Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se shpirti ekipor bëri që skuadra e tij të fitonte në ndeshjen e vështirë ndaj Udineses.Rossonerët ishin në disavantazh prej një goli deri në minutën e 77-të, por në fund ata dolën fitimtarë.
“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë. Filluam mirë, por u dënuam në pjesën e parë”.
“Në gjysmën e dytë u përmirësuam dhe treguam më shumë kurajë dhe rrezikuam më shumë”.
“Shpirti ynë bëri dallimin. Ishim të bashkuar, sidomos në gjysmën e dytë”, ka thënë Allegri.
Barcelona e ka pësuar edhe humbjen e dytë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur si mysafir i Osasunas me rezultat 3-2.Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa të dy golat mbanin firmën e të njëjtit lojtar, Dejan Lekic (5’ dhe 22’).
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (51’), Blaugranët e ngushtuan diferencën me anë të Alexis Sanchez, mirëpo shumë shpejtë atë e riktheu, Raul Garcia, me golin e tretë të vendasve.
Cristian Tello shënoi një gol të bukur për ta dramatizuar pjesën e mbetur të takimit (73’), mirëpo mysafirët nuk arritën ta barazojnë rezultatin. Ndërsa vlen të përmendet një gol i anuluar për pozitë jashtë loje, vendim që do të hapë mjaft polemika kundrejt arbitrit të ndeshjes.
Kjo humbje e lë Barcelonën shtatë pikë prapa liderit Real Madrid, që e ka mundësinë ta shtojë edhe më shumë këtë diferencë me fitore eventuale kundër Levantes.
Kampioni i Italisë në fuqi, Milan, ka regjistruar fitore prej 2-1 si mysafir i Udineses, edhe pse deri në minutën e 77-të ishte në disavantazh.Antonio di Natale kaloi vendasit në epërsi (19’) dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.
Vetëm në minutën e 77-të, Rossonerët e barazuan rezultatin përmes transferit të ri, Maxi Lopez.
Tre pikë të plota nga ky takim i siguroi Stephan El Shaarawy, i cili e shënoi golin e fitores pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me dy pikë më shumë se Juventusi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Një mesazhi i incizuar me zë i Alessandro Del Pieros e ka zgjuar nga koma 15-ditore një vajzë 12-vjeçare nga Cerenzia e Italisë.Il Crotonese njofton se vajza kishte rënë në komë menjëherë pas një ndeshjeje të Juventusit, të cilën e kishte parë në televizor. Ndërkaq, babai i saj, duke ditur se sa e admiron Zonjën e Vjetër e sidomos Alessandro Del Pieron, ka kërkuar nga ikona bianconere që të incizojë një mesazh të shkurtë.
“Shpresoj që të zgjohesh sa më shpejtë që të shikosh golat e mi”, ishte fjalia e incizuar që babai i 12-vjeçares ia kishte lëshuar asaj porsa e kishte marrë nga Del Piero.
Ndërsa pas vetëm 24 orësh pasi e ka dëgjuar zërin e kapitenit të Juves, vajza me emrin Giada është zgjuar nga koma.
“Ishim dëshmitarë të një mrekullie të vërtetë”, ka deklaruara babai i vajzës duke e falënderuar publikisht Del Pieron.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, është tepër i frustruar me raportet e mediumeve spanjolle të cilat thonë se Real Madridi është i interesuar për sulmuesin Robin Van Persie.“Real Madridi dhe Barcelona nuk na kanë kontaktuar. Çfarë mendoni, cila do të ishte përgjigja? Barcelona e di se me neve e ka të vështirë t’i realizojë planet”.
“Mediat nga ana tjetër janë shumë kreative. Ata kanë krijuar një tregim tjetër. Ata nuk merakosen fare. Ata thjeshtë krijojnë tregime të ndryshme të pa vërteta”, ka thënë francezi.
