Juventusi ka regjistruar fitore prej 3-1 përballë Catanias për të rimarrë kreun e Serie A.

Bianconerët u gjetën në disavantazh në minutën e katërt, kur Pablo Barrientos shënoi nga distanca.

Andrea Pirlo riktheu vendasit në lojë duke e barazuar rezultatin (22’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, pas një krosimi të Pirlos, Giorgio Chiellini e kaloi Juventusin në epërsi (74’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Fabio Quagliarella (81’), ndërsa asistimi ishte sërish i mjeshtrit të mesfushës- Andrea Pirlo.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Milani që të dielën luan si mysafir i Cesenas.
Mbretërit kanë vazhduar me formën e jashtëzakonshme edhe në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Racing Santanderit. Takimi i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 4-0 në favor të ekipit vendas.

Ishte kjo një fitore relativisht e lehtë e Los Blancos, të cilët po marshojnë sigurt drejt titullit të Spanjës.Cristiano Ronaldo e zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Ricardo Kaka (6’), ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (40’+1), Karim Benzema e dyfishoi epërsinë e vendasve, të cilët shkuan në pushim me rezultat bindës.
Në gjysmën e dytë, Angel Di Maria shënoi një gol brilant (73’) dhe tashmë dihej se kush është fituesi.
Megjithatë, Karim Benzema shënoi edhe një herë (89’) për kënaqësinë e tifozëve madrilenë pas asistimit të Sami Khediras.
Kjo fitore e distancon Real Madridin në 13 pikë kundrejt Barcelonës që të dielën zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Valencias.
Pas turpërimit nga Milani në Ligën e Kampionëve, Arsenali ka shënuar edhe një dështim tjetër, pasi është eliminuar nga Kupa FA.

Sunderlandi ka fituar me rezultat prej 2-0 përballë Topçinjve në Stadium of Light për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Kieran Richardson i kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë gol të shënuar skuadrat shkuan në pushim.

Alex Oxlade-Chamberlain ishte i pafat në gjysmën e dytë, pasi realizoi autogol për ta vulosur fitoren e kundërshtarëve (78’).

Siç po qëndrojnë gjërat, ky do të jetë një tjetër sezon i dështuar i Arsenalit, duke qenë se tashmë është largua nga Kupa FA, nuk është në garë për titullin e Ligës Premier, ndërsa e ka thuajse të pamundur që të vazhdojë në Ligën e Kampionëve.
Sensacioni i Sao Paulos, Lucas Moura, është shndërruar në top synim për bosin e Chelseat, Andres Villas Boas.

Telegraph shkruan se Villas Boas do të lejohet nga Abramovich që të fillojë spastrimin e klubit nga veteranët si Lampard dhe John Terry dhe të fillojë revolucionin me lojtarët e rinj.

19-vjeçari brazilian, i cili po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, sipas tabloidit anglez është ndër top synimet e Villas Boas për renovimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pas dështimit këtë sezon.
Superylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka bërë thirrje sulmuesit të Arsenalit, Robin Van Persie që të mendojë seriozisht për pozitën e tij te klubi nga Emirates, pas disfatës prej 4-0 në San Siro.

“Futbolli është për të fituar. Nëse nuk fiton, atëherë dëshiron të largohesh. Unë nuk e njoh Van Persien personalisht, por më kujtohet nga Holanda se ishte talent i madh, tani është i kompletuar. Nuk e di se çfarë mendon ai, por unë e di se çfarë do të bëja”.

“Jam transferuar shpesh në jtën time, e marr si sfidë, si aventurë. Unë kam fituar tetë tituj, në tetë vitet e fundit me klube të ndryshme të vendeve të ndryshme. Por, nëse qëndroni në një klub tërë jetën, e ke lehtë të luash futboll. Je në shtëpi, je në një zonë të rehatshme. Por, nëse kalon nëpër vende të ndryshme, është test i vërtetë. Nëse ke sukses dhe bëhesh kampion, atëherë kështu rikthen respektin e humbur”, tha Ibra për The Sun.
Bokseri anglez Chisora thuhet se do të përballet me një gjobë të rëndë nga Këshilli i Boksit Botëror pasi i dha një shuplakë në fytyrën e Vitali Klitschko. Gjoba e mundëshme mund të jetë $ 50,000 (£ 31,500).

