Skuadra e Schalkes do të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Koelnit, Lukas Podolski, gjatë afatit kalimtar veror.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa skuadra, si Lazio e Arsenal janë të interesuara për shërbimet e tij.

Tani raportohet se ekipi edhe nga Gelsenkirchen është seriozisht i interesuar për ta transferuar gjermanin në afatin e ardhshëm kalimtar.
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar se ka qenë e vështirë për të që ta lë Fernando Torresin jashtë përfaqësueses për ndeshjen miqësore ndaj Venezuelas, por ka sqaruar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër për shkak të rënies në formë të 27-vjeçarit.

“Më dhemb që po e lë jashtë, por desha të jem i drejtë. Paraqitjet e tij në kohët e fundit kanë qenë paksa të çrregullta”.

“Është gjithmonë problem kur një sulmues nuk e gjen rrjetin. E bën të vështirë për ta”.

“Nuk kemi qenë në kontakt me Fernandon qe një kohë, por ka shumë kohë dhe shumë mundësi për të që ta kthejë formën para Evropianit”, ka deklaruar Del Bosque për The Independent.
Kampioni i botës në versionet IBF, WBO dhe WBA, Wladimir Klitschko, pret një duel interesant përballë Marc Mormeck.

Ukrainasi të dielën në Duesseldorf do të sfidohet nga francezi 39-vjeçar, i cili në vitin 2007 u shpall kampion në kategorinë e mesme.

“Është shumë vështirë të luftosh ndaj një boksieri të ulët. Kjo është diçka që do të ma vështirësojë shumë punën”, ka deklaruar Klitschko.
Jam i lumtur te Pescara, mirëpo nëse Interi bën ftesë, atëherë do të më pëlqente ta dëgjoj çfarë ka për të thënë Massimo Moratti- ka deklaruar Zdenek Zeman.

Janë përhapur spekulime se Nerazzurët duan ta shkarkojnë edhe Claudio Ranierin pas rezultateve të dobëta, ndërsa Zeman, ish-trajner i Romës dhe Lazios, ka thënë se nuk ka të vërteta në fjalët që e lidhin atë me stolin e Interit, porse është i gatshëm që t’i përgjigjet ftesës.

“Nuk kam parë as dëgjuar nga Moratti. Nuk mendoj se do të më thërrasë, por nëse e bën, atëherë mund të flasim”, citon Tuttosport fjalët e trajnerit aktual të Pescaras.
Interi ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, ndërsa trajneri Claudio Ranieri nuk mendon se është koha që të japë dorëheqje.

Me një gol të shënuar nga Ezequiel Lavezzi, zikaltrit u mposhtën të dielën nga Napoli, duke vëne në rrezik mundësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Nuk e di- nuk mund të flas për presidentin. Por, unë nuk do të jap dorëheqje, sepse besoj te këta djem dhe te kjo skuadër”, ka thënë Ranieri për Sky Sport Italia.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i kënaqur me golin e shënuar të dielën kundër Rayo Vallecano, por thotë se ky nuk ishte goli i tij më i bukur.

“Ishte një gol shumë i bukur, pasi një gol me thembër gjithmonë është më ndryshe. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, por jo më i miri në karrierën time”.

“Ky nuk është goli i parë i imi me thembër në karrierë, pasi kam shënuar edhe një më herët kur isha te Manchester United. Duhet ta shikoj videon e golit pasi nuk mendoj se është goli më i bukur i imi”, ka thënë Ronaldo.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur zhgënjimin e tij me disfatën 1-0 nga Napoli gjatë të dielës mbrëma.

“Ne kishim një qasje të mirë, por u ndëshkuam për gabimin më të vogël dhe duket sikur ne nuk kemi fuqi për t’i rregulluar gjërat”.

“Jam këtu për të komentuar një disfatë tjetër. Jam i zhgënjyer, kjo nuk mund të vazhdojë. Ne duket të marrim përgjegjësinë, të përveshim mëngët dhe të vazhdomë punën”.

