Gjermani Dirk Nowitzki është shpallur basketbollisti më i mirë në Evropë për vitin 2011, sipas përzgjedhjes së FIBA Europe.
Kjo është hera e dytë që basketbollisti i Dallasit e fiton këtë çmim, që ndahet sipas votës së ekspertëve dhe tifozëve, pasi edhe në vitin 2005 e fitoi atë.

“Dirk nuk është vetëm sportist fantastik dhe top-basketbollist. Ai para së gjithash është njeri i madh, i ndershëm, i vlefshëm dhe besnik”.

“Ai është person model për të rinjtë, basketbollistët dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë presidenti i FIBA Europe, Olafur Rafnsson.
Me rezultat prej 3-1, Barcelona ka shënuar fitore përballë Bayer Leverkusenit në BayArena, në takimin e vlefshëm për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Ashtu siç pritej, mysafirët e dominuan ndeshjen. Mirëpo, përkundër menaxhimit total të pjesës së parë, ata shënuan vetëm një gol.Një superpasim të Leo Messit e pranoi Alexis Sanchez, i cili i kaloi Blaugranët në epërsi (41’) dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.Jo shumë kohë brenda pjesës së dytë (52’), Vedran Corluka arriti të nxjerrë një krosim për Michal Kadlec, i cili e barazoi rezultatin.
Mirëpo, festa e tifozëve vendas zgjati shumë shkurtë, pasi sërish u shfaq Alexis Sanchez për ta kthyer epërsinë e mysafirëve (55’). Asistimi ishte i Cesc Fabregas.Aksionet e vazhdueshme të Barcës u konkretizuan edhe me një gol të shënuar nga Lionel Messi (88’), ndërsa e gjithë merita ishte e Dani Alves.
Ky rezultat padyshim që e favorizon Barcelonën për t’u kualifikuar në çerekfinale, pasi në takimin tjetër do ta ketë edhe mbështetjen e tifozëve katalunas.
Në takimin tjetër të kësaj faze që u zhvillua të martën mbrëma, Lyoni ka shënuar fitore prej 1-0 kundër APOEL Nicosias.
Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka thënë se shqetësohet nga rreziku që do të sjellë faza ofensive e Arsenalit në takimin e të mërkurës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Nëse bën diçka gabim në shtëpi, eliminohesh. Arsenali është një skuadër e shkëlqyer. Duhet të kemi kujdes nga kualiteti i të gjithë lojtarëve të tyre”.

“Kjo do të jetë një ndeshje përplot kualitet dhe shpresoj që të imponojmë stilin tonë të lojës dhe të kualifikohemi”.

“Van Persie dhe Henry mund ta vendosin ndeshjen në çdo moment. Nuk e di nëse do të jem në gjendje ta ndal holandezin, do të shohim”, ka thënë braziliani për UEFA.com.
Anësori i Topçinjve, Gervinho, ka kërkuar nga Arsenali që të mos e shesë sulmuesin kryesor, Robin Van Persie.
Holandezi po kalon nëpër një periudhë të shkëlqyer të formës, ndërsa shumë klube kërkojnë shërbimet e tij, ndër to edhe Manchester City.

“Nuk dua që Robin van Persie të shitet. Arsenali është një skuadër që ka nevojë për lojtarë të shkëlqyer dhe liderë në fushë, ndërsa Robin është një lojtar, i cili i shtyn bashkëlojtarët të angazhohen më shumë dhe të bëjnë më shumë gjatë ndeshjes”.

“Është një ëndërr të luash me të. Ai është kapiteni, lideri i grupit, nuk ka dyshim”, ka thënë lojtari nga Bregu i Fildishtë.
Agjenti i Freddie Ljungberg ka thënë se klienti i tij ka refuzuar oferta nga Anglia gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish-lojtari i Arsenalit është duke menduar për t’u transferuar te ndonjë skuadër, pasi sapo i ka dhënë fund qëndrimit te ekipi japonez, Shimizu S-Pulse.

Walid Bouzid, përfaqësuesi i Ljungberg, ka thënë se një rikthim në Evropë është i mundur, ndërsa ka shtuar se në muajin e kaluar ai ka refuzuar oferta nga klubet e Ligës Premier.

