Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Villarrealin në kryendeshjen e kësaj xhiroje në La Liga. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në El Madrigal ka përfudnuar pa gola.
Në fund të gjysmës së parë shifrat mbetën po ato të fillimit, përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat.Për mysafirët, ishte Leo Messi ai që duhej të shënonte, ndërsa vendasit ishin shumë të rrezikshëm me kundërsulme.
Në fraksionin e dytë, akoma më shumë u ngushtuan hapësirat për Blaugranët, të cilët nuk po arrinin të krijonin raste shënimi.
Nëndetësja e Verdhë aplikonte lojë defensive dhe priste rastin kundrejt një Barcelone që dukej mjaft e lodhur.Pas një ore lojë, Pep Guardiola bëri një lëvizje mjaft të guximshme duke inkuadruar një sulmues (Alexis Sanchez) në vend të një mbrojtësi (Gerard Pique) dhe duke e ndërruar sistemin e lojës, megjithatë Villarreali vazhdoi të mbrohej mirë.
Një rast të shkëlqyer mysafirët e patën në minutën e 79-të, kur portieri Diego Lopez devijoi goditjen e Fabregas në transversale, ndërsa më pas (87’) edhe Leo Messi pati një rast ballë për ballë me portierin Lopez, por dështoi të shënonte.Ky barazim e lë Barcelonën shtatë pikë prapa liderit Real Madrid.
Zonja e Vjetër e ka fituar takimin kryesor të kësaj xhiroje në Serie A duke e mposhtur Udinesen me rezultat 2-1 në Juventus Stadium.Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë të hapur, ndërsa ishin vendasit ata që shënuan.
Portieri Handanovic ndali goditjen e Fabio Quagliarellas me kokë, mirëpo aty ishte Alessandro Matri për ta shënuar golin e epërsisë (42’).
Udinese reagoi në pjesën e dytë me anë të Antonio Floro Flores për të barazuar rezultatin (56’).
Mirëpo, aty ishte heroi i Bianconerëve këtë mbrëmje, Alessandro Matri, i cili riktheu gëzimin e tifozëve vendas (62’).

Kjo fitore e distancon Juventusin në katër pikë nga Milani, që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën ndaj Cagliarit.
Përkundër eliminimit nga Kupa e Mbretit, Real Madridi ka mbetur i paluhatshëm në La Liga, duke e regjistruar fitoren e radhës përballë Real Zaragozas.Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Los Blancos.
Mysafirët befasuan në minutën e 11-të duke kaluar në epërsi me anë të Lafitas, por ky rezultoi vetëm gol i nderit për Zaragozan.
Pas golit të pësuar, vendasit e morën komplet lojën në dorë, megjithatë vështirë gjenin hapësira për të shënuar. Vetëm në minutën e 32-të, ata e barazuan rezultatin.
Ishte superylli brazilian, Ricardo Kaka, i cili shënoi një gol në stilin e tij për t’i barazuar shifrat dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Në fillim të gjysmës së dytë (49’), Mesut Oezil e gjeti për mrekulli Cristiano Ronaldon, i cili nuk e pati të vështirë t’i kalonte vendasit në epërsi.
Për rezultatin përfundimtar u kujdes vet Oezil duke pranuar një top nga Kaka dhe duke shënuar golin e tretë për Los Merengues (56’).
Kjo fitore e ngrit Real Madridin në kuotën e 52 pikëve, tetë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon përballë Villarrealit.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-0 përballë Wolfsburgut.“Për mua fitorja ishte shumë e merituar. Nuk ishte lehtë sot (e shtunë) pas humbjes nga Gladbach. Sidoqoftë, ne luajtëm mirë dhe treguam durim”.
“Ishte e qartë se Wolfsburgu do ta kishte vështirë të mbahej për 90 minuta. Fitorja na jep vetëbesimin për të vazhduar në javët që vijnë, sepse Bayerni ka shumë potencial loje”, ka deklaruar Heynckes për faqen zyrtare të bavarezëve.
