Manchester Unitedi ka shënuar fitore komode prej 2-0 kundër Stoke Cityt për t’u barazuar me pikë në krye të tabelës me rivalin lokal Manchester City.Të dy golat e Djajve të Kuq u shënuan nga pika e bardhë. Njërin e realizoi Javier Hernandez (38’), ndërsa tjetrin Dimitar Berbatov (53’).
Ndërkohë, lideri i tabelës, Manchester City, është mposhtur me rezultat minimal si mysafir i Evertonit.
Darron Gibson shënoi golin me vlerë tre pikë, ndërsa kjo i kushtoi Cityt, pasi Manchester Unitedi tash ka pikë të barabarta me ekipin nga Etihad Stadium.
Ekipi i tretë të Ligën Premier, Tottenhami e ka mposhtur Wigan Athleticun me rezultat 3-1.
Dy herë Bale (29’ dhe 64’) dhe një herë Modric (34’) shënuan për Spursat, kundrejt golit të McArthur, i cili shënoi për mysafirët (81’).
Blutë vazhdojnë të përjetojnë një moment të vështirë në Ligën Premier. Ata kanë barazuar si mysafirë të Swanseas me rezultat 1-1.
Scott Sinclair ishte golashënuesi i skuadrës vendase (40’), ndërsa Jose Bosingwa nxori një pikë për mysafirët në minutat shtesë (90’+3).

Nga ana tjetër, Liverpooli ka regjistruar fitore prej 3-0 si mysafir i Wolverhampton, ndërsa të tre golat u shënuan në gjysmën e dytë.

Andy Carroll (53’), Craig Bellamy (61’) dhe Dirk Kuyt (78’) ua sollën tre pikë Redsave.

Aktualisht, Chelsea mban pozitën e katërt me 42 pikë, ndërsa Liverpooli të pestën me 38 pikë.
Autoritetet e futbollit italian kanë marrë vendim që ta anulojnë përballjen ndërmjet Parmës dhe Juventusit, e vlefshme për Serie A. Reshjet e mëdha të borës kanë detyruar që të mos zhvillohet ndeshja në Ennio Tardini, por të shtyhet për një datë tjetër. Vendimi për moszhvillimin e përballjes është marrë vetëm 45 minuta pa filluar takimi.
Ajaxi dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ouasim Bouy te klubi italian.
Konfirmimin e ka bërë klubi holandez, i cili ka mbetur pa një nga talentët kryesorë nga të rinjtë.

18-vjeçari Ouasim Bouy do ta vazhdojë karrierën te klubi italian, pasi siç thuhet, Ajaxi nuk ka mundur ta refuzojë ofertën e Bianconerëve.
Arsenali ka konfirmuar se ka transferuar mesfushorin ofensiv, Thomas Eisfeld, nga Borussia Dortmundi.
19-vjeçari vjen nga Akademia e klubit gjerman, ndërsa e braktis Dortmundin pas shtatë vitesh.

“Ndjehem shumë krenar që kam nënshkruar për Arsenalin”.

“Ky është një klub i madh, me shumë lojtarë të shkëlqyer, dhe jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Arsenalit”, ka thënë Eisfield.
Sulmuesi Lucas Roggia është transferuar në San Siro nga Internacionali.
Pas dështimit për të siguruar shërbimet e Carlos Tevezit, Milani e ka huazuar 21-vjeçarin.

Përveç brazilianit, Milanit i është bashkuar edhe Kingsley Umunegbu nga ekipi zviceran, Chiasso.
Kontrata e Aliaksandr Hleb me Barcelonën është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Bjellorusi kishte edhe pesë muaj në kontratën e tij me Blaugranët, mirëpo ai ka qenë gjithmonë tepricë te kjo skuadër, ashtu që është lejuar që të kërkojë një klub tjetër.

Hleb iu bashkua Barcelonës në vitin 2008, pas suksesit te Arsenali, mirëpo asnjëherë nuk arriti të zë vend në këtë skuadër, prandaj u huazua te Stuttgarti, Birmingham City e Wolfsburgu.

Mundësitë janë të mëdha që mesfushori t’i bashkohet klubit grek, Olympiakos.
Interi ka siguruar firmën e një tjetër mesfushori gjatë këtij afati kalimtar.
Bëhet fjalë për Angelo Palombon, i cili arrin në Giuseppe Meazza nga Sampdoria.

