Interi edhe zyrtarisht është në krizën më të thellë në 15 vitet e fundit, pasi pësoi disfatë të rëndë para tifozëve të vet në Giuseppe Meazza me rezultat 3-0 nga Bologna.

Sfida nga fillimi u dominua nga Interi, ndërsa përkundër rasteve, golat i takuan skuadrës rivale.

Në minutën e 37-të, me ndihmën e Perez, Marco Di Vaio kaloi në epërsi Bolonjën për 1-0. Nuk kaloi as një minut (38’) dhe Di Vaio shfrytëzoi një gabim amatoresk të Andrea Ranocchias për të shënuar për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Interi hodhi forcat në sulm, por përkundër rasteve, nuk arriti të gjente dot golin. Dhe nëse nuk e gjejnë lojtarët e Interit, e gjejnë lojtarët e akademisë së Interit. Roberto Aquafresca, produkt i akademisë Nerazzure, realizoi për Bolonjën në minutën e 85-të për nokautin përfundimtar pas një depërtimi fantastik dhe një gabimi të Ranocchias.

Me rezultat 3-0 përfundoi kjo sfidë, ndërsa me këtë humbje Interi kthehet aty ku ka qenë, në vendin e gjashtë me 36 pikë dhe është gjashtë pikë larg vendit të tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ky rezultat nuk është aspak pozitiv për Interin para sfidës kruciale në udhëtim te Marseille në kuadër të Ligës së Kampionëve mesjavën e ardhshme, teksa po flitet minutave të fundit se Ranieri ka dhënë dorëheqjen dhe në krye të stolit zikaltër do të vijë Luis Figo.
Produkti i akademisë së Interit, sulmuesi aktual i Sienës, Mattia Destro, ka shprehur kënaqësinë e tij për interesimin e Juventusit për të dhe e ka bërë të qartë se ai ka qenë që moti tifoz i Juventusit.

“Më kënaq kur dëgjoj se Juventusi është i interesuar për mua. Unë kam qenë tifoz Bianconer që kur isha fëmijë”.

“Sidoqoftë, unë vetëm dua të fokusohem te Siena. Ibrahimovic është idhulli im, përderisa Boriello më pëlqen shumë”, tha Destro.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, u ka premtuar tifozëve se ai do të bëjë gjithçka, për t’u kthyer në kohë për El Clasicon vendimtar ndaj Real Madridit.

“Shpresoj të kthehem shpejt në aksion dhe besoj se do të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit në prill”, theksoi David Villa për Marca.

Sulmuesi katalanas është duke vazhduar rikuperimin nga lëndimi i rëndë i pësuar në Kupën e Botës për klube, teksa tani po kalon nëpër fazë rehabilitimi duke notuar dhe bërë elektroterapi për të përshpejtuar riaftësimin.
Chelsea është larguar nga gara për transferimin e Eden Hazard, përderisa Tottenhami është shumë pranë marrëveshjes për mesfushorin sensacional të Lilles, pas dështimit në janar.

Chelsea ishte konsideruar favorit për transferimin e sensacionit belg, i cili ka shkëlqyer për klubin francez Lille, por tani burimet e Goal.com besojnë se Tottenhami është pranë transferimit të një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian.

“Chelsea nuk do ta transferojë hazardin. Ata kanë thënë se e njohin atë dhe u pëlqen shumë, por ata nuk do ta transferojnë”, theksoi një burim i Goal.
Trajneri i Paris-Saint Germain, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga ekipi i tij që të jetë në top formë për ndeshjen kruciale ndaj Montpellierit të dielën.

“Nëse luajmë ndaj Montpellierit sikurse ndaj Dijonit, atëherë do të jetë shumë e komplikuar dhe do t’ia vështirësojmë vetes punët”.

“Montepllier është ekip shumë i mirë, që është pretendent për titull në Ligue 1”, ka thënë ‘Carlito’.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, mendon se bashkëlojtari i tij, Victor Valdes është mbrojtësi më i mirë në botë, pas spekulimeve se spanjolli nuk është më pjesë e kërkesave të teknikut Guardiola.

“Nuk ka nevojë që të flasim ende për mos përfshirjen e tij ndaj Leverkusenit. Ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë dhe ai gjithmonë e ka treguar këtë”.

“Ishte thjesht një vendim i trajnerit. Unë nuk kam parë ndonjë ndryshim në të një ditë më vonë. Ai po punon më shumë se kurrë dhe është entuziast për gjërat që po ndodhin përreth tij”, tha Valdes.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se ai është i gatshëm që të rikthehet në Emirates, nëse klubi e kërkon atë.

