Manchester City ka dalur fitues i duelit derbi të mbrëmjes në Europa League ndaj Portos në Dragao, duke u rikthyer pas disavantazhit për të fituar me rezultat 2-1, përderisa stoik u treguan spanjollët e Valencias që mposhtën anglezët e Stoke Cityt.Porto e kishte epërsinë pas pjesës së parë me anë të Varelas, i cili shënoi me ndihmën e Hulk për 1-0 (28’).
Sidoqoftë, në pjesën e dytë City iu rikthye dominimit dhe arriti ta rikthejë edhe rezultatin. Alvaro Pereira fillimisht me një autogol barazon rezultatin (55’), para se Sergio Aguero të shënojë (85’) për 2-1 dhe fitoren e madhe në udhëtim të Cityt.
Mehmet Topal nga ana tjetër shënoi golin e vetëm të sfidës së zhvilluar në Britannia Stadium (36’), ku fituese doli Valencia.
Me këto rezultate Valencia dhe Manchester Cityt janë shumë pranë kualifikimit në 1/8-ën e finales së Europa League.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka hedhur poshtë spekulimet duke sqaruar se lëndimi nuk është i rëndë dhe se ai do të kthehet shpejt.32 vjeçari pësoi një lëndim gjatë ndeshjes që përfundoi me barazim pa gola ndaj Villarrealit dhe nuk ka luajtur në disa ndeshje së fundmi, duke lënë spekulimet të flasin për një lëndim të rëndë.
Sidoqoftë, Xavi në një intervistë për Sport, sqaroi gjendjen e tij fizike, duke thënë se ai është “shumë optimist” se do ta tejkalojë lëndimin, para se ta quajë atë dëmtim “jo serioz”.
Tifozët shqiptarë të grupacionit më të madh në vend, ‘Plisat’, kanë shfrytëzuar finalen e turneut të pavarësisë për të ofenduar maqedonasit dhe djegur flamurin e tyre.Ndodhi që pikërisht në finale Kosova të përballet me Maqedoninë dhe përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll ka dalur fituese me rezultat 28:17.
Sidoqoftë, në vëmendjen e të gjithëve ishin tifozët e flaktë ‘Plisat’ të cilët me këngët patriotike “UÇK”, “Besa Besë” dhe me pankarta “Maqedonia nuk ekiston”, “Babanë sllav, nënën bullgare. Çka je ti”, kanë ‘përshëndetur’ tifozët maqedonas duke u hakmarrë për ofendimet e këtyre të fundit gjatë kampionatit evropian të henbollit të mbajtur muaj më parë në Serbi.
Nuk është lënë pa u djegur as flamuri i Maqedonisë, duke kompletuar kështu në një farë mënyrë hakmarrjen, edhe pse pas takimit përzgjedhësi maqedonas Stojan Petroshevski nuk u shpreh aspak i befasuar nga sjelljet e tifozëve shqiptarë, të cilët tha se kanë ardhur në palestër për të shikuar hendboll cilësor.
Ky turne ishte organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FFK) për nder të katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Reprezentacioni kosovar e zuri vendin e parë, sikurse vitin e kaluar, kurse maqedonasit u radhitën në vendin e dytë, duke e lënë pas Bullgarinë.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka refuzuar që të dorëzohet në luftën për titull të kampionit të Spanjës, duke thënë se ende nuk ka mbaruar asgjë sa i përket dilemës së kampionit.“Në udhëtim nuk kemi arritur rezultatet e pritura, kështu që jemi 10 pikë prapa. Por tani, ne nuk mund të dorëzohemi. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë ne vetvete dhe gjërat do të bëhen mirë”.
“Unë ende besoj se mund ta fitojmë titullin. Ne jemi profesionistë dhe duhet të pranojmë fitoret dhe humbjet në mënyrë të barabartë”, ka thënë Valdes.
Manchester United ka shënuar fitore pa ndonjë problem të madh në transfertë te Ajaxi me rezultat 2-0, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë 1/8-ës së finales.Pjesa e parë u dominua kryesisht nga ekipi anglez, por holandezët rrezikuan nga distanca disa herë, duke bërë që ndeshja të vendoset në pjesën e dytë.