“Nuk ishin vetëm klubet angleze. Klubet franceze dhe skandinave kanë treguar po ashtu interesim”, ka thënë agjenti.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson që Jack Wilshere të kthehet në aksion pas një muaji.
Anglezi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në shtator dhe është pritur të kthehet në janar, mirëpo ai u lëndua sërish dhe pritej që të mungojë gjithë sezonin. Mirëpo, Wenger ka marrë lajme të reja.

“Jack mund të kthehet pas një muaji nëse gjithçka shkon mirë”.

“Riaftësimi nga problemet e fundit po shkon mirë. Ekzaminimi i fundit ishte shumë pozitiv”, ka thënë Wenger.
Drejtoresha e Milanit, Barbara Berlusconi, ka deklaruar se ajo nuk kishte pasur asnjë rol në dështimin e transferimit të Alexandre Patos te Paris Saint-Germain.
Rossonerët arritën marrëveshje me klubin francez për transferimin e brazilianit në muajin janar, mirëpo Pato, i cili është në lidhje dashurie me Barbaran, në fund vendosi që të qëndronte në San Siro.

“Unë qëllimisht kam qëndruar larg negociatave me PSG-në për Paton”.

“Vendimet që u morën nga babai im dhe Adriano Galliani, janë vlerësuar nga ana teknike dhe ekonomike”, ka thënë Barbara për a La Repubblica.
Veterani i Manchester Unitedit, Paul Scholes, është duke menduar seriozisht për një rikthim në përfaqësuesen e Anglisë, me të cilën do të merrte pjesë në Kampionatin e sivjetmë Evropian.
Mesfushori legjendar, në sezonin e kaluar vendosi t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv, mirëpo këtë edicion është kthyer sërish në fushë me Djajtë e Kuq dhe po shkëlqen.

Në vitin 2010, Scholes refuzoi ofertën e Fabio Capellos për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut, ndërsa me largimin e italianit, trajneri i mundshëm potencial konsiderohet ai i Tottenhamit, Harry Redknapp, i cili mendon se do t’i shërbente përvoja e Scholes në Euro 2012.
Ish-portieri i Milanit, Massimo Taibi, mendon se Zlatan Ibrahimovic do të jetë kyç në sfidat ndaj Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Boshnjaku me pasaportë suedeze gjithmonë është kritikuar për performancat e tij në ndeshjet e mëdha evropiane, mirëpo Taibi konsideron se pikërisht Ibra mund ta kualifikojë Milanin në çerekfinale.

“Nëse është dita e Ibras dhe ai luan ashtu si di, ai mund t’i shkaktojë krizë mbrojtjes së Arsenalit”.

“Ky departament është në fakt pika e dobët e ekipit të Wenger dhe mendoj se Arsenali duhet t’ia ketë frikën sulmit të Milanit- më shumë sesa e kundërta, përkundër formës së jashtëzakonshme të Van Persiet”.

“Ibra është një lojtar vendimtar për Rossonerët kur është në qind për qindëshin e tij”, ka deklaruar Taibi për Goal.com.
Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka bërë publike listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore ndaj Bosnje e Hercegovinës (që zhvillohet më 28 shkurt), ndërsa në përzgjedhje janë disa befasi.
Katërshja nga Serie A- Maicon, Lucio, Robinho dhe Alexandre Pato, të gjithë janë anashkaluar, si edhe ylli i Real Madridit, Kaka dhe Rafael e Fabio të Manchester Unitedit.

Në përfaqësuese është riftuar Luisao i Benficas, ndërsa David Luiz i Chelseat mban vendin e tij.

Në listë është edhe ish-lojtari i Barcelonës, Ronaldinho, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Flamengos.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk mendon se lojtarët e tij duhet të fokusohen vetëm në neutralizimin e Robin van Persiet në takimin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
“Ne e dimë fuqinë e Arsenalit, me në njësi të mirë kolektive dhe individë që shtojnë karakteristikat e tyre të përgjithshme”.

“Duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në fazën defensive, sidomos për faktin se kjo ndeshje zgjat 180 minuta”.

“Arsenali ka një ekip të shkëlqyer. Aty nuk është vetëm Van Persie dhe ne duhet të kemi kujdes nga të gjithë ata”, ka thënë trajneri.
Kaka raportohet se është duke menduar seriozisht të ardhmen e tij me Real Madridin.
Marca shkruan se Kaka është i shqetësuar për vendin e tij në përfaqësuesen e Brazilit dhe dëshiron të jetë pjesë e Kupës së Konfederatave që zhvillohet vitin e ardhshëm, në prag të Kupës së Botës 2014.

Braziliani po ndjen një mungesë besimi nga drejtuesit dhe stafi stërvitor dhe mendon se ditët e tij në Madrid janë të numëruara.

PSG është favorit për të transferuar Kaka, ku ai do të ribashkohej me ish-trajnerët e Milanit, Carlo Ancelotti dhe Leonardo.
Edinson Cavani beson se shanset e Napolit kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve janë të pamohueshme.
Skuadra nga Serie A arriti në fazën e grupeve të garës evropiane pasi përfundoi mbi Manchester Cityn dhe Villarrealin në “Grupin e Vdekjes”.

Në prag të ndeshjes së javës së ardhshme kundër Chelseat, Cavani ka paralajmëruar Blutë se Napoli do të synojë kualifikimin në çerekfinale.

“Ne tashmë i kemi dërguar mesazh botës: ne mund ta mposhtim këdo. Chelsea duhet të jetë i kujdesshëm me ne”, ka thënë Cavani.
Veterani i Milanit, Clarence Seedorf, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të jenë të vëmendshëm rreth kërcënimit që paraqet Arsenali, në prag të takimit të nesërm të Ligës së Kampionëve në San Siro.
Rossonerët përfunduan të dytët në Grupin H, prapa Barcelonës, dhe u caktua të përballen me skuadrën angleze, që kryesoi në grupin F, para francezëve të Marseille.

“Çdo vit Arsenali merr pjesë në Ligën e Kampionëve për ta fituar atë. Ata kanë kombinimin e qëlluar të lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë. Ata janë një prej skuadrave që duhet mposhtur”, ka thënë Seedorf për Sky Sports.
Granit Xhaka është listën e shtatë talenteve të rinj të Evropës që ia vlen të përcillen gjatë rundit të radhës së Ligës së Kampionëve, shkruan ueb-faqja më e popullarizuar e futbollit, Goal.com.
Sipas kësaj faqeje, mesfushori shqiptar është një yll i ri në ngritje në futbollin zviceran dhe shihet si një talent hiç më i vogël se bashkëlojtari i tij, Xherdan Shaqiri, i cili megjithatë këtë vit e ka lënë nën hije bashkëkombësin.

Xhaka, i cili ka disa paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës, luajti një rol kyç në kualifikimin e Baselit në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar edhe Manchester United.

Po sipas Goal, tashmë shumë klube evropiane janë duke e përcjellë të riun kosovar, përfshirë edhe Manchester United, që është i gatshëm të ndajë 12 milionë euro për të.

Sir Alex Ferguson raportohet se e sheh të riun si një zëvendësim për afatgjatë për Paul Scholes, dhe do t’i përcjellë dy ndeshjet e radhës të Baselit (kundër Bayern Munich), për të krijuar një ide më të qartë për Xhakën.

Pos Xhakës, në listën e talenteve të rinj të Ligës së Kampionëve, Goal ka përfshirë edhe David Alaba të Bayern Munich, Stephan El Shaarawy të Milanit, Ahmed Musa të CSKA Moskës, Samuel Umtiti të Lyonit, Raphael Varane të Real Madridit dhe Alex Oxlade-Chamerbain të Arsenalit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, planifikon t’i japë një pamje tjetër portës së klubit gjatë verës – duke përfshirë në ndryshim edhe kapitenin Iker Casillas.
Mourinho dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, kanë organizuar një huazim te Benfica në fund të sezonit për portierin rezervë Antonio Adan.

