Interi më në fund ka gjetur rrugën e fitoreve pas shtatë disfatave, duke mposhtur Chievon me rezultat 0-2 në transfertë.

Nerazzurët dominuan që nga fillimi i takimit, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Gjatë pjesës së parë vlen të përmendim një penalti të huqur nga Diego Milito. Pos tjerash edhe Sneijder qëlloi transverzalen, por Interi nuk e gjeti rrjetën.

Avazi i njëjtë vazhdon edhe ne pjesën e dytë kur Interi vazhdimisht sulmon, por nuk arriti të shënonte.

Sidoqoftë, pas një harkimi nga këndi tre minuta pa përfunduar sfida, ishte Ëalter Samuel ai që si hero i vërtetë kërceu mbi të gjithë për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Interit. Gëzim i madh te tifozët e Interit të pranishëm në Verona dhe lot në sytë e Ranierit, i cili ishte disa minuta larg shkarkimit.

Në fund, Javier Zanetti vërtetoi se po then ligjet e fizikës duke asistuar edhe njëherë për Diego Militon, i cili me kokë dyfishoi epërsinë dhe vuri rezultatin përfundimtar në minutën e fundit të takimit (90’).

Me këtë fitore Interi ka 40 pikë në vendin e gjashtë, gjashtë pikë më pak se sa Udinese dhe Napoli që ndajnë pozitën e katërt dhe të pestë.
Ish Zëvendës Presidenti i Barcelones, Alfons Godall në një intervistë eksluzive të dhënë për media, ka pranuar zyrtarisht se Barcelona është ndihmuar nga gjyqtarët.

Këtu e keni përkthimin e videos:

"Ne ishim shumë të afërt me institucionet të cilët kishin ndikimin më të madh në botën e futbollit dhe marrëdhëniet tona ishin aq të mira sa që ata nuk na kthenin asnjëherë fjalën. Mbaj mend që Laporta e kishte shumë të qartë këtë gjë që kur u bë president. Gjithashtu mbaj mend që Florentino mbeshteste Gerardo Gonzalezin. Në atë kohë ishte në favorin e Barcës që të mbështeste Villarin dhe të kishte marrëdhënie të mira me federatën dhe një supermarrëdhënie me komitetin e gjyqtarëve."

"Laporta besonte shumë në këtë teori dhe ai vazhdoi t'i thellonte marrëdhëniet me këto institucione dhe jo vetëm që thelloi marrëdhëniet me federatën Spanjolle dhe Komitetin e Gjyqtarëve por gjithashtu thelloi marrëdhëniet edhe me UEFA-n, FIFA-n dhe të tjerat që na kanë ndihmuar shumë."

"Në këtë çështje ne duhet ta pranojmë faktin që kemi dëmtuar imazhin e Barcës. Çështja e gjyqtarëve për shembull prish ekuilibrat dhe ajo që përmendet për negativitet në këtë rast jemi pikërisht ne dhe së fundmi rivalët tanë."

"Për momentin ne duhet të sigurojmë që gjërat janë mirë. Ju duhet të jeni gjithmonë vigjilent nga interesat tanë dhe të shikoni se si po rrjedhin ngjarjet. Kur këto gjëra të evitohen atëhere gjithçka do të funskionoje mirë."

Shiko videon:

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, besohet të ketë refuzuar ofertën e klubit londinez Chelsea, për të kaluar në Stamford Bridge pas përfundimit të sezonit.

Pronari miliarder i Chelseat, Roman Abramovich, e ka idenfitikuar bosin e Barcelonës si top synimin e tij për të zëvëndësuar menaxherin Andres Villas Boas.

Por, Guardiola u ka thënë miqve të tij se ai nuk është i interesuar për të kaluar te Chelsea, përkundër faktit se spanjolli ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij. 41 vjeçari ka qeshur me pyetjet që e lidhnin me Chelsean edhe pse privatisht ka biseduar me disa trajnerë për këtë çështje.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamman, ka vënë në pikëpyetje kalimin e yllit gjerman, Lukas Podolski, te Arsenali.

