Manchester United është kualifikuar në 1/8-ën e finales së Europa League, përkundër disfatës me rezultat 1-2 në Old Trafford nga Ajaxi, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.United pati fatin që të shënonte në fazat fillëstare të takimit, pasi në të kundërtën do të kishte pasur probleme në fund të takimit me një formacion të dytë të aplikuar nga Ferguson.
Javier Hernandez shënoi bukur nga afërsia për 1-0 (6’) para se Aras Ozbiliz të barazojë rezultatin në 1-1 (38’), që ishte dhe epilogu i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Ajaxi dominon dhe kërkon golat. Gjithë ajo që holandezët bënë ishte një gol me kokë nga Alderëeireld, i cili ishte i pa mjaftueshëm pasi United u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në 1/8-ën e finales së Europa League janë kualifikuar:
Athletic Bilbao (eliminoi Lok. Moskën)
Hannover (eliminoi Club Brugge)
Udinese (eliminoi PAOK-un)
PSV (eliminoi Trabzonin)
St. Liege (eliminoi Wisla Krakow)
Twente (eliminoi Steauan)
Valencia (eliminoi Stoke Cityn)
AZ Alkmarr (eliminoi Anderlechtin)
Atl. Madrid (elininoi Lazion)
Beshiktashi (eliminoi Bragën)
Man.Utd (eliminoi Ajaxin)
Metalist Kharkov (eliminoi Salzburgun)
Olympiakos (eliminoi Rubinin)
Schalke – Plzn po zhvillohen vazhdimet
Sporting Lisbona (eliminoi Legian)
Man. City (eliminoi Porton)
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka konfirmuar se kapiteni i tij, John Terry, do të jetë jashtë fushave të blerta deri në gjashë javë për shkak të operimit në gju.Trajneri portugez ka konfirmuar lajmin e keq në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Boltonit në kuadër të Ligës premier.
Mungesa e Terryt për Chelsean është goditje shumë e rëndë, pas rezultateve të fundit zhgënjyese në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel, ka përshëndetur përpjekjet e klubit për të transferuar sulmuesin holandez, Robin Van Persie në San Siro.Van Persie ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013, por nuk ka dashur të nxitojë për të rinovuar, për shkak të mungesës së sukseseve te ekipi nga Londra Veriore.
“Van Persie është lojtar i madh. Ai ka shumë cilësi dhe ai do të ishte transfer i mrekullueshëm për Milanin”, ka thënë Van Bommel për Il Giorno.
Trajneri i Sevillas, Michel, ka pohuar se ekipi aktual i Real Madridit është më i fortë se sa ekipi galaktik të cilin e udhëhoqi Vicente del Bosque.“Në letër, ndoshta ekipi aktual është më spektakolar, por Zidane, Ronaldo, Figo, Hierro, Roberto Carlos dhe Raul janë lojtarë të historisë së Real Madridit dhe historisë së futbollit botëror”.
“Ekipi aktual duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ashtu sikurse pasardhësit. Ata duhet ta vazhdojnë ciklin, edhe pse ata janë më të fortë në letër”, tha Michel.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se Carlos Tevez, është i mirëpritur te Manchester City dhe se ai mund të kthehet në aksion pas jo më shumë se dy javësh.Bosi i Cityt ka konfirmuar se e ka lexuar kërkim faljen e Tevezit dhe takimi i tyre krucial është vendosur të ndodhë të enjtën pasdite.
“Unë kam thënë se ai ishte i vdekur pas ndeshjes ndaj Bayernit. Por, një javë më pas, unë e kam telefonuar dhe i thashë që t’u kërkojë falje të gjithëve e gjithçka do të harrohet’, - nuk kam ndonjë problem. Po, ai mund të luajë përsëri. Mendoj se ai ka nevojë për të stërvitur dy apo tri javë dhe më pas mund të luajë”, tha Mancini.
