.
Bordi i Real Madridit sipas tabloidit britanik gjithnjë është duke mbajtur sytë kah strategu francez, pa lënë jashtë listës as përzgjedhësin e Gjermanisë, Joachim Loew.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, besohet të ketë pësuar një lëndim tjetër gjatë rikuperimit të tij, me spekulimet të cilat thonë se për të ka përfunduar sezoni.Mesfushori ka munguar gjatë gjithë pjesës së parë për shkak të një lëndimi të rëndë, por goditja e radhës ka ardhur teksa ai po ribashkohej me ekipin në stërvitje. Wenger konfirmoi se Wilshere ka pësuar një lëndim tjetër, por nuk përcaktoi kohën e rikuperimit.
“Ai ka pasur një lëndim tjetër që është duke hetuar për momentin, kështu që nuk mund të jap kohën e rikuperimit. Për momentin po e shikon një specialist dhe së shpejti do të komunikojmë zyrtarisht për çfarë bëhet fjalë. Nuk di asgjë tjetër”, theksoi francezi.
Sulmuesi i ri i Milanit quhet Maxi Lopez, pasi klubi Rossoner ka përfunduar me sukses marrëveshjen me Catanian për sulmuesin argjentinas.Sipas mediave italiane, Manchester City ka refuzuar ofertën e Milanit për Carlos Tevez dhe kështu automatikisht ka hyrë në fuqi marrëveshja me Catanian e cila është nënshkruar pak minuta më parë.
Bëhet fjalë për një marrëveshje permanente, me futbollistin që ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2015.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se Alex do të jetë tani e tutje lojtar i klubit francez, pasi të prezantohet të premtën pasdite.“Alex do të jetë lojar i PSG’, ishin komentet e Ancelottit, pak para zyrtarizmit të transferit.
PSG pritet që të paguajë 6 milionë euro për 29 vjeçarin, që rallë herë është aktivizuar nën menaxherin Andre Villas Boas.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka përshkruar veten si fenomen, në një intervistë për gazetën prestigjioze amerikane, New York Times.Ferguson është tash e 25 vjet në krye të Manchester United dhe i pyetur nëse dikush mund të përsërisë një të arritur të tillë, ai tha: “Unë nuk mendoj kështu. Unë jam një fenomen”.
“Unë natyrisht se jam i madh. Nuk ka dyshime për këtë. Tash qenia njerëzore është më e dobët se sa 25 vite më parë. Kemi ide moderne, prindër modern, agjentë modern, kështu që gjithçka po ndryshon. Është botë tjetër për mua, unë është dashur ta ndryshoj dhe veten për t’u përshtatur. Unë kam ndryshuar për shkak të këtyre gjërave”, ka thënë Ferguson.
Eladio Parames, zëdhënësi i trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, ka ofenduar mbrojtësin brazilian, Daniel Alves, pas ndeshjes që pëfundoi me rezultat 2-2 në Camp Nou mes Real Madridit dhe Barcelonës.Parames po ashtu kritikoi nivelin e referimit në Spanjë, duke thënë se Barcelona ka përkrahje nga gjyqtarët kur vuan nëpër ndeshjet e mëdha.
“Çfarë ka ndryshuar prej se Dani Alves erdhi në Spanjë? Ai i është nënshtruar operimit të veshëve, ata janë bërë më të vegjël. Dhe ai tani po mban syze si intelektual. Sidoqoftë, një gomar me veshë të vegjël dhe me syze nuk është krejt rastësisht një mjek, ai mbetet gomar”.
“Unë e kam thënë edhe më parë këtë. Kur Barcelona luan mirë, ata fitojnë. Kur kundërshtarët e tyre luajnë më mirë, atëherë gjyqtari i ndihmon të fitojnë”, u shpreh Parames në Twitter.
Më tej Parames zbuloi atë që i ka thënë Jose Mourinho gjyqtarit Teixeira Vitienes në parking, pas ndeshjes ku referimi ishte në qendër të akuzave të Los Blancos.
“Ju nuk keni respekt për profesionistët. Ju do të shkoni tani për të pirë një cigare dhe të qeshni me atë që keni bërë, bastard”, përfundoi zëdhënësi i Mourinhos
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka kritikuar qëndrimin e mediave para ndeshjes së parë gjysmëfinale të FA Cup ndaj Manchester United, duke thënë se ajo sfidë është për futboll dhe jo për vëmendje mediale.“Ne të gjithë kemi përgjegjësi, ne të gjithë kemi përgjegjësinë për të siguruar se kjo është një ndeshje që duhet të kujtohet nga dashamirët e futbollit”.