Takimin e radhës në Bundesliga, Bayern Munichu e zhvillon si mysafir i Hamburgut.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se Maxi Lopez do të dëshmojë se është transfer i dobishëm për Rossonerët.27-vjeçari është huazuar në San Siro deri në fund të sezonit aktual, ndërsa Allegri është i kënaqur për ardhjen e tij.
“Maxi Lopez është një lojtar që ka aftësi fizike dhe teknike, prandaj ai do të jetë i suksesshëm te Milani”, ka thënë Allegri.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka pranuar se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren ndaj Manchester Unitedit në kuadër të Kupës FA.Duke folur për ITV, mesfushori anglez ka thënë se Redsat ishin më të dobët në posedim, si edhe në përgjithësi gjatë ndeshjes.
“Meritat i takojnë Manchester Unitedit, ata kontrolluan periudha më të mëdha të ndeshjes sot (e shtunë)”.
“Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është rezultati, dhe ne e nxorëm në fund”, ka deklaruar Gerrard.
Liverpooli e ka eliminuar Manchester Unitedin nga Kupa FA, ndërsa Sir Alex Ferguson mendon se skuadra e tij e meritonte fitoren pasi luajti më mirë.“Nuk e di se si humbëm, ishte një paraqitje shumë e mirë nga ne”.
“Mirëpo, unë mendoj se nëse e shikon në kontekst të Kupës FA, gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë Ferguson për ITV, duke shtuar se një lëshim i vogël dhe mund ta humbësh ndeshjen.
Më tej, ai ka theksuar se është i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve të tij, të cilët “e dominuan ndeshjen, luajtën vërtet mirë dhe nuk merituan të humbnin”.
“Në fakt, është dashur që ne ta fitonim ndeshjen, ishim skuadër më e mirë, por ky është futbolli në FA Cup nga i cili frikësohem, dhe nuk është hera e parë që po ndodh”, ka shtuar Fergie.
Barcelona nuk mund të llogarisë në shërbimet e Pedro Rodriguez në përballjen e të shtunës mbrëma ndaj Villarrealit.Në faqen zyrtare të Blaugranëve thuhet se sulmuesi 24-vjeçar nuk do të luajë në El Madrigal për shkak të problemeve me muskuj.
Ndërkohë, në skuadrën e plotë të Pep Guardiolas është përfshirë Alexis Sanchez, i cili është pritur të mungojë më gjatë pas lëndimit në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit.
Sulmuesi i Valencias, Pablo Piatti, është i vetëdijshëm që do të kenë dy sfida të vështira ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit, mirëpo ai beson se Los Che mund të dalin fitues.“Nuk kam aspak dyshim se mund ta mposhtin Barcelonën”.
“Skuadra është plot pasion dhe ne mezi e presim përballjen”.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të komplikuara dhe do të na duhet një shtytje e madhe, por ne do të tentojmë shfrytëzimin e të gjitha armëve tona”, ka deklaruar 22-vjeçari për AS.
Dy liderët e Bundesligas, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kanë regjistruar fitore kundër Wolfsburgut, respektivisht Hoffenheimit.Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me anë të Mario Gomez (60’) dhe Ivica Olic (90’), bavarezët dolën fitues në Allianz Arena.
Ndërkohë, me dy gola të Shinji Kagawa (16’ dhe 55’) dhe një gol të Kevin Grosskreutz (31’), kundrejt një goli të Fabian Johnson (63’), kampioni në fuqi grumbulloi tre pikë të reja.
Pas javës së 19-të, Bayern Munichu dhe Borussia Dormundi vazhdojnë kryesimin e Kampionatit gjerman me nga 40 pikë të grumbulluara.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka pritur me mjaft sportivitet kënaqësinë e Los Blancos për lojën e shfaqur në Camp Nou, duke ironizuar se ata kanë të drejtë të kënaqen.“Reali kishte paraqitje të mirë dhe kjo gjithmonë të lë me shije të ëmbël në gjuhë. Ne jemi të fokusuar në gjëra të mira dhe fakt është që ne jemi në gjysmëfinale. Ne bëmë gjëra të mira dhe jo të mira dhe pas 180 minutave, arritëm qëllimin tonë”.