Juventusi është duke u përgatitur që të testojë forcat e Liverpoolit, duke bërë një ofertë për sulmuesin Luis Suarez.Gjigantët italianë kanë vënë në shënjestër sulmuesin kontravers uruguaian, i cili shihet si njeriu që mund ta kthejë Zonjën e Vjetër në majat e Ligës së Kampionëve.
Ekziston besimi se John Henry mund ta shesë Suarezin për shkak të veprimeve raciste në drejtim të Patrice Evras më herët gjatë sezonit.
Strategu italian dhe legjenda Nerazzure, Walter Zenga, është duke u përfolur si zëvëndësues i trajnerit aktual të Interit, Claudio Ranieri.Zenga shihet si pasues i Ranierit në rast të dështimit të Interit për ta eliminuar Marseillen nga Liga e Kampionëve, ndërsa zhgënjimin për disfatën tashmë e ka shprehur ish-trajneri i Palermos.
“Nuk ka mbaruar ende asgjë, Interi nuk duhet të dorëzohet”, tha Zenga.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, ka deklaruar dashurinë e tij për klubin pasi zbuloi se do të qëndrojë edhe për 10 vjet nëse do të kishte rastin për ta bërë këtë.“Unë po ndihem shumë mirë te Milani, nëse do të kisha mundsi do të kisha qëndruar edhe 10 vjet”.
“Ndeshja ndaj Juventusit do të jetë kruciale për të fituar majen psikologjike, e jo për të fituar vendin e parë”, tha Robinho.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka këmbëngulur se skuadra e tij është ende në garën për titull të kampionit në La Liga.“Ne do të luftojmë deri në fund. Ky është qëllimi ynë i vetëm: të garojmë dhe të mbledhim tri pikët çdo ndeshje në La Liga dhe të presim rrëshqitje të Realit”.
“E vërteta është se ne kemi lëshuar shumë pikë dhe kjo po shihet në tabelë. Që të fitojmë La Ligan, ju duhet të jeni të fortë në shtëpi dhe në udhëtim dhe kjo ka qenë e vështirë për ne”, u shpreh Iniesta.
Apeli i Milanit për zvogëlimin e dënimit me tri ndeshje moslojë të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic është refuzuar nga komisioni disiplinor i Lega Calcios.Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq në barazimin pa gola të Milanit ndaj Napolit më 5 shkurt, pasi e goditi me shuplacë Salvatore Aronican. Pas këtij veprimi, Ibra u suspendua me tri ndeshje moslojë, ndërsa Milani vendosi ta apelonte vendimin.
Sidoqoftë, Lega Calcio mori vendim të prerë që të mos shqyrtojë apelin e Milanit dhe kështu top golashënuesi i klubit Rossoner me 15 gola, Zlatan Ibrahimovic, mungon në sfidën derbi që zhvillohet të shtunën mbrëma e që mund ta vendosë titullin.
Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, është i bindur se Pep Guardiola do të rinovojë te Barcelona, përderisa nuk e sheh Jose Mourinhon në një klub tjetër sezonin e ardhshëm.“U largova nga Milani pasi pas katër viteve isha lodhur. Guardiola duhet të vendosë për veten, por motivimi më i mirë gjendet gjithmon ënë shtëpi”.
“Barcelona është vendi i tij, historia e tij dhe ambienti i tij natyral. Gjëja më e mirë për të është të qëndrojë aty ku është”.
“Italia është vendi i fundit ku Guardiola duhet të mendojë për të shkuar, pasi futbolli italian nuk është mësuar me futboll me një prekhje. Për më shumë, klubet po nxitojnë dhe nuk ka planifikim afatgjatë”.
“Ka njerëz që duan shumë në jetën e tyre dhe të cilët nuk kërkojnë shumë, por Mourinho është karakter i jashtëzakonshëm. Ai u largua nga Itlaia për shkak se ka pasur nevojë për motivim të ri, por vitin e ardhshëm besoj se ai do të jetë te Reali”, deklaroi Sacchi.
