Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se mungesa e Zlatan Ibrahimovic në derbin e të shtunës ndaj Milanit nuk do të përbëjë ndonjë diferencë, pasi Rossonerët kanë ekip kualitativ.“Dëshironi gjithmonë të fitoni, me ose pa Ibrahimovicin. Ky është mentaliteti i të dy ekipeve që nga fillimi i sezonit”.
“Ibra sigurisht se jep më shumë pika referimi, për shkak se është lojtar i madh, por Milani është i fortë, me ose pa të. Ne kemi bërë një hap vendimtar, duke u bërë përsëri konkurrues. Kjo është krenari për ne, për ekipin, për klubin. Ne duhet të dëshmojmë se jemi të gatshëm të vazhdojmë në këto nivele”, tha Conte.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, është i bindur se Pep Guardiola do të rinovojë me Barcelonën, përderisa qëndrimin e tij në Bernabeu do ta vazhdojë edhe trajneri Jose Mourinho.“Guardiola po bën punë shumë të mirë dhe ai do të rinovojë sepse nuk mund të imagjinoj Barcelonën pa Guardiolën”.
“Dhe Reali pa Mourinhon? Nuk mendoj kështu, ai po bën shumë mirë. Ata po luajnë mirë në La Liga, ndoshta do ta fitojnë Ligën e Kampioënve. Mourinho është ideal për Realin për të paktën pesë vitet e ardhshme”, u shpreh Schuster.
Mesfushori i Ajaxit, Christian Eriksen, u ka bërë thirrje klubeve të mëdha spanjolle që të interesohen për të, pasi deklaroi se ai mund t’i përshtatet më mirë futbollit spanjoll se sa atij anglez.“Unë nuk e di ende se ku do të përfundoj, por futbolli spanjoll më përshtatet më shumë. Ju arrini të shihni shpesh topin dhe të keni rastin për të krijuar diçka”.
“Ka më pak duele dhe lufta për top në La Liga se sa në Ligën Premier. Sigurisht unë mund të zhvillohen në lojtar më fizik, por në këtë pikë mendoj se Spanja do të ishte më e mirë për mua”, tha Eriksen.
Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, ka thënë se ai kurrë nuk do të lejonte largimin e Andrea Pirlos nga Milani për ta forcuar Juventusin, po që se ai do të kishte qenë në krye të klubit Rossoner.“Unë kurrë nuk do të lejoja që ai të largohej. Ose për më shumë, do ta kisha marrë te Chelsea ose PSG, ku do të luante nën drejtimin tim”.
“Ndoshta Pirlo kërkoi kontratë më të mirë dhe Milani nuk mundi t’ia ofronte. Kështu ndoshta ai iu bashkua Juventusit për ta arritur qëllimin e tij”, tha ‘Carlito’.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, beson se The Reds kanë mundësinë për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kanë rastin për të fituar një trofe të dielën ndaj Cardiffit në finalen e Carling Cup.“Ne kemi një mundësi të mirë para nesh për ta bërë këtë sezon relativisht të suksesshëm”.
“Ne kemi finalen e Carling Cup, rrethin e gjashtë të FA Cup ndaj Stokes dhe disa ndeshje me rëndësi në Ligën premier. Ky mund të jetë një sezon i mirë për të gjithë”, u shpreh skocezi.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka konfirmuar se lojtarët Holger Badstuber dhe Thomas Muller janë fjalosur në zhveshtore pas disfatës befasuese nga Baseli në St. Jakobs Park.“Kishte një mospajtim mes dy lojtarëve, por gjërat tani janë të përkryera. Kjo ndodhi në zhveshtore, kështu që mendoj se është më mirë që kjo ngjarje të mbesë atje”, tha Heynckes.
Bayerni e pret të dielën në Allianz Arena kandidatin për titull, Schalken, në një sfidë që përshkruhet si ndeshja më e madhe këtë javë në futbollin botëror pasi bavarezët kanë nevojë për fitoren, ashtu sikurse Schalke. Ai që humbet mbetet jashtë luftës me Dortmundin.
