Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, do të dëshironte ta shihte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në fanellën e Djajve të Kuq nga Old Trafford.
Sidoqoftë, legjenda e United pranon se një transfer i tillë do të ishte i vështirë, përkundër dëshirës së tij të zjarrtë.

“Messi do të ishte i mrekullueshëm për secilin ekip...Unë vërtet dyshoj nëse dikush mund ta josh atë që të largohet nga Barcelona, por nëse dikush mund, atëherë do ta marrë lojtarin më të mirë në botë. Të gjithë e dinë se ai është lojtar i mrekullueshëm”, theksoi Charlton për Daily Express.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj Getafes që zhvillohet të shtunën, pasi mesfushori Xabi Alonso vazhdoi rregullisht stërvitjen.
Ish-ylli i Liverpoolit nuk u stërvit të martën dhe të mërkurën për shkak të një lëndimi muskulor dhe ekzistoi frika se ai nuk mund të paraqitej ndaj rivalëve lokal për shkak të këtij dëmtimi.

Sidoqoftë, Los Blancos kanë konfirmuar në faqen zyrtare se Alonso ka vazhduar me stërvitjet rregullisht dhe se mesfushori pritet të luajë në sfidën që zhvillohet në Coliseum Alfonso Perez.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ai ishte frikësuar për një lëndim më afatgjatë të holandezit Wesley Sneijder pas dëmtimit të pësuar në supersfidën ndaj Palermos në mesjavën e kaluar.
“Të gjitha testet ishin negative. Faleminderit Zotit që ai është mirë, pasi isha vërtet i frikësuar”.

“Si trajner unë kurrë nuk dëgjoj gjëra të mira, më shumë dëgjoj gjëra negative. Por, unë kam pasur besim në Militon dhe tani ai ka filluar ta tregojë fytyrën e vërtetë”, tha Ranieri.
Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka thumbuar rëndë hierarkinë e Barcelonës, pas kritikave të këtyre të fundit për referimin në disa ndeshje radhazi.
Guardiola ka mbrojtur lojtarët e tij në ndeshjet e kaluara ku katalanasit dështuan të korrnin rezultatet e pritura, ndërsa gjyqtari ishte objektiv i snajperëve katalanas pas rezultateve jo të mira. Sidoqoftë, kjo nuk ka kaluar lehtë te Karanka, i cili thotë se sa herë Reali është ankuar për gjyqtarët, ka pasur fjalë nga lojtarët e Barcelonës.

“Ata e dinë se ankohen për referim. Tani janë ata që ankohen për referimin, e jo ne”, theksoi Karanka për Marca.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi Carlos Tevez, të kthehet në ekip pas acarrimeve që ndodhën disa muaj më parë.
“Shpresoj që ai ka stërvitur këto tri muajt e fundit për t’i ndihmuar vetes”.

“Unë kam vetëm një gjë në kokën time dhe ajo është Liga Premier. Por, nëse ai kthehet, e është i përgatitur fizikisht, sigurisht se mund të luaj”, tha Mancini.
Real Madridi është duke dëshiruar që ta shesë sulmuesin Gonzalo Higuain te klubi anglez Chelsea, kur të përfundojë sezoni aktual.
Daily Mail shkruan se presidenti Florentino Perez dëshiron ta transferojë Sergio Agueron nga Manchester City dhe të hollat për këtë dëshiron t’i sigurojë nga largimi i Higuain drejt Chelseat.

Higuain ka shënuar 17 gola këtë sezon, por Perez dëshiron një superyll për sulmin e tij dhe është i përkushtuar që ta transferojë argjentinasin fantastik të Cityt.
Mesfushori i ri i Interit, Angelo Palombo, ka hedhur poshtë spekulimet se Nerazzurët edhe njëherë ua morrën Rossonerëve një lojtar nga dora, duke thënë se ishin vetëm zikaltrit ata që shfaqën interesim për të.
“Disa klube u interesuan për mua dhe jam mjaft falënderues për këtë. A më ka kërkuar Milani? Jo”.

“Kur ju kërkojnë disa klube, ju duhet të mendoni se cili është opsioni më i mirë dhe definitivisht Interi është klubi më i mirë italian dhe kjo është arsyeja pse kam pranuar”, tha Palombo i cili debutoi ndaj Palermos të mërkurën.
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, i ka bërë thirrje klubit që të qëndrojë në maje të tabelës, pasi nuk do të kalojë edhe shumë kohë dhe ai do të kthehet në ekip, pas angazhimit me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve afrikane.
“Ne kemi ekip të mrekullueshëm dhe unë e di se nuk jam i pa zëvëndësueshëm. Unë besoj në titullin. Dikush mund të luajë në vendin tim dhe të na ndihmojoë të fitojmë”.

