Pas Manchester Unitedit, Baseli ka arritur të mposhtë një tjetër klub të madh evropian- Bayern Munichun. Takimi i parë i 1/8 së finales të Ligës së Kamionëve i zhvilluar të mërkurën mbrëma në St. Jakob-Park, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të ekipit zviceran.Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft dinamike dhe një lojë të bukur për sy, megjithatë rrjetat heshtën.
Mysafirët e filluan më mirë takimin duke bërë presion te skuadra vendase, mirëpo në vazhdim presioni kalonte sa në një anë, ashtu në anën tjetër, ndërsa zviceranët patën disa raste shumë të mira shënimi, por fati nuk ishte në anën e tyre.Edhe në gjysmën e dytë skuadrat zhvilluan lojë të hapur, duke qenë se kërkonin të shënojnë.
Bavarezët ishin më dominues në këtë fraksion të lojës duke tentuar që me anë të një goli t’ia lehtësonin vetes punën për ndeshjen e kthimit, porse nuk arrinin të shënojnë. Ndërsa njëkohësisht edhe lojtarët e Baselit mezi prisnin rastin e tyre për të shënuar.Dhe këtë arritën ta bëjnë në periudhën e fundit të ndeshjes. Një pasim i mrekullueshëm i Jacques Zoua e gjeti para portierit të inkuadruarin në pjesën e dytë, Valentin Stocker, i cili shënoi golin e fitores (86’).

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Derisa Bayern Munichu do të ketë në favor tifozët dhe stadiumin, Baseli ka të shënuar një gol dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas.
Vlen të përmendet se nga minuta e parë në këtë takim luajtën dy shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Marseille ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Interit në sfidën e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Velodrome.Sfida nga fillimi ishte e bllokuar, me pak raste shënimi, kryesisht e dominuar në posedim nga francezët, por rastet u takuan italianët të cilët hynë me një formacion të ndryshuar, me startues Zaraten dhe Forlan.
Sneijder bëri përpjekje të vazhdueshme që të vë në pozitë shënimi Forlan, i cili ishte shumë pranë golit, por ishte portieri Steve Mandanda ai që ndali gjithçka. Në fund Marseille bëri presion të shtuar ndaj Nerazzurëve, por për dallim prej sfidave tjera, reparti defensiv zikaltër ishte shumë në nivel.
Në fund të takimit Ayew rrezikoi me një goditje të rrezikshme, por Julio Cesar u tregua heroik duke menduar se mbajti në lojë Interin. Sidoqoftë Ayew realizoi me kokë për 1-0 në kornerin e fundit në minutën e tretë shtesë (90’ + 3).
Pas dy javësh zhvillohet sfida kthyese në Giuseppe Meazza ku francezët kanë përparësinë, ku Interi do të kërkojë fitoren, por do të luajë me rrezikun që Marseille të shënojë si mysafir.
Manchester City i ka dërguar mesazh të qartë rivalëve kryesor pas fitores së lartë me rezultat 4-0 ndaj Portos në Ettihad Stadium.Citizens e siguruan kualifikimin në 1/8-ën e finales që në sekondën e 20-të, kur Sergio Aguero realizoi pas një aksioni të shpejtë për 1-0.
Ndeshja mbeti e bllokuar deri në fazat finale me Porton që e dominoi sfidën. Sidoqoftë, kjo nuk i interesoi Edin Dzekos (76’), i cili së bashku me David Silvan (84’) dhe David Pizzarron (86’), shënuan për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Manchester City në 1/8-ën e finales së Europa League pret rivalët e mëdhenj, duke përfshirë Manchester Unitedin dhe ekipet spanjolle e italiane.
Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, ka vendosur që ta përkrahë Arsene Wengerin pas takimit të fundit të mbajtur të enjtën, duke i ofruar hiç më pak se 55 milionë funte për tranferim të lojtarëve të rinj.Pas eliminimit nga Sunderlandi, Wenger ka adresuar shqetësimet e tij te bordi i klubit nga Emirates dhe ishte Kroenke që me mjaft sportivitet e ka trajuar situatën, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij teknikut francez.
Dhe pos që do t’i ofrojë para të majme menaxherit për shpenzime, Kroenke është tepër i interesuar që Van Persie të nënshkruajë kontratë të re, ashtu sikurse Walcott, Rosicky dhe Arshavin, të gjithë këta të kërkuar nga Anzhi Makhachkala, ku pronar është rusi Sulejman Kerimov.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Henrik Larsson, ka thënë se mesfushori Xavi Hernandez ishte lojtari më i mirë me të cilin ai ka luajtur në karrierën e tij.“Xavi është pa dyshim lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.
