Skuadra e Kolnit është e gatshme t’i ofrojë Lukas Podolskit një kontratë të re me vlerë prej pesë milionë eurosh në sezon, me qëllim që ta bindë sulmuesin që të qëndrojë.Gjermanit 26-vjeçar i skadon kontrata në verën e vitit 2013, ndërsa është lidhur vazhdimisht me një kalim në Ligën Premier, me Arsenalin që prin në garën për ta transferuar atë.
Mirëpo, sipas Bild, Kolni do t’i ofrojë Podolskit rritje të pagës prej 1.7 milion euro dhe kontratë dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit.
Interi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, sipas të cilave, Wesley Sneijder pritet të kthehet në aksion këtë fundjavë kundër Novaras.Mesfushori ofensiv u lëndua në takimin ndaj Palermos, ndërsa nuk luajti në humbjen prej 4-0 ndaj Romës.
Megjithatë, të mërkurën holandezi është kthyer në stërvitje, ku është angazhuar plot 90 minuta, ashtu që pritet të jetë në formacion të dielën ndaj Novaras në Giuseppe Meazza.
Juventusi pritet të bëjë një padi ndaj Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), nga e cila do të kërkojë kompensim prej 444 milionë eurosh për dëmet që ia shkaktoi skandali Calciopoli.Në vitin 2006, Zonjës së Vjetër iu morën dy tituj të Serie A dhe u dërgua një edicion në Serie B, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Luciano Moggi, së fundmi u dënua me pesë vjet e katër muaj burg.
Mirëpo, të dhënat më të reja nga Gjykata e Napolit kanë treguar se Juve u dënua pa prova dhe se gjyqi ishte i shpejtë dhe tendencioz, ndërkohë që për sezonin 2004/2005 është i pafajshëm. Po ashtu, ka paqartësi edhe sa i përket Scudettos së vitit 2006 që iu dha në tavolinë Interit.
Nga këto të dhëna, Bianconerët kanë marrë zemër, dhe sipas La Stampa, ata do të kërkojnë dëmshpërblim për të gjitha të këqijat që ua shkaktoi Calciopoli, ku janë vënë në dyshim si të përfshirë në komplot edhe prokurorët dhe gjyqtarët që e dënuan asokohe.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, është optimist për shanset e tij për t’u rikthyer në fushë para fundit të sezonit, pasi rikuperimi i këmbës së thyer shkon sipas orarit të paraparë.“Isha në klinikë të premten e kaluar për të hequr dy helika nga këmba ime. Gjithçka shkoi në mënyrë të përkryer dhe shkova në shtëpi pa ndonjë problem të theksuar. Kjo është një hap tjetër i rëndësishëm në rikuperimin tim”.
“Kur u lëndova, thash se qëllimi im është të arrij të luaj në Euro 2012 dhe të ndihmoj Barcelonën në fund të sezonit. Dhe po bëhem gjithnjë e më shumë optimist për këtë çdo ditë pasi kjo shkon shumë mirë”, ka thënë Villa.
Mesfushori i Ganës, Sulley Muntari, thotë se kombëtarja e tij nuk ka arsye për të mos e fituar Kupën Afrikane të Kombeve këtë vit.Kampionët e katërfishtë të Afrikës do të përballet me Zambinë në gjysmëfinalen e parë që zhvillohet sonte në Bata dhe ganezi, i cili nënshkroi me Milanin javën e kaluar, thotë se ata janë të etur për ta ngritur trofeun edhe një herë pas 30 vitesh.
“Ne nuk kemi arsyetim. Ne e kemi bërë gati këtë në mendjet tona dhe jemi të motivuar të fitojmë. Gjithmonë ka ca presion kur jeni favoritë. Që nga Kupa Botërore në vitin 2006, ne kemi luajtur mirë dhe kemi shfaqur talent të madh”.
“Njerëzit presin shumë nga ne dhe ne presim t’ia dalim mirë po ashtu. Ne duam të fitojmë dhe jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Muntari.
Real Madridi raportohet se vazhdon të jetë në mbështetje të mbrojtësit Pepe dhe nuk e ka në plan të heqë dorë nga ai.Kundërthëniet në Kupë kundër Barcelonës kanë hedhur dyshime në të ardhmen e Pepes me Real Madridin dhe ai është lidhur me një transferim te Chelsea.