“Por, vjen koha kur përfundon dhe AFCON dhe unë sigurisht kur të kthehem do ta shoh ekipin në vendin e parë”, potencoi Toure.
Bayerni i Munichut do të ishte klubi më mirë për anësorin shqiptar të Baselit, Xherdan Shaqiri, gjithnjë sipas agjentit të futbollistit.
20 vjeçari po lidhet me një largim nga Baseli, ndërsa si opsione më të mëdha shihen Bayerni i Munichut dhe Galatasaray. Sidoqoftë, tashmë Shaqiri dhe agjenti i tij kanë krijuar idenë e qartë për të ardhmen.

“Tani për tani, Bayerni është klubi më i mirë për Shaqirin, por është e qartë që ai duhet të largohet nga Baseli gjatë verës për hirë të zhvillimit të tij si lojtar. Ka pasur kërkesë jo zyrtare nga Bayerni, por ata nuk kanë kontaktuar as mua e as Xherdanin”, theksoi Erdin Shaqiri për Basler Zeitung.
Superderbi italian mes Romës dhe Interit, që duhet të zhvillohet stadiumin Olimpico të kryeqytetit italian është shtyrë për të dielën, teksa moti i keq po shkakton ende probleme në programin e ndeshjeve të Serie A për këtë fundjavë.
Lega Calcio tashmë kishte vendosur që ndeshja të mos luhej në mbrëmje të shtunën, por në ora 15:00, mirëpo gjendja është e rënduar dhe tani sfida është shtyrë për të dielën.

Sidoqoftë, ndeshja tjetër mes Cesenas dhe Catanias e paraparë të luhet të shtunën në ora 15:00 është shtyrë për një afat të pa caktuar për shkak të motit të ligë.

Ndeshjet e parapara për të dielën zhvillohen të gjitha në ora 15:00 përpos Genoa – Lazio që zhvillohet në ora 12:30.

Bora e madhe dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të shtyhen rreth katër ndeshje të mesjavës, duke përfshirë dhe sfidën e liderëve Juventus ndaj Parmës në Ennio Tardini.
Kenny Dalglish ka konfirmuar se Steven Gerrard do të kthehet në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen ndaj Tottenhamit që zhvillohet të hënën mbrëma.
Gerrard nuk luajti në mesjavë ndaj Wolves, por do të jetë në gatishmëri për të luajtur ndaj Tottenhamit të hënën.

“Steven Gerrard do të kthehet në skuadër të hënën, kështu që tani ekipi po duket mjaft i shëndetshëm. Për momentin, kemi mjaft përzgjedhje për shumë pozita. Kjo më bën problem shtesë, por është problem pozitiv”, ka thënë Gerrard.
Menaxheri i Chelsea, Andres Villas Boas, ka konfirmuar se kapiteni i klubit, John Terry, nuk do të luajë në supersfidën e të dielës ndaj Manchester United.
Mbrojtësi ikonik i Bluve mungoi edhe ndaj Sëanseas për shkak të një dëmtimi në gju dhe besohet se është pikërisht ky lëndimi që e pengon të paraqitet edhe ndaj Djajve.

“Andres Villas Boas e ka lënë Terryn jashtë ndeshjes ndaj United për shkak të lëndimit në gju. Zëvëndësuesi i tij ende nuk është vendosur”, shkruan klubi londinez në një komunikatë në Twitter.
Manchester United dhe klubet tjera angleze, rrezikojnë ta humbasin talentin kosovar Xherdan Shaqiri.
Daily Mail shkruan se Shaqiri mbetet cak kryesor për Zenit St Petersburg dhe rusët janë të gatshëm të ofrojnë para të mëdha për të transferuar mesfushorin.

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane është lidhur me një numër klubesh evropiane, me United që raportohet se është favoriti kryesor për të marrë shërbimet e tij. Për të raportohet se interesim kanë shprehur edhe Liverpool dhe Bayern Munich.
Suarez kërkohet nga Bianconerët si zëvendësim për kapitenin legjendar Alessandro Del Piero, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë verës.

Uruguaiani, i cili vlerësohet rreth 30 milionë funte, pritet të marrë fishkëllima nga fansat pasi të rikthehet për Liverpoolin, shkruan Daily Mail.

