Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ekipi i tij nuk është në krizë, duke premtuar një rikthim të shpejtë të kuq e zinjve në formën më të lartë.“Unë nuk mendoj se Milani është në krizë. Ne jemi ende në garë në çdo front edhe pse Juventusi është më pranë finales së Coppa Italias se sa ne”.
“Është e vështirë të bëni parashikime, por me rëndësi është që t’i mblidhni pikët. Ne kemi humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, ne duhet të përmirësojmë rezultatet tona. E vështirë do të jetë ndeshja ndaj Udineses. Duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. Një moment shpërqëndrimi mund të kushtojë”, potencoi Allegri.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar anësorin Gervinho për formën e tij të treguar në AFCON me Bregun e Fildishtë, duke thënë se ai e pret atë në top formë kur të kthehet në Emirates.“Ishte një gol i rëndësishëm ai ndaj Malit”.
“Ata ishin skuadër më e mirë, por ai bëri diferencën. Ata shënuan vetëm një gol, Gervinho e shënoi dhe mund të thuani se ai e shënoi vet pa ndihmëne askujt, pasi e filloi aksionin nga gjysmëfusha. Unë e pres atë në formë të lartë kur të bashkohet përsëri me ekipin”, tha francezi.
E dashura e Alexandre Patos dhe e bija e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit, Barbara, ka kërkuar përkrahjen e tifozëve Rossoner në këto momente të vështira për klubin kuq e zi në prag të ndeshjeve vendimtare të sezonit.“Ekipi duhet ta ndjejë përkrahejn e tifozëve. Ky nuk duhet të jetë momenti i kritikave. Ne jemi në një fazë të rëndësishme për sezonin tonë. Javët e ardhshme pa dyshim do të jenë vendimtare. Ne jemi duke shkuar drejt realizimit të synimeve tona”.
“Nuk ka mungesë të lajmeve të mira. Stephan El Shaarawy po dëshmon të jetë premtues dhe disa lojtarë tanë janë në formë të mirë. Në përgjithësi, kjo ëshë periudhë e vështirë dhe shumë lojtarë tanë janë të lënduar, pasi po luajmë një herë në tri ditë. Por, edhe kështu ne kërkojmë përkrahjen e tifozëve”, u shpreh Barbara.
Real Madridi është në përgatitje të një oferte të jashtëzakonshme për mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva.Daily Star shkruan se Los Blancos do të bëjnë një ofertë prej 30 milionë funtesh për mesfushorin fantastik spanjoll.
26 vjeçari është një prej lojtarëve më të mirë të Cityt këtë sezon dhe madje është favorit për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Ligën Premier.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka aluduar se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, meriton të jetë menaxheri i Anglisë, pasi tha se njeriu i cili ka më shumë tituj të fituar në Ligën Premier duhet ta udhëheqë reprezentacionin e Tri Luanëve.“Anglia është në kërkim të një menaxheri tjetër dhe nëse kërkoni një menaxher të kalibrit, atëherë ai duhet të jetë me më shumë tituj të fituar në Ligën Premier. Nëse unë do të isha në pozitën e tyre do ta kërkoja më të mirin”.
“Nëse ata kërkojnë dikë që është anglez i vërtetë, apo dikë që është më i miri në këtë lëmi, kjo është punë e tyre”, potencoi Dalglish.
Ish-drejtori i Real Madridit, Valdano, mendon se Barcelona ka më shumë nevojë se Real Madridi për sulmuesin e Arsenalit, Robin Van Persie, teksa holandezi përsëri është përfshirë në qendër të spekulimeve për largim nga Emirates.Van Persie po lidhet me një transferim te Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Valdano ndjen se katalanasit kanë më shumë nevojë se sa madrilenët.
“Van Persie është më i nevojshëm te Barcelona se sa te Real Madridi. Reali e ka një skuadër shumë pranë perfeksionit”, theksoi Valdano.
Sulmuesi holandez, Ruud Van Nistelrooy, ka deklaruar se largimi i Fabio Capellos tri muaj para fillimit të Euro 2012, është një çështje serioze, por se kombëtarja angleze është në gjendje që ta fitojë Euro 2012 edhe me menaxherin e ri.“Kur e kuptova se çfarë ndodhi nuk kam mundur të besoj. Unë mendova se është një spekulim, por gjithçka u konfirmua”.