Manchester City mund ta ketë të gatshëm sulmuesin Carlos Tevez më shpejt se sa mendohet, pasi argjentinasi besohet se ka impresionuar trajnerët e fitnesit pas rikthimit në Ettihad Stadium.Daily Telegraph pohon se qëndrueshmëria trupore e Tevez nuk është e dobët përkundër faktit se ai kaloi tri muaj në shtëpi.
Tevez u takua të enjtën me Mancinin për t’i kërkuar falje në mënyrë që të kthehet në stërvitje dhe tashmë pritet që sulmuesi argjentinas të kthehet në ndeshjen që zhvillohet ndaj Boltonit të shtunën.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, besohet t’i ketë thënë ish-bashkëlojtarit, Rio Ferdinand, se ai mund të rikthehet te Manchester United.Mediumi portugez Punto Pelota ka zbuluar një video bisedë të shkurtër mes Ferdinandit dhe Ronaldos, pas fitores së Real Madridit ndaj Racing Santander, ku qartë shihet dëshira e Ronaldos për t’u kthyer në Old Trafford.
I pyetur nga Ferdinand nëse Ronaldo do të rikthehet në Old Trafford, CR7 tha: “Miku im, kurrë nuk i dihet”.
Ronaldo po ashtu i premtoi Ferdinandit se do ta thyejë edhe një herë rekordin e golashënuesit më të mirë këtë sezon: “A do ta thyej rekordin tim? Sigurisht njeri!”.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në La Liga me 28 gola në 24 paraqitje dhe është i ndjekur nga Lionel Messi që ka 27 gola të realizuar.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ndeshja derbi ndaj Juventusit nuk do ta vendosë titullin, pa marrë parasysh rezultatin e sfidës.“Nuk mendoj se ky derbi do të jetë vendimtar. Por, është normale që fitorja e ndonjë ekipi do të thyejë baraspeshën e kampionatit”.
“Ne jemi të gatshëm të luajmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi që meriton pozitën që ka në tabelë, bazuar në statistikat. Ata kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe nuk kanë humbur që 23 ndeshje. Unë dua të fitoj, edhe nëse luajmë keq. Por, ne tani po luajmë mirë. Jam i sigurtë se ndeshja do të jetë e mirë në nivel teknik”.
“Suspendimi i Ibrahimovic? Është një vendim i gjykatës të cilin ne duhet ta pranojmë në mënyrë të qetë”, deklaroi Allegri para takimit.
Një rikthim i trajnerit portugez, Jose Mourinho te ish-ekipi i tij Chelsea është duke u shqyrtuar seriozisht nga pronarët e klubit londinez, gjithnjë sipas mediave britanike që citojnë burimet e klubit nga Stamford Bridge.Trajneri i Real Madridit, Mourinho dhe pronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet të kenë lënë menjëanë dallimet në qëndrimet e tyre, për të qëndruar në kontakt të rregullt vitin e fundit.
“Është e mundur”, theksoi një burim brenda klubit londinez për Telegraph.
Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Ligën Premier kur të largohet nga Real Madridi dhe kjo mund të ndodhë jo më larg se verën e ardhshme.
Giorgio Chiellini ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se duhet të kenë kujdes nga Milani pavarësisht mungesës së Zlatan Ibrahimovic për shkak të suspendimit.“Milani ka shumë kampionë të në skuadrën e tyre. Andaj nuk mendoj se shumë gjëra do të ndryshojnë me mungesën e Ibrahimovic”.
“Ata tashmë kanë treguar se mund të përballen me mungesën e tij, në këto disa ndeshjet e fundit. Kushdo që e zëvendëson atë do të jetë i etur për të dëshmuar vlerën e tij”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sport Italia.