“Liverpooli dhe Manchester United kanë rivalitet të madh dhe natyrisht do të ketë lajme të ndryshme dhe polemika mes tifozëve. Por, do të ishte fantastike nëse pas fundjavës, do të kujtohet ndeshja si një top sfidë futobllistike dhe natyrisht, nga pikëpamja jonë, e shohim Liverpoolin fitues”, ka thënë Gerrard.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se ai nuk është aspak kundër futbollit anglez, pas reputacionit të keq të krijuar në opinion të ikonës së futbollit francez.“Mesazhi që kam dashur të dërgoj për shpenzimet e mëdha nuk është problem anglez. Kjo nuk është pyetje për të vrarë ekipet në Angli apo kudo tjetër, kjo është për të ndihmuar klubet anë e mbanë Evropës”.
“Kjo është për 53 federata të futbollit dhe ne marrim vendime për të gjithë. Kur ne marrim vendime, atëherë sigurisht se ka media të mëdha në Angli të cilat tërheqin vëmendje, por kjo vlen për shumë klube, nga e tërë Evropa”, tha Platini.
Tenisti serb, Novak Djokovic, ka mposhtur në një super ndeshje britanikun Andy Murray, për t’u kualifikuar në finalen e Australian Open.Ndeshja ishte e ngushtë deri në fund, me Murray që ishte afër të bënte befasinë, por që në fund pësoi disfatë prej 3-2 (6-3, 3-6, 6-7, 6-1 dhe 7-5).
Në finalen e të dielës Novak Djokovic do të përballet me njeriun që eliminoi Roger Federerin, tenistin në top formë, Rafael Nadal.
Juventusi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se mbrojtësi i i Sevillas, Martin Caceres, është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë dhe do të nënshkruajë kontratë me Bianconerët.Të dyja klubet qe një kohë janë duke negociuar rreth transferimit të lojtarit, ndërsa të enjten u bë e ditur arritja e marrëveshjes.
Siç është njoftuar, Bianconerët do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin e 24-vjeçarit deri në fund të sezonit aktual, ndërsa nëse duan ta blejnë, duhet të paguajnë edhe tetë milionë tjera gjatë verës.
Tri herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka pranuar se është lënduar nga akuzat se ai nuk përkushtohet te përfaqësuesja e Argjentinës, aq sa angazhohet me Barcelonën.24-vjeçari ka bërë namin me Blaugranët, mirëpo ai nuk ka arritur të jetë i suksesshëm edhe me kombëtaren e tij, ndërsa jo rrallëherë është bërë shënjestër e kritikave se nuk angazhohet sa duhet me fanellën e Argjentinës.
“Po, po, dhemb, më ka penguar. Sepse ata thoshin gjëra që nuk ishin të vërteta- se mua nuk më interesonte shumë për fanellën (e Argjentinës)”.
“Unë nuk ndjehesha ashtu, unë nuk mendoja ashtu. Dhe tash, mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë se kjo është një lojë ekipore, dhe unë mundohem të luaj njësoj edhe atje sikurse bëj te Barcelona, dhe gjithmonë jap maksimumin”.
“Barcelona është shtëpia ime, sepse edhe klubi edhe njerëzit këtu më kanë dhënë gjithçka, mirëpo unë asnjëherë nuk do të ndaloj së qeni argjentinas”, është shprehur Messi për Time Magazine.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është i bindur se sulmuesi i ri, Isaac Cuenca, shumë shpejtë do ta vazhdojë kontratën me klubin nga Camp Nou.Arsenali, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për firmën e spanjollit, mirëpo drejtuesit e Barcës nuk kanë frikë se 20-vjeçari mund të largohet, sepse besojnë që ai do ta vazhdojë kontratën.
“Do ta kompletojmë rinovimin e Cuencas shumë shpejt”, ka thënë Zubizarreta në një intervistë për Catalunya Radio
Përfaqësuesi i Carlos Tevez, Kia Joorabchian, ka deklaruar se sulmuesi i Manchester Cityt mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar veror, nëse nuk largohet gjatë këtij afati.Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka njoftuar se klubi i tij i ka përfunduar negociatat për transferimin e Tevez në janar, megjithatë Joorabchian thotë se gjërat mund të rifillojnë në qershor.
“Nëse Carlosi nuk largohet nga Manchester City këtë dimër, ne nuk do ta mohojmë mundësinë që ai t’i bashkohet PSG-së në verë”.