“Ne kemi rival të fortë, gjithmonë do të vuajmë sa do ta kemi Realin rival”, u shpreh Guardiola.
Sulmuesi Mame Biram Diouf është larguar nga Manchester Unitedi në drejtim të Hannoverit, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2014.Trajneri i ekipit gjerman, Mirko Slomka, është shprehur i kënaqur me transferimin, duke thënë se ai do të jetë një opsion shtesë në fazën ofensive.
“Ai duhet të përqendrohet në integrimin e shpejtë në mënyrë që të na ndihmojë me ndeshjet e ardhshme në Bundesliga dhe Europa League”, ka thënë Slomka.
Sipas Bild, Hannoveri ka paguar 1.5 milionë funte për senegalezin, i cili ka qëndruar në Old Trafford që nga viti 2009.
Rafael Nadal beson se Andy Murray ka aftësinë për t’u bërë tenisti më i mirë në botë në vitin 2012, pasi skocezi sipas tenistit spanjoll ka përmirsuar qasjen e tij mentale në ndeshjet e nivelit të lartë.“Ai mund të bëhet numri një në botë në fund të sezonit”.
“Kur jeni në gjendje që të luani pesë grand-slam turne radhazi dhe të arrini në gjysmëfinale apo finale, atëherë mendoj se është vetëm problem mental derisa arrini majen”, theksoi Nadal që të dielën takohet me Novak Djokovic në finalen e Australian Open.
Me rezultat 2-1 ka përfunduar derbi më i madh anglez i zhvilluar në Anfield, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, sfidë e vlefshme kjo për 1/8-ën e finales së FA Cup.Ndeshja filloi me tempo të lartë. Liverpooli filloi duke e dominuar takimin dhe rrezikoi disa herë nga distanca, përderisa nuk u spraps as Manchester United.
Sidoqoftë, rreziku i parë serioz erdhi nga mysafirët, të cilët kanë mundur të kalojnë në epërsi kur nga distanca me një goditje qëlloi shtyllën anësori Antonio Valencia.
Megjithatë, The Reds kaluan të parët në epërsi. Pas një harkimi nga këndi, në zonë më së miri u gjend Daniel Agger, i cili me kokë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Liverpoolit në këtë takim (21’).
United u kthye në sfidë me anë të Ji-Sung Park, i cili me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1 (39’).
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë relativisht e baraspeshuar, me raste herë për njërën e herë për skuadrën tjetër. Kur të gjithë menduan se do të nevojitet ndeshja kthyese në Old Trafford, kështu nuk mendoi Dirk Kuyt, i cili shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Liverpoolit (88’).
Me këtë fitore Liverpooli eliminon Manchester Unitedin nga FA Cup dhe The Reds kështu siguruan kualifikimin në 1/8-ën e finales.
Chelsea është kualifikuar në 1/8 e finales së FA Cup, pas fitores së vështirë në udhëtim te Queens Park Rangers në Loftus Road.Blutë e dominuan takimin nga fillimi, por as vendasit nuk ishin më pak të rrezikshëm. Sidoqoftë, të dyja ekipeve u mungoi finalizimi.
Një penalti të akodruar në minutën e 62-të e konkretizoi Juan Mata, i cili shënoi për 1-0 dhe fitoren e Chelseat në këtë takim.
Kështu Chelsea vazhdon luftën për trofeun e vetëm këtë sezon, përpos luftës së mbetur për t’u zhvilluar në Ligën e Kampionëve.
Victoria Azarenka ka mposhtur Maria Sharapovan në finalen e Australian Open, me ç’rast dhe ia siguroi vetes dhe vendin e parë në ranglistën botërore të tenisteve më të mira.Bjellorusja 22 vjeçare e fitoi finalen e saj të parë të madhe me një paraqitje dinjitoze, duke mopshtur bukuroshen Sharapova me rezultat 2-0 në sete (6-3 dhe 6-0) për një orë e 22 minuta.
