Real Madridi i kthen një borxh Barcelonës që ia kishte nga viti 2004. Barca u kualifikua për në finalen e Kupës së Mbretit, dhe në fillimin e sezonit mendohej se do të luhej në Bernabeu finalja, por tashmë organizatorët po kërkojnë një stadium të ri sepse Real Madridi nuk dëshiron të luhet aty finalja dhe arsyeja është Barcelona.Kjo pasi që pikërisht Barcelona ishte ajo që ia kishte ndaluar Real Madridit finalen e kupës në “Camp Nou” në vitin 2004 por mendohet se prapa këtij vendimi është Jose Mourinho.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka fituar Këpucën e Artë nga Barclays për kuotën e 20 golave të shënuar në pjesën e parë të sezonit në Ligën Premier.Holandezi tregoi formë të jashtëzakonshme duke shënuar hiç më pak se 20 gola në 19 ndeshjet e para në Ligën Premier dhe çmimi vjen në mënyrë të veçantë kësaj radhe për holandezin.
I vetmi që mund ta pengojë Van Persien për t’u bërë realizatori më i mirë në Ligën Premier për këtë sezon është Demba Ba i Neëcastle, i cili ka 16 gola.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka mohuar menjëherë spekulimet që e lidhnin ish-menaxherin e Anglisë, Fabio Capello, me nënkampionin e Italisë, Interin, duke thënë se fjalët janë ta pa baza.“Spekulimet për një ndryshim në stolin tonë, tani ose në fund të sezonit, janë totalisht të pa baza”.
“Spekulimi për Capellon si trajner i Interit është po ashtu i pa bazë”, tha Moratti.
Kreu i Federatës angleze të futbollit (FA), David Bernstein, ka pranuar se organi që ai drejton është duke preferuar menaxher anglez si zëvëndësues të Fabio Capellos.“Janë ditët e para të kombëtares pa menaxher, kështu që nuk dua të jem shumë deskriptiv”.
“Bordi do të ulet nesër për të biseduar për këtë çështje, ne do të veprojomë shpejt pasi nuk kemi kohë për të humbur. Ai nuk do të jetë patjetër anglez, por ne preferojmë një strateg britanik”, tha Bernstein.
Ish-sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, ka zbuluar se momenti i tij më i mirë në karrierë ishte fitimi i Scudettos me Interin në sezonin 2006-2007 kur Juventusi ishte në Serie B.“Këtu te Interi gjithçka ishte fantastike që nga dita e parë. Është e mrekullueshme të shohësh këtë klub me aq shumë trofe të fituar, sidomos kur dikush si unë kam përjetuar disa prej suksesve të klubit.
“Nëse duhet të zgjedh një moment të veçantë si momentin më të mirë timin te Interi, atëherë është Scudetto e fituar në fushë kur Juventusi ishte në Serie B. Për të gjithë njerëzit që kanë vuajtur që një kohë të gjatë, për dikë si unë i cili kam përfunduar shpesh me klubet e mia prapa Juventusit, ajo ditë ishte e pa harrueshme”, potencoi Crespo.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, këmbëngul se ai nuk e ka menduar mundësinë për t’u punësuar si trajner i kombëtares angleze, pas dorëheqjes së Fabio Capellos nga posti i menaxherit të Tri Luanëve.“Nuk di asgjë për punën si menaxher i Anglisë. Unë as që e kam menduar këtë. Unë kam ndeshje të madhe të shtunën me Tottenhamin. Tottenhami është në fokusin tim”, theksoi Redknapp.
Capello u largua nga posti i menaxherit të Anglisë pas polemikave të fundit me Federatën Angleze të Futbollit (FA), teksa Redknapp që një kohë të gjatë shihet si favorit për këtë post.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ishte i kënaqur me performancën e Stephen El Shaaraëys në disfatën e pësuar nga Juventusi në Coppa Italia me rezutlat 2-1.“El Shaarawy është lojtar shumë i madh, ka pak lojtar të tillë në moshën e tij. Ishte një investim i mirë që kemi bërë”.
