Përfaqësuesja e Zambisë ka arritur që të triumfojë në Kupën e Kombeve të Afrikës pasi në finale të kësaj gare ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penaltive përballë Bregut të Fildishtë.Gjysma e parë e ndeshjes në Stade d'Angondje në Libreville ishte shumë e varfër sa i përket rasteve dhe dy skuadrat u kënaqën me rrjetat e paprekura.
Në fraksionin e dytë përmendim një dështim të Didier Drogbas nga pika e bardhë (71’). Gervinho u ndal me ndërhyrje brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe arbitri akordoi penalti, mirëpo sulmuesi i Chelseat e dërgoi topin mbi portë.Koha e rregullt u mbyll pa gola, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të përcaktuar fituesin.

Edhe pas vazhdimeve nuk pati gola dhe kjo bëri që penaltitë të vendosnin për kampionin.
Ndërkaq, pas ekzekutimit të penaltive të shumta, në fund Gervinho (Bregu i Fildishtë) dështoi, kurse Stopilla Sunzu (Zambia) realizoi dhe në këtë mënyrë befasia e kësaj gare- përfaqësuesja e Zambias shpallet kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës.
Real Madridi ka shënuar fitore prej 4-2 përballë Levantes në Santiago Bernabeu për t’u konsideruar tashmë një favorit i madh për ta fituar titullin e kampionit të Spanjës.Ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Gustavo Daniel Cabral (5’), por pa përfunduar pjesa e parë, Cristiano Ronaldo barazoi nga penaltia (45’), ndërsa Levante mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Iborra mori kartonin e dytë të verdhë.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), pas një krosimi të bukur të Gonzalo Higuain, Ronaldo i kaloi Mbretërit në epërsi.
SuperRonaldo kompletoi het-trikun e tij në minutën e 57-të, megjithatë mysafirët nuk dorëzoheshin.
Ata arritën që të shënojnë sërish, ndërsa realizues ishte Arouna Kone (63’).
Mirëpo, çdo shpresë eventuale për barazim ua shoi Karim Benzema, i cili pranoi një top nga Ronaldo për ta shënuar golin e katërt të vendasve (66’).
Kjo fitore e largon Real Madridin me dhjetë pikë nga Barcelona që këtë xhiro u mposht nga Osasuna.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se mesfushori ofensiv, Wesley Sneijder, është i lumtur te zikaltrit.Vazhdimisht po spekulohet se holandezi do të largohet nga Meazza, ndërsa së fundmi thashethemet e lidhin atë me Zenit St Petersburg dhe Anzhi Makhachkala.
“A mund të shkojë ai te Anzhi? Sa më përket mua, dhe shpresoj edhe lojtarit, jo”.
“E kam pyetur: A ndjehesh i rëndësishëm për këtë skuadër? Sepse je i rëndësishëm për ne’, dhe ai u përgjigj: ‘Po jam i lumtur këtu’”, ka treguar Ranieri.
Pasi shënoi golin e fitores ndaj Sunderlandit, Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, duket se është i vendosur ta mbajë në klub legjendën Thierry Henry, që po tregohet kryesor në sezonin e Topçinjve.I pyetur nëse Henry do të luajë ndaj Milanit dhe më pas të qëndrojë në mënyrë permanente, francezi Wenger tha se ka gjasa që ai të luajë sezonin e ardhshëm për klubin nga Emirates.
“Do të shohim vitin e ardhshëm. Ndoshta ai nuk dëshiron të luajë më futboll”, theksoi Wenger.
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, është shprehur tejet i zhgënjyer me disfatën befasuese nga Osasuna në Pamplona, duke refuzuar të flasë për gjasat për titull.Barcelona pësoi disfatë të rëndë prej 3-2 nga Osasuna, që shënon ndeshjen e parë ku Barcelona pranoi tri gola që prej dy vitesh. Hera e fundit kur Barcelona pranoi tri gola ishte ndaj Interit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin 2009/2010.