Menaxhmenti i Juventusit i është kundërpërgjigjur Milanit për hidhërimin e tyre ndaj Giorgio Chiellinit, pas pohimeve të këtij të fundit se Zlatan Ibrahimovic duhet të dënohet për shuplakën dhënë Storarit.Xhirimet televizive tregojnë qartë se Ibra goditi Storarin, por Galliani dhe Ambrosini, së bashku me Amelian kanë refuzuar të pranojnë këtë duke kritikuar ashpër Chiellinin.
“Chiellini nuk tregoi batuta. Ai është lojtar i madh dhe një burrë me karakter. Gjithë ajo që bëri ishte se iu përgjigj pytjes së gazetarit pas ndeshjes. As ai dhe as Juventusi nuk tentojnë të gjykojnë atë që tregojnë pamjet televizive. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj ankese”.
“Ne e dimë se Milani është i fortë, me apo pa Ibrën, dhe se Coppa Italia është ende shumë e hapur”, theksoi drejtori i Juves, Giuseppe Marotta, për Sky Italia.
Arsenali ka arritur të triumfojë me rezultat prej 2-1 si mysafir i Sunderlandit në Stadium of Light, ndërsa të tre golat u shënuan në njëzet minutat e fundit të ndeshjes.Topçinjtë u gjetën në disavantazh në minutën e 70-të, kur James McClean shënoi për vendasit.
Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (75’) dhe Aaron Ramsey e barazoi rezultatin.
Heroi i mysafirëve rezultoi Thierry Henry, i cili e shënoi golin me vlerën tre pikë (90’+1).
Kjo fitore e pozicionon Arsenalin në vend të katërt në tabelë me pikë të barabarta me Chelsean që u mposht nga Evertoni.
Skuadra e Chelseat ka përjetuar dështimin e radhës këtë edicion, duke e çuar në gjashtë numrin e humbjeve në Ligën Premier, ndërsa ka regjistruar edhe shtatë barazime.Kësaj radhe, Blutë ishin viktimë e Evertonit që fitoi me rezultat 2-0 në Goodison Park.
Steven Pienaar shënoi në minutën e pestë, ndërsa Denis Stracqualursi e vulosi fitoren në pjesën e dytë (71’).
Kjo humbje mund t’i kushtojë Chelseat edhe me pozitën e katërt në tabelë, pasi Arsenali e ka arritur me pikë, ndërsa në garë është edhe Newcastle United.
Dy klubet që i prijnë Kampionatit gjerman, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, kanë regjistruar fitore përballë Bayer Leverkusen, respektivisht Kaiserslautern.Lideri i Bundesligas dhe kampioni në fuqi, Dortmund, me një gol të vetëm të shënuar nga Kagawa (45’) ka grumbulluar tre pikë që ia sigurojnë vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë, Mario Gomez (6’) dhe Thomas Mueller (30’) ishin lojtarët që i mundësuan Bayernit që të mbetet vetëm dy pikë prapa liderit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, përsëri ka kritikuar mediat për qëndrimin që po mbajnë ndaj tij, duke thënë se duhet të pyesin burimet e tyre imagjinare për të ardhmen e tij.Është spekuluar që një kohë të gjatë për të ardhmen e portugezit, i cili si duket nuk di asgjë për spekulimet e mediave angleze.
“Unë mendoj se për të ardhmen time e dini përgjigjen. Unë nuk jam ai që po i ushqej këto spekulime. Nuk kam më asgjë për të thënë. Ju duhet të pyesni burimet tuaja, të cilat për juve janë anonime, por për mua më shumë se anonime janë imagjinare”, ka thënë Mourinho.
Në derbin e së shtunës ndërmjet Manchester United dhe Liverpool, të cilën e fituan Djajtë e Kuq me rezultat 2-1 nuk mungoi 'armiqësia' ndërmjet lojtarëve të të dyja skuadrave.Luis Suarez refuzoi që ti zgjasë dorën Patrice Evras për shkak të incidentit që kishte ndodhur në ndeshjen e kaluar në Premier League ndërmjet këtyre dy ekipeve.