Klubi anglez ka frikë se lojtari mund të kërkojë të largohet, nëse nuk do të pranohet mirë në rikthimin tij, për shkak të dënimit pas shpalljes fajtor për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
Menaxheri i Mancehster Cityt, Roberto Mancini, synon të transferojë yllin e Lille, Eden Hazard gjatë verës.
Italiani është i gatshëm të luftojë me Chelsean dhe top klubet tjera evropiane për të marrë shërbimet e mesfushorit belg.

“Hazard ka një nivel të lartë të talentit dhe ai është i aftë të luajë në nivelin maksimal. Por ne e dimë se ka interesim për të nga klubet e mëdha evropiane dhe arritja e një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Mancini.
Juventusi dëshiron të mbështetet në portierin Gianluigi Buffon deri në fund të karrierës së tij dhe është i gatshëm t’i hapë negociatat për vazhdim të kontratës, shkruan Tuttosport.
Buffon ka kontratë me Bainconerët deri në fund të sezonit të ardhshëm, por klubi dëshiron ta shpaguajë besnikërinë e tij duke i ofruar një marrëveshje të re afatgjate.

Portieri iu bashkua Juventusit nga Parma në verën e vitit 2001, dhe që atëherë ka bërë mbi 300 paraqitje për Zonjën e Vjetër.

Ndryshe nga ish-bashkëlojtarët si Lilian Thuram, Zlatan Ibrahimovic dhe Patrick Vieira, Buffon vendosi të qëndrojë në Torino pasi Juventusi zbriti në Serie B pas skandalit Calciopoli në vitin 2006.
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, thotë se sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ende është cak për liderin e Ligue 1, por shton se ata nuk kanë biseduar ende me brazilianin.
“Nuk kam folur me Paton. Milani nuk ka dashur ta shesë dhe kjo ishte fundi. Një para-marrëveshje për qershor? Nuk ka asnjë marrëveshje”.

“Prioriteti ynë kryesor është një sulmues, por Pato nuk është kandidati i vetëm. Ai është një sulmues i kalibrit të lartë, por ne po ashtu jemi duke përcjellë Damiaon (yllin e Internacional]”, ka thënë Ancelotti për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet te Chelseat në fund të sezonit.
Portugezi raportohet se do të largohet nga gjiganti spanjoll gjatë verës për t’u rikthyer në Angli. Dhe fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili ka fituar gjashtë trofe brenda tre vitesh në Stamford Bridge, dëshiron të rikthehet te puna e vjetër.

“Jose do të pranonte të kthehej te Chelsea. Ai e di se gjërat janë përzier atje tash. Ai po ashtu e di se do të jetë vështirë të kthehet dhe të ketë të njëjtin ndikim siç e kishte më herët”, ka zbuluar një burim i afërt me Mouirinhon për The Sun.

Pengesa kryesore për rikthimin e Mourinhos mund të jetë se ai kësaj here do të kërkojë nga pronari Roman Abramovich t’i japë kontroll të plotë në çështjet e skuadrës, të liruar nga çdo ndërhyrje.
Derrick Rose është këndellur vonë në ndeshje për t’i ndihmuar skuadrës së tij Chicago Bulls të shënojë fitore të ngushtë 105-102 ndaj New York Knicks në Madison Square Garden.
Knicks (8 fitore dhe 14 humbje këtë sezon) arritën të rikthehen nga disavantazhi prej 11 pikësh në mes të ndeshjes për të barazuar në 75-75 në çerekun e tretë, para se MVP i NBA-së të marrë situatën në duar për të shënuar 15 pikë në çerekun e katërt.

Rose shënoi gjithsej 32 pikë dhe 13 asistime në ndeshjen e mbrëmshme, derisa Carlos Boozer dhe Kyle Korver shënuan secili nga 16 pikë për Bulls, që tash kanë 19 fitore dhe gjashtë disfata.

Amar'e Stoudemire ishte më i spikaturi te skuadra vendase, New York Knicks, me 34 pikë, më të lartat në ndeshje, derisa Carmelo Anthony shënoi 26 pikë.
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ai po u kushton shumë pak vëmendje rekordeve të tij.
Rekordi i ardhshëm i Giggs do të vijë pas edhe tre paraqitjesh, që do të shënojë ndeshjen e tij të 900-të për Djajtë e Kuq.