“Ne jemi të pikëlluar se si shkoi ndeshja. Jemi tejet të pakënaqur. Ne kemi vuajtur për të hyrë në lojë dhe Osasuna doli më e fortë. Ne është dashur t’i mposhtim, por nuk kemi arritur dot”, theksoi Pedro.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se ai mund të harrojë problemet me Carlos Tevez dhe ky i fundit mund të kthehet në fushë për ‘qytetarët’.“Carlos e di situatën. Nëse ai kthehet ne do të flasim, sepse unë nuk kam problem me të. Të gjithë e dinë se Tevez është top lojtar dhe do të ishte më mirë për ne nëse ai vjen këtu”.
“Tevez ka aftësinë që të ndryshojë ndeshjet. Unë nuk e di nëse ai do të kthehet këtë javë, por nëse ai kthehet ai mund të luajë rol në tri muajt e ardhshëm. Varet nga gjendje e tij fizike sepse ai nuk ka luajtur për katër muaj. Ndoshta ai mund të rikthehet shpejt”, ka thënë Mancini.
Trajneri i Udineses, Francesco Guidolin, ndjen se ekipi i tij meritoi më shumë nga sfida e zhvilluar ndaj Milanit të shtunën, ku friulianët kanë pasur epërsinë deri në fazat finale të takimit.“Ne pranuam dy gola në kundërsulm. Nëse do të kishim qenë më të kujdesshëm në disa rrethana, Milani do të kishte vuajtur”.
“Ne është dashur të shfaqim pjekuri, do të kishim qenë të kënaqur edhe me një pikë, edhe pse merituam shumë më shumë. Ne shkuam përpara për t’i mbaruar gjërat, por ata na dënuan dhe Milani mund t’iu dënojë në çdo kohë. Duhet të rikuperohemi shpejt”, ka thënë Guidolin.
Milani mposhti me rezultat 2-1 Udinesen në Friuli, pas një rikthimi sensacional me dy gola të shënuar në 13 minutat e fundit të takimit pas disavantazhit nga pjesa e parë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka refuzuar që të dorëzohet në luftën për titull të kampionit të Spanjës, me Real Madridin që nëse mposht Levanten të dielën mbrëma praktikisht do të siguronte titullin me 10 pikë epërsi nga Barça.“Ne nuk do të dorëzohemi për La Ligën”.
“Diferenca në pikë po rritet, por unë kërkoj nga tifozët që të qëndrojnë me ekipin sepse ne kemi nevojë për ta më shumë se kurrë”, tha Pique.
Barcelona pësoi humbje shokuese në Pamplona te Osasuna me rezultat 3-2, duke ia mundësuar Real Madridit të Jose Mourinhos që të largohet edhe më shumë në tabelë.
Manchester City ka arkëtuar tre pikë të reja me fitore minimale përballë Aston Villas. Takimi i zhvilluar të dielën në Villa Park përfundoi me rezultat 1-0 në favor të mysafirëve.Heroi i takimit ishte Joleon Lescott, i cili pranoi një asistim të Gareth Barryt për ta shënuar golin e fitores (63’).
Pas kësaj fitoreje, Manchester City kthehet në maje të tabelës me dy pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester United.
Interi ka pësuar humbjen e radhës nga Novara, me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në Giuseppe Meazza.Është kjo befasia e ditës në futbollin evropian, pasi Interi gjatë gjithë takimit dominoi, por ishte një gol i mysafirëve ai që vendosi sfidën.
Andrea Carraciolo i dha epërsinë Novarës në minutën e 56-të që ishte dhe goli i vetëm i këtij takimi.
Interi në vazhdim sulmoi, por nuk arriti të gjejë portën. Radovanovic la Novarën me një lojtar më pak dhjetë minua para përfundimit të takimit, por as kjo nuk u ndihmoi Nerazzurëve të cilët me anë të Sneijder goditën traversën në momentet finale të sfidës.
Interi me këtë humbje mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, pesë më pak se Udinese në vendin e katërt.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta u ka bërë thirrje bashklojtarëve që të mobilizohen dhe të harrojnë disfatën e befasishme të pësuar nga Osasuna.“Është një humbje e dhimbshme. Ne reaguam në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi”.
