Legjenda e Bayernit të Munichut, Oliver Kahn, beson se paraqitjet fantastike të Dortmundit e bëjnë Bayernin të duket shumë të dobët dhe të pa rrezikshëm.

“Bayerni ka luajtur futboll dominant këtë sezon, por çfarë më befason është se ata tashmë janë dorëzuar në luftën për titull”.

“Në Leverkusen, Bayerni luajti shumë fortë në pjesën e parë, por goli i kundërshtarëve shkatërroi gjithçka. Fuqia aktuale e Dortmundit është që po i bën lojtarët e Bayernit të mos kenë fare shpresë”.

“Sidoqoftë, nuk duhet të dorëzohemi kurrë në luftën për titull, pasi ecurisë së mirë të Dortmundit mund t’i vijë fundi”, deklaroi Kahn.
Është kjo video që ka bërë xhiron e Spanjës dhe madje edhe të tërë botës, pasi janë hedhur dyshimet mbi ‘origjinalitetin’ e performancës fantastike të lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messit, ndaj Bayer Leverkusenit, ku argjentinasi shënoi pesë gola.

Mediat spanjolle thonë se pilula e pirë nga Messi para takimit gjatë daljes nga tuneli për në fushë është një ‘pilulë magjike’, teksa nga ana tjetër polemikat s’kanë të ndalur.

Tifozët e Barcelonës arsyetohen duke thënë se është thjesht aspirin, teksa tifozët e Real Madridit nuk kanë dyshim – Messi është duke përdorë doping.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka garantuar Nerazzurët se klubi nuk do të emërojë trajner të ri deri para përfundimit të këtij sezoni.

Nerazzurët e kanë super sfidën kruciale ndaj Marseille ku Interi duhet të rikthejë disavantazhin prej 1-0 nga ndeshja e parë dhe përkundër ultimatumit dhënë Ranierit për këtë takim, është drejtori Paolillo ai që ka siguruar se nuk do të ketë emërime të reja deri në fund të këtij sezoni.

“Trajneri për të ardhmen? Ne tani po mendojmë për të përfunduar sezonin, më pas do të mendojmë për trajnerin”, theksoi Paolillo.
Sulmuesi i Portos, Hulk, i cili sot vlen 100 milionë euro, ka thënë se gjithmonë ka dashur që të bëhet një futbollist sikurse Cristiano Ronaldo.

25 vjeçari i cili është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë në Evropë, thotë se ai gjithmonë ka synuar të jetë si Ronaldo, teksa nuk ndalen ofertat nga Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

“Secili lojtar është i gatshëm për një sfidë të re”, tha Hulk.
Edin Dzeko duket se ka zemëruar shumë lojtarët e Sporting Lisbonës, pasi ka thënë se nuk ka dëgjuar për asnjërin prej tyre.

Dzeko me përbuzje kishte thënë se ai nuk njihte asnjë lojtar të Sportingut, pasi City kishte mposhtur Porton në rundin e kaluar të garës evropiane.

Manchester City sonte do të udhëtojë edhe një herë në Portugali, kësaj here në Lisbonë, për ndeshjen e radhës në Europa League, dhe portugezët dëshirojnë që Dzekos që nga sot t’i mbajë mend emrat e tyre.

“E njoh Dzekon shumë mirë. Kam luajtur kundër tij dhe falë Zotit e kemi mposhtur kur Portugalia mposhti Bosnjën me rezultat 6-2 në nëntorin e kaluar. Ne jemi Sporting dhe nesër (sot) ai do t’i njohë më mirë lojtarët e Sportingut, për vullnetin dhe luftën tonë”, ka thënë portieri i Sportingut, Rui Patrício.
Robin Dutt dhe Pep Guardiola Trajneri i Bayern Leverkusenit Robin Dutt për 90 minutat e ndeshjes ndaj Barcelonës ka qenë në tension dhe duke vuajtur mjaft me atë që Barcelona po ia bënte skuadrës së tij. Por Dutt afër kishte një homolog shumë të njerëzishëm dhe me tipare të larta sportive.

Pep Guardiola e përgëzoj trajnerin Dutt për golin e e nderit që në fund e shënoj skuadra e tij. Por Dutt ia kthej Guardiolës me plot komplimente dhe urime për suksese në këtë garë.

”Të uroj jo veq për ndeshjen po për punën që ke bërë. Uroj që të të mund të shoh në finale e Mynihut” i tha Dutt Guardiolës. Ndërkaq i pyetur nga një television gjerman se çka mendon për Messin, Dutt deklaroj:

”Barcelona pa Messin është më e mira në botë, ndërsa me të është nga një tjetër botë. Ai djalë duhet futur në eksperizë, nevojitet shumë studime në të”.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me formën e Rio Ferdinand si dhe partneritetin e tij me Jonny Evans.

“Forma e Ferndinand, në veçanti gjatë disa muajve të fundit, ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo ju tregon se kur ju luani me dy partnerë për një kohë më të gjatë kjo e bën dallimin”.

“Jonny Evans ka kaluar këtë periudhë duke marrë përvojën nga Rio, andaj kjo ka qenë një plus për ne”, ka thënë Ferguson.

Duke folur për takimin ndaj Bilbaos, Ferguson ka thënë: “Do ta pranoja më shumë një rezultat 1-0 se sa 2-1 ose 3-2, pa dyshim”.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai është një admirues i Zlatan Ibrahimovic, duke e përshkruar sulmuesin e Milanit, si një lojtar “të jashtëzakonshëm”.

41-vjeçari drejtoi Ibrahimovicin gjatë sezonit 2009/10, kur suedezi ishte pjesë e Barcelonës, por dyshja nuk kishin një raport të mirë dhe sulmuesi u largua një vit më pas drejt Milanit.

“Messi dhe Ibrahimovic janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm. E njoh Ibrën mirë, por jo shumë mirë pasi kam qenë trajner i tij vetëm për një sezon. Ai gjithmonë bën diçka fantastike në Itali”, ka thënë Guardiola për Mediaset.
Fabio Capello beson se Lazio e trajnerit Edy Reja është e aftë ta fitojë Scudetton këtë sezon.

“Edy mund të besojë pasi ata janë gjashtë pikë prapa dhe kjo nuk është shumë për t’u rikuperuar në javët e ardhshme”.

“Shpesh ju i shihni ekipet që luftojnë për ligë me më pak se 10 runde të mbetura, pasi ata besojnë të ngushtojnë diferencën e pikëve gjatë pranverës, që është koha kur kampionatin vendoset”.

“Andaj më duket logjike dhe e drejtë që ta shohim pozicionimin e Lazios në ligë si interesante. Liga nuk është vendosur dhe askush nuk mund të përjashtojë një befasi. Milani dhe Juventusi pa dyshim janë favoritë, për shkak të skuadrave dhe pozicionimit të tyre, por asgjë nuk është e definuar”, ka thënë Capello.
Manchester City raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Robin Van Persiet më shumë se trefishin e pagës që merr tash te Arsenali, për ta sjellë atë në Etihad Stadium gjatë verës.

Daily Mail shkuan se City dëshiron t’i paguajë holandezit 220 mijë funte në javë në katër vitet e ardhshme – duke përshirë edhe shtesat – për ta joshur atë t’i bashkohet skuadrës.

Kjo shumë, që do të arrinte në 46 milionë funte brenda katër vitesh, do të ishte vetëm shtesë e asaj çfarë City do të duhet t’i paguajë Arsenalit për ta transferuar lojtarin.

Arsenali mendohet se do të kërkojë 25 milionë funte – një shumë të madhe parash për një lojtar në vitin e fundit të kontratës së tij.
Drejtoresha e Milanit, Barbara Berlusconi, thotë se klubi ka nevojë për një stadium të ri.

Pasi ka parë ambientin në Emirates Stadium të Arsenalit në mesjavë, Barbara ka thënë se tifozët e Milani meritojnë një stadium të tillë.

“Kundër Arsenalit ne vuajtëm shumë, por Emirates ka një atmosferë magjike. Në vitin 2015, San Siro do të ketë strukturë të re, por tifozët duhet të ndjehen të përkëdhelur. Ne kemi nevojë për një shtëpi të duhur”, ka thënë vajza e pronarit të klubit, Silvio Berlusconit.
Jordan Farmar ka shënuar një trepikësh të vonshëm për t’i dhënë skuadrës së tij New Jersey Nets fitoren e ngushtë 101-100 ndaj Los Angeles Clippers, me këtë të fundit që humbi rastin për të shmangur kryesimin ndaj rivalit lokal, LA Lakers.

Nets, që kanë raport fitore – humbje 3-13 në shtëpi këtë sezon, kishin avantazh prej 18 pikësh në çerekun e tretë dhe u ndaluan nga një rikthim i shpejtë i mysafirëve nga Los Angeles.

Clippers ishin në disavantazh 71-53, por gjetën fuqinë për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar 100-98 në epërsi në funt të çerekut të katërt, para se Farmar të jetë i saktë nga tentimi për trepikësh në fund të ndeshjes.

Deron Wiliams ishte më i sakti te Nets me 21 pikë, derisa Blake Griffin udhëhoqi te Clippers me 28 pikë.
Mesfushori i Napolit, Marek Hasik, thotë se ata janë do të jenë të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

“Ne përpiqemi t’u qasemi gjërave duke menduar vetëm për një ndeshje. Tash është Cagliari, por çdokush pret Chelsean”.

“Milani vuajti shumë në Londër, andaj ne nuk duhet t’i lëmë gurët pa i kthyer. Ne duhet të bëjmë atë që Milani nuk e bëri në pjesën e parë, kur ata vuajtëm aq shumë. Ne kemi nevojë për përqendrim maksimal”, ka thënë Hamsik.
Ylli në ngritje i Barcelonës, Cristian Tello, ishte i ngazëllyer me dy golat e tij të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusen.

Dy golat ishin edhe të parët e mesfushorit në garat evropiane.

“Fitorja është lënë në prapavijë pasi goleada ishte e rëndësishme. Te goli im i parë, e pashë se doja një pasim të thellë dhe me pasimin e Cesc, isha i vetëm përballë portierit. Më pas, vetëm duhej ta dërgoja atë brenda”.

“Menaxheri më tha se duhej ta kërkoja topin përderisa kisha mundësi për të shënuar gol. Ai më tha të jem vetja. Ritmi im është i rëndësishëm”, ka thënë Tello.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, thotë se barazimi ndaj Bolognës nuk është goditje për shanset e tyre për titull.

Bianconerët tash janë dy pikë prapa liderit, Milanit, derisa mbeten të pamposhtur, por kanë barazuar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Nuk mendoj se ne po e humbim ritmin, jo. Nuk mendoj se është e drejtë të flasim se Juventusi po e humb vrullin pas ndeshjes së sotme. Ne sonte dëshmuam se mund të llogarisim në djelmoshat e shkëlqyeshëm”.

“Nëse ka ngadalësim, atëherë ishte vetëm sa i takon rezultateve. Nëse ne arrijmë ta fitojmë Scudetton, do të jetë mrekulli që do të na bëjë të lumtur”, ka thënë Conte.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është më se i kënaqur me pesë golat e shënuar në fitoren ndaj Bayer Leverkusen.

Messi ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.

“E rëndësishme është që ne jemi kualifikuar për në çerekfinale. Jam shumë i lumtur. Është hera e parë në karrierën time që e kam bërë këtë (të shënoj pesë gola)”, ka thënë Messi pas takimit në Camp Nou.
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, është i ngazëllyer për Lionel Messi pas pesë golave të shënuar në fitoren e Blaugranëver ndaj Bayer Leverkusen.

Barcelona u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti skuadrën gjermane me rezultat 10-2 nga të dy takimet (3-1 në takimin e parë, dhe 7-1 në takimin e dytë).

“Është kënaqësi dhe privilegj të luash me të, ta kemi atë në skuadrën tonë, ai është i shkëlqyeshëm si lojtar dhe personalisht, isha i kënaqur tejmase nga këto gola dhe ne të gjithë jemi të lumtur me formën e tij”, ka thënë Pedro.
Ekipi çipriot, APOEL Nicosia, ka eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane klubin francez, Lyon, pas penaltive ku hero u shpall portieri i skuadrës vendase.

Vendasit e APOEL kaluan shpejt në epërsi. Stadiumi ndizet pas vetëm nëntë minutash lojë ku realizator ishte Gustavo Manduca.

Me rezultat 1-0 mbaroi sfida në kohë të rregullt, teksa janë nevojitur vazhdimet për të vendosur fituesin, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Francë mbaroi po ashtu me rezultat 1-0.

Në vazhdime nuk kishte gola, ndërsa skuadra që duhej kualifikuar u vendos në penalti, ku triufmalë ishin çipriotët, pasi lojtarët e APOEL realizuan të gjitha penaltitë dhe portieri Chiotis ndali dy penalti, atë të Lacazette dhe Bastos.

Kështu APOEL e sheh veten për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, jo vetëm në histori të klubit, por në histori të gjithë futbollit çipriot.
Tottenham Hotspur është kualifikuar në raundin e gjashtë të FA Cup, pas fitores prej 3-1 përballë Stevenage.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët pas një penaltie të Joel Byrom (4’), mirëpo Jermain Defoe bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë (26’).

Emmanuel Adebayor i kaloi Spursat për herë të parë në epërsi nga penaltia (55’), ndërsa Defoe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (75’).

Në raundin e gjashtë, Tottenhami do të sfidohet nga Bolton Wanderers.