Shpresa për Real Madridin dhe Barcelonën se David Silva mund të largohet nga Manchester City duket të ketë marrë fund, pasi mesfushori spanjoll pritet të rinovojë kontratën e tij me klubin anglez.Siç ka mësuar Goal, David Silva do të rinovojë deri në vitin 2016 një kontratë të përmirësuar dhe që vlen 200 mijë funte në javë.
Silva është favoriti kryesor për të fituar këtë vit çmimin e futbollistit më të mirë në Ligën Premier, pas performancave të jashtëzakonshme të treguara për klubin nga Ettihad Stadium.
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka kritikuar ashpër mesfushorin Frank Lampard, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të përzihet në formacion dhe se vendimet i merr vetëm Andres Vilas Boas.“Askush nuk duhet të jetë babai apo djali i dikujt në një klub futbolli. Nuk ka privilegje për njerëz të caktuar. Lampard thjesht duhet të dëgjojë trajnerin kur ai jep urdhëra”.
“Asnjë lojtar nuk duhet të harrojë se është vetëm punonjës në klub”, u shpreh Luiz.
Mesfushori i Manchester United, Wayne Rooney, beson se Djajtë e Kuq kanë forcën mentale për të sfiduar cilindo ekip në luftën për titull në Ligën Premier, teksa ndeshja kruciale ndaj Tottenhamit po afron.“Kur isha i ri dhe kur erdha në fillim në klub, kur pësonim gola shprehja e vetme ishte: ‘Futeni topin në rrjetë” dhe bënim panik pasi mendonim se do të humbisnim ndeshjen”.
“Tani jam rritur dhe jam më me përvojë, di si të mbaj lojën dhe gjithmonë shfrytëzoj rastin për të shënuar. Mendoj se kjo vjen prej ndeshjeve të shumta dhe përvojës së fituar”, u shpreh Rooney .
Përzgjedhësi i ‘përkohshëm’ i Anglisë, Stuart Pearce, thotë se ndeshja e tij e parë si menaxher i kombëtares nuk ishte asgjë e veçantë.“Kjo nuk ishte natë e madhe për mua, e as për të pranishmit në Wembley”.
“Gjithë ajo që po bëj është që të blej kohë për Federatën Angleze të Futbollit derisa ata që gjejnë njeriun e duhur. Menaxher kryesor i kombëtares angleze për momentin është dikush tjetër dhe jo unë”, tha Pearce pas disfatës nga Holanda.
Përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Vicente Del Bosque, ka refuzuar që të krahasojë sulmuesin Roberto Soldado me Fernando Torresin, pas hettrikut të sulmuesit të realizuar ndaj Venezualës të mërkurën mbrëma.“Soldado ishte shumë i mirë. Ai shënoi gjithë atë që ekipi krijoi për të. Por, paraqitja e të gjithëve do të vlerësohet dhe ata që janë në formë të mirë do të shkojnë në evropian”.
“Pjesa e parë ishte një lojë tjetër, e pjesa e dytë një lojë tjetër. Këto gola nga Soldado nuk do të thotë se ne neglizhojmë punën e të tjerëve. Duke lëvduar Soldadon, ne lëvdojmë Santi Cazorlan, Jesus Navas dhe Jordi Alban, të cilët ishin të mirë në një moment ku ndeshja tashmë ishte e përfunduar”, tha Del Bosque
Liverpooli është në qendër të telasheve të reja për racizëm, pasi një reklamë televizive e lansuar nga një televizion spanjoll e ku merr pjesë Pepe Reina është kritikuar për racizëm.Klubi ishte kritikuar pas problemeve raciste me Luis Suarezin, ndërsa për reklamën e re televizive, drejtori i operacionit “Vota e Zezë”, një shoqatë jopolitike, ka kritikuar ashpër reklamën e re ku shihet portieri spanjoll.
“Jam tepër i shokuar. Si do të ndihet Reina kur t’i shohë bashkëlojtarët e tij të racës së zezë pas kësaj reklame”, theksoi Wolley.
Në këtë reklamë Reina shihet duke vallëzuar pranë zezakëve, para se udhëheqësi i tyre t’i thotë Reinas “mbretëreshë’, e më pas duke i thënë vetes “mbret”. Kjo aludoi në një marrëdhënie homoseksuale mes tyre teksa mbiemri i portierit spanjoll në përkthim do të thotë “mbretëreshë”.
“Groupama Seguros vlerëson se reklama nuk ofendon asnjë shtresë të njerëzve dhe përmbajtja është e pastër”, shkruan në komunikatën e kompanisë që sponsorizoi reklamën.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Mesfushori argjentinas, Erik Lamela, ka deklaruar se edhe Barcelona e ka kërkuar atë para se të kalonte te Roma.I pyetur nëse është penduar për kalimin te Roma, ai tha se kjo nuk ka ndodhur te ai, por shtoi se po që se do të kishte pasur dëshirë, tani do të ishte duke luajtur te Barcelona.
“Është e vërtetë se Barcelona u interesua për mua. Unë isha në Spanjë për të luajtur në një turne. Unë lujta në të gjitha ndeshjet dhe në një shkëlqeva. Kishte agjentë të Barcelonës të cilët më kanë përcjellur dhe kanë kërkuar informata për mua. Tani jam te Roma dhe jam shumë i lumtur e aspak nuk pendohem pse nuk nënshkrova për Barcelonën”, theksoi Lamela për Goal.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, duket të ketë vendosur të mos kthehet te Chelsea, gjithnjë sipas burimeve të tabloideve britanike, të cilat citojnë vet portugezin të ketë bërë pohimin e mësipërm gjatë një vizite në Londër.Mourinho ishte në Londër për të blerë një shtëpi, ndërsa shkoi në një restorant italian, La Famiglia, në Londrën Perëndimore, me bashkëshorten e tij Tami dhe motrën e bashkëshortin e gruas së tij. Mourinho takoi pronarin e restorantit, italianin Alvaro Maccioni, vajza e të cilit u rrëfye për Daily Mail.
“Ishte vërtet mirë që e kemi parë atë përsëri pas një kohe të gjatë. Ai erdhi me bashkëshorten e tij, motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj. Ata kanë drekuar dhe janë kënaqur. Jose bisedoi me babain tim, për punët e familjes dhe se si shkonte biznesi. Ai tha se po kërkonte shtëpi dhe po kërkonte një vend të madh për tërë familjen”.
“Shumica e stafit të restorantit janë tifozë të Chelseat, duke më përfshirë dhe mua dhe të gjithë e pyesnim nëse ai do të kthehet në klub. Fatkeqësisht ai tha se nuk dëshiron të kthehet. Ne të gjithë u zhgënjyem pasi ai ishte menaxher i mrekullueshëm. Ai nuk na tregoi asgjë më tepër për planet e tij dhe ne nuk e kemi lutur, pasi është konsumator i rregullt dhe mik i familjes”, theksoi Marietta Maccioni për Mirror.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se nuk e din se nëse trajneri Jose Mourinho do të qëndrojë në klub, apo do të largohet nga klubi.“Unë nuk kam ide. Unë nuk e di se çfaër do të bëjë ai”.
“Gjëja e njëjtë mund të më ndodhë dhe mua. Ndoshta nesër unë do të dua të largohem. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Casillas.
Interi është në përgatitje të një revolucioni të madh veror, me hapat e parë të cilët tashmë janë bërë në këtë drejtim.Tuttosport shkruan se Giampaolo Pazzini dhe Andrea Ranoocchia do të jenë bartësit kryesor të një ekipi të ri të italianizuar. Nga skuadra pritet të largohen Wesley Sneijder, teksa të pa sigurtë për të ardhmen mund të jenë edhe Dejan Stankovic, Luc Castaignos dhe Diego Forlan.
Lojtarët e rinj të cilët po synohet që të transferohen në Meazza janë ylli i Sao Paolos, Lucas dhe sulmuesi i Udineses Juan Cuadrado ashtu sikurse ai i Bayer Leverkusenit, Andre Schurrle.
Porto ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet të paguajë 100 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin brazilian, Hulk.Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i klubit portugez, ka qartësuar qëndrimin e gjigantit duke theksuar edhe njëherë klauzolën si problemin kryesor që Chelsea duhet ta tejkalojë për Hulk.
“Unë e kam thënë edhe më parë, ne nuk duam të shesim Hulk, prandaj Chelsea duhet ta aktivizojë klauzolën. Ne e dimë se ka shumë interesim nga Europa, por lojtari më ka thënë se preferon Chelsean”, theksoi Da Costa.
Gianni De Biasi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Edgar Çanit në disfatën e djeshme 2-1 nga Gjeorgjia.Në debutimin e tij me fanellën kuqezi Çani ishte autori i golit të vetëm për Shqipërinë, gol i cili erdhi që në minutën e tretë të ndeshjes, megjithëse kuqezinjtë pësuan dy gola në pjesë të dytë për të lëshuar fitoren nga duart.
“Edgar Çani bëri një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në debutim. Ai e nisi me një gol shumë të bukur përfaqësimin me Shqipërinë, madje shënoi shumë shpejt, duke na ndihmuar të rriteshim psikologjikisht”.
“Edhe debutuesit e tjerë, për aq minuta sa patën në dispozicion, u munduan ta justifikojnë veten. Rëndësi ka fakti që tashmë e njoh edhe më shumë skuadrën, kam pikasur problemet, me të cilat do të merremi hap pas hapi, që t’i minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë strategu italian.
Mesfushori holandez Wesley Sneijder ka qenë kritik ndaj paraqitjes së Anglisë në miqësoren e mbrëmshme në Wembley.Pas pjesës së parë pa gola, të zgjedhurit e trajnerit Bert van Marwijk heshtën publikun vendas me dy gola të shpejtë nga Arjen Robben dhe Klaas-Jan Huntelaar. Anglia dukej se do ta marrë veten pas golave të Gary Cahill dhe Ashley Young, por Robben shënoi një gol të dytë për t’i dhënë fitoren plotësisht të merituar Holandës.
“Nuk isha i impresionuar me Anglinë. Nëse e lejoni topin të lëvizë aq shpejt dhe vraponi, ju krijoni shumë hapësira. Në pjesën e parë ne krijuam pak për shkak të tempos së ulët. Por në pjesën e dytë ishim më të mirë. Pastaj, ju e patë se Anglia kishte probleme”.
“Ishte një mbrëmje e bukur. Sigurisht Anglia kundër Holandës është një sfidë e bukur. Kjo bëhet edhe më e bukur nëse ju fitoni”, ka thënë mesfushori i Interit.
Pas kërkesave të shumta të Federatës Shqiptare të Futbollit, më në fund duket se Federata Spanjolle ka pranuar që kombëtarja kuqezi të zhvillojë një takim miqësor me “Furinë e Kuqe”.Takimi do të zhvillohet më 30 maj. Presidenti i Federatës Spanjolle që ka dhënë OK-ejin, ka kërkuar që ndeshja të luhet jo në Shqipëri, por në Zvicër dhe federata jonë e ka pranuar kushtin.
Kjo do të jetë sfida e katërt midis dy përfaqësueseve tona, ku Spanja ka fituar në të tria, madje në një rast me rezultatin e thellë 9-0, një herë tjetër 5-1 dhe në një rast në “Qemal Stafa” me rezultat 2-1.
Sidoqoftë, fakti që do të luajmë me kampionët në fuqi të botës është një eveniment për kombëtaren tonë, që në Zvicër do të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve shqiptarë.
Scott Parker ka lavdëruar “kurajën dhe zemrën” e treguar nga Anglia në ndeshjen e mbrëmshme miqësore ndaj Holandës.Anglezët e panë veten në disavantazh prej dy golash, por u rikthyen për të barazuar me anë të Gary Cahill dhe Ashley Young, ndërsa fitorja u volum nga një gol i shkëlqyeshëm i Arjen Robben.
“Mendoj se ne treguam një kurajë të madhe dhe zemër për t’u rikthyer në ndeshje. Të jesh dy gola në disavnatazh, ne do të mund të ishim thyer. Holanda ka lojtarë të klasit.
“Ne e dimë se duhet të punojmë në disa gjëra dhe të përmirësohemi teknikisht, por ne të gjithë duhet të qëndrojmë pozitiv dhe të kuptojmë se sonte është një shpresë e madhe për ne. Të rikthehemi nga 2-0 ishte vërtet një gjë e madhe”, ka thënë Parker.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka pranuar se Franca ishte më e mirë gjatë disfatës 2-1 në miqësoren e mbrëmshme.“Kur ju humbni një ndeshje jeni të zemëruar, por unë jam edhe më i zemëruar me mënyrën se si ne pësuam”.
“Franca luajti më mirë në pjesën e dytë dhe ne nuk ishim në nivelin e tyre. Andaj, është e drejtë që Franca fitoi”, ka thënë Low për Kicker.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka shprehur ngazëllimin e tij pas fitores 2-1 ndaj Gjermanisë në miqësoren e mbrëmshme.Blutë dolën fitues ndaj të përzgjedhurve të Joachim Low falë dy golave, një nga Olivier Giroud dhe një tjetër nga Florent Malouda, që kanë shtuar ambiciet e francezëve para Euro 2012 që zhvillohet këtë verë.
“Është një kënaqësi që kemi fituar. Të fitosh këtu është shumë vështirë, por ne përpiqemi të përmirësohemi pas çdo ndeshje. Ne jemi duke pritur edhe më shumë nga kjo skuadër. E dija se ne mund ta përmirësonim lojën tonë”, ka thënë Blanc.
New York Knicks ka arritur të rikthehet nga disavantazhi në pjesën e parë të takimit, për të dalë fitues me rezultat 120-103 në ndeshjen ndaj Cleveland Cavaliers.Knicks-at ishin në disavantazh prej 17 pikësh në çerekun e dytë, por u këndellën në çerekun e tretë dhe të katërt për të përmbysur rezultatin.
Carmelo Anthony shënoi pikë më të larta për Knicks, 22, ndërsa Jeremy Lin përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe 13 asistime. Për skuadrën fituese pikë dyshifrore shënuan gjashtë nga dhjetë lojtarët që u përfshinë në ndeshje.
Antawn Jamison ishte më i miri te Cavaliers me 23 pikë, me 19-vjeçarin Kyrie Irving që shënoi 22 pikë dhe shtatë asistime.
Paris Saint-Germain raportohet se është duke menduar të bëjë një ofertë në vlerën e 80 milionë eurove për mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez.Spanjolli është një ikonë te skuadra Blaugrane dhe ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2014, me opsion për ta vazhduar atë edhe për dy vite të tjera.
Megjithatë, sipas AS, pronarët arab të PSG dëshirojnë ta përmbushin klauzolën blerëse të lojtarit që është 80 milionë euro, për ta sjellë atë në Parc des Princes.
Gazeta shkruan se klubi i Ligue 1 shpreson të shfrytëzojë avantazhin e paqartësive në klub rreth të ardhmes të trajnerit Pep Guardiola, dhe tashmë e ka përcjellë interesimin për 32-vjeçarin te drejtuesit e klubit spanjoll.
Lionel Messi është i kënaqur që më fund ka gjetur rrugën e golave me fanellën e Argjentinës në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës.Fituesi i trefishtë i Topit të Artë ishte kritikuar për dështimin për të bartur lojën e Barcelonës edhe në ndeshjet e tij me Argjentinën, por ai ishte i shkëlqyeshëm mbrëmë në miqësoren ndaj Zvicrës ku shënoi hat-trickun e parë për vendin e tij.
“Jam shumë i kënaqur pasi ne fituam dhe pasi ato tre gola ishin të veçantë për mua. Ka pasur shumë ndeshje ku nuk kam arritur të shënoj asnjë gol, por e dija se ato do të vijnë”, ka thënë Messi.
Messi po ashtu ka thotë se ai ka raporte të mira si në fushë ashtu edhe jashtë saj me bashkëlojtarin e tij argjentinas, Sergio Aguero.
“Ne po ia dalim shkëlqyeshëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Por më e rëndësishme është që ekipi po bëhet një grup shumë i mirë. Ne duhet ta ruajmë grupin të bashkuar për të arritur gjëra të rëndësishme”, ka shtuar argjentinasi.
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se Italia kurrë nuk luan mirë në miqësore dhe se nuk ka nevojë për shqetësim pas disfatës ndaj SHBA-ve.“Nuk ka nevojë të shqetësohemi, edhe pse është ca turbulluese të humbasësh dy miqësore të njëpasnjëshme, megjithëse me tre ose katër muaj distancë”.
“Nëse shikojmë prapa në disfatat, ata ishin të gjitha miqësore dhe në fund në fundit ne luajmë futbollin më të mirë kur ka diçka për të fituar. Po ashtu ndihmon kur ne luajmë në udhëtim në një atmosferë të nxehtë, si Polonia. Kjo e bën tensionin të rritet dhe ne jemi të gatshëm. Shpresoj kjo të jetë e vetmja arsye”, ka thënë Buffon.
Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka pranuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.Francezi e ka shndërruar veten në sulmuesin kryesor të Real Madridit këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, dhe Leonardo e di se do të jetë vështirë të arrijë një marrëveshje me të.
“Ai do të ishte një përforcim i mirë, edhe pse është vështirë ta blesh atë sot. Nënshkrimi me Benzema do të ishte mrekulli”, ka thënë Leonardo.
Legjenda e Real Madridit, Raul, është i gatshëm të largohet nga Schalke në fund të sezonit.Raul do të jetë pa kontratë në qershor dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm.
Stacioni i ardhshëm për sulmuesin spanjoll mendohet të jetë Lindja e Mesme, ku ai do të mund të fitojë një shumë prej 10 milionë euro për një sezon.
Mundësinë e largimit e ka konfirmuar edhe trajneri i klubit gjerman, Huub Stevens. “Nëse klubet vijnë me një ofertë të mirë financiare, atëherë ne kemi pak shanse”, ka thënë Stevens.
Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, shpreson që Andre Villas-Boas, të ketë kohë për t’u adaptuar te Chelsea.“Mendoj se problemi te Chelsea është se ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka, të krijojnë një ekip më të ri, t’u japin më shumë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë, të përpiqen t’u japin më pak ndeshje lojtarëve më të rëndësishëm - Frank Lampard, Ashley Cole, John Terry”.
“Por, mendoj se ky ndryshim ka nevojë për kohë, pasi është vështirë t’i zëvendësosh lojtarët si Lampard, si Ashley Cole, si John Terry, pasi ata janë sërish lojtarët të Chelseat”.
“Villas-Boas është një trajner i mirë, pasi ai ka bërë një punë të mirë te Porto. Është filozofia e klubit. Ata janë përpjekur të ndryshojnë diçka. Ky ndryshim ka nevojë për kohë”, ka thënë Ancelotti.
Kampioni i Evropës dhe botës, Spanja, ishte shumë e fortë përballë Venezuelës në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Estadio La Rosaleda të Malagas, të cilën e fitoi me rezultat 5-0.Andres Iniesta u regjistrua i pari në listën e golashënuesve (37’), ndërsa David Silva vendosi rezultatin e pjesës së parë (40’).
Në gjysmën e dytë doli në skenë Roberto Soldado, i cili regjistroi dy gola të shpejtë (50’ dhe 53’), ndërsa më vonë dështoi të realizonte nga penaltia (66’).
Megjithatë, ai arriti ta kompletojë het-trikun e tij në minutën e 84, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, do të kandidojë sërish për kryetar të bashkisë së Kievit ne zgjedhjet lokale të këtij viti.Edhe në vitin 2006, Vitali tentoi të bëhej kryetar i kryeqytetit ukrainas, mirëpo humbi nga Leonid Chernovetskyi, prefekti aktual i Kievit.
“Do të marr pjesë në garën për kryebashkiakun e Kievit. E kam dhënë programin dhe pres të fitoj”, ka deklaruar Klitschko.
Ai zotohet për integrim më të madh të Ukrainës në Evropë dhe anëtarësim në NATO.
Ndryshe, këtë muaj Vitali mbrojti titullin në kategorinë e rëndë WBC, pasi pas 12 raundesh fitoi me pikë kundër britanikut Dereck Chisora.
