I pyetur nëse do të rikthehej pas kësaj periudhë të shkurtër kohore të kaluar me Topçinjtë, Henry tha: “Oh, unë nuk e di. Jam 34 vjeç”.

“Por, nuk e di, e dua klubin aq shumë sa që nëse kanë nevojë për mua nuk do të mund të thosha ‘jo’”, theksoi ai.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se ekipi i tij është superior për Juventusin.
“Ne kurrë nuk kemi pasur dyshime se do ta rifitojmë titullin”.

“Ne jemi të bindur se jemi superiorë për Juventusin, edhe nëse kemi respekt për skuadrën që ata kanë”, ka thënë Berlusconi.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, e ka përshkruar situatën e Andres Villas Boas si të një njeriu të vdekur që po ecën te Chelesa.
Villas Boas, i cili përballet me një sfidë kruciale me Birminghamin nesër, pohon se ka mbështetjen e Abramovich, megjithëse kështu nuk mendon ish-strategu i Chelseat.

“Nëse ndodh sikur më ndodhi mua kur më shkarkuan pas rezultateve të këqija dhe nëse ato rregulla vlejnë edhe për Villas Boas, atëherë ditët i ka të numëruara. Është një njeri i vdekur që ecën, asgjë më shumë”, theksoi Ranieri.
Arsenali mund të jetë në prag të eliminimit në Ligën e Kampionëve pas poshtërrimit nga Milani në San Siro, por vlera e klubit nga Emirates duket më e madhe se kurrë.
Dy pjesë të aksioneve të shitura, të cilat janë blerë për shumë të mëdha parash nga një investitor misterioz, kanë bërë që Arsenali të vlerësohet 1.1 miliard dollarë sipas Daily Mail.

Nuk besohet se Stan Kroenke, aksionari më i madh me 66% dhe aksionari tjetër i madh Alisher Usmanov që ka 30% mund të jenë të përfshirë në këtë blerje të shtrenjtë të aksioenve të fundit, gjë që do të thotë se Arsenalin e pret një e ardhme e ndritur dhe mjaft e çuditshme në krye të klubit.

Arsenali momentalisht është në vendin e katërt në Ligën Premier, por edhe mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm e bën klubin nga Emirates të jetë një prej klubeve më të shëndosha financiarisht krahas Bayernit të Munichut dhe Real Madridit.
Milani ka bërë të ditur se Clarence Seedorf ka pësuar një lëndim në kofshë të mërkurën në ndeshjen ndaj Arsenalit.
35 vjeçari ka luajtur vetëm 15 minuta të sfidës që përfundoi me rezultat 4-0 për Rossonerët, teksa nga shikimi i parë u vërejt se ishte një shtrëngim muskulor.

Sidoqoftë, sipas faqes zyrtare të Milanit, mund të kalojë edhe një javë derisa të dihet periudha e rikuperimit të holandezit dhe koha kur ai do të kthehet në fushë.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se nuk ka lidhje se sa pikë do të jetë diferenca me Barcelonën në fund, pasi atij nuk i prish punë nëse e fiton titullin edhe për një pikë.
“Është e qartë se avantazhi që kemi ndaj ekipit në vendin e dytë në tabelë është shumë i mirë, por kjo e vë Barcelonën në situatë të komplikuar”.

“Ne duhet të punojmë në të njëjtën mënyrë, sepse rivalët tanë janë ekip i mrekullueshëm që di të hyjë në formë të mirë. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe ta vendosim titullin sa më shpejt që është e mundur. Sidoqoftë, do të ishte sukses edhe nëse e fitojmë titullin për një pikë të vetme diferencë”, ka thënë portugezi.
Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, po ankohet për qasjen defensive të klubeve italiane, duke thënë se përpos klubeve të mëdha, të gjitha skuadrat tjera mbrohen me 10 apo 11 lojtarë.
“Të gjitha ekipet që luajnë ndaj nesh mbrohen thellë dhe tentojnë që ta marrin topin për kundërsulm, ne e dimë këtë dhe jemi të përgatitur për këtë”.

“Ekipet e vetme të cilat nuk e bëjnë këtë janë ekipet e mëdha, të gjitha të tjerat mbrohen me 10 lojtarë, 11 njerëz prapa topit dhe sulmojnë në kundërsulm. Novara e bëri këtë dhe shënoi nga rasti i vetëm, e më pas gjithçka u vështirësua. Ne definitivisht duhet të jemi më të kujdesshëm që të mos u japim hapësirë ekipeve për kundërsulme”, ka thënë Pazzini.
Sulmuesi i Portos, Hulk, zotohet se sfida e Europa League ndaj Manchester Cityt nuk ka mbaruar ende.
“Ishte vështirë, ne humbëm ndaj një skuadre të madhe. Ne luftuam deri në fund, por fatkeqësisht ata e përmbysën rezultatin”.

“Asgjë nuk ka mbaruar ende, ka edhe një ndeshje të mbetur. Ne do të shkojmë në Manchester dhe do të japim gjithçka nga vetja për të shkuar më tej”, ka thënë Hulk.
Menaxher i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk është i mahnitur me lojën e Djajve të Kuq në fitoren 2-0 në Europa League kundër Ajaxit, dhe e ka quajtur paraqitjen e tyre “të zakonshme”.
“Jam i ngazëllyer me rezultatin, por mendoj se ishte një paraqitje e ezkaonshme e jona. Ne nuk arritëm gjëra të mëdha në ndeshje. Ne u përmirësuam në pjesën e dytë dhe mendoj se merituam të fitojmë, por nuk mendoj aspak se ne luajtëm mirë”.

“Nuk kishte ritëm në lojën tonë. E di se Ajax mund t’i bëjë gjërat të vështira me sistemin e tyre dhe ata bënë presion në top vërtet mirë, por ne nuk e kapëm ritmin e lojën në pjesën e parë. Ne u përmirësuam në të dytën, por nuk ishte një paraqitje brilante”, ka thënë Fergie.
Chicago Bulls ka treguar një mbrojtje të fuqishme dhe ka befasuar Boston Celtics me një shpërthim të vonshëm ofensiv, për të shënuar fitore 89-80.
Celtics ishin dominues të hershëm të takimit, duke udhëhequr 24-18 në çerekun e parë, por u zmbrapsën në çerekun e dytë (44-35), kur Bulls patën një seri prej 22-5.
Luol Deng dhe Carlos Boozer udhëhoqën te Bulls me nga 23 pikë secili, dhe që të dy përfunduan takimin me double-double, me Dent që kontribuoi edhe me 10 asistime dhe Boozer që realizoi 15 kërcime.
Kevin Garnett ishte më i miri te Celtics me 18 pikë dhe 10 kërcime.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se Arsenali nuk duhet të dorëzohet në sfidën e Ligës së Kampionëve përballë Milanit.

Portugezi mendon se djelmoshat e Arsene Wenger janë të aftë të rikthehen për të përmbysur disfatën 4-0 nga ndeshja e parë e garës evropiane.

“Gjërat e pamundshme në futboll ndodhin kur ju më së paku i pritni ata dhe mendoj se emocionet me të cilat luhet në futbollin anglez mund të kenë ndikim te Arsenali dhe në ecurinë e asaj ndeshje. Nëse ata shënojnë herët në ndeshje, ata mund t’ia dalin”, ka thënë Villas-Boas.
Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka thënë se ai është duke menduar vetëm për qëndrim te Chelsea.

Torres vazhdimisht është lidhur me një largim nga Blutë pas një viti të dështuar, dhe është përmendur një rikthimi i tij te Atletico Madrid.

“E tashmja dhe e ardhmja ime qëndrojnë këtu. Kam shumë gjëra për t’i bërë këtu dhe dua ta bëj këtë pasi gjithmonë kam bërë gjithë çfarë kam dashur në secilin klub që kam qenë, andaj as kësaj here nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Torres.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United raportohet se është duke kërkuar mbrojtësin e Valencias, Adil Rami.

The Sun shkruan se Djajtë e Kuq do të kenë për rival Barcelonën për francezin e vlerësuar 20 milionë funte, por ata janë të gatshëm ta paguajnë gjithë shumën që e kërkon Valencia.

Vëzhgues të Manchester United raportohet se e kanë përcjellë lojtarin gjatë ndeshjes së djeshme kundër Stoke Cityt.
Roberto Carlos beson se Real Madridi ka gjithë çfarë i duhet për të arritur sukses në Ligën e Kampionëve, dhe është i bindur se skuadra e tij do të fitojë së paku një trofe këtë sezon.

“Madrid po ia del mirë në La Liga dhe ata kanë një shans të shkëlqyeshëm të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Mendoj se ata do ta mposhtin CSKA Moskën, të cilët i njoh mirë, pasi kanë avantazhin e fushës vendore në ndeshjen e kthimit. A do të festojë skuadra në [shesin] Cibeles këtë vit? Le të presim, por jam i sigurt për këtë”, ka thënë Carlos.
Ish-ylli i Milanit, Andriy Shevchenko, ka qenë plot lëvdata për kampionët e Serie A pas fitores së tyre ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

“Isha krejtësisht i impresionuar nga shpirti i treguar nga Milani. Vendosmëria e tyre po ashtu më ka impresionuar, si edhe stili i tyre i qetë dhe plot vetëbesim i lojës. Ata dukeshin shumë të sigurt”.

“Barcelona dhe Real Madrid sigurisht se janë absolutisht në maje, por shumë gjëra mund të ndodhin në një garë si Liga e Kampionëve”, ka thënë ish-lojtari më i mirë në botë për La Gazzetta dello Sport.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, është i bindur se do ta mbajë punën e tij, për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera me pronarin Roman Abramovich.
“Jam plotësisht i kënaqur me pronarin. Nuk kam problem me të”.

“Marrëdhënia është e përkryer për momentin. Ne kemi biseduar se si të dalim nga situata aktuale. Nuk ndihem nën presion për punën time, edhe pse tani jam nën presion për rezultate”, tha tekniku portugez.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka deklaruar se Los Blancos çdo ditë po bëhen më të fortë e më të fortë, duke paralajmëruar rivalët për atë që mund t’i presë në të ardhmen.
“Çdo ditë po bëhemi më të fortë. Ekipi jonë po bën mirë. Unë kërkoj nga tifozët që të na përkrahin sepse çdo herë kemi më shumë fuqi për të fituar gjërat”.

“Ne kemi skuadër shumë të mirë, me kualitet të lartë. Ne po punojmë mirë që të fitojmë tituj”, tha Pepe.
Guus Hiddink ka nënshkruar kontratë për t’u angazhuar si menaxher i Anzhi Makhachkalas- njofton Goal.com.
Holandezi është pajtuar që ta drejtojë për 18 muaj ekipin rus, ndërsa kjo është hera e parë pas gjashtë vitesh që Hiddink merr përsipër një klub.

Pritet që zyrtarizimi i angazhimit të tij të bëhet në 24 orët e ardhshme, kurse ky mund të jetë një lehtësim për trajnerin e Chelseat, Andre Villas-Boas, pasi është spekuluar që Hiddink mund t’ia zë atij vendin në Stamford Bridge.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se dështimi i Bluve për ta përfunduar sezonin në top katërsh do të ishte tmerr.
“Nëse nuk ia dalim të përfundojmë në top katërsh, kjo do të ishte tmerr. Çdo herë që ne e kemi filluar sezonin që kur unë jam te Chelseat, ne kurrë nuk kemi përfunduar më poshtë se pozita e katërt”.

“Ne duhet të përfundojmë në top katërsh, pasi Chelsea është një klub i madh. [Por] Sigurisht mund të ndodhë që klubet të bien nën të katërtin” , ka deklaruar Drogba.
Javier Hernandez ka lavdëruar paraqitjen e David de Gea në fitoren 2-0 ndaj Ajaxit në Europa League.
Chicharito shënoi golin e dytë për Djajtë e Kuq, pasi në listën e golashënuesve më herët ishte shkruar edhe Ashley Young. Por meksikani thotë se De Gea po ashtu ka luajtur një rol të madh në këtë fitore.

“David është një portier i shkëlqyeshëm. Ai po përmirësohet, ai po mëson dhe ai është në një moment të shkëlqyeshëm”, ka thënë Chicharito.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer me fitoren në Evropa League ndaj Portos, duke e quajtur fantastike paraqitjen e djelmoshave të tij.
Sergio Aguero erdhi si zëvendësues për të shënuar golin e fituar gjashtë minuta para fundit të takimit, pasi një autogol i Alvaro Pereira kishte neutralizuar golin e hershëm të Silvestre Varela.

“Mendoj se ishte një rezultat i mirë, pasi është vështirë të fitosh këtu. Mendoj se ne fituam këtë ndeshje, pasi luajtëm shumë mirë dhe nuk u dhamë atyre shumë shanse për të shënuar. Mendoj se djelmoshat ishin fantastik”, ka thënë Mancini.