“Mënyra se si ai lëviz dhe se si pason topin është fantastike. Ai vështirë se humbet ndonjëherë topin. Ai gjithmonë e jep pasimin në momentin e duhur”, tha Xavi.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka këmbëngulur se Rossonerët janë të uritur për më shumë suksese para ndeshjes së shumëpritur ndaj Juventusit që zhvillohet të shtunën mbrëma në San Siro.“Na mungoi uria për sukese. Ne nuk e kemi pasur vullnetin për të fituar tituj. Uria për suksese është çfarë e bën diferencën në ekipin me cilësitë tona”.
“Kjo ndodhi pas Superkupës së Italisë. Kampionati filloi dhe ne nuk jemi më të njejtë. Ne kemi menduar se mund ta fitojmë lehtë Scudetton. Futbolli nuk është ashtu. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Tani për tani, ndjesia e vitit të kaluar po përsëritet dhe ne jemi shumë të uritur për tituj”, ka thënë Silva.
Milani aktualisht është në krye të Serisë A, me një pikë më shumë se Juventusi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Heroi i Napolit në fitoren sensacionale ndaj Chelseat, Ezequiel Lavezzi, ka hedhur poshtë krahasimet me legjendën argjentinase, Diego Maradona, duke thënë se ai është vetvetja.“Mos më quani Maradona, unë jam El Pocho. Unë kam pritur fitore nga ekipi. Isha i bindur se do të luanim mirë. Ishte ndeshje me rëndësi për t’u fituar, ne kemi luajtur bukur”.
“Kualifikimi nuk ka marrë fund. Por, ne kemi përparësi të mirë. Ne mund të shkojmë në Stamford Bridge duke kërkuar vetëm një gol për kualifikim”, tha Lavezzi.
Anësori shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka akuzuar Manchester Unitedin për nënvlersimin që i bëri Baselit para takimit të skuadrave në St. Jakobs Park më herët gjatë sezonit.Kampionët e Ligës Premier u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga ‘dy shqiptarët’ tashmë të famshëm, ndërsa është njëri prej tyre, Shaqiri, ai që ka vënë nën snajperin e tij Djajtë para duelit ndaj Bayernit.
“Ata na nënvlerësuan. Ju keni mundur ta ndjeni këtë në tunel dhe në fazën warm-up. Ata nuk ishin plotësisht të fokusuar. Nuk jam i sigurtë nëse ndonjë lojtar i United bëri një sprint të vetëm. Dhe pas ndeshjes, as që ke mundur të shkëmbesh fanellat, ata shkuan aq shpejt në zhveshtore”, deklaroi Shaqiri.
Mbrojtësi i Racing Santander, Domingo Cisma, ka akuzuar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për sjelljet e tij të këqija në fushë.30 vjeçari Cisma ka zbuluar se superylli portugez ka refuzuar t’ia shtrëngojë dorën gjatë ndeshjes së ekipit të tij me liderin në La Liga më herët gjatë sezonit dhe po ashtu e ka quajtur Ronaldon humbës të keq.
“Në ndeshjen tonë të parë ndaj Real Madridit më herët gjatë sezonit, Cristiano Ronaldo totalisht më injoroi kur jam përshëndetur me të. Ai ka një qëndrim arrogant dhe ai nuk di si të humbasë”.
“Kur u takuam përsëri fundjavën e kaluar, unë u riktheva në aksion dhe nuk ia shtrëngova dorën në Bernabeu”, tha Cisma.
Njeriu i cili mund të shkëlqejë ndaj Bayernit të Munichut sonte mbrëma, por që është lënë nën hijen e superyllit Xherdan Shaqiri, është pa dyshim Granit Xhaka, dhe për këtë janë të vetëdishëm pos bavarezëve edhe mediat e mëdha botërore.Portali Goal.com në një prej editorialeve të shumta, e përshkruan Granit Xhakën si mesfushor shumë më të mirë se sa Xherdan Shaqiri, i cili ka vëmendjen absolute të të gjitha mediave ndërkombëtare.
Xhaka në editorial së bashku me Shaqirin përmenden si talentët më të mëdhenj evropianë për momentin, teksa nuk është fshehur as nacionaliteti i tyre i vërtetë prej shqiptari.
