Boksieri britanik, David Haye, e ka akuzuar Dereck Chisoran se e ka filluar përleshjen në konferencën për gazetarë pasi Vitali Klitschko mbrojti titullin në versionin WBC.“Chisora e shkaktoi incidentin që ndodhi. E ka shkatërruar reputacionin e sportit, të cilin të dy e duam aq shumë. Jam shumë i zhgënjyer me reagimin tim, por nuk kam kërkuar falje, e as që do të kërkoj”, ka thënë Haye.
Nga ana tjetër, Chisora përmes një komunikate për media ka kërkuar falje për veprimet e tij, ndërsa është distancuar nga shpjegimi i detajeve duke ia lënë në dorë Bordit të Kontrollit të Boksit në Britani të Madhe që ta hulumtojë çështjen.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë në Munih në një prononcim për media ka deklaruar se të dy boksierët rrezikojnë burgun, madje deri në dhjetë vite.
Fabio Borini është i ngazëllyer me situatën e tij te Roma- ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.Sulmuesi i ri italian është në bashkëpronësi mes Parmës dhe Romës, por duket se ai dëshiron të qëndrojë te Giallorossët.
“Fabio është një pjesë në pronësi të Parmës, por nëse do të varej nga ai, ai do t’i takonte qind për qind Romës”.
“Atij i pëlqen qyteti dhe tifozët e klubit, që ishin kyç për ardhjen e tij te Roma gjatë verës”, ka deklaruar agjenti Marco De Marchi për Radio Mana Mana.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, mendon se Milani është favorit për derbin e të shtunës që zhvillohet në San Siro mes dy skuadrave të para të Serie A.Bardhezinjtë gjenden në vendin e dytë në tabelë me një pikë më pak se kuqezinjtë, mirëpo Juve ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Milani është favorit për takimin. Ata janë kampionët në fuqi në ligë dhe një nga tetë ekipet më të mira të Evropës”, u ka thënë Marotta gazetarëve.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, dëshiron që Pep Guardiola të nënshkruajë kontratë të re me Blaugranët.Kontrata aktuale e 41-vjeçarit skadon në fund të sezonit, ndërsa edhe pse ka fituar 13 tituj me Barcën nga viti 2008, duket se ai heziton ta vazhdojë atë.
“Ai duhet të vazhdojë te Barca për atë që ka përjetuar dhe për krejt për atë që do ta përjetojë”, u ka thënë Pique gazetarëve.
Strategu i Gjermanisë, Joachim Loew, ka pranuar se mund të joshet nga ndonjë klub për t’u angazhuar në të ardhmen.Në të kaluarën, ai ka drejtuar klube, si Stuttgart dhe Fenerbahce, por kontrata aktuale e lidh me përfaqësuesen e Gjermanisë deri në vitin 2014.
“Nuk e mohoj se të punoj si trajner i ndonjë klubi do të ishte argëtuese. Nëse më pyesni sot, do të doja të shkoja në ndonjë kampionat jashtë vendit”, ka thënë Loew për 11Freunde.
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, mendon se stili i lojës që e praktikon Barcelona, është rruga të cilën duhet ta ndjekin të gjitha skuadrat tjera futbollistike.“Çelësi i suksesit është të kesh një grup futbollistësh, të cilët luajnë bashkë një kohë të gjatë. Stili i lojës i Barcelonës është ai që njerëzit duan ta shohin në fushë dhe unë sinqerisht shpresoj se do t’u shërbejë shumë ekipeve në të ardhmen”.
“Shikojeni Gjermaninë loja e të cilës më shumë është e bazuar në aftësitë teknike të lojtarëve. Ajo është diçka që duam të shohim. Është bukur ta shohësh topin duke lëvizur shpejtë nëpër fushë”, ka thënë Pele për FIFA.com.
Dikur futbollisti më i mirë në botë e ka krahasuar Barcelonën aktuale me klubet, si Benfica, Ajax, Milan dhe Real Madrid, të cilët po ashtu kanë dominuar në të kaluarën.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, u ka thënë lojtarëve të tij se ata nuk duhet ta konsiderojnë veten favoritë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.Duke qenë se klubi anglez po kalon nëpër një periudhë të vështirë, shumë analistë konsiderojnë se Napoli do të fitojë të martën mbrëma.
“Është qesharake që ne konsiderohemi favoritë, por jemi krenarë për këtë”.
“Megjithatë, do të ketë telashe nëse vërtet besojmë se jemi. Ne nuk jemi favoritë”.
“Lojtarët e mi më kanë impresionuar me mënyrën si janë zhvilluar gjatë dy sezoneve të fundit”, ka thënë 50-vjeçari.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, kërkon që skuadra e tij të jetë në formën maksimale në takimin e të martës mbrëma kundër CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.Portugezi konsideron se fusha artificiale dhe temperaturat e ulëta në Luzhniki Stadium mund të kërkojnë angazhim shtesë për të zgjedhurit e tij.
“Duhet të jemi më të fortë se kushtet, të cilat janë të vështira dhe të ndryshme”.