“Unë e njoh mirë futbollin anglez dhe jam i sigurtë se ata do të jenë shumë të rrezikshëm përkundër kësaj që ndodhi. Nuk i di motivet për largimin e Capellos, por kjo nuk do të ketë ndikim fare në performancën e tyre në Euro”, tha Van Nistelrooy.
Ish-përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Fabio Capello, është duke u lidhur me detyrën e Andre Villas-Boas te Chelsea.The Sun shkruan se dorëheqja e italianit nga posti i trajnerit të Anglisë menjëherë ka shtuar presionin në Andres Villas-Boas.
Ka spekulime në Stamford Bridge se ish-menaxheri i Milanit dhe Real Madridit mund të caktohet si menaxheri i tetë i Bluve në tetë vite.
“Ka spekulime të fuqishme se Capello do të vijë dhe kjo mund të ndodh më herët”, ka thënë një burim nga Chelsea.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i ngazëllyer për Pepe Reina, i cili ruajti portën e paprekur për të 10-tën ndeshje këtë sezon.“Rrjeti i paprekur të hënën ishte i 10-ti i sezonit për Pepe, që e rreshton atë në maje të listës në divizion. Por derisa është portieri ai që merr mirënjohjet, çdokush luan rol në këtë arritje”.
“Pepe ka bërë vërtet një mbrojtje të mirë të vonshme në ndeshje gjatë të hënës dhe, si edhe pjesa tjetër e ekipi, ka bërë një kontribut të rëndësishëm që ne të nxjerrim rezultat”, ka thënë Dalglish.
Liverpooli të hënën barazoi pa gola ndaj Tottenhamit, ndërsa të shtunën udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester United në derbin e Ligës Premier në mes të dy skuadrave më të trofeshme angleze.
Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka zbuluar se ai nuk është i interesuar të drejtojë Real Madridin ose ndonjë klub tjetër pasi kontrata e tij me Federatën Spanjolle të Futbollit të skadojë, dhe ka shtuar se më parë do të pensionohej.“Nuk do të marr në drejtim asnjë klub kur të largohem nga skuadra kombëtare. As Real Madridin as ndonjë klub tjetër. Ju kurrë nuk mund të thoni për diçka 100 për qind, por mendoj se thjesht do të pensionohem kur kontrata ime me Federatën Spanjolle të Futbollit të skadojë”.
“Njerëzit të cilët thonë se unë i kam ndërprerë negociatat për kontratën e re me Federatën pasi isha kandidat te Madrid, e kanë krejtësisht gabim”, ka thënë trajneri spanjoll për Canal Plus.
Del Bosque ka marrë nën drejtim kombëtaren spanjolle nga Luis Aragones pas Euro 2008 për ta udhëhequr atë drejt triumfit në Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010. Ai ka kontratë deri pas përfundim të kampionatit evropian Euro 2012 që zhvillohet këtë verë.
Ryan Giggs ka nënshkruar vazhdimin njëvjeçar të kontratës e cila do t’i lejojë atij të luajë sezonin e 22-të në karrierë për Manchester United.“Kur nënshkrova kontratën time të parë, kurrë nuk kisha menduar se do të jem në gjendje të luaj për United për 22 vite, por ndjehem mirë dhe e di se ende mund të kontribuoj duke mbajtur ekipin në garë për trofe”.
“Të fitoj titullin e 19-të për klubin ka qenë një ndjenjë e veçantë, por ky klub gjithmonë sheh çfarë do të bëjë në hapin e ardhshëm dhe jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Giggs.
38-vjeçari ka bërë 22 paraqitje deri tash këtë sezon, duke çuar në 898 numrin e ndeshjeve për United.
Gjatë karrierës së tij në Old Trafford, Giggs ka fituar 12 tituj të Ligës Premier, dy tituj të Ligës së Kampionëve, katër Kupa FA dhe katër Kupa të Ligës.
Xherdan Shaqiri ka shprehur kënaqësinë e tij me transferimin te Bayern Munich në fund të sezonit, dhe është i vendosur të tregojë se ai mund të arrijë sukses me gjiganin e Bundesligës.Ylli i Baselit ishte cak i shumë klubeve të mëdha evropiane por zgjodhi të nënshkruajë me klubin gjerman, fanellën e të cilit do ta veshë pas fundit të këtij sezoni.