Njoftohet se 30-vjeçari ka nënshkruar kontratë me zikaltrit deri në vitin 2015.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Interit, një ekipi të madh”, ka thënë Palombo për faqen zyrtare të Nerazzurëve.
Legjenda e sulmit, Filippo Inzaghi, ka njoftuar se ai do të qëndrojë te Milani, së paku deri në fund të sezonit aktual.
Është spekuluar se veterani do të largohet nga San Siro,duke qenë se nuk është në planet e Massimiliano Allegrit, ndërsa Siena ka bërë një ofertë në momentet e fundit të afatit kalimtar, mirëpo ai ka vendosur ta përfundojë kontratën e tij.

“Do të qëndroj këtu. Nuk mund ta nxjerr veten nga ky ambient, të largohem nga Milani, nga tifozët”.

“Ishte e pamundur ta bëja këtë për dy orë, pa i thënë lamtumirë San Siros, ashtu siç kam menduar se do të ishte e drejtë ta bëja dhe siç kam ëndërruar ta bëj”.

“Do të ishte turp po të mos arrija 300 paraqitje me Milanin, pas 12 vitesh si një rossoner dhe me 126 gola të shënuar”, ka thënë Pippo për Milan Channel.
QPR ka kompletuar transferimin e sulmuesit Djibril Cisse nga Lazio, ndërsa 30-vjeçari ka nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin anglez.
Në të kaluar francezi ka luajtur për Liverpoolin dhe Sunderlandin në Ligën Premier, ndërsa është transferi i katërt i QPR që kur Mark Hughes mori drejtimin e klubit.

“Unë e vlerësoj Djibrilin shumë, shumë lartë . E kam shikuar atë për shumë vite dhe gjithmonë jam mahnitur me atë që sjell ai”, ka thënë Hughes.
Mbrojtësi i Tottenhamit, Vedran Corluka, është transferuar te klubi gjerman Bayer Leverkusen, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Kroati është paraqitur vetëm tri herë për Spursat këtë edicion, ndërsa konfirmimin për transferimin e tij e kanë bërë të dy klubet.

“Me transferimin, ne i ofrojmë vetes alternativë të kualitetit të lartë”, ka thënë shefi ekzekutiv i Leverkusenit, Wolfgang Holzhauser.
Mesfushori i Arsenalit, Ryo Miyaichi, në pjesën e mbetur të sezonit aktual do ta bartë fanellën e Bolton Wanderers.
Lojtari japonez është lidhur me një largim nga Emirates gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa skuadra e Owen Coyle siguroi nënshkrimin e tij.

Miyaichi u transferua te Arsenali sezonin e kaluar nga Feyenoordi, ndërsa është pritur që të shkëlqejë këtë sezon.

Megjithatë, Arsene Wenger nuk mendoi ashtu, prandaj e ka lënë të largohet në mënyrë që të krijojë edhe më shumë eksperiencë.
Ish-lojtari i Barcelonës, Victor Sanchez, ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me rivalin lokal të Blaugranëve, Espanyol.
Mesfushori i shkathët, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje, është pa skuadër për shkak të kolapsit financiar të Neuchatel Xamax, që shpalli bankrot javën e kaluar.

Espanyoli ka konfirmuar se 24-vjeçari, i cili ka veshur fanellat e Jerez dhe Getafe gjatë kohës sa ishte lojtar i Barcës, është rikthyer në Kataluni.

“Victor Sanchez ka nënshkruar për RCD Espanyol për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për tre të tjera pas tij”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.
Mesfushori i Romës, David Pizarro, do të jetë lojtar i Manchester Cityt deri në fund të sezonit aktual- njofton Football Italia.
32-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Louis Enriques, së paku deri në fund të këtij sezoni, prandaj i është bashkuar trajnerit të tij të dikurshëm te Interi, Roberto Mancini.

Për shërbimet e kilianit ka qenë i interesuar edhe Juventusi, por transferimi ka dështuar, pasi Zonja e Vjetër nuk donte të paguajë prishjen e kontratës së tij.
Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Thiago Mottas duke transferuar Fredy Guarinin nga Porto.
Ndërsa u njoftua se Motta është rrugës për në PSG, Lega Calcio ka konfirmuar se Guarin është lojtar i Interit, edhe pse vetë klubi akoma nuk e ka bërë njoftimin.

Sipas Sky Sport24, zikaltrit do të paguajnë një shumë fillestare prej 1.5 milionë eurosh deri në fund të sezonit, me mundësinë për ta blerë atë në qershor për 11 milionë euro.
Udinese ka kompletuar huazimin gjashtëmujor të mesfushorit të Juventusit, Michele Pazienza.
29-vjeçari iu bashkua Juves nga Napoli në fillim të sezonit aktual, mirëpo gjatë pjesës së parë të sezonit ai e ka nxehur bankën rezervë.

Ndërkohë, Bianconerët e kanë lejuar edhe largimin e sulmuesit Vincenco Iaquinta, i cili do të qëndrojë te Cesena deri në fund të sezonit aktual.

Lojtari italian e ka pasur të vështirë të zë vend në formacionin e Antonio Contes për shkak të konkurrencës së madhe në fazën ofensive, ashtu që ka preferuar një skuadër ku mund ta riktheje karrierë e tij.
Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se nuk ka gjasa që Carlos Tevez të transferohet në San Siro para mbylljes së afatit kalimtar.
Rossonerët janë duke bërë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, por e kanë të vështirë të sigurojnë firmën e tij.

“Nuk kam asnjë shpresë që Tevez mund të arrijë para mbylljes së afatit kalimtar”, ka thënë Allegri në një konferencë për media.

Ai ka folur edhe për sulmuesin veteran, Filippo Inzaghi, për të cilin ka thënë se është i lirë të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë ose të largohet.
Interi ka pranuar një ofertë të Paris Saint-Germain për mesfushorin Thiago Motta- ka deklaruar agjenti i lojtarit, Alessandro Canovi.
Sipas tij, transferimi pritet të ndodhë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

“PSG dhe Interi kanë arritur marrëveshje për Thiago Mottan. Na mungojnë vetëm disa detaje të vogla, por ka kohë për t’u finalizuar gjithçka para orës 19:00”.

“Megjithatë, nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë në korrik, sepse tashmë ekziston marrëveshja”, ka thënë Canovi për Tuttomercatoweb.com.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se sezoni ende është shumë i hapur për ta.
Liverpooli aktualisht është në pozitën e shtatë, gjashtë pikë prapa Chelseat që pushton pozitën e katërt, dhe sot Redsat do të udhëtojnë te Wolves.

“Ne kemi edhe 16 ndeshje të ligës të mbetura, kemi një finale të Kupës në Wembley dhe rundin e pestë të Kupës FA në shtëpi kundër Brighton – ka ende për ne për të fituar këtë sezon”.

“Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve po ashtu është i arritshëm. Ne do të japim më të mirën që mundemi dhe t’ia dalim sa më mirë që mundemi”, ka deklaruar Dalglish.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka mbështetur Fernando Torres, duke thënë se ai shpreson që spanjolli së shpejti do të fillojë të shënojë gola.
“Mendoj se ne po shohim një lojtar që po zhvillohet sa i takon formës. Ne eventualisht presim gola nga kjo, dhe shpresojmë se golat do të vijnë”.

“Mungesa e golave? Ky është realitet, por ai e ka ndihmuar ekipin. Fernando ka më së shumti asistime për lojtarët tjerë në klub andaj ai është produktiv për të tjerët. Mendoj se ai është plot vetëbesim. Për mundin që ai jep, do t’i shpaguhet”, ka thënë Villas-Boas.
Kampioni i Serie A, Milani, ka nënshkruar me mesfushorin ganez Sulley Muntari nga rivali lokal Interi, shkruajnë mediat italiane.
Transferimi do të jetë një befasi për shumëkënd, pasi Muntari llogaritet një lojtar “i harxhuar”.

Megjithatë miq të tij nga Gana kanë konfirmuar për mediat italiane se Milani e kishte përcjellë lojtarin për rreth një muaj. Ende nuk është zbuluar shuma e transferimit të tij.

Lojtari kaloi një kohë të vështirë te Interi dhe është pritur të largohet në fund të sezonit.
Manchester United raportohet se është afër për të transferuar mbrojtësin shqiptaro-zviceran të Manchester Cityt, Frederic Veseli.
Djajtë e Kuq dje u përfol se ishin në negociata me yllin e ri të Zvicrës, i cili ishte kapiten i përfaqësueses në triumfin në Kupën Botërore U17 në vitin 2009, dhe Veseli dje është drejtuar për në Manchester, i veshur me një jelek të kuq për të festuar transferimin, shkruan Manchester Evening News.

Freddie Veseli, një futbollist me prindër kosovarë, ka qenë një prej prospekteve të Cityt, por ishte frustruar pasi nuk arriti të depërtojë në skuadrën e parë.

Frustrimi i tij u rrit së fundi kur City humbi kapitenin Vincent Kompany dhe solli 17-vjeçarin Karim Rekik në skuadrës si mbulesë.
Juventusi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit të Atalantas, Simone Padoin, për pesë milionë euro.
Biankonerët ishin në kërkim të një përforcimi të ri në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar dhe më herët ishin lidhur edhe me lojtarë si ai i Cagliarit, Radja Nainggolan, dhe ai i Portos, Fredy Guarin.

Megjithat→, ata kthyen vëmendjen e tyre kah Padoin dhe tashmë kanë mbyllur transferimin e lojtarit. 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeëare me liderin e Serie A.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se kampioni i Anglisë do të vendoset në mes të skuadrës së tij dhe Manchester United.
“Është vështirë për të tjerët. Është e pamundshme që ne dhe Manchester United t’i humbim të gjitha ndeshjet”.

“Ka edhe 16 ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë, përfshirë që Tottenham të rikthehet në garën për titull. Por për momentin gara është në mes Cityt dhe United”, ka deklaruar italiani.
Ikona e Milanit, Arrigo Sacchi, mendon se Juventusi do ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
“Allegri është një trajner i shkëlqyeshëm, ai ka një skuadër e cila është mbase më së shumti komplekse, por me shumë individualistë, derisa Juventusi është më pak kompleks por ka më pak individualistë”.

“Biankonerët do ta fitojmë Scudetton pasi ata kanë një avantazh, duke mos participuar në Evropë, dhe ka një shtytje nga të gjithë të cilët janë atje. Juve po luan në vazhdimësi, lojë në stilin ndërkombëtar, me lojtarë të mirë por vetëm disa të cilët janë të shkëlqyeshëm”, ka thënë Sacchi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se Barcelona ende mund të rikthehet në garën për titull.
“A janë shtatë pikë shumë? Shtypi mund të mendojë kështu, por unë nuk pajtohem. Njerëzit të cilët shkruajnë se ne jemi kampionët e rinj dhe se Barcelona nuk mund të rikthehet janë të njëjtët njerëz të cilët më herët janë përpjekur të krijojnë ndarje dhe konflikte te Madrid”.

“Ata do të thonë se ne jemi në krizë sërish sapo ne të humbim pikë. Ata janë po ata të cilët tentojnë të minojnë ekuilibrin te Madrid. Megjithatë, unë jam i qetë dhe i gatshëm të merrem me gjithçka të mirë ose të keqe”, ka thënë Mourinho.
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, thotë se një transferim i italianit te Real Madrid ose Barcelona është i mundshëm.
Mino Raiola mendon se Balotelli do të luajë për njërin prej klubeve më të mëdha spanjolle në të ardhmen.

“Çfarë mund të them është se një ditë ai do të largohet për një prej klubeve më të mëdha në nivel evropian, që mund të jetë Real Madridi ose Barcelona”.

“Për momentin, ai ende nuk dëshiron të rikthehet në Itali të luajë për Milanin”, ka thënë Raiola.
Manchester United ka lëshuar shansin të nënshkruajë me Wesley Sneijder në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Sky Italia bën të ditur se United ka reaguar me qetësi ndaj holandezit dhe ka refuzuar mundësinë për të bërë biznes me Interin për mesfushorin.