“Sintetikja nuk është e njëjtë sa natyralja. Minus dhjetë gradë nuk është njësoj sikur dhjetë gradë”.
“Ne duhet të jemi në maksimumin tonë për t’i tejkaluar këta faktorë”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në një konferencë për media.
Agjenti i Sebastian Giovincos ka thënë se sulmuesi i Parmës do të shkëlqente te Chelsea.25-vjeçari po kalon nëpër një formë shumë të mirë me klubin italian, ndërsa Andrea D'Amico e ka lënë të hapur mundësinë që ai të kalojë në Stamford Bridge.
“Po të isha Roman Abramovichi, do ta merrja Giovincon te Chelsea. Ai do të bëhej Zola i ri atje”, ka thënë agjenti për Tuttosport.
Klubet e Ligës Premier do ta përcjellin me kujdes ndeshjen e Napolit ndaj Chelsat për ta parë nga afër Edinson Cavanin.Sulmuesi uruguaian ka kaluar një formë të shkëlqyeshme te Napoli me 41 gola në 57 ndeshje. 25-vjeçari këtë sezon ka shënuar 22 gola, përfshirë edhe golin e barazimit 1-1 ndaj Manchester Cityt.
Mediat angleze raportojnë se Arsenali dhe City do të jenë vetëm dy prej klubeve të cilat do të dërgojë vëzhgues në ndeshjen e të mërkurës.
Përveç tyre, edhe Chelsea, Liverpool dhe Tottenham po ashtu janë lidhur me një transferim të Cavanit.
Sir Alex Ferguson synon të qëndrojë me Manchester United edhe pasi të heqë dorë nga pozita e menaxherit.Skocezi 70-vjeçar thotë se ai do të dëshironte një rol të ambasadorit të ngjashëm me atë që ka Sir Bobby Charlton në klub.
“Do të mbetem aktiv. Mendoj se do të ketë një rol për mua te United pasi të përfundoj”, ka thënë Ferguson për BBC Radio 5 Live.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, thotë se ai mund ta lërë Wesley Sneijder në ulëse për ndeshjen e të mërkurës së Ligës së Kampionëve përballë Marseille.“Do të duhet të marr një vendim këtu. Ne nuk mund të lejojmë të luajmë me Sneijder dhe me dy sulmues, pasi atëherë do të humbim dikë në mesfushë”.
“Megjithatë, Sneijder nuk është problem për Interin, por në fakt është një zgjidhje. Ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë atë në momentin e duhur. Ne mund ta zgjedhim atë edhe për ndeshjen kundër Marseille”, ka thënë Ranieri për La Gazzetta dello Sport.
Ylli i Napolit, Marek Hamsik, mezi pret ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Chelseat, të cilën e ka përshkruar si “ndeshja e sezonit”.“Do të jetë një ndeshje e madhe. Është ndeshja e sezonit për ne. Ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Italisë kundër Sienës është po ashtu e rëndësishme, por Liga e Kampionëve është fascionuese. Kjo do të jetë një festë e vërtetë për fansat tanë fantastik, dhe për vetë skuadrën”.
“Chelsea në krizë? Kjo është diçka që shkruajnë gazetat. Megjithatë, ata kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit. Mund të jetë një situatë e favorshme, por duhet të jemi të kujdesshëm. Chelsea është një skuadër e madhe me disa lojtarë të mëdhenj. Ne duam një rezultat të mirë dhe do të japim maksimumin për ta arritur këtë”, ka thënë Hamsik për Il Corriere dello Sport.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, thotë se paraqitja e tyre ndaj Barcelonës në disfatën e mbrëmshme 5-1, ishte më e keqja e mundshme.“Ne kishim një ndeshje të keqe. Është një disfatë e dhimbshme pasi kemi qenë aq inferior. Në herët e kaluara kemi luajtur ndeshje të mira; sot ishte krejtësisht e kundërta”.
“Nuk është vetëm nëse ne u dërmuam ose jo; është se ata ishin shumë superior. Ne ishim në mëshirën e tyre. Ne pamë versionin më të mirë të Barcelonës dhe një prej versioneve më të këqija të Valencias. Qartas, ne ishim dy pole të ndryshme”, citohet të ketë thënë Emery për AS.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka porositur Nerazzurrët të fokusohen në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve përballë Olympique Marseille.“Ne duhet të jetojmë nga dita në ditë, pasi besoj se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur diçka. Kemi biseduar për këtë mes veti dhe me trajnerin. Të gjithë duam ta kthejmë situatën dhe të zhvishemi nga këto aspekte negative”.
“Sa i takon Ligës së Kampionëve, ne kemi një ndeshje të rëndësishme para nesh dhe pastaj do të kthehemi të luftojmë në ligë ku ka disa ekipe që po luftojnë për pozitën e tretë, dhe ne shpresojmë të jemi në mesin e tyre”.