“Ne kemi punuar fuqishëm gjatë javës, por gjërat nuk shkuan në të mirën tonë gjatë ndeshjes. Tash duhet ta fitojmë një ndeshje dhe pastaj të mendojmë për tjetrën që vjen më pas”, ka thënë Zanetti.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, mendon se titulli i La Ligës është në duart e Real Madridit.

“Kam përshtypjen se ne nuk do ta fitojmë La Ligën, diferenca e pikëve (10 pikë) është shumë e madhe”.

“Këto ndeshje (si ndeshja ndaj Atletico Madrid), na japim neve mundësinë të jemi ekipi që jemi, të luajmë siç kemi bërë. Ne do të vazhdojmë të garojmë në çdo ndeshje”, ka thënë Guardiola.
Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer, mendon se ylli i Chelseat, Fernando Torres, ka frikë të fitojë raste shënimi gjatë ndeshjes.
“Fernando Torres është bërë një sulmues i trembur. Ai ka frikë të marrë shansin pasi ka frikë të mos e humbasë. Ai është i frikësuar nga reagimet që do të marrë nëse topi shkon jashtë goli”.

“Ai nuk dëshiron t“Fernando Torres është bërë një sulmues i trembur. Ai ka frikë të marrë shansin pasi ka frikë të mos e humbasë. Ai është i frikësuar nga reagimet që do të marrë nëse topi shkon jashtë goli”.

“Ai nuk dëshiron të jetë në pozitë për të shënuar pasi atëherë nuk mund të kritikohet nëse humb. Të shtunën ai pati një shans të përkryer, kur u fut në lojë me 15 minuta të mbetura për të shënuar kundër një ekipi tashmë të mposhtur, Boltonit”.

“Por kur Juan Mata e mori topin dhe e kërkonte atë para golit, Torres qëndronte jashtë. Ai nuk dëshironte t’ia dijë. Vërtet nuk e di nëse ai do të dalë nga pozita ku është tash. Sigurisht jo te Chelsea”, ka shkruar Shearer për The Sun. /Telegrafi/ë jetë në pozitë për të shënuar pasi atëherë nuk mund të kritikohet nëse humb. Të shtunën ai pati një shans të përkryer, kur u fut në lojë me 15 minuta të mbetura për të shënuar kundër një ekipi tashmë të mposhtur, Boltonit”.

“Por kur Juan Mata e mori topin dhe e kërkonte atë para golit, Torres qëndronte jashtë. Ai nuk dëshironte t’ia dijë. Vërtet nuk e di nëse ai do të dalë nga pozita ku është tash. Sigurisht jo te Chelsea”, ka shkruar Shearer për The Sun
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është shprehur i tronditur nga rikthimi i befasishëm i Arsenalin në derbin e djeshëm londinez.
“Nuk u ndjeva komfort kur ishim 2-0. Ata krijonin shanse në 2-0. Të jem i sinqertë, kur ata u rikthyen në 2-2, ata kishin mundësi të ishin 3-2 para pauzës, andaj nuk rrija atje duke u ndjerë rehat”.

“Ne i sulmonim ata në kundërsulme, por ne qëndronim thellë në gjysmën tonë dhe ata krijonin mundësi. Kur ishim 2-0 nuk isha i qetë, dhe kur ishim 2-2 isha edhe më pak i qetë dhe gjithçka ishte në favor të tyre në pauzë. Ata dolën në fushë në mesin e brohoritjeve dhe ju e dinit se do të jetë një pjesë e dytë shumë e vështirë”.

“Van Persie me golin e dytë ishte i mahnitshëm. Ai e kishte këmbën për ta goditur dhe e dërgoi atë në këndin e sipërm. Ata kishin kualitet sot. Ata ishin të zënë në mesfushë. Ishte një prej atyre ditëve të pakëndshme për ne. Nuk ishim të njëjtët”, ka thënë Redknapp.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren në derbin e mbrëmshëm ndaj Interit.
Djelmoshat e Mazzarit arritën të fitojnë sfidën falë një goli të shënuar nga Ezquiel Lavezzi, edhe pse mbeten me dhjetë lojtarë në fushë për shkak të kartonit të kuq të Salvatore Aronica.