“Është një lëvizje normale për dikë të largohet nga Superliga e Zvicrës për një klub aq të madh. Jam i vendosur të tregoj vlerën time te Bayern dhe jam i gatshëm për të konkurruar për vende”.
“Gjysma e Evropës më duket se ishin të interesuar të nënshkruajnë me mua, dhe shumë gjëra kanë ndodhur në dy – tre vitet e kaluara. Është shkruar shumë për një transferim të mundshëm dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Bayernin”, ka thënë Shaqiri.
Galatasaray Medical Park ka shënuar fitore befasuese me rezultat 68-64 në grupin E ndaj CSKA Moskës, për t’i dhënë fund serisë prej 14 fitoreve në Euroligë të skuadrës ruse.Josh Shipp ishte heroi i Galatasaray duke shënuar 22 pikë përfshirë edhe pikët vendimtare, pasi Milos Teodosic humbi një nga dy gjuajtjet e lira me 10 sekonda të mbetura.
Në grupin G, Panathinaikos ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 72-62 ndaj Fenerbahce Ulker, për t’u barazuar me liderin Unics Kazan me rekord fitoresh 3-1. Djaloshi i madh Kostas Tsartsaris udhëhoqi te skuadra greke me 21 pikë.
Nga ndeshjet tjera në grupin H, Barcelona ka ardhur nga disavantazhi për të mposhtur skuadrën Zalgiris, derisa në po të njëjtin grup Maccabi Electra fitoi ndaj Bennet Cantu me rezultat 75-60.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas-Boas, thotë se angazhimi në postin e përzgjedhësit të Anglisë në futboll do të ishte ideal për menaxherin e Tottenhamit, Harry Redknapp.Redknapp përflitet se mund të jetë pasardhësi i Fabio Capellos në karrierën e trajnerit të kombëtares angleze, dhe Villas-Boas mendon se kjo do të ishte një hap i qëlluar për karrierën e kolegut të tij.
“Do ta uroja atë, sigurisht. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme e cila është bërë edhe më e mirë me kalimin e kohës me sukses të vazhdueshëm, dhe t’ia vësh kulmin një karrierë fantastike duke menaxhuar ekipin kombëtar do të ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Villas-Bioas.
Pau Gasol është treguar i saktë në momentet vendimtare për të ndihmuar Los Angeles Lakers të fitojë me rezultat të ngushtë 88-87 ndaj Boston Celtics në kohën shtesë.Ishte pikërisht Gasol që çoi në lojë shtesë pasi shënoi pikë me 10 sekonda të mbetura për të barazuar rezultatin në 82-82 dhe më pas siguroi fitoren në kohën shtesë.
“Ju duhet të luani derisa ora ec dhe kjo është ajo që unë përpiqem të bëj. Kam qenë në situata të tilla gjatë karrierës sime kur ju thjesht ngrini dhe humbni kohën duke shikuar në top dhe dikush luan dhe ju e humbni ndeshjen. Sonte më vjen mirë që isha në gjendje të luaj deri në fund dhe të luaj një ndeshje të mirë për skuadrën”, ka thënë Gasol.
Disfata u dha fund pesë fitoreve radhazi të Celtics, derisa çoi në 4-9 raportin fitore/disfatë në ndeshjen në udhëtim këtë sezon për Lakers.
Kobe Bryant udhëhoqi te Lakers (15 fitore dhe 11 disfata këtë sezon) me 27 pikë, derisa Gasol shënoi double-double me 25 pikë dhe 14 kërcime. Andrew Bynum përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe 17 kërcime.
Ray Allen udhëhoqi me 22 pikë te Celtics (14 fitore dhe 11 disfata këtë sezon).
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shpjeguar transferimin e shqiptarit me nënshtetësi zvicerane Frederic Veseli nga Manchester City.Veseli arriti në Old Trafford në ditën e fundit të afatit kalimtar për t’u inkuadruar në skuadrën e rezervave në tentim për të bindur menaxherin për t’ia vazhduar qëndrimin e tij edhe pas fundit të sezonit.
“Kjo erdhi rastësisht. Një anëtar i departamentit të vëzhguesve erdhi dhe na tregoi se City e kishte liruar këtë djalosh të ri nga Zvicra dhe ata e kishin përcjellë atë duke luajtur disa vite më parë”.