Xhaka është një mesfushor defensiv, i cili ka kualitete tjera që e bëjnë të shumëanshëm. Godet me të majtën dhe atë fuqishëm, duke përbërë vazhdimisht rrezik për portën kundërshtare. Shkatërrues, shpeshherë i përshkruar si Schweinsteiger i ri, Xhaka pa kurrfarë dyshimi mund të udhëheqë Baselin dhe kombëtaren zvicërane drejt sukseseve të mëdha.
Granit Xhaka besohet se është duke u kërkuar me ngulm nga Hamburgu, por ekipi gjerman do të shpresojë që të mos shkëlqejë Xhaka në Ligën e Kampionëve, pasi në radhë të gjatë për një mesfushor defensiv kualitativ presin Arsenali, Milani, Manchester United dhe shumë ekipe të tjera të mëdha.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se ai është në formë të lartë para sfidës kruciale ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve.“Unë jam i pari që duhet të pranojë se nuk po jap më të mirën dhe se nuk po luaj mirë. Sidoqoftë, kjo mund të tingëllojë çuditshëm pas disfatave të fundit, vërtet janë të pa pranueshme”.
“Jam në formë të lartë për momentin. Prekjet e para dhe pasimet janë të mira. Përkundër kësaj, kjo varet nga progresi grupor. Është e vështirë të shkëlqesh kur ekipi po vuan. Me pak më shumë fat, unë do të kisha pasur tetë asistime në dy ndeshjet e kaluara”, ka thënë holandezi.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, shpreson t’i japë fund mungesës së trofeve në gjashtë sezonet e fundit duke fituar në finalen e Kupës Carling që zhvillohet këtë të diel.“Gjashtë vite pa një trofe për këtë klub futbolli nuk është mirë. Kanë kaluar shumë kohë dhe çdokush e di këtë. Është koha që ne të ngremë një trofe”.
“Çdokush e di se klubi ka kaluar nëpër ca kohë të vështira por ne po ecim më tej tash. Ne të gjithë dëshirojmë ta rikthejmë suksesin. Kjo është ajo në të cilën po punojmë fuqishëm”.
“Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi për ne. Do të ishte çmenduri ta fitojmë Kupën Carling dhe më pas të pushojmë me kurorat tona. Kjo është një Kupë e rëndësishme, por ka edhe çmime të tjera të mëdha të cilat duam t’i fitojmë”, është shprehur Gerrard.
Legjenda e Chelseat, Gianluca Viali, ka lavdëruar paraqitjen e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani, në ndeshjen e mbrëmshme.Uruguaiani shënoi njërin nga tre golat e fitores ndaj Bluve në Ligën e Kampionëve.
“Edinson është një sulmues monstruoz, është mrekulli se si ai arrin gjithë atë punë të madhe duke qenë i qetë kur e përfundon”.
“Dhe ai është një sulmues të cilin të gjithë trajnerët do të dëshironin ta kenë. Vetëm Wayne Rooney (Manchester United) është më i mirë se ai”, ka thënë Viali.
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka mbështetur ish-klubin e tij në prag të ndeshjes së vikendit ndaj Juventusit.Sheva po ashtu beson se kjo mund të jetë nata e Alexandre Patos për të ritreguar formën e tij më të mirë.
“Kundër Juventusit gjithmonë është një ndeshje shumë e pritshme, por Milani gjithmonë ka qenë i aftë të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme kundër Juventusit”.
“Në ndeshje si kjo e të shtunës më e rëndësishme është ekipi dhe grupi se sa individët. Shpirti i Milanit në këto sfida gjithmonë ka qenë në kulm”.
“Për Paton ky mund të jetë momenti i tij, nëse ai do të luajë, jam i sigurt se do ta bëjë diferencën”, ka thënë ukrainasi.
Real Madridi raportohet se e ka identifikuar Thiago Silvan si zëvendësimin ideal për Ricardo Carvalho.Mbrojtësi i Milanit shihet si një prej mbrojtësve më të mirë të qendrës në botë. Dhe burime nga Italia thonë se Reali planifikon të ofrojë para si edhe lojtarë për të bindur Milanin të heqë dorë nga braziliani.
Reali mendohet se do të ofrojë 25 milionë euro plus shërbimet e Sami Khedira dhe të Lassana Diarra në shkëmbim të shërbimeve të Thiago Silva në fund të këtij sezoni.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, mendon se Milani mbetet favorit në prag të ndeshjes derbi të vikendit në mes të dy skuadrave të kreut të tabelës së Serie A.“Kam kuptuar se do të ketë ca nervozizëm, se shumë njerëz në këtë kohë përpiqen të mbrojnë interesat e tyre. Ne kemi një nder të rrallë – jemi shumë të qetë”.
