Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë fjalë të mira për paraqitjen e rivalit të ditës së diel, Rayo Vallecano, skuadër të cilën Los Blancos e mposhtën me rezultat minimal.“Lehtë mund të humbësh pikë në stadiumet e këtilla. Rayo nuk meritoi të humbte, të gjithë mund të pajtohemi me këtë”.
“Nuk pajtohemi me ata që thonë se ne nuk bëmë lojë të mirë”.
“Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, sepse Rayo ishte e shkëlqyer”, ka deklaruar portugezi pas ndeshjes.
Ish-menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se ai është shumë i relaksuar për të ardhmen e tij dhe se nuk po nxitohet që të kthehet në pankinën e ndonjë ekipi.“Unë aktualisht po i shikoj ndeshjet nga tribunat, më pas të shohim se çfarë më pret në të ardhmen”.
“Unë jam pushuar nga posti i menaxherit të Anglisë dhe po kënaqem me lirinë, por do të doja që t’i kthehem menaxhmentit përsëri e jo në rolin e drejtorit sportiv të ndonjë ekipi”, deklaroi Capello.
Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se me 99.9 % të gjasave klienti i tij do të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.30 vjeçari e ka të ardhmen të pa sigurtë, pasi nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij në mënyrë të hapur. Sidoqoftë, është agjenti Mino Raiola ai që ka siguruar tifozët rossonerë.
“Ibra ka kontratë edhe për dy vjet me Milanin, por jam 99.9 % se ai do të qëndrojë këtu”, theksoi Raiola.
Bosi i Napolit, Walter Mazzari, ka injorhuar spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Interi, duke thënë se ai është i përqëndruar në sfidën që zhvillohet të dielën në San Paolo.“Spekulimet nuk më interesojnë mua, unë mendoj vetëm për Napolin. Unë kam kontratë deri në vitin 2013”.
“Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata kanë cilësi të larët dhe përkundër krizës atyre nuk mund t’u zëmë besë. Ne duhet të përqendrohemi, të jemi të kujdesshëm dhe të mos lëshojmë raste. Secili top i fituar, apo i humbur, mund të ta fitojë apo ta humbë ndeshjen. Nëse luajmë sikurse në ndeshjet e fundit, atëherë mund të fitojmë pa problem”, është shprehur Mazzarri.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili po tregohet shumë i suksesshëm, ka deklaruar se nëse ekipi i tij luan ndeshjen më të mirë të sezonit, atëherë mund ta mposhtë Barcelonën.“Nëse ekipi luan me 110 përqind të angazhimit, atëherë do të jemi pranë fitores. Le të luajmë sikurse kemi bërë më parë, duhet të luajmë si ekip”.
“Përkundër asaj se duhet të mbyllim hapësirat për një ekip me potencial të madh, ne do të kërkojmë opsione për të shënuar. Gjëja më me rëndësi është të mendojmë si të sulmojmë. Ne kemi ekip të jashtëzakonshëm dhe shpresoj se do të bëjmë më të mirën. Ekziston entuziazëm i madh te të gjithë lojtarët. Është sfidë e mirë”, ka pohuar Simeone.
Zëvendëstrajneri i Manchester Cityt, David Platt, ka lëvduar sulmuesit e Manchester Cityt të cilët shënuan në sfidën ndaj Blackburnit të zhvilluar në Etihad Stadium.“Të tre sulmuesit kanë shënuar gola këtë sezon”.
“Ata kanë 30-40 gola së bashku. Ata po shfrytëzojnë rastet dhe ekipi është po ashtu në formë që po u krijon mundësi shënimi”, ka deklaruar Platt.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, ishte tejet i frustruar me vendimet e gjyqtarëve në takimin derbi ndaj Juventusit, duke thënë se goli i anuluar padrejtësisht mund ta vendosë dhe titullin.Gianluigi Buffon nxori topin nga goli pasi Muntari e goditi me kokë nga afërsia, ndërsa për gjyqtarin nuk ishte gol.
“Ishte aq e qartë, një gol është anuluar në mënyrë të pa besueshme. Kjo mund të vendosë Scudetton”, ka thënë Robinho për Sky Sports.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, e vlerëson Manchester Unitedin dhe Real Madridin ndër klubet më të forta në botë së bashku me Barcelonën.“Aktualisht top klubet botërore janë Barcelona, Manchester United dhe Real Madridi”.
“Liga e Kampionëve është gara më spektakolare, por kampionati është po aq me rëndësi. Prioriteti ynë është ta fitojmë La Ligën. Është gara më e vështirë, më e balancuar. Ne do të tentojmë të fitojmë gjithçka”, ka thënë Alves.
Vetëm pas ekzekutimit të penaltive skuadra e Liverpoolit ka arritur të fitojë përballë Cardiff Cityt në finalen e League Cup që u zhvillua të dielën në Wembley.Në gjysmëfinale të kësaj kupe, e cila njihet edhe si Carling Cup, Cardiffi eliminoi Crystal Palace pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa Liverpooli arriti në finale duke eliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Edhe pse ‘Të Kuqtë ishin skuadër më e mirë në fraksioni e parë, sa i përket posedimit dhe zhvillimit të lojës, megjithatë skuadra që bën gara në ligën Championship ishte më efikase.
