Milani ishte më se superior në fitoren prej 4-0 përballë Arsenalit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e lojtarëve me fanellat kuqezi në fraksionin e parë, ku arritën të shënojnë dy gola.
Kevin-Prince Boateng pranoi një top nga Antonio Nocerino për ta shënuar njërin nga golat më të bukur këtë edicion në garën prestigjioze të futbollit evropian (15’).Zlatan Ibrahimovic dërgoi një top drejt Robinhos, ndërsa braziliani e dyfishoi epërsinë (38’) dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë, edhe pse Rossonerët kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë falë asistimeve të Ibras.
Porsa filloi pjesa e dytë (49’), Robinho shënoi golin e dytë personal në ndeshje, ndërsa meritor ishte lojtari më i mirë në këtë takim, Ibracadabra, i cili ishte asistues.Për disa minuta në vazhdim ra tempi i lojës së vendasve, mirëpo aty ishte SuperIbra për të nxjerrë një penalti dhe për ta shënuar golin shumë të merituar në këtë mbrëmje (79’).
Përkundër se kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar, vetëm një mrekulli do ta kualifikonte Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj faze të zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zenit St. Petersburgu ka fituar me rezultat prej 3 – 2 përballë Benficas.
Ka përfunduar me barazim pa gola takimi i mbetur nga java e 21-të në Serie A, ndërmjet Parmës dhe Juventusit.Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Ennio Tardini i takoi skuadrës mysafire, megjithatë Bianconerët nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen vendase.
Edhe në pjesën e dytë, lojtarët e Juves luajtën më mirë, megjithatë nuk arrinin t’i konkretizonin rastet e tyre të shumta, sidomos në periudhën e fundit të ndeshjes.
Në këtë mënyrë, Juventusi nuk e shfrytëzoi rastin për ta kthyer kreun e tabelës, por mbetet një pikë prapa Milanit, edhe pse Zonja e Vjetër ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka thënë se ai ëndërron që një ditë të drejtojë Napolin, por ndihet i ndjekur nga autoritetet italiane për borxhin që u ka për shkak të tatimit të pa paguar.“Do të ishte e mrekullueshme të punoj në Napoli përsëri. Ëndrra ime është që një ditë ta drejtoj Napolin”.
“Unë e dua Napolin dhe Italinë, por autoritetet italiane më bëjnë të ndihem si tradhtar. Sa herë kthehem në Itali, ndihem keq. Unë absolutisht nuk kam të bëj me tatim të pa paguar. Ndonjë drejtor më mashtroi”, tha ‘El Pibe de Oro’.
Anësori i Baselit, Xherdan Shaqiri, e ka krahasuar veten me Franck Riberyn, duke premtuar kështu se do të shkëlqejë në Bundesliga sezonin e ardhshëm.“Unë jam sikur Ribery. Unë jam i fortë dhe më pëlqen befasia: një depërtim solo,një gol, një pasim që askush se pret”.
“Mund të na krahasoni pa ndonjë problem, edhe pse Ribery është i një kategorie tjetër. Me mua, Bundesliga merr një lojtar të cilit i pëlqejnë mashtrimet, spektakli dhe e veçanta. Nuk do të jetë bezdisshëm me mua”, ka thënë Shaqiri për Bild.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, këmbëngul se Gerard Pique është ende lojtar kyç i Barcelonës, përkundër faktit se është lënë jashtë ekipit në fitoren prej 3-1 ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve të martën.“Të shtunën ne nuk do ta kemi Mascheranon ose Alvesin, kështu që nuk kam mundur që ta humb edhe Gerard Piquen”.
“Unë e ftova Marc Bartran sepse ne kemi pasur nevojë për të dhe unë e kërkova atë në pankinë. Pique e di se sa shumë e dua atë. Për ne, ai është i pa prekshëm”, potencoi Guardiola.
Mbrojtësi i Manchester United, Fabio Da Silva ka thënë se sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez dhe refuzimi i tij për të shtrënguar dorën me Patrice Evran vetëm sa motivoi më shumë lojtarët e klubit nga Old Trafford.“Unë besoj se në jetë gjithmonë është e nevojshme të falësh. Patrice Evra kërkoi t’ia falte Suarezit. Në Anfield ai u sulmua, por në Old Trafford ai shtriu dorën”.
“Veprimi i Suarez është i pa justifikueshëm. Për mua, të refuzosh shtrëngimin e dorës nga dikush është diçka shumë serioze. Tensioni eksplodoi pas veprimit të Suarez dhe kështu u motivuam për të fituar”, tha Fabio.
Ish-ylli i Juventusit dhe Chelseat, Gianluca Vialli, mendon se Interi do ta ndryshojë pozitën e trajnerit në fund të këtij sezoni.Vialli mendon se Claudio Ranierit do t’i tregohet dera nga ana e Interit në fund të sezonit, dhe klubi italian do të angazhojë dyshen e famshme në karrigen drejtuese.
“Në karrigen e Interit sezonin e ardhshëm pres ta shoh Pep Guardiolën dhe si asistent i tij do të jetë Roberto Baggio", ka thënë Vialli.
Klubi zviceran FC Basel ka konfirmuar interesimin e dy gjigantëve evropianë, Manchester United dhe Juventus të riun Granit Xhaka.Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, përfshirë edhe dy gjigantët e përmendur, falë paraqitjeve të mira në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Nuk dëshiroj të përmend emra, vetëm mund të them se ka shumë kube të cilat e përcjellin atë, jo vetëm këta”, ka thënë për Calciomercato.com drejtori sportiv i Baselit, Georg Heitz.
Chelsea është duke pritur lajme nga Real Madridi rreth situatës së Gonzalo Higuain.AS bën të ditur se Reali është duke u përgatitur ta shesë argjentinasin në fund të sezonit, nëse ata gjejnë një zëvendësim kualitativ.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është një tifoz i flaktë i Higuain dhe bëri përpjekje për ta sjellë argjentinasin në Stamford Bridge që në afatin kalimtar të janarit.
Juventusi po ashtu është i interesuar në lojtarin, edhe pse burime thonë se nënshkrimi me sulmuesin e Romës, Marco Borriello, ka hequr Higuainin nga lista e dëshirave të Zonjës së Vjetër.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i kënaqur me fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusen, por pranon se La Liga është jashtë duarve të tyre.Barcelona pësoi disfatë nga Osasuna të dielën në kuadër të La Ligës, por u rikthye kah fitoret mbrëmë duke mposhtur Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve.
“Ne duhej ta ndryshonim qasjen tonë. Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një rivali gjerman. Ishte e rëndësishme ta ndryshojmë qasjen pas asaj çfarë ndodhi në ligë”.
“Liga është bërë shumë e vështirë për ne, por ne do të vazhdojmë deri në fund”, ka deklaruar Messi pas fitores ndaj Leverkusen.
















