Sulmuesi i Chelseat, Daniel Sturridge, është shprehur i zhgënjyer me formën aktuale të Bluve të Londrës, duke thënë se ata duhet të nisin të fitojnë.“Të gjithë flasin, por çfarë themi jashtë fushës është pa poentë, pasi kjo nuk ndryshon asgjë. Ju duhet të punoni pa marrë parasysh se për cilin menaxher punoni”.
“Villas Boas më ka ndihmuar shumë. Ai më ka futur në formacion që nga fillimi i sezonit. Unë kurrë nuk kam pasur një menaxher që e ka bërë këtë. I kam borxh shumë. Sidoqoftë, tani duhet të fitojmë ndeshjet”, u shpreh Sturridge.
Strategu legjendar italian, Giovanni Trapattoni, beson se Milani është një hap prapa Juventusit në luftën për titull të kampionit në Serie A.“Nuk ka favorit, por ata dallojnë. Milani ka më shumë cilësi individuale, ata i zgjidhin momentet e vështira me Ibrahimovicin dhe Boatengun”.
“Juventusi është më kompakt, më i baraspeshuar, më i përshtatur, ata vrapojnë dhe besojnë në aftësitë e trajnerit të tyre. Por, tani është koha e pyetjeve pasi jemi duke hyrë në një fazë kruciale e sezonit. Me Milain në Ligën e Kampionëve, Juventusi e ka përparësinë e lehtë në Serie A”, deklaroi Trapattoni.
Mbrojtësi i Manchester United, Johnny Evans, beson se lufta për titull e Tottenhamit do të mbarojë këtë fundjavë, pasi beson se Djajtë do të mposhtin Spursat.“Ata janë ekip i mrekullueshëm dhe mendoj se të gjithë janë impresionuar me stilin e lojës së tyre”.
“Ata janë vërtet sulmues dhe Harry Redknapp ka ndërtuar skuadër të mrekullueshme, nuk është thjesht një formacion startues. Do të jetë ndeshje e vështirë. Për ne, të gjitha këto ndeshje janë të rëndësishme, por nëse mund të mopshtim Tottenhamin, atëherë ata do të jenë jashtë garës për titull”, ka thënë Evans.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se klubi italian është kthyer në kohët e vjetra triumfale, pas një dekade vuajtje për suksese.“Për mua ishte qëllim që të kthej kohërat e vjetra, sikur ato kur isha unë lojtar, ku luftonim për tituj dhe tani po vërehen frytet. Kam ndjerë nostalgji për kohërat e vjetra. Po më duket se janë kthyer. Pas shumë vitesh jemi konkurrues përsëri dhe kemi kënaqësinë të luftojmë për titull”.
“Tani jemi duke tentuar që të zvogëlojmë tensionin. Futbolli është biznes dhe ju duhet ta dini këtë. Ne do ta dëshmojmë veten në fushë përkundër fjalëve”, tha Conte.
Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë pjesë të interesimit urgjent të kombëtares angleze para kampionatit europian, Euro 2012.The Guardian raporton se FA nuk dëshiron të nxitohet për të marrë ndonjë strateg pa përvojë dhe dëshiron që denjësisht të pëfaqësohet në Euro.
Sidoqoftë, spekulimet janë rritur kohëve të fundit, pasi Mourinho ka vizituar Londrën dhe Guardiola nuk ka rinovuar ende për Barçën, e që sipas mediave angleze mund ta shohë ndonjë prej strategëve në stolin e Wembleyt.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të harrojnë golin e anuluar në mënyrë kontraverse ndaj Juventusit, pasi e konsideron pivotale ndeshjen ndaj Palermos të shtunën.“Ekipi luajti shumë mirë ndaj Juventusit, ku u paraqitën gjëra që ndodhin rallë në botën e futbollit. Por, ekipi definitivisht ka dalë më i fortë nga sfidat me Arsenalin dhe Juventusin”.
“Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen ndaj Palermos. Nuk kemi fituar që gjashtë vjet ndaj Palermos në Renzo Barbera”, u shpreh Allegri.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka marrë përgjegjësinë që të caktojë vendin ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, pasi klubet dështuan të arrijnë një marrëveshje.Zyrtarët e klubeve u takuan të premtën për të diskutuar mbi këtë çështje, që ka qenë mjaft problematike pas refuzimit të Real Madridit për të lejuar Santiago Bernabeun.
Katalanasit dëshirojnë që finalja të mbahet më 25 maj në Vicente Calderon të Madridit, përderisa rivali bask kërkon që takimi të zhvillohet në stadiumin Cartuja të Sevillas pesë ditë më herët.
AS pohon se pas këtyre telasheve, RFEF e konsideron përsëri Mestallan si opsion serioz për finalen e Kupës së Mbretit, e cila ishte nikoqire edhe vitin e kaluar, ku Real Madridi ngriti trofeun pasi mposhti Barcelonën.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ai ende nuk e ka tejkaluar zhgënjimin pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Juventusit të shtunën.Rossonerëve u është mohuar një gol i pastër, i cili ishte ndër vendimet e shumta skandaloze nga gjyqtari Tagliavento. Të gjithë kritikuan referimin, ndeshja kaloi, por plagët janë ende të pranishme.
“Paqe me Juventusin? Po, por kjo nuk ka të bëjë me paqen”.
“Jam fans i madh i Milanit dhe drejtor i klubit, por zemra ime është në të njëjtin vend me tifozët tjerë – ende po më dhemb”, tha Galliani.
Mesfushori sensacional brazilian, Lucas, ka thënë se ai ëndërron që të kalojë te Interi në një të ardhme të afërt.19 vjeçari po lidhet me një transferim në Giuseppe Meazza gjatë verës dhe dita ditës po qartësohet se ai ka gjasa që të përfundojë aty ku dhe ëndërron.
“Unë kam dy ëndrra: që të luaj në Lojërat Olimpike në Brazil dhe të shkoj te Interi. Interi është klubi më i madh në botë, Ronaldo luajti atje dhe shumë lojtarë të mëdhenj idolë të mi kanë luajtur në atë klub. Ata nuk janë në formë për momentin, por së fundmi ata fituan gjithçka, duke gëzuar gjithë Brazilin”, theksoi Lucas.
Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, mund të kalojë te Arsenali për vetëm 10 milionë euro, gjithnjë sipas Express, që shkruan se sulmuesi gjerman ka një klauzolë me klubin e tij aktuale.26 vjeçari është lidhur me një kalim te Arsenali, pasi ka arritur marrëveshjen kontraktuale me klubin nga Londra. Sidoqoftë, ka mbetur vetëm finalizimi i transferimit, që mund të bëhet për vetëm 10 milionë euro.
Sipas Bild, Podolski do të nënshkruajë një kontratë 10 vjeçare me Arsenalin dhe do të paguhet 6 milionë euro në vit, që është pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney mund të jetë në kohë i gatshëm për transfertën te Tottenhami.Rooney është jashtë fushave që dy javë për shkak të një infektimi në fyt dhe nuk ka luajtur që nga fitorja ndaj Ajaxit në Europa League. Sidoqoftë, Ferguson është i bindur se Rooney do të kthehet në kohë për duelin krucial ndaj Spursave.
“Nëse ai do të jetë i gatshëm apo jo nuk e di sigurt, por Rooney ka stërvitur edhe pse Cleverley dhe Valencia janë jashtë sfidës”, theksoi Ferguson.
Kikboksieri shqiptar, Xhavit Bajrami, do ta mbrojtë titullin e tij të kampionit të botës në ISKA më 2 qershor.Kampioni i shtatëfisht i botës do ta zhvillojë duelin në Zvicër, në një mbrëmje që besohet se do të jetë impozante.