Josep Mason pranoi një top nga Miller dhe e futi topin në mes këmbëve të Pepe Reinas për epërsinë e Cardiffit (19’) dhe ky ishte rezultati i gjysmës së parë.
Pas një ore lojë, Martin Skrtel shfrytëzoi një top të kthyer për ta nivelizuar ndeshjen, ndërsa me rezultat 1-1 përfundoi koha e rregullt e takimit, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.
Në vazhdime, fillimisht më të suksesshëm u treguan Redsat, të cilët kaluan në avantazh përmes Dirk Kuyt (108’).
Mirëpo, vendosmërinë e skuadrës së Cardiffit për ta fituar këtë trofe e tregoi Ben Turner, i cili e barazoi rezultatin (118’) dhe mbeti që penaltitë të vendosnin se kush do ta dërgojë trofeun në shtëpi.
Pas ekzekutimit të penaltive më e suksesshme rezultoi skuadra e Liverpoolit, e cila fiton Kupën e Ligës.
Lideri i La Ligas, Real Madrid, ka vazhduar të grumbullojë pikë në vazhdën e Kampionatit spanjoll. Mbretërit kanë triumfuar me rezultat 1-0 si mysafir të Rayo Vallecanos.Vendasit arritën që në gjysmën e parë ta bllokojnë lojën e mysafirëve, ashtu që pas 45 minutash nuk pati gola.
Në gjysmën e dytë, Cristiano Ronaldo ishte aty për ta bërë ndryshimin në mënyrë mjeshtërore duke shënuar me thembër golin me vlerë tre pikë (54’).
Me këtë fitore, Real Madridi gjendet 13 pikë larg Barcelonës në krye të tabelës, por Blaugranët e zhvillojnë ndeshjen e kësaj xhiroje si mysafir i Atletico Madridit.
Me rezultat prej 2-0, Bayern Munichu e ka mposhtur Schalken në kryendeshjen e kësaj jave në Bundesliga.Heroi i ndeshjes ishte anësori Franck Ribery, i cili realizoi të dy golat e bavarezëve.
Ribery pranoi një top të gjatë nga Luiz Gustavo për epërsinë e parë (36’) dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushime.
Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, francezi realizoi edhe golin e dytë, ndërsa asistues ishte Thomas Mueller.
Aktualisht, Bayern Munichu gjendet një pikë prapa liderit Borussia Dortmund që e zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Hannoverit.
Manchester United ka arritur të shënojë fitore të vështirë në udhëtim te Norwichi, ndërsa heronjtë e klubit nga Old Trafford në fitoren prej 1-2 ishin veteranët.Manchester United e dominoi sfidën nga fillimi, ndërsa shënoi herët (7’), me anë të Paul Scholes.
Loja vazhdon me dominim të mysafirëve, por Grant Holt barazoi rezultatin në minutën e 84 duke bërë të gjithë të besojnë se sfida do të përfundojë me barazim.
Sidoqoftë, kështu nuk mendoi Ryan Giggs, që në minutën shtesë (90+1’) shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Djajve.
Me këtë fitore Manchester United ka 61 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se sa lideri Manchester City.
Sekretaresha e Barcelonës, Susana Monje, ka konfirmuar se klubi katalanas ka bërë gati 50 milionë euro për transferimet gjatë afatit kalimtar veror.“Ne do të kemi 50 milionë euro për transfere të reja. Shuma është mjaft konkurruese marrë parasysh klubet tjera dhe në të ardhmen kjo shumë vetëm sa do të rritet, por ne duhet ta shfrytëzojmë me mençuri”, theksoi Monje për El Mundo Deportivo.
Barcelona i shkon Atletico Madridit në Vicente Calderon të dielën mbrëma në derbin e kësaj fundjave në La Liga.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, është shprehur kundër spekulimeve se ai do të nënshkruajë me Interin në të ardhmen, pasi e sheh veten ende në Stamford Bridge.“Nuk është stoli i lirë te Interi dhe unë nuk po kërkoj punë. Nuk ka sens. Unë jam plotësisht i dhënë pas të ardhmes te Chelsea. Unë po shikoj përpara dhe po përgatitem për projektet tona”.
“Ekziston besim i madh në klub se ne mund të ndryshojmë situatën vitin e ardhshëm. Për momentin, e gjitha është vetëm spekulim”, potencoi Villas Boas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar respekt nga tifozët dhe lojtarët para ndeshjes derbi të Londrës Veriore ndaj Tottenhamit.“Ne duam të respektojmë secilin. Do të respektojmë lojtarët e Tottenhamit të dielën dhe duam që është lojtarët e tifozët tanë të jenë të respektuar po ashtu”.
“Adebayor po luan mirë? Unë e solla atë në Angli kur askush nuk e njohu dhe ai u bë lojtar i madh. Nuk jam i befasuar që po luan mirë. Ai shkoi te City, më pas te Reali dhe më pas erdhi te Tottenhami, kështu që ai luajti vetëm në ekipe të mëdha”, u shpreh francezi.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka përshkruar spekulimet për të ardhmen e tij si të lodhshme, para derbit që katalanasit presin te Atleico Madridi të dielën.“Kontrata ime është bërë çështje e lodhshme. Kur do të ketë ndonjë ndryshim, do t’iu njoftoj”.