E ardhmja e Sneijder tash pritet të vendoset në fund të sezonit, kur vetëm largimi i Claudio Ranieri mund ta mbajë atë në Giuseppe Meazza.
Blake Griffin ka bërë hedhjen më të mirë të sezonit derisa Los Angeles Clippers fituan 112-100 ndaj liderit të NBA-së Oklahoma City Thunder.
Griffin, mori një pasim nga Chris Paul në fillim të çerekut të katërt dhe kërceu mbi mbrojtësin Kendrick Perkins para se të dërgojë topin në kosh me dorën e djathtë. Shënimi i tij u dha epërsinë prej 21 pikësh Clippersave dhe ndihmoi skuadrën t’i japë fund serisë prej katër fitoreve radhazi të Thunder.
Paul ishte orkestrues i fitores duke shënuar 26 pikë dhe 16 asistime, me Griffin dhe Caron Butler që shënuan nga 22 pikë secili derisa Los Angeles shënoi fitoren e dytë në po aq ndeshje ndaj skuadrës së kreut në Konferencën Perëndimore, pasi doli fitues edhe në takimin e të dielës.
Kevin Durant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 36 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me 13 kërcime, derisa Russell Westbrook shënoi 31 pikë për Thunder që tash ka 16 fitore dhe katër humbje.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, raportohet se dëshiron t’i bashkohet ish-bashkë-lojtarit të tij Cesc Fabregas te Barcelona.
El Mundo Deportivo shkruan se Van Persie, 28-vjeçar, dëshiron të fitojë trofe dhe është shumë i vetëdijshëm për suksesin që Cesc tashmë ka arritur te Barca, ku ka mbledhur tre trofe që kur iu bashkua klubit gjatë verës.

Barca pritet të mendojë më seriozisht për transferimin e holandezit gjatë verës, kur Van Persie do të futet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk e ka përjashtuar një transferim të Carlos Tevez në ditën e sotme, të fundit të afatit kalimtar dimëror.
“Tregu është skajshmërisht dinamik – gjërat të cilat nuk ndodhin në periudhë prej një muaji mund të ndodhin brenda 24 orësh. Telefoni bie çdo 30 sekonda, duket sikur një film aksion”.

“Nuk them se Tevez do të arrijë, ta kemi të qartë. Megjithatë kampanjat e fundit transferuese më kanë mësuar më mirë se sa të bëj parashikime. Nëse drejtori i Manchester Cityt më telefonon sonte dhe ma ofron Tevez... Por vërtet nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

“Do të qëndroj deri në 19.00 të mbrëmjes, deri në minutën e fundit të afatit kalimtar. Nëse ne marrim një email ose një faks, do të shohim çfarë do të do të ndodhë”, ka deklaruar Galliani.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do ta pasojë Jose Mourinhon te Real Madridi.
“Mourinho duhet të presë deri në vitin 2014, kur kontrata ime me Gjermaninë skadon. Por seriozisht, kjo është një spekulim i pastër, asgjë më shumë”.

“Unë jam trajner i ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe nuk ka shumë angazhime në botë të cilat janë më të mira se kjo”.

“Nuk, dua të humbi mendimet me gjëra të tilla. Jam i bindur se Mourinho është trajneri më i mirë për Madridin për momentin”, ka deklaruar gjermani.
Veterani i Juventusit, Luca Toni, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra nga Emiratete e Bashkuara Arabe, Al Nasri.
34-vjeçari largohet nga Juventusi një vit pasi erdhi nga Genoa si transferim i lirë. Ai shënoi dy gola në 15 ndeshje për Zonjën e Vjetër, por nuk është paraqitur aspak këtë sezon.

Juventusi, me anë të një deklarate të shkurtër në faqen zyrtare, ka zbuluar se sulmuesi është shitur me kontratë të përhershme te klubi nga Dubai.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, pret që Filippo Inzaghi të qëndrojë në San Siro.
Galliani spekulohet se është afër për ta larguar Inzaghin drejt Lazios, por vetë ai thotë ndryshe.

“Parashikimi im është se ai do të mbetet. Ai ka fituar shumë medalje dhe nëse ai kërkon të largohet atëherë ne do ta bëjmë atë të lumtur”.

“Megjithatë, deri tash, ai nuk ka kërkuar dhe mendoj se ai do të qëndrojë te Milani”, ka thënë Galliani.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për ndonjë lojtar të klasit të Zlatan Ibrahimovic.
Conte është pyetur se sa i mirë do të ishte ekipi i Juventusit nëse do të kishte në radhët e veta sulmuesin e Milanit.

“Jam i kënaqur me lojtarët të cilët i kam në dispozicion. Ibrahimovic është një lojtar i cili e bën diferencën, por lojtarët e mi mbeten më të mirët në botë”, ka thënë Conte.