Cristiano Ronaldo Real Madridi e ka shënuar fitoren e 11-të radhazi, e cila ishte më e vështirë se sa që është pritur, pasi Betisi bëri rezistencë në një takim tejet interesant, i cili përfundoi me rezultat 2-3 për skuadrën mbretërore.

Ndeshja ishte dinamike që nga fillimi, kur vendasit shfaqën urinë e tyre për të realizuar.

Jorge Molina pas një aksioni të mirë arriti të mposhtë Iker Casillasin për 1-0 pas vetëm 10 minutash lojë, duke ua bërë të ditur madrilenëve se do të kenë vështirësi.

Sidoqoftë, në skenë shumë shpejt paraqitet Gonzalo Higuain, i cili nga një pozitë e vështirë shënoi për 1-1 (25’), që ishte dhe rezultati i pjesës së parë, ku pamë po ashtu dhe një transverzale të vendasve të Betisit dhe një sper rast të volitshëm të lëshuar nga Higuain.

Në pjesën e dytë flet futbollisti më i mirë në botë. Cristiano Ronaldo (52’) shënon për 2-1 dhe epërsinë e parë të Realit në këtë takim.

Nuk kaluan tre minuta dhe tifozët vendas ndezen, pasi Jefferson Montero barazoi rezultatin në 2-2 (55’).

Reali në vazhdim të takimit dominoi dhe pikërisht njeriu të cilin e adhurojnë më shumë tifozët madrilen, Cristiano Ronaldo (73’), shënoi golin e fitores për 2-3.

Me këtë fitore Real Madridi ka 67 pikë në vendin e parë në La Liga, 13 pikë më shumë se sa Barcelona që të dielën i shkon Santanderit.
Legjenda braziliane, Ronaldo, mendon se Lionel Messi është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo për t’u konsideruar si legjendë ai duhet të arrijë sukses me përfaqësuesen e tij.

“Messi është i shkëlqyer, mirëpo për mendimin tim, për t’u bërë një legjendë sikur Zidane dhe Maradona, ai duhet të arrijë sukses me ekipin kombëtar”.

“Nuk mund ta krahasojmë atë me këta kampionë të mëdhenj”.

“Derisa Messi ta ngrejë Kupën e Botës me Argjentinën, ai do të mbetet vetëm një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Ronaldo për Bundesligapremier.it.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mohuar spekulimet se ka tensione mes tij dhe sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

Pas humbjes prej 3-0 nga Arsenali në Ligën e Kampionëve, suedezi pati deklaruar se nuk ishte ndier komfort në pozicionin e tij, ndërkohë janë përhapur spekulime se ai e ka kritikuar trajnerin.

“Nuk kam dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme me Ibran”.

“Ibra nuk ka thënë asgjë, është shumë normale që ai e ka të njëjtën dëshirë për të fituar sikurse unë, sikurse të gjithë në zhveshtoren e Milanit”, u ka thënë Allegri gazetarëve.
Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është shprehur i kënaqur me pikët e fituara, edhe pse ka pranuar se paraqitja kundër Stoke Cityt nuk ishte e kënaqshme.

Takimi në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-0 edhe pse mysafirët që nga minuta e 25-të luajtën me një lojtar më pak në fushë.

“Jam i lumtur me fitoren, ishin tre pikët që na duheshin. Duhet të fokusohemi te ana pozitive”.

“Kur luan kundër Stoke e di se do të jetë vështirë për t’i thyer. Veç kësaj, largimi i një lojtari nuk ndikoi shumë, ata krijuan dy blloqe nga katër dhe u mbrojtën në thellësi”.

“Nganjëherë duhet të fitosh në këtë mënyrë për të marrë tre pikët. Nuk do të jetë gjithmonë lehtë dhe bukur”, ka deklaruar Di Matteo.
Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat 7-1 përballë Hoffenheimit, ndërsa trajneri Jupp Heynckes ka lëvduar lojtarët e tij.