Fillimisht Ashley Young me një goditje nga distanca shënoi për 1-0 pas 59 minutave lojë, përderisa golin e dytë të sfidës e realizoi Chicharito (85’), për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë rezultat Manchester United është më pranë 1.8-ës së finales së Europa League, me ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Old Trafford.
Nga ndeshjet tjera të orës 19:00 mund të veçojmë fitoren e Atletico Madridit ndaj Lazios me rezultat 3-1 në Olimpico, përderisa AZ Alkmar mopshti në shtëpi Anderlechtin minimalisht.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Spursat, por se do të pranonte të menaxhonte Anglinë përkohësisht në bazë ‘part-time’ gjatë kampionatit evropian.“Part-time’? Mendoj se është e mundur për Euro 2012. Por, mendoj se nuk është e mundur që të menaxhoj në mënyrë afatgjate klubin dhe kombëtaren”.
“Është e vështirë të menaxhosh në Ligën Premier pa pasur ndonjë brengë për kombëtaren. Ju duhet të shikoni lojtarët se në çfarë forme janë, do të kërkoni ta shikoni kundërshtarin”, ka thënë Redknapp.
Agjenti i superyllit të Dortmundit, Mario Goetze, ka bërë të ditur se Manchester United është interesuar për klientin e tij dhe është mjaft serioz.“Mendoj se të gjitha top klubet evropiane janë të interesuara në Mario Goetzen”.
“Unë mund të konfirmoj se kam pasur kontakt me Juventusin dhe Manchester Unitedin, por jo vetëm me ta. Nuk e di nëse ai largohet pas fundit të sezonit, duhet të pyesni zyrtarët e Dortmundit. Por, unë mendoj se ata nuk do të lejojnë që ai të largohet për ndonojë ofertë nën 40 milionë euro. Ai është shumë i lumtur te Dortmundi edhe pse tani është i lënduar”, ka thënë agjenti Dirk Hebel.
Mbrojtësi i PSG, Diego Lugano, ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij te kombëtarja uruguaiane, Luis Suarez, pas veprimit të këtij të fundit që refuzoi t’ia shtrinte dorën Patrice Evras.“Suarez ka kaluar nëpër muaj të vështirë që nuk i meritoi. Të gjithë në futboll e dinë se ky ishte cirkus. Të marrësh parasysh se Anglia historikisht ishte vend kolonial dhe ku racizmi ishte temë sensitive, ne e dimë të gjithë se është dashur të mbesë në fushë ajo mes Suarezit dhe Evras”.
“Është një gjë që mbete në futboll dhe moralistë të rrejshëm dhe hipokritë përfituan, ndërsa Luiz është pala e pa fajshme në këtë situatë. Ai kishte topat për të refuzuar Evran të shtunën e kaluar”, ka thënë Lugano.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se ai kurrë nuk e ka trajtuar keq sulmuesin Carlos Tevez, duke thënë se shumë fjalë janë thënë rreth asaj çështje.“Unë nuk u përgjigjem pyetjeve për Tevezin sepse ndeshja ndaj Portos është më me rëndësi. Por, unë nuk dua të përgjigjem më, sepse kemi këtë ndeshje”.
“Është ndeshje e rëndësishme ndaj Portos. Totalisht nuk pajtohem me pohimet e Tevezit, sepse unë kurrë nuk e kam trajtuar atë si qen. Ndoshta është e kundërta, ndoshta e kam trajtuar më mirë se që është dashur”, ka thënë ‘Mancio’.
Drejtori i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, ka akuzuar rëndë lojtarët Manuel Friedrich dhe Michael Kadlec, për paraqitjen e tyre skandaloze ndaj Barcleonës, duke thënë se ata më shumë ishin të fokusuar për t’i ndërruar fanellat me Lionel Messin.“Unë do të thosha se 90 përqind e ekipit ishte e fokusuar në ndeshje. Çfarë këta dy lojtarë bënë shkoi shumë larg. Unë nuk kam biseduar ende me ta, por defintivisht i kam nja dy fjalë me ta”.
“Mund t’iu garantoj se edhe Friedrich edhe Kadlec do t’i japin fanellat për bamirësi”, tha Voller.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ekipi i tij do të luftojë për fitore me çdo kusht ndaj Bolonjës në sfidën që zhvillohet në Meazza të premtën.“Ndeshjet e humbura i kemi lënë prapa nesh dhe ato do të na inspirojnë që fitojmë. Që nga fillimi i janarit, Bolonja nuk e ka humbur asnjë ndeshje si mysafir, por neve na duhet fitorja”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pranojmë gol dhe duhet të jemi të mprehtë në sulm, përkundër mungesave, që nuk është jusfitikim për ne. Futbolli nuk është shkencë ekzakte: ndaj Novarës ne punuam shumë dhe në kundërsulm na lënduan. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të premtën, sepse Bolonja po ashtu do të tentojë të na dënojë në kundërsulme”, ka thënë Ranieri duke shtuar se Julio Cesar dëshiron të jetë në portë përkundër lëndimit, pasi nuk mund ta shohë ekipin duke vuajtur.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se mesfushori Paul Scholes ka kualitetet e Xavit dhe se ai është i tillë për klubin nga Old Trafford.“Njëjtë është sikur të flasësh për Xavin sikur për Paul Scholes. Thuhet se Scholes mund të luajë deri në 25-30 ndeshje. Kjo nuk më mjafton mua”.
“Ai vendosi të pensionohej. Unë jam brengosur mjaft kur ai kërkoi të kthehej pasi është e vështirë që një mesfushor të jetë në maje në moshën 37 vjeçar. Por, unë pranova, sepse ne kemi nevojë për të”, u shpreh Fergie.
Presidenti i Portos, Pinto da Costa, është i bindur se Jose Mourinho do të qëndrojë te Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.Përkundër faktit se spekulimet për një largim potencial të Mourinhos nga Bernabeu në fund të sezonit janë rritur, është presidenti i klubit portugez, ish-bosi i Mourinhos ai që mendon se tekniku portugez do të qëndrojë me Los Blancos.
“Mourinho do të qëndrojë te Real Madridi sezonin e ardhshëm”, tha Da Costa për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, besohet se është dorëzuar kohë më parë për luftën për titull në La Liga, duke u fokusuar në gara tjera.El Confidencial shkruan se pasi Barcelona zmadhoi distancën me liderin Real Madrid, Guardiola vendosi të fokusohej në ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.
Kjo është arsyeja pse dhe Guardiola po i mbron lojtarët e tij nga lëndimet në La Liga, duke i përgatitur ata fizikisht për ndeshjet e mëdha në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, nuk beson se rivali Manchester City është në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve në një të ardhme të afërt.37 vjeçari u rikthye në mënyrë sensacionale në ekipin e Djajve, por nuk arriti t’i shpëtojë nga eliminimi nga Liga e Kampionëve. Sidoqoftë, të ardhme të mirë në garën më prestigjioze evropiane për rivalët lokal nuk sheh ikona e United, pasi mendon se City është ekip arrogant.
“Shpresoj që ata të mos fitojnë asgjë. Dhe nuk mendoj se ata do ta fitojnë Ligën e Kampionëve. City e ka kuptuar se sa vështirë di të jetë Liga e Kampionëve. Mendoj se ata shkuan në këtë garë me arrogancë. Ata kanë luajtur ndaj ekipeve kualitative. Nuk është sikur Europa League”, theksoi Scholes.
Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen ka pranuar se lojtarët e klubit nga Emirates u kanë borxh tifozëve që kanë udhëtuar në San Siro ku e kanë parë skuadrën e tyre të shkatërruar nga Milani.“Është e vështirë të japësh ndonjë sqarim për atë që ndodhi, pasi jam mjaft i zhgënjyer me këtë që ndodhi”.
“Ishte vërtet rezultat i keq. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të kujtojmë se ka mbetur edhe një ndeshje. Tani duhet të shfaqim krenari dhe të japim 100 përqindëshin në ndeshjen kthyese. Ne duhet të japim gjithçka për t’ua kthyer borxhin këtyre tifozëve të Arsenalit të cilët u munduan për të ardhur në San Siro, vetëm për ne, që t’i zhgënjejmë”.