“Ne dominuam në pjesën e parë dhe e detyruam Interin të fokusohet vetëm në mbrojtje. Duke bërë presion në gjysmën e tyre, është e qartë se ju duhet t’i përfundoni shanset, të cilën gjë ne nuk e bëmë. Në një aspekt, ne luajtëm më mirë kundër Chelseat”.

“Interi ndryshoi sistemin e tyre pas pauzës dhe ne ia dolën të gjejmë golin. Mendoj se goli i Hugo Campagnaro ishte i rregullt, por nëse shikojmë në përsëritjet, portieri ishte në ballë andaj dukej sikur ishte pozitë jashtë loje. Ne ishim të fuqishëm deri kur mbetëm me 10 lojtarë dhe duhej të bënim disa ndryshime”, ka deklaruar Mazzarri.
Pep Guadriola ka gjetur kohë për të lavdëruar aftësitë lidershipe të Lionel Messi, pasi argjentinasi i solli tre pikë Barcelonës në derbin përballë Atletico Madrid.
Argjentinasi shënoi një gol të hershëm që u anulua për prekje të topit me dorë, ndërsa më pas asistoi në golin e parë të shënuar nga Dani Alves.

Atletico barazoi me të filluar pjesa e dytë me Radamel Falcao që dërgoi në rrjet një top të hedhur në lojë nga korneri, por Messi tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën duke rikthyer epërsinë për kampionin e Spanjë me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

“Ka liderë të tipave të ndryshëm. Kur gjërat komplikohen, Messi bën një hap përpara. Gjatë këtyre katër viteve të kaluara, ky lojtar gjithmonë e ka bërë këtë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid.

Rol të rëndësishëm në fitore luajti edhe Victor Valdes që bëri disa mbrojte të mira, e që as ky nuk ka shpëtuar pa u lavdëruar nga Guardiola. “Po ashtu, Victor edhe një herë ka treguar se ai është një portier kualitativ”, ka shtuar Pep.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, thotë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, pas golit të fitores ndaj Rayo Vallecano.
Ronaldo shënoi një gol të bukur me pjesën e pasme të këmbës, që doli të ishte edhe vendimtar për tre pikët e reja të Realit.

“Fitorja është dhurata më e mirë për ditëlindje të cilën mund ta kisha dashur. Rayo na i vështiroi gjërat. Goli i Cristianos ishte art. Ai dëshmoi se është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Pepe.
Kevin Durant ka hequr vëmendjen nga LeBron James për të ndihmuar Perëndimin të shënojë fitore 152-149 në ndeshjen All Star gjatë të dielës mbrëma.
Ylli i Oklahoma, Durant, dhe ai i Miamit, James, dy prej kandidatëve kryesor për të fituar çmimin e rregullt vjetor MVP, shënuan nga 36 pikë secili, por i pari arriti ta fitojë betejën.

Perëndimi kurrë nuk ishte në disavantazh dhe udhëhoqi me 20 pikë pas gati tetë minutash të mbetura, para se lojtarët e Lindjes të rikthehen vonë në ndeshje.

James realizoi dy nga gjashtë tentimet për trepikësha për të ngushtuar disavantazhin në një pikë me 22 sekonda të mbetura, por më pas Kobi Bryant shënoi dy gjuajtje të lira që riktheu avantazhin e tre pikëve për Perëndimin.

Lindja pati një shans të fundit për ta barazuar ndeshjen, por goditja e Dwyane Wade për tre pikë nuk ishte e saktë.