“El Shaarawy sigurisht se është lojtar me rëndësi për këtë ekip dhe shpresojmë se edhe Pato do të rikuperohet shpejt. Gattuso duket më mirë, por për të nevojitet kohë, ashtu sikurse për Flaminin. Lojtarët do të kthehen, tani duhet të jemi të qetë. Le të mos de motivohemi”, tha Galliani.
Real Madridi dhe Barcelona janë futur në një luftë tjetër – tani nuk është vetëm Neymar betejë e rivalëve të përbetuar, por edhe holandezi i Arsenalit, Robin Van Persie.Marca shkruan se Jose Mourinho ka urdhëruar shitjen e Gonzalo Higuain gjatë verës, me të hollat nga shitja e të cilit do të mund të sigurohej transferimi i Van Persiet nga Arsenali.
Sidoqoftë, sipas El Mundo Deportivo, Barcelona ka një plan më dinak, pasi planifikon të ofrojë Isaac Cuencan, Cristian Tellon dhe Jonathan dos Santos për të transferuar Van Persien, një hipotezë që do t’i pëlqente Arsene Ëengerit, i cili është tejet i interesuar për treshen e talentuar katalanase.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka marrë lajme zhgënjyese nga stafi mjekësor pas ndeshjes së fituar me rezutlat 2-0 ndaj Stuttgartit të mërkurën mbrëma, pasi mesfushori Bastian Schëeinsteiger është lënduar në nyje gjatë këtij takimi.Schweini i cili së fundmi u rikthye nga një lëndim në krah, luajti nga fillimi në sfidën që u zhvillua në Mercedes Benz Arena, ndërsa u zëvëndësua vetëm pas 17 minutash lojë.
Mesfushori gjerman iu nënshtrua ekzaminimeve shtesë të enjtën në mëngjes për të sqaruar natyrën e lëndimit dhe ende nuk dihet sakt se kur mesfushori titanik i Bayernit mund të kthehet në stërvitje.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka lëvduar transferin e ri të Bayernit të Munichut, mesfushorin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili beson se do të jetë lojtar tepër i rëndësishëm për bavarezët.“Xherdan Shaqiri me inteligjencën e tij dhe driblimet e tij fantastike sigurisht se do të na e forcojë skuadrën. Unë e kam vështruar atë që një kohë të gjatë dhe vërtet jam ndarë i impresionuar. Ai mund të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”, theksoi Heynckes.
Shaqiri nënshkroi me gjigantin bavarez një kontratë katërvjeçare në një operacion që i kushtoi Bayernit të Munichut rreth 12 milionë euro, kurse Heynckes pritet të ketë problem me shqiptarin, i cili do të paraqitet në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve, pikërisht ndaj ekipit të tij të ri.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka hedhur poshtë mundësinë që Pep Guardiola të largohet dhe hodhi poshtë pohimet që thoshin se tekniku katalanas ka humbur motivimin për punën e tij.“Unë e shoh Guardiolën më të motivuar se sa në pesë vitet e para këtu. Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër”.
“Në asnjë moment ekipi nuk është ndalur së ngrituri që pas ardhjes së Pep. Barcelona është më e fortë tani se sa katër vite më parë”, tha Pique.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij te klubi italian, duke thënë se ai kurrë nuk ka qenë i verbër sa u përket spekulimeve që e kanë lidhur me një transferim te Manchester United.“Kurrë nuk ka pasur kontakt konkret me Manchester United. Unë shoh gjithçka, nuk jam i verbër, por nuk ka asgjë konkrete tani për tani”.
“Jam i lumtur te Interi, por do të shohim. Unë aktualisht nuk kam kontakt me klubet tjera dhe jam duke jetuar sot për nesër. Nëse në ditën e fundit të afatit kalimtar do të kishte arritur ndonjë ofertë, ndoshta do të isha larguar. E vërteta është se te Interi ndihem si në shtëpi, por unë nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, ka thënë holandezi.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka akuzuar sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se sulmuesi sudez ka goditur me shuplakë portierin Marco Storari.“Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes me Ibrahimovicin? Unë nuk isha i përfshirë, por e njëjta gjë që ndodhi mes Ibrës dhe Aronicas të dielën e kaluar, ndodhi tani edhe me Storarin”.