“Ne duhet të mendojmë për ata tani, sepse ajo që ndodhi nuk ishte mirë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u japim një rezultat të mirë në shtëpi”, ka thënë Vermaelen.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Evaristo, thotë se Neymar mund t’ia dalë shumë mirë te Barcelona, ku dhe do të formonte partneritet të shkëlqyer me Lionel Messin.“Messi dhe Neymar mund të përshtaten. Nuk do të kishte problem, pasi ata do të bënin dyfishin e asaj që bën tani vet Messi”.
“Do të jetë fantastike. Messi ndihmon Neymarin dhe Neymari ndihmon Messin, kështu e shoh”, tha Evaristo.
Bosi i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai nuk është i zhgënjyer që nuk ka arritur ta transferojë Carlos Tevez.Tevez këtë javë është kthyer në Manchester City, pasi transferimi i tij te Milani dështoi të realizohet.
“Kurrë nuk kam shpresuar për ardhjen e Tevez. Ne kemi alternativa të mira, si Stephan El Shaarawy, i cili është një kampion i vogël, dhe Maxi Lopez”.
“Le të mos harrojmë rikthimin e Pato, nga i cili ne presim aq shumë”, ka thënë ish-kryeministri italian.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka porositur djelmoshat e tij të mos thyhen pas disfatës së turpshme nga Milani në Ligën e Kampionëve.“Sezoni nuk ka përfunduar. Ne kemi një ndeshje të madhe të shtunën (në Kupën FA kundër Sunderlandit) dhe kjo është një mundësi që ne të tregojmë karakterin dhe fuqinë mentale, se mund të përgjigjemi pas një disfate aq tronditëse”.
“Ju mund të fajësoni e të fajësoni, por ne duhet të qëndrojmë së bashkuar dhe të fitojmë në ndeshjen e ardhshme. Një zhgënjim i madh si ky, ka pasoja në vetëbesimin tonë”.
“Ne duhet të punojmë shumë për t’u rigrupuar dhe nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e të shtunës, kur ne duhet të tregojmë diçka krejtësisht të ndryshme”, ka thënë francezi.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se e sheh Ryan Giggs si pasardhës të tij në karrigen e nxehtë të menaxherit të klubit, kur ai të pensionohet.Çështja e pasardhësit të Ferguson tashmë një kohë është debat i hapur, me shumë emra që janë lakuar viteve të fundit, përfshirë edhe Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën.
Megjithatë, mediat angleze mendojnë se Ferguson e sheh pikërisht Giggsin si pasardhës të tij në karrigen drejtuese të Djajve të Kuq.
Mesfushori, i cili do të mbushë 39 vjet sezonin e ardhshëm, është lidhur me rolin e zbrazët të menaxherit të Uellsit pas vdekjes së Gary Speed, dhe lojtari është duke menduar të vazhdojë karrierën e menaxherit menjëherë pasi të varë këpucët.
Paris Saint-Germain planifikon një transferim të sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë verës, shkruan L’Equipe.Klubi francez, që mbështetet nga kompania e pasur Qatar Investment Authority, dështoi në tentimet për të nënshkruar me David Beckham, Alexandre Pato dhe Carlos Tevez gjatë afatit kalimtar dimëror dhe thuhet se do të kërkojë të sjellë më shumë yje në skuadër gjatë verës.
Suarez mendohet se do të jetë në shitje në fund të sezonit, disa muajve turbulent që kaloi në Ligën Premier, i goditur nga akuzat për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
Prania e bashkëvendësit të tij, Diego Lugano, te PSG, mund të jetë një joshje për 25-vjeçarin, krahas një ofertë të pasur financiarisht që pritet të bëjnë francezët.
Për më tepër, PSG kryeson në tabelën e Ligue 1 dhe sigurisht se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Liveprooli, në anën tjetër, pozicionohet i shtati në Ligën Premier dhe është e pasigurt pjesëmarrja e Redsave në garën më të famshme të Evropës.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka shprehur kënaqësinë me paraqitjen e skuadrës së tij n fitoren 4-0 ndaj Arsenalit, por mendon se skuadra e tij duhej të shënonte më shumë.“Pendimi im i vetëm është se ne krijuam disa raste të mira kah fundi dhe nuk i shfrytëzuam ata për të shtuar avantazhin tonë. Sigurisht jam i kënaqur, por nëse ne do të shënonim edhe golin e pestë, do të ishte edhe më mirë”.