Bryant, i cili bëri paraqitjen e 14-të në ndeshjet All Star, pati një natë të veçantë, pasi tejkaloi Michael Jordan si shënuesi më i mirë në histori të këtyre ndeshjeve. Bryant shënoi 27 pikë dhe tash çon në 271 numrin e të gjitha pikëve të shënuara në ndeshjet All Star, me Jordan që mbetet i dyti me 262 pikë.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pranon se Djajtë e Kuq ishin me fat që dolën me tre pikë nga ndeshja ndaj Norwich City.
“Më duhet të them se ishim me fat sot, në kuptim të asaj që Norwich ishte më shumë premtues. Mendoj se ne ishim të përgjumur, shumë të shkujdesur me top”.

“Pastaj kur e pësuam golin luajtëm në mënyrë të shkëlqyeshme. Kjo tregon për temperamentin, ata nuk nervozohen dhe filluan të përmirësojnë lojën, andaj kjo na shpaguhet mire neve”, ka thënë Ferguson.
Dirk Kuyt ka qenë emocional pasi më në fund ka fituar trofe me Liverpoolin.

Kuyt shënoi golin e avantazhit për Liverpoolin në kohën shtesë (2-1), por Cardiff arriti të barazojë edhe një herë për të çuar sfidën në penalti, kur Redsat arritën të fitojnë 3-2.

“Ishte një ditë e mrekullueshme, e mrekullueshme. Isha shumë i zhgënjyer që nuk luajta më shumë se 15 minuta, por duhet ta lë këtë gjë mënjanë. Jam shumë i lumtur që e shënova golin”.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne e ruajtëm besimin dhe në fund mendoj se e merituam trofeun”.

“Kjo është arsyeja pse erdha në Anfield. Më në fund, ta fitoj medaljen time të parë në Wembley, është gjë e mrekullueshme. Shpresoj se ne do të mund të fitojmë edhe një tjetër më vonë këtë sezon”, ka thënë Kuyt.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, edhe nj therë ka thënë se ai dëshiron ta mbajë në skuadrës mesfushorin Frank Lampard.
Villas-Boas tashmë ka paralajmëruar një spastrim në skuadër gjatë verës, por ka refuzuar të pohojë nëse Lampard është pjesë e atyre që do të largohen nga klubi.

“A jam i sigurt se Lampard do të jetë në klub sezonin e ardhshëm? Shpresoj të jetë kështu. Kjo nuk varet nga unë. Kjo varet nga të tre palët – unë e dua atë në skuadër, personi dëshiron të qëndrojë dhe klubi e dëshiron atë”, ka thënë Villas-Boas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është plot krenari pasi skuadra e tij arriti të përmbysë Tottenhamin.
“Sot ne treguam se Arsenali është i gjallë më shumë se sa ka menduar çdokush para ndeshjes. Ne kishim një performancë të theksuar sot, ku shpirti dhe skuadra teknike dhe një shtytje e gjithë ekipit dhe stilit që duam të luajmë, gjithçka ishte e përkryer pavarësisht fillimit të keq”.

“Mendoj se në pesë minutat e para, Spurs filluan mirë. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e jona. Ne ishim 2-0 në epërsi dhe refuzuam ta humbasim ndeshjen dhe vazhduam, pavarësisht asaj çfarë ndodhi”.

“Sapo ne u rikthyem në 2-2, ju patë se nëse ne ruanim ritmin ne mund ta fitonim ndeshjen. Kishte një ekuilibrim të mirë të sulmit dhe mbrojtjes, të kreativitetit dhe gjendjes së hapësirave në mes të mbrojtësve të tyre dhe ne treguam pjekuri të mirë. Ne treguam një shpirt të madh”, ka deklaruar Wenger pas ndeshjes së djeshme.
Frank Lampard thotë se Chelsea duhet të vazhdojë të ruajë formën në kampionat dhe të kalojë një seri fitoresh për t’u kthyer në top katërsh.
Blutë fituan ndaj Boltonit gjatë vikendit për të ruajtur pozitën e pestë me 46 pikë, sa ka edhe Arsenali që pozicionet i katërti.

“Ka pasur shumë kohë këtë sezon kur ne kemi thënë, ‘Ok, le ta kthejmë situatën tash’. Nuk mund të jetë një rilindje mashtruese. Ne duhet të vazhdojmë”.