“Mbi të gjitha ishte një paraqitje e shkëlqyeshme... Ishte kënaqësi të shikosh”.

“Në kundërshtim me takimin në Leverkusen, sot (e shtunë) ne i konkretizuam rastet tona. Po ta kishim bërë të njëjtën gjë atje, do të kishim fituar”.

“Sot ishim maksimalisht të përqendruar dhe i ngushtuam hapësirat, luftuam për posedim dhe bëmë një lojë të shkëlqyer”, ka deklaruar Heynckes.
Felipe Melo dëshiron të mbetet te Galatasaray edhe pas përfundimit të huazimit dhe nuk e ka në plan të kthehet te skuadra pronare, Juventus.

Mesfushori brazilian kaloi te gjiganti turk në fillim të sezonit aktual, ndërsa thotë se është përshtatur në formacionin 4-4-2 të Galatas.

“Kur luaja te Juventusi kisha një pozicion të fiksuar. Kur luajmë me sistemin 4-4-2 te Galatasaray, më jep më shumë liri për të sulmuar dhe për këtë e kam zbuluar një talent të fshehur tek unë”, ka deklaruar Melo për Milliyet.

Ai ka thënë se është i lumtur te klubi turk dhe se nuk planifikon të kthehet te Juventusi edhe nëse Galata nuk bëhet kampion.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar në mënyrë të prerë se klubi nga Emirates nuk do t’i shesë futbollistët kryesorë gjatë afatit kalimtar veror.

“Ne nuk do të shesim askënd te Manchester City, sepse ne duam të mbajmë lojtarët aktual. Ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar kontratën e Van Persiet”.

“Plani jonë është ta mbajmë Van Persien edhe nëse blejmë ndonjë lojtar tjetër. Dëshira jonë është e pastër dhe e qartë”.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2013, kështu që ne fokusohemi në punën tonë dhe lojtarët që janë tani mbesin në klub”, ka theksuar francezi.
Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, ka pranuar se Manchester United nuk mund të lejojë që të nënçmohen kundërshtarët edhe pse Djajtë e Kuq u paraqitën në ndeshjet e mëdha në formë më të mirë se sa mund të kemi menduar.

“Ne jemi të kënaqur me situatën tonë, por vetëm pse kemi tejkaluar një muaj të vështirë nuk do të thotë se i kemi tejkaluar edhe dy muajt e ardhshëm”.

“Ne nuk guxojmë që të rrisim mendjen, pasi asgjë nuk është e garantuar. Ne e dimë se si mund të na hakmerret kjo”, tha ka thënë Carrick.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka dhënë urdhër për të bojkotuar mediat, që do të thotë se asnjë lojtar dhe asnjë zyrtar i klubit nuk do të flasë para ndeshjes së rëndësishme që zhvillohet këtë fundjavë ndaj Genoas në Marassi.

Conte ishte përjashtuar gjatë ndeshjes ndaj Chievos që përfundoi me barazim, duke u suspenduar kështu me një ndeshje. Këtë Bianconerët e konsiderojnë pa drejtësi dhe kështu tekniku i Zonjës së Vjetër urdhëroi bojkotim të mediave.

“Suspendimi i Contes është pa drejtësi e vërtetë, ai kurrë nuk është sjellë keq me gjyqtarët. Kjo pa drejtësi që po e vuan trjneri jonë e ka bërë ekipin dhe më të përkushtuar për të fituar. Ne duhet të shkojmë në Genoa për rezultat pozitiv”, kishte deklaruar ditë më parë asistenti i Contes, Angelo Alessio.
Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane, shpreson se Jose Mourinho vendos të qëndrojë në klub.

“A e shoh atë duke tejkaluar 100 ndeshjet? Me gjithë atë që ka bërë për klubin, gjëja më e mirë është që ai të qëndrojë”.

“Gjëja më me rëndësi është që ne ta përfundojmë sezonin mirë, që gjithçka të shkojë mirë. Më pas do të shohim”, tha Zidane.
Pa menaxher, Chelsea ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat minimal 1-0, teksa Liverpooli ishte viktima e radhës e Sunderlandit që ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme.