Rio Ferdinand ia ktheu në të njëjtën monedhë Luis Suarezit duke dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij.
Për më tepër shikoni videon:
Me rezultat 2-1 për vendasit ka përfunduar derbi më i madh i kësaj jave në futbollin evropian zhvilluar në Old Trafford mes rivalëve të vjetër, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.Ishte kjo një sfidë mjaft e tensionuar, e cila u përcjell nga një lojë e dominuar kryesisht nga Djajtë, të cilët me anë të Rooneyt arritën të fitojnë takimin.
E gjithë vëmendja në fillim ishte te Luis Suarez, i cili gjatë përshëndetjeve tradicionale me lojtarët refuzoi t’ia shtrëngojë dorën mbrojtësit Patrice Evra, të cilin e kishte fyer në mënyrë raciste muaj më parë në Anfield. Kjo u përcjell nga reagime jo të natyrshme të lojtarëve të United.
Sidoqoftë, ndeshja vazhdoi me një baraspeshë të caktuar në dominim në fillimet e saj, derias United mori kontrollin mbi lojën.Rastin më të mirë në këtë periudhë e pati Paul Scholes, i cili me kokë pas një harkimi të Giggs nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë. Vlen të përmendet se gjatë hyrjes në tunel ka ndodhur një incident mes lojtarëve ku është dashur të intervenojë policia dhe sigurimi i stadiumit.
Pjesa e dytë vazhdoi në mënyrë normale...apo jo dhe aq normalisht. Kjo pasi Wayne Rooney me një volej të bukur kaloi në epërsi Manchester Unitedin (47’) pas vetëm dy minutave brenda pjesës së dytë.
Gëzimi i Djajve zgjati dhe u rrit në vazhdim përsëri nga njeriu i ndeshjes, Wayne Rooney (50’), i cili pa problem shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide të Djajve në këtë takim.Në vazhdim, Dalglish bën ndryshime. Largon dy mesfushë për të inkuadruar Craig Bellamyn dhe Andy Carrol, që tregohen lëvizje deri diku të qëlluara. Kurse nga ana tjetër, tifozët e Manchester United këndonin kore ngacmuese “Hey Suarez, sa është rezultati?”.

Dhe ishte pikërisht Luis Suarez ai që u kundërpërgjigj, pasi realizoi pas një pakujdesie në mbrojtje të Manchester United (80’).
Megjithatë, përkundër këtij goli Liverpooli nuk arriti të ndryshojë asgjë deri në fund të takimit dhe sfida përfundoi me rezultat 2-1 dhe fitoren e Manchester United që po shkon drejt titullit të 20-të.
Manchester United përkohësisht është lider me 58 pikë dhe pret rivalin Manchester Cityn që të zhvillojë takimin ndaj Aston Villas të dielën. Liverooli mbetet në pozitën e shtatë.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se ndërgjegja e tij është e pastër, pas polemikave raciste me mbrojtësin e Manchester United, Patrice Evra.“Kurrë nuk kam përjtetuar diçka sikurse kjo në javët e kaluara”.
“Ka qenë shumë e vështirë, por kam tentuar që të qëndroj sa më profesionist. Çfarë ka ndodhur do të më ndjekë gjithmonë sikurse një fantazmë, por unë shkoj në Old Trafford me ndërgjegje të pastër”, tha uruguaini para duelit që po zhvillohet momentalisht në Old Trafford e ku refuzoi t'ia jep dorën Patrice Evras.
Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, thotë se Carlos Tevez kërkon pagë të madhe që është e pa përballueshme për klubin francez.“Ne kemi biseduar me agjentin e tij dhe kërkuam transferimin e tij, por ne nuk kemi mundur të arrijmë një marrëveshje”.