“Ne shkojmë në ndeshjen e të shtunës duke ditur se Milani është favorit pasi ata janë kampion aktual i Italisë dhe tashmë janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, andaj sigurisht Rossonerët janë favoritë. Ne do të shkojmë të tregojmë një ndeshje të shkëlqyeshme, ka kohë që jemi krejtësisht të kompletuar”, ka thënë Agnelli.
Real Madridi raportohet se është i interesuar të transferojë rebelin e Manchester Cityt, Caros Tevez.Marca shkruan se drejtuesit e Realit janë duke analizuar mundësinë për të sjellë argjentinasin në Spanjë në fund të sezonit.
Një marrëveshje shkëmbimi është duke u përmendur, me Realin që dëshiron ta ofrojë Gonzalo Higuain si shkëmbim për Tevez.
Higuain pritet të shitet nga Reali gjatë verës dhe është cak edhe i Chelseat dhe Juventusit.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, e ka përshkruar fitoren ndaj rivalit të Ligës së Kampionëve, Chelseat, si “magjike”.Napolitanët kanë një shans të mirë të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë.
“Ka pasur shumë net magjike gjatë disa viteve të kaluara dhe kjo është një prej tyre. Skuadra e meritoi fitoren duke dalë në fushë me një vendosmëri të madhe, duke reaguar mirë ndaj gabimeve në mbrojtje dhe duke u rikthyer për të fituar”, ka thënë De Laurentiis.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, thotë se ata do të arrijnë të dalin nga kriza aktuale së shpejti.“Ky është një sezon i pazakonshëm, pasi gjërat shkuan keq, pastaj shumë mirë, tash keq sërish, por Liga e Kampionëve rifillon dhe jam i sigurt se do t’ia dalim mirë”.
“Jam i kënaqur që do të përballem me Didier Deschamps sërish, pasi ai është një person të cilin e respektoj shumë. Kam dëgjuar se ai ka thënë se ne jemi favoritët e kësaj sfide, që ka kuptim, pasi Interi ka fituar gjithçka dy vite më parë”.
“Megjithatë, ne po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë derisa Marseille është në formë të mirë, andaj ne duhet ta kthejmë baticën”, ka thënë Ranieri në konferencën për shtyp.
Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, është i zemëruar që Blutë pranuan tre gola në disfatën e mbrëmshme 3-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, por ende ka shpresa për një përmbysje të rezultatit.“Një-zero do të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm për ne, por nuk e ruajtëm atë. Napoli është një skuadër shumë e fuqishme në këtë stadium, por tash ne kemi ndeshjen e kthimit dhe do të japim 100 për qind në Bridge”.
“E dija se do të ishte një ndeshje e hapur, pasi Napoli është ofensiv me tre lojtarë, Cavani, Lavezzi dhe Hamsik, të cilët janë të shpejtë në kundërsulme”.
“Por sot ne kishim shumë shanse për të shënuar dhe do të duhet t’i shndërrojmë këto shanse në Bridge. Kam besim në këtë skuadër, ne nuk jemi të vdekur. Nuk do të jetë e lehtë për ne, por mendoj se mund ta bëjmë”, ka thënë Mata.
Rezervat e Miami Heat kanë shkëlqyer në periudhën e fundit kritike të ndeshjes për t’i dhënë skuadrës fitoren 120-108 ndaj Sacramento Kings.Fitorja ishte e shtata radhazi për Heat dhe që të gjitha këto ndeshje të fituara me së paku 12 pikë diferencë ndaj rivalëve.
Pas tre çerek-ndeshjeve të vështira, Miami nxori në fushë rezervat që patën një ecuri 13-2 për t’i dhënë skuadrës avantazhin 106-92 dhe për të shtruar rrugën e fitores. Rezervat shënuan të gjitha me përjashtim të dy pikëve gjatë periudhës së katërt.
Megjithatë ishte sërish Dwayne Wade që shënoi pikët më të latë ta takimit, 30, dhe kontribuoi edhe me 10 asistime. Chris Bosh shënoi 20 pikë të tjera dhe 10 kërcime, derisa LeBron James kontribuoi me 18 pikë për liderin e NBA-së (26 fitore, 7 disfata).
Për Kings (10 fitore dhe 22 disfata këtë sezon) kjo ishte disfata e gjashtë radhazi. Më i mirë në radhët e kësaj skuadre ishte Isiah Thomas me 24 pikë, derisa Marcus Thornton përfundoi me 23 pikë.
