Sulmuesi i ri i Milanit, Maxi Lopez, ka pranuar se ai kurrë nuk e ka pritur një debutim aq të keq, pasi ekipi i tij pësoi disfatë prej 2-0 nga Lazio në Olimpico mbrëmjen e kaluar.“Debutim i hidhur? Fatkeqësisht po, por secila ndeshje do të jetë ndryshe, ne e dimë se duhet ta harrojmë këtë dhe të fokusohemi për të dielën”.
“Ekipet shpeshherë luajnë në mënyrë defensive, ne duhet të jemi të mirë në mundësitë që krijojmë. Pas tri ditësh kemi ndeshjen tjetër dhe duhet të ringjallemi shpejtë”.
“Jam i kënaqur që jam në listën e Litës së Kampionëve dhe shpresoj se do të jem në formën më të mirë për këtë garë”, u shpreh Lopez.
Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se do të jetë e vështirë për Topçinjtë që të sigurojnë pozitën e katërt të tabelës në Ligën Premier.“Do të jetë shumë vështirë të përfundojmë në top katërshe, por varet nga ne. Ne kemi talentin dhe cilësinë për të bërë këtë, por ne duhet ta tregojmë këtë ditë pas dite. Unë jam i bindur se për shkak se ne stërvisim çdo ditë e shoh se mund të arrijmë rezultate më të mira çdo javë jo vetëm një herë në dy-tri javë”.
“Jam i sigurtë se Chelsea do të fillojë ecuri të mirë dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për të fituar ndeshjet ashtu sikurse një muaj më parë. Por, jam ende optimist, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe shpresoj se mund të arrijmë synimet tona”, tha Arteta.
Manchester United është duke u përballur me krizë të vërtetë në portë, pasi Anders Lindegaard do të jetë jashtë fushave për së paku katër javë.Daily Mail shkruan se dhëndrri i Kosovës është lënë jashtë fushave deri në katër javë për shkak të një lëndimi në nyje, duke futur thellësisht në krizë klubin nga Old Trafford sa i përket zgjedhjes për portier.
Ferguson duhet të vendosë nëse do t’ia dhurojë Ben Amosit ndeshjen më të madhe të karrierës, apo të vendosë për De Gean jo të gatshëm fizikisht dhe tepër nën presion për pa sigurinë e shfaqur në të kaluarën.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, është shprehur i zhgënjyer me disfatën e pësuar nga Cagliari në Sardenjë, duke thënë se ekipi i tij duhet të përmirësohet në çdo repart.“Rasti i tyre i parë menjëherë u shndërrua në gol, por ne u rikthyem. Por në fund, ne nuk ishim të fokusuar dhe kjo na kushtoi. Duhet të përmirësohemi në çdo repart”.
“Ne ishim të dobët në mbrojtje, por ne nuk mund të vëmë fajin për disfatën vetëm tek mbrojtja. Ne kemi mundur t’i shfrytëzojmë dhe rastet. Ne nuk do të shkojmë askund nëse luajmë kështu. Duhet të mbrohemi me 11 lojtarë dhe të sulmojmë me 11 lojtarë. Unë jam shumë i zhgënjyer me këtë lojë. Ne nuk mund të luajmë 20 minuta shkëlqyeshëm dhe 20 minuta tjerë të jemi patetik”, potencoi tekniku spanjoll.
Ish-mesfushori i Barcelonës, Gaizka Mendieta, ndjen se ky mund të jetë sezoni i fundit për Pep Guardiolën në Camp Nou.“Mendoj se një ditë në Barcelonë cikli i tij do të marrë fund dhe ai e di se kur është koha e duhur. Mendoj se si profesionist ai do të kërkojë sfida të reja”.
“Mund të ndodh që ai të largohet pas përfundimit të këtij sezonit. Në të ardhmen e afërt do ta shohim Guardiolën te një ekip tjëtër, ndoshta për shkak të përvojës së tij si lojtar në Itali edhe pse ai do të kishte sukses në çdo kampionat”, ka thënë Mendieta.
Klubi brazilian, Santos, është shprehur i gatshëm ta shesë mesfushorin kreativ, Paul Henrique Ganso, gjatë afatit kalimtar veror.“Santos nuk dëshiron të mbajë në ekip lojtarë që janë të pa kënaqur. Nëse ai dëshiron të largohet dhe një ofertë na përshtatet, atëherë ai mund të largohet”.
“Lojtari dëshiron të shkelqejë dhe kjo është në interesin tonë dhe të vet lojtarit. Nëse ai luan mirë, atëherë sigurisht se do të vijnë oferta shumë të mira gjatë verës”, bëri të ditur presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, i cili duket se ka hequr dorë nga mesfushori fantastik.
Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, beson se komentet e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, për gjyqtarët para gjysmëfinales së parë në Copa del Rey kanë ndikuar në performancën e gjyqtarit në sfidën e zhvilluar në Mestalla.“Këtu te ne kur presidenti flet për gjyqtarin, kjo nuk merret fare parasysh. Por, nuk do të më befasonte nëse fjalët e Rosell ndikuan gjyqtarët e takimit, që të mos referonin lojën me dorë të Pintos jashtë kufizimit të 16 metërshit”.
“Është prekje e qartë me dorë që ka mundur të ndikojë në epilogun e takimit. Ishte para gjyqtarit dhe ai nuk kishte guximin për ta referuar”, u shpreh Soldado.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, është hapur dhe ka folur për afatin kalimtar dimëror ku ai ishte tema qëndrore, por që në fund nuk arriti të siguronte një largim nga Manchester City.“Situata për mua është shumë e çuditshme. Unë kam dashur të largohem dhe kam pasupr oferta nga kampionate të tjera, nga Spanja dhe Italia. Por, kjo nuk funksionoi në fund sepse Manchester City nuk pranoi ndonjë ofertë”.
“Kishte oferta nga Milani, Interi dhe PSG. Por, gjithmonë diçka në fund nuk ishte në rregull”, ka thënë Tevez për Kicker.
Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, synon që në një të ardhme të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Scudetton me Zonjën e Vjetër.Caceres u transferua te Juventusi nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit dhe është mbrojtësi uruguaian ai që ka synime të mëdha me klubin e tij të ri.
“Transferiim përbën një sfidë për të treguar vlerat e mia. Unë dua ta fitoj Serie A dhe më pas edhe Ligën e Kampionëve”, theksoi Caceres.
Sulmuesi i Marseille, Andre-Pierre Gignac, ka zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë nga Evertoni gjatë janarit, për shkak se dëshiron të kalojë në ndonjë klub të nivelit të Manchester United.“Evertoni është top klub anglez, por për mua Marseille është më i madh dhe më atraktiv”.
“Unë dua të luaj një ditë jashtë Francës, por te një klub më i madh, sikurse që është Manchester United”, ka thënë Gignac.
Ish-portieri i Barcelonës, Vitor Baia, ka lëvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, teksa ndjen se tekniku portugez do të ishte opsion shumë i mirë për klubin Blaugran.“Ai është trajneri më i mirë në botë për mendimin tim dhe është njeri i veçantë. Mourinho do të ishte shumë i suksesshëm me Barcelonën. Ai ka aftësinë për t’u adaptuar me secilën kulturë”.
“Mourinhon që e kemi parë te Chelsea ishte një trajner tjetër nga ai që ishte te Porto. Dhe ai që ishte te Interi ishte një tip tjetër trajneri. Mourinho që po e shohim tani te Reali është edhe një tip tjetër më ndryshe”, tha 42 vjeçari Baia.
Kapiteni i Anglishë, John Terry, nuk do ta heqë shiritin e kapitenit të Anglisë, përkundër faktit se e pret proces gjyqësor për abuzim racist ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.BBC raporton se Terry refuzon të largojë shiritin e kapitenit dhe se ai do të luajë pa problem në Kampionatin Evropian, Euro 2012, pasi procesi gjyqësor është shtyrë për 9 korrik.
“Ai nuk do të dorëhiqet nga roli i kapitenit. Ai është i sigurtë për pa fajësinë e tij dhe kështu ndjen se do të ishte gabim të bënte kështu”, theksoi Terry.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se ai është i gatshëm për sfidën ndaj Romës dhe se dëmtimi i pësuar ndaj Palermos nuk është serioz.Holandezi pësoi një lëndim të lehtë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Paleroms në San Siro me ç’rast ishte dashur të zëvëndësohej, por si duket nuk keim të bëjmë e asgjë serioze dhe Sneijder do të jetë i gatshë mpër Romën.
“Fatmirësisht nuk është asgjë serioze. Tani shpresoj të jem në gjendje të luaj në Romë. Ju faleminderit për gjithë përkrahjen. Ju dëshiroj ditë të mirë”, ka shkruar Sneijder në Twitter.
Mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami, nuk është bërë pishman që ka vazhduar karrierën në Craven Cottage.Shqiptari me nënshtetësi zvicerane ishte kërkuar nga Juventusi, por ai kishte refuzuar të gjitha ofertat për të qëndruar me Fulhamin.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk do të shkoj askund. Do të luftoj për vend”, ka thënë Kasami.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mbetet i bindur se ata do të arrijnë ta mbyllin sezonin në top katërs, pavarësisht barazimit të fundit pa gola ndaj Bolton Wanderers.“Ka ende shumë deri në fund dhe jam i bindur se ne mund të rikthehemi. Është rrugë e gjatë. Ne kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, kemi humbur tre ndeshje në ligë (para kësaj ndeshje), por ne mund t’i kishim fituar të tria”.
“Ne kemi vetëbesim, por duhet ta tregojmë këtë ndeshje pas ndeshje – për ne çdo ndeshje në kampionat është si një finale e kupës tash”, ka thënë Wenger.
Agjenti i Frederic Veseli thotë se Sir Alex Ferguson ishte kyç në vendimin e lojtarit për t’iu bashkuar Manchester United.“Freddie ka biseduar me disa klube, këtu dhe jashtë vendit. Por ai dëshiron të bëhet një top lojtar në Angli dhe kur Sir Alex foli me të, kjo i bëri shumë përshtypje atij”.
“Ai është një person të cilit është vështirë t’i thuash jo dhe rekordi i tij ishte i mjaftueshëm që Freddie të mendojë se vendimi për t’iu bashkuar United është i duhuri”, ka thënë agjenti i lojtarit, Adam Bouskouchi, për mediat angleze.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, mendon se barazimi 1-1 ndaj Valenmcias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit është një rezultat i mirë.“Është një rezultat i mirë, por mund të kishte shkuar edhe më mirë duke marrë parasysh lojën që ne bëmë. Ne luajtëm kundër një rivali të shkëlqyeshëm dhe ne kishim shanse të mira. Ndonjëherë topi thjesht nuk shkonte në rrjet”.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe krijuam shanse shënimi. Sfida tash është në duart tona dhe kjo është më e rëndësishme. Kjo varet ekskluzivisht nga ne”, ka thënë Mascherano.
Mark Hughes thotë se Djibril Cisse do të jetë vital për mbijetesën e QPR në Ligën Premier këtë sezon.Francezi arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror dhe një ditë më pas shënoi golin e parë të tij për klubin, pas vetëm 12 minutash lojë në barazimin 2-2 kundër Aston Villas.
“Mendoj se ai ishte i shkëlqyeshëm, mendoj se çdokush e kupton se pse doja ta sjell atë në klub. Mendoj se ai ishte i mprehtë, ai ishte inteligjent gjatë lëvizjeve të tij dhe tregoi fuqinë dhe ritmin të cilin të gjithë e dimë se ai e ka dhe një përfundim të mirë po ashtu”.
“Ai do të jetë vital për ne pasi kjo është diçka të cilën nuk e kemi pasur në klub më herët sa i takon kualitetit dhe fuqisë së tij dhe aftësive të tij teknike, andaj ne do të përfitojmë nga tash deri në fund të sezonit”, ka thënë Hughes.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se ata ishin dominues në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias, pavarësisht se nxorën vetëm një barazim 1-1.Mysafirët kontrolluan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Mestalla dhe madje kishin edhe një penalti të humbur.
“Ne dominuam ndeshjen, ata ishin të fuqishëm në mbrojtje por gjithmonë është vështirë të fitosh këtu. Ne kishim shanset tona, por është një rezultat i mirë për ndeshjen e kthimit [në Camp Nou]”, ka thënë Pique.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, thotë se barazimi 4-4 ndaj Palermos ishte rezultat i një futbolli argëtues.Diego Milito shënoi katër gola dhe Fabrizio Miccoli u përgjigj me hat-trick, derisa dy rivalët e mbrëmshëm u ndanë me barazim.
“Ishte një ndeshje spektakolare dhe dua t’i falënderoj të gjitha ata që me punën e tyre të fuqishme lejuan që kjo ndeshje të zhvillohet. Mendoj se ndeshja i shpagoi ata për mundin”.
“Jam i zhgënjyer me barazimin, por rezultati ishte i drejtë, duke marrë parasysh shanset që krijuan të dyja ekipet. Kjo ishte një reklamë për futbollin”, ka thënë Ranieri.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se barazimi 1-1 ndaj Valencias është një rezultat më i mirë se sa fitorja, pasi kjo do të bëjë që skuadra të kërkojë fitore në ndeshjen e kthimit.Blaugranët patën rastin të shënojnë fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të zhvilluar në Mestalla, por Lionel Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
“Është mirë të shkojmë në Camp Nou me këtë rezultat, pasi kjo na detyron neve ta fitojmë ndeshjen. Kur ju keni avantazh 2-1, siç kishim kundër Real Madridit, ju duket sikur e keni fituar sfidën”.
“Ne do të llogarisim në mbështetjen e tifozëve për të arritur në finale. Ajo çfarë gjithmonë përpiqemi është të gjejmë fitoren”, ka thënë Guardiola pas takimit të mbrëmshëm.
Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka qenë plot lëvdata për lojtarët e tij pas fitores 2-0 ndaj Milanit në San Siro.“Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe dhamë shumë pak në mbrojtje. Jam shumë i kënaqur me djelmoshat të cilët treguan një vendosmëri të madhe në një situatë emergjence”.
“[Senad] Lulic dhe [Alvaro] Gonzalez që të dy na kanë dhënë shumë sonte, edhe në sulm edhe në mbrojtje. Ata luajtën një ndeshje të përkryer, po ashtu duke u rreshtuar mirë në mesfushë”.
“Ne deshëm ta fitojmë këtë ndeshje dhe u kthyem në fushë për pjesën e dytë të vendosur për të nxjerrë rezultat. Ky grup ka karakter dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm”, ka thënë Reja.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, nuk e ka fshehur tronditjen që ka përjetuar pasi ka parë përleshjet në ndeshjen e Premierligës Egjiptiane në mes të Al-Masry dhe Al-Ahly.Së paku 73 njerëz kanë humbur jetën pasi mijëra tifozë vërshuan fushën për të sulmuar tifozët dhe lojtarët e skuadrës kundërshtare.
“Unë jam shumë i tronditur dhe i zemëruar që sonte kuptoj se një numër i madh i tifozëve të futbollit kanë vdekur ose janë lënduar pas një ndeshje në Port Said, Egjipt”, ka thënë Blatter në një deklaratë për faqen e FIFA-s.
“Ju shpreh ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën këtë mbrëmje. Kjo është një ditë e zezë për futbollin. Një situatë e tillë katastrofike është e paimagjinueshme dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thënë më tej zvicerani.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se disfata 2-0 nga Lazio në San Siro mund të jetë një mësim i mirë për Rossonerët.Djelmoshat e Allegrit humbën mundësinë për të kaluar në maje të tabelës së Serie A pas dy golave të pranuar, një i shënuar nga Hernanes dhe një tjetër nga Tommaso Rocchi.
“Ne thjesht luajtëm një ndeshje të keqe kundër një ekipi që na ka dhënë shumë pak neve. Megjithatë, kampionati është ende i gjatë me shumë ndeshje të mbetura”.
“Kjo disfatë sigurisht se do të na bëjë mirë. Së fundi, edhe në fitore, ne nuk e kemi pasur nivelin e duhur të koprracisë së nevojshme për ta fituar kampionatin”.
“Ne kemi humbur dy ndeshje kundër Interit dhe Lazios në të njëjtën mënyrë, me gabimet tona. Neve na mungon diçka e veçantë për t’i fituar këto lloj ndeshjes”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
Mesfushori i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur zhgënjimin e tij me barazimin spektakolar 4-4 në shtëpi ndaj Palermos.Diego Milito shënoi katër gola për Nerazzurët, por këta nuk mjaftuan për t’u dhënë atyre tre pikë, pasi Fabrizio Miccoli shënoi tre gola në anën tjetër krahas një goli të Andrea Mantovanit, për të nxjerrë një barazim për mysafirët.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer pas asaj çfarë bëmë në këtë takim – një ndeshje e çuditshme. Mendoj se Inter dhe Palermo të dyja bënë gjithçka që mundën për ta fituar ndeshjen dhe në fund rezultoi barazimi”, ka thënë Zanetti për faqen zyrtare të klubit.
Interi vazhdon të mbajë pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë nga 21 ndeshje.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk e ka problem që e ka kaluar afatin kalimtar të janarit pa asnjë blerje.“Ne kemi menduar për këtë, por unë i vlerësoj lartë lojtarët rezervë dhe dua t’i shfrytëzoj ata. Nuk kam dyshime në futbollistët nga skuadra B”.
“Nëse kemi lëndime, ne do t’u japim shans të rinjve. Cuenca, Sergi Roberto, Dos Santos, Bartra, Montoya... kurdo që ata luajnë, ata bëjnë një punë të mirë”, ka deklaruar Guardiola.
Së paku 73 tifozë kanë humbur jetën pas ndeshjes ndërmjet Al-Masry dhe Al-Ahly në Ligën Premier të Egjiptit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.Mijëra tifozë të Masryt pushtuan stadiumin vetëm disa sekonda pas ndeshjes. Derisa disa festonin, të tjerët i sulmuan tifozët dhe lojtarët e ekipit kundërshtar.
Tifozët vendas i kanë rrethuar tifozët dhe lojtarët e Al-Ahlyt duke i gjuajtur me gurë dhe me shishe.
Disa nga lojtarët mysafirë janë ankuar se sigurimi nuk i kishte mbrojtur ata, ndërkohë të tjerë kanë thënë se nuk do të luajnë më futboll pas kësaj dhune.
