“Podolski sigurisht se është lojtar i mirë, sepse ai e ka treguar këtë që prej disa vitesh me klubet dhe kombëtaren gjermane. Ai ka shënuar shumë gola dhe formën më të mirë kryesisht e arriti me kombëtaren”.

“Ai shkoi te Bayerni dhe nuk shkëlqeu dhe sigurisht se u kthye te Kolni ku është i dashur. Ai ka shënuar shumë gola këtë vit, por ai dështoi te Bayerni. Është ndryshe te një klub i madh sepse je një prej shumë lojtarëve të mirë dhe te Kolni ai është lojtari kryesor. Ai shënoi më shumë gola se sa pjesa tjetër e ekipit së bashku”, ka thënë Hamann.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka thënë se spekulimet për shkarkimin e tij janë normale duke parë natyrën e punës në Itali.

“Ne jemi në Itali. Unë jam mirë, do të më njihni në vitet në vazhdim, do t’iu tregoj se çfarë ndjej. Jam i përkushtuar, jam i mbushur, më duhet vetëm përkushtim nga përkrahësit e mi që të bëj shpërthimin e madh”.

“Unë synoj tri pikët ndaj Chievos dhe çdo rezultat tjetër do të ishte i pa pranueshëm”, tha italiani.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, beson se Lionel Messi do të kujtohet gjithmonë si futbollisti më i mirë në histori të futbollit, pas pesë golëshit të realizuar ndaj Bayer Leverkusenit të mërkurën.

“Siç e tha edhe Guardiola, ne jemi me fat që jemi gjallë ta shohim atë që po bën Messi. Ka aq shumë fjalë se kush është më i miri në botë, por për mua nuk ekziston ndonjë krahasim as në nivel historik”.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Ne kurrë nuk do të shohim ndonjë lojtar si ai. Ne duhet të kënaqemi me kohën e tij, pasi ai është jashtëtokësor”, u shpreh Rosell.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e qendërmbrojtësit Gerard Pique për ndeshjen e fundjavës ndaj Racing Santanderit pasi apeli për suspendimin prej një ndeshje nuk është pranuar.

Pique mori karton të kuq në disfatën prej 3-1 ndaj Sporting Gijonit dhe u dënua me një ndeshje suspendim.

Sidoqoftë, Pique nuk u pajtua me përjashtimin e tij dhe vendosi ta apelonte vendimin, teksa autoritetet e komisionit disiplinor nuk e morrën parasysh këtë.

Kështu, Pique do të mungojë në ndeshjen e të shtunës që zhvillohet në El Sardinero me fillim nga ora 18:00.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka këmbëngulur se ai synon që të qëndrojë në Stadio Olimpico edhe për së paku katër vjet.

“A do të qëndroj vitin e ardhshëm? Unë nuk brengosem për këtë. Unë jam i interesuar për ndeshjen e nesërme ndaj Palermos. Unë dua t’u dhuroj kënaqësinë tifozëve, të cilët gjithmonë janë falënderues. Ju duhet të merreni me mua edhe katër-pesë vitet e ardhshme”.

“Në futboll kurrë nuk i dihet, gjërat varen nga rezultaet. Por, unë jam një njeri i fjalës. Është normale që të ketë vështirësi, por unë do të mbes në pozicionin tim”, u shpreh Luis Enrique.
Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin sulmuesin suedez me një kalim te Real Madridi.

Il Corriere dello Sport ka publikuar një artikull të premtën ku sugjeroi se sulmuesi i Milanit është duke e menduar kalimin te Real Madridi për t’u ribashkuar me Jose Mourinhon, një spekulim që është quajtur ‘m*t’ nga agjenti Mino Raiola.

“Më lëni të qetë nga ky m*t. Unë nuk jam agjent i thashethemeve. Unë jam person serioz”, theksoi Raiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se sulmuesi Lukas Podolski është një prej lojtarëve më të mirë në botë, prandaj dhe është transferuar te Arsenali.

“Ne jemi të interesuar vetëm në lojtarët më të mirë në botë. Podolski është një prej tyre”, tha Wenger për Express.

Ditë më parë klubi gjerman Koln konfirmoi në faqen zyrtare se Podolski do të kalojë te Arsenali në fund të sezonit.
Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ndjen se sulmuesi Gonzalo Higuain do të largohet nga Santiago Bernabeu, nëse ndjen se nuk është më i pëlqyer nga drejtuesit merengezë.

“Higuain është sulmues dhe golashënues i jashtëzakonshëm. Ju nuk mund të dyshoni në të sepse lojtari mund të lodhet nga kjo”, theksoi Valdano.

Valdano nuk la pa lëvduar as sensacionin e Athletic Bilbaos, Javi Martinez, i cili ka thënë se kushton 40 milionë euro.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, me gjasë do të largohet në fund të sezonit nga Interi për të kaluar në Angli, pas tentimeve të dështuara në afatet e kaluara kalimtare.

Sneijder besohet se do të kalojë te një prej gjigantëve të Mançesterit ku do të përfitojë 200 mijë funte në javë. Kjo pritet të realizohet në fund të sezonit.

“Sneijder dëshiron të luajë në Angli. Ai kërkoi të kalonte te Manchester United verën e kaluar, por kjo nuk ndodhi për shkak të të hollave dhe arsyeve tjera. Atij i pëlqen Liga Premier, atij i pëlqen atmosfera në stadiumet angleze dhe beson se loja e tij do t’i përshtatej stilit të futbollit anglez”, u shpreh një burim i Goal.
Jose Mourinho siguron një tjetër sukses në karrierën e tij si trajner. Të shtunën tekniku i Realit të Madridit do të luajë ndeshjen e tij të 100 me “ Los Blancos” që kur u transferua në kryeqytetin spanjoll në vitin 2010. Deri këtu cdo gjë duket normale megjithatë ato që e bëjnë të vecantë ndeshjen kundër Real Betis janë shifrat arritura nga ish trajneri i Interit.

Reali deri tani nën drejtimin e portugezit ka zhvilluar 99 takime prej të cilave ka marrë 76 fitore , 13 barazime dhe 10 humbje. Madrilenët kanë shënuar 271 gola dhe kanë pësuar 79 të tillë, shifra këto që tregojnë se tashmë “The Special One” ka thyer rekordin e përqindjeve të fitoreve të mbajtur më parë nga tekniku legjendar i Madridit Miguel Munoz apo dhe trajnerit aktual të Barcelonës Pep Guadriola, të cilët kanë fituar 70 % të 100 takimeve të para në krye të klubeve respektive.

Fitorja më e madhe e Mou është ajo e dhjetorit të vitit 2010 kundër Levantes në Kupën e Mbretit ku Reali fitoi me rezultatin e thellë 8-0 por suksesi më i madh ishte mundja e rivalëve të Barcelonës në verën e 2011 në finalen e këtij kompeticioni.

Megjithatë që kur ka ardhur në Santiago Bernabeu Mourinho në 10 takimet e fundit me rivalet e betuar të Barcelonës ia ka dalë vetëm një hërë të mundi skuadrën e Pep Guardiolës, me madrilenët që kanë humbur gjysmën e takimeve.

Reali i Madridit ka fituar 10 ndeshjet e fundit në La Liga dhe për momentin kryeson kampionatin me 10 pikë diferencë nga Barcelona e vendit të dytë.
Sir Alex Ferguson ka përjetuar për një moment të “dridhura” në këmbën e tij në ndeshjen e Europa Leagues ndaj Athletico Bilbaos. Tekniku skocez i’a pa sherrin asistenëve të tij të cilët nuk kontrolluan mirë mekanizmin e gjyqtarëve që shërben për konfirmimin e kohës shtesë dhe zëvëndësimeve.

Asistenti i Fergusonit i habitur krejtë pas ndeshjes i’a lëshoi në këmbë Fergusonit “instrumentin” i cili për një moment Fergusonin e lëndoj e në studio televizive krijoj “show”.

Se si ndodhi ky rast dhe se me çfarë gazi u komentua kjo, shikojeni videon e mëpsohtëme.

Ka filluar sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll dhe ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ku Prishtina e trajnerit gjerman Wolfgang Jerat priti skuadrën nga fundi i tabelës KEK-u.

Ndeshja edhe pse e dominuar nga Prishtina, në fund përfundoi pa fitues dhe pa gola, që sigurisht se përbën sukses për KEK-un e dështim për “Plisat” të cilët rrezikojnë vendin e parë në tabelë me këtë start të keq.

Pas sfidës u shpreh dhe strategu gjerman Jerat, i cili nuk u shpreh aq i zhgënjyer me performancën e lojtarëve të tij, por më shumë me rezultatin përfundimtar.

Prishtina është lidere në tabelën e Superligës me 35 pikë, tri pikë më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse KEK-u është në vendin e fundit me 14 pikë.
Thiago Motta ka mbrojtur vendimin e tij për t’u transferuar te Paris Saint-Germain në janar, duke thënë se nuk ishte i lumtur në San Siro.

“Te Interi, pavarësish trajnerit, luaja, por kishte gjëra të cilat nuk më pëlqenin dhe thjesht doja një ndryshim”.

“Në ditën e fundit të afatit kalimtar i dërgova një SMS presidentit [Massimo Moratti] për t’i treguar dhe ai përfundimisht më lejoi”.

“Trajtohesha si person, jo si lojtar. Por në Itali shumë njerëz kanë thënë se unë nuk kam qenë i mirë ndaj Interit – kjo është gabim”, ka thënë Motta në një intervistë për L'Equipe.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, 29-vjeçar, mendon se ai ka edhe dhjetë vite në dispozicion për të luajtur në top formë.

“Mendoj se për një lojtar që lëviz nëpër fushë është më ndryshe pasi ata nuk mund të vazhdojnë të bëjnë atë që bënin më parë, pasi ata plaken dhe pastaj kanë nevojë ta përshtatin lojën e tyre në mënyrë që të mendojnë më shpejt, ose diçka e tillë”.

“Por për një portier, mendoj se reagimi juaj mund të jetë pak a shumë i njëjtë deri në moshën 39-vjeçare. Nuk është me rëndësi shpejtësia, andaj kam nevojë të ruaj standardet e lojës time gjithë kohën, në çdo aspekt”.

“Sigurisht, ka diçka të re për të shtuar ose diçka në të cilën duhet të përmirësoheni, ne punojmë në këto gjëra”, ka thënë Cech.
Të tronditur nga disfata e turpshme nga Charlotte Bobcats më herët gjatë kësaj jave, Orlando Magic janë përgjigjur në mënyrën më të mirë duke shënuar fitore me rezultat 99-94 ndaj liderit të NBA, Chicago Bulls.

Dwight Howard ishte më i dalluari te “magjistarët” me 29 pikë dhe 18 kërcime duke i dhënë fund serisë prej tetë fitoreve radhazi të Chicagos.

Carlos Boozer ishte më i miri te Bulls me 26 pikë, derisa Derrick Rose shënoi vetëm 17 dhe ishte i saktë në 6 nga 22 tentimet nga fusha.

Fitorja ishte e 26-ta këtë sezon përkundër 15 disfatave për Orlando Magic, derisa disfata e Chicago Bulls ishte vetëm e nënta këtë sezon, krahas 33 fitoreve.
Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola, thotë se Fernando Torres ka mungesë të vetëbesimit.

“Është çështje vetëbesimi, dukshëm. Për të kuptuar se cili është problemi, ju duhet të jeni të afërt me të, ju duhet ta njihni atë shumë mirë – çfarë karakteri është ai, si mendon”.

“Vetëm një person i cili është i afërt me të mund ta kuptojë këtë. Nga këndvështrimi im, ai ka nevojë për më shumë vetëbesim dhe mjafton kaq”, ka thënë Zola.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se trajneri nën-presion, Claudio Ranieri, e ka mbështetjen e tij të plotë dhe ka thënë se ai nuk ka qenë në kontakte me ndonjë trajner tjetër.

Nerazzurrët kanë kaluar shtatë ndeshje pa fitore në Serie A dhe është spekuluar se ditët e Ranierit janë të numëruara, me Andre Villas-Boas dhe me Pep Guardiola që përmenden se mund të jenë pasardhësit e tij.

“Nuk është e lehtë për një trajner të lexojë gazetat çdo ditë se ka një trajner të ri që do të vijë ta zëvendësojë, kur në të vërtet nuk ka pasur kontakte me ndonjë trajner tjetër”.

“Ai është profesional, ai po e bën detyrën e tij dhe ai e ka mbështetjen time të plotë në këtë kohë të vështirë që po e kalon dhe se ne të gjithë përpiqemi ta kalojmë këtë”, ka thënë presidenti i klubit për Sky Sport24.
Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka zbuluar se klubi kishte qenë shumë afër për ta lejuar Gianluigi Buffon të largohet në drejtim të Milanit, shtatë vite më parë.

67-vjeçari ka shpjeguar gjatë një interviste për Sky Sport24, se ishte arritur një marrëveshje me Rossonerët e cila lejonte largimin e kapitenit të Italisë në shkëmbim të portierit tjetër italian, Christian Abbiati.

“Galliani mund të mos e mbajë mend, por vite më parë Buffon po thuajse shkoi te Milani. Ne kishim caktuar një shkëmbim Abbiati-Buffon, por pastaj për arsye të ndryshme, nuk ndodhi asgjë”, ka thënë Gigli.

Buffon iu bashkua Juventusit nga Parma në vitin 2001 për një shumë që raportohet se kapi vlerën e 49 milionë eurove.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferugon, ka lavdëruar formën e portierit David de Gea.
De Gea bëri një mori mbrojtjes të klasit në disfatën 3-2 nga Atletic Bilbao, dhe Fergson mendon se spanjolli ishte ai që mbajti gjallë shpresat e tyre për të vazhduar më tej garën në Europa League.

“Pa De Gea ne do të pranonim katër ose pesë gola. Ai ishte i shkëlqyeshëm. Ai bëri ndoshta katër ose pesë mbrojtje të tmerrshme në ndeshje”, ka thënë Ferguson.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme.
Menaxheri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, ka paralajmëruar lojtarët e tij se fitorja impresive 3-2 në Europa League ndaj Manchester United në Old Trafford, do të jetë e vlefshme vetëm nëse ata kualifikohen më tej.
Pasi e panë veten në disavatazh nga goli i Wayne Rooneyt, skuadra baske mori fuqinë për ta përmbysur rezultatin në 3-1 falë golave të Fernando Llorente, Oscar De Marcos dhe Iker Muniain.

Por Rooney shënoi edhe një gol tjetër për Man United, kësaj here nga penaltia, për t’i mbajtur gjallë shpresat e Djajve të Kuq për një fitore në ndeshjen e ardhshme dhe kualifikim në rundin e ardhshëm.

“Ka edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, andaj ajo çfarë ne kemi arritur sot do të vlejë vetëm nëse ne e përsërisim atë në javën e ardhshme”, ka thënë Bielsa.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se nuk ka probleme me të zemëruarin Zlatan Ibrahimovic.
Ibra shpërtheu në trajnerin Massimiliano Allegri, pas disfatës së tyre ndaj Arsenalit në mesjavë.

“Më pëlqen një Ibrahimovic i zemëruar. Kur ai nuk është i zemëruar, ai humb karakterin luftarak. Gjithçka është absolutisht mirë në mes të Allegrit dhe Ibras”.

“Situata me Ibrahimovic është vendosur që në momentin kur ai ka lindur. Ai është një djalosh fantastik i cili fiton aq shumë pasi gjithmonë është i fokusuar dhe i vendosur”, ka deklaruar Galliani.
Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, ka porositur tifozët e klubit të jenë të durueshëm me rindërtimin që Luis Enrique i bën skuadrës.
“Ne jemi të parët që e dimë se gjërat nuk shkojnë mirë. Por klubi, ekipi dhe trajneri, janë të gjithë të bashkuar. Është një periudhë e vështirë, rezultate të këqija, si ajo në derbi, derisa situata përkeqësohet edhe më shumë me ato në Bergamo kundër Atalantas”.

“Por, këtu ne po bëjmë diçka serioze, të madhe, kjo nuk ndërtohet brenda një dite, një jave ose një muaji. Tash janë edhe 12 ndeshje për të përfunduar sezonin mirë dhe për të treguar se ky ekip ka kualitetet dhe personalitet”, ka thënë Burdisso.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk ka dyshim se Lionel Messi një ditë do të shënojë gjashtë gola në një ndeshje.
Argjentinasi gjeti rrjetin pesë herë në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusen, që ishte goli i tij i 186-të në 201 ndeshje për Barcelonën. Por trajneri spanjoll mendon se do të ketë net edhe më magjike se kjo.

“Ai është më i miri, nuk ka të tjerë si ai. Numrat flasin vetë. Një ditë ai do të shënojë gjashtë herë. Ne kurrë nuk do të shohim një lojtar si ai sërish”, ka thënë Guadriola.
Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, e di se ai është një lojtar i mbuluar dhe se gjithmonë është cak i mbrojtësve kundërshtarë.
“Njerëzit duan t’ju rrëzojnë dhe t’ju nxjerrin prej loje dhe mendoj se ju mund ta merrni këtë si kompliment”.

“Nuk është bukur, por mendoj se kjo gjë është e pritshme. Në një mënyrë ata mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju ndaluar. Ju ngriheni dhe vazhdoni me këtë siç bëjnë lojtarët më të mirë dhe shkoni në ta sërish”.

“Mësoheni me këtë. Kam dërguar disa njerëz jashtë loje duke e bërë këtë gjë gjatë këtij viti. Ju ngriheni dhe vazhdoni, kjo është pjesë e lojës”, ka thënë Bale.
Menaxher i Mancehster Cityt, Roberto Mancini, nuk është në panik pas disfatës 1-0 në Europa League kundër Sporting Lisbonës.
“Nuk ishte befasi, pasi gjithçka mund të ndodhë në futboll, por nuk mendoj se ne merituam të humbasim. Ne nuk luajtëm shumë mirë, por mund të kishim shënuar, pastaj pranuam një gol, dhe kjo ishte”.

“Ne kemi edhe 90 minuta të tjera dhe mendoj se do të jetë një ndeshje tjetër. Ne ende kemi një shans të madh. Shpresojmë se do të kemi rast të shënojmë dhe mendoj se do të shënojmë”.

“Nuk mendoj se ata kishin shumë shanse për të shënuar. Sporting kishte gjithmonë lojtarë prapa topit, për të luajtur në kundërsulme, dhe mendoj se ne kishim më shumë shanse se ta”, ka deklaruar italiani.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferugon, nuk ka ankesa pas disfatës 3-2 në Europa League nga Athletic Bilbao.
“Ne u mposhtëm mirë, më duhet të them se ata ishin një skuadër më e mirë. Mendova se mbrojtja jonë nuk ishte shumë e mirë sonte, dhe kjo na mbajti mbrapa gjithmonë”.

“Loja jonë sulmuese ishte shumë e mirë në momente dhe ishte një ndeshje e hapur, dhe argëtuese. Ne ende mund ta fitojmë sfidën. Pa dyshim. Ne treguam se mund të krijojmë shanse kundër tyre, por është e qartë se duhet të mbrohemi mirë”.

“Më duhet vërtet të shoh se çfarë mund të sjellë Rio Ferdinand pa prishur programin e ligës”, ka thënë Ferguson.
Lojtarët e Athletic Bilbaos duke festuar Manchester United është mposhtur në Old Trafford me rezultat 3-2 nga skuadra spanjolle Athletic Bilbao, në sfidën e zhvilluar në kuadër të 1/80-ës së finales së Europa League.

Djajtë e Kuq kishin probleme nga fillimi i takimit, pasi skuadra baske sulmoi nga fillimi. Sidoqoftë, të parët shënojnë vendasit me anë të Wayne Rooneyt (22’), i cili realizoi për 1-0.

Sidoqoftë, Bilbao tentoi gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk arriti ta gjente portën falë David de Geas fantastik, i cili si ‘supermen’ po ndalte gjithçka. Sidoqoftë, pas një aksioni të bukur të mysafirëve, me kokë shënoi për 1-1 Fernando Llorente (44’).

Në pjesën e dytë me dominim të plotë vazhdoi Athletic Bilbao, që me aksione fantastike kërkoi të shënonte fitore të thellë, por këtë planet mysafirëve ua prishi David de Gea që në mënyrë fantastike po shpëtonte Unitedin nga debakli.

Sidoqoftë, Bilbao arrin të shënojë një gol për 2-1 me anë të De Marcos (72’), teksa tetë mijë tifozët të ardhur nga Bilbao i gëzoi Iker Muniain (90’), i cili shfrytëzoi gabimin e vetëm në takim të De Geas për të shënuar për 3-1.

Një fije shpresë për takimin kthyes anglezëve u mbajti Wayne Rooney, që shënoi një penalti inekzistente të akorduar në favor të Djajve (90 +1’) për 3-2 dhe rezultatin për fundimtar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në San Mames, ndërsa Bilbao praktikisht ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Siç po shkojnë punët, City është pranë eliminimit, United tashmë i eliminuar nga Europa League dhe edhe Chelsea rrezikon eliminimin nga Liga e Kampionëve, e që zyrtarisht do të ishte më pas kriza më e madhe për futbollin anglez në 20 vitet e fundit.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, nuk ka frikë se do të shkarkohet nga posti i trajnerit të klubit bavarez, pas paraqitjeve zhgënjyese pas pushimit dimëror.

Bayerni është shtatë pikë larg Dortmundit që është lider në Bundesliga dhe kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve bavarezë, të cilët në rast të mos kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve në sfidën ndaj Baselit që zhvillohet të martën, janë në pritje të shkarkimit të Heynckes.

“Unë kam kontratë këtu dhe pres ta përmbushi atë. Çfarë bota e jashtme thotë për këtë çështje nuk është problemi im dhe kjo nuk më prek mua aspak”, tha Heynckes në konferencë për shtyp.
Gjiganti italian, Juventus, do të duhet t’ia dalë pa kryetrajnerin Antonio Conte dhe mbrojtësin Leonardo Bonucci, në ndeshjen e radhës të cilën Zonja e Vjetër e zhvillon në transfertë te Genoa.

Conte është dërguar gjatë pjesës së dytë në tribuna nga gjyqtari me një karton të kuq, teksa është i suspenduar për ndeshjen e radhës, ashtu sikurse Leonardo Bonucci, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bolonjës që përfundoi me barazim 1-1.

Juventusi do të kërkojë që të fitojë ndaj Genoas në Luigi Ferraris, pasi 13 barazime janë shumë për Bianconerët, të cilët janë në vendin e dytë në tabelë.
Legjenda e Real Madridit, Santillana, mendon se Cristiano Ronaldo është larg lojtar më i mirë dhe më i kompletuar se sulmuesi argjentinas.

“Ronaldo ka atribute fizike të cilat asnjë sulmues tjetër nuk i posedon. Hugo Sanchez dhe unë, për shembull, kemi qenë finalizues të mirë, por ne jemi varur nga bashkëlojtarët tanë”.

“Ronaldo, për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së tij, mund të shënojë gola pa ndihmën e askujt. Ai mund të nisë aksionin e tij 50 metra larg golit dhe askush të mos e ndalë atë. Ai është atlet i jashtëzakonshëm, me kapacitete fizike që të bëjnë ta kesh zili, e që i lejojnë të kërcejë lart dhe të shfrytëzojë aspektet tjera fizike”.

“Ai është i kompletuar. Në fakt, mendoj se ai është më i kompletuar se Messi, edhe pse mendoj se argjentinasi është më i shkathtë, pasi ka kontroll të topit më të mirë kur loja është e shpejtë. Messi është po ashtu gjeni i madh. Por, mendoj se Ronaldo është golashënues tipik”, deklaroi Santillana.
Anësori i Interit, Marco Faraoni, ka lëvduar mbrojtësin Maicon dhe mesfushorin Thiago Motta, duke thënë se ata janë shembuj për futbollistët.

“Kur unë isha i vogël, unë kurrë nuk kam qenë larg futbollit. Unë bëja gjithçka për të luajtur me shokët e mi, madje edhe duke improvizuar gola me dy gurë”.

“Idoli im i parë ishte Thiago Motta, por prej se ai u largua, unë kam shikuar Maiconin, me shpresë për të vjedhur disa prej sekreteve të tij”, potencoi Faraoni.
Xandao Janë zhvilluar ndeshjet e para të 1/8-ës së finales së Europa League dhe Sporting Lisbona na ka ofruar befasinë e parë duke mposhtur në Estadio Jose Alvalade liderin e Ligës Premier, Manchester Cityn, teksa nga ana tjetër fitues i madh ka dalë Atletico Madridi ndaj Besiktasit në Vicente Calderon.

Manchester City ishte dominues në pjesën e parë, por portugezët u kthyen tek në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë ku dhe u realizua goli i vetëm nga Xandao (51’), i cili shënoi me finte një gol të bukur që vendosi dhe rezultatin përfundimtar 1-0.

Në Vicente Calderon pa problem fitoi Atletico Madridi u shkëlqeu Eduardo Salvio, i cili shënoi dy gola, e ku kontriboi edhe Adrian. Golin e nderit për 3-1 e shënoi Simao, që ngushëlloi turqit.

Edhe Twente ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Schalkes me rezultat 1-0, teksa Olympiacos në udhëtim te Metalist Kharkov doli fitues në një ndeshje të komplikuar.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka thënë se morali i Bianconerëve nuk do të preket nga rezultatet e fundit, bardh e zinjtë kanë besim në cilësitë e tyre.

“Ne jemi dy pikë larg Milanit dhe kemi katër pikë më shumë se sa Lazio. Ekipi është mirë, por ne jemi ende të pa mposhtur, ne vrapojmë shumë dhe ne mbajmë baraspeshën kur luajmë me dhjetë lojtarë”.

“Skuadra është konkurruese dhe kjo është parë me qartësi. Ne kemi besim në vetvete dhe në grupin, kështu që kjo u bë evidente edhe këtë mbrëmje”, u shpreh Marchisio.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynkes, ka marrë lajme pozitive nga stafi mjekësor, pasi mesfushori Bastian Schweinsteiger do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Hoffenheimit në Bundesliga.

27 vjeçari ka qenë jashtë aksionit që prej se e pësoi lëndimin në ligamentin e nyjes së dëmtuar më herët gjatë shkurtit, por tani i është kthyer stërvitjes së rregullt.

“Ai ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pa ndonjë problem. Unë shpresoj që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës. Ai është personalitet i rëndësishëm në fushë dhe i jep impulse shtesë ekipit”, tha Heynckes.
Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, beson se Lionel Messi posedon një dhunti të cilën e kanë vetëm lojtarët e jashtëzakonshëm, duke thënë se argjentinasi ka atë thjeshtësinë e një fëmiu.

“Loja e Messit mbetet në kornizat e fëmijërisë së tij dhe e shihni se si ai luan para mijëra njerëzve, ka momente ku ai ndihet sikur yll i vërtetë”.

“Lojtarët e mëdhenj janë ata që mbajnë talentin nga fëmijëria. Unë gjithmonë kam besuar se Barcelona luan mirë, por Lionel Messi është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Cantona.
Pas fitores super të rëndësishme prej 3-1 në Copa Libertadores, është trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, ai që e ka krahasuar supertalentin brazilian, Neymar, me futbollistët më të mirë në botë.

“Ai është fenomen. Unë kam punuar me lojtarë të mëdhenj, me lojtarët që konsiderohen më të mirët në histori, por asnjë nuk është si Neymar, asnjë as nuk mund t’i afrohet”.

“Unë kam luajtur me njerëz të cilët mund të improvizonin, por ai improvizon në maje të improvizimit të tij. Nuk mendoj se ai është në dijeni për atë që po bën”, theksoi trajneri i klubit brazilian.