“Unë shpresoj se dikush e ka kapur këtë incident në mënyrë që të ketë pasoja për të implikuarit. Natyrisht, gjërat ndodhin gjatë lojës, por ju duhet të dënoheni nëse bëni gabime të tilla. Asgjë e rrezikshme nuk ndodhi, por gjesti që ai bëri ishte i njëjtë sikurse fundjavën e kaluar”, deklaroi Chiellini.
Agjenti i FIFA-s, Sabatino Durante, ka deklaruar se futbolli kosovar momentalisht është në gjendje të mjerueshme dhe se institucionet shtetërore duhet të lëvizin në këtë drejtim.Durante bëri këto pohime në një intervistë për portalin shqiptar të tifozëve të Interit, fc-inter.net. Njëkohësisht, pohimi serioz i Duarntes për futbollin kosovar është i pari i këtij lloji bërë nga ndonjë agjent i FIFA-s.
“Nuk e njoh mjaft mirë futbollin kosovar, por jam në dijeni se ka talentë të mëdhenj. Problemi është te organet e larta dhe ky është një problem i madh që unë shpresoj se mund të zgjidhet sa më shpejt”, theksoi Durante.
Real Madridi dhe Barcelona mbeten top klubet më të pasura, duke lënë prapa rivalët e tyre nga Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca, gjithnjë sipas statistikave të Football Money League, që nxjerrë klubin madrilen për të shtatin vit radhazi si klubin më të pasur.Top 10-shi i kësaj liste nuk është edhe aq i ndryshuar, por dallimi mes fitimeve të klubeve spanjolle dhe p.sh të klubeve italiane është tejet i madh dhe kjo mund të ketë efekte në të ardhmen për ekipe si Inter dhe Milan, të cilat do të ballafaqohen me të famshmin Fair Play Financiar (FPF) të UEFA-s..
Top 7 vendet e para nuk janë ndryshuar nga viti i kaluar, por befasi është hyrja e Schalkes në Top 10 duke u ngritur nga vendi i 16-të që ishte vitin e kaluar për fitimet e gjeneruara.
Top 20 klubet me fitimet më të mëdha për vitin e kaluar:
Drejtori i Bayernit të Munichut, Christian Nerlinger, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me transferimin e ri të bavarezëve, Xherdan Shaqirin, për të cilin thotë se është talenti më i madh në Evropë.“Ne jemi shumë të kënaqur që me Shaqirin në klubin tonë kemi marrë një prej talentëve më të mirë të futbollit evropian”, theksoi Nerlinger.
Shaqiri nënshkroi me gjigantin bavarez një kontratë katërvjeçare në një operacion që i kushtoi Bayernit të Munichut rreth 12 milionë euro.
Milani ka kontaktuar Manchester Cityn ashtu si shumë klube tjera angleze për transferimin e Alexandre Patos.Il Corriere dello Sport shkruan se Milani kërkon të përfitojë nga shitja e Patos gjatë verës, e me të cilat para më pas do të sigurohej kalimi i Tevezit në San Siro.
Rossonerët ishin të gatshëm që ta shesin Paton që në janar, por intervenimi i pronarit të klubit, Silvio Berlusconi, për hirë të vajzës së tij Barbara, bëri që braziliani të mos kalojë te PSG ku e presin krahëhapur Leonardo dhe Carlo Ancelotti.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se ata kishin bërë një tentim të vonshëm për të transferuar anësorin e Juventusit, Milos Krasic.“Juve nuk dëshironte ta shesë atë në Itali. Lojtari dëshironte të vijë këtu, madje duke ndryshuar qëndrim në momentet e fundit, duke kërkuar të vijë në formë huazimi. Kjo formulë nuk ka përshtatej”, ka thënë Tare.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, po ashtu ka zbuluar se ai ishte përpjekur ta transferojë sulmuesin e Villarrealit, Nilmar.