Mbrojtësi i Milanit, Mario Yepes, mezi pret ndeshjen e neësmë të Serie A përballë Juventusit dhe mendon se Bianconerët nuk varen nga ish-bashkëlotjari i tij, Andrea Pirlo.“Juventusi nuk është i varur nga vetëm një lojtar. Ata janë një kolektiv shumë i fuqishëm, dhe çdo lojtar është i rëndësishëm për ta”.
“Ata kanë një dëshirë të fuqishme për të fituar dhe për t’u rikthyer në krye. Ata janë plot vetëbesim dhe janë ende të pamposhtshëm. Kjo e ngrit moralin e tyre edhe më shumë dhe i bën ata më të vendosur të fitojmë”, ka thënë Yepes për Goal.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, është lënë jashtë përfaqësueses së Spanjës nga trajneri Vicente del Bosque për miqësoren e të mërkurës ndaj Venezuelës në La Rosaleda.27-vjeçari nuk ka qenë në formë të mirë që kur i është bashkuar Chelseat nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për një shumë që u raportua se kapte shifron e 58 milionë eurove.
Ai shënoi dy gola gjatë fazës kualifikuese të Spanjës për Euro 2012 dhe Del Bosque mendon se ish-lojtari i Atletico Madridi duhet të përmirësojë lojën e tij.
“Kjo është një moment kyç për të, por kjo duhet të shërbejë si kurajë. Lojtarët nuk duhet të relaksohen. Kjo nuk është lista përfundimtare për Euro 2012”, ka thënë Del Bosque.
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, dhe sulmuesi i Barcës, Pedro, po ashtu mungojnë në listë. Klubi katalanas dominon në listë me tetë lojtarë i ndjekur nga Madrid dhe Athletic Bilbao që kanë nga katër.
Skuadra e plotë:
Portier: Iker Casillas (Real Madrid); Victor Valdes (Barcelona); Jose Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Alvaro Arbeloa (Real Madrid); Sergio Ramos (Real Madrid); Carles Puyol (Barcelona); Gerard Pique (Barcelona); Andoni Iraola (Athletic Bilbao); Javi Martinez (Athletic Bilbao); Jordi Alba (Valencia)
Mesfushorë: Xavi (Barcelona); Andres Iniesta (Barcelona); Cesc Fabregas (Barcelona);
Sergio Busquets (Barcelona); Thiago Alcantara (Barcelona); Xabi Alonso (Real Madrid); David Silva (Manchester City); Santiago Cazorla (Malaga); Jesus Navas (Sevilla); Juan Mata (Chelsea)
Sulmues: Iker Muniain (Athletic Bilbao); Roberto Soldado (Valencia); Fernando Llorente (Athletic Bilbao); Alvaro Negredo (Sevilla).
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mund të ketë 100 milion funte në dispozicion për të harxhuar gjatë verës.Wenger është nën një presion të madh të ndryshojë politikën e rekrutimit të të rinjve te Arsenali dhe të fillojë të blejë emra të njohur.
Telegraph-i britanik shkruan se aksionari kryesor i Stan Kroenke është i gatshëm të çajë xhepin për të nxjerrë Arsenalin nga kriza.
Ditë më parë u tha se Topçinjtë do të kenë në dispozicioni rreth 50 milionë funte për blerje të reja, por burime brenda klubit e kanë përshkuar këtë shumë si “në mes të 50 dhe 100 milionë funteve”.
Ndërkohë Arsenali së fundi ka mbledhur 9 milionë tifozë të cilët e përcjellin klubin përmes profilit në Facebook.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, beson se Milani ësht favorit për ndeshjen e nesërme derbi të Serie A që zhvillohet në San Siro.Zonja e vjetër tashmë ka mposhtur kampionin në fuqi të Serie A dy herë në sezonin 2011/12, por Matri beson se Rossonerët janë favoritë për të marrë tre pikë të plota gjatë takimit të së shtunës.
“Milani ende është favorit sipas mendimit tim, por vetëbesimi jonë po rritet. Ne do t’i sulmojmë ata që nga fillimi”, ka thënë Matri për Tuttosport.
27-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 21 ndeshje në Serie A këtë sezon.
Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ka konfirmuar se ai ka pranuar një ofertë nga klubi i pasur rus Anzhi Makhachkala.“Është e vërtetë se kam qenë në kontakte me disa zyrtarë të Anzhit, të cilët dëshironin të dinin nëse kishte mundësi që unë të transferohem në Rusi, por ende nuk u kam dhënë përgjigje”.
“Unë jam lojtar i Chelseat dhe ndryshimi i klubeve nuk është diçka që mund të bëhet me lehtësi. E dua Chelsean dhe më duhet kohë për të marrë një vendim”.
“Qëllimi im kryesor është të luaj rregullisht dhe kjo nuk ka ndodhur së fundi. Shpresoj se pas lëndimit tim të fundit, do të jem në gjendje të luaj rregullisht”, ka thënë nigeriani.
Miami është treguar një qytet i nxehtë për njujorkezët, pasi Heat dolën fitues me rezultat 102-88 ndaj New York Knicks për të çuar në tetë numrin e fitoreve radhazi.Ylli më i ri i NBA-së dhe i Knicksave, Jeremy Lin, i cili ka shkëlqyer në nëntë fitoret nga 11 ndeshjet e fundit, u ndalua me vetëm tetë pikë nga mbrojtja e Miamit.
Lin kishte një mesatare prej 24 pikësh dhe nëntë asistimeve në 11 ndeshjet e fundit, që kur u bë pjesë e ndryshimeve në skuadrës muajin e kaluar, por ishte joefektiv kundër skuadrës impresionuese të Miamit.
Fitorja e mbrëmshme çon në 27 numrin e fitoreve të Miamit këtë sezon, përkundër shtatë disfatave, dhe është përqindja më e mirë e fitoreve në historinë e tyre në mes të sezonit.
“Treshja e Madhe” e Miamit që të tre dhanë kontributin e tyre me Chris Bosh që shënoi 25 pikë, Dwyane Wade 22 dhe LeBron James 20 pikë, nëntë kërcime, tetë asistime dhe pesë vjedhje.
Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, thotë se ndeshja derbi e këtij vikendit në Serie A në mes të Milanit dhe Juventusit nuk do të jetë vendimtare në garën për titull.Rossonerët aktualisht kanë një pikë epërsi ndaj Bianconerëve, të cilët megjithatë kanë një ndeshje më pak, dhe djelmoshat e trajnerit Massimilliano Allegri mund ta shtojnë avantazhin nëse nxjerrin pikë të plota nga ndeshja e nesërme.
“Sipas mendimit tim, është ende herët të flitet për një ndeshje vendimtare. Sezoni do të jetë ende i gjatë dhe këto dy skuadra do të luftojnë për titull deri në fund”.
“Edhe Milani edhe Juventusi kanë qenë skuadra shumë të qëndrueshme këtë sezon, dhe kanë një identitet mirë të definuar. Pres një ndeshje të ekuilibruar. Këtë vit Serie A është shumë fascionuese”, ka thënë Prandelli.
Ylli i Barcelonës, Alexis Sanchez, thotë se kampionati spanjoll është më i hapur se sa Serie A italiane.“Stili i lojës në Itali është më defensiv. Kur e pranoja topin shihja tre njerëz duke më mbuluar, mbrojta ishte shumë më e ngushtë”.
“Këtu është sikur të gjithë luajnë stilin e tyre të lojës kundër Barcelonës, por të luash këtu është një gjë e bukur për futbollistët”, ka thënë SAnchez për faqen zyrtare të Barcës.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata do ta marrin me seriozitet ndeshjen a ardhshme të Europa League kundër Athletic Bilbao.Djajtë e Kuq fituan 2-0 ndaj Ajaxit në ndeshjen e parë, por pësuan 2-1 në ndeshje e kthimit në Old Trafford, rezultat i cili e ka bërë Ferguson të mendojë të nxjerrë një skuadër më të fuqishme për sfidën e radhës në garën evropiane ndaj Athletic Bilbao.
“Të jemi të sinqertë, ne e kemi ndryshuar skuadrën ca. Kur do të luajmë ndaj Athletic, mendoj se do të shihni se do të jetë një skuadër me më shumë përvojë. Rekordi i tyre në shtëpi është shumë i mirë dhe ne presim një ndeshje të vështirë”.
“Kjo do të jetë një sfidë më e madhe për ne në kuptimin se rezultati i nxjerrë në Ajax na dha një qetësi, ndërsa ne do të duhet të nxjerrim një rezultat të mirë këtu, para se të shkojmë te Bilbao”, ka thënë Fergie.
Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll, është duke e shijuar partneritetin e suksesshëm me Luis Suarez.Dyshja shkëlqyen në fitoren e Kupës FA ndaj Brighton dhe shpresojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe të dielën, në finalen e Kupës Carling.
“Ne jemi stërvitur mirë së bashku, andaj kur vjen puna te loja është natyrale. Ju e patë kundër brishton se ne të dy shënuam, andaj po funksionon”.
“Unë nuk kam qenë në formë gjithë kohën sa kam qenë këtu, por stërvitjet kanë treguar se ne mund të ndërtojë partneritet dhe ne e treguam këtë në ballë të golit”.
“Dhe, siç thash, ne kemi një skuadër të madhe dhe secili është lojtar i shkëlqyeshëm. Çdokush mund të luajë dhe ju vërtet duhet të qëndroni në këmbë dhe të stërviteni për të qëndruar në pozitën tuaj”, ka thënë Carroll për Liverpool TV.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka marrë përgjegjësinë e plotë për formën e dobët që po kalojnë Blutë së fundi.Portugezi thotë se ai është i vetmi person që duhet fajësuar për dështimet e fundit të Chelseat, që bënë klubi të bie në pozitën e pestë të Ligës Premier dhe të jetë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Është vetëm një person i cili e merr përgjegjësinë. Ai jam unë. Lojtarët nuk kanë nevojë dhe nuk duhet ta marrin atë”, ka thënë Villas-Boas.
Arsenali do të kërkojë pikë të plota në ndeshjen kundër Tottenhamit këtë vikend, thotë mbrojtësi Carl Jenkinson.Topçinjtë janë 10 pikë prapa djelmoshave të Harry Redknapp, por Jenkinson mendon se ata kanë një skuadër më kualitative se rivalët nga Londra Veriore.
“Ata kanë shumë lojtarë të mirë – ata janë dukshëm një skuadër e mirë dhe kanë luajtur si grup shumë mirë këtë vit”.
“Nuk mund ta fshehim faktin se ata ia kanë dalë mirë, por ne kemi një skuadër më të fuqishme, sipas mendimit tim, dhe ne duhet ta tregojmë këtë të dielën. Ne duhet t’i mposhtim ata”.
“Ne jemi stërvitur fuqishëm këtë javë dhe është një ndeshje e madhe për ne. Të gjithë djelmoshat do ta kërkojnë këtë dhe ne duhet të dalim dhe ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Jenkinson.
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka lavdëruar paraqitjen e Sergio Aguero në fitoren e Europa League ndaj Portos.Agueroi shënoi gol pas vetëm 18 sekondash në ndeshjen e të mërkurës, më pas goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa asistoi edhe në golin e dytë të Edin Dzekos dhe të katërtin të David Pizarros në pjesën e dytë.
“Sfida ishte në favorin tonë në fillim të ndeshjes, por ishte e qartë se ne nuk do të qëndronim në mbrojtje dhe të kundër-sulmojmë, t’i presim ata. Ne e bëmë dhe e bëmë si duhet”.
“Aguero është një lojtar fantastik. Nuk mund të thuash më shumë për të. Ai është thjesht fantastik”, ka thënë Silva.
