“Nuk kishte asgjë për të humbur. Ne menduam ta marrim atë deri në fund të sezonit dhe të shohim se si do t’ia dalë ai. Shpresojmë se ai do t’ia dalë mirë”, ka thënë Ferguson për Man United TV.
Sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Londër në formë huazimi dhe do të kthehet te New York Red Bulls javën e ardhshme, kjo sipas menaxherit Hans Backe.Kishte shpresa se francezi mund të qëndrojë në Emirates edhe pas 17 shkurtit pasi ai ishte përfshirë në ekipin e Ligës së Kampionëve, por Backe ka hedhur poshtë këto spekulime.
“Kur fola me të, ai më tha se ai ishte 100 për qind i sigurt se do të kthehet më 17 shkurt. Nga ajo sa di unë, këto janë thashetheme. Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga [Arsenali] për vazhdimin e huazimit”, ka thënë trajneri.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, është i zhgënjyer me disfatën 2-1 të skuadrës së tij nga Siena në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.“Urime për Sienën, por ne kishim shumë shanse. Këtë vit po humbim shumë mundësi. Ishte një ndeshje në të cilën ne nuk duhej të pranonim gola, por me dy gabime që i bëmë, siç ka ndodhur shpesh këtë vit, ne pranuam gola”.
“Ne kishim një sfidë të madhe, por Napoli im dha një mund të madh. Ne u përpoqëm deri në fund dhe mendoj se Napoli jo vetëm që e meritoi barazimin por po ashtu edhe fitoren”, ka thënë Mazzarri.
Napoli tash do të mundohet t’i kthejë gjërat në ndeshjen e kthimit në San Paolo më 21 mars, ku shpreson edhe në mbështetjen e publikut.
Roberto Carlos mendon se mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, do të mësojë ta kontrollojë agresionin e tij, por ka thënë se portugezi luan në stilin e vërtetë të klubit.“Nëse Raul gjithmonë shënonte gola të shkëlqyeshëm kundër Barcelonës dhe thuhej se ishte favoriti i fansave, Pepe dëshiron të jetë po ashtu favoriti i fansave me stilin e tij të lojës; me agresivitetin e tij”.
“Ai është i ri dhe do të mësojë të bëhet më i qetë. Por ai e ka stilin e Madridit – është një luftëtar i vërtetë”, ka thënë Carlos.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar se John Terry ka marrë ca kohë pushim nga klubi gjatë kësaj jave.Terry do të mungojë në ndeshjen kundër Evertonit këtë vikend derisa rikuperohet nga lëndimi në gju dhe atij i është dhënë edhe ca kohë shtesë për të qëndruar larg fushe.
“Ai ka disa ditë pushim, por kjo është për shkak të lëndimit të tij, jo për shkak të situatës së trazuar dhe mediave”, ka thënë Villas-Boas.
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ata duhet të qëndrojnë përpara Liverpoolit.United e ka rikuperuar deficitin prej 11 titujsh por, në prag të vizitës së Redsave në Old Trafford këtë vikend, Giggs e di se puna e kampionëve nuk ka mbaruar me kaq.
“Ata janë një klub i ngjashëm me ne me një histori të madhe. Ne jemi dy skuadrat më të suksesshme në vend, andaj e dimë se duhet të performojmë dhe të luajmë mirë për të nxjerrë gjithçka nga ndeshja kundër tyre”.
“Ne e dimë se do të kemi një ndeshje të vështirë. Është klubi të cilin jemi përpjekur ta arrijmë aq gjatë dhe tash i kemi arritur dhe sfida është të qëndrojmë para tyre”, ka thënë 38-vjeçari.
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se ai mund t’ia dalë mbanë me orarin e ngjeshur të Ligës Premier.“Ishte zgjidhja ime për të shkuar në ligën angleze dhe të mos kem pushim dimëror, pa marrë frymë në fund të vitit. Normalisht në Gjermani ju keni shans të qetësoheni në fund të vitit, ndoshta të shkoni në pushime”.
“Ishte vështirë [të mos kem pushim dimëror]. Ne kalojmë kohë të mira me familjen këtu në Londër, por ju duhet të përballeni me situatën. Është vështirë, por vërtet më pëlqen këtu. Kjo është jeta ime e re: ju mësoheni me gjithçka”, ka thënë Mertesacker.
