Sipas shtabit të Xhavit ‘gentleman’ Bajramit, kundërshtari ende nuk është caktuar dhe të gjithë janë në pritje të ISKA-së.
Mbrojtësi brazilian, David Luiz, ka thënë se ai nuk e ka kritikuar mesfushorin Frank Lampard, por gjithë ekipin.Luiz kishte thënë në një intervistë se të gjithë lojtarët janë të njëjtë dhe nuk ka baballarë në ekip, të cilët mund të përzihen në formacion, e që sipas shumë ishte aludim për Lampard, i cili kontestoi zgjedhjet taktike të Villas Boas. Sidoqoftë, se kritikat nuk janë për Lampard, konfirmoi Luiz në Twitter.
“Këto janë mediat, Lampard më njeh dhe unë kurrë nuk do ta kisha thënë këtë drejtpërdrejt për të. Unë e kam thënë në përgjithësi. Unë fola për trajnerët dhe për lojtarët në përgjithësi. Gjithmonë me Chelsean !”, theksoi Luiz në Twitter.
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka pranuar se ai është duke e menduar të ardhmen e tij me klubin, në mes të kritikave për paraqitjet e tij.Mesfushori po kalon kohë të vështira me klubin gjerman, por tregoi një formë të shkëlqyeshme me Holandën duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 ndaj Anglisë.
“Në Gjermani aktualisht nuk ka një situatë ideale. Sigurisht unë po i analizoj me kokë mundësitë që ekzistojnë për t’u larguar”, ka thënë sulmuesi për Bild.
Holandezi edhe një herë ka dhënë shenja pakënaqësie ndaj trajnerit Juypp Heynckes duke lavdëruar trajnerin e Holandës, Bert Van Marwijk, dhe ka porositur shokët e tij të bëhen gati të shohin DVD-në e ndeshjes së Holandës ndaj Anglisë.
“Është mrekulli të punosh me një trajner i cili u jep vetëbesim lojtarëve të tij dhe i lejon ata të punojnë në paqe. Nuk e di nëse ata në Munich e kanë parë ndeshjen tonë, por do ta marr DVD-në me veti”, ka shtuar Robben.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk është i interesuar të largohet nga klubi për t’u transferuar te Paris Saint-Germain, bën të ditur agjenti i lojtarit.Burime nga Spanja zbuluan dje se PSG dëshironte të bëjë një ofertë në vlerën e 80 milionë eurove për lojtarin, sa është edhe klauzola blerëse në kontratën e tij. Megjithatë agjenti i Xavit ka përjashtuar një largim të tij nga Camp Nou.
“Xavi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2014 dhe nuk ka plane të largohet nga klubi”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë agjenti i tij, Ivan Corretja.
Milani ka filluar negociatat me Zlatan Ibrahimovic rreth kontratës së re, shkruan Corriere dello Sport.Gazeta italiane bën të ditur se agjenti i Ibras, Mino Raiola, është takuar me zyrtarët e Milanit, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida, në zyrat qendrore të klubit gjatë të enjtes.
Kontrata aktuale e Ibrahimovic skadon në vitin 2015, por Milani raportohet se është i interesuar ta vazhdojë kontratën për edhe një vit, duke i ofruar atij ngritje të pagës.
Suedezi, i cili iu bashkua Rossonerëve në vitin 2010, është shënuesi më i mirë në Serie A me 15 gola këtë sezon.
Mbrojtësi i Milanit, Marc Van Bommel, thotë se Juventusi e di se Rossonerët janë më të mirë se ata këtë sezon.“Kurrë nuk kam parë diçka si kjo në karrierën time (goli i anuluar i Muntarit). Në fund të ndeshjes, Conte më tha se nuk duhet të jem i zemëruar pasi edhe skuadra e tij kishte një gol të anuluar, por ne mund të kishim qenë 2-0 me golin e Muntarit dhe mund të kishin shënuar më shumë pas kësaj”.
