Gjermania ka pësuar humbje të rëndë nga Franca para tifozëve të vet me rezultat 1-2, përderisa më mirë nuk kaloi as Italia, që po ashtu para tifozëve të vet u mposht nga SHBA-të me rezultat minimal. Edhe Holanda në duelin e gjigantëve mundi Anglinë në Wembley.Gjermania në një takim relativisht të baraspeshuar pësoi dy gola, duke hedhur shumë dyshime mbi formën e përfaqësueses para Euro 2012, tekas Franca dëshmoi se po kthehet në skenë shumë fuqishëm. Giroud (21’), Florent Malouda (69’) dhe Cacau (90’) mbyllën sfidën me rezultat 2-1 për francezët.
Italia në një sfidë të cilën e dominoi tërësisht, pësoi humbje minimale nga SHBA-të me golin e vetëm nga Clint Dempsey në minutën e 54, duke ngritur edhe më tej shqetësime mbi formën e sulmit Azzur, ku u paraqit nga fillimi Giampaolo Pazzini i cili vazhdon me ecurinë e keqe.
Sidoqoftë, kjo ndryshoi në pjesën e dytë, kur Arjen Robben u dha epërsinë tulipanëve (57’) para se atë ta dyfishonte Klas Jan Huntelaar (59’). Kur të gjithë menduan se sfida përfundoi, në mënyrë heroike realizuan Gary Cahill (85’) dhe Ashley Yound (90’) për barazimin e rezultatit në 2-2.

Sidoqoftë, fjalën vendimtare e kishte Arjen Robben, i cili në minutën e parë të shtesës shënoi për 3-2 dhe fitoren sensacionale të holandezëve në Wembley.
Të gjitha këto sfida u zhvilluan në kuadër të miqësoreve parapërgatitore para kampionatit europian Euro 2012.
Argjentina ka mposhtur me vështirësi me rezultat 3-1 përfaqësuesen e Zvicrës, ku shkëlqyen yjet e ekipeve, Lionel Messi dhe Xherdan Shaqiri.Argjentina në fillim dominoi, por as zvicëranët nuk u s’prapsën por sulmuan portën kundërshtare. Lionel Messi hapi serinë e golave në minutën e 20-të duke shënuar për 1-0 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në skenë doli shqiptari fantastik, Xherdan Shaqiri që nga afërsia la pa gjasa portierin kundërshtar për të barazuar në 1-1 (50’).
Dhe kur të gjithë menduan se Shaqiri dhe Xhaka ishin pranë një suksesi të jashtëzakonshëm, fjalën e kishte ‘më i madhi në vend’. Lionel Messi shënoi golin e dytë me asistimin e dytë të Agueros për 2-1 (88’) para se në minutat shtesë të realizojë nga penaltia për 3-1.
Në ndeshjen tjetër miqësore, Suedia mposhti Kroacinë me rezultat 3-1, ku shënoi ylli Rossoner, Zlatan Ibrahimovic (13’) dhe ku luajti 15 minutat e fundit edhe sulmuesi shqiptar Emir Bajrami.
Mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez, ka qeshur me spekulimet për të ardhmen e tij, duke thënë se asnjë lojtar nuk vlen 40 milionë euro.I pyetur nëse ai vlen 40 milionë euro aq sa besojnë se mediat spanjolle, Martinez qeshi: “Askush nuk vlen aq para. Këto miliona po thuhen aq lehtë”.
“Është diçka që nuk po e mendoj. Unë rinovova së fundmi dhe jam i kënaqur me situatën time, ndihem mirë”, u shpreh ai.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duket se është i vendosur që të sjellë në Giuseppe Meazza, strategun nën zjarr të Chelseat, Andres Villas Boas.Moratti i ka ofruar besimin Claudio Ranierit pas rezultateve të këqija, por prapa skenës presidenti Nerazzur po punon në rast të ndonjë shkarkimi të italianit.
La Gazzetta dello Sport pohon se Moratti ka vendosur që ta largojë Ranierin në fund të sezonit dhe ta sjellë menaxherin e Chelseat, Andres Villas Boas, të cilin e ka kërkuar edhe më parë Interi. Në listë janë edhe Laurent Blanc i Francës dhe trajneri i Napolit, Walter Mazzarri.
Sulmuesi i Borussia Munchengladbachut, Marco Reus, thotë se ai gjithmonë ka ëndërruar që të kushtojë sa Ronaldinho dhe Zidane, teksa ka vlerë prej 17 milionë eurosh nga transferi i fundit i finalizuar te Dortmundi.“Dortmundi është ekip më atraktiv se sa Bayerni. Dhe kam ndjesinë se aty është trajneri që do të më ndihmojë të zhvillohem më së shumti”.
“Dortmundi nuk është metropol, por vendi më i mirë për perspektivë futbollistike”, tha Reus.
Chelsea ka hapur bisedimet me Porton për sulmuesin Hulk dhe negociata besohet se janë duke pasur sukses.Daily Mail shkruan se Chelsea ka hyrë në bisedime të avansuara me Porton për një transferim gjatë verës.
Të dyja klubet janë duke dëshiruar që të finalizojnë një marrëveshje gjatë verës edhe pse klauzola e Hulk është hiç më pak se 85 milionë funte.
Zëdhënësi i Barcelonës, Toni Reixa, ka bërë thirrje që Pep Guardiola të lihet të punojë në qetësi, përkundër spekulimeve për të ardhmen e tij.Guardiola është larg rinovimit të kontratës së tij dhe ka kërkuar kohë që të reflektojë për të ardhmen e tij.
“Çfarë Guardiola kërkon është e kuptueshme dhe ai duhet të lejohet që të punojë në qetësi. Është normale për dikë që ka kaluar katër vjet në nivelin më të lartë që të ketë nevojë për të menduar për gjëra të tilla”, tha Freixa.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se talenti i tij në sulm, Alex Oxlade-Chamberlain do të shkojë në Euro 2012.“Nëse ai vazhdon të luajë kështu, jam i bindur se do të shkojë në Euro 2012”.
“Është natyrale për të që të shkojë në Euro 2012. Për një lojtar të ri është mirë të jetë nën presion ndonjëherë. Ai mund ta përballojë. Ka pak lojtarë si ai, lojtarë që kërkojnë sfida dhe janë të fortë menalisht”, u shpreh francezi.
Mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, i ka alarmuar top klubet londineze si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, pasi refuzoi të nënshkruante kontratën e re me Interin.33 vjeçari, kontrata e të cilit me Interin skadon në fillim të verës së ardhshme, do të thotë se ai mund të largohet si transfer i ri dhe synimi i tij është te ndonjë prej klubeve londineze që përmbush kërkesat e tij.
“Ai do të dëshironte që të kalonte në Londër, poro ai do të dëgjojë të gjitha ofertat”, theksoi agjenti i argjentinasit, Barry O’Connor.
Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se sulmuesi Robin Van Persie, kurrë nuk flet për Real Madridin ose Barcelonën.“Ai është një super alien sa i përket interesimit të Barcelonës dhe Realit, ashtu sikurse rinovimit. Ai është super i ftohtë për të gjitha”.
“Ai thotë se gjatë verës ai do të ulet për të biseduar dhe për të marrë një vendim. Unë shpresoj që ai të qëndrojë”, tha Arteta.
Sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka lëvduar ikonën e Manchester United, Paul Scholes, duke thënë se ai është legjendë e vërtetë që i ka mësuar elementet e futbollit, teksa sqaron një ndodhi interesante që i ka ndodhur me mesfushorin anglez.“Kur ne bënim stërvitje, unë bëja shumë lëvizje të cilat të tjerët vështirë se i bënin. Një herë po i tregoja Scholesit lëvizjet e mia. Pasi përfundova, Scholes mori një top dhe vuri gishtin një peme e cila ndodhej më shumë se 50 metra larg nga vendi ku ishim”.
“Ai tha se do ta godiste permën vetëm me një gjuajtje. E gjuajti topin dhe qëlloi pemën. Ai më tha të bëja të njëjtën gjë. Unë provova mbi 10 herë, por s’munda ta qëlloja dot. Scholes qeshi dhe iku. Është vërtet legjendë ai njeri”, tha CR7.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është fotografuar në Londër të martën, ndërsa në qendër të spekulimeve përsëri është portugezi, i cili besohet se po kërkon shtëpi në kryeqytetin e Anglisë.Mourinho ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Ligën Premier, por Goal.com pohon se portugezi nuk ka gjasa që të largohet nga Bernabeu.
Sidoqoftë, ka raportime nga AS dhe BBC se trajneri portugez po kërkon shtëpi në Londër, edhe pse shtëpia mund të jetë për vajzën e tij, e cila po zhvendoset në Londër për të studiuar në të ardhmen e afërt.
Me Andres Villas Boas nën presoin dhe rezultatet e këqija të Arsenalit që po vënë në dyshim bordin për Wenger, ashtu si të ardhmen e pa sigurtë të Harry Redknapp te Tottenhami, nuk duhet të befasohemi nëse në të ardhmen mund të ndodhë ndonjë transferim sensacional në ndonjë prej klubeve të lartpërmendura.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, është i bindur se Pep Guardiola do të largohet nga Barcelona.“Ai ka lojtarë të njëjtë në ekipin e parë ashtu sikurse Frank Rijkaard, lojtarë të rritur në akademi të cilët nuk janë sillur ashtu sikurse sillen tani. Idetë e tij kanë bazë unike dhe janë unike”.
“Disa prej ideve të tij mund të funksionojnë jashtë Barcelonës. Unë kam biseduar me të dy ose tri herë dhe ndjej se ai e ka atë dëshirë”, u shpreh Villas Boas.
Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjeorgjisë në transfertë.Ishte kjo sfida e parë nën strategun e ri Gianni de Biassi, e cila pos disfatës kishte shumë anë të mira, me kombëtaren shqiptare e cila shfaqi karakter dhe lojë të mirë gjatë gjithë takimit, përkundër mungesave të shumta në formacionin e parë.
Fillimisht Shqipëria kaloi në epërsi me anë të Edgar Canit pas vetëm tre minutash lojë, duke konfirmuar dominimin në fillim të takimit.
Edhe në vazhdim kombëtarja jonë shfaq lojë mjaft të mirë, por në fillim të pjesës së dytë gjeorgjianët gjejnë golin e barazimit (47’). Vlen të përmendet se më herët gjatë pjesës së parë portieri Samir Ujkani në mënyrë sensacionale ndali një penalti.
Kjo ndodhi edhe në fund të takimit, kur Samir Ujkani ndali penaltinë, por nuk arriti që topin e kthyer ta ndalë, në mesin e një situatë kontraverse të krijuar nga futbollistët (88’).
Me këtë disfatë Gianni de Biassi sigurisht se nuk e ka filluar mënyrën më të mirë drejtimin e kombëtares tonë, por as se si nuk është fillim i keq, duke marrë parasysh lojën e zhvilluar në Gjeorgji.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, thotë se ndeshja e sotme ndaj Anglisë ka një rëndësi të veçantë për të, pasi mendon se është nder të përballesh me një skuadër me aq traditë në futboll.“Çdokush dëshiron të luajë kundër një rivali të mirë me një traditë të pasur. Pavarësisht se kush do të luajë, këto janë ndeshje prestigjioze. Ne e kemi parë këtë edhe kundër Gjermanisë”, ka thënë Van Marwijk në një intervistë për De Telegraaf.
Holanda duhet të përballet me Gjermaninë edhe një herë në Euro 2012, pasi është caktuar me Grupin B së bashku me ekipin e Joachim Low, si dhe me Danimarkën dhe Portugalinë.
Anglia ndërkohë është në grupin D me Francën, Suedinë dhe nikoqirin e garës, Ukrainën.
Interi synon të sjellë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuaion, dhe mesfushorin e Athletic Bilbao, Javi Martinez, në San Siro gjatë verës së ardhshme, shkruan Corriere dello Sport.Derisa ka një pasiguri rreth të ardhmes së Claudio Ranierit si trajner i Nerazzurrëve, drejtori i klubit, Marco Branca, besohet se tashmë është i ngarkuar me nënshkrimet e sezonit të ardhshëm.
Gazeta italiane shkruan se Interi planifikon ta përforcojë repartin e sulmit dhe ka hedhur sytë te Higuain, i cili më herët është lidhur me një kalim te rivali i Serie A, Juventus, si dhe në Ligën Premier te Chelsea.
Argjentinasi, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, ka një rekord impresiv me Los Blancos, por është duke luftuar me sulmuesin francez për një vend në formacionin startues.
Martinez, ndërkohë, e ka ngritur veten si një prej mesfushorëve më të mirë në La Liga dhe spanjolli po ashtu raportohet se ka joshur interesimin e Barcelonës.
Manchester City raportohet se dëshiron të ofrojë 50 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.Gazetat italiane shkruajnë se City po ashtu është i gatshëm t’i ofrojë 25-vjeçarit uruguaian një kontratë të vlefshme katër deri në pesë milionë euro në sezon.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u ka rezistuar të gjitha tentimeve të mëhershme për ta blerë lojtarin, por rezistenca e tij pritet të testohet gjatë verës nga liderët e Ligës Premier.
Cavani u transferua në San Paolo Stadium nga Palermo në vitin 2010 për një shumë që kap vlerën e 16 milionë eurove. Ai deri tash ka shënuar 50 gola për Napolin në të gjitha garat në më pak se 80 ndeshje.
Sir Alex Ferguson e ka quajtur ndeshjen e vikendit ndaj Tottenhamit si “masive” dhe thotë se do të ishte i kënaqur nëse përballet me Manchester Cityn në prill duke e ndjekur liderin me vetëm dy pikë.United udhëton në White Hart Lane gjatë të dielës pasi ka mbledhur 13 pikë nga pesë ndeshjet e fundit në ligë, përfshirë edhe udhëtimet te Arsenali dhe Chelsea, para se të priste në fushë të vet Liverpoolin.
“Do të jetë një ndeshje e madhe. Nëse ne mund t’i mbijetojmë kësaj, atëherë do të kemi një shans të madh për të fituar ligën”.
“Do ta pranoja [të jem dy pikë prapa Cityt para ndeshjes në Etihad Stadium]. Do të preferoja të shkoj atje edhe me pikë të barabarta. Por nëse do të shkonim me një dallim duke qenë liderë, do të më pëlqente”, ka thënë Ferguson.
Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, ka zbuluar se ai do të luajë me formacion 4-1-4-1 në testin e tij të parë me Kuqezinjtë.Shqipëria sot do të zhvillojë një miqësore kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, e cila do të jetë edhe sfida e parë e De Biasit në karrigen drejtuese të kombëtares tonë.
Gjatë një prononcimi për SuperSport italiani ka zbuluar edhe formacionin si dhe emrat të cilat pritet të jenë startues.
“Një skemë 4-1-4-1, e cila në momente të caktuara kalon edhe në 4-3-3 kur sulmon dhe më pas kur mbrohemi aplikohet skema e parë. Ndaj Gjeorgjisë kemi disa lojtarë në fazën sulmuese dhe do të kemi një sulmues të avancuar si Edgar Çani, apo të tjerë shumë ofensivë si Muzaka, Roshi, Vila dhe Hyka. Kjo katërshe mund t’i vërë në vështirësi kundërshtarët”.
“Emrat tjerë? Ujkani në portë, më pas në mbrojte nga e djathta Lila, në qendër Dallku dhe Veliu, Agolli në të majtë. Përpara mbrojtjes Bulku”, ka zbuluar strategu italian.
Trajneri i përfaqësues së Gjeorgjisë, Temuri Ketsbaia, ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk do ta kenë të lehtë të fitojnë ndaj shqiptarëve.Kuqezinjtë kanë udhëtuar në Tbilisi dhe sot me fillim nga ora 15:00 (sipas kohës tonë) do të zhvillojnë një miqësore me Gjeorgjinë, e cila do të jetë edhe sfida e parë për trajnerin e ri Gianni de Biasi.
“Jo gjithmonë gjejmë kundërshtarët që duam për një miqësore, por dua të nënvizoj faktin se edhe Shqipëria është një kundërshtare e fortë. Ju siguroj se nuk është e lehtë të fitosh ndaj shqiptarëve. Prandaj, jam i kënaqur që niveli i ekipit kundërshtar të imponon respekt, por edhe një dëshirë për të luajtur kundër tij”, ka thënë Ketsbaia.
Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, është i zhgënjyer me performancën e Ronaldinhos në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por ka lavdëruar të riun Ganso për paraqitjen pozitive si zëvendësues (i Ronaldinhos).“Besoj se Ronaldinho ishte nën nivelin në të cilën Ronaldinho është. Ai dështoi të dërgojë pasimet kualitative të cilat zakonisht i bën”.
“Ganso u inkuadrua dhe dukej mirë dhe kishte përmirësime në atë sektor pasi topi filloi të qëndrojë në atë zonë. Nuk është gjithmonë e mundshme ta mbash topin në ballë të golit. Sistemi i lojës i rivalëve tonë nuk e lejoi këtë” , ka thënë Menezes për GloboEsporte.
Trajneri brazilian është ndarë i pakënaqur edhe me paraqitjen e David Luiz.
Derrick Rose ka treguar se është rikthyer në formë të plotë duke shënuar 32 pikë dhe nëntë asistime për të ndihmuar Chicago Bulls të mposhtin New Orleans Hornets me rezultat 99-95.Rose, i cili ka munguar 10 ndeshje këtë sezon me lëndime të ndryshme, shënoi gjashtë nga tetë pikët e fundit të cilat ndihmuam Bulls të përmbysin rezultatin falë një serie 8-0.
Chicago po ashtu mirëpriti Richard Hamilton sërish në formacion dhe pati pesëshesh startuese së bashku për të parën herë që nga 4 janari. Joakim Noah ndihmoi vendasit me 15 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime.
Chris Kaman shënoi 17 pikë dhe 11 kërcime, derisa Trevor Ariza shënoi 16 të tjera për Hornets, të cilët janë të fundit në Konferencën Perëndimore.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata duhet patjetër të përfundojnë në top tresh këtë sezon.“Ne e duam atë pozitë të tretë. Kjo është ajo për të cilën luftojmë. Kam thënë gjithë kohën se ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk do të jetë e lehtë. Arsenali dhe Chelsea janë ekipe të fuqishme dhe ne nuk kemi përfunduar mbi ta për një kohë të gjatë, por ky është shansi ynë më i mirë, andaj duhet të mbledhim veten dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme”.
“Ne kemi një periudhë të vështirë, së pari United, pastaj Evertoni në udhëtim, Chelsea në udhëtim, andaj duhet të sigurohemi që të jemi të gatshëm. Do të jetë një ndeshje e madhe në shtëpi ndaj United”.
“Ne ende jemi shtatë pikë mbi të tjerët dhe nëse mund ta sigurojmë këtë vend të tretë do të jetë një sezon i shkëlqyeshëm për ne”, ka thënë Redknapp.
Trajneri i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti, thotë se ai ka ambicie për ta drejtuar Romën.Ish-menaxheri i Juventusit, Milanit dhe Chelseat, morri nën drejtim PSG-në muajin e kaluar, por ende nuk i ka hequr sytë nga Roma.
“Ëndërroj të jem në karrigen e Romës dhe shpresoj Luis Enrique të mos zemërohet me mua që e them këtë”.
“Ai ka ide të mira dhe një filozofi të futbollit, por ende ka nevojë të adaptohet me futbollin italian. Ai ka nevojë, por a do t’ia dalë? Sido që të jetë, unë nuk kam pasur kontakte me Romën. Ndoshta sepse kërkoj shumë...”, ka thënë Ancelotti.
Portieri i Interit, Julio Cesar, nuk arrin ta shpjegojë formën e dobët që po kalon skuadra.Nerazzurrët kanë kaluar një periudhë për t’u harruar pasi kanë nxjerrë vetëm një pikë nga 18 të mundshmet në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.
“Ndjehem i pafuqishëm. Kriza te Interi më bën të vuaj shumë. Pas disfatës nga Napoli të dielën, nuk kam fjetur aspak. Do t’ia doja këtë as armikut më të keq”, ka thënë Cesar për Gazzetta dello Sport.
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, është i bindur se kapiteni Robin van Persie është lojtari më i mirë në Ligën Premier.Holandezi shënoi golin e tij të 29-të të sezonit gjatë derbit të së dielës ndaj rivalit të Londrës veriore, Tottenahmit.
“Ai nuk është aq i keq, apo jo?”, ka thënë shaka Szcezsny.
“Ai ka shënuar vetëm një gol (në ndeshje ne fundit ndaj Tottenhamit), që është vërtet zhgënjyese për të! Ne jemi mësuar ai të shënoi hat-trick”.
“Por ai ka krijuar disa dhe ishte i shkëlqyeshëm. Ai punoi shumë fuqishëm në mbrojtje, duke larguar me kokë disa topa kur ne mbroheshim nga kornerët dhe shënoi një gol fantastik”.
“Ky është ai – ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier dhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë në skuadër”, ka shtuar polaku.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se fitorja ndaj Bolton Wanderers ka ngritur moralin e lojtarëve në Stamford Bridge.“Humori gjithmonë ndikohet nga rezultatet, andaj situata tash është më e mirë. Tottenhami humbi gjatë vikendit. Ne mund t’i afrohemi dhe të luajmë për vendin e tretë. Ne ende kemi shans të përfundojmë të tretët, por qëllimi jonë është të përfundojmë të katërtit, si rasti më i keq. Kjo është e qartë”.
“Ende besoj se gjërat do të kthehen për të mirë dhe sezoni jonë do të jetë i suksesshëm. Gjithkush jep më të mirë për të ndryshuar situatën. Por atë çfarë ndodh në stërvitje, ne nuk jemi në gjendje ta sjellim në ndeshje. Njerëzit vështirë mund të thonë se ne nuk po mundohemi”, ka deklaruar Cech.
Mesfushori turko-gjerman Mesut Ozil thotë se ai është i lumtur te Reali i Madridit.Pavarësisht se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin startues, Ozil ndjehet i rehatshëm në Madrid nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
“Jam lumtur që luaj për kubin më të mirë në botë. Më duhej të integrohem, të adaptohem, kam mësuar gjuhën dhe kulturën, por tifozët më kanë ndihmuar shumë”, ka qeshur Ozil.
Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, mendon se loja e tij është përmirësuar që nga rikthimi i tij në klub.Cesc iu bashkua Barcelonës gjatë verës nga Arsenali.
“Po mësoj shumë dhe po kënaqem me futbollin që luhet këtu. Vërtet më pëlqen të garoj dhe ne do të garojmë deri në fund të sezonit”.
“Skuadra gjithmonë është e obliguar të fitojë, derisa kjo nuk është e patjetërsueshme për klubet tjera”, ka thënë Cesc.
Gennaro Gattuso sërish iu është bashkuar lojtarëve të Milanit në fushën stërvitore.34-vjeçari po vuan nga një sëmundje autoimune neuromuskulare e syrit që ia ka pamundësuar të bëjë atë që di më së mirë që nga shtatori i vitit të kaluar.
Ishte një përplasje fatale me bashkëlojtarin e tij Alessandro Nesta në përballjen ndaj Lazios, që për pasojë italiani zhvilloi probleme me shikim.
Është pritur që ai ta braktisë futbollin, mirëpo Rino është i gatshëm të luajë edhe pa para vetëm se ta ndjejë edhe një herë adrenalinën e lojës.
Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, të martën e ka zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Manchester Cityt pas një pauze pesëmujore.Ai luajti në gjysmën e parë të takimit mes ekipeve rezervë të Cityt dhe Prestonit, të cilin skuadra e tij e humbi me rezultat 3-1.
Tevez nuk është përfshirë në skuadër për Europa League, megjithatë ai mund të jetë opsioni i katërt më sulmin e ‘pasanikëve’ për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën Premier.
