“Ne luajtëm mirë si ekip, krijuam shumë dhe i ndaluam ata në një formë të mirë. Pozicionimi jonë ishte i shkëlqyeshëm dhe kjo i parandaloi ata për të krijuar hapësira”, ka thënë Allegri.
Ndeshja e dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet më 6 mars në Emirates Stadium.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se ata janë të aftë ta fitojnë Ligën dhe Ligën e Evropës këtë sezon.Djajtë e Kuq kërkojnë ta rindërtojnë zhgënjimin e tyre pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duke fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm të Evropës.
“Mendoj se forma jonë është shumë e mirë për momentin. Neve po na kthehen lojtarët, gjë që ndihmon. Sigurisht do të përpiqem dhe do të luaj me skuadrën më të fuqishme në secilin rund tash”.
“Jam i sigurt, me numrin e lojtarëve që kam, ne mund ta kombinojmë ligën dhe Ligën e Evropës”, ka thënë Ferguon.
Zlatan Ibrahimovic thotë se askush nuk e ka pritur një paraqitje si të mbrëmshmen nga Milani dhe një rezultat aq të thellë ndaj Arsenalit.“Të fitojmë 4-0 kundër Arsenalit, nuk ndodh çdo ditë. Ne luajtëm mirë taktikisht, edhe pse askush nuk priti nga ne të bëjmë një performancë të tillë”.
“Britma ime ishte pozitive, isha i kënaqur me rezultatin dhe me ndeshjen e shkëlqyeshme që luajti ekipi. Është një rezultat i mirë për ne. Nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve, nuk do të dëshpërohem”, ka thënë Ibra.
Suedezi po ashtu ka folur edhe për miqësinë e tij me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry.
“Thierry Henry është një person i mirë, e njoh atë mirë, ne gjithmonë kemi qenë në kontakte, kemi një raport të mirë dhe ai është një lojtar i madh që ka bërë histori në futboll”, ka shtuar Ibrahimovic.
Trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, pret që Fabio Capello të marrë nën drejtim klubin e pasur rus, Anzhi.“E njoh fuqinë e pronarit Suleyman Kerimov. Jam i sigurt se ai do ta bindë Capellon ta marrë nën drejtim Anzhim”.
“Si do ta bindë? Duke blerë çdo lojtarë të madh që ai kërkon”, ka thënë Spalletti.
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është i ngazëllyer pas fitores së thellë të skuadrës së tij ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.“Ishte një performancë e përkryer në të dyja repartet, atë të sulmit, ku ne shënuam gola të bukur, dhe në mbrojtje, ku ne nuk lejuam asgjë. Shpresojmë ta përsërisim këtë paraqitje te Arsenali. Të gjithë ishin të mirë, nuk mund të zgjedh vetëm një”.
“Barcelona dhe Real Madridi janë ekipe të cilat dominojnë në skenën e Evropës me meritë. Por mendoj se ky ekip, me gjithë këta lojtarë, është në hap me cilindo në Evropë dhe do të dominojë në Itali”, ka deklaruar Besluconi.
Jeremy Lin ka treguar edhe një paraqitje magjike në NBA duke udhëhequr New York Knicks drejt fitores 100-85 ndaj Sacramento Kings, që ishte edhe fitorja e tyre e shtatë radhazi.Lin, është shndërruar në yll në NBA me paraqitjet e tij gjatë 10 ditëve të kaluara, shënoi vetëm 10 pikë në takimin e mbrëmshëm, pasi kishte shënuar së paku nga 20 në secilën prej gashtë ndeshjeve të kaluara (që të gjitha fitore), por sërish ishte ylli i mbrëmjes, kësaj here me 13 asistimet e tij.
Landry Fields udhëhoqi te njujorkezët me 15 pikë, derisa Bill Walker dhe Steve Novak shënuan nga 14 pikë secili. Te Sacramento Kings, më i miri ishte Tyreke Evans me 19 pikë.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i zhgënjyer me barazimin pa gola ndaj Parmës.Juventusi kishte dy ankesa për penalti, të cilat nuk u akorduan nga gjyqtarët dhe të cilat nuk kanë kaluar pa u përmendur nga Conte.