“Ndeshja kundër Juventusit na ka bërë mirë neve, në aspektin mental. Nuk ishte mirë ta shohim golin e anuluar të Muntarit, por nëse flasim mentalisht, ne jemi përmirësuar. Tash Juve e di se ne jemi më të fuqishëm”, ka thënë Van Bommel për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, raportohet se është afër të nënshkruajë kontratën e re me klubin, raporton e përditshmja, El Periodico de Catalunya.Gazeta spanjolle shkruan se Guardiola dhe asistenti i tij, Tito Vilanova, janë takuar me presidentin e Barcës, Sandro Rosell, dhe zyrtarët Andoni Zubizarreta dhe Josep Maria Bartomeu, gjatë të mërkurës, për të diskutuar marrëveshjen e re gjatë darkës.
Mendohet se e vetmja gjë që ende mbetet e pasqaruar është kohëzgjatja e kontratës së Guardiolës. Barcelona raportohet se dëshiron të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare për të parandaluar një situatë të ngjashme vitin e ardhshëm, derisa 41-vjeçari dëshiron vetëm kontratë njëvjeçare.
Gjatë disa javëve të kaluara, disa lojtarë të Barcelonës i kanë bërë thirrje Guardiolës të vazhdojë qëndrimin e tij në Camp Nou.
Trajneri spanjoll ka fituar 13 tituj që kur është caktuar në drejtim të skuadrës së parë të Barcelonës, në vitin 2008.
Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Stuart Pearce, e vlerëson kampionatin evropian si një garë më të vështirë se Kupën Botërore.Anglia është caktuar në grup me Francën, Ukrainën dhe Suedinë, një grup shumë më i vështirë se sa do të kishte mundur të jetë në një Kupë Botërore.
“Franca është këtu, ukrainasit luajnë në shtëpi të tyre dhe të dukshëm janë edhe suedezët. Një gjë që Kupa Botërore e ka është se aty ke një ndeshje kundër një kombi më të vogël, që ju lejon juve të merrni veten në moment duke dalë nga grupi”.
“Në Euro ju duhet të vraponi. Dhe të mos bëni gabime, me Francën në ndeshjen e parë ne duhet të lëvizim shumë shpejt”, ka thënë Pearce.
Mesfusghori i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se ata duhet ta harrojnë titullin e La Ligës këtë sezon.Cesc mendon se avantazhi i Real Madridit, që ka arritur në dhjetë pikë, është shumë i madh dhe i paarritshëm.
“Ne duhet të jemi realistë – ta arrijmë Madridin në ligë është po thuajse e pamundshme. Ne duhet të fokusohemi në Kupë dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Cesc.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, e vlerëson mesfushorin Xavi Hernandez mbi sulmuesin Lionel Messi.Holandezi mendon se Xavi është më vendimtar për skuadrën se sa argjentinasi.
”Lojtari më i mirë në botë nuk ekziston pasi ka aq shumë pozita të ndryshme. Ka lojtarë spektakolar si Messi”.
“Por nëse shihni një djalosh si Xavi, i cili e kontrollon topin dhe menaxhon ritmin e ndeshjes, ai po ashtu është një lojtar i shkëlqyeshëm, por krejtësisht i ndryshëm nga Messi”.
“Është shumë vështirë të thuash kush është më i mirë. Më spektakolar është Messi, por më i miri është Xavi”, ka thënë Cruyff për ESPN.
Milani raportohet se është duke u përgatitur ta shndërrojë në para sulmuesin Alexandre Pato.Corriere dello Sport shkruan se klubi kishte qenë i gatshëm t’ia shesë atë Paris Saint-Germain që në janar, por kishte qenë sulmuesi që kishte refuzuar transferimin.
Milani nuk ka qenë në gjendje të llogarisë shumë në të riun brazilian të shoqëruar nga lëndimet, dhe ai tashmë ka pësuar lëndimin e 13-të që nga viti 2010.
PSG pritet të rikthehet në garë për Paton gjatë verës dhe Rossonerët nuk do ta bllokojnë largimin e tij.
Ish-trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, thotë se klubi i tij i vjetër tash nuk mund ta fajësojë atë për problemet aktuale.“Ishte pesë muaj e gjysmë më parë dhe klima rreth klubit tash ka ndryshuar. Nëse shikojmë prapa, kishte më shumë pritje, por tash mund të shoh se ka më shumë kuptueshmëri të vështirësive me të cilat unë përballesha”.
“Këto vështirësi më pas nxitën gjithë atë çfarë ndodhi. Kishte fjalë se ku do të ishte Interi nëse Ranieri do të ishte në detyrë që nga vera, por arsyetimi i fillimit të keq tashmë nuk qëndron”, ka shpjeguar Gasperini për Sky Sport Italia.
Kevin Durant ka udhëhequr skuadrën lidere të NBA-së, Oklahoma Thunder, në fitoren e shtatë të njëpasnjëshme, kësaj here ndaj Orlando Magic.Durant tregoi një paraqitje fenomenale në çerekun e katërt, kur shënoi 18 nga 38 pikët e tij, për t’i dhënë skuadrës fitoren 105-102 në këtë udhëtim.
Thunder ishin në disavantazh prej 14-pikësh, por shijuan një seri 29-7 në çerekun e fundit për të përmbysur rezultatin.
Russell Westbrook shënoi 29 pikë të tjera për Thunder dhe kontribuoi edhe me 10 asistime, derisa James Harden shënoi 13 pikë i inkuadruar nga karrigia e rezervave.
Barcelona ka zbuluar në faqen zyrtare se Eric Abidal do të jetë për së paku 10 ditë jashtë fushe për shkak të një problemi në ijë.32-vjeçari u rikthye te Barca me ankesa fizike, pasi kishte luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2-1 të Francës ndaj Gjermanisë.
Abidal iu është nënshtruar skanimeve të enjten, të cilat zbuluan një lëndim të lehtë në ije që do ta lërë atë jashtë fushe për po thuajse dy javë.
Kjo do të thotë se francezi do të mungojë në ndeshjen e La Liga kundër Sporting Gijon dhe Racing Santander, ndërsa po ashtu mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Bayer Leverkusen.
Pedro thotë se lojtarë e Barcelonës dëshirojnë që Pep Guardiola të qëndrojë në klub dhe se të gjithë janë në mbështetje të tij.“Është e qartë se ne të gjithë do të qëndrojnë në krah të tij për ta mbështetur, ne jemi të sigurt se ai do ta rinovojë kontratën, se ai do të vazhdojë më tej”.
“Ai është një person shumë i rëndësishëm për klubin, ai di si të punojë. Mendoj se të gjithë tifozët e Barcelonës e duan atë dhe shpresoj ai të rinovojë ta më parë”.
“Siç thash, ai e ka fjalën e fundit. Ai duhet të vendosë, por ne kemi nevojë ta mbështesim atë dhe shpresojmë për një lajm pozitiv, sigurisht”, ka thënë Pedro.
Drejtori sportiv i klubit të Bundesligës, Borussia Monchengladbach, Max Eberl, ka përcjellë 19-vjeçarin e Baselit, Granit Xhaka, gjatë fitores minimale të skuadrës zvicerane përballë Bayern Munich javën e kaluar, shkruan Sport-Bild.I riu shqiptar është lidhur me klubin gjerman edhe në të kaluarën, së bashku me shqiptarin tjetër të Baselit, Xherdan Shaqiri, i cili tashmë ka nënshkruar me Bayern Munichun.
Besohet se klubi gjerman dëshiron t’i investojë në përforcime të reja 17 milionë eurot të cilat i fitoi nga shitja e Marco Reus te Borussia Dortmund dhe Xhaka është një prej caqeve kryesore.
Megjithatë, Gladbach do të ketë konkurrencën e Hamburgut, që po ashtu raportohet se është duke përcjellë Xhakën. Hamburg madje ka një përafrisë, pasi drejtohet nga trajneri THorsten Fink, i cili kishte punuar me Xhakën te Baseli.
Ndër stacionet e mundshme të Xhakës përmenden edhe Bayern Munich si dhe skuadra angleze Manchester United.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, thotë se skuadra e tij e tashme është shumë më ndryshe nga ajo që fitoi pesë Scudetto një pas një.“Sot realiteti është më ndryshe, ne duhet të djersitemi siç bëmë kur fitonim me qëllimin për të dalë nga ky moment”.
“Fatkeqësisht, është normale për fansat të mendojnë keq për ne tash. Ju nuk mund të kërkoni më shumë kur gjërat shkojnë mirë, por ne e dimë se në futboll periudhat e mira nuk zgjasin përgjithmonë”.
“Ne e analizojmë këtë krizë në dhomën e veshjeve, por jam i sigurt se e vetmja mënyrë për të dalë nga situata është të punojmë fuqishëm dhe t’i shohim gabimet që i kemi bërë”.
“Secila ndeshje që e kemi humbur ka qenë ndryshe. Ne tash duhet të luajmë mirë për të siguruar rezultate të mira, përndryshe gjithçka do të jetë e pavlefshme”, ka thënë argjentinasi për Sky Sport Italia.
Manchester City dhe Tottenhami raportohet se janë të interesuar të transferojnë sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.Sportivja spanjolle AS shkruan se Barcelona është duke përgatitur një ofertë të bujshme për të sjellë Llorenten në Nou Camp në fund të sezonit.
Megjithatë, Blaugranët tash do të ketë konkurrencën e dy rivalëve anglez për spanjollin. Spurs dhe City po ashtu janë duke e përcjellë lojtarin dhe mund të vijnë me oferta konkrete në fund të sezonit.
Schalke i ka dërguar letër zyrtare Raulit ku i ofrohet rinovimi sulmuesit spanjoll, ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i klubit mbretëror gjerman, Horst Heldt.Palët kanë qenë në bisedime për kontratën e re dhe trajneri i Schalkes u shpreh i vetdijshëm se do ta humbasë legjendën e Real Madridit. Tani menaxheri Heldt ka konfirmuar se i është dhënë zyrtarisht oferta për rinovim, për shkak se palët e kanë pasur të pamundur që të caktojnë një takim.
“Ne kemi planifikuar një takim, por kemi pasur agjenda të ngjeshura. Nuk është e obligueshme të takohemi, ne kemi mënyra moderne të komunikimit. Ne nuk jemi nën presion. Nuk ka absolutisht nxitim, sepse jemi në afat të mirë me kohën”, potencoi Heldt.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka dhënë indikacion të fortë se mund të transferohet te Barcelona, pasi i pëlqen të luajë me Lionel Messin.“Messi? Nëse kam thënë se është ëndërr të stërvitem me të, është ëndërr po aq e madhe që të luaj përkrah tij”.
“Leo është fantastik! Hettriku i tij i parë me kombëtaren!”, u shpreh Aguero me anë të Twitterit.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka deklaruar se vetëm me qetësi Nerazzurët do t’ia dalin që ta tejkalojnë periudhën e vështirë.“Grupi nuk është i mbaruar, ne jemi ende të urritur për suksese”.
“Fatkeqësisht, keni momente kur dëshironi të bëni gjëra, por ato nuk vijnë për ju, e më pas humbisni besimin. Por, jemi të përkushtuar që të kthehemi në rrugët fituese. Nëse mbesim të qetë mund ta tejkalojmë këtë situatë. Mendoj se fansat janë prapa nesh, kemi nevojë për ndihmën e tyre më shumë se kurrë”, ka thënë Milito.
