“Nuk mendoj se ai do të ndryshojë idetë e tij për përfitimet kontraktuale”, tha Carlito.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai e kupton shumë mirë Real Madridin që nuk dëshiron të lejojë zhvillimin e finales së Copa del Rey në Santiago Bernabeu, pasi në rast të fitores së Barcelonës ndaj Athletic Bibalos, katalanasit do të festonin në mes të Madridit.“Është një stadium fantastik që ka kapacitet të madh, por unë kuptoj hezitimin e Real Madridit për të pritur një ndeshje mes nesh dhe Athletic Bilbaos. Unë kuptoj se në një finale të Kupës, nuk mund të shkosh aty ku të është caktuar, duhet të bëhet zgjedhje natyrale”.
“Kështu, unë nuk dua që finalja të zhvillohet në San Mames pasi do të ishte përparësi për rivalët tanë. Por, në fund vendimin do ta marrë federata spanjolle e futbollit (RFEF)”, tha Guardiola.
Interi është duke e përcjellur me vëmendje situatën e menaxherit portugez të Chelseat, Andres Villas Boas.Humbja e thellë e Interit nga Roma ka bërë që Claudio Ranieri të jetë shumë pranë shkarkimit të tij, ndërsa si opsion për Nerazzurët është ish-ndihmësi i legjendarit të zikaltërve, Andres Villas Boas.
A Bola raporpton se Interi po e monitoron me kujdes sitautën e Villas Boas me pronarin Roman Abramovich, pasi besohet se edhe AVB është pranë shkarkimit.
Trajneri i Udineses, Fracesco Guidolin, ka pranuar se ai pret që të shohë një Milan të vërtetë në kryendeshjen e javës së 23-të në Serie A që zhvillohet në Friulli të Udines sot në ora 18:00.“Milani me plot meritë fitoi titullin sezonin e kaluar dhe kudo që ata luajnë, e kontrollojnë lojën. Mendoj se ata janë ekip që mund t’u bëjë ballë ekipeve tjera më të mëdha evropiane, përderisa futbolli jonë është në përmirësim e sipër”.
“Unë pres Milanin e vërtetë ndaj nesh. Unë brengosem për këtë takim pasi nëse nuk jemi të fokusuar, atëherë do të jetë tepër e vështirë sepse unë nuk besoj se Milani është në krizë”, ka thënë Guidolin.
Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është i bindur se trajneri Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratë të re me klubin katalanas.“Ai e di se e ka mundësinë për të rinovuar, un ënuk po e kërkoj atë në telefon çdo 10 minuta”.
“Pep e di vet, ai e njeh zhveshtoren dhe klubin dhe ai e si se çfarë është mirë për Barcelonën. Çdo shenjë thotë se ai do të rinovojë, unë nuk e kam një listë të zëvëndësimeve për të”, tha Zubizarreta.
Real Madridi është duke planifikuar që të hapë bisedimet me Arsenalin për transferimin e sulmuesit Robin Van Persie dhe duket se Los Blancos janë tepër serioz për holandezin.Daily Mail shkruan se Real Madridi do të bëjë një ofertë për Van Persien gjatë afatit kalimtar veror, teksa në garë për holandezin janë edhe shumë klube tjera duke përfshirë dhe Barcelonën.
Mendohet se Merengezët do të ofrojnë sulmuesin e tyre Gonzalo Higuain plus të holla të shtesë për të siguruar firmën e sulmuesit më të mirë në Ligën Premier.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka kritikuar Liverpoolin para takimit derbi që zhvillohet në Old Trafford, duke thënë se The Reds është dashur ta apelojnë dënimin e Suarez nëse ai është i pa fajshëm.“Ata kanë folur shumë, apo jo? Pse nuk e apeluan vendimin?”.
“Ne kemi qenë të dinjitetshëm. Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë në këto situata. Ne kemi qëndruar larg kësaj, jemi fokusuar në futboll. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këto gjëra, dikush tjetër i merr vendimet”, tha Ferguson.
Transferi i ri i Juventusit, Martin Caceres, mendon se ekipi aktual i Juventusit është më i mirë se sa ai i para dy viteve.“Unë jam shumë i kënaqur me veten dhe me ekipin. Në krahasim me dy vite më parë, shpirti i klubit është krejt ndryshe”.