“Kemi kuptuar se po kalojmë në një fazë të keqe, por duam të qëndrojmë të bashkuar dhe ta tejkalojmë këtë ashtu që të mund të përqendrohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Zabnetti.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se sfida e Blaugranëve është ta ruajnë ritmin në La Liga me rivalin e tyre Real Madridin.“Ne jemi dhjetë pikë prapa, por loja jonë thotë se ne nuk jemi shumë larg. Sfida jonë është ta mbajmë ligën të gjallë dhe kjo është detyra e jonë”.
“Ne duhet të vazhdojmë në këto tre muaj të mbetemi në garë siç bëmë sot. Nëse ekipi luan në nivelin e sotëm, nuk shqetësohem nëse tema rreth të ardhmes time është ajo që pushton titujt kryesor”, ka thënë Guardiola.
Juventus është duke e përcjellë situatën e Xabi Alonsos te Real Madridi.Spanjolli ishte afër të nënshkruajë me Juven kur ai zgjodhi të largohet nga Liverpooli dhe vazhdon të mbetet në radarin e Biankonerëve.
Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, është i paepur ta sjellë atë në Torino gjatë verës.
Dhe, me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, që është duke e menduar të ardhmen, edhe Xabi po ashtu mund ta ndjekë atë duke u larguar nga Bernabeu për një përvojë në Itali.
New York Knicks ka shënuar një mori trepikëshash në çerekun e katër të ndeshjes për të mposhtur para publikut vendas kampionin në fuqi të NBA-së, Dallas Mavericks, me rezultat 104-97.Steve Novak shënoi 14 nga 15 pikët e para të New York në çerekun e katërt, përfshirë katër trepikësha.
Jeremy Lin ishte më i miri te Knicks me 28 pikë dhe 14 kërcime, derisa lider i Dallas dhe i ndeshjes ishte Dirk Nowitzki, me 34 pikë.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i bindur se detyra e tij nuk varet nga rezultati i ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.Portugezi thotë se ai nuk mendon se do të shkarkohet nga miliarderi rus, Roman Abramovich, edhe nëse Blutë dështojnë të vazhdojnë më tej.
“A do të ketë rezultati ndikim në të ardhmen time? Jo, jo aspak. Nuk më takon mua ta vendos këtë. Ju duhet ta pyesni personin e duhur”, ka thënë 34-vjeçari.
Arsenali ia ka bërë të ditur menaxherit Arsene Wenger se ka në dispozicion 55 milionë funte për t’i harxhuar gjatë verës.Daily Mail shkruan se bordi i Topçinjve do ta konfirmojë besimin ndaj Wenger gjatë verës duke i dhënë atij një buxhet të majmë për ta përforcuar skuadrën.
Me buxhetin e ri, Wenger planifikon ta ndryshojë pamjen e skuadrës. Në mesin e dëshirave të francezit janë Mario Goetze, Lukas Podolski, Eden Hazard dhe Matias Suarez.
Por, pavarësisht se do të ketë në dispozicion një buxhet të mjaftueshëm, Wenger e di se do të jetë vështirë t’i joshë lojtarët e përmendur, veçanërisht nëse dështon të sigurojë një përfundim në top katërsh.
Lionel Messi thotë se ai nuk shqetësohet se çfarë të tjerët thonë për performancat e tij, pasi argjentinasi rigjeti rrjetën katër herë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias.“Kjo [të kritikohesh] zakonisht ndodh në kohë të caktuara të sezonit. Unë nuk mërzitem, e di se kam besimin e trajnerit, bashkëlojtarëve dhe njerëzve të Barcelonës”, ka thënë Messi.
Argjentinasi po ashtu ka shprehur dëshirën e tij dhe të bashkëlojtarëve të tij për të pasur trajnerin Pep Guardiola edhe më tej si drejtues të tyre.
“Ai e di se çfarë ne mendojmë dhe do ta marrë vendimin kur të jetë koha e duhur, ne duam ai të vazhdojë, ai do të thotë shumë për ne dhe për këtë klub”, ka thënë Messi.
Kampioni i Serie A, Milan, është duke përcjellë situatën e mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.Burime nga Reali thonë se portugezi kontrovers ka mbështetjen e klubit dhe se madrilenët nuk dëshirojnë ta shesin atë.
Por Cadena Ser raporton se Milani është duke i monitoruar zhvillimet dhe do të dëshironte ta bashkojë Pepen me Thiago Silvan në zemër të mbrojtjes Rossonere.
Barcelona raportohet se është duke e përcjellë sulmuesin e Atletico Madrid, Adrian Lopez.Lojtari i përfaqësueses U21 të Spanjës shkëlqeu në fitoren e Europa League ndaj Lazios gjatë vikendit.
El Confidencial shkruan se agjenti i Adrian, tashmë ka qenë në kontakte me Barcelonën dhe ia ka ofruar lojtarin kampionit në fuqi të Spanjës.
Drejtuesit e Barcelonës tash në mënyrë aktive janë duke diskutuar nëse Adrian mund t’i japë diçka të veçantë sulmit të tyre në sezonin e ardhshëm.
















