Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, thotë se ai është bërë më i fortë nga kritikat që pas ardhjes së tij në Madrid.Ozil ka kaluar nëpër formë të shkëlqyer, por në disa momente është kritikuar për dështim në sfidat ndaj Barcelonës. Së fundmi ai dëshmoi të kundërtën dhe turko-gjermani është i lumtur për këtë.
“Ky është ekipi numër 1. në Spanjë. Ju kritikoheni shpejt kur luani për Real Madridin. Unë kam mësuar nga kjo dhe jam bërë më i fortë”, theksoi Ozil.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka lëvduar efiçiencën e ekipit të tij pas fitores minimale ndaj Getafes në transfertë, që mban Los Blancos ende në krye të klasifikimit në La Liga.Ishte Ramos ai që realizoi golin e vetëm të takimit, ndërsa përkundër faktit se fitorja nuk ishte aq impresive, mbrojtësi spanjoll lëvdon mënyrën se si i fitojnë ndeshjet madrilenët.
“Loja ekipore është ajo që pastron rrugën drejt titujve. Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që gjithmonë krijon vështirësi, por ne ia kemi dalë pa ndonjë problem dhe me një mënyrë shumë profesionale. Synimi është ta rrisim edhe më shumë distancën me Barcelonën”, tha Ramos.
Legjenda e Chelseat, Ruud Gullit, thotë se dështimi i Chelseat për t’u futur në top katërshe do të ishte një katastrofë monumentale për klubin nga Stamford Bridge.“Unë vërtet jam zhgënjyer nga shkarkimi i Carlo Ancelottit sezonin e kaluar dhe nuk e di një arsye pse kjo ndodhi. Nuk kuptoj politikat e Chelseat: ka nevojë për transparencë më të madhe në klub. Nëse ata po kalojnë nëpër periudhë të tranzicionit, atëherë është e vështirë të jesh objektiv dhe të kritikosh”.
“Nëse ata dëshirojnë t’i ndryshojnë gjërat, atëherë mund të jenë objektiv për një kohë më të gjatë. Por, cilat janë pritjet e Chelseat? Në klimën momentale, është e vështirë të flasësh. Dështimi për të siguruar një vend në top katërshe do të ishte një katastrofë monumentale”, u shpreh Gullit.
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhnin Jose Mourinhon me një largim nga Bernabeu.Jose Mourinho kishte deklaruar ditë më parë se do të kthehet në Ligën Premier, kjo pas pa kënaqësisë me tifozët dhe me mediat në Spanjë. Gjithçka sipas mediave varet nga fakti nëse Mourinho arrin ta fitojë La Ligën këtë sezon, një synim të cilin është afër ta realizojë.
“Ne nuk dimë nëse ka diçka të vërtetë në spekulimet për largimin e Jose Mourinhos nga Real Madridi. Ne jemi të kënaqur me të dhe besoj se ai do të qëndrojë. Çdo javë paraqiten spekulime të reja, dhe si gjithmonë, ato nuk na prekin aspak”, theksoi Butragueno.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u shpreh i kënaqur me performancën e të rinjve të Barcës në fitoren e ngushtë prej 2-1 ndaj Real Sociedadit në Camp Nou.“Ne kemi mundur të barazojmë edhe sot, por kemi dhënë maksimumin dhe përsëri kemi treguar se jemi mjeshtrit e lojës së bukur, krijuam shumë raste. Ne kemi luajtur shumë bukur”.
“Tello ëoshtë anësor, një plumb më vete. Ai është shumë i shpejt dhe bën mirë në situatat një-në-një. Përgëzime edhe për Isaac Cuencan dhe Jonathan Dos Santos për performancën që kanë shfaqur, sepse nuk është e lehtë të luash sikurse që bënë ata”, deklaroi Guardiola.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka treguar fuqinë e vet duke u kthyer nga disavantazhi prej tre golash për të barazuar në derbin e javës përballë Chelseat. Takimi i zhvilluar të dielën në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 3-3.Një autogol i Jonny Evans (36’) i kaloi vendasit në epërsi dhe ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.