“Ne duhet të luftojmë deri në fund, por tani duhet të përgatitemi për Ligën e Kampionëve”, tha Iniesta.
Asi i Manchester Unitd, Wayne Rooney, ka pranuar se ai është tepër i kënaqur me të shtunën e kësaj fundjave, pasi pos që ekipi i tij mposhti Liverpoolin, është edhe Evertoni që ka dalë fitues në një sfidë të komplikuar ndaj Chelseat.Rooney shënoi dy gola në fitoren prej 2-1 ndaj Liveproolit dhe nga ana tjetër në Godisson Park, Evertoni, klubi i fëmijërisë së Rooneyt, mposhti rivalin Chelsean.
“Duke u kënaqur me fitoren. Çfarë ndjenjë të shënosh dy gola ndaj Liverpoolit. Fitore e madhe edhe për Evertonin. Çfarë dite”, ka shkruar Rooney në Twitter.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka aluduar se strategu italian Fabio Capello nuk do të ishte i mirëpritur te klubi Bianconer.Conte është pyetur për Capellon, i cili dha dorëheqje nga posti i menaxherit të Anglisë, ndërsa është spekuluar se ai mund të jetë drejtor i Juventusit.
“Unë kam punuar me shumë strategë të mëdhenj, por kurrë nuk kam pasur fatin të punoj me Capellon, një njeri që respektoj shumë. Jam i kënaqur me klubin dhe ne po bëjmë vërtet punë shumë të mirë”, theksoi Conte.
Bosi i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se epërsia e Real Madridit është shumë e madhe në luftën për titull të kampionit, duke zhvendosur fokusin te Liga e Kampionëve.“Realiteti është se ne jemi në një distancë substanciale nga Reali dhe unë kam ndjenjën se kjo epërsi e madrilenëve do të ngritet të dielën. Por, ne mund të vazhdojmë deri në fund. Ne nuk kemi prespektiva tjera: të shikojmë ndeshjen e radhës dhe të shohim”.
“Tani duhet të mbrojmë titullin e kampionit të Evropës. Ne duhet ta mbrojmë pozitën tonë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe më pas duhet të mposhtim edhe Valencian në La Liga”, ka thënë Guardiola.
Sulmuesi i Milanit, Maxi Lopez, është shprehur se ëndrra e tij është realizuar kur shënoi në fitoren prej 2-1 të Milanit ndaj Udineses, në një rikthim sensacional që mund të jetë në fund krucial për titullin.“Unë nuk jam thjesht i kënaqur, unë jam jashtëzakonisht i lumtur që shënova për këtë ekip, kjo gjithmonë ka qenë ëndrra ime”.
“Kjo fitore është me rëndësi sepse na jep besim që të shkojmë përpara. Ne duhet të vazhdojmë ta gjejmë momentumin dhe të marrim tri pikët në çdo ndeshje të mbetur”, tha Lopez.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka fajësuar mediat për tensionin e krijuar gjatë ndeshjes kundër Manchester United, teksa mohon të ketë parë refuzimin e Luis Suarez për të shtrënguar dorën e Patrice Evras.“Mendoj se tifozët e të dyja palëve para ndeshjes janë sjellë mirë. Ata kanë pasur pak tensione mes tyre, por s’ka problem. Më lejoni të them një gjë – gjatë ndeshjes për FA Cup nuk ka pasur problem, pasi nuk ka pasur emision 24 orësh për këtë takim sikurse kësaj radhe”.
“Unë kurrë nuk e kam ditur se ai nuk ia shtrëngoi dorën. Unë po informohem nga fjalët e gazetarëve. Unë nuk kam qenë aty. Nuk kam parë asgjë. Kjo është e kundërta e asaj që më është thënë”, deklaroi Dalglish.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është ndjerë i zhgënjyer me atë që ndodhi në Old Trafford, sidomos me rezultatin e takimit, por edhe për veprimin e tij kontravers.Sulmuesi i The Reds refuzoi t’ia shtrëngonte dorën Patrice Evras, një veprim ky që nxitur tensione në Old Trafford dhe pas ndeshjes shkaktoi polemika nëpër mediumet britanike.