Dhe Sport shkruan se edhe Casillas po ashtu është në planet e ndryshimeve të Mourinhos. Trajneri i Reali është duke shikuar mundësinë ta zëvendësojë Casillas me një portier ndërkombëtar të klasit të parë për sezonin e ardhshëm.

Casillas nuk është parë sy-më-sy me Mourinhon këtë sezon, veçanërisht pas ndeshjeve të pakëndshme ndaj Barcelonës.
Ylli i Moto GP, Valentino Rossi, është i zemëruar me atë çfarë po ndodh këtë sezon te skuadra e tij e zemrës, Interi.
Rossi i ka bërë të qarta emocionet e tij përmes faqes sociale Twitter, menjëherë pas disfatës befasuese nga Novara.

“Pse e shitëm Thiago Mottan?” ka shkruar Rossi, për të shtuar: “Vendimi për të zëvendësuar Eto’o me Diego Forlan, ishte si ai të largosh Roberto Carlos për Alessandro Pistone”.
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se ai dëshiron që sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, të jetë pjesë e skuadrës Azzurre në finalet e Euro 2012, edhe nëse ai është i paaftë të luajë.
“U kam thënë atyre se do të pres deri në minutën e fundit të ditës para se lista finale të zbulohet. Do të shkoj në Spanjë për të parë rikuperimin e Rossit”.

“Kam biseduar me Antonio për një kohë të gjatë dhe ne kemi shkëmbyer premtime. Nuk e përjashtoj mundësinë që ai të jetë lojtari jonë i 24-të, duke marrë parasysh se sa vendimtar ai ishte për kualifikimet tona”, ka thënë Prandelli për Sky Sport Italia.

Italia është caktuar në grupin C të kampionatit evropian, në të cilin grup bëjnë pjesë edhe Spanja, Kroacia dhe Irlanda.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë nofkën “horri më i madh në futboll”.
Gazeta gjermane Bild ka publikuar listën prej 15 lojtarëve më problematik të cilët janë pjesë e futbollit sot, me Pepe që ka dalë i pari, para Marco Materazzit.

Top 15 problematikët e futbollit sipas gazetës më të madhe gjermane janë këta:

1. Pepe (Real Madrid)
2. Marco Materazzi (former Inter Milan)
3. Zlatan Ibrahimovic (AC Milan)
4. Luis Suarez (Liverpool)
5. Jose Mourinho (Real Madrid)
6. Mario Balotelli (Manchester City)
7. Nigel de Jong (Manchester City)
8. Jermaine Jones (Schalke)
9. Gennaro Gattuso (Milan)
10. Mark Van Bommel (Milan)
11. Kevin-Prince Boateng (Milan)
12. Maik Franz (Hertha Berlin)
13. Arnautovic (Werder Bremen)
14. Marcelo (Real Madrid)
15. Wiese (Werder Bremen)
Trajneri i Romës, Luis Enrique, është dukshëm i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij në disfatën 1-0 ndaj Sienës.
Një gol i vetëm i shënuar nga penaltia nga Emanuele Calaiao i dha skuadrës vendase tre pikët e takimit dhe pengoi Giallorosët të tejkalojnë Interin në pozitën e pestë.

“Kjo nuk ishte nata jonë, ne bëmë shumë gabime. Shumë lojtarë tonë ishin nën nivelin e tyre të zakonshëm. Ne gjithmonë mundohemi të sulmojmë, por nëse nuk e kontrollojmë topin kjo na sjell telashe”.

“Është e qartë se ne ende jemi larg qëndrueshmërisë të cilën po e kërkojmë. Siena ishte e shkëlqyeshme në mbrojtje dhe ata e mbyllën lojën shumë mirë”, ka thënë Enrique për Sky Sport Italia.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, po e endjen rikthimin e vetëbesimin pasi skuadra e tij arriti të kthehet në pozitën e katërt të tabelës këtë javë.
“Është fantastike për ne të kthehemi në një pozitë modeste në tabelë. Jo shumë ekipe do të kishin fituar [kundër Sunderlandit] një skuadër e cila po ia del shumë mirë”.