Por Marca raporton se kualitetet e Pepe në fushë ende vlerësohen lartë nga drejtuesit e Realit andaj ata nuk kanë plane ta largojnë atë nga skuadra.
Portugezi ka kontratë me gjigantët spanjoll deri në verën e vitit 2016.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, raportohet se ka kthyer në agjendën e tij ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.Disfata e Interit nga Roma e ka lënë Morattin të zemëruar dhe ai tash po bëhet gati për një pastrim të madh në skuadër.
Trajneri i Zenit St Petersburg, Spalletti, është sërish në planet e Morattit, i cili është i vetëdijshëm se rusët nuk po arrijnë të sigurojnë kontratë të re me italianin.
Nënshkrimi më i ri i Milanit, Maxi Lopez, është i gatshëm të dalë në fushë për të dëshmuar vlerat e tij.Agjenti i Maxi Lopez thotë se sulmuesi është i gatshëm të mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Milani pas largimit të Zlatan Ibrahimovic.
“Nëse Maxi ftohet nga Allegri atëherë ai do të japë më të mirën nga vetja. Ai është një lojtar fizik, ka një talent të madh, edhe teknik edhe fizik dhe pa dyshim se do të japë kontribut për të ndërtuar korridoret e lojës, dhe përtej kësaj”, ka thënë Andrea D’Amico për Tuttomercatoweb.com.
Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, e vlerëso trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, mbi Jose Mourinhon dhe Sir Alex Ferguson.“Është vështirë, por për të mos e shmangur pyetjen them se gjithmonë më ka pëlqyer mënyra më e veçantë e interpretimit të futbollit, që është Pep Guardiola”.
“Mendoj se fuqia e tij më e madhe ka qenë njohuria se si t’i japë vazhdimësi projektit të tij. Stabiliteti nuk është aq i komplikuar sa ndryshimet”, ka thënë Benitez.
Legjenda e Manchester United, Edwin van der Sar, është i bindur se Djajtë e Kuq do të dalin të jenë shumë të fuqishëm për Manchester Cityn.“Mendoj se United ka kaluar një muaj të fundit të fuqishëm dhe konkurrues. I shoh kualitetet që i ka United dhe taktikat e Ferguson mund të funksionojnë”.
“Shpresoj se këto mund të jenë të mjaftueshme për edhe një titull tjetër”, ka thënë Van der Sar.
Arsenali është duke u përgatitur për një transferim befasues të anësorit të Chelseat, Daniel Sturridge.Daily Mail shkruan se Chelsea mund të përballet me një sfidë për të mbajtur Sturridge pasi Arsenali ka bërë hapa të theksuar drejt një transferimi të tij gjatë verës.
Sturridge, 22-vjeçar, është shënuesi më i mirë i Bluve këtë sezon me 10 gola, por burime të afërta me lojtarin thonë se ai nuk është i kënaqur me rolin e anësorit të djathtë nën drejtimin e trajnerit Andre Villas-Boas.
Sturridge po ashtu dëshiron një kontratë të përmirësuar, por Chelsea nuk është i gatshëm pasi lojtari ka ende dy vite e gjysmë të mbetura me kontratën e tij aktuale.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guaridola, thotë se nuk ka dyshime se lojtarët e tij janë të motivuar në prag të ndeshjes së sotme të Kupës përballë Valencias.Sfida, e cila sonte do të vazhdojë në Camp Nou, është e ekuilibruar pas barazimit 1-1 javën e kaluar në Mestalla.
“E di se ne kemi fituar shumë tituj, por këta lojtarë dëshirojnë të arrijnë edhe në një finale. Finalja e Kupës është një prej më të bukurave”, ka thënë Guardiola.
Miami Heat i është afruar kreut të Konferencës Lindore pas fitores 107-91 ndaj Cleveland Cavaliers.Dwyane Wade shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 26, dhe LeBron James shënoi 24 të tjera kundër ish-klubit të tij, derisa Heat fituan takimin vetëm pas një loje të shkëlqyeshme në çerekun e katërt.
Miami udhëhiqte 84-78 me nëntë minuta të mbetura, para se të shënojë një seri prej 8-0 që i dha skuadrës një avantazh dyshifror dhe solli fitoren e radhës. Heat tash kanë 19 fitore dhe 6 disfata këtë sezon, një fitore më pak se lideri i konferencës, Chicago Bulls.
Antawn Jamison shënoi 25 pikë dhe nëntë kërcime për Cavaliers, që mbeten dhe nëntë fitore dhe çojnë në 14 numrin e disfatave këtë sezon.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, pranon se forma e Bluve këtë sezon nuk ka qenë mjaft e mirë.Chelsea ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit në ligë, kundër Wolves dhe Sunderland, dhe Terry mendon se forma e tyre e fundit nuk ka qenë mjaft e mirë për t’i mbajtur ata në garën për titull.
“Ne kemi barazuar në dy ndeshje radhazi në udhëtim në ligë, kundër Norwich dhe Swansea”.
“Ne kuptuam se ata ishin ndeshje të vështira pasi të dyja ekipet ia dolën mirë, siç treguan kur ata erdhën në Stamford Bridge më herët gjatë këtij sezoni. Por që ne të luftojmë për titull, ka disa ndeshje të cilat duhet patjetër të fitohen”, ka thënë Terry.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, u është kundërpërgjigjur mediave rreth kritikave drejtuar klubit nga kryeqyteti italian.Tare ka marrë si shembull rivalin lokal, Romën, për të lartësuar politikat transferuese të Lazios.
“Fqinjët tanë kanë një projekt i cili nuk po dëshmohet të jetë fitues, por ata sërish lavdërohen në media. Në anën tjetër, klubi jonë po punon në mënyrë të qëndrueshme për të arritur objektivat dhe po e tregon vlerën me fakte, por ju sërish lexoni gjëra në gazeta të cilat na bëjnë neve të dukemi si një fushë tmerri”, ka thënë Tare.
Liverpooli raportohet se është duke bërë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Seydou Keita.The Sun shkruan se Redsat dëshirojnë ta përforcojnë mesfushën dhe ia kanë vënë syrin yllit të Barcelonës.
32-vjeçari, i cili vlerësohet rreth 2 milionë funte, aktualisht është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Malin, me të cilën është kualifikuar për në gjysmëfinale ku do të përballet me Bregun e Fildishtë.
Keita është jashtë favoritëve në Camp Nou dhe mendohet se do të kërkojë biseda me trajnerin Pep Guardiola për ta lejuar atë të largohet.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ata janë në formë të mirë në prag të ndeshjes së sotme ndaj Juventusit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.“Për momentin ne duhet të jemi të qetë dhe të fokusohemi çfarë të bëjmë në fushë, pa u shqetësuar se çfarë thuhet jashtë Milanellos”.
“Ky nuk është një moment krize. Ka pasur disa rezultate të këqija, por edhe Juventusi barazoi të dielën në shtëpi, andaj ne ende jemi në vijë”, ka thënë Allegri.
Jose Callejon është i bindur se Jose Mourinho do të qëndrojë me Realin e Madridit.“Mendoj se Mourinho nuk do të largohet në fund të sezonit, pasi ai është i lumtur këtu. Ai sheh përpara për t’i punuar dhe për t’i bërë gjërat si duhet. E shoh atë të qetë dhe të etur të fitojë tituj”, ka thënë Callejon.
Ish-anësori i Espanyol u rikthye në Real Madridi këtë sezon pikërisht me kërkesë të Mourinhos.
Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola, ka vizituar fushën e juniorëve të Barcelonës këtë javë ku ka shprehur se është një tifoz i madh i Blaugranëve.“Besoj në të njëjtën gjë në të cilën beson çdokush tjetër, ata luajnë një futboll spektakolar, shumë të bukur për t’u parë”.
“Shumica e tifozëve e admirojnë Barcelonën për shkak të futbollit të tyre fantastik dhe për llojin e lojtarëve që e kanë”, ka thënë Zola.
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka thënë se Antonio Di Natale dhe Francesco Totti do të merren në konsideratë për Kampionatin Evropian të futbollit- Euro 2012, ndërsa ka shpresuar që t’i ketë në dispozicion edhe Antonio Cassanon dhe Giuseppe Rossin.Di Natale e Totti mbeten figura kryesore në klubet e tyre respektive, Udinese dhe Roma, ndërsa ka pasur zëra se ata mund të ftohen sërish në kombëtare.
“Dera është e hapur për të gjithë”, ka thënë Prandelli për Sky Sport24.
Në fazën grupore të Euro 2012, Italia do të ketë punë me kampionin në fuqi, Spanjën, pastaj Irlandën dhe Kroacinë.
