“Me dy orë të mbetura të afatit kalimtar, presidenti Claudio Lotito u pajtua për një marrëveshje në vlerën e 11 milionë eurove. Në minutën e fundit Villarreal kërkoi garanci bankare, që ishte e pamundshme të kryhet brenda një kohe të shpejtë”, ka treguar më tej Tare.
Luciano Spalletti ka nënshkruar kontratë të re me klubin Zenit St Petersburg, e cila do ta mbajë atë në Rusi deri në vitin 2015.Marrëveshja e 52-vjeçarit skadonte më vonë gjatë këtij viti, por klubi tash ka konfirmuar se ka kryer rinovimin për edhe tre vite të tjera, pavarësisht se ish-trajneri i Romës u përfol për një rikthim në Itali te Interi.
Spalletti u caktua trajner i Zenit në dhjetor të vitit 2009 dhe që atëherë ka pasur një sukses të madh, duke fituar Kupën e Rusisë dhe dy tituj të Premierligës ruse. Më pas ai fitoi Superkupën në vitin 2011 dhe tash po ashtu është në rrugë për të fituar titullin e sezonit 2011/12.
Ylli i Barcelonës, Alexis Sanchez, thotë se Valencia u ka shkaktuar probleme Blaugranëve gjatë ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbretit.Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Barcelona kaloi në epërsi të hershme përmes Cesc Fabregas në ndeshjen e kthimit, por ata nuk arritën të zgjidhin dilemën e fituesit deri në minutën e 81-të, kur Xavi shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.
“Ne të gjithë e dimë se Valencia është një skuadër e shkëlqeyshme dhe ata e bënë të vështirë lojën për ne. Megjithatë ne e kontrolluam ndeshjen dhe arritëm të shënojmë golin tonë të dytë”, ka thënë ish-mesfushori i Udineses.
Mbrojtësi i Juvenutist, Giorgio Chiellini, ka shprehur kënaqësinë pas performancës së skuadrës së tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit.Nënshkrimi i ri i Bianconerëve, Martin Caceres, shënoi dy herë në San Siro, për të ndihmuar Zonjën e Vjetër të fitojë 2-1 ndaj Rossonerëve.
“Paraqitja e ekipit ishte gjëja më e rëndësishme e mbrëmjes. Ne ndryshuam tetë nga 11 lojtarët që luajtën kundër Sienës, por gjithçka shkoi vërtet mirë”.
“Lojtarët e ri, [Simone] Padoin dhe Caceres, arritën të përshtaten në mënyrë të përkryer. Ky është testi i cili tregon se ky ekip ka një vendosmëri dhe organizim të shkëlqyeshëm taktik”, ka thënë Chiellini.
Trajneri i Barcelonës, ka gjetur kohë për të lavdëruar paraqitjen e të riut Thiago Alcantara në fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias.Guardiola madje e ka quajtur paraqitjen e Thiagos si më të mirën e tij me skuadrën e parë të Barcelonës.
“Ai pati një ndeshje të jashtëzakonshme, ai luajti si burrë. Ai luajti në mënyrë të guximshme në një pozitë në të cilën nuk është mësuar”, ka thënë Guardiola.
Tony Parker ka shënuar 37 pikë për të vazhduar serinë e nxehtë të shënimeve dhe për të udhëhequr San Antonio Spurs drejt fitores 100-90 në udhëtim te lideri i Divizionit Atlantik të NBA-së, Philadelphia 76ers.Dy ndeshje pasi shënoi pikët më të larta të sezonit, 42 kundër Oklahoma Cityt, Parker sërish ishte në top-formë për të ndihmuar Spursat të shënojnë fitoren e gjashtë radhazi.
Parker po ashtu kontribuoi me tetë asistime dhe kombinoi mirë lojën me lojtarin rezervë Tiago Splitter, i cili shënoi 15 pikë. Gary Neal shënoi 18 pikë i inkuadruar nga karrigia e rezervave, derisa Tim Duncan regjistroi 16 pikë dhe 11 kërcime për skuadrën fituese.
Për 76ers (18 fitore, tetë disfata këtë sezon), më i miri ishte Lou Williams me 22 pikë.