“Ne dominuam ndeshjen për një periudhë të gjatë dhe kishim nevojë të fitojmë në këto situata, andaj është për të ardhur keq që nuk nxorëm tre pikë”.
“Edhe njëherë, do të doja t’i shihja disa përsëritje. Nuk kishte asgjë në ankesën e Parmës, pasi Sebastian Giovinco aktroi. Sa na takon neve, pamjet flasin vetë. Mendoj se në këtë shkallë, gjyqtarët kanë frikë t’i japin penalti Juventusit. Ne kemi fituar vetëm një penalti këtë sezon”, ka thënë Conte.
Robinho është i ngazëllyer me fitoren 4-0 të Milanit ndaj Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve.Brazialin shënoi dy gola, derisa nga një shënuan Kevin Prince-Boateng dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa Rossonerët tashmë me një këmbë janë në çerekfinale të garës evropiane.
“Sigurisht gjërat duken mirë, por ne kemi nevojë për të njëjtën kurajë edhe për ndeshjen e kthimit. Ne nuk mund të lejojmë kundërshtarët tonë për asgjë”.
“Zlatan Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm me asistimet dhe dredhitë e tij, andaj jam i kënaqur për të. Ne e dimë se kemi kualitet për të luftuar në të gjitha frontet dhe do të japim më të mirën”, ka deklaruar Robinho.
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, thotë se Milani ishte thjesht më i mirë se ata në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.Szczesny nxori topin nga rrjeta katër herë, gjatë një mbrëmje që ishte për t’u harruar për skuadrën angleze.
“Ne nuk ishim në lojën tonë më të mirë, por ju duhet t’i jepni meritat Milanit. Ata na ndëshkuan në çdo rast dhe shënuan disa gola të mirë. Ata merituan të fitojnë”.
“Është një ditë zhgënjyese për ne dhe shpresojmë se ne do të mund ta marrim veten dhe t’i sfidojmë ata në ndeshjen e dytë”, ka thënë Szczesny.
Arsene Wenger e ka quajtur “tmerrues” rezultatin e mbrëmshëm, pasi Arsenali i mposht 4-0 nga Milani në Ligën e Kampionëve.“Ishte një rezultat tronditës dhe një paraqitje tronditëse. Ishte një nga ato net të cilat kurrë nuk i harroni. Është nata jonë më e keqe në Evropë. Ne u ndëshkuam dhe me meritë”.
“Rezultati është tmerr. Në asnjë ndeshje tjetër ne nuk kemi qenë aq të dobët në sulm dhe në mbrojtje. Nuk kishte asnjë moment gjatë 90 minuta ku ne vërtet ishim në lojë, dhe gjithmonë ishte i njëjti problem, topat nga lart dhe ne u dërmuam”.
“Është vështirë ta analizosh, andaj është më mirë të mos flas shumë, të analizoj me kokë të qetë dhe të rigrupohemi për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai është admirues i futbollit holandez.Këto komente skocezi i ka bërë në prag të ndeshjes së sotme të Europa League, të cilën Manchester United e zhvillon kundër Ajaxit.
“Unë nuk kam ndonjë histori të madhe kundër ekipeve holandeze, por standardi është gjithmonë i mirë”.
“Njerëzit në futbollin holandez do t’ju tregojnë se problemi është se të gjithë lojtarët më të mirë duan të largohen. Fatkeqësisht kjo është mënyra me ekipet holandeze. Por ata ende vazhdojnë të nxjerrin lojtarë dhe kjo është meritë e tyre”, ka thënë Ferguson.
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, u ka rekomanduar bashkëlojtarëve që ta përfundojnë dilemën e kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me fitore në Camp Nou.“Mendoj se ne kemi përparësi të rëndësishme, por ne duhet të mbarojmë punën në Camp Nou”.
“Të fitojmë gjithmonë na ndihmon, kjo na jep shpirt dhe guxim. Një cilësi e mirë që ne kemi është se ne duhet të pranojmë gjërat ashtu si vijnë. Ne jemi përshtatur mirë nga një garë në garën tjetër dhe besoj se do të luftojmë deri në fund”, u shpreh Alves.
