“Ne kemi humbur dhe jemi të pikëllyer sepse ne kemi bërë një gabim të madh...jemi të zhgënjyer sepse gjithçka nuk është ashtu si duket”, theksoi Suarez në Twitter.

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka deklaruar pas fitores ndaj Liverpoolit se gjesti i Luis Suarez kur refuzoi t’ia shtrëngonte dorën Patrice Evras ka bërë që ai ta humbasë respektin për uruguaianin.“Mendova se ishte vendim-marrje e keqe nga lojtari i tyre. Ishte një temë prekëse në minutat e para dhe këto tensione nuk do të kishin ndodhur po që se ai do t’ia shtrëngonte dorën”.
“Pasi kam parë atë unë vendosa të mos ia shtrij dorën. Ai nuk ka respektin e nevojshëm për t’ia shtrirë dorën dhe ai duhet të kërkojë falje. Unë kam humbur respektin për të. Sot ka mundur të zgjidhet gjithçka, por në fakt gjithçka u komplikua, sidomos jashtë fushe”, tha Ferdinand.
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, është ndarë i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ndaj Bayer Leverkusenit në sfidën e zhvilluar në Signal Iduna Park.“Ishte e qartë nga fillimi se ne nuk do të shënojmë shumë gola ndaj tyre”.
“Ne thjeshtë kërkuam fitoren. Ne e kemi bërë këtë dhe ky triumf është i merituar”, tha Klopp.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Kaiserslauternit, duke thënë se ata shfaqën futboll të mirë në këtë fitore.“Është dëshmi e trenit të ngritjes tonë. Ishte një fitore plotësisht e merituar. Ne kemi luajtur shumë futboll të mirë”.
“Nuk ishte e lehtë në pjesën e parë, sepse Kaiserslautern u mbrojt shumë mirë, por ne krijuam shumë raste të mira. Ne kemi mundur të fitojmë me rezultat më të thellë. Jam i kënaqur me mënyrën se si jemi mbrojtur. Ne kemi mbajtur portën të pastër edhe një herë dhe mbajtëm larg kundërshtarin. Jam i kënaqur për këtë”, tha Heynckes.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e quajti të turpshëm refuzimin e Luis Suarez për t’ia shtrënguar dorën Patrice Evras dhe shtoi se sulmuesi i Liverpoolit nuk duhet të luajë kurrë më.“Nuk kam mundur ta besoj. Unë thjesht nuk kam mundur të besoj. Unë kam pasur një bisedë me Evran këtë mëngjes dhe ai më tha se do t’ia shtrëngojë dorën pasi nuk ka pse të turpërohet dhe se dëshiron ta mbajë dinjitetin. Dhe më pas Suarez refuzon – ai është turpi i Liverpoolit”.
“Lojtari në fjalë nuk duhet të lejohet që të luajë më për Liverpoolin. Me tërë atë histori të atij klubi dhe ai bën këtë në këtë qytet – ai ka mundur të shkaktojë incidente. Ishte zhgënjyese ajo që kam parë nga ai djalosh. Ishte e tmerrshme ajo që ai bëri. Krijoi tension, a e keni parë gjyqtarin, ai nuk ka ditur çfarë të bëjë. E zuri të pa përgatitur dhe ishte mënyrë e tmerrshme për të filluar ndeshjen. U krijua atmosferë e tmerrshme”, deklaroi Ferguson pas fitores ndaj Liverpoolit.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka thënë se humbja me rezultat 2-0 nga Evertoni është humbja më e keqe e sezonit për Blutë e Londrës dhe nuk ishte i sigurtë nëse ka parë diçka të mirë në këtë takim.“Mendoj se ishte një prej ndeshjeve më të këqija të sezonit. Mendoj se ishte më e keqja në çdo sens të fjalës. Evertoni ishte fantastik dhe mendoj se po ngriten në formë”.
“Në performancën tonë nuk jam i sigurtë nëse kishte diçka të mirë. Është ditë e vështirë për ne dhe këtë duhet ta përmirësojmë në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve”, potencoi portugezi.
















