Trajneri i Lazios, Edy Reja, mendon se Miroslav Klose është sulmues më i mirë sesa Zlatan Ibrahimovici i Milanit.“Ibra është më spektakolar, ai kërkon hapësira për të goditur”.
“Klose i sjell më shumë skuadrës, ai punon për skuadrën. Ai është një lojtar i mençur, një lojtar i vërtetë ekipor”, ka thënë Reja për Lazio Style Radio.
Lazio është nikoqir i Milanit në ndeshjen e të mërkurës në Serie A, ndërsa trajneri i ka lëvduar Rossonerët, të cilët i konsideron favoritë.
Portieri i Barcelonës, Jose Pinto, ka deklaruar se gara për titullin e Kampionatit spanjoll është duke vazhduar dhe Blaugranët nuk dorëzohen për asgjë.Katalunasit kanë mbetur shtatë pikë prapa Real Madridit në tabelën e La Ligas, ndërsa shumëkush mendon se titulli tashmë u takon Mbretërve.
“Mesazhi që vjen nga skuadra është mesazh i vetëbesimit. Ne kemi shumë pakëz hapësirë për gabime, por ne nuk dorëzohemi nga asgjë”, ka deklaruar portieri i dytë i Barcës për faqen zyrtare të klubit.
Catania ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e lojtarit të Juventusit, Marco Motta, në formë huazimi deri në fund të sezonit.Sicilianët kanë nevojë ta forcojnë fazën defensive, ndërsa 25-vjeçari është njeriu i duhur, sipas trajnerit Vincenzo Montella.
Motta e ka filluar karrierën profesionale te Atalanta, ndërsa ka veshur fanellat e Udineses, Torinso dhe Romës, para se t’i bashkohej Juventusit në verën e vitit 2010.
Mirëpo, këtë edicion ai vazhdimisht e ka nxehur stolin e Bianconerëve.
Ish-lojtari i Real Madridit, Roberto Carlos, konsideron se trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, është më i mirë se trajneri i Barceonës, Pep Guardiola.“Mourinho është akoma numër një- për karakterin e tij, stilin e lojës, sepse secila skuadër që e ka udhëhequr ai ka fituar”.
“Do të shohim nëse Guardiola mund të fitojë nëse shkon te Chelsea apo Interi, atëherë mund të flasim se kush është më i miri”.
“Pep është trajner modern, është inteligjent, i guximshëm, e do futbollin dhe gjithmonë i ka lojtarët në anën e tij. Ai di shumë për futbollin, por suksesi i Mourinhos në të gjitha vendet ku ka qenë, e konfirmon atë si më të mirin. Në Spanjë gjenden dy trajnerët më të mirë në botë”, ka deklaruar braziliani për Marca.
Nerazzurët kanë siguruar firmën e mbrojtësit brazilian, Juan, të cilën e kanë transferuar nga Internacional.Konfirmimi për transferimin e 20-vjeçarit është bërë në faqen zyrtare të Interit, ndërsa nuk dihet shuma e blerjes.
Juan është produkt i Akademisë së Internacional, ndërsa mund të luajë si qendërmbrojtës ose si mbrojtës krahu, ndërsa shumë skuadra evropiane shprehën interesim për blerjen e tij.
Juventusi akoma nuk e di se si është të humbësh këtë edicion, mirëpo trajneri Antonio Conte e konsideron kampionin në fuqi, Milan, si favorit kryesor për titull.“Milani është superfavorit. Ne duhet të japim gjithçka dhe të gërmojmë thellë së bashku me të tjerët prapa nesh”.
“Të jesh i detyruar për të shkuar përpara nuk funksionon gjithmonë, por të motivon”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia.
Arsenali është pranë transferimit të talentit të Borussia Dortmundit, 19-vjeçarit Thomas Eisfeld.Ruhr Nachrichten citon një burim të ketë thënë se lojtari dhe agjenti i tij janë në Londër për ekzaminimet mjekësore dhe për nënshkrimin e kontratës.
Eisfeld, i cili është një mesfushor ofensiv, ëndërron për një karrierë në futbollin profesionist, ndërsa Topçinjtë mund t’ia japin këtë mundësi.
Giallorossët kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian të krahut, Marquinho, në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.Konfirmimin e ka bërë klubi i Romës përmes një komunikate për media duke treguar se lojtari i Fluminenses në pjesën e mbetur të sezonit të veshë fanellën e kryeqytetasve.
25-vjeçari, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës krahu edhe si mesfushor, e ka filluar karrierën profesionale në Palmeiras, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Botafogo dhe Figueirense, para se t’i bashkohej Fluminenses në vitin 2009.
Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ka njoftuar se në fund të këtij viti do t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv.“Marrëveshja ime me Anzhin skadon në qershor të vitit 2013, mirëpo në dhjetor planifikoj të ndërpres së luajturi”.
“Pastaj do të vazhdoj të punoj si asistent i presidentit Suleyman Kerimov, sepse me të kam marrëveshje të përjetshme”.
“Ai më ka angazhuar t’i ndihmoj në ndërtimin e strukturës së klubit për dhjetë vitet e ardhshme”, ka thënë 38-vjeçari në një intervistë për Marca.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka deklaruar se skuadra që drejton ai nuk po mundohet ta imitojë lojën e Barcelonës apo cilësdo skuadër tjetër.“Ne e dimë se cili sistem funksionon më mirë për ekipin tonë dhe ne po mundohemi ta zhvillojmë atë sa më shumë që mundemi. Ne nuk e shfrytëzojmë modelin e Barcelonës apo të ndonjë skuadre tjetër”.
“Por është e qartë se Barcelona, që po shkruan historinë tash, ka mentalitet fitues dhe ky është imazhi që ua projektojnë të gjithëve”.
“Shumë skuadra të tjera e kanë studiuar mënyrën e tyre të lojës, dhe stili i tyre është një nivel për t’u arritur nga të gjithë”, citon faqja zyrtare e FIFA-s fjalët e Mazzarrit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënën se asgjë nuk është vendosur sa i përket titullit të La Ligas, përkundër se ekipi i tij gjendet shtatë pikë përpara pozitës së dytë që e mban Barcelona.“A janë shumë shtatë pikë? Shtypi mund të mendojë ashtu, por unë nuk pajohem”.
“Njerëzit që shkruajnë se ne jemi kampionët e rinj dhe se Barcelona nuk mund të arrijë, janë po të njëjtët njerëz të cilët më herët janë munduar të krijojnë ndarje dhe konflikte te Madridi”.
“Ata do të thonë sërish se ne jemi në krizë, porsa të lëshojmë pikë. Ata janë po të njëjtit që duan ta minojnë baraspeshën te Madridi”, ka deklaruar portugezi.
Gjiganti gjerman, Bayern Munchen po e përgatitë një super-ofertë për yllin kosovar të Baselit, Xherdan Shaqirin.Sipas mediave gjermane, Shaqiri nuk do të mund t'i thotë jo ofertës së bavarezëve.
E përdtitshmja "Bild" shkruan se Bayern ka nisur bisedimet me Baselin për ta transferuar në afatin kalimtar të verës yllin kosovar.
Thuhet se Bayern do të ofrojë 15 milionë euro për t'ua marrë zviceranëve djaloshin 20 vjecar.
Për shërbimet e Shaiqirit kanë shprehur interesim edhe Porto, Galatasaray dhe Zenit.
Mesut Ozil është i ngazëllyer që është shkruar në listën e shënimeve për Real Madridin në fitoren e vikendit ndaj Real Zaragozës.“Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin dhe sepse ne kemi fituar. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Unë punoj fuqishëm çdo ditë dhe bisedoj me trajnerin shumë”.
“Ndjehem shumë mirë me Kaka. Ne të dy shënojmë kurdo që luajmë së bashku edhe në seancat stërvitore edhe në ndeshje”, ka thënë Ozil.
Roma raportohet se sot ka diskutuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt.Corriere dello Sport shkruan se trajneri i Romës, Luis Enrique, ka kërkuar nga bordi të sjellin një lojtar i cili mund të ketë ndikim të menjëhershëm – dhe Kuyt i përshtatet kërkesës së spanjollit.
Drejtori i Romës, Walter Sabatini, është duke diskutuar mundësinë e përgatitjes së një oferte për holandezin sot, një ditë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
Kuyt është i pakënaqur me kohën që po fiton te Liverpooli nën drejtimin e trajnerit Kenny Dalglish dhe mund të jetë i gatshëm të largohet nga klubi anglez.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është lidhur me një largim nga gjiganti spanjoll për të marrë nën drejtim skuadrën e Anglisë.Mourinho pritet të largohet nga Reali gjatë verës për një rikthim në Angli – me skuadra si Tottenham dhe Arsenal që janë lidhur me ish-menaxherin e Chelseat.