Porsa filloi gjysma e dytë (46’), Juan Mata pranoi një asistim të Fernando Torres për ta dyfishuar epërsinë e Bluve.Mata ishte i përfshirë edhe në golin e tretë të Chelseat, pasi asistoi te David Luiz, i cili e trefishoi avantazhin (51’) dhe shumëkush mendoi se ndeshja ishte tashmë e fituar, por kështu nuk menduan Djajtë e Kuq.
Një ndërhyrje në Patrice Evran u ndëshkua me penalti, ndërsa Wayne Rooney ishte i saktë nga pika e bardhë (58’).

Tjetër penalti për mysafirët nxori Danny Welbeck, ndërsa sërish i pagabueshëm ishte Rooney (69’).
Një pikë Unitedit ia siguroi Javier 'Chicharito' Hernandez, i cili pranoi një top nga Ryan Giggs për ta barazuar rezultatin (84’).
Manchester Unitedi mbetet dy pikë prapa liderit Manchester City, ndërsa Chelsea pozicionohet në vend të katërt me një pikë më shumë se vendi i pestë, të cilin e mban Newcastle United.
Milani nuk ka arritur të bëjë më shumë se sa të barazojë pa gola me Napolin në San Siro, duke mos shfrytëzuar barazimin e Juventusit nga ana tjetër ndaj Sienës për t’u ngritur në tabelë.Ndeshjen e dominuan lehtësisht Rossonerët nga fillimi, me figurën kryesore Ibrahimovic i cili ishte figura kryesore dhe tentoi të shënonte.
Në pjesën e dytë një rast të mirë e lëshoi Robinho, por kjo ishte gjithçka, pasi sfida përfundoi vetëm me një karton të kuq të Zlatan Ibrahimovic.
Edhe Juventusi nuk arriti të bëjë asgjë në takimin e zhvilluar në Juventus Arena, e që përfundoi pa asnjë gol të realizuar, përkundër dominimit ndaj Sienës së fortë në mbrojtje.
Me këtë barazim Milani ka 44 pikë në tabelë, një më pak se Juventusi që po ashtu barazoi me Sienën. Bianconerët kanë 45 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e parë.
Me rezultat 4-0 ka përfunduar ndeshja e shtyrë dy herë e që u zhvillua në Olimpico, ku Roma i dha leksion nënkampionit të Italisë, Interit, se si luhet futbolli modern.Pjesa e parë ishte mjaft dinamike, me Romën që e dominoi në tërësi. Që në fillim romakët shfaqen të rrezikshëm, duke dominuar në posedim dhe duke u hapur rrezikshëm në sulm gjë që tregoi telashe për një Inter tejet defensiv.
Dhe presioni i vazhdueshëm në portën Nerazzure u shpagua që në fillim. Pas dy goditjeve nga afërsia të cilat mrekullisht i ndali portieri Julio Cesar, ishte mbrojtësi Juan, ai që pas harkimit të Tottit nga këndi shënoi me kokë për 1-0 dhe gëzimin e Giallorosëve në Olimpico (13’).
Interi më pas tenton të kthehet kur Milito ishte pranë golit, por kjo ishte e tëra prej zikaltërve në pjesën e parë. Nga ana tjetër një pasim të bukur të Miralem Pjanic e shfrytëzoi Fabio Borini, i cili pa problem mashtroi Samuelin për të realizuar për 2-0 dhe epërsinë solide të romakëve në këtë takim (41’).
Në pjesën e dytë Interi as që iu afrua portës romake. Ranieri bëri ndryshime të kota dhe kreativiteti mungoi në masë të madhe te Nerazzurët.
Pas një pasimi fenomenal të Juan, Fabio Borini bukur shmangu mbrojtësit e Interit për të shënuar në portën e Julio Cesar për 3-0 (49’). Në fund epilogun përfundimtar të takimit e vuri Bojan Krkic, i cili realizoi për 4-0 (89’)
Me këtë fitore Roma ka 35 pikë në vendin e gjashtë, një pikë më pak se sa Interi dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, vazhdon të jetë optimist për të ardhmen e sulmuesit spanjoll, Fernando Torres, i cili thotë se ka impakt të jashtëzakonshëm në skuadër përkundër faktit se ai po vuan për gola që prej kohës kur u transferua janarin e kaluar.“Fernando Torres ka pasur impakt të jashtëzakonshëm në ekip, ne nuk e shohim Torresin vetëm si golashënues, por edhe si lojtar ekipor”.