Të dielën zhvillohet finalja e meshkujve mes dy tenistëve më të mirë në botë për momentin, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.
Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, thotë se Barcelona është aq e mirë tani sa që është bërë e bezdisshme.“Unë bezdisem kur e shikoj Barcelonën, ata janë aq të mirë”.
“Unë kam admirim për atë ekip. Mua vërtet më pëlqente kur bëhesha gati për të shikuar Barcelonën të shtuneve mbrëma, por tani është gjëja e njëjtë çdo javë, ata po shkatërrojnë të gjithë, gjashtë ose shtatë gola, Messi shënon hettrik çdo javë. Jam mërzitur. Ata janë aq të mirë, kjo është bezdisëse”, tha Scholes për Daily Mail.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka krahasuar talentin e ri, Alex Oxlade-Chamberlain me yllin e Manchester United, Wayne Rooney.18 vjeçari asistoi në golin e Van Persiet gjatë ndeshjet ndaj Manchester United, ndërsa tekniku francez sheh shenja të Rooneyt në sulmuesin e tij.
“Ai duket të keët guximin e njëjtë. Tani që ai është treguar mund të laujë pa problem si titular, por besoj se ai mund të bëjë shumë më shumë. Ne kemi prodhuar më shumë lojtarë në 15 vitet e fundit se sa të gjitha klubet evropiane së bashku. Ne nuk frikësohemi që t’i inkuadrojmë të rinjtë në ndeshjet e mëdha. Besoj se Chamberlain është i atij niveli”, u shpreh Wenger.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka refuzuar të dorëzohet në garën për transferimin e Carlos Tevez, duke shpresuar për një mundësi të radhës nga futbollisti argjentinas para mbylljes së afatit kalimtar.Milani është tërhequr nga gara për shkak të kërkesave të mëdha të Cityt dhe këtë dëshiron ta shfrytëzojë Ancelotti, i cili e dëshiron në ekip argjentinasin.
“Për tevezin, gjithçka mori fund. Për më vonë, nuk e di. Ndoshta do të ketë mundësi tjetër. Në të ardhmen ne duhet të transferojmë patjetër një sulmues. Ne kemi biseduar me të dhe ai ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të luante për PSG. Por, nuk kemi arritur marrëveshje dhe në fund klubi nuk e ka parë si alternativë të mirë”, potencio Ancelotti.
Chelsea është duke bërë të pamundurën për të finalizuar transferimin e Lucas, para mbylljes së afatit kalimtar javën e ardhshme.The Sun shkruan se zyrtarët e Chelseat janë në bisedime me Sao Paolon për mesfushorin 19 vjeçar, i cili po kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Interi.
Chelsea mund të mposhtë të gjithë nëse arrin të bindë klubin brazilian me një ofertë prej 25 milionë eurosh për mesfushorin sensacional.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka aluduar se ai ka tentuar të transferojë asin e Portos, Hulk, por ka dështuar në tratativat për shkak të kërkesave të klubit portugez prej 100 milionë eurosh.“Sa u përket sulmuesve, ne kemi shikuar opsionet, por problemi është që ka klube që kërkojnë shumë para dhe nuk po ka shumë para përreth, në shoqërinë e ditëve të sotme dhe në klubet futbollistike”.
“Ne duhet të kemi përgjegjësinë për të bërë një treg lojal, me gjykime të drejta dhe me blerje të duhura, pa cënuar integritetin e tregut të transferimeve”, aludoi Villas Boas.
Asi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka shprehur përkushtimin e tij ndaj klubit nga Anfield, duke shkuar në mësime shtesë për gjuhën angleze.Daily Mail shkruan se Suarez po merr mësime ekstra të gjuhës angleze për të shmangur përsëritjen e abuzimit racist ndaj Evras.
Suarez ka pasur probleme me gjuhën angleze dhe kjo besohet se u reflektua në ndeshjen ndaj United ku abuzoi në mënyrë raciste Patrice Evran. Suarez do të kthehet nga dënimi prej tetë ndeshjesh më 11 shkurt pikërisht ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se Liverpooli tani për tani është rivali më i madh për Djajtë, deklaratë që vjen para superderbit që zhvillohet sot në ora 13:45 në Anfield.“Për momentin rivali jonë më i madh është Liverpooli. Por, duhet të dini se edhe City është bërë më i rrezikshëm se kurrë dhe tani mendoj se kemi konkurrencë nga të gjitha anët”.
“Nëse ktheni kohën dhe shikoni Superkupën e Anglisë, atëherë do të shihni se ishe sikuse finale e Ligës së Kampionëve për shkak të shpejtësisë së lojës. Por, interesimi për ndeshjet ndaj Cityt dhe ndaj Liverpoolit nuk është paralel”, tha Ferguson.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se mund të kthehen kohërat e vjetra për The Reds, kur klubi nga Anfield çdo vit festonte sukseset nëpër gara të mëdha.“Ne duhet të besojmë dhe të jemi të durueshëm, do të ndodhë”.
“Ne jemi të bindur se kemi lojtart në skuadër dhe me pronarët e rinj dhe stafin, mund ta kthejmë Liverpoolin e vjetër. Dy ekipet më të suksesshme në histori të Anglisë do të përballen kokë më kokë dhe është natyrale që të ketë rivalitet të madh”, u shpreh Gerrard.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka pranuar se atij i ka munguar shumë fusha dhe angazhimi me Djajtë e Kuq, ndërsa këtë e vlerëson si shkak pse ai nuk ka menduar dy herë për t’u rikthyer në futboll.“Më ka munguar klubi më shumë se që kam menduar. Në fund të sezonit të kaluar, unë mendova se ishte koha e duhur për të përfunduar karrierën”.
“Pasi u ktheva në Carrington, duke parë njerëzit dhe duke parë lojtarët që po punonin, vërtet më mungoi më shumë se që kam menduar. Më pas shkova te menaxheri, i thash se dua të kthehem që të luaj futboll. Unë nuk e kam ditur çfarë do të thoshte ai. Nuk e kam ditur cili do të jetë reagimi i tij. Fatmirësisht, ishte pozitiv”, u shpreh Scholes.
Agjenti i mesfushorit të Portos, Fredy Guarin, ka zbuluar se kolumbiani është shumë pranë transferimit te Interi.Duket se Nerazzurët kanë mposhtur në garë Juventusin dhe janë duke bërë finalizimet e duhura për të transferuar mesfushorin fantastik të Portos, që do të thotë se Motta do të shkojë në drejtim të PSG-së.
“Unë po punoj në një marrëveshje me Interin. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por shpresoj që së shpejti të më dërgojnë dokumentet e ofertës zyrtare. Për Fredyn, kjo është shumë mundësi e rëndësishme. Ne besojmë se është e mundur të kryhet ky transfer”, potencoi agjenti i Guarin.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se skuadra e tij ka vendosur të ndërpresë tratativat për transferimin e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez.“Ne kemi qenë shumë pranë marrëveshjes me Manchester Cityn. Nëse në ora 18:30 dikush do tëmë kishte pytur se kë do ta transferonim, do të kisha thënë Tevezin”.
“Për çdo rast, marrëdhëniet tona me Cityn mbesin të mira dhe tani kemi zgjidhur disa keqkuptime. Unë bëra më të mirën nga ana ime, e kam pasur zemrën në gojën time sot, nuk kam mundur të bëj më shumë. Ne kemi bërë gjithçka që Tevez të vijë, por situata ndryshoi. Unë dua të falënderoj Tevezin që ka pritur deri të premtën në mbrëmje, ashtu siç ka premtuar. Ne do të flasim përsëri me Cityn në qershor”, potencoi Galliani.
