“Ky është padyshim një opsion nëse ai nuk nënshkruan për Interin ose Milanin”, citon L'Equipe fjalët e Joorabchian.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, shpreson që Topçinjtë të triumfojnë në Kupën FA dhe në Ligën e Kampionëve.Pas tri humbjeve radhazi në Ligën Premier, Arsenali gjendet pesë pikë larg pozitës së katërt që e mban Chelsea, ndërsa tifozët nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen aktuale të klubit që e duan.
“Ka edhe shumë ndeshje, duhet të rikuperohemi nga këto rezultate, ngjashëm siç e kemi bërë edhe në të kaluarën, do të fitojmë sërish, prandaj gabojnë ata që na përjashtojnë (nga gara)”.
“Ky mund të jetë ende sezon i mirë për ne. Luajmë në Kupën FA dhe në Ligën e Kampionëve. Do të jemi 100% që të sjellim ndonjë nga këto trofe, shpresoj t’i fitojmë të dy”, ka deklaruar holandezi.
Shefi ekzekutiv i Koelnit, Claus Horstmann, ka deklaruar se klubi gjerman nuk do të detyrohet që ta shesë sulmuesin Lukas Podolski.26-vjeçari ka edhe 18 muaj në kontratën e tij, mirëpo klube, si Milani dhe Arsenali, janë duke e përcjellë situatën e tij.
“Klubi nuk mund të vazhdojë vetëm duke investuar. Ne duhet të gjejmë perspektivë edhe në të ardhurat nga transferimet”.
“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ne doemos duhet ta shesim Podolskin”, ka thënë Horstmann për Kicker.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka sqaruar se ai nuk është akoma në formën e tij më të mirë dhe se mendon të përmirësohet me qëllim që t’i ndihmojë skuadrës.Spanjolli ka bërë paraqitje të mira për Blaugranët që pas transferimit nga Arsenali, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, megjithatë ai nuk është ende i kënaqur me paraqitjen e tij.
“Nuk jam i kënaqur me paraqitjen time ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma. Duhet të përmirësohem shumë”, ka deklaruar 24-vjeçari.
Ai ka thënë se kur luan përpara e ka më të lehtë, por kur ka rol më defensiv i nevojitet më shumë disiplinë dhe durim.
Jose Mourinho duhet ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve nëse dëshiron ta mbajë punën te Real Madridi.Los Blancos porsa u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga rivali i përjetshëm Barcelona, ndaj të cilit kanë pesë pikë diferencë në La Liga. Sa i përket Ligës së Kampionëve, Mbretërit ishin të shkëlqyer në fazën grupore, mirëpo mbetet të shihet se si do të vazhdojnë tutje.
Ndërkohë, tablodi The Sun raporton se presidentit Florentino Perez po i përfundon durimi për trajnerin portugez, i cili vazhdimisht shkakton tensione në raport me mediat, konkurrentët dhe zyrtarët.
“Nuk është fjala për rezultatet, por për imazhin e klubit. Askush nuk dyshon se Mourinho është trajner i shkëlqyer, por situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë”.
“Perez e ka sjellë Mourinhon për të fituar trofe. Dhe po të ndodhte ashtu, gjithçka do t’i falej. Mirëpo, kur kjo nuk ndodh, është logjike që Mourinho do të ketë gjithnjë e më pak mirëkuptim (nga ana e klubit)”, ka thënë një burim i brenda Real Madridit.
Basketbollistët e Boston Celtics për herë të dytë brenda katër ditësh e kanë shokuar ekipin e Orlando Magic.Pasi të hënën i deklasuan me epërsi prej 31 pikësh (87-56), kësaj radhe ata triumfuan si mysafirë në Amway Center (91-83), edhe atë duke u kthyer nga disavantazhi prej 27 pikësh.
Heroi i takimit ishte Paul Pierce me 24 pikë e 10 asistime, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Boston Celtics, ndërkohë për Orlandon ishte humbja e tretë në pesë përballjet e fundit.
Në takimin tjetër, L. A. Clippers e kanë marrë veten pas humbjes në derbi nga L.A. Lakers, për të fituar ndaj Memphis Grizzlies (98-91) në Staples Center.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, mendon se skuadra e tij mund ta eliminojë Barcelonën nga Kupa e Mbretit.Me një fitore të përgjithshme prej 7-1, në të dyja ndeshjet, Los Che siguruan gjysmëfinalen e Kupës ku i pret Barcelona.