Megjithatë, Daily Mail shkruan se edhe Federata Angleze e Futbollit do të ishte e interesuar ta angazhojë portugezin si pasues të Fabio Capellos gjatë verës, edhe pse menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, mbetet favoriti kryesor.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se ai synon të fitojë trofe këtë sezon me Blutë.Villas-Boas ka përjashtuar skuadrën e tij nga gara për titull, por ai është i bindur se ata janë të motivuar për të përfunduar sa më lart në Ligë dhe për të luftuar për titullin e Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se motivimi jonë duhet të jetë të luajmë ndeshje pas ndeshje dhe sigurimi i Ligës së Kampionëve, që është objektivi minimal që mund ta keni”.
“Ne nuk po largohemi nga përgjegjësitë tona. Nëse përfundoni sezonin pa titull, atëherë kjo është dështim”, ka thënë portugezi.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ishte i ngazëllyer me fitoren 3-0 ndaj Cagliarit.“Për moment tabela ka filluar të shtendoset, andaj ishte e rëndësishme për ne të fitojmë sonte”.
“Ne jemi ende afër Juventusit dhe jeni larguar nga ndjekësit, pasi edhe Udinese edhe Inter humbën gjatë vikendit”.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, edhe pse ne vuajtëm deri në golin e Zlatan Ibrahimovic. Pas kësaj, ishte shumë më e thjeshtë”, ka thënë Allegri.
Interi dje befasisht u mposht nga Lecce me rezultat minimal 1-0, gjë që ka tronditur edhe trajnerin Claudio Ranieri.“Sot ne kishim përballë një portier të shkëlqyeshëm dhe një skuadër që u mbrojt shumë mirë”.
“Ne pastaj u bëmë shumë të shqetësuar dhe nuk ishim mjaft të mprehtë për të sulmuar. Po ashtu goditëm shtyllën dhe na u anuluan dy gola të pastër, andaj ishim të paaftë për të dalë nga një ndeshje e vështirë”, ka thënë Ranieri.
Ylli i Lille, Eden Hazard, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Ligën Premier.Chelsea, Manchester United and Arsenal që të gjithë janë lidhur me një transferim të belgut, i cili e ka bërë të qartë ambicien e tij.
“Mendoj se do të shkoj në Angli, stili i lojës më përshtatet mua. Është e qartë se ka shumë klube të interesuara”.
“Paris? Tashmë kam thënë se do të doja të luaj jashtë Francës. Kam luajtur mbi 100 ndeshje në Ligue 1. Paris po i josh lojtarët atje tash, por është një vendim që tashmë e kam marrë”, ka thënë Hazard.
LeBron James ka shënuar 35 pikë dhe 11 kërcime për të ndihmuar Miami Heat të mposhtë Chicago Bulls me rezultat 97-93 në një duel ngazëllues në mes të dy top ekipeve të Konferencës Lindore.Derrick Rose i Chicagos, MVP i ligës, shënoi 34 pikë dhe shfaqi një lojë mjaft të bukur të basketbollit, por huqi shënim në minutën e fundit.
Kur Heat ishin në avantazh 94-93, Rose, loja elegante e të cilit u duartrokit edhe nga publiku nikoqir, humbi dy gjuajtje të lira, të cilën gjë e bëri edhe James në anën tjetër, me dy lojtarët më të spikatur të takimit që disi humbën fokusin kur ai ishte më i domosdoshëm.
Crish Bosh shënoi 24 pikë dhe 12 kërcime për Miamin, por Dwyane Wade, në ndeshjen e tij të dytë pas mungesës prej gjashtë ndeshjeve, shënoi vetëm pesë pikë duke qenë i saktë në katër nga 16 gjuajtjet.
Fitorja ishte e katërta radhazi dhe e shtata në tetë ndeshje për Heat, të cilët tash janë vetëm një ndeshje prapa Bulls në tabelën e Lindjes.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Spanja në fund të sezonit.Sport shkruan se dy prej destinacioneve më të mundshme për Ronaldon janë Manchester City dhe Milani.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është inkurajuar nga lajmi se Ronaldo po ndërton një shtëpi në Lake Como (Itali) dhe nuk e ka fshehur admirimin e tij për ish-yllin e Manchester United.
Te City, Sheiku Mansour ka resurse për t’i mposhtur të gjithë rivalët e tij për portugezin. Vitin e kaluar u raportua se City përgatiste ofertë në vlerën e 170 milionë eurove për të sjellë Ronaldon në Angli, por sulmuesi refuzoi ta shikojë ofertën.
Megjithatë këtë sezon gjërat kanë ndryshuar dhe raporti i tij me fansat ka sjellë dilema për të ardhmen e tij. Ai madje ishte sulmuar edhe nga presidenti i nderit i Realit, Alfredo di Stefano.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se Barcelona nuk do të dorëzohet në garën për titullin e La Ligës.Barca ka ngecur shtatë pikë prapa Real Madridin në tabelën e La Ligës pasi barazoi pa gola ndaj Villarrealit në fundjavë.
“Skuadra do të reagojë; ne do të bëjmë më shumë, çfarë do që do të nevojitet për të fituar. Nuk ka arsyetime. Lojtarët janë mësuar të luajnë çdo tre ndeshje dhe La Liga nuk është humbur. Ne nuk do të dorëzohemi”, ka deklaruar Puyol.
Njëshi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, thotë se është i pakënaqur me kohën sa po luan këtë sezon.“Është shumë vështirë, jam një lloj i lojtarit i cili ka nevojë të luajë ndeshje radhazi. Sa më shumë minuta që luaj, ndjehem më mirë dhe jam mësuar të luaj çdo ndeshje në 10 vitet e fundit të karrierës time”.
“Është e qartë se vetëm dua të luaj çdo ndeshje dhe duhet të përpiqem t’ia dëshmoj këtë menaxherit çdo herë që luaj. Është vendim i menaxherit dhe ju duhet ta respektoni këtë, veçanërisht kur menaxher është Kenny Dalglish”, ka thënë Kuyt.
Real Madridi dhe Chelsea raportohet se janë në biseda për të shkëmbyer mbrojtësit e tyre.A Bola shkruan se presidenti i Realit, Florentino Perez, dëshiron ta largojë Pepen në fund të sezonit, pas kundërthënieve që kanë shoqëruar portugezin sezonet e fundit.
Florentino dëshiron të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean, që do ta dërgonte Pepen në Londër në shkëmbim të arritjes së David Luiz në Madrid.
Pepe vlerësohet lart nga menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, i cili nuk ka arritur t’ia përshtatë mbrojtësin David Luiz sistemit të tij të lojës, së paku jo gjatë këtij sezoni.
Andy Carroll thotë se ai nuk mendon të largohet dhe e sheh të ardhmen e tij te Liverpooli.“A mendoj të largohem? Aspak. Klubi ka qenë i shkëlqyeshëm me mua dhe çdokush jashtë klubi ka qenë fantastik dhe po kënaqem këtu”.
“Çdokush më ka mbështetur dhe më ka ndihmuar gjithë kohën. Kam nënshkruar kontratë këtu dhe ky është ekipi për të cilin luaj”, ka thënë Carroll.
Liverpool raportohet se synon të transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Lucas Barrios.Mediat angleze shkruajnë se Barrios është shndërruar në një prej caqeve të Kenny Dalglish pasi sulmuesi nuk po shkon mirë me trajnerin Jurgen Klopp saqë tash nuk e ka të siguruar as vendin në 11-shen startuese.
Edhe skuadra Queens Park Rangers po ashtu ka shfaqur interesim për lojtarin, por do të tentojë ta transferojë atë vetëm nëse siguron qëndrimin në Ligën Premier në fund të sezonit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me karakterin e treguar nga lojtarët e tij në fitoren e Kupës FA ndaj Aston Villas.Kapiteni Robin van Persie shënoi dy herë, që të dyja nga pika e bardhë, derisa Topçinjtë u rikthyen nga disvantazhi 2-0 në pjesë të parë, për të fituar 3-2 në fund të takimit dhe për të kaluar në rundin e pestë të Kupës.
“Gjithmonë kam qenë shumë i impresionuar pasi jam ndjerë kështu kur kam dalë nga një periudhë e keqe siç jemi ne tash, dhe kur ju jeni 2-0 në disavantazh, juve mund t’ju vijë keq për veten ose ju mund të tregoni se keni kualitete mentale për të luajtur për këtë klub”.
“Isha shumë krenar që ekipi doli duke luajtur në të gjitha cilindrat dhe tregoi se ata nuk janë të gatshëm të dorëzohen”, ka thënë Wenger.
Menasxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se ai nuk ka nevojë të blejë zëvendësim për mesfushorin e lënduar, Ramires.Ky i fundit do të jetë katër javë jashtë fushe për shkak të një lëndimi në gju, por portugezi mendon se Blutë kanë mjaft lojtarë në dispozicion.
“Ne kemi mjaft numra për t’ia dalë. Nëse ne e fusim Florent (Malouda) në opsionet e mesfushës atëherë ne kemi gjashtë lojtarë pa Ramires. Kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Villas-Boas.
