Pjesa e parë ishte relativisht e baraspeshuar, me rastet që i takuan Chelseat. Gjatë pjesës së parë Stoke mbetet pa një lojtar, kur Ricardo Fuller përjashtohet nga loja me karton të kuq (25’).

Në vazhdim Chelsea tenton, por nuk shënon. Sidoqoftë, njeriu që gjithmonë ka nxjerrë nga vështirësitë Chelsean e bëri punën e tij, pasi Didier Drogba realizoi për 1-0 (68’), duke siguruar fitoren e Bluve në këtë takim.

Liverpooli ishte i pa fuqishëm për Sunderlandin që shfaqi lojë më të mirë në Stadiumin e Dritave, për të fituar minimalisht me golin e vetëm të Nicklas Bendtner (56’).

Me këtë fitore Chelsea ka 49 pikë në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Arsenalin që është në vendin e katërt, por që të hënën zhvillon duelin ndaj Newastle United. Liverpooli vundoset edhe më shumë duke mbetur me 39 pikë në vendin e shtatë.
Bayerni i Munichut, i ka dërguar mesazh të qartë Baselit të Xherdan Shaqirit që e ka më mirë të mos niset fare nga Zvicra, pasi bavarezët shkatërruan në shtëpi Hoffenheimin me rezultat 7-1.

Kjo ishte sfidë ku u konfirmua se gjiganti gjerman nuk do të ndalet tani e tutje, pasi Arjen Robben po ashtu tregoi se është rikthyer në formën më të mirë.

Fillimisht Mario Bomez (5’) shënoi për epërsinë e parë, para se Arjen Robben (12’) të shënojë nga penaltia. Toni Kroos (18’), Arjen Robben (29’) dhe Mario Gomez (35’) bënë që ndeshja të përfundonte që në pjesën e parë ku reultati ishte 5-0.

Në pjesën e dytë Bayerni konfirmoi shkatërrimin. Në lojë u inkuadruan lojtarët jo standardë, ndërsa Mario Gomez kompletoi hetrikun në minutën e 48-të për 6-0. Pa shënuar nuk mbeti as Franck Ribery, i cili realizoi për 7-0 (58’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi në portën e gabuar Luis Gustavo (85’), gol që e vendosi epilogun e takimit prej 7-1.

Me këtë fitore Bayerni i dërgon një sinjal të qartë Dortmundit se lufta për titull nuk ka mbaruar. Bayerni ka 51 pikë në vendin e dytë, katër pikë më pak se Dortmundi që zhvillon më vonë takimin ndaj Augsburgut.

Ndeshjen e ardhshme Bayerni e zhvillon ndaj Baselit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku bavarezët duhet të shkrijnë disavantazhin prej një goli ndaj zvicëranëve të përforcuar me dy shqiptarë.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka ndërruar qasjen e tij ndaj rivalit të përbetuar, Jose Mourinho, duke e thumbuar këtë të fundit në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Santanderit.

Mourinho tha të premtën se edhe pse Guardiola e bën të mençurin dhe të urtin, ata janë tipa kryesisht të ngjashëm. Dhe fjalët e Mourinhos duket se pjesërisht janë të vërteta.

“Unë e di se Mourinho ka komentuar në fund se ne jemi të njëjtë. Po, ne jemi të njëjtë sa i përket asaj se të dy duam të fitojmë, nuk ka dyshime këtu”.
Drita ka dështuar që të fitojë para tifozëve të vet në Gjilan në takimin e zhvilluar ndaj Trepçës, ekip që doli fitimtar me rezultat 2-1, duke realizuar fitore të rëndësishme në transfertë.

Mysafirët nga Mitrovica ishin përforcuar gjatë afatit kalimtar dimëror dhe sulmuan portën kundërshtare, duke kaluar në epërsi me golin e Shpëtim Babajt në minutën e tetë të takimit.

Epërsia u dyfishua shpejt (15’) me anë të Argjent Mustafës, i cili realizoi me kokë.

Intelektualët u munduan që të rikthejnë gjithçka, por ajo që arritën ishte vetëm një gol anga Armend Kastrati, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin 1-2 për Trepçën.

Drita mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, tri pikë më pak se liderja Prishtina, teksa Trepça me këtë fitore ka grumbulluar 22 pikë.
Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, beson se strategu francez, Arsene Wenger, do të sjellë titujt përsëri te Arsenali.

“Arsenali ka lojtarë të mëdhenj, tifozë të mrekullueshëm dhe një menaxher të madh. Ata do të fitojnë tituj. Nuk ka poentë për t’i krahasuar me ekipin që nuk pësoi asnjë humbje. Ai krahasim nuk ju dërgon askënd”.

“Disa lojtarë shumë të rëndësishëm sikur Jack Wilshere, Thomas Vermaelen, Bacary Sagna dhe Abou Diaby ishin lënduar që një kohë të gjatë dhe kështu ata duhet të jenë të durueshëm”, tha Cesc.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka pranuar se klubi ka kaluar periudhë të keqe në Evropë këtë sezon.

Djajtë e Kuq pësuan humbje prej 3-2 ndaj Bilbaos në Europa League në Old Trafford, ndërsa Ferguson e di se ekipi i tij nuk ka luajtur mirë.

“Ne kemi luajtur keq në Evropë. Ne kemi pranuar tri gola nga baseli, dy nga Benfica, tri gola tjerë nga Bilbao dhe dy nga Ajaxi. Kjo flet më shumë. Ndoshta është një prej atyre viteve kur duhet të rimbushemi për t’u përmirësuar në shtëpi”, u shpreh skocezi.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka sugjeruar tifozët e klubit anglez që të përkrahin Carlos Tevezin kur ky i fundit të kthehet në fushat e blerta.

“Mendoj se tifozët duhet të jenë ashtu siç kanë qenë më parë. Nëse ata bëjnë presion në Tevezin, ata i bëjnë presion tërë ekipit, kështu që ata duhet të dinë se çfarë po bëjnë”.

“Mendoj se të gjithë mund të bëjnë gabime. Carlos Tevez është pjesë e ekipit. Ai është pjesë e ekipit, kështu që të gjithë e duan”, u shpreh Balotelli.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai ndjen se skuadra e tij do ta fitojë La Ligën këtë sezon dhe beson se vetëm një ecuri e pa besueshme e fitoreve e Barcelonës mund t’i ndalojë Los Blancos nga suksesi.

“Unë mendoj se do ta fitojmë La Ligën. Nëse ne nuk e fitojomë, atëherë dihet se Barcelona ka pasur ecuri spektakolare në ndeshjet e fundit, ndërsa ne nuk kemi qenë në gjendje që ta mbajmë pozitën”.

“Kampionati është ende shumë i hapur dhe janë shumë pikë në pyetje, por ne besojmë se mund të qëndrojmë të fortë. Unë nuk po them se ne do të fitojmë të gjitha ndeshjet, sepse ne jemi të sigurtë se mund edhe të barazojmë dhe të humbasim, por ne duam të përfundojmë sezonin në nj pozitë të fortë”, deklaroi Mourinho.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, është shprehur se përkundër barazimit në tri ndeshjet e fundit, Juventusi mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.

“Ne jemi penduar për barazimet e fundit, por ne e dimë se kemi bërë më të mirën në këto ndeshje. Ne nuk mund të ankohemi për asgjë, sepse ne jemi vetëm dy pikë prapa Milanit dhe lufta për titull është ende shumë e hapur”.

“Sezoni jonën ka qenë pozitiv, sepse pritjet kanë qenë tjera. Është e mrekullueshme që jemi vetëm dy pikë prapa Milanit, por ne duam ta fitojmë edhe titullin”, ka thënë Matri.
Trajneri i Betisit, Pepe Mel, pret që Cristiano Ronaldo të shpërthejë dhe të shënojë gola, pasi që ka ndodhur në raste të shumta këtë sezon kur portugezi u është përgjigjur performancave hyjnore të Lionel Messit.

“Deri tani këtë vit, sa herë Leo ka shfaqur performancë të shkëlqyer, Cristiano Ronaldo është përgjigjur menjëherë”.

“Cristiano Ronaldo mund të na shkatërrojë me shpejtësinë e tij dhe me urinë për tituj. Por, ai nuk është i vetmuar në skuadër. Kaka, Ozil, Higuain, Khedira, Alonso, ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”, u shpreh Mel.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ishte plot vërejtje për ekipin e tij pas fitores prej 6-3 ndaj Cagliarit, duke thënë se gabimet në mbrojtje nuk duhet të përsëriten as se si ndaj Chelseat, pasi nuk duhet të përsëritet ajo që i ndodhi Milanit në Emirates.

“Unë jam i hidhëruar sepse, edhe pse kjo ishte ndeshje e mbyllur për nga rezultati, ne nuk është dashur të pranojmë dy golat e fundit. Ne nuk mund të relaksohemi, jo për momentin, pasi do të pranojmë gola. Ne duhet të reflektojmë ndaj kësaj”.

“Ne do të punojmë në këtë aspekt. Nuk i ka ndodhur vetëm Napolit, e kemi parë se çfarë i ndodhi Milanit. Ne nuk duhet të jemi të relaksuar nga fillimi, nuk duhet të mendojmë për avantazhin që kemi, por të luajmë në mënyrën se si ne dimë më së miri”, u shpreh Mazzarri.
Superylli brazilian, Neymar, ka deklaruar se ai shpreson që një ditë të arrijë nivelet e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, për t’u konsideruar më pas më i miri në glob.

“Ky i ashtuquajtur rivalitet mes Messit dhe meje nuk ekziston. Ai është në një nivel tejtër. Unë tashmë e kam thënë më parë se ai është lojtari më i mirë në botë. Nuk kam dyshime për këtë”.

“Unë e konsideroj veten tifoz të Messit dhe shpresoj që ai të shfaqë edhe më shumë paraqitje të mrekullueshme sikurse ndaj Leverkusenit. Unë po bëj ç’mos që një ditë të arrij nivelet e tij”, tha Neymar.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, duket se ka një kushëri që është po aq i talentuar sa ai, gjithnjë sipas gjyshit të sulmuesit argjentinas.

Sipas Antonio Cuchitinit, 13 vjeçari Bruno Biancucchi, i cili luan për akademinë e Renato Cesarinit në Rosario, ka të gjitha cilësitë për t’u bërë sikurse kushëriri i tij i madh Lionel Messi.

“Kam një nip tjetër, nga një tjetër vajzë e imja, i cili është vëllai i dy fëmijëve tjerë të saj që luajnë në Paraguay dhe i cili luan sikurse Leo Messi. Bruno ka frikë. Ai nuk dëshiron të largohet sikurse Messi që tani nga Argjentina. Ai ka frikë se e marrin në Evropë dhe ai nuk mund ta shohë më nënën. Ai e do shumë atë”, u shpreh gjyshi i Messit.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka ripërsëritur se ka përkrahjen e plotë të zyrtarëve të klubit nga Giuseppe Meazza, por shtoi se ai është më i qetë pas fitores ndaj Chievos në transfertë.

“Massimo Moratti ishte i kënaqur dhe na përgëzoi. Presidenti gjithmonë më ka dhënë përkrahjen e plotë dhe unë kam përkrahje të madhe nga ai. Unë jam i qetë dhe mendoj se presidenti është i qetë po ashtu. Unë po e bëj punën time”.

“Unë jam i kënaqur me lojtarët. Luajtëm vërtet mirë dhe merituam këtë fitore pas një muaji shumë të keq. Ky rezultat sigurisht se na jep besim dhe jam i sigurtë se San Siro do të jetë i mbushur plot ndaj Marseille. Synimi jonë janë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Unë dua të falënderoj lojtarët, ata më në fund luajtën sikur Interi”, u shpreh Ranieri.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ai nuk mund të ndalojë njerëzit që të flasin për të ardhmen e sulmuesit Robin Van Persie, por është i bindur se holandezi nuk do të preket nga spekulimet.

Roberto Mancini kishte shprehur hapur dëshirën për të transferuar holandezin te Manchester City dhe megjithëse kjo nuk i pëlqeu francezit të klubit nga Emirates, ai nuk mund të ndalë rivalin të flasë për këtë.

“Unë nuk mund të ndaloj të tjerët të flasin për Van Persien. Në një botë ideale, ndoshta, por kjo nuk më intereson dhe aq. Van Persie është lideri i klubit tonë dhe unë dua të specifikoj se ai nuk është ende jashtë kontratës. Ai ka kontratë deri në vitin 2013. Kështu që, ne punojmë derisa kjo kontratë të jetë në fuqi”, tha Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur besimin e tij se drejtimi i klubit nga Bernabeu ishte i nevojshëm për të, për të vërtetuar nëse është një prej trajnerëve më të mëdhenj në botë.

“Unë jam ndjerë mirë te Interi, por mendova se nëse drejtoj Realin në një moment gjatë karrierës time, do të isha prej më të mëdhenjve”.

“Ka shumë aspekte pozitive dhe negative gjatë kohës time këtu, sikurse çdo gjë tjetër në jetë, por përvoja është e pa harrueshme dhe fantastike, pasi që më jep hapësirën për t’u përmirësuar”, u shpreh Mourinho.
Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk Cristiano Ronaldo është zgjuar ditë më parë duke e ditur se vetura e tij super e shpejtë dhe luksoze, Lamborghini, është bartur nga merimanga pas një defekti.

Ronaldo ishte duke shkuar te Pepe për të fetuar ditëlindjen e 29-të të këtij të fundit, teksa vetura e tij Lamborghini pësoi një defekt dhe u desh të ndalej në shiritin për ndalje të detyruar në autostradë. Kështu, për të mos munguar në këtë festë, Ronaldo huazoi një veturë tjetër dhe shkoi te Pepe, ndërsa veturën Lamborghini e mori ‘marimanga’.Lamborghini i Cristiano Ronaldos Kjo i ndodhi Ronaldos në natën që Messi shënoi pesë gola dhe u konfirmua si lojtari më i mirë në botë.

Ronaldo shpenzoi 350 mijë euro për veturën e tij Lamborghini, të cilin ia bëri dhuratë vetes për ditëlindjen e 27-të.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, e ka përshkruar ekipin e Barcelonës si grupin më të mirë të futbollistëve që ai ka parë ndonjëherë.

“Në stërvitje është e pa besueshme. Ky është grupi më i mirë i futbollistëve që kam parë ndonjëherë në jetën time. Nëse do të kishit rastin për të parë ndonjë seancë stërvitore, atëherë nuk do ta besonit”.

“Cilësia është e pa besueshme. Unë kurrë nuk kam parë ose përjetuar diçka të tillë. Secili është aq i mirë dhe atmosfera është një atmosferë që kurrë nuk e kam parë në jetën time”, u shpreh Cesc.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, shpreson që Liverpooli mund të mbajë formën impresive në udhëtim në sfidën ndaj Sunderlandit që zhvillohet të shtunën.

“Shumë performanca nështpëi kanë qenë të cilësisë së lartë, por ka disa që nuk kanë qenë të mira, ndërsa rezultatet në udhëtim kanë qenë të përkryera”.

“Ne nuk ndryshojmë varësisht nga vendi kur luajmë. Ne gjithmonë duam të fitojmë ndeshjet dhe gjithmonë vëmë një formacion që mendojmë se është fitues. Ne duam të fitojmë edhe në shtëpi edhe në udhëtim, pa përjashtim”, u shpreh Dalglish.