Fabio Capello ka mohuar se ai ka thënë se Federata Angleze e futbollit e kishte ‘ofenduar’ atë dhe kishte dëmtuar autoritetin e tij, pas citateve të dala në shtypin italian pas dorëheqjes së tij.Capello mbrëmë hoqi dorë nga posti i tij pas një takimi me drejtorin e bordit të FA-së, David Bernstein, dhe sekretarit gjeneral, Alex Horne.
Pas lajmit për largimin e tij, italiani ishte cituar se kishte thënë se ishte ndjerë i ‘ofenduar’ nga sjelljet e Federatës Angleze dhe ishte i bindur se autoriteti i tij ishte dëmtuar pas shkarkimit të John Terryt si kapiten pa lejen e tij.
“Nuk kam thënë asgjë dhe nuk do të them asgjë. Çdo fjalë e thënë se ka dalë nga goja ime është e rrejshme”, ka thënë Capello për Ansa.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 2-1 në San Siro ndaj Milanit në kuadër të Kupës së Italisë.“Jam i impresionuar me reagimin e çdo lojtari i cili doli në fushë në një ndeshje aq të rëndësishme sa kjo. Skuadra reagoi mirë ndaj asaj çfarë unë kërkova nga ta. Përveç rezultatit, prezantimi i lojtarëve të rinj po ashtu ishte i rëndësishëm dhe ata luajtëm mirë”, ka thënë Conte.
“Ndeshja është ende e hapur pasi Milani është një ekip i mirë që ende ka diçka për të thënë. Ne parashikojmë një ndeshje të vështirë të kthimit, për të siguruar vend në finale”, ka shtuar italiani.
Dy skuadrat do të takohen më 21 prill në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në fushë të Juventusit.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka këshilluar lojtarët e tij ta ruajnë qetësinë pas disfatës 2-1 në Kupë nga Juventusi.“Ne e pranuam golin e dytë në një mënyrë naive. Është turp të humbasim në një ndeshje në të cilën luajtëm mirë, siç bëri edhe Juventus”.
“Kualifikimi tash do të jetë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi humbur shumë së fundi, por ne duhet të mbetemi të qetë dhe të kemi besim në fuqinë tonë. Ne po ashtu kemi humbur shumë lojtarë dhe shumë të tjerë nuk kanë qenë në gjendje të pushojnë”.
“Nuk ka presion në ne, pasi e njoh fuqinë e skuadrës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Allegri.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në disfatën 2-0 nga Barcelona në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.“Ne duhet t’ia japim meritat Valencias për atë çfarë bëri kundër një rivali të madh dhe lojtarëve të mëdhenj. Për t’i mposhtur ata ne duhet t’i bëjmë gjërat më mirë”.
“Ne kishim dy ndeshje të mira kundër tyre, por na mungoi diçka. Gjëja më e rëndësishme është se ne kishim shanse për të shënuar, që është gjë pozitive, derisa aspekti negativ ishte që ne i lejuam ata të krijojnë shanse, të cilat nuk është dashur t’i kenë”.
“Ne ishim ca të pafat për të pasur ndeshje të mira dhe nuk mund ta mposhtnim Barcelonën për shkak të kualitetit që ka. Ne e dinim se kjo sfidë do të ishte e vështirë, por kishim shpresa. Ne e dinim se kishim nevojë për një ndeshje të përkryer kundër tyre, dhe kjo nuk ndodhi”, ka thënë Emery.
Bayern Munich përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e shqiptarit Xherdan Shaqiri nga Baseli për një shumë të pazbuluar.Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin gjerman dhe do t’i bashkohet klubit të ri pas fundit të sezonit.
20-vjeçari kishte udhëtuar në Gjermani në herët gjatë javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe anësori sot ka nënshkruar marrëveshje deri në qershor të vitit 2016.
“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një prej të rinjve më të njohur në Evropë në Xherdan Shaqirin”, ka komentuar drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger.
Shaqiri është produkt i akademisë së të rinjve të Baselit dhe është shndërruar në një lojtar kyç për klubin zviceran që kur kishte bërë debutimin zyrtar në korrik të vitit 2009.