Në një skenë të jashtëzakonshme në Mynih të premten, Chisora i ka kapur të gjithë në befasi si ai goditi para takimit kampion botëror nga Ukraina, pasi të dy erdhën së bashku për një takim tradicional të nguljës së syve ballë për ballë.

Veprimet e tij tërhoqen kritika jo vetëm nga Klitschko - i cili pohoi se ky veprim ka demonstruar “nervozizmin” e anglezit – por edhe nga vetë trajneri i tij Don Charles i cili e ka quajtur sjelljen tij si ”të papranueshme”.

Këta dy do të takohen të shtunën në Munih të Gjermanisë.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka kritikuar dhe fyer në të kaluarën trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai mund të punojë përsëri me teknikun katalanas, por jo për momentin, në të ardhmen.

“Tani për tani, jo, unë nuk do të punoja me Guardiolën, sepse unë nuk ka përgjigje për atë që ka ndodhur. Por, çfarë mendoj për të nuk është asgjë personale dhe nuk do të thotë se ai është i keq si trajner, sepse kur votova, unë e kam votuar për trajnerin më të mirë”.

“Personi dhe trajneri, janë dy gjëra të ndryshme dhe si trajner ai është fantastik, ose përndryshe ai nuk do të fitonte gjithë ato trofe. Por, gjëja ime me të ishte në aspektin personal, kështu që kurrë mos thuani jo, sepse njerëzit thonë jo sot dhe ndoshta po në të ardhmen. Pyetja ime është: a do të punonte ai me mua?”, tha Ibra për Goal.
Birminghami ka arritur të sigurojë një ndeshje kthyese në kuadër të 1/8-ës së finales së FA Cup, pasi ka nxjerrë barazim me rezultat 1-1 ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Chelsea dominoi sfidën nga fillimi, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit.

Të parët shënuan mysafirët, me anë të David Murphyt, duke u lënë Bluve punë të vështirë për pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Drogba dhe krejt çka njerëzit e Villas Boas arritën ishte një gol i barazimit nga Daniel Sturridge (62’), i cili ishte dhe rezultati përfundimtar. Vlen të përmendet po ashtu se Juan Mata huqi një penalti, ndërsa e veçanta është po ashtu se tifozët e Chelseat brohoritnin emrin e Jose Mourinhos, me ç'rast shtuan presionin mbi Villas Boas.

Kështu, Chelsea duhet të zhvillojë edhe ndeshjen kthyese për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, teksa kriza e rezultateve te klubi londinez ende vazhdon.
Liverpooli ka bërë progres impresiv këtë sezon, me sukseset në garat për kupë dhe në Ligën Premier, gjithnjë sipas menaxherit Kenny Dalglish.

The Reds janë në finale të Carling Cup, teksa mposhtën Unitedin në FA Cup për të vazhduar tutje progresin drejt finales. Edhe pse mungon vendi në Ligën e Kampionëve, Dalgish është i kënaqur me ekipin.

“Lotjarët meritojnë komplimentet. Ata kanë pasur sezon relativisht të suksesshëm, ata e kanë vënë veten në një pozitë të mirë. Ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë dhe jam i sigurtë që trofet nuk do të mungojnë këtë sezon”, u shpreh Dalglish.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka siguruar tifozët, se ai do të qëndrojë me Spursat dhe nëse largohet, atëherë kjo do të ndodhë në fund të sezonit.

Redknapp është duke u lakuar si emër kryesor për postin e menaxherit të Anglisë pas lagimit të Fabio Capellos, por Harry ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij.

“Kush do që të angazhohet, gjasat janë që ai të ketë një punë të vetme. Është e vështirë që njerëzit të drejtojnë paralelisht klubin dhe një kombëtare, e aq më pak për mua të largohem në këtë fazë të sezonit nga klubi. Nëse FA pret gjithçka bëhet mirë”, theksoi Redknapp.
Agjenti i Mario Goetzes, Voker Struth, që përfaqëson agjencinë Sports Total, ka thënë raportimet e Daily Mail se drejtori i agjencisë, Dirk Hebel, ka thënë se Goetze kërkohet nga United dhe Juventusit, janë plotësisht të pa vërteta.

“Raportet nga Anglia nuk janë të vërteta”.