Mbrojtësi legjendar i Interit, Marco Materazzi, nuk e ka përjashtuar një rikthim sensacional në futboll për t’i ndihmuar Interit ta kalojë krizën aktuale.Veterani mbetet tepër i zhgënjyer me mënyrën se si klubi ka humur fokusin mbi garat dhe me disfatat e fundit, ndërsa po lidht me një rikthim si në stol ashtu dhe në fushë.
“Unë të rikthehem te Interi? Fatkeqësisht nuk është në dorën time... përndryshe nuk do të largohesha fare”, theksoi Matrix i cili u shpreh i bindur për kualifikimin e Interit, duke kujtuar tifozët se edhe me Bayernin vitin e kaluar ishte situatë e ngjashme.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, mund të kthehet në aksion pas dy muajsh, gjithmnjë sipas përfaqësuesit të tij.30 vjeçari pësoi një frakturë në këmbë gjatë Botërorit të Klubeve dhe është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për Kampionation Europian, Euro 2012.
“Varet nga rikuperimi i tij, por mendoj se në fund të prillit, ai do të luajë përsëri. David Villa është i mrekullueshëm. Edhe pse njerëzit e shohim këtë si të çuditshme, ai po punon më shumë se kurrë. Ai është shumë i fokusuar që të kthehet sa më shpejt që është e mundur”, tha agjenti Victor Onate.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka lëvduar shpirtin e ekipit zvicëran Basel pas fitores ndaj Bayernit të Munichut në St. Jakobs Park.“Ishte ndeshje e vështirë për ne, por në fund merituam fitoren për shkak të shpirtit luftarak”.
“Ne kemi pasur disa probleme organizative në mbrojtje në fillim, por gjatë ndeshjes u përmirësuam. Një mbrojtje e mirë është baza për çdo fitore”, tha Shaqiri pas sfidës.
Chelsea ka kontaktuar Rafael Benitezin për t’u përgatitur që të marrë në dorë skuadrën e Chelseat në rast të ndonjë dështimi të radhës të menaxherit Andres Villas Boas.Raportohet se Roman Abramovich mund të jetë i detyruar që të kërkojë trajner të ri, pasi strategu portugez Villas Boas po tregohet shumë i dështuar.
Besohet se Rafael Benitez mund t’i bashkohet klubit nga Londra në një marrëveshje deri në fund të sezonit, me të ardhmen e tij afatgjate që varet nga kualifikimi për një vend në Ligën e Kampionëve. Fabio Capello është po ashtu në listën e pronarit rus.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka marrë lajme jo të mira nga fronti i lëndimeve pas ndeshjes ndaj Marseille të mërkurën, pasi do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin Maicon, i cili është lënduar në gju.Mbrojtësi brazilian luajti nga fillimi në Velodrome, por nuk vazhdoi në pjesën e dytë për shkak të lëndimi të pësuar.
Nuk dihet ende kohëzgjatja e mungesës së Maicon, por qarqet interiste kanë frikë se Maicon mund të mungojë deri në dy javë.
Portieri i Interit, Julio Cesar, ka shprehur frustrimin e tij me dështimet e vazhdueshme të skuadrës së tij, pas disfatës së mbrëmshme 1-0 nga Marseille në kuadër të Ligës së Kampionëve.“Kjo është hera e parë që e shoh veten në një situatë kaq të vështirë sa kjo. Kurrë nuk jam përballur me diçka si kjo që kur i jam bashkuar Interit. Ne kemi nevojë të tregojmë shumë karakter, shumë fuqi për ta kaluar këtë”.
“Ju kaloni në momente si kjo gjatë jetës dhe keni nevojë ta ruani vetëbesimin në aftësitë tuaja për t’u ngritur në këmbë sërish, pa harruar të gjitha gjërat e mira që i keni bërë. Ne duhet ta nxjerrim veten nga kjo duke qëndruar së bashku, përmes punës së palodhshme”.
“Dhe nëse shikojmë në anë e ndritur, edhe pas të gjitha këtyre disfatave ne ende mund të arrijmë në pozitën e tretë; kjo është minimumi i obligimeve tona. E njëjta vlen për në Ligën e Kampionëve: ne kemi edhe 90 minuta të tjera dhe shpresojmë të vazhdojmë më tej”, ka thënë 32-vjeçari brazilian.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se Andrea Pirlo është një prej dallimeve më të mëdha të Biankonerëve, komente të cilat vijnë në prag të derbit të Serie A përballë Milanit.Pirlo erdhi te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë pikërisht nga Milani në fund të sezonit të kaluar dhe që atëherë është treguar një lojtar kyç për suksesin e Biankonerëve.
“Pirlo është lojtari i cili vërtet i ka ndryshuar gjërat te Juve. Ai vërtet dëshironte të kthehej në lojë, dhe ka treguar se është një person i jashtëzakonshëm dhe një lojtar fantastik”.
“Ne nuk kemi një lojtar si Ibrahimovic, por ne e kompensojmë këtë me vendosmërinë tonë dhe dëshirën tonë për të fituar”, citohet të ketë thënë Chiellini për Il Corriere dello Sport.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, thotë se disfata e mbrëmshme 1-0 nga Marseille tregon formën e dobët në të cilën po kalon skuadra.Një gol i vonshëm nga Andre Ayew vulosi disfatën e katërt radhazi dhe të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit për Interin. Megjithatë Ranieri shprehet optimist se ata do të mund ta përmbysin disavantazhin në ndeshjen e kthimit.
“Ne e dinim se ata do të dilnin fuqishëm dhe bënë shumë presion në pjesën e parë, por ne kishin shanse të mira për të kaluar në avantazh”.
“Ishte një pasqyrim i situatës tonë, kur gjërat shkojnë keq, ata vërtet shkojnë keq. Sfida nuk ka mbaruar, nëse stadiumi mbushet me tifozët tanë, ne mund ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Ranieri për Sky Sport Italia.
Legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer thotë se Bayern Munich është duke dështuar në sulm pas disfatës së mbrëmshme 1-0 nga Baseli.“Situata është bërë më e keqe, por nuk është dramatike. Baseli është gjithmonë i mirë në udhëtim, nëse ata shënojnë në ndeshjen e dytë, atëherë do të ketë nevojë të shënojmë tre gola”.
“Mendoj se është e mundshme që Basel të shënojë në Munich. Bayern ka probleme me shënimet. Nëse Neuer nuk do të ishte aty, Basel mund të kishte shënuar dy ose më shumë”, ka thënë Beckhenbauer.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se arritjet e Ryan Giggs janë më të mëdha se ata të legjendës së Milanit, Paolo Maldini.“Është e qartë se Maldini ishte një lojtar i mahnitshëm, por ka një dallim. Maldini ishte mbrojtës dhe megjithëse në rastin e tij ai ka bërë shumë vrap si mbrojtës, anësorët kanë më shumë punë për të bërë”.
“Është vërtet e mrekullueshme. Nëse shikojmë prapa në Moskë (në finalen e Ligës së Kampionëve, kur përmendej pensionimi i tij dhe kur ai shënoi penaltinë vendimtare të fitores ndaj Chelseat), ne flasim për edhe 150 ndeshje të tjera [të cilat i ka luajtur]”.
“Ai vazhdon ta kundërshtojë moshën. Ky sezon ka qenë i njëjtë si në kohën kur ai luajti në Moskë. Nuk a ndryshuar asgjë nga niveli i tij i paraqitjes nga atëherë deri më sot”, ka thënë Ferguson.
Barcelona raportohet se ka bërë një listë të gjatë të alternativave nëse Pep Guardiola nuk e nënshkruan vazhdimin e kontratës, dhe në mesin e tyre spikat edhe emri i trajnerit aktual të Chelsat, Andre Villas-Boas.Marca shrkuan se drejtori sportiv i Barcës, Andoni Zubizarreta, ka ndërtuar një “Plan B” në rast të largimit të Guardiolës.
Nga këtë listë, përveç tashmë të përmendurve, Ernesto Valverde, Marco van Basten, Joachim Low, Marcelo Bielsa dhe Luis Enrique, raportoehts e është edhe Andre Villas-Boas.
Ky i fundit po shijon periudhën më të keqe në karrierën e tij dhe më të keqen të Chelseat që kur klubi është blerë nga Roman Abramovich. Blutë së fundi u mposhtën nga Napoli me rezultat 3-1 dhe nëse nuk arrijnë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit, Villas mund të shkarkohet, e që do të ishte i lirë për të marrë postin e menaxherit të kampionit të Spanjës.
Në listën e Blaugranëve janë edhe emra më pak të njohur si Oscar Garcia dhe Lluis Carreras, si dhe zëvendësi i Guardiolës, Tito Vilanova, së bashku me trajnerin e skuadrës B të Barcës, Eusebio Sacristan.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se Real Madridi nuk e meriton avanzhin prej 10 pikësh.“Ne duam t’i rikthejmë këto 10 pikët, të cilat janë të padrejta me mënyrën se si luan Barca. Po ashtu kur e shikoni ndeshje në mes të Madrid dhe Barcës”.
“Është një diferencë shumë e madhe, por le të jemi optimist. Dhe ne do të vazhdojmë të garojmë, pasi ne duam ta fitojmë titullin e katërt të ligë. Nuk dorëzohemi”, ka thënë Xavi.
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka shprehur zhgënjimin e tij me disfatën 1-0 nga Baseli në kuadër të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.“Normalisht, neve na djeg ky rezultat. Gjithçka shkoi keq në rastin e golit. Ne nuk e ndaluam personin me top. [Por] Fitorja e Baselit nuk ishte e pamerituar. Ata kishin vërtet shanse të mira në pjesën e parë, siç kishim edhe ne”.
“Nuk shoi sipas planet dhe ne jemi në një situatë të palakueshme. Ne kemi individë të klasit, por nuk po kalojë në një moment ët butë ose të lehtë”, ka deklaruar Neuer për faqen zyrtare të Bayernit.
Thiago Alcantara mendon se Barcelona ende mund ta fitojë La Ligën, pavarësisht se katalanasit janë në pozitën e dytë në tabelë, 10 pikë prapa Real Madridit.“A mund ta fitojmë La Ligën? Ne e dimë se liga është më shumë se e komplikuar për shkak të pikëve që jemi prapa pozitës së parë. Por, mendoj se ne kemi treguar deri tash se mund të bëjmë gjithçka dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
“Mendoj se ka qenë një sezon i mirë. Ne lojtarët nuk jemi krejtësisht të kënaqur pasi i duam të gjitha tre titujt të cilat janë të mundshëm, por mendoj se është një sezon i mirë. Tifozët janë mësuar me faktin se skuadra ka fituar aq shumë tituj në vitet e fundit”, ka thënë Alcantara për faqen zyrtare të Barcelonës.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer me fitoren në Europa League ndaj Portos.“Ishte një natë e mirë, por nuk ishte e lehtë. Ne kishim shanse të tjera për të shënuar por nuk shënuam, dhe kur nuk shënoni ju mund të keni probleme të tjera”.
“Nuk është e lehtë ta mposhtësh Porton, ata janë një prej skuadrave të kreut në Evropë dhe jam i kënaqur që ne do të shkojmë në fazën e ardhshme”, ka thënë Mancini.
Në rundin e ardhshëm City do të përballet me fituesin e sfidës Sporting Lisbon dhe Legia Warsaw, ndeshja e dytë e të cilës sfidë zhvillohet sonte.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se ata do të kthehen aty ku e kanë vendin, në finalen e të dielës ndaj Cardiff në kuadër të Kupës Carling.“Kanë kaluar shumë kohë. Ne të gjithë kemi qenë më të kënaqur kur e kemi parë skuadrën të luajë në më shumë finale të Kupave, por kjo është mënyra se si shkojnë gjërat”.
“Pas aq shumë kohe, ne vërtet jemi të ngazëllyer nga finalja. Do të jetë një gjë e madhe për çdo person që e mbështet Liverpoolin. Kjo është arsyeja se pse nënshkruani me Liverpoolin, për të fituar trofe”.
“Jo shumë kohë më parë ne ishim një klub që arrinte në finale dhe luftonte për tituj. Kjo nuk ka ndodhur për një kohë, por tash është ajo që ne përpiqemi ta arrijmë sërish. Mendoj se ne po shkojmë në drejtim të duhur”, ka thënë Reina.
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, thotë se është gabim të thuash se Arsenali është në rënie, në prag të derbit të Londrës Veriore.“Gjithmonë kamë thënë se ata janë një skuadër e mirë. Ju nuk mund ta eliminoni Arsenalin”.
“Në futboll gjithmonë ka një ndeshje të ardhshme, ju mund të ndryshoni në atë. Dhe mendoj se duke qenë se luajnë kundër nesh, kjo do të jetë më ndryshe për Arsenalin nga ajo çfarë njerëzit kanë parë në disa javët e kaluara”, ka thënë Defoe.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk ka arsye që futbolli anglez të bëjë panik rreth dështimeve të tyre në Evropë.“Mbi të gjitha, suksesi në Evropë ndonjëherë mund të shkojë në cikle. Spanja kishte një cikël të shkëlqyeshëm 10 vite më parë kur Valencia, Deportivo, Villarreal, Real Madrid dhe Barcelona, të gjitha ishin dominuese. Ishin tre prej tyre në gjysmëfinale një vit”.
“Ne kishim një cikël të shkëlqyeshëm në Ligën Premier në tetë vitet e fundit me skuadrat tona që shkonin në gjysmëfinale dhe finale. Nuk e shoh këtë si fundosje. Mendoj se skuadrat angleze edhe më tej do të jenë dominuese”.
“Ne të gjithë po kalojmë një vit të keq. Pjesërisht edhe ne – mund ta gjykoj vetëm veten. Ne jemi të zhgënjyer se si ia kemi dalë. Arsenali dhe Chelsan kanë pasur rezultate zhgënjyese, por të dyja klubet kanë pasur probleme me lëndimet dhe nuk mund të pritni që ata të nxjerrin rezultatet më të mira pa më të mirët në skuadër”.
“Mbase është ca një sezon zhgënjyes, por sipas mendimit tim, nuk është e definuar se ne jemi në rënie”, ka thënë Ferguson.
Craig Bellamy thotë se përfundimi në top katërsh është më i rëndësishëm se sa trofeu i Kupës këtë sezon,Në finalen e Kupës Carling që zhvillohet të dielën në Wembley, Redsat do të përballen me klubin uellsian Cardiff, klub për të cilin kishte luajtur Bellamy sezonin e kaluar.
“Ky sezon nuk ka mbaruar për asnjërin prej ne, kushdo që humb. Cardiff është duke luftuar për promovim dhe ne jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve dhe ende jemi në garën e Kupës FA”.
“Nëse humbim të dielën ne ende do të kemi shumë të luajmë këtë sezon dhe është e njëjta gjë për Cardiff”.
“A do ta zgjidhja Ligën e Kampionëve para Kupës Carling? Mendoj se po. A do ta zgjidhte Cardiff promovimin në Ligën Premier se sa Kupën Carling? Mendoj se edhe ata kështu do të vepronin”, ka thënë Bellamy gjatë një prononcimi për mediat angleze.
