Anësori do të ketë rastin të luajë kundër klubit të tij të ri dy herë në dy javët e ardhshme, pasi skuadra e tij aktuale, Basel, është caktuar të përballet pikërisht me Bayernin në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se është në negociata me Manchester Cityn.Mediat portugeze raportojnë se Mourinho tashmë është duke e menduar mundësinë e rikthimit në Angli gjatë verës dhe ka zhvilluar biseda joformale me një klub të Ligës Premier – Manchester Cityn.
Kontakti ka qenë vetëm njoftues rreth planeve të të dyja palëve, pasi ish-trajneri i Chelseat ende nuk ka vendosur të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Ajo çfarë është e qartë është se Mourinho, nëse largohet nga Reali, do të kërkojë një rikthim në Angli.
Më herët është përmendur se Mourinho mund të jetë pasardhësi i Sir Alex Ferguson te Manchester United.
Mbrojësi i Valencias, Jordi Alba, ka shprehur admirimin e itj për Barcelonën.Alba është lidhur me një kalim në Camp Nou, siç është përfolur edhe për një transferim të tij te Manchester United dhe Liveprool.
“Çdo lojtar që nga fëmijëria ëndërron të arrijë sukses me Barcelonën”, ka qenë i qartë mbrojtësi spanjoll.
Zenit St Petersburg është duke kërkuar sulmuesin e Interit, Mauro Zarate.Zarate aktualisht është i huazuar te Inter nga Lazio, por ka dështuar të sigurojë minuta të bollshme nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri.
Trajneri i Zenit, Luciano Spalletti, ka rekomanduar Zaraten si transferim të ri të klubit dhe me tregun rus të transferimeve që është ende i hapur, bisedat tashmë janë duke u zhvilluar.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i impresionuar nga puna e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte.“Conte ka punuar mirë, vërtet mirë. Është befasi pasi mendova se ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u adaptuar te Juventus dhe me projektin e ri”.
“Do të prisja që ai të përballej edhe me më shumë probleme në pozitën e tij të re. Por gjithçka po i shkon mirë. Ai po përballet me gjërat në mënyrë inteligjente, duke filluar nga zgjidhjet që ka bërë në tregun e transferimeve”, ka thënë francezi për Tuttosport.
Sulmuesi i ri i Genoas, Alberto Gilardino, shpreson se ndryshimi i skuadrës mund t’i sigurojë atij rikthim në ekipin kombëtar italian.Sulmuesi, i cili ka shënuar 17 gola në 47 paraqitje, fitoi Kupën Botërore me Italinë në vitin 2006, por nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri Cesare Prandelli.
“Gjithmonë synoj fanellën Azzurre dhe dua të jem pjesë e Euro 2012. Po ashtu do të ishte gjë e shkëlqyeshme nëse do të mund të përfshihesha në miqësoren kundër Amerikës në fund të këtij muaji, pasi kjo do të luhet në Genoa”, ka deklaruar Gilardino.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, do të shqyrtonte një kalim te Real Madridi, në rast se i kërkohet ta zëvendësojë Jose Mourinhon.People shkruan se Wenger seriozisht e ka shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Jose Mourinhos te Real Madridi. Francezi madje refuzoi Real Madridin tri vite më parë, por tani duket se është hapur për Los Blancos.
“Ekziston ndjenja që ai mund të shkojë te Real Madridi”, theksoi një burim brenda klubit londinez për tabloidin britanik.
Barcelona është kualifikuar në finalen e Copa del Rey pas fitores prej 2-0 të arritur në Camp Nou ndaj Valencias, që ishte rezultat i mjaftueshëm pas barazimit prej 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mestalla.Barcelona në këtë takim që nga fillimi synoi fitoren dhe pa ndonjë problem të madh arriti të gjejë portën kundërshtare.
Fillimisht Lionel Messi ia përgatiti golin Cesc Fabregasit, i cili shënoi për 1-0 pas 16 minutash lojë.