“Po, do të jetë vështirë. Mirëpo ne mund t’ia arrijmë. Do të mundohemi. Sa i përket motivimit, po, ne do të jemi favoritë”, ka deklaruar Emery.
Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, ka deklaruar se nuk ka kontaktuar me Milanin dhe ka thënë se nuk është i interesuar që t’u bashkohet Rossonerëve.“Ka qenë vetëm diçka që mediat e kanë sajuar dhe për koincidencë ishte menjëherë para derbit. Ishte gabim dhe tërësisht e pavërtetë”.
“Askush nuk ka folur me klubin, me mua apo dikë tjetër rreth kësaj. Dhe nuk do të ndodhë”.
“Është gjithçka e fabrikuar dhe madje as që jam i interesuar”, ka thënë Chivu për Inter Channel.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren prej 3-1 ndaj Lazios në kuadër të Kupës së Italisë.Me golat e Robinho, Clarence Seedorf dhe Zlatan Ibrahimovic kundrejt golit të Djibril Cisse, Rossonerët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale ku i pret Juventusi.
“Në përgjithësi patëm një ndeshje të mirë. Ne dëshironim të arrijmë në gjysmëfinale dhe kjo ndodhi”.
“Pavarësisht faktit që përballemi me Juven, ne duam të vazhdojmë tutje, sepse vitin e kaluar u eliminuam në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri.
Milani ka mposhtur pa ndonjë problem të madh Lazion para tifozëve të vet me rezultat 3-1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.Milani në këtë sfidë u paraqit me formacionin e dytë, me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic që e nisi takimin nga pankina.
Sidoqoftë, Rossonerët e filluan keq takimin. Djibril Cisse pas një pasimi të bukur të Gonzalez arriti të shënojë bukur për 0-1 dhe epërsinë e Lazios në këtë takim (5’).
Sidoqoftë, përgjigja e kuq e zinjëve ishte e shpejtë. Robinho pas një aksioni fenomenal nga afërsia shënoi për 1-1 (15’), para se lojës së furishme t’i bashkangjitej me një gol edhe Clarence Seedoorf (18’), i cili shënoi për 2-1 dhe epërsinë e Milanit.
Në pjesën e dytë hyri në lojë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili me asistimin e zëvëndësuesit tjetër Urby Emmanuelson shënoi për 3-1 dhe kualifikimin definitiv të Milanit në gjysmëfinale.
Kështu, Milani me këtë kualifikim do të ketë përballë Juventusin shumë të fuqishëm në gjysmëfinalet që zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se Los Blancos kanë mundur të mposhtin lehtësisht Barcelonën në sfidën kthyese të Copa del Rey të zhvilluar në Camp Nou.“Ne jemi të kënaqur me paraqitjen tonë. Ne nuk kemi fituar sepse nuk kemi pasur fat me rastet tona. Ne kemi mundur të fitojmë lehtësisht sepse ishim më të mirë. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi pasur më shumë raste shënimi se sa Barcelona”.
“Ne kemi arritur të menaxhojmë frikën psikologjike për të humbur nga Barcelona. Është e vështirë të jesh i forcuar pas një eliminimi, por ne e kemi kuptuar se mund t’i mposhtim ata dhe mezi presim takimin e radhës ndaj tyre”, ka thënë Arbeloa.
Realizatori i supergolit ndaj Real Madridit, Daniel Alves, ka deklaruar se katalanasit kanë pritur presion nga rivalët e tyre në sfidën kthyese çerekfinale të Copa del Rey të zhvilluar në Camp Nou.“Ne e kemi ditur se do të vuajmë deri në fund. Ky verzion i Real Madridit është një që na shkakton më shumë probleme, sepse ata bëjnë shumë presion”.
“Ata ishin fenomenal, na mbyllën mirë dhe na e bënë shumë të vështirë të sulmojmë. Me rëndësi është që u kualifikuam. Ne e kemi ditur se ndeshja do të vendosej pas dy ndeshjeve, jo vetëm nga e para. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të kalojmë tutje”, tha Alves.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, përkundër vendimit të ekipit të tij për të mos apeluar suspendimin e tij prej katër ndeshjesh, ka deklaruar se është i pa fajshëm dhe se nuk është i dhunshëm.“Unë kam pranuar dënimin sepse nuk kam mundur të dëshmoj pa fajësinë time”.
“Por, nuk jam i dhunshëm. Unë nuk kam tentuar të godas Parkerin”, theksoi SuperMario.
