“Vërtet kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje atyre. Më e madhja ishte kur e kalova Sir Bobby [Charlton] andaj ishte një moment krenarie. Por tash le të shkojë ku të shkojë”.

“Ne do të ulemi së shpejti dhe do të shohim se çfarë duam të bëjmë, por për momentin ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj”, ka thënë Giggs.
Radamel Falcao është i ngazëllyer me formën që po kalon së fundi me Atletico Madrid.
Sulmuesi kolumbian ka luajtur një rol kyç në tre fitoret radhazi të Atleticos duke shënuar pesë gola dhe është i kënaqur me suksesin e fundit të klubit.

“Puna që kemi bërë, sakrifica, të gjitha po paguhen. Skuadra është e vetëdijshme se çfarë dëshiron. Ne jemi përmirësuar, që na ka lejuar ta ndryshojmë situatën”.

“Ne e dimë se ku jemi: jashtë një vendi që dërgon në Evropë. nëse ne nxjerrim rezultat të mirë kundër Valencias [të dielën], gjërat do të përmirësohen. Nëse ne dëshirojmë t’i bëjmë gjërat si duhet, do të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka thënë Falcao.
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë nuk e shfaqin potencialin e tyre të plotë në fushë.
“Mendoj se ka shumë hapësirë për përmirësime. Ne kemi një skuadër të mirë dhe potencial të mirë, por ne duhet të jemi të mirë në fushë. Për momentin ne nuk i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”.

“Ne gjithmonë mundohemi ta ruajmë portën e paprekur dhe të bëjmë një performancë të mirë. Në pjesën e parë (kundër Boltonit) krijuam shanse të mira shënimi, por kjo nuk mjaftoi. Mendoj se në pjesën e parë merituam avantazhin, por në fund nxorëm vetëm një pikë”, ka thënë gjermani.

Mertesacker po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e të shtunës kundër Blackburnit duke thënë se Topçinjtë synojnë pikë të plota nga ky takim.
Mesfushori turko-gjerman Mesut Ozil shpreson ta mbyllë karrierën si futbollit te Real Madridi.
“Dua t’i jap fund karrierës te Real Madridi. E di se ka shumë vite deri atëherë dhe do të jetë shumë vështirë”.

“Klubi do të nënshkruajë me shumë lojtarë të mëdhenj në vitet e ardhshme dhe do të ketë shumë lojtarë të rinj, por unë dua të jem pjesë e kësaj të ardhme. E di çfarë mund të bëj dhe jam i bindur se do të qëndroj te Reali edhe për shumë vite”, ka deklaruar Ozil për Kicker.
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, thotë se ai do të mund të kishte luajtur për Real Madridin ose Juventusin.
“Barcelona erdhi pas tre viteve të vështira dhe shumë njerëz më këshilluan të mos nënshkruaj për ta”.

“Isha përfshirë në negociata të avancuara me Real Madridin dhe Juventusin, klube të tjera të cilat dëshironin të nënshkruajmë me mua dhe të cilët ofronin më shumë para. Por unë ua kisha dhënë fjalën drejtuesve të Barcelonës”, ka thënë Keita për L'Equipe.
Lega Calcio ka konfirmuar se çdo ndeshje në Serie A këtë fundjavë do të fillojë nga ora 15:00, për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga moti i keq që ka kapluar Europën Jugore.
Gjatë mesjavës janë shtyrë shumë ndeshje në Itali, ndër të cilat edhe Parma – Juventus. Dhe, me meteorologët të cilët parashikojnë acarr për ditët në vijim, Lega Calcio ka vendosur që të gjitha ndeshjet të nisin nga ora 15:00.

Ndeshjet e planifikuara për të shtunën, Cesena – Catania dhe Roma – Inter do të zhvillohen nga ora 15:00 dhe e njëjta vlen edhe për ndeshjet e të dielës kur Milani pret në San Siro, Napolin.
Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Thiago Alcantara, ka deklaruar se katalanasit nuk varen nga supersulmuesi Lionel Messi, pas rezultateve të këqija në ndeshjet e fundit ku ‘el Messiah’ ka humbur shkëlqimin e tij.
“Messi është lindur të jetë fitues. Ndaj Valencias ai ishte mjaft i guximshëm për të marrë përgjegjësinë e penaltisë. Ai nuk shënoi, por kjo nuk është problem. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në ekip, por dua të them se nuk varemi nga ai”.

“Ne kemi forca të mëdha në lojtarët tanë, kemi Xavin kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Sigurisht që nuk varemi nga Messi”, tha Alcantara.