“Janari ishte muaj i vështirë për ne, por në përgjithësi ishim në nivel të mirë. Ne kemi luajtur me ritëm të lartë së fundmi”, u shpreh Guardiola.
Drejtuesit e Serie A do të kenë shumë punë në javën që vjen, pasi pritet të ketë ankesa kundrejt vendimeve kontroverse të arbitrit Paolo Tagliavento në derbin ndërmjet Milanit dhe Juventusit që përfundoi me rezultat 1-1.1. Goli i Muntarit (25’)
Gianluigi Buffon e mbrojti me sukses goditjen e parë nga Philippe Mexes, mirëpo pas goditjes së Sulley Muntarit, topi e kaloi thellë vijën fatale, para se portieri ta nxirrte jashtë. Tagliavento ishte gati ta pranonte si gol, mirëpo pranoi vendimin e asistentit të tij, Roberto Romagnoli, se nuk ishte gol.
2. Goditja e Mexes (46’)Gjatë një përplasje mes Philippe Mexes dhe Marco Borriello, ky i fundit mbeti i goditur në brinjë, mirëpo mbrojtësi rossoner kaloi pa ndëshkuar.
3. Përplasja Vidal-Robinho (54’)
Një tjetër moment i dyshimtë ishte ndërhyrja e Arturo Vidal ndaj Robinhos pranë gjashtëmbëdhjetëmetërshit juventin, mirëpo as këtë “nuk e pa” Tagliavento, edhe pse ishte shumë pranë.
4. Anulimi i golit të Matrit (80’)
Një pikë tjetër e zezë në këtë takim ishte mospranimi i golit të Alessandro Matrit për pozitë jashtë loje, gjë që nuk ishte. Një tjetër gabim i arbitrit anësor.
5. Kartoni i kuq i Vidal (89’)Pas ndërhyrjes së qëllimshme dhe nga prapa në Mark van Bommelin, kiliani e meritoi kartonin e kuq, mirëpo gjatë ndeshjes pati ndërhyrje të tjera agresive, të cilat arbitri nuk i ndëshkoi as me karton të verdhë.
Sido që të jetë, siç po shkojnë gjërat, Milani dhe Juventusi do të jenë dy skuadrat që do të luftojnë për titullin e Serie A këtë edicion, prandaj të shpresojmë që gabimet në këtë derbi të mos ndikojnë në vendosjes e titullit.
Shënim: Klikoni në foto që ti shikoni me madhësi më të madhe
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt arbitrave në derbin ndaj Milanit, i cili përfundoi me rezultat 1-1.Antonio Nocerino shënoi për Rossonerët, ndërsa Alessandro Matri e barazoi takimin, mirëpo gjatë ndeshjes pati disa vendime kontroverse në formë të dy golave të anuluar, një për vendasit (Sulley Muntari) dhe një për mysafirët (Alessandro Matri).
“Gjëra të tilla ndodhin, më vjen keq që ky takim pati kaq shumë tension... Shumë gjera ndodhën që nuk patën lidhje me futboll, dhe mua nuk më pëlqyen. Gjëja më e bukur ishte vetë ndeshja, të tjerat duhet të përmirësohen në të ardhmen”.
“Ishin dy gabime serioze teknike në dy gola, nga Matri dhe Muntari. Këto janë gabime që mund të ndodhin, por janë të dyja njësoj”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia.
Ai e lëvdoi Milanin për performancën në pjesën e parë, ndërsa po ashtu u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij në gjysmën e dytë.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa ka deklaruar se goli i anuluar i Sulley Muntarit e ndryshoi rrjedhën e takimit.“Nuk isha i shqetësuar në fund të ndeshjes. Ishte një ndeshje e bukur e luajtur shumë mirë nga Milani; fatkeqësisht ishte ai episod që ndikoi në ndeshje”.
“(Anulimi) na dëmtoi, sepse do të avanconim 2-0. Ndoshta edhe do të barazonim njësoj, por loja do të ishte ndryshe”.
“Goli i Matrit? Nuk e kam parë të jem i sinqertë”, ka thënë Allegri për Sky Sport.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, ka thënë se goli i anuluar i tij (për pozitë jashtë loje) do të duhej të barazohej me golin e anuluar të Sulley Muntarit (të cilin Buffon e nxori nga brendia e golit).Pas golit të Antonio Nocerinos, Muntari shënoi përkundër intervenimit të Buffon, mirëpo gjyqtari “nuk e pa” dhe nuk e quajti gol.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, edhe Matri pati një gol valid që iu anulua “për pozitë jashtë loje”, prandaj beson se të dy incidentet e kanë anuluar njëri-tjetrin dhe se rezultati i barabartë (falë golit të tij në minutën e 83-të) është real.
“Goli im i anuluar? Na barazon me Milani, sepse goli (i Muntarit), sipas meje, ishte i rregullt”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sport Italia.
