“Ne kemi punuar në lëvizshmërinë e tij për një kohë në mënyrë që ai të përshtatet me lojën tonë. Një gol ndaj United do të ishte vërtet fantastik për të vazhduar një eucri të suksesshme”, deklaroi Villas Boas.
Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, ka aluduar se Real Madridi është duke shprehur interesim për sulmuesin kryesor të Milanit.Suedezi i cili luajti edhe për Barcelonën në sezonin 2009/2010 ndihmoi Rossonerët të fitojnë Scudetton sezonin e kaluar dhe madje shprehur dëshirën të pensionohej në San Siro. Sidoqoftë, duket se po vjen një ofertë e pa rrefuzueshme në drejtim të Ibrës.
“Çdo ditë marr oferta, nuk mund të jap garanci. Real Madridi do të ishte sfidë interesante”, theksoi agjenti Mino Raiola.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u ka rrëfyer miqve të tij se ai dëshiron të rikthehet te ish-klubi i tij, Manchester United.Sunday Express shkruan se anësori portugez, i cili feston ditëlindjen e 27-të, u ka thënë miqve se transferimi i tij i ‘ëndrrave’ te Real Madridi nuk i ka dalur ashtu siç e ka pritur.
Më herët gjatë sezonit, Ronaldo ishte vërshëllyer nga tifozët në Bernabeu, të cilët vënë në pikëpyetje qëndrimin e yllit portugez. Edhe pse relacionet mes tifozëve dhe lojtarit janë përmirësuar, ende ka mbetur boshllëk në këtë raport.
Ronaldo, i cili iu bashkua Real Madridit nga Manchester United për 80 milionë funte, u ka rrëfyer miqve dhe familjarëve se atij i mungon Old Trafford dhe menaxheri Sir Alex Ferguson, të cilin e konsideron si baba.
Pas plot tri viteve në Spanjë, tashmë spekulimet për një rikthim të tij në Ligën Premier po rriten, dhe lajmi sigurisht se do të alarmojë top klubet britanike, duke përfshirë edhe Manchester Cityn dhe Chelsean. Por, sigurisht se relacionet e veçanta që ka Ronaldo me Unitedin mund të jetë krucial nëse Reali pajtohet ta shesë portugezin.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ende është duke e shqyrtuar mundësinë e zgjatjes së huazimit të legjendës së klubit nga Emirates, Thierry Henry.“Nuk kam vendosur për këtë, por ndoshta mundësia është që të zgjasim nga dy deri në gjashtë javë”.
“Sigurisht që jo, ai nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen kruciale ndaj Tottenhamit”, tha francezi.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, besohet se është i gatshëm që të nënshkruajë rinovimin me klubin Gialloros.De Rossi është lidhur me një kalim te Manchester City javëve të fundit, por duket se ai do t’i rezistojë ofertës marremendëve nga gjiganti anglez.
La Gazzetta dello Sport raporton se 28 vjeçari është takuar me drejtorët e Romës dhe kontrata e re mund të nënshkruhet jo më larg se javën e ardhshme. Marrëveshja është pesëvjeçare dhe vlen 6 milionë euro për sezon, plus bonuset.
Është po ashtu e përfshirë edhe një klauzolë prej 10 milionë eurosh, por mund të aktivizohet vetëm një muaj para përfundimit të sezonit.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, mendon se katalanasit kanë akademinë më të mirë në botë, pas golit vendimtar të shënuar nga 20 vjeçari Cristian Tello në sfidën ndaj Real Sociedadit.“Unë dua të përgëzoj Tellon për golin e tij të parë për ekipin. Ne kemi akademinë më të mirë në botë”.
“Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë ftohtë, por ne luajtëm mirë. Ishte një rezultat i ngushtë, tifozët kanë vuajtur, por ne luftuam deri në fund. Në përgjithësi, ekipi ishte në formë”, tha Valdes.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk dëshiron ta rikthejë trajnerin portugez Jose Mourinho në Stamford Bridgë, gjithnjë sipas tabloideve angleze.Sunday Mirror pohon se Abramovich nuk është i interesuar që ta rikthejë në stol Jose Mourinhon dhe madje gjasat për këtë janë shumë të vogla.
Është menduar se Jose Mourinho mund të shqyrtojë një rikthim te Chelsea nëse atij i jipet kontroll i plotë mbi klubin, por miliarderi rus u ka thënë miqve të tij se ky nuk është opsion të cilin përgatitet ta shqyrtojë.
Neurokirurgu i Antonio Cassanos ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi i Milanit të kthehet para përfundimit të këtij sezoni, duke shuar kështu shpresat e italianëve për përfshirje të ‘Fantantonios’ në Euro 2012.“Mendoj se është e mundur për të që të luajë në qershor, por jo para qershorit. Unë kam dëgjuar disa zëra, por është herët. Ai po rikuperohet mirë dhe gjithçka po shkon sipas planit. Mund të them se faza e parë e rehabilitimit është kompletuar”, theksoi neurokirurgu Nereo Bresolin.
Kështu, Antonio Cassano definitivisht nuk do të mund të kthehet për ta ndihmuar Milanin në luftën për titull, ndërsa për më shumë shtohen kokëçarjet e Cesare Prandellit për sulmin e kombëtares italiane.
Bosi i Interit, Claudio Ranieri, kërkon vetëm fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, Romës, në takimin që zhvillohet sot në ora 15:00 në kushte të pa përshtatshme klimatike.“Do të jetë ndeshje e mirë, me rëndësi për të dyja palët që ta fitojnë. Ata sulmojnë dhe krijojnë shumë raste, por ata lënë shumë hapësira në mbrojtje dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto”.
“Roma ka bërë lëvizje të shkëlqyer duke sjellë Luis Enriquen. Ai ka treguar se ka idenë e duhur dhe lojtarët janë duke e ndjekur. Ai po bën mirë dhe do të përmirësohet ende”, ka thënë Ranieri.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Rossonerët nuk po kalojnë nëpër sezon zhgënjyes, përkundër rezultateve të dobëta në javët e fundit.“Është mëkat që pësuam humbjet, por absolutisht këto nuk përbëjnë sezon zhgënjyes për ne pasi jemi në gjysmëfinale të Coppa Italias dhe në Ligën e Kampionëve, kështu që kemi ende rrugë përpara”.
“Unë kam menduar për këtë, por në fund të sezonit kur të jemi në maje, ne nuk do të shikojmë sa pikë kemi marrë ndaj rivalëve. Neve na intereson titulli”, ka thënë Allegri.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzari, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të shfaqin performancë të përkryer ndaj Milanit të dielën pasdite.“Rossonerët nuk janë mësuar që të humbasin, por ashtu sikurse klubet tjera të mëdha, edhe ata e treguan veten në disfatën ndaj Lazios. Ne nuk duhet të harrojmë se në ndeshjet e kaluara ta fitonin fare lehtë. Ne kemi nevojë për paraqitje të përkyer për të marrë një rezultat pozitiv”.
“Nuk duhet të harrojmë, sezoni për ne ende nuk ka përfunduar”, theksoi Mazzarri.
Roberto Mancini ndjen se ishte me rëndësi që Manchester City u përgjigj fuqishëm pas disfatës ndaj Evertonit, duke mopshtur pa problem Fulhamin.“Lojtarët ishin fantastik dhe luajtën shumë mirë. Nuk ishte e lehtë pasi Fulhami është ekip i mirë. Ky është rezultat shumë i rëndësishëm pas një disfate. Ne duhet të luftojmë ndaj top ekipeve dhe na duhet fitorja”.
“Ekzistojnë vështirësi edhe këtë sezon për ne. Shpresoj që tani mund t’i fitojmë ndeshjet radhazi”, ka thënë Mancini.
Milani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e qendërmbrojtësit, Alessandro Nesta, për ndeshjen derbi ndaj Napolit të dielën, pasi mbrojtësi ka marrë një dëmtim muskulor gjatë stërvitjeve.35 vjeçari ishte detyruar që të largohej nga seanca stërvitore e të shtunës pasi pësoi një dëmtim, ndërsa pritet që të mungojë edhe në gjysmëfinalen e Coppa Italias ndaj Juventusit javën e ardhshme.
Philippe Mexes duket se do ta zë vendin e Nestas dhe për partner do të ketë Thiago Silvën, për sfidën e të dielës që zhvillohet në ora 15:00, ashtu sikurse të gjitha ndeshjet tjera në Serie A.
