“Forma jonë në ligë është e domosdoshme tani, pasi një klub si Chelsea duhet të qëndrojë në top katërsh. Ne e dimë se mund të kalojmë një seri të fuqishme të fitoreve, por duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë Lampard.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se fitimi i Kupës Carling është vetëm fillimi i ringjalljes së klubit.
Më pak se 14 muaj pasi Dalglish iu përgjigj ftesës urgjente të pronarit të klubit, John Henry, skocezi drejtoi Liverpoolin në triumfin e Kupës në finalen e djeshme në Wembley ndaj Cardiff.

“Edhe pse ne kemi fituar diçka, ne nuk kemi mbaruar. Ne nuk duam të ndalojmë këtu, ne duam të vazhdojmë. Liverpooli do të thotë shumë për shumë njerëz”.

“E gjitha çfarë ne bëjmë është të përpiqemi t’i bëjmë ata sa më të lumtur që mundemi. Sot ne ishim në gjendje ta bëjmë këtë. Shpresojmë se kjo ka qenë një mbulesë për kohën kur nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë”, ka thënë Dalglish.
Heroi i Arsenalit, Martin Keown, ka lavdëruar paraqitjen e Tomas Rosicky në fitoren e të dielës ndaj Tottenhamit.
“Kjo është më e mira që kam parë nga Tomas Rosicky që kur ai luan për Arsenalin. Ai ka qenë një spektator këtë sezon deri tash, por ai luajti me aq përkushtim dhe vendosmëri”.

“Për golin e tij ai bëri një vrap të cilin nuk do ta bënte kurrë normalisht, duke lëvizur me vrull në gol. Ai bënte pasime vendimtare, ishte këmbëngulës në ndalimet dhe dukej sikur lojtari i Arsenalit i cili nënshkroi në vitin 2006. Një paraqitje krejtësisht e kompletuar”, ka thënë Keown për Daily Mail.
Barcelona ka shënuar fitore të vështirë prej 2-1 si mysafir i Atletico Madridit në njërën nga ndeshjet kryesore të kësaj xhiroje në Kampionatin spanjoll.

Mysafirët treguan më shumë nga loja në gjysmën e parë, ndërsa arritën të shënojnë një gol.

Pas një kombinimi të Messit dhe Fabregas, ky i fundit pasoi te Daniel Alves, dhe braziliani heshti tifozët në Vicente Calderon (36’).
Ende pa filluar mirë gjysma e dytë, pas një krosimi nga këndi të Gabit, aty ishte Radamel Falcao për t’i barazuar shifrat (49’).

Pas golit të shënuar vendasit të mbështetur nga tifozët filluan të ishin të rrezikshëm duke tentuar të dilnin me gjah të plotë nga ky takim, por harruan se Lionel Messi luan te Barcelona.
Superylli argjentinas ekzekutoi një gjuajtje të lirë fantastike për ta kthyer avantazhin e Blaugranëve (81’), ndërsa ky ishte goli i 28-të i tij këtë edicion.

Barcelona mban hapin me dhjetë pikë prapa Real Madridit që kryeson Primera Divisionin spanjoll.
Në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në San Paolo, Napoli me epërsi minimale ia ka shkaktuar Interit humbjen e radhës në Serie A.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola falë angazhimit defensiv të të dyja skuadrave.

Pas një kundërsulmi në gjysmën e dytë, Blerim Xhemajli bëri një lëvizje fantastike dhe pasoi te Ezequiel Lavezzi, ndërsa argjentinasi nuk heziton të shënojë gola (59’).

Edhe pse nga minuta e 79-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Salvatore Aronicas me karton të kuq, Interi nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë për të shënuar.

Pas kësaj fitoreje, Napoli mban pozitën e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa në pozitën e tretë dhe të katërt me nga 45 pikë gjenden Udinese dhe Lazio që regjistruan fitore kundër Bolognas, respektivisht Fiorentinas.

Kjo ishte humbja e 11-të e Interit këtë edicion, ndërsa mban pozitën e shtatë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara.