Barcelona ka arritur të e mposhtë Sporting Gijonin me rrezultat 3-1 edhe pse nga minuta e 46 ishte me një lojtar më pak në fushë.Barcelona e dominoi totalisht pjesën e parë duke krijuar shumë raste shënimi.
Por deri në minutën e 42 pas një aksioni të bukur ishte Iniesta që zhbllokoi rrezultatin pasi i dha epërsinë e parë vendasve,1-0 i cili ishte rrezultati final i pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi në mënyrë të mrekullueshme për mysafirët të cilët bënë që Pique të ndëshkohet automatikisht me të kuq.
Pas këtij rasti,Gijon barazoi rrezultatin nëpërmjet David Barral i cili shënoi për 1-1.
Por prap se prap Barcelona nuk u dorëzua dhe i dha fund takimit me dy gola të shpejtë nga Keita (79) dhe Xavi (88′),për 3-1 rrezultat i cili tregoi se Barcelona mund të ia dalë edhe pa Messin.
Zlatan Ibrahimovic shënoi het-trik në fitoren prej 4-0 kundër Palermos, ndërsa pas ndeshjes nuk ka hezituar ta përmendë derbin kontrovers ndaj Juventusit që përfundoi 1-1.Milanit iu anulua një gol në takimin e shumëpërfolur të javës së kaluar, në të cilin Ibrahimovic nuk luajti për shkak të suspendimit.
“Ne merituan ta fitonim ndeshjen ndaj Juventusit, por ndjehem mirë, dhe skuadra po funksionon për mrekulli”, ka thënë Ibra për Sky Sport Italia.
Më pas ai ka folur edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 4-0, duke thënë se pret që të martën skuadra ta konfirmojë kualifikimin në çerekfinale.
Roger Federer e ka fituar turneun Emirates Dubai, pasi në finale e ka mposhtur britanikun Andy Murray.Zvicerani ishte bindës duke fituar me rezultat 2-0 në sete (7-5 dhe 6-4).
Ky ishte trofeu i pestë i Federer në turneun e Dubait dhe i 72-ti në karrierë.
Në këtë mënyrë, tenisti i tretë në botë po vazhdon me formën e mirë, pasi vetëm para dy javësh ishte më i miri në Roterdam.
Pas triumfit, ai ka thënë se shpreson që ky trofe t’i shërbejë për vazhdimin e ngritjes së formës për turnetë e radhës.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij mund ta bëjë të pamundshmen dhe ta përmbysë epërsinë prej katër golash të Milanit nga ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.Topçinjtë fituan si mysafirë të Liverpoolit me rezultat 2-1, ndërsa Wenger shpreson që kjo fitore t’i motivojë për takimin e rëndësishëm të të martës.
“Kjo (fitore) na vë në një pozitë të mirë për ta bërë të pamundshmen të mundshme të martën mbrëma”.
“Do të shohim. Sot (e shtunë) ndoshta i morëm tre pikë me fat, mirëpo i merr ato sa herë që mundesh”, ka thënë francezi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e ka treguar arsyen e udhëtimit të tij në Londër.Portugezi është parë në kryeqytetin anglez, siç është thënë, duke kërkuar shtëpi, dhe kështu janë përhapur spekulime se ai mund të kthehet në Ligën Premier.
“Nuk kam nevojë që t’i jap askujt shpjegime rreth jetës time private”.
“Kur dikush nga ne largohet nga Madridi, ne e informojmë klubin për mirësjellje. Nuk kam nevojë t’ju them juve (gazetarëve) asgjë”, ka deklaruar 49-vjeçari në një konferencë për media.
Milani ka regjistruar fitore prej 4-0 si mysafir i Palermos në takimin e të shtunës mbrëma që u zhvillua në Stadio Renzo Barbera.Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Zlatan Ibrahimovic, i cili u kthye në mënyrën më të mirë të mundshme pas suspendimit.
Sulmuesi suedez i dha fund takimit që në pjesën e parë duke realizuar tre gola (21’, 31’ dhe 35’). Në dy golat e parë asistoi Robinho, ndërsa në të tretin Urby Emanuelson.
Në gjysmën e dytë, Rossonerët shënuan edhe një herë, ndërsa realizues ishte Thiago Silva (58’).
Pas kësaj fitoreje, Milani ka katër pikë më shumë se Juventusi që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon kundër Chievos, por Bianconerët kanë edhe një tjetër ndeshje të pazhvilluar.
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore, thotë se po t’i jepej mundësia e transferimit, atëherë do ta sillte bashkëkombësin Gonzalo Higuain te klubi i Ligue 1.“Do të më pëlqente ta sillja një lojtar si Higuain. Ai do të bëhej pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe do ta bënte dallimin në Francë”.
“Unë kam raporte të mira me të, por nuk kemi folur (për këtë). Ai është te Real Madridi, nuk është te një klub më i vogël se Paris Saint-Germain”, ka thënë 22-vjeçari për CNN, duke lënë të kuptohet se një transferim i tillë është vështirë të ndodhë.
Edhe pse është i kënaqur me tre pikët, sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, mendon se skuadra e tij nuk meritoi të fitonte në Anfield kundër Liverpoolit.Me rezultat 2-1, Topçinjtë regjistruan fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier edhe pse Redsat treguan më shumë sa i përket lojës.
“Është shumë e rëndësishme të shënosh në Anfield, është diçka e madhe”, ka thënë holandezi për Sky Sports, duke u shprehur krenar për fitoren.
Megjithatë, ka shtuar: “Nuk mendoj se e merituam (fitoren), Liverpooli luajti më mirë”.
Me rezultat prej 1-0, West Bromwich Albion ka regjistruar fitore përballë Chelseat në takimin e zhvilluar të shtunën në ‘The Hawthorns’.Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa pa përfunduar takimi, vendasit arritën të realizojnë një herë.
Heroi i ndeshjes rezultoi Gareth McAuley, i cili e shënoi golin me vlerë tre pikë (82’).
Kjo humbje do ta shtojë presionin mbi trajnerin e Chelseat, pasi Blutë tash gjenden tre pikë larg pozitës së katërt.
Ndërkohë, Manchester City ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Boltonit për të vazhduar kryesimin e Kampionatit anglez.
Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka thënë se derbi i kryeqytetit me Lazion do të vendosë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.“Derbi të dielën do të jetë shumë i rëndësishëm, vendi i tretë varet nga rezultati i këtij takimi”.
“Edhe nëse pësojmë humbje, tifozët nuk do të ikin. Ne vijmë në këtë takim pas një humbje të rëndë nga Atalanta”.
“Do të jetë me rëndësi që të fitojmë. Frikë nga Lazio? Kjo nuk bën pjesë në fjalorin tonë, ekipi është i përqendruar në fitore”, ka thënë Sabatini.
Vazhdojnë polemikat për të ardhmen e Pep Guardiolës. Bosi i Barcelonës tani ka deklaruar se nuk ka afat të fundit për rinovim të tij dhe këmbëngul se ai nuk do të nxitohet për vendimin e tij.“Unë nuk ndihem i obliguar që të them ‘po’ për rinovimin, por nuk dëshiroj që këto polemika të vazhdojnë. Kur të ketë ndonjë vendim, ju do të jeni në dijeni.k Unë nuk kam vënë ndonjë afat mbi këtë”.
“Shpeshherë takohem me presidentin Rosell. Shpeshherë në qendrën stërvitore, në shtëpi, në restorant, kudo që e shoh. Takimet janë të mira gjithmonë.
“Unë kujdesem shumë për klubin dhe është privilegj të punoj me këta njerëz. Unë jap gjithçka, dëgjoj dhe ai pyet për mendimin tim. Unë nuk kam ankesa, ata gjithmonë janë sjellë mirë me mua”, u shpreh Guardiola.
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, e ka këshilluar dhëndrin e tij, Sergio Aguero, që të transferohet te Real Madridi gjatë verës.“Aguero duhet të luajë për Real Madridin. Nëse ai do të nënshkruante për ta, do të bënte shpërthimin e madh”.
“Tani për tani, ai po bën aq mirë, është e vështirë që ta marrësh nga City. Ata dëshirojnë ta mbajnë, pasi Aguero është në planet e Mancinit.
“Sidoqoftë, nëse Reali e do një lojtar edhe e merr. Florentino Perez nuk ka kufij. Është në pikëpyetje se si do të bindet City, por jo me të holla, pasi ata nuk kanë nevojë për të holla”.
“Nëse Aguero kalon te Reali, Ronaldo do të shënonte 60 gola në sezon, pasi Aguero vet tërheq gjithë mbrojtjen kundërshtare”, ka thënë Maradona.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se është e lehtë të krahasosh yllin e Tottenhamit, Luka Modric me ikonën e Djajve, Paul Scholes.“Ata janë të dy futbollistë inteligjentë dhe të dy ndikojnë në lojën ekipore. Scholes ndikon në ekipin e Manchester United, ashtu sikurse Modric ndikon te Tottenhami, është krahasim i arsyeshëm”.
“Nuk mendoj se janë lojtarë identikë, ata janë tipa të ndryshëm. Por, përkundër kësaj, ata kanë cilësi të njëjta, pasi kontrollojnë lojën, pasimet dhe qëndrueshmëria e tyre është e mirë. Një gjë që njerëzit shpeshherë e nënvlerësojnë te Modric është fiziku i tij”, tha Ferguson.
Arsenali ka shënuar fitore sensacionale në transfertë te Liverpooli, që ishte dhe supersfida e të shtunës në Ligën Premier, e që përfundoi me rezultat 1-2.Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Liverpooli dominoi takimin duke pasur disa raste të volitshme të cilat i ndali me sukses super portieri Szczesny.
Pas 23 minutash lojë, Laurent Koscielny pas një harkimi të ulët shënoi në portën e tij duke i dhënë epërsinë Liverpoolit.
Nuk kaloi shumë kohë dhe pas një harkimi të bukur nga Sagna me kokë realizoi Robin Van Persie për 1-1 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.Në pjesën e dytë zhvillohet lojë më e ashpër, e që rezultoi me tetë minuta lojë shtesë. Në minutën e parë të shtesës, ishte Robin Van Persie ai që shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Arsenalit në Anfield që fuqizon tani Topçinjtë në luftën për vendin e katërt në Ligën Premier.

Me këtë fitore Arsenali ka 49 pikë në tabelë dhe është në vendin e katërt, teksa në vendin e tretë është Tottenhami me 53 pikë e që nesër takohet me Manchester Unitedin në derbin e kësaj fundjave.
Në dy ditët e fundit, është shënuar goli më i pazakontë ndonjëherë në historinë e futbollit botëror. Në ndeshjen Maccabi Haifa dhe Dynamo Kiev, portieri vendas shënoi në portën e tij, por shikojeni në cfarë mënyrë.Nëna natyrë e bëri të veten, kur pasi e shqelmoi portieri, era e fortë e riktheu topin në portën e tij duke u pranuar si gol.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, edhe më shumë e ka vënë të ardhmen e tij në duar të pronarit Roman Abramovich, pasi deklaroi se ai nuk do të largohet nga posti i menaxherit në mënyrë vullnetare, pa marrë parasysh rezultatet.“Unë kurrë nuk do të jap dorëheqje, kurrë nuk do të dorëzohem. Nuk jam i edukuar kështu”.
“Për të ardhmen time duhet ta pyesni pronarin. Është i vetmi ai që ka të drejtën të më largojë nga klubi, pasi përndryshe unë nuk dorëzohem”, tha Villas Boas.
Bosi i PSG, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai është ende shumë i interesuar për të transferuar asin e Milanit, Alexandre Pato.PSG ka tentuar edhe më parë që të transferojë Paton, por nuk ka pasur sukses në këto tentativa pasi kishte ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Silvio Berlusconi. Sidoqoftë, Ancelotti refuzon të dorëzohet.
“A do të vijë Pato në fund të sezonit? Le të themi se në afatin e kaluar kalimtar kemi tentuar ta transferojmë, por them se do të kërkojnë edhe sulmues tjerë gjatë verës. Ne nuk mund të themi se na pëlqeu Pato në janar, por nuk do të na pëlqejë në qershor, sidoqoftë këtë herë tentimet do të jenë më të fuqishme”, potencoi ‘Carlito’.
Lojtarët e Barcelonës nuk preferojnë të dorëzohen në luftën për titull në La Liga dhe këtë e shpreh hapur edhe Pedro, i cili thotë se janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.“E vërteta është se ne jemi 10 pikë prapa. Ne duhet të tentojmë të mos humbasim më ndeshje dhe të presim që Reali të lëshojë pikë”.
“Nëse ata rrisin diferencën në krye të tabelës, kampionati do të jetë shumë i komplikuar. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”, tha Pedro.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka këmbëngulur se Rossonerët nuk dëshirojnë ta humbasin mbrojtësin Thiago Silva.Mbrojtësi brazilian është lidhur me një kalim te Barcelona dhe spekulimet janë rritur kohëve të fundit, por për ato si zakonisht përkujdeset zotri. Galliani.
“Thiago Silva ka kontratë deri në vitin 2016, kështu që nuk mendoj se ai mund të kalojë te Barcelona”, theksoi Galliani.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka treguar moral të lartë para sfidës ndaj Sporting Gijonit në Camp Nou, ku do të mungojë Lionel Messi, duke thënë se lufta për titull ende nuk ka mbaruar.Real Madridi ka dhjetë pikë më shumë se sa Barcelona që është në vendin e dytë dhe për shumë tashmë dihet kampioni. Sidoqoftë, Rosell ende nuk e di se kush do të jetë kampion.
“Fjala e pamundur duhet të ekzistojë, por jo për këtë rast. E pamundur në La Liga është vetëm kur matematikisht nuk kemi gjasa. Në ndërkohë, asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh Rosell.
Agjenti Peppino Tirri, u ka bërë thirrje gjigantëve italianë që ta harrojnë idenë e transferimit të anësorit Gareth Bale, për arsye se ata nuk kanë para për uellsianin.“Është e pamundur që Bale të transferohet në Itali. Shumë klube e kërkojnë në Itali, por asnjë nuk ka të holla për të”.
“Nëse një ekip si Barcelona detyrohet të dorëzohet për një lojtar, atëherë kjo do të thotë se ai qëndron aty ku është. Klauzola e tij prej 50 milionë funtesh flet më shumë për këtë. Real Madridi nuk ka nevojë për të, përderisa ai mund të jetë në interes të Chelseat dhe Manchester Cityt. Sidoqoftë, nuk mendoj se Tottenhami do t’ua shesë atyre”, u shpreh Tirri.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, duket ta ketë ftuar në një darkë me bashkëshorten e tij, mesfushorin e rivalit të përbetuar, Milanit, Kevin-Prince Boateng.Kështu të paktën flasin imazhet e publikuara nga Yolanthe Cabau, bashkëshortja e Sneijder, e cila shihet në foto së bashku me Melisa Sattan, e cila është e fejuara e Kevin Prince Boateng.
“Një darkë e këndshme në shtëpinë tonë”, ka shkruar bashkëshortja e Sneijder në Twitter, ku e bashkangjiti dhe foton.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te klubi meksikan Chivas Guadalajara.Guardiola iu përgjigj spekulimeve për të ardhmen e tij, të cilat e lidhnin me një kalim te klubi meksikan Chivas, së bashku me këshilltarin Johan Cruyff, kurse rastin për këtë Pep e shfrytëzoi në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Gijonit të shtunën mbrëma.
“Unë kam qenë në Meksikë më parë, por unë nuk planifikoj që të kthehem në të ardhmen e afërt”, theksoi Guardiola.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes ka ripërsëritur qëndrimin e tij se presioni mediatik mbi klubin bavarez është shumë i madh dhe se kjo është e natyrshme për të.“Secili lojtar që luan për Bayernin e Munichut e di se Bayerni është klub i veçantë. Sa herë humbasim, menjëherë ka presion nga mediat, pa marrë parasysh a është miqësore apo nëse kemi humbur minimalisht një ndeshje minimalisht në Ligën e Kampionëve”.
“Sa herë ndodh kjo, njerëzit kërcejnë me një raport apo tjetrin për të kritikuar Bayernin. Është diçka me të cilën lojtarët duhet të mësohen këtu dhe mendoj se ata mund t’ia dalin mbanë mirë”, u shpreh Heynckes.
Shefi i Liverpoolit, Damien Comolli, ka ftohur spekulimet se The Reds do të bëjnë shpenzime të mëdha gjatë verës.“Është ende herët. Ne ndoshta do të bëjmë përforcime gjatë verës, por jo transferime siç kemi bërë më parë. Ne transferuam nëntë lojtarë që prej ardhjes së Kennyt në krye dhe ka nevojë për disa përforcime, jo të mëdha”.
“Ne kemi bërë punë të mirë dhe është pyetje e kohës kur do të shihen rezultatet. Kenny ka thënë disa herë se ne kemi skuadër mjaft kompeptitive dhe të gjitha pozitat janë të mbuluara mirë nga dy apo tri lojtarë, lojtarë cilësorë dhe ne kemi shumë lojtarë të rinj të cilët po kanë sukses”, u shpreh Comolli.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, shpreson se Mario Balotelli do ta shfrytëzojë për të mirën e tij mos përfshirjen së fundmi në kombëtaren italiane.“Ne shpresojmë se pas ndeshjes me Tottenhamin ai mund të luajë secilën ndeshje deri në fund pa problem. Mendoj se çdo vit ai po përmirësohet sepse është i ri dhe me Marion, gjithçka mund të ndodhë në çdo moment”.
“Shpresoj se pas kësaj jave kur nuk u ftua në kombëtare, ai mund të përmirësohet edhe më shumë. Ai duhet të kuptojë se kur luani duhet të përqëndroheni në ndeshje, në bashkëlojtarët, në topin dhe në lëvizjet, e jo në gjërat tjera. Ai duhet të përmirësojë këtë”, tha Mancini.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, u ka bërë thirrje veteranëve të ekipit që ta udhëheqin ekipin drejt rrugës për të dalë nga kriza.“Ne kemi humbur besimin në vetvete dhe krejt është në duar të veteranëve që të reagojnë pas gjithë kësaj që ndodhi”.
“Mund të shoh shumë lojtarë të rinj të cilët duan të luajnë, por preferoj në situata më pak të komplikuara. Është kombinim i gjërave dhe ne nuk jemi në momentin e duhur për këtë. Ne kemi qenë fatkeq në shumë takime”, ka thënë Zanetti.
Trajneri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka deklaruar se muaji mars do të jetë vendimtar për Blutë e Londrës dhe hodhi poshtë spekulimet për një rikthim të Jose Mourinhos.“Ka gjithmonë dyshime për punën që na ofrohet në jetë, në timen dhe në tuajën. Secili është më shumë ose më pak në rrezik me rezultatet negative apo pozitive”.
“Vendi i vetëm ku nuk ekziston ende hija e Mourinhos është Barelona. Hija e tij është kudo nëpër botë. Nëse dëshironi të trajnoni një menaxher me virtytet e tij, atëherë të gjithë e duan atë”, ka thënë Villas Boas.
