Në vazhdim katalanasit dominojnë dhe kishin disa raste të pastra shënimi, ndër të cilat vlen të përmendim një goditje të gabuar të Cesc Fabregas pas një gafe të portierit të Valencias.

Në pjesën e dytë vetëm sa u zyrtarizua kualifikimi në finale. Feghuoli lehtësoi gjërat me përjashtimin e tij në minutën e 77-të, kurse katër minuta më vonë (81’), Xavi me asistimin e Cesc Fabregas shënoi për 2-0 dhe fitoren e Barcelonës.
Barcelona në finalen e Copa del Rey do të takohet me Athletic Bilbaon, që në gjysmëfinale s’kualifikoi skuadrën e kategorisë së tretë, Mirandes. Ende nuk dihet vendi ku do të zhvillohet finalja, por sipas zërave mund të ndodhë që Barcelona ta ngrisë Kupën e Mbretit në stadiumin mbretëror, Santiago Bernabeu.
Me rezultat prej 2-1, Juventusi ka triumfuar përballë Milanit në San Siro në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.Gjysma e parë nuk dha shumëçka për të shijuar dhe i tillë ishte rezultati, 0-0.
Megjithatë, duhet theksuar se mysafirët ishin skuadër shumë më e mirë. Bianconerët nuk patën shumë raste shënimi, mirëpo Rossonerët nuk krijuan asgjë.
Nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë dhe angazhimi i bardhezinjve u shpagua. Një top të kthyer nga portieri vendas e shfrytëzoi transferi i ri i Juves, Martin Caceres, për ta shënuar golin e epërsisë (53’).
Mirëpo, kuqezinjtë arritën që të ktheheshin shpejtë në lojë duke e barazuar rezultatin. Stephan El Shaarawy pranoi një top nga Ambrosini për ta mposhtur Storarin (62’).
Ishte padyshim nga mbrëmjet më të bukura në karrierën e Caceres, i cili shënoi një supergol (83’) për ta kthyer avantazhin e Zonjës së Vjetër.

Deri në fund të takimit, vendasit nuk arritën që së paku ta barazonin rezultatin, ashtu që dolën kokulur nga kështjella e tyre.
Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi konsiderohet favorit për t’u kualifikuar në finale të Coppa Italia, duke qenë se ndeshja e kthimit zhvillohet në Juventus Stadium.
Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka marrë vizën për në finale të Kupës Afrikane të Kombeve, duke regjistruar fitore minimale përballë Malit.Heroi i takimit ishte Gervinho, i cili pranoi një asistim nga Yaya Toure për ta shënuar golin e fitores (45’+1).
Në finale Bregu i Fildishtë do të luajë kundër Zambias që eliminoi favoritin për trofeun e Kupës Afrikane të Kombeve, Ganën.
Një gol i shënuar në minutën e 78-të nga Emmanuel Mayuka, mjaftoi që Zambia të kualifikohej për herë të parë ne finale të kësaj gare pas rreth dy dekadash.
Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se Fabio Capello ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Anglisë.Menaxheri italian është dashur t’i drejtojë Tre Luanët deri pas Kampionatit Evropian- Euro 2012, mirëpo ai është shprehur i pakënaqur me ndërhyrjen e bordit të FA për t’ia hequr John Terryt shiritin e kapitenit. Për këtë arsye është mbajtur një takim mes kreut të FA, David Bernstein, sekretarit gjeneral Alex Horne dhe Capellos.
Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë, dorëheqja e Capellos është pranuar dhe ai menjëherë do të largohet nga posti i trajnerit.
“Federata e Futbollit konfirmon se Fabio Capello sot (e mërkurë) ka dhënë dorëheqje si menaxher i Anglisë. Kjo vjen pas një takimi mes kreut të FA, David Bernstein, sekretarit gjeneral Alex Horne dhe Fabio Capellos në stadiumin Wembley”, thuhet mes tjerash në një komunikatë të lëshuar nga FA.
Përkundër dorëheqjes, Bernstein e ka falënderuar Capellon për punën e deritanishme me përfaqësuesen e Anglisë.
