“Gazeta nuk ka biseduar me kolegun tim, Dirk Hebel. Ç’është me rëndësi është që Mario Goetze të rikthejë gjendjen e tij fizike. Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, atëherë ai do të luajë te Dortmundi edhe sezonin e ardhshëm”, theksoi Struth.
Spekulimet për të ardhmen e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, janë duke u rritur, pasi mediat angleze dhe spanjolle besojnë se i fejuari i Shakirës mund të largohet nga Camp Nou.

Pique ishte lënë jashtë sfidës ndaj Leverkusenit pas paraqitjes së dobët ndaj Osasunës, ndërsa jo ka brengosur qarqet katalanase.

El Economista shkruan se Manchester United mbetet top klubi i interesuar për shërbimet e Piques dhe pos Unitedit, sinjalin zyrtar për shitjen e Piques janë duke e pritur edhe klube si Chelsea, Manchester City, Milan dhe Juventus.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka garantuar se ai nuk do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit të Interit, pas disfatës së rëndë të klubit prej 3-0 nga Bolonja të premtën.

Marco Di Vaio dy herë dhe Aquafresqa me një gol, befasuan Nerazzurët në Meazza, duke bërë që të rriten zërat për shkarkimin apo dorëheqjen e Ranierit. Sidoqoftë ky i fundit thotë se nuk ka ndonjë plan për të ardhmen e tij në stolin zikaltër.

“Ne po tentojmë të japim më të mirën. Ne po kalojmë nëpër një moment të vështirë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë dhe t’u kërkojmë falje tifozëve dhe presidentit. Ne kemi pritur ndeshje të vështirë, por jo këtë rezultat”.

“Ne kemi gjetur balancin dhe unitetin taktik. Por, e kemi humbur këtë tani dhe pranojmë gola në rastet e vetme të kundërshtarëve tanë”, ka thënë Ranieri, që u spekulua se do të zëvëndësohej nga Luis Figo.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka lëvudar paraqitjen e Rossonerëve në sfidën ndaj Arsenalit, duke thënë se fitorja prej 4-0 përbën momentin më të mirë në karrierën e tij.

“Të gjithë thonë se ishte e lehtë sepse ishte fitore prej 4-0. Më pas njerzit thanë se nuk kanë pritur të jetë aq e lehtë, por vete ndeshja dhe rezultati bëri të dukej e lehtë”.

“Natyrisht me një fitore prej 1-0 apo 2-0 mund të jeni të relaksuar, por ne kemi dashur të vazhdojmë. Ne kemi ndezur motorët dhe për 90 minuta nuk jemi ndalur. Jam këtu që dy vjet dhe kjo është ndeshja më e mirë që kam parë nga ne si ekip”, ka thënë Ibra.
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, nuk ka dyshime se trajneri Jose Mourinho do të qëndrojë në Bernabeu edhe sezonin e ardhshëm.

“Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe ai është i lumtur me klubin. Unë nuk kam biseduar me të, por unë e di se ai është i lumtur”.

“Debati për largimin e tij mund të vazhdojë nga shtypi anglez, por kjo në klubin tonë.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka këmbëngulur se lojtarët e klubit Rossoner mendojnë më shumë për duelin ndaj Cesenas, se sa për derbin krucial ndaj Juventusit.

“Ne nuk po mendojmë për ndeshjen ndaj Juventusit”.

“Ne të gjithë jemi të përqëndruar për ndeshjen e të dielës ndaj Cesenas. Më pas, të hënën kemi kohë të mendojmë për Juventusin”, tha Abbiati.
Anësori i Manchester United, Nani, ka këmbëngulur se ai dëshiron të fitojë Europa League, pasi sipas tij edhe kjo është garë prestigjioze evropiane.

“Kjo është garë me rëndësi dhe ne duhet të kënaqemi me të. Sigurisht, Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme për të gjitha ekipet. Është trofeu më i madh në Evropë”.

“Por, tani jemi këtu, ne vetëm mendojmë për këtë garë. Klubi kurrë nuk e ka fituar këtë trofe. Ne do të tentojmë ta sjellim atë për herë të parë në Old Trafford”, tha Nani.
Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është i bindur se tekniku katalanas nuk do të largohet në fund të sezonit, përkundër spekulimeve të shumta të mediave spanjolle.

“Ne duam që ai të rinovojë për shumë vjet. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe ai nuk është ndalur së krijuari histori që nga koha kur erdhi”.

“Personalisht, mendoj se tregimi i Guardiolës me Barcelonën ende nuk ka mbaruar”, tha Bartomeu për njeriun që fitoi 13 tituj për tre vjet.