“Është një shtytje e madhe për ne, pasi disa javë më parë askush nuk besonte se ne mund t’i rikthejmë gjërat dhe ne ia dolëm. Kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, por është më mirë të jesh në këtë pozitë, se sa të mos jesh”, ka thënë Wenger.
LeBron James ka ndihmuar Miami Heat të mposhtë Milwaukee Bucks, duke shënuar 35 pikë në fitoren 114-96.
Bucks kishin dalë fitues ndaj Heat në të dyja takimet këtë sezon, dhe tre herë radhazi në përgjithësi, por u turpëruan në ndeshjen e mbrëmshme, pavarësisht se kishin tetë pikë epërsi në çerekun e parë.

Duke shënuar më së shumti nga distanca e afërt, James ishte i saktë në 16 nga 21 tentimet nga fusha dhe ishte kyç për Miamin në çerekun e tretë, kur ata morën ndeshjen në duar për të shënuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshje.

Dwyane Wade shënoi 22 pikë për Miamin, që i afrohet në gjysmë ndeshje Chicago Bulls në krye të Konferencës Lindore. Carlos Delfino e përfundoi ndeshjen si më i miri te Bucks (12 fitore, 16 disfata), me 24 pikë.
Nënshkrimi më i ri i Manchester United, Frederic Veseli, nuk ka pasur një debutim të këndshëm me ekipin rezervë të Djajve të Kuq.
Shqiptari me nënshtetësi zvicerane, u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e parë të fitores së mbrëmshme 2-1 ndaj Bolton Wanderes.

Por, Veseli, i ardhur në Old Trafford nga Manchester City, u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 78-të për shkak të një lëndimi në këmbë.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, shpreson të tregojë diçka të veçantë në ndeshjen e të mërkurës së Ligës së Kampionëve në udhëtim te Milani.
“Ju gjithmonë mund të bëni më shumë. Unë isha në dhomën e veshjeve duke menduar për shansin e humbur ndaj Aston Villas kur u futa në lojë dhe duhej ta kisha dërguar topin në rrjet”.

“Por nëse ju më pyesni, a do të preferoja ta kisha shënuar atë kundër Villas ose këtë kundër Sunderlandit, do ta zgjidhja këtë të fundit. Ju gjithmonë mund t’ia dilni më mirë, kjo është ajo çfarë gjithmonë i them vetes”.

“Do të shohim pas ndeshjes së fundit kundër Milanit, si kaloi kjo për mua”, ka thënë Henry.
Lojtarët e Chelseat kanë kthyer gishtin kah menaxheri Andre Villas-Boas gjatë një takimi krize të zhvilluar të dielën, shkruajnë mediat angleze.
Daily Mail zbulon se strategu portugez ishte kritikuar nga lojtarët e Chelseat për taktikat e shfrytëzuara gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, të cilën Blutë e pësuan me rezultat 2-0.

Yjet e Chelseat ishin të zemëruar në 34 vjeçarin pasi ai i kishte mbajtur ata në fushën je stërvitjeve, pas të cilët i kishte dënuar me seancë të plotë.

Gjatë takimit ku lojtarët kishin sfiduar taktikat e Villas-Boas, nuk ka mbetur pa u përfshirë edhe portieri Petr Cech, i cili po ashtu ishte kritikuar nga kolegët e tij.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka folur pozitivisht për miqtë e tij të Manchester United dhe për Sir Alex Ferguson.
Tevez, me fjalë të cilat nuk ngacmojnë raportet e tij me fansat e Cityt, e ka quajtur Fergusonin si një prej dy menaxherëve më të mirë me të cilët ka punuar, derisa ka lavdëruar për profesionalizmin e tyre tre ish-bashkëlotjarët, Paul Scholes, Wayne Rooney dhe Ryan Giggs.

“E di se Ferguson nuk kishte raportet më të mira me mua, por ai së bashku (ish-trajneri e Argjentinës, Marcelo) Bielsa, janë dy menaxherët më të mirë që kam pasur”.

“Paul Scholes është profesionisti më i mirë, ai, Rooney dhe Giggs... nuk kam fjalë, ata ishin të shkëlqyeshëm me mua”, ka thënë Tevez.