Ezequiel Lavezzi është i ngazëllyer me fitoren e Napolit ndaj rivalit të Ligës së Kampionëve, Chelseat.Lavezzi shënoi dy gola në fitoren e mbrëmshme, për të përmbysur avantazhin prej një goli të bluve të shënuar nga Juan Mata dhe për të kaluar vendasit në epërsi.
“E kam pritur një fitore sonte dhe isha plot vetëbesim. Mendoj se Chelsea është një skuadër shumë e fuqishme dhe nuk ka mbaruar ende. Ne kemi një avantazh të mirë, por kemi nevojë të shkojmë dhe të marrim iniciativën dhe të shënojmë së paku një gol në Londër për të siguruar kualifikimin për në rundin e ardhshëm”.
“Trajneri na ka thënë të ndihmojmë skuadrën me lëvizjet defensive. Ne të gjithë kemi kontribuar në mbrojtje, pasi kjo ishte ajo për të cilën kishim nevojë për të pasur një ndeshje të madhe. Do të thosha se ne e arritëm këtë”, ka thënë argjentinasi.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se gabimet individuale po e shkatërrojnë sezonin e tyre.Blutë u mposhtën 3-1 në San Paolo Stadium me David Luiz që reagoi dobët në golin e dytë të Ezequiel Lavezzit.
“Ne e dimë se ai (Villas-Boas) vazhdon të punojë fuqishëm për ne. Ai përgatitet çdo ndeshje me 100 për qind përkushtim dhe e vlerësojmë këtë. Por nëse keni lojtarë në fushë të cilët bëjnë gabime, ai nuk mund të ndihmojë në këtë gjë”, ka thënë Cech.
Zyrtari i Manchester Cityt, Patrick Vieira, ka lavdëruar kualitet e lojtarëve të skuadrës së Roberto Mancinit, në veçanti portierin Joe Hart.“Ne kemi portierin më të mirë në ligë – ndoshta në Evropë. Besoj se Joe Hart është në rresht me Iker Casillas dhe Manuel Neuer ndër më të mirët në botë”.
“Edhe mbrojtja jonë funksionon vërtet fuqishëm. Ne kemi një prej lojtarëve më të mirë në botë në David Silvan, dhe Yaya po ashtu ka qenë fantastik për ne. Gareth Barry është duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë”.
“Besoj se ne kemi një skuadër për ta fituar ligën. Ne jemi mjaft të fuqishëm. Ata janë një ekip i ri dhe janë shumë ambicioz. Çdo përbërës është i duhur për ta fituar”, ka thënë ish-kapiteni i Arsenalit.
Carlos Tevez ka kërkuar falje për sjelljet e tij te Manchester City këtë sezon.Argjentinasi po ashtu ka tërhequr ankesën kundër gjobës së Cityt për mospagesën prej gjashtë javësh, që pritej të shqyrtohej të ditët të vazhdim.
“Dua të kërkoj falje të sinqerta dhe pa rezervë ndaj gjithkujt të cilin e kam lënë në baltë dhe të cilit veprimet e mia gjatë disa muajve të kaluara i kanë shkaktuar ofendime”.
“Dëshira ime është të përqendrohem të luaj futboll për Klubin e Futbollit Manchester City”, ka thënë Tevez përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se sfida e Ligës së Kampionëve përballë Napolit nuk ka mbaruar.Vetëm tre ekipe kanë arritur ta përmbysin disavantazhin prej dy golash nga ndeshjet e para në histori të Ligës së Kampionëve, por Villas-Boas mendon se skuadra e tij do të jetë e katërta.
“Dua ne të jemi të katërtit. Është një rezultat negativ, sigurisht, por një rezultat të cilin sigurisht se mund ta përmbysin në Bridge për shkak të sasisë së shanseve ne kishim”, ka thënë portugezi.
Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë Nanit një kontratë të re të përmirësuar.The Sun shkruan se United ka hapur bisedat me portugezin për një marrëveshje të re katërvjeçare e cila do t’i sillte atij 130 mijë funte në javë.
Kampionët e Anglisë janë të gatshëm të harxhojnë pasi shënuan një fitim rekord prej 175 milionë funtesh brenda gjashtë muajsh.
United po ashtu ka ulur borxhet në pjesën e dytë të vitit të kaluar me paratë e familjes Glazer, sipas marrëveshjes së blerjes së klubit, duke i reduktuar nga 508 milionë në 439 milionë funte.
Nani, 24 vjeçar, ka dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, që vlen 90 mijë funte në javë. Për të interesim kanë shfaqur Juventus dhe Milan.
