“Unë nuk po kam vështirësi në adaptim, pasi ne po luajmë shumë mirë dhe ndihem mirë me idetë e Contes. Ne po i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje dhe duam gjithmonë të fitojmë”, deklaroi Caceres.
Portieri i Milanit, Marco Amelia, ka kritikuar lojtarët e Juventusit duke thënë se ata janë sikur fëmijë, pasi Bianconerët kërkojnë që Zlatan Ibrahimovic të dënohet për gjoja shuplakën dhënë Marco Storarit.“Nëse shikoni xhirimet, duket se nuk është shuplakë, por Ibra ishte duke i treguar Storarit se nuk ishte e drejtë ajo që bëri”.
“Për këtë arsye, ai drejtoi gishtin kah ai që t’i thotë Storarit se ajo që bëri ishte gabim, por ky kaos rodhi nga asgjë, nga lojtarët e Juventusit të cilët reaguan sikurse fëmijë”, tha Amelia.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, ka zbuluar synimet e Djajve të Kuq e që një prej më të mëdhenjve është titulli i 20-të të cilin klubi nga Old Trafford dëshiron ta fitojë këtë sezon.“Që të mposhtësh Liverpoolin, nuk ka lidhje se në cilën pozitë jeni – ju duhet ta fitoni atë lloj ndeshje”.
“Është motivim i madh kur e dini se mund të ndryshoni nga numri 19 në 20. Ne duam të luajmë shumë mirë, të fitojmë ato tri pikë dhe të vazhdojmë të luftojmë për titull”, theksoi Chicharito.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Real Madridi, duke thënë se ai kurrë nuk është intervistura sportivja spanjolle Marca.“Përgënjështroj të gjitha raportet e fundit nga Spanja. Unë nuk kam folur asnjëherë për Marca dhe nuk jam intervistuar asnjëherë nga ta”, theksoi Van Persie në Twitter.
“Asnjë të vërtetë, asnjë pyetje, asnjë intervistë”, u përgjigj nga ana tjetër edhe agjenti i Van Persiet, për spekulimet e fundit të cilat duken të rreme nga mediumi prestigjioz sportiv madrilen.
Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, do të nxehë përsëri pankinën, kësaj radhe në sfidën ndaj Kaiserslauternit.Holandezi, i cili vuajti nga forma e keqe për shkak të formës fizike, së fundmi u la në pankinë në sfidën ndaj Stuttgartit dhe fat i njëjtë e pret përsëri edhe ndaj Kaiserslauternit.
“Arjen stërviti sikurse zakonisht, ishte tejet i motivuar. Dhe ai është në formë të mirë, lojtar klasi boëtëror, por nuk do të luajë ndaj Kaiserslauternit për shkak se nuk dua të rrezikoj”, tha Heynckes.
Një prej tenistëve më të mirë në histori, Roger Federer, është mposhtur nga amerikani John Isner në Davis Cup, me rezultat 3-1 në sete.Federer shfaqi formë të dobët në këtë takim, pasi me të fituar setin e parë, setet tjera i humbi në mënyrë mjaft të çuditshme.
Rezultati i sfidës që eliminoi nga Davis Cup tenistin zvicëran ishte 6-4, 3-6, 6-7 dhe 2-6.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka pranuar se ai është i interesuar në një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, Real Madrid.Van Persie është duke u monituruar nga Real Madridi për një transferim gjatë verës dhe përkundër mohimeve të agjentit të holandezit, duket se vet lojtarit i pëlqen kjo ide.
“Unë jam i kënaqur të dëgjoj për një interesim aq të rëndësishëm sikurse i Real Madridit. Natyrisht se do të më pëlqente te luaj në Bernabeu. Por, nuk besoj se Arsenali është i gatshëm të negociojë”, theksoi Van Persie në një bisedë telefonike me të përditshmen spanjolle